Close
Faqja 50 prej 126 FillimFillim ... 40484950515260100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 491 deri 500 prej 1258
  1. #491
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa Lexo Postimin
    Më pëlqen shprehja jote "bëj çorapë"(duhet t'i vëmë "ë"në fund, sepse është emër i gjinisë femërore) që mbase është shprehje sinonimike me atë "lesh e li". Ashtu duket, por nëse kemi njohuri pak më të thella për shumësin e emërave të të dy gjinive dhe të të dy trajtave( të të shquarës e të të pashquarës), nuk është ashtu. Tek përdorimi i trajtës së gjinisë femërore, njëjësi i shquar përputhet me shumësin e pashquar[B]: rregulla e treshit(njëjës e shquar)) dhe "... sa të ndërlikuara këto rregulla gramatikore!"(shumës e pashquar), ndërsa trajta e mashkullores "rregull, -i" përdoret vetëm në njëjës.
    Shprehja "bej çorap" qendron per punimin e ngaterruar qe perdoret ne thurjen me shtiza te çorapit, prandaj eshte egzaktesisht siç e kam shkruar!
    Por edhe nese marrim si shembull emrin "çorap", njejesi kurrsesi nuk ka nevoje per "ë" fundore, gje qe i ndodh shumesit te pashquar me ndryshimin se nuk eshte "ë" por "e":çorap->çorape.
    Pastaj, nuk thuhet "rregulla" ne njejesin e shquar, por "rregulli ".

    rregull -> rregulla (pshq)
    rregulli -> rregullat(shq)
    Jarigas

  2. #492
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Jarigaso, mua më pëlqen të them "çorapos"

    Psh:
    Me duket se i ke çoraposur njejesin me shumesin , o Vesel!!!

  3. #493
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Për fjalën rregull Veseli ka të drejtë, ajo ka dy kuptime. Në rastin e parë është emër i gjinisë mashkullore dhe nuk ka shumës, ndërsa në të dytin është emër i gjinisë femërore.

    RRÉGULL,~I m. 1. Të qenët e çdo sendi në vendin e vet, aty ku duhet dhe ashtu siç duhet të jetë; disiplinë, rend;
    kund. rrëmujë. I vuri në rregull librat. E mban shtëpinë në rregull. Rregull i fortë (ushtarak). U prish rregulli. Nuk është në rregull me dikë. 2. Parim sipas të cilit kryhet një veprim; zakon, shprehi e ngulitur; kryerja e një veprimi në kohën e duhur a sipas kërkesave të caktuara dhe pa mungesa; rregullsi. Është bërë rregull. E ka si rregull. Paguan në rregull. E ndjek në rregull.

    RRÉGULL,~A f. sh. ~A, ~AT. Parim i nxjerrë nga lidhjet ligjësore të dukurive, i cili shërben si mbështetje e si drejtim për ecurinë a për zhvillimin e diçkaje; rregullsi; normë a parim në sjelljen e në marrëdhëniet e njerëzve. Rregulla të veçanta (të përgjithshme). Rregullat e qarkullimit. Rregullat e mirësjelljes. Rregulla gramatikore. Zbatimi i rregullave.
    Rregulla e artë e mekanikës fiz. Rregulla e treshit mat.

    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa
    Më pëlqen shprehja jote "bëj çorapë"(duhet t'i vëmë "ë"në fund, sepse është emër i gjinisë femërore)
    Nuk është emër i gjinisë femërore, është i gjinisë mashkullore, por në shumës mund të themi edhe çorapë, edhe çorape dhe kjo është një nga fjalët e pakta që bën përjashtim.

    Ja ç'thotë fjalori:

    ÇORÁP,~I m. kryes. sh. , ~ËT edhe ~E, ~ET. Veshje për këmbën që thuret me fije leshi, pambuku, mëndafshi ose me fije sintetike. Bëj (thur) çorapë. Një palë çorapë.

    Unë në numrin shumës e shkruaj çorape, me e në fund.

  4. #494
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin

    Saktësisht e bukur i vure kapak çështjes, Bato. Ashtu qenka në fjalor. Mbase kështu duke biseduar e qëmtuar vazhdimisht në të do t'ia arrijmë të kemi më rrallë nevojë ta hapim.

  5. #495
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Pos ne rregulle,rrota,varri,ne cilat fjale tjera perdoret shkronja(RR)
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  6. #496
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga Sueda Lexo Postimin
    Pos ne rregulle,rrota,varri,ne cilat fjale tjera perdoret shkronja(RR)
    Një numër të madh të fjalëve të ndryshme të tilla ( emra, mbiemra, folje...), ku bashkëtingëllorja "rr" është në fillim, në mes a në fund të fjalës), mund t'i gjesh në librin "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe"( e ke të shkarkuar në portalin tonë), në paragrafin 28 që përfshihet në faqet 82, 83 e 84.
    Një shembull i ngjashëm me emrin "rregull", i cili ka kuptime të ndryshme varësisht nga gjinia, është edhe emri "rrym -i", gjegjësisht "rrymë -a". Trajta e mashkullores do të thotë vijë që lë barka kur çan ujërat, kurse ajo e femërores rrjedhë e vrullshme uji a lëngu tjetër që lëviz në një drejtim etj.

  7. #497
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    S'pata degjuar ndonjehere fjalen "rrymi"!!!!
    Zakonisht i themi "vazhde" asaj vijes qe le anija prapa......
    Jarigas

  8. #498
    i/e larguar Maska e Lumnjani
    Anëtarësuar
    15-08-2005
    Vendndodhja
    N'prag t'ardhmes
    Postime
    118
    Une stopoj, ju stoponi, Kosovapressi stopon!

    ky proces sipas tyre duhet menjëherë të stopohet
    Source: http://www.kosovapress.com/ks/index.php?cid=1,3,104093

  9. #499
    ¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Unë them: "Masave të gjera mund t'jua edukosh shijen".

    Shkruhet "qytete të bukur". Ke vështirësi në përcaktimin e gjinisë së emrave.
    "Mund t'ua edukosh" duhet te shkruaje. Perse?
    Se pyetjes Kujt? i pergjigjet trajta e shkurter (atyre) u (masave) e pyetjes Ke? (ate) e (guston).
    Pra perftojme trajten e shkurter te bashkuar ua.

    Une them se shkruhet "qytete te bukura", edhe pse emri i perket gjinise mashkullore.

  10. #500
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga eldushka Lexo Postimin
    "Mund t'ua edukosh" duhet te shkruaje. Perse?
    Se pyetjes Kujt? i pergjigjet trajta e shkurter (atyre) u (masave) e pyetjes Ke? (ate) e (guston).
    Pra perftojme trajten e shkurter te bashkuar ua.

    Une them se shkruhet "qytete te bukura", edhe pse emri i perket gjinise mashkullore.
    Pajtohem me ty eldush për sa i përket fjalisë së fundit.
    Themi qytete të bukura për hir të e-së fundore që përmban emri në fjalë.

    ((:
    Love has no limits

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •