Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 84 prej 84
  1. #81
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar mė parė nga Izadora Lexo Postimin
    Skender e di si eshte puna e emigrantit, blod venom e ka cik pak por ne menyre pak ekstreme .

    Emigranti largohet nga shqiperia , me mendimin se do kthehet nje dite ne atdhe .Se sa realizohet eshte teme tjeter.
    Sa do te jeshe mire atje ku jeton, nuk e le mas dore ate pjese tende qe le atje ne shqiperi.


    Mos harro se 2/3 e familjeve atje , mbahen nga puna e emigrantit , investimet qe jane be .

    Te me doje atdheu mua, sa e du une ate ; xD
    Nese vjen me xhepa plot, edhe atdheu te do ty

    __________________________________________________ ________

    Per temen:
    Kjo puna e patriotizmit asht per tu pa ēik.......

    Mendoj se pas liberalizimit te vizave dhe me vone futjen e Shqiperis ne BE, do shkurtohen distancat.......dhe do mbes shum pak hapsir per "patriotizem"....

    Kur t'vij ajo dite do pi nje shishe ver, sepse nje numer i madh parazitesh do pushojn s'ekzistuari....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  2. #82
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga INFINITY© Lexo Postimin
    Ku e pe cinizmin ti zoteri se tani me duket se po debatoj me nje nga keta adoleshentet e FSH-se? E di qe realiteti te vret megjithate me c'duket ty nuk te pelqen ta shikosh ate ne sy.



    Prinderit e mi edhe kur ishin aty nuk kishin nevoje t'u dergoja une para se e kishin xhepin plot. Prinderit e mi e kane shtepine e tyre qe te kthehen kur te duan. Prinderit e mu duan te kthehen aty ta kalojne pleqerine jo se jane keq ketu ku jane por sepse aty kane te aferm, shoke/shoqe, miq.



    Jam e sigurte qe nuk te qan femija ne darke per buke, ashtu sic jam e sigurte qe ma ke nje pune goxha te mire aty, dhe xhepin nuk e ke bosh.

    Cfare po ben ti konkretisht per ndertimin e Shqiperise? Po jeton aty? Po punon aty? Po shkon ne kafe 3 here ne dite ku shan Salen dhe mbron Ramen?

    Je zgjuar ti nje mengjes dhe te thuash sot do bej pune vullnetare qe te pastroj parkun e lagjes ku jetoj qe femijet te kene nje vend ku te luajne? Ke shkuar ke ndihmuar ne mirembajtjen e varrezave mqs na kujtove varret e te pareve? Ke shkuar ne ndonje azil pleqsh dhe sikur nje dore muhabet te besh me keta pleq? Ke bere ndonje organizim ku te mbledhesh libra dhe t'ua cosh atyre femijeve qe kane nevoje per to?

    Zoteri cfare konkretisht ke bere ti per Shqiperine se ato qe permenda me siper jane gjerat me elementare?

    Po bej quote dhe nje postim tjeter timin ketu, dhe po munde na trego pak se cfare ke bere ti konkretisht meqe qenkam une cinikja:
    O shoqe,t'u drejtova ne veten e pare meqenese ishim duke diskutuar me njeri tjetrin.Mos e banalizo debatin duke e personalizuar!Nuk mund te me paragjykosh pasi nuk me njeh,nuk e di c'pune bej,dhe si e kaloj kohen e lire.Ne shkrimin tim nuk kishte asgje personale.Thjesht po trajtoja fenomenin,ndoshta me nje emotivitet te teperuar,por nuk kishte aspak lidhje me ty!Problemi juaj(Shqiptareve te diaspores)eshte se e kerkoni zgjidhjen nga ne.Une nuk mund te bej supermenin e dashur.Nuk mund te plotesoj boshllikun qe ke lene ti!Nuk mund te kerkoj te drejten perse dikush votoi ne emrin tend ne nje kohe kur ty nuk te intereson aspak te vish te votosh dhe aq me pak te ngresh zerin kunder ketyre cudirave qe ne fund te fundit te prekin ty ne menyre te drejtperdrejte!Sa per ambientin e lagjes mos kujto se vjen e ma pastron shteti.C'do investim dhe rregullim deri tani e kemi bere ne menyre te perbashket,me iniciativen tone.Jemi lutur ne bashki te vine e te na bejne kanalizimet,te na lidhin energjine elektrike,te na shtrojne rrugen dhe pergjigjet qe kemi mare kane qene nga me absurdet!Nuk kemi fonde-jeni zone informale-do i bejme pas zgjedhjeve,e idiotesira te tjera te kesaj natyre.Lagjja ku banoj eshte nje lagje e ndertuar konform rregullave te urbanistikes,trualli ku jane ndertuar shtepite eshte nje truall te cilin e kemi blere nga pronari legjitim.Gjithcka eshte ne rregull per te finalizuar procesin e legalizimit,por nje gje e tille nuk ndodh!Shtepite legalizohen ne Bathore,ne nje vend ku toka eshte zaptuar me force,ne nje vend ku energjia elektrike nuk paguhet,ne nje vend te shnderruar ne simbolin e informalitetit.
    Nuk di se c'mund te bej me teper nje individ,mjetet e te cilit jane teper te kufizuara dhe shteti i te cilit eshte i papergjegjshem deri ne cmenduri!Sigurisht qe me vjen turp nga ata bashkeqytetare fjala e te cileve do te kishte nje fare peshe por qe nuk e perdorin per arsye te ndryshme,kryesisht te interesit personal.Me vjen turp kur pjesa intelektuale e ketij populli nuk e ngre zerin mjaftueshem kur ndodhin poshtersira si ajo me paktin detar.U desh nje pensionist me nje kembe buze varrit(nje patriot dhe nje hero per te cilin kam respekt te jashtezakonshem)per ta bere publik kete skandal,dhe "ajka e inteleshit Shqiptar" e vinte edhe ne loje.E perseris,personalisht nuk bej pjese ne ate kaste.Jam nje qytetar i thjeshte i cili nuk ka asnje fuqi tjeter vendimmarrese me perjashtim te votes,edhe kete te drejte per fat te keq po ma tjetersojne.Tani nuk me mbetet gje tjeter vecse te bertas,te bertas deri sa te kem ze...

  3. #83
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Nese ti ke mundesine te shkosh jashte shtetit dhe e di qe do kesh nje jete me te mire atje, por megjithate zgjedh Shqiperine pa menduar fare per jeten tende personale, atehere je me te vertete patriot dhe bravo te qofte.

    Kete po shpjegoja edhe me perpara. Qe nese rri per atdheun aty ne Shqiperi, atehere je patriot. Por nese rri se aty ke shoqerine, ke familjen, ke nje pune te kenaqshme, nuk do te sakrifikosh apo e di qe Amerika apo Europa eshte me keq per ty, nuk mund te jesh patriot.
    Nuk kam mundesi te shkoj jashte shtetit por edhe nuk e kam kerkuar nje mundesi te tille.Dua te krijoj te ardhmen time ketu pavarsisht mundesive te kufizuara dhe nuk e bej kete per te fituar statusin e patriotit.Jam nje njeri i vogel per nje emer kaq te madh!Qendroj ketu sepse ma ndjen zemra,kaq e veshtire ju duket per ta besuar?!

  4. #84
    Citim Postuar mė parė nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Nuk kam mundesi te shkoj jashte shtetit por edhe nuk e kam kerkuar nje mundesi te tille.Dua te krijoj te ardhmen time ketu pavarsisht mundesive te kufizuara dhe nuk e bej kete per te fituar statusin e patriotit.Jam nje njeri i vogel per nje emer kaq te madh!Qendroj ketu sepse ma ndjen zemra,kaq e veshtire ju duket per ta besuar?!
    Nuk e kam te veshtire ta besoj se preferon te rrish ne Shqiperi ne krahasim me daljen jashte shtetit. Njoh dhe une njerez qe jane kthyer nga Amerika dhe kane shkuar te jetojne ne Shqiperi. Por kjo nuk do te thote qe je patriot. Nese e ben se aty ke familjen, nuk eshte patriotizem. Nese e ben se aty ke shoket apo je rehat, nuk eshte patriotizem.

    Vetem nese rri ne Shqiperi vetem per dashurine per Shqiperine, atehere te them bravo. Je patriot.

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •