Close
Faqja 8 prej 53 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 525
  1. #71
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    "Ose zoti do ta ndalojė tė keqen, por nuk mundet; Ose mundet, por nuk do; Ose as nuk mundet dhe as nuk do. N.q.s. do, por nuk mundet, atėherė ėshtė i pazot. N.q.s. mundet, por nuk do, atėherė ėshtė dashakeq. Por n.q.s. zoti edhe mundet edhe do ta ndalojė tė keqen, atėherė nga vjen e keqja nė kėtė botė?"
    — Epikuri
    Zoti e ka ndalur te keqen duke e permbytur gjithe boten me uje dhe shpetoi vetem njeriun e drejte dhe familjen e tij, Noen, me nga nje cift te paster te gjithe kafsheve dhe shpendeve. Te gjithe njerezit e djallezuar u shuan nga faqja e dheut, gjithe krijesa e prishur u fshi nga faqja e dheut, vete dheu u zhduk e u mbulua me uje. Por pasi e beri kete gje, Zotit i erdhi keq per njeriun e krijesen e Tij, dhe iu betua Noes se asnjehere nuk do ta shkaterroje krijesen e tij me uje. Ylberi qe del ne qiell pas cdo shiu te madh na kujton gjithmone kete premtim te Perendise.

    Per ata qe kane lexuar Dhiaten e Vjeter, ajo eshte e mbushur me nderhyrjet e Perendise ne mbrojtje te popullit te zgjedhur te Izraelit. Festa me e madhe e ketij populli eshte Passover (Kalimi), ku Perendia e ndau ujin e detit me dysh qe populli i Izraelit i prire nga Moisiu te mund te shpetonte nga skllaveria e mbretit te Egjiptit. Dhiata e Vjeter eshte e mbushur edhe me predikimet e profeteve te Perendise qe flasin per dergimin e Mesiahs, Shpetimtarit te popullit te Izraelit.

    Kurse ne Dhiaten e Re, mesojme per ardhjen e Shpetimtarit, lindjen e Jisu Krishtit nga Virgjeresha Mari. Mesojme per misionin e tij, per dishepujt e tij, per mrekullite e tij, per predikimet e tij, per pesimet dhe kryqezimin e tij, per vdekjen dhe ringjalljen e tij, per ngjitjen e tij ne qiell e per dergimin e Shpirtit te Shenjte.

    Pra nese nuk e dini, Perendia eshte mes nesh dhe eshte duke na shpetuar, te gjithe ata qe zgjedhin te ecin ne hapat e Jisu Krishtit, Birit te Vetemlindur te Perendise.

    Himni orthodhoks i Pashkes:

    Krishti u ngjall se vdekuresh,
    me vdekjen, Ai vdekjen shkeli,
    dhe te varrosurve jeten ua fali!

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-06-2010 mė 00:05

  2. #72
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ne kuranin qe ke sjell ka shum kontradita, une po te sjell disa prej tyre dhe pastaj ti vendos

    6:115. Fjalėt e Zotit tėnd janė plot tė vėrteta (ēka lajmėrojnė) dhe plot tė drejta (ēka gjykojnė). S'ka kush qė tė ndryshoj fjalėt (vendimet) e Tij. Ai ėshtė qė dėgjon e di.

    18:27. Lexo ēka tė ėshtė shpallur ty nga libri i Zotit tėnd! Nuk ka kush qė mund t'i ndryshojė fjalėt e Tij dhe pos Tij, nuk mund tė gjesh st[r]ehim.

    6:34. Janė pėrgėnjeshtruar tė dėrguar para teje, duruan atė gėnjeshtėr, dhe u torturuan pėrderisa u erdhi ndihma Jonė, prandaj s'ka kush qė ndryshon fjalėt (premtimet) e All-llahut. E ti je i njohur me disa nga ngjarjet e tė dėrguarve (edhe ti do tė ndihmohesh sikurse ata).

    2:106. Ne nuk abrogojmė (pezullojmė) asnjė nga argumentet tona, apo ta hedhim nė harresė e tė mos sjellim edhe mė tė dobishėm se ai, ose tė ngjashėm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu ėshtė i plotfuqishėm pėr ēdo send?

    16:101. Kur njė ajet e zavendėsojmė me njė tjetėr - e All-llahu di mė sė miri se ēka shpall - ata thonė: "Ti (Muhammed) je vetėm trillues" Jo, por shumica e tyre nuk dinė.



    Me sa duket Zoti i sjell ajejtet dhe kur e sheh se e ka gabim , i ndryshon dhe sjell disa te tjere.

    Atehere Zoti na del i gabueshem, sepse nuk ka arsye qe ti zevendesoje ajetet

    Nese ju thoni qe Zoti nuk gabon, pers i ndryshon ajetet ?
    Ku po shkruan qe Zoti ka ndryshuar ajetėt e tia ?
    Me duket qe je i vetemi qe sheh kontradikt ketu, tjetra,... Ajetėt nga surėt qe ke sjellur, ben mir sikur ti lexosh ne terėsi qe te kuptosh me mir dmth-jen e Zotit !

    Mos ja fusni kot me kete filozofi palidhje, ju se mashtroni njeri pos vetveten.

  3. #73
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar mė parė nga r'posa Lexo Postimin
    Ku po shkruan qe Zoti ka ndryshuar ajetėt e tia ?
    Me duket qe je i vetemi qe sheh kontradikt ketu, tjetra,... Ajetėt nga surėt qe ke sjellur, ben mir sikur ti lexosh ne terėsi qe te kuptosh me mir dmth-jen e Zotit !

    Mos ja fusni kot me kete filozofi palidhje, ju se mashtroni njeri pos vetveten.
    Nuk eshte dhe aq e qarte a??????
    16:101. Kur njė ajet e zavendėsojmė me njė tjetėr - e All-llahu di mė sė miri se ēka shpall - ata thonė: "Ti (Muhammed) je vetėm trillues" Jo, por shumica e tyre nuk dinė.
    Si mund ta quash filozofi pa lidhje, fjalen e Allahut????
    Jarigas

  4. #74
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Te besosh se e keqa ekziston krahas se mires, eshte pjese e besimeve te quajtura dualiste pikerisht per shkak te dyparimit, te mires e te keqes, qe jane ne lufte kundra njera tjetres. Besime te tilla jane politeiste sepse e polarizojne boten ne dy burime ose ne dy zota, zotin e se mires e zotin e se keqes.
    Besime te tilla ka plot. Me tipiku mbahet zoroastrianizmi ne Iran, prej ku u ndikua edhe lloji kristian i dualizmit, sic ishin gnostiket. Sot, ne krishterim dualizmi verehet nder ungjilloret, a nga padituria a nga se ashtu besojne pak rendesi ka.
    Se fundmi, sic e kam vene re, ne degjuam publikisht pastorin qe deklaroi ne TV se, sipas tij, sic dihet nga te gjithe, kjo jete eshte nje lufte mes se mires e se keqes, e dy parimeve qe jane ne konflikt.

    Nga ato qe thote Uvejsa, ajo po ashtu, sipas postimeve te saja ne kete teme, eshte dualiste, ne po ate vije me pastorin.

    Sipas besimit ortodoks te krishtere, e keqa nuk ekziston. Aq me pak ajo s'eshte e kunderta, ne lufte me te miren.

    Ekzistence ne vetvete, ne kuptimin e plote fjales, ka vetem Zoti, i cili eshte burim i se mires edhe krijues i gjthshkaje qe eshte e mire. Nga krijesat, njeriu, i krijuar ne imazh te Zotit, eshte i ftuar te mare pjese ne menyre te lire ne lavdine e Zotit dhe jeta e njeriut konsiston pikerisht ne kete pjesemarrje.
    Nqs njeriu shterron se marri pjese, dhe te qendruait ne komunion me Zotin, ai automatikisht vuan mungesen e kesaj pjesemarrjeje, mungese qe identifikohet gabimisht me ekzistencen e se keqes.
    Njer shembull ikone, qe sherben per te kuptuar kete, eshte drita dhe erresira. E para, drita, ka burim, ka esence. E dyta, erresira, nuk ka burim, as esence, por eshte thjeshte mungesa e se pares, drites. Ne raport qe dikush ka me diellin, po aq ka dhe drite. Te qenit ne erresire nuk eshte afrim ndaj erresires, sepse kjo nuk ka ekzistence apo burim, por largim nga dielli dhe si pasoje mospjesemarrje ne drite.

    Ekuilibri pra i vetem i jetes, nuk eshte misteri i dy parimeve te kunderta, por pjesemarrja dhe komunioni me Zotin NJE, burim i se mires dhe jetedhenesi i jetes se vertete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 05-06-2010 mė 06:02

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Programmer
    Anėtarėsuar
    03-06-2010
    Vendndodhja
    Nėntok
    Postime
    15
    Kush Eshte mė Bėmirės

    Nje here e pyeten te nderuarin Hatimi Tai i cili njihet nga te gjithė per bamiresit e tij.

    • A ke njohur ndonjeher nje njeri me bamires se ti?
    - Po kam Njohur!!
    • Kush eshte ai?

    - Njeher shkova per voizite ne shtepin e nje jetimi. Therri nje dele dhe e poqi per drek. Mua me pelqeu shume nje pjes e mishit dhe i thash atij "Kjo pjes e deles qenka shum e shijshme". Jetimi kishte gjithsej dhjetė dele, nje e kishte therrur per drek,therri edhe 9 delet tjera,mori vetem pjeset qe me pelqenin mua i poqi dhe mi vuri perpara. Une nuk e kuptova kete gje derisa dola jashtė. Kur dola jasht dhe pash gjakun e deleve e pyeta me keqardhje?
    - Perse i paske therrur te dhjeta delet?
    • Subhanallah, e qfarė ka ketu per tu quditur? Ty te pelqeu diqka dhe une e kisha mundesin per ta bere kete gje.

    Shoket qe e degjuan kete histori e pyeten:

    - Po ti i dhe ndonje gjė jetimit ne kembim te asaj qe beri per ty?
    • I dhash por nuk ishte ndonje gjė e madhe!
    - Cfar i dhatė pra ateher?
    • Tre Deve dhe 500 Dele!!
    - Ateher ti je me bemires se ai.
    • Jo ai Jetimi eshte me bemires se une. Sepse ai me dha mua te gjitha Delet e tij ,ndersa une i dhash vetem diqka te vogel nga Pasuria Ime

  6. #76
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Te besosh se e keqa ekziston krahas se mires, eshte pjese e besimeve te quajtura dualiste pikerisht per shkak te dyparimit, te mires e te keqes, qe jane ne lufte kundra njera tjetres. Besime te tilla jane politeiste sepse e polarizojne boten ne dy burime ose ne dy zota, zotin e se mires e zotin e se keqes.
    Besime te tilla ka plot. Me tipiku mbahet zoroastrianizmi ne Iran, prej ku u ndikua edhe lloji kristian i dualizmit, sic ishin gnostiket. Sot, ne krishterim dualizmi verehet nder ungjilloret, a nga padituria a nga se ashtu besojne pak rendesi ka.
    Se fundmi, sic e kam vene re, ne degjuam publikisht pastorin qe deklaroi ne TV se, sipas tij, sic dihet nga te gjithe, kjo jete eshte nje lufte mes se mires e se keqes, e dy parimeve qe jane ne konflikt.

    Nga ato qe thote Uvejsa, ajo po ashtu, sipas postimeve te saja ne kete teme, eshte dualiste, ne po ate vije me pastorin.

    Sipas besimit ortodoks te krishtere, e keqa nuk ekziston. Aq me pak ajo s'eshte e kunderta, ne lufte me te miren.

    Ekzistence ne vetvete, ne kuptimin e plote fjales, ka vetem Zoti, i cili eshte burim i se mires edhe krijues i gjthshkaje qe eshte e mire. Nga krijesat, njeriu, i krijuar ne imazh te Zotit, eshte i ftuar te mare pjese ne menyre te lire ne lavdine e Zotit dhe jeta e njeriut konsiston pikerisht ne kete pjesemarrje.
    Nqs njeriu shterron se marri pjese, dhe te qendruait ne komunion me Zotin, ai automatikisht vuan mungesen e kesaj pjesemarrjeje, mungese qe identifikohet gabimisht me ekzistencen e se keqes.
    Njer shembull ikone, qe sherben per te kuptuar kete, eshte drita dhe erresira. E para, drita, ka burim, ka esence. E dyta, erresira, nuk ka burim, as esence, por eshte thjeshte mungesa e se pares, drites. Ne raport qe dikush ka me diellin, po aq ka dhe drite. Te qenit ne erresire nuk eshte afrim ndaj erresires, sepse kjo nuk ka ekzistence apo burim, por largim nga dielli dhe si pasoje mospjesemarrje ne drite.

    Ekuilibri pra i vetem i jetes, nuk eshte misteri i dy parimeve te kunderta, por pjesemarrja dhe komunioni me Zotin NJE, burim i se mires dhe jetedhenesi i jetes se vertete.
    Seminarist, mos e krahaso ate qe thashe une me Zoroastrizmin, sepse une nuk thashe qe jane dy zota, njeri krijues i se mires dhe tjetri i se keqes dhe ata do luftojne vazhdimisht me njeri-tjetrin. Por njeriu do te jete ne lufte mes ketyre dyjave.

    Perderisa beson ne ekzistencen e djallit dhe mashtrimet qe ua ben ai njerezve, si nuk beson qe ka te keqe ne bote?
    Cfare misioni ka djalli sipas teje?

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Programmer
    Anėtarėsuar
    03-06-2010
    Vendndodhja
    Nėntok
    Postime
    15
    Pyetja:

    Esselamu alejkum.
    I nderuari profesor, si e shpjegoni faktin qė kohėve tė fundit jemi duke dėgjuar nga disa njerėz qė i pėrshkruajnė vend Allahut tė Madhėrishėm? A ėshtė ky njė vlerėsim i drejtė?

    Pėrgjigjja:

    Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

    Elhamdulil-lahi rab-bilalemine, ves-salatu ves-selamu ala resulina Muhamed s.a.v.s. ve ba’d

    I nderuar vėlla, Allahu xh.sh. ėshtė absolut nė tė gjitha cilėsitė dhe atributet e Tij, andaj ti pėrshkruash Allahut xh.sh. vend apo kohė tė caktuar nėnkupton ti pėrshkruash Allahut xh.sh. mangėsi dhe kufizim. Nėse Allahut xh.sh. i pėrshkruhet vend, atėherė vetvetiu nėnkuptohet se vendi ėshtė i kufizuar, kurse Allahu xh.sh. ėshtė i pa kufizuar nė vend dhe kohė.

    Kėtė e shpjegoi imam Ebu Hanifja nė veprėn e tij Fikhul Ekber ku thotė: Atij nuk i pėrngjet asgjė, prej gjėrave tė cilat Ai i krijoi, as nuk i pėrngjan Ai ndonjė sendi tė cilėn Ai e ka krijuar. Ai (Zoti) ekziston dhe gjithnjė do tė ekzistojė me emrat e Vet dhe me cilėsitė e Tij qenėsore dhe vepruese.

    Dijetarėt islam si Ibni Muhamed En-nesefiu nė veprėn e tij “Ez-zubdetu sherhul umdetu”, pastaj Neim b. Hamadi el Hazaiju, dijetar i Buharas thonė: Kush e pėrshkruan Allahun xh. sh me ndonjė qenie nga krijesat, ai ka bėrė kufr (mosbesim), si dhe kush i mohon cilėsitė qė Allahu xh.sh ia dha vetes edhe ai ka bėrė Kufr. Is’hak Raheveje ka thėnė: kush i pėrshkruan cilėsitė e Allahut xh.sh dhe i pėrngjet cilėsit e tij me cilėsitė e ndonjė krijese, ai ėshtė kafir (pabesimtar) ndaj Allahut xh.sh. etj. Prandaj, edhe unė nuk mund tė mendoj ndryshe si kanė menduar dhe kanė argumentuar dijetarėt eminent sunij nėpėr shekuj se tė pėrshkruarit vend apo diē tjetėr Allahut (Antroporfizėm) shpine nė Kufr.

    Allahu e din mė sė miri!

  8. #78
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po Fronin e mistershem te Allahut, si ta kuptojme vecse hapesire e si rrjedhim kufizim te tij?

    Uvejsa, une nuk e di se sa e perfaqeson ti mendimin islam ketu dhe nese ajo cka ke thene deri tashti e perfaqeson mendimin islam. Ajo qe di, eshte se ne kete teme ti dhe muslimane te tjere keni mendime dualiste, gjithashtu bini ne kontradikta mes fatalizmit (kismetit) dhe lirise.
    Ajo cfare shoh tek postimet e tua, jane herezite kristiane origjeniste (ekzistenca e kesaj bote thjeshte si nje mjet prove per te shkuar ne boten e vertete e te pertejme), manikeane (lufta e dy parimeve, ne te cilen njeriu ballafaqohet me ane te cilesise se aftesive te tija racionale).
    Te tilla herezi, ka edhe ungjillore qe i perkrahin ne kete forum. Sepse, helbete, doktrina "Vetem Krishtin" s'do te thote gje tjeter vecse ASPAK Krishtin.

  9. #79
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin

    Uvejsa, une nuk e di se sa e perfaqeson ti mendimin islam ketu dhe nese ajo cka ke thene deri tashti e perfaqeson mendimin islam. Ajo qe di, eshte se ne kete teme ti dhe muslimane te tjere keni mendime dualiste, gjithashtu bini ne kontradikta mes fatalizmit (kismetit) dhe lirise.
    Ajo cfare shoh tek postimet e tua, jane herezite kristiane origjeniste (ekzistenca e kesaj bote thjeshte si nje mjet prove per te shkuar ne boten e vertete e te pertejme), manikeane (lufta e dy parimeve, ne te cilen njeriu ballafaqohet me ane te cilesise se aftesive te tija racionale).
    Te tilla herezi, ka edhe ungjillore qe i perkrahin ne kete forum. Sepse, helbete, doktrina "Vetem Krishtin" s'do te thote gje tjeter vecse ASPAK Krishtin.
    S'me tregove se a ekziston e keqja dhe nese jo cfare misioni ka djalli ne kete bote.
    Kur ta tregosh kete, te pergjigjem per kete qe ke shkruar.

  10. #80
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga uvejsa Lexo Postimin
    S'me tregove se a ekziston e keqja dhe nese jo cfare misioni ka djalli ne kete bote.
    Kur ta tregosh kete, te pergjigjem per kete qe ke shkruar.
    Me vjen keq. Pergjigjen e gjen pa ma bere pyetjen, qe ne postimin tim te pare ne kete teme. E keqa nuk ekizston. Vetem e mira ka ekzistence, sepse e merr ate nga Zoti qe eshte i vetmi burim i gjerave qe ekzistojne.
    E keqa eshte mungesa e se mires, largim nga burimi, ashtu sikurse erresira eshte mungesa e drites, largim prej saj.
    Djalli nuk eshte zot, as zot i se keqes. Ai eshte thjeshte nje krijese, i krijuar i mire fillimisht, por qe ne lirine e tij zgjodhi ti largohet drites, Zotit, dhe u be erresire.

Faqja 8 prej 53 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •