Close
Faqja 48 prej 102 FillimFillim ... 3846474849505898 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 471 deri 480 prej 1019
  1. #471
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2010
    Postime
    31
    Duhet disi per te pastruar parane...

  2. #472
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post PDK-ja krijon fond për mbrojtjen e të korruptuarit Fatmir Limajt

    Partia Demokratike e Kosovës ka krijuar fond të posaçëm për mbrojtjen e nënkryetarit Fatmir Limaj, shkruan “Koha Ditore”. Zyrtarë të lartë të kësaj partie kanë konfirmuar se vendimi për krijimin e fondit është marrë para dy javësh në një mbledhje të mbyllur të Kryesisë së PDK-së.

    Nait Hasani, njëri nga anëtarët e këtij organi drejtues të partisë, ka deklaruar të enjten se fondi tashmë është publik dhe se xhirollogaria e tij është hapur në Bankën e Re të Kosovës.

    “Mjetet e këtij fondi do të shfrytëzohen për të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ministrit Fatmir Limaj. Fondi mbështetet në vullnetin e mirë të simpatizantëve, aktivistëve të partisë, por edhe të qytetarëve që e shohin të arsyeshme kontributin për këtë fond”, ka thënë Hasani në një bisedë telefonike.

    Qëndrimi i Kryesisë së PDK-së, sipas tij, është që të mos caktohet shuma se sa duhet të kontribuohet në fond, por kjo të mbetet në vullnetin dhe mundësitë e secilit kontribuues.

    Ndërkohë ministri i Transportit, Fatmir Limaj, i dyshuar për krim të organizuar së bashku me shefin e prokurorimit në këtë ministri, Nexhat Krasniqi, ka angazhuar një ekip të fuqishëm avokatësh ndërkombëtarë për t’u mbrojtur nga akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës. /Koha/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #473
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Partia Demokratike e Kosovës ka krijuar fond të posaçëm për mbrojtjen e nënkryetarit Fatmir Limaj, shkruan “Koha Ditore”. Zyrtarë të lartë të kësaj partie kanë konfirmuar se vendimi për krijimin e fondit është marrë para dy javësh në një mbledhje të mbyllur të Kryesisë së PDK-së.

    Nait Hasani, njëri nga anëtarët e këtij organi drejtues të partisë, ka deklaruar të enjten se fondi tashmë është publik dhe se xhirollogaria e tij është hapur në Bankën e Re të Kosovës.

    “Mjetet e këtij fondi do të shfrytëzohen për të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ministrit Fatmir Limaj. Fondi mbështetet në vullnetin e mirë të simpatizantëve, aktivistëve të partisë, por edhe të qytetarëve që e shohin të arsyeshme kontributin për këtë fond”, ka thënë Hasani në një bisedë telefonike.

    Qëndrimi i Kryesisë së PDK-së, sipas tij, është që të mos caktohet shuma se sa duhet të kontribuohet në fond, por kjo të mbetet në vullnetin dhe mundësitë e secilit kontribuues.

    Ndërkohë ministri i Transportit, Fatmir Limaj, i dyshuar për krim të organizuar së bashku me shefin e prokurorimit në këtë ministri, Nexhat Krasniqi, ka angazhuar një ekip të fuqishëm avokatësh ndërkombëtarë për t’u mbrojtur nga akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës. /Koha/

    E pa besushme dhe shum qesharake kjo skem qysh nuk ju vjen marre me kruiju fond per ni hajn se >?! marre marre ktu po kallzohet ftyra e ksaj partije qe esht parti e hajnave

  4. #474
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Nuk eshte "Vendlindeja therret" por "Krimi ju therret",fondi per shperlarjen e hajnise,milionave te vjedhur nga banda staliniste...

  5. #475
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    po normal qe çdo njeri qe i thot veti shqiptar do ti ndihmoi keti Çlirimtari
    me çdo kusht duhet ti mbroim Çlirimtaret nga miqt e shkieve qe gjenden edhe ne mesin ton pra disa shqipfolsa edhe ne mesin e eleshit disa shtete mike te shkinis si rumania spanja greku sllavakia etj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #476
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Pa tjetër do të përkrahët ky fond, nuk kemi njerz me humb bile ata që jan dëshmue duhet të përkrahën edhe në këto sfida, sepse është ndihmë për ndërtimin e shtetit të Kosovës.
    Larot le të lehin skajeve sa të dojën, tjetër punë këta nuk kanë...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovelli : 28-05-2010 më 11:13

  7. #477
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Feith: Luftimi i korrupsionit, ndër sfidat kryesore 28-05-2010 16:13 CET


    Uashington.

    Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë Pieter Feith thotë se rezultatet e punës së EULEX it për të luftuar korrupsionin kanë filluar të duken dhe do të vazhdojnë më tej në ardhmen. Feith thekson se hetimet për raste korrupsioni duhet t'i lihen drejtësisë dhe të mos politizohen. Në një intervistë për "Zërin e Amerikës" përfaqësuesi i posaçëm i BE së në Kosovë tha se rezultati i zgjedhjeve në veri të Kosovës nuk do të njihet, duke shtuar se kjo është bërë e qartë edhe nga Bashkimi Evropian.

    "Politikanët serbë po shkojnë aty këto ditë për të bërë fushatë. Nga EULEX i dhe Bashkimi Evropian u është bërë e qartë se këto vizita duhet të bëhen me miratim dhe se roje apo mbështetës së armatosur të politikanëve të mos lejohen të hyjnë në veri". I pyetur për të ashtuquajturën "strategji për veriun" dhe nëse mund të pritet që veriu i vendit të vihet "ndonjëherë nën kontrollin e Prishtinës", Feith u shpreh pozitivisht.

    Ai pohoi se gjatë vizitës në Amerikë është konsultuar me qeverinë amerikane në Uashington për rishikimin e zbatimit të planit të Ahtisarit, duke shtuar se një numër i madh i klauzolave të tij, janë realizuar.

    Pasi theksoi se ndaj veriut nuk do të ndërmerren hapa që çojnë në dhunë, Feith tha: "Në mbështetje të qeverisë së Prishtinës, ne nuk do marrim në
    konsideratë idenë e ndarjes, ose çdo lloj zgjidhje tjetër, që do ta linte veriun në kushtet e një konflikti të ngrirë". Por megjithatë Feith theksoi se "u takon palëve të diskutojnë për hapa të tjerë".

    Ai shpreson që vendimi dhe debatet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të ofrojnë "baza konstruktive për debat të drejtëpërdrejtë mes përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës", për të gjetur zgjidhje për problemet. Feith ritheksoi se "ndarja nuk është një alternativë që mbështet nga qeveria e Prishtinës ose nga përkrahësit e saj ndërkombëtarë".

    Në konstatimin për fërkime mes zyrës së tij dhe asaj të Kryeministrit Hashim Thaçi, Feith vlerësoi se marrëdhëniet e ndërsjella bazohen në "partneritetin e ngushtë" dhe se ka shumë punë për t'u bërë dhe se do të vazhdojë ta këshillojë qeverinë.

    Ndërkaq sa i përket sugjerimeve të tij që qeveria e Kosovës duhet të bëjë "ndryshime të mëdha", Feith mohoi ta ketë kritikuar riorganizimin e qeverisë, duke shtuar se angazhohet më shumë që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, si ndër sfidat kryesore, tha ai.

    Duke folur për hetimet që po bëhen ndaj Ministrit të Transporteve Fatmir Limaj, nën akuzat për korrupsion, Feith konfirmoi se "hetimet duhet të vazhdojnë" dhe se "nuk duhet të politizohen". Ai theksoi se mbështet "deri në fund EULEX in për këtë", ndërsa siç tha, është edhe qëndrim i Brukselit. (QIK)

  8. #478
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    çka per tu çuditur ketu...,eshte fare normale qe te krijosh nje fond...!fonde pastish apo shoqatash ke sa te duash ne neper Kosove apo gjetk neper bote...,po deshe te japesh para ne nje llogari rrjedhse jep..., po s'deshe askush nuk te detyron...,eshte thjeshte çeshje e vullnetit te lire te çdo individit....

  9. #479
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    31-01-2010
    Postime
    55
    FONDI I DYT LIMAJ 2010 /2015
    Disa njerz mendojn se qka do të bëjn ne këtë situate
    Disa njerz mendojn se pse është formuar
    Disa te tjer mendojne se mos po keqperdoret fondi Limaj siq ishte ne vitin 2003/2005 ne vrasjen e deshmitarve
    Dhe me ne fund mendojn se a do te mbrohet çlirimtari apo hajni

    Nje duhet ta dijë PDK se rasti Limaj dallon në kohe dhe hapsir tash
    HAGË------------------------- BRUKSEL

    p.sh.

    1. Haga ka qen në nje kohë kur UNMIK thirrej ne nje situate te brisht
    dhe ne vitin 2003 ishte nje përkrhje e fuqishme e Limajt sepse ishte minuar nga SHIK-u

    ku edhe vete kam marr pjes ne disa protesta nën mbrojtjen e Limaj

    2.Brukseli thirret në hetimet e metejme për korrupcion mirpo këtu nuk ka te bej vetem me korrupcion po kohve te fundit ka dal ne shesh se nuk eshte vetem korrupconi po edhe krimi I organizuar
    Kete e ka hetuar LIMAJ heret

    Populli tash e ka kuptuar dhe nuk do të jap para për të vazhduar vrasjet

    AAK,AKR,LDK,LDD ,PSD nuk do të participon ne fondin Limaj

  10. #480
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Avokatet vyejn me se shumeti kur je i pafajshem dhe duhet te shpenzoshe deri ne funde vetem te fitoj drejtesi...

Faqja 48 prej 102 FillimFillim ... 3846474849505898 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •