Tek i famshmi fjalor i gjuhes shqipe tek fjala bukur tek kuptimi i dyte i fjales nder shembujt shkruhet:
"Zakone (virtyte) të bukura"
Duke qene se fjalet zakon edhe virtyt jane te gjinise mashkullore edhe formojne shumesin si fjala qytet mund te mbeshtetemi tek ky shembull.
Gjithsesi persa i perket rregullit dua te shoh edhe une se mos gjej ndonje gje.
Qejfngelur formohet ne te njejten menyre si krahëhapur, kokëshkëmb dhe kokulur. Keshtu qe nuk ka nevoje per vize. Rregulla eshte shume e gjate, duhet ta lexosh vete.
Kosta-Rika, Santo-Domingo, San-Francisko, Buenos-Ajres etj. sipas rregullës se perdorimit te vizes, u dashkan shkruar me vize ne mes.![]()
Kurse Los Anxhelos, La Paz, La Valeta etj. qe kane nje nyje te perparme ne gjuhet perkatese, shkruhen pa vize.
Së pari, Qyfyre e nderuar, dua të them se asnjëri prej nesh s'është i pagabueshëm, as i gjithëdijshëm dhe s'do të duhej ta ndiejë veten aq keq kur bën ndonjë gabim. Për t'u shkruar e folur gjuha standarde pastër e pa gabime janë të nevojshme njohuri jo të pakta e të thella nga fusha e leksikut, e fonetikës dhe e gramatikës. Hapja e kësaj teme nga Batoja më ka pëlqyer shumë dhe gjithsesi ka për qëllim përmirësimin e përdorimit të gjuhës sonë në komunikimin e përditshëm në internet, por edhe jashtë tij. Ngulitjet dialektore e nëndialektore shpesh na "shtyjnë" të gabojmë dhe ne nuk do të duhej të korrigjohemi për "ta zënë"(a, si thua ti, "për ta kapur") njëri-tjetrin, sepse kështu nuk i kontribuojmë qëllimit të mirë të hapjes së temës, por për t'u ndihmuar ndërsjelltazi.
Së dyti, shkronja "e", e cila të duket se është e tepërt aty ku e kam vënë, është pikërisht në vend të vet. Ja se pse: ajo në këtë rast është trajtë e shkurtër e përemrit vetor e rasës kallëzore në funksion sintaksor të përsëritjes së kundrinës së drejtë(në disa gramatika përdoret termi "kundrinor", por mua më pëlqen ky që e përdora), ku theksi logjik bie mbi foljen "ka" dhe jo mbi kundrinën. Po të binte mbi kundrinën, nuk do të përdorej përsëritja e saj, si në fjalinë time të mësipërme "Hapja... ka për qëllim...(dhe jo "e ka për qëllim..."). Më gjerësisht për këtë shih te libri i profesorit Rami Memushaj "Shqipja standarde", faqe 73.
Krijoni Kontakt