Close
Faqja 49 prej 126 FillimFillim ... 3947484950515999 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 481 deri 490 prej 1258
  1. #481
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    ....nje qyfyre....shume qyfyre....magjike, apo jo???
    ....qyfyrja..........qyfyret........teper e bukur shqipja!
    ....nje gomare.....shume gomare....
    ....gomarja........gomaret(jo gomarët)!!!
    Jarigas

  2. #482
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Mos insisto kot tani. Sigurisht qe te gjithe emrat ndryshojne sipas trajtes, por une u pergjigja per ate qe the qe gomarica nuk eshte njejes, qe ishte gabim. Edhe fjalite qe solla si shembull (Kjo eshte gomarica qe sapo bleme. Keshtu qe tani na u bene gjithesej 30 gomarica.) ishin te sakta dhe tregojne perdorimin e fjales "gomarica" ne njejes dhe shumes.

    Nuk ka rregull se kush trajte perdoret. Per "burra", njejesi eshte i te njejtes trajte, keshtu qe do ishte "burre". Per "burrat" do ishte "burri".
    Është gabim të thuhet KUSH TRAJTË (sikurse edhe KUSH LIBËR (TË PËLQEN), etj., sepse përemri pyetës KUSH përdoret vetëm për njerëz, si: KUSH po vjen? KUSH mungon? KUSH tha?... Ky përemër e ka vetëm numrin njëjës. Në vend të "KUSH trajtë", "KUSH libër" duhet thënë "CILA trajtë", "CILI libër", sepse vetëm përemri pyetës CILI, CILA, me të gjitha trajtat rasore e të numrit(njëjës e shumës) mund të përdoret në funksion të përcaktorit të emrit.

  3. #483
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa Lexo Postimin
    Është gabim të thuhet KUSH TRAJTË (sikurse edhe KUSH LIBËR (TË PËLQEN), etj., sepse përemri pyetës KUSH përdoret vetëm për njerëz, si: KUSH po vjen? KUSH mungon? KUSH tha?... Ky përemër e ka vetëm numrin njëjës. Në vend të "KUSH trajtë", "KUSH libër" duhet thënë "CILA trajtë", "CILI libër", sepse vetëm përemri pyetës CILI, CILA, me të gjitha trajtat rasore e të numrit(njëjës e shumës) mund të përdoret në funksion të përcaktorit të emrit.
    Shumë sqarim i qartë, ju lumtë!

    Sinqerisht, më bëhet zemra mal kur jemi të vetëdijshëm për përmirësimin e gabimeve drejtshkrimore.
    Love has no limits

  4. #484
    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa Lexo Postimin
    Është gabim të thuhet KUSH TRAJTË (sikurse edhe KUSH LIBËR (TË PËLQEN), etj., sepse përemri pyetës KUSH përdoret vetëm për njerëz, si: KUSH po vjen? KUSH mungon? KUSH tha?... Ky përemër e ka vetëm numrin njëjës. Në vend të "KUSH trajtë", "KUSH libër" duhet thënë "CILA trajtë", "CILI libër", sepse vetëm përemri pyetës CILI, CILA, me të gjitha trajtat rasore e të numrit(njëjës e shumës) mund të përdoret në funksion të përcaktorit të emrit.
    Korigjim shume i drejte. Kam bere gabim.

    Rregullin e di, por prap shpesh here e bej kete gabim edhe ne te folur.

  5. #485
    ¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Citim Postuar më parë nga ChuChu Lexo Postimin


    ku libri? per te huaj qe te mesojne shqip eshte?
    Ja libri ku eshte nje libri, ja. : D

  6. #486

  7. #487
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Korigjim shume i drejte. Kam bere gabim.

    Rregullin e di, por prap shpesh here e bej kete gabim edhe ne te folur.
    Fjala RREGULL në gjuhën tonë përdoret si emër i gjinisë mashkullore(rregull, rregulli) dhe si emër i gjinisë femërore(rregull, rregulla).
    Në rastin e parë, e ka kuptimin e vënies së çdo sendi në vendin e vet, ku duhet e si duhet: e mban dhomën në rregull, ka rregull në shtëpi, mos e prish rregullin(renditjen) e librave!, etj., por edhe atë(kuptimin) të parimit a zakonit sipas të cilit bëjmë diçka: mësoj me rregull, punoj sipas rregullit, kjo nuk është në rregull, rregulli ushtarak, etj.
    Në rastin e dytë, tregon parimin e nxjerrë nga lidhjet ligjësore të dukurive a normën e sjelljes në raportet midis njerëzve: rregulla të gramatikës, Rregullat e drejtshkrimit, zbatoni rregullat e mirësjelljes, mos i shkelni rregullat, etj.
    Pra, në rastin konkret do të ishte më e drejtë të thuhej "Rregullën e di...
    Pak e ndërlikuar, por, besoj, e qartë.

  8. #488
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775
    Po ajo qe shtrydh agrumet,si shkruhet;limonshtrydhése o limonashtrydhése.

  9. #489
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa Lexo Postimin
    Në rastin e dytë, tregon parimin e nxjerrë nga lidhjet ligjësore të dukurive a normën e sjelljes në raportet midis njerëzve: rregulla të gramatikës, Rregullat e drejtshkrimit, zbatoni rregullat e mirësjelljes, mos i shkelni rregullat, etj.
    Pra, në rastin konkret do të ishte më e drejtë të thuhej "Rregullën e di...
    Pak e ndërlikuar, por, besoj, e qartë.
    Me duket se i ke bere çorap njejesin me shumesin , o Vesel!!!
    Jarigas

  10. #490
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Me duket se i ke bere çorap njejesin me shumesin , o Vesel!!!
    Më pëlqen shprehja jote "bëj çorapë"(duhet t'i vëmë "ë"në fund, sepse është emër i gjinisë femërore) që mbase është shprehje sinonimike me atë "lesh e li". Ashtu duket, por nëse kemi njohuri pak më të thella për shumësin e emërave të të dy gjinive dhe të të dy trajtave( të të shquarës e të të pashquarës), nuk është ashtu. Tek përdorimi i trajtës së gjinisë femërore, njëjësi i shquar përputhet me shumësin e pashquar[B]: rregulla e treshit(njëjës e shquar)) dhe "... sa të ndërlikuara këto rregulla gramatikore!"(shumës e pashquar), ndërsa trajta e mashkullores "rregull, -i" përdoret vetëm në njëjës.

Faqja 49 prej 126 FillimFillim ... 3947484950515999 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •