
Postuar mė parė nga
Seminarist
Te besosh se e keqa ekziston krahas se mires, eshte pjese e besimeve te quajtura dualiste pikerisht per shkak te dyparimit, te mires e te keqes, qe jane ne lufte kundra njera tjetres. Besime te tilla jane politeiste sepse e polarizojne boten ne dy burime ose ne dy zota, zotin e se mires e zotin e se keqes.
Besime te tilla ka plot. Me tipiku mbahet zoroastrianizmi ne Iran, prej ku u ndikua edhe lloji kristian i dualizmit, sic ishin gnostiket. Sot, ne krishterim dualizmi verehet nder ungjilloret, a nga padituria a nga se ashtu besojne pak rendesi ka.
Se fundmi, sic e kam vene re, ne degjuam publikisht pastorin qe deklaroi ne TV se, sipas tij, sic dihet nga te gjithe, kjo jete eshte nje lufte mes se mires e se keqes, e dy parimeve qe jane ne konflikt.
Nga ato qe thote Uvejsa, ajo po ashtu, sipas postimeve te saja ne kete teme, eshte dualiste, ne po ate vije me pastorin.
Sipas besimit ortodoks te krishtere, e keqa nuk ekziston. Aq me pak ajo s'eshte e kunderta, ne lufte me te miren.
Ekzistence ne vetvete, ne kuptimin e plote fjales, ka vetem Zoti, i cili eshte burim i se mires edhe krijues i gjthshkaje qe eshte e mire. Nga krijesat, njeriu, i krijuar ne imazh te Zotit, eshte i ftuar te mare pjese ne menyre te lire ne lavdine e Zotit dhe jeta e njeriut konsiston pikerisht ne kete pjesemarrje.
Nqs njeriu shterron se marri pjese, dhe te qendruait ne komunion me Zotin, ai automatikisht vuan mungesen e kesaj pjesemarrjeje, mungese qe identifikohet gabimisht me ekzistencen e se keqes.
Njer shembull ikone, qe sherben per te kuptuar kete, eshte drita dhe erresira. E para, drita, ka burim, ka esence. E dyta, erresira, nuk ka burim, as esence, por eshte thjeshte mungesa e se pares, drites. Ne raport qe dikush ka me diellin, po aq ka dhe drite. Te qenit ne erresire nuk eshte afrim ndaj erresires, sepse kjo nuk ka ekzistence apo burim, por largim nga dielli dhe si pasoje mospjesemarrje ne drite.
Ekuilibri pra i vetem i jetes, nuk eshte misteri i dy parimeve te kunderta, por pjesemarrja dhe komunioni me Zotin NJE, burim i se mires dhe jetedhenesi i jetes se vertete.
Krijoni Kontakt