Close
Faqja 10 prej 53 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 525
  1. #91
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Mendja e shmang te keqen plotesisht, me ndihmen e Tekstit te shpallur nga Zoti.
    Po te mos ishte mendja ajo qe dallon te miren nga e keqja, atehere pse Zoti u dergoi shpallje vetem njerezve, e jo edhe kafsheve??

    Shume i frikesoheni ju te krishteret mendjes, e mekat qe nuk dini ta falenderoni Zotin per kete dhurate te cmuar qe na dhuroi.

  2. #92
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga uvejsa Lexo Postimin

    Shume i frikesoheni ju te krishteret mendjes, e mekat qe nuk dini ta falenderoni Zotin per kete dhurate te cmuar qe na dhuroi.
    Pse thua ashtu? nuk e vrenė veten sa gabim qe je? Askush nuk po thotė se e kemi frikė menden, por mendja nuk mund ta ndalon te keqen. Kjo eshte e vertetė. Mendja ėshtė budallė dhe mendja tė merr nė qafė gjithmonė, kujdes, mendja ėshtė e lidhur me kabull te by..! Mos u merr me tė tjeter kur bėhet fjalė per Zotin. UNĖ NUK I BESOJ MENDES POR ZOTIT.

    Njeriun e drejton dhe ja jep driten qe ta sheh te verteten Zoti se jo mendja, mendja mashtrohet me njė lek. Psh asnjė njeriut nuk i duhet tjeter vetem njė sekond per gabim nėse varet nga mendja, eshte Shpirti i Hyjit, Hiri i Hyjit, Shenjtėrit e Hyjit, Engjujt e Hyjit, Bes-lidhja, Besa e njeriut dhe dashuria qe ka per Zotin dhe vet Zoti Ai qe e mbronė, e vetdijson, e frymėzon njeriun dhe e udhėhe nė rrugen e mirė drejt Jetes, e jo mendja.

    Pse, i lutesh ti Zotit duke i thėnė; "O Zot mbrojem, ruajem dhe udhėheqem" apo i thua; "oj mendja ime dhe intelekti im, mbrojem mua, udhėheqe jeten time..."? Siguerisht se i thua Zotit dhe Atij i beson prandaj mos i ngatrro gjėrat. Mendja ėshtė budallė dhe mos i beso tjeter. Ėshtė Shpirti i Zotit, Premtimi i Zotit, Sakramenti i Zotit dhe dashurua e Zotit...., e jo mendja Ai qe udhėheq njeriun.

    Citim Postuar mė parė nga uvejsa Lexo Postimin
    Mendja e shmang te keqen plotesisht, me ndihmen e Tekstit te shpallur nga Zoti.
    Po te mos ishte mendja ajo qe dallon te miren nga e keqja, atehere pse Zoti u dergoi shpallje vetem njerezve, e jo edhe kafsheve??
    Eheee, sa i menquri dhe shkollari qe ka lexuar ato "tekste" por aspak nuk i ndihmuan. Pse? Sepse ishin largė Zotit. Pra kerkohet diēka ma shumė se sa mendja dhe ma shumė se tekstet; dhurata e Zotit.

    Shumė njerez ne kete botė, tė menqur dhe tė pasur nga mendja, me tituj shkencorė, i lexuan ato "tekste" qe ti mendon ashtu por ata humben dhe nuk ishin nder ata qe ecin gjurmėve dhe udhės sė Zotit. Pra, kjo deshmon se nuk ėshtė ashtu. Me vjen keq per gjendejn e atyre qe besojnė kėshtu.

    Farizenjėt - judenjėt ishin njerėz qe nihnin shumė mirė tekstet e shkrimeve te shenjta, pra nder me tė mirėt nė ato kohra, por realisht edhe tė menqur dhe shkollarė, deshtuan. Pse deshtuan? sigurisht se nuk mjaftonte ai intelekti dhe njohuri e vdekur, njohuri pa Shpirt, sepse nuk e njohen Zotin e VERTETĖ - JEZUSIN i cili erdhi nė mesin e tyre dhe e perbuzen, pra ishin largė Zotit edhe pse ishin te "menqur"!!!!.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 05-06-2010 mė 18:57
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  3. #93
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Te besosh se e keqa ekziston krahas se mires, eshte pjese e besimeve te quajtura dualiste pikerisht per shkak te dyparimit, te mires e te keqes, qe jane ne lufte kundra njera tjetres. Besime te tilla jane politeiste sepse e polarizojne boten ne dy burime ose ne dy zota, zotin e se mires e zotin e se keqes.
    Besime te tilla ka plot. Me tipiku mbahet zoroastrianizmi ne Iran, prej ku u ndikua edhe lloji kristian i dualizmit, sic ishin gnostiket. Sot, ne krishterim dualizmi verehet nder ungjilloret, a nga padituria a nga se ashtu besojne pak rendesi ka.
    Se fundmi, sic e kam vene re, ne degjuam publikisht pastorin qe deklaroi ne TV se, sipas tij, sic dihet nga te gjithe, kjo jete eshte nje lufte mes se mires e se keqes, e dy parimeve qe jane ne konflikt.

    Nga ato qe thote Uvejsa, ajo po ashtu, sipas postimeve te saja ne kete teme, eshte dualiste, ne po ate vije me pastorin.

    Sipas besimit ortodoks te krishtere, e keqa nuk ekziston. Aq me pak ajo s'eshte e kunderta, ne lufte me te miren.

    Ekzistence ne vetvete, ne kuptimin e plote fjales, ka vetem Zoti, i cili eshte burim i se mires edhe krijues i gjthshkaje qe eshte e mire. Nga krijesat, njeriu, i krijuar ne imazh te Zotit, eshte i ftuar te mare pjese ne menyre te lire ne lavdine e Zotit dhe jeta e njeriut konsiston pikerisht ne kete pjesemarrje.
    Nqs njeriu shterron se marri pjese, dhe te qendruait ne komunion me Zotin, ai automatikisht vuan mungesen e kesaj pjesemarrjeje, mungese qe identifikohet gabimisht me ekzistencen e se keqes.
    Njer shembull ikone, qe sherben per te kuptuar kete, eshte drita dhe erresira. E para, drita, ka burim, ka esence. E dyta, erresira, nuk ka burim, as esence, por eshte thjeshte mungesa e se pares, drites. Ne raport qe dikush ka me diellin, po aq ka dhe drite. Te qenit ne erresire nuk eshte afrim ndaj erresires, sepse kjo nuk ka ekzistence apo burim, por largim nga dielli dhe si pasoje mospjesemarrje ne drite.

    Ekuilibri pra i vetem i jetes, nuk eshte misteri i dy parimeve te kunderta, por pjesemarrja dhe komunioni me Zotin NJE, burim i se mires dhe jetedhenesi i jetes se vertete.
    Ngase kjo ne te kuqe bie ne kunderthenie me ate qe them une ne kete teme, nese ka mundesi te japesh kunderdeshmi apo kunderargument per kete gje. Deshmite dhe argumentet kunder ketij vleresimi tend vec i ke marrur nga biseduesi Destroyer dhe une.

    Kur eshte nje veprim i njeriut i lire? Cilat kriterie duhet permbushur per te thene se njeriu eshte i lire te ndjeke rrugen e "Zotit" (Bibles apo Kuranit)?

    Salute

  4. #94
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    Pse thua ashtu? nuk e vrenė veten sa gabim qe je? Askush nuk po thotė se e kemi frikė menden, por mendja nuk mund ta ndalon te keqen. Kjo eshte e vertetė. Mendja ėshtė budallė dhe mendja tė merr nė qafė gjithmonė, kujdes, mendja ėshtė e lidhur me kabull te by..! Mos u merr me tė tjeter kur bėhet fjalė per Zotin. UNĖ NUK I BESOJ MENDES POR ZOTIT.
    Gabim i rende, qe kerkon kerkimfalje ndaj Zotit per kete etiketim qe ja ben ti mendjes. Vleresoje kete dhurate, e mos e neperkemb, se do japesh llogari per kete. Pyetjen qe ma bere vete ju pergjigje, s’kam koment!!

    Njeriun e drejton dhe ja jep driten qe ta sheh te verteten Zoti se jo mendja, mendja mashtrohet me njė lek. Psh asnjė njeriut nuk i duhet tjeter vetem njė sekond per gabim nėse varet nga mendja, eshte Shpirti i Hyjit, Hiri i Hyjit, Shenjtėrit e Hyjit, Engjujt e Hyjit, Bes-lidhja, Besa e njeriut dhe dashuria qe ka per Zotin dhe vet Zoti Ai qe e mbronė, e vetdijson, e frymėzon njeriun dhe e udhėhe nė rrugen e mirė drejt Jetes, e jo mendja.
    A nuk renditet ne vargun e argumenteve te ekzistimit te Zotit edhe argumenti logjik?? Tek ne po. Nese do te sjell sa te duash thenje te shkencetareve evolucionist qe kane kuptuar ne baze te studimeve te tyre qe Gjithesia nuk eshte rastesi, por KRIJIM, dhe kjo eshte argument per ekzistencen e Zotit. Ata e dine qe eshte krijim, por perpiqen te gjejne rrugica per t’i hutuar njerezit dhe kete e bejne per t’i qendruar besnike ideologjise se tyre evolucioniste. Pra te menduarit e drejte i ka cuar nga e Verteta, por nefsi (egoja) nuk i lejon ta pranojne, edhe pse e dine.

    Pse, i lutesh ti Zotit duke i thėnė; "O Zot mbrojem, ruajem dhe udhėheqem" apo i thua; "oj mendja ime dhe intelekti im, mbrojem mua, udhėheqe jeten time..."? Siguerisht se i thua Zotit dhe Atij i beson prandaj mos i ngatrro gjėrat. Mendja ėshtė budallė dhe mos i beso tjeter. Ėshtė Shpirti i Zotit, Premtimi i Zotit, Sakramenti i Zotit dhe dashurua e Zotit...., e jo mendja Ai qe udhėheq njeriun.
    Une i lutem Zotit te ma mbroje zemren dhe mendjen nga ligesite dhe t’mos me lakohen, e te marrin rruget e devijuara.
    Eheee, sa i menquri dhe shkollari qe ka lexuar ato "tekste" por aspak nuk i ndihmuan. Pse? Sepse ishin largė Zotit. Pra kerkohet diēka ma shumė se sa mendja dhe ma shumė se tekstet; dhurata e Zotit.
    Eshte e vertete, por nuk i ka fajet mendja. Mendja mund te perdoret per te mire dhe per te keq, por mendja ne vete eshte nje e mire.
    Shembull dikush ketu e mohon Ringjalljen duke thene se s’ka mundesi qe te ringjallemi pasi te kemi vdekur dhe te jemi bere dhe, mirepo dikush permes mendjes i thote atij tipit se a nuk ndodh e njejta gje edhe me lulet qe ne dimer thahen dhe behen dhe, kurse ne pranvere dalin perseri??


    Shumė njerez ne kete botė, tė menqur dhe tė pasur nga mendja, me tituj shkencorė, i lexuan ato "tekste" qe ti mendon ashtu por ata humben dhe nuk ishin nder ata qe ecin gjurmėve dhe udhės sė Zotit. Pra, kjo deshmon se nuk ėshtė ashtu. Me vjen keq per gjendejn e atyre qe besojnė kėshtu.
    Mahatma Gandin e njohim si nje njeri shume te mencur dhe te urte, por po ta shohim ne besim eshte katastrofe. E quan lopen nene dhe thote se ka me shume vlere se sa nena e tij, pasiqe ajo jep bereqet, e nena e vertete nuk jep. Por ai harron te mendoje qe AI vete eshte nga ajo nene qe nuk po i prodhon bereqet dhe se ajo prodhoi bereqet kur ai nuk ka pasur mundesine te ushqehet me dic tjeter pos gjirit te saj.
    Eshte nje fjale e pershtatshme per kete: “ Nuk ka faj vetura pse vozitesi eshte i pakujdesshem.”
    Farizenjėt - judenjėt ishin njerėz qe nihnin shumė mirė tekstet e shkrimeve te shenjta, pra nder me tė mirėt nė ato kohra, por realisht edhe tė menqur dhe shkollarė, deshtuan. Pse deshtuan? sigurisht se nuk mjaftonte ai intelekti dhe njohuri e vdekur, njohuri pa Shpirt, sepse nuk e njohen Zotin e VERTETĖ - JEZUSIN i cili erdhi nė mesin e tyre dhe e perbuzen, pra ishin largė Zotit edhe pse ishin te "menqur"!!!!.
    Qe nuk e pranuan si Zot bene mire, ama pse nuk e pranuan si te Derguar te Zotit ata bene keq. Po ta perdornin mendjen drejt do e kuptonin qe ai eshte vertet i derguar i Zotit, sepse u erdhi me shume mrekulli te cilat ia mundesoi Zoti t’i bente, sikurse te gjithe te derguarve paraprak. Pra mosperdorimi i mendjes drejt, i ka shtyre ne mohim.


    P.s. t'u pergjigja meqe ne kete shkrim nuk pashe fyerje si zakonisht.

  5. #95
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    -Ca i shtyri Ademin dhe Haven ta bejne gabimin e pare?? A ishte djalli? A nuk ka ekzistu pra djalli-e keqja qe me njeriun e pare?
    A eshte Zoti ai qe ka krijuar gjithcka, ka shkruar te kaluaren, te tashmen edhe te ardhmen.. Mos vall nuk e dinte ai qe Eva do e hante mollen? Atehere kur e dinte, pse ja la mollen ne kopesht?
    Nese Eva dhe Adami jan te paret e gjith njerzimit, kta kishin vetem dy djem, Kainin dhe Abelin, atehere kta te dy me ke u martuan? Se kishte parashikuar zoti kte?

    Rregullat absurde qe vendos zoti "shif po mos prek, prek po mos shijo, shijo po mos e kalo poshte"
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #96
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Sepse nuk do njihje te miren, nese nuk do te egzistonte e keqja. Te dyja egzistojne sepse e egziston tjetra. Keshtu thote Eraclito te "doktrina e te kundertave". Pra asgje nuk do te egzistonte, nese ne te njejten kohe nuk do te egzistonte e kunderta e tij. Ti njeh paqen sepse njeh edhe lufte, njeh dashurine sepse njeh edhe urrejtjen, nje urine sepse njeh edhe te ngopuren, keshtuqe njeh te miren sepse njeh edhe te keqen.

    Kaq kisha!

    Ciao
    Perchč er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2010
    Postime
    365
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Nje thenje qe me te vertet ka nje pikpyetje te madhe, por valle a gjendet nje shpjegim ?

    A mund te ma shpjegojn besimtaret se si qendron e verteta ?

    "Ose zoti do ta ndalojė tė keqen, por nuk mundet; Ose mundet, por nuk do; Ose as nuk mundet dhe as nuk do. N.q.s. do, por nuk mundet, atėherė ėshtė i pazot. N.q.s. mundet, por nuk do, atėherė ėshtė dashakeq. Por n.q.s. zoti edhe mundet edhe do ta ndalojė tė keqen, atėherė nga vjen e keqja nė kėtė botė?"
    — Epikuri


    Faleminderit per pergjigjet e juaja
    Keto dhoj pyetjesh vine nga njerzit e pa besim, prandaj as nuk meritojn pergjigje. Po te besonte zoteri Eurostari se egeziston jeta e pasosun. domethane jeta pertej vorrit, nuk do te bante pyetje te tidha. Sikue e din chdo besimtare i vertet, krishti nuk erdhi ne toke per te zhduk vuejtjet, por per tu dhane atyne kuptimin e vleren. Aj vet vuejti per tena tregue neve se duhet me durue per te dale ngadhnjimtare. Kjo jete asht shume e shkurter, kush nuk beson se egziston ajo e amshuemja, per te jane vuejtjet te pa kuptim e vlere. Zoti ju bekoft

  8. #98
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    A eshte Zoti ai qe ka krijuar gjithcka, ka shkruar te kaluaren, te tashmen edhe te ardhmen.. Mos vall nuk e dinte ai qe Eva do e hante mollen? Atehere kur e dinte, pse ja la mollen ne kopesht?
    Nese Eva dhe Adami jan te paret e gjith njerzimit, kta kishin vetem dy djem, Kainin dhe Abelin, atehere kta te dy me ke u martuan? Se kishte parashikuar zoti kte?

    Rregullat absurde qe vendos zoti "shif po mos prek, prek po mos shijo, shijo po mos e kalo poshte"
    Por e ka lene edhe vullnetin apo zgjedhjen e lire , dhe gjithashtu e ka lene edhe diten e gjykimit , kur do te peshohen gjerat qe i ka bo njeri ne jete .

  9. #99
    Get Lost..!! Maska e Clair de Lune
    Anėtarėsuar
    21-01-2010
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi..
    Postime
    59
    Jane punet e zotit kto.Nuk nderhyj
    Zemra ka arsyet e saj,qe arsyeja nuk i njeh..

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Edipluspg
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Vendndodhja
    nen qiell
    Postime
    89
    Njerzit jane ne prove per bindjet e tyre... .
    Kur te vije dita e gjykimit do ta ndaloje pa merak lol

Faqja 10 prej 53 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •