Më 27.05.2010 u nis flota detare nga Turqia për në Gaza.
Qllimi i këtij akcioni të madh humanitar është ndihmë për popullin palestinez nga e gjithë bota.
Në anijet e shumta të kësaj flote marrin pjesë mbi 500 përfaqësues nga e gjithë bota, po edhe përfaqësues të qeverive të vendeve të ndryshme.
Pesë ditë më parë, anija Mavi Marmara është nisur nga Stambolli, që të bashkangjitet me të tjerat të cilat janë nisur dje.
Organizata për të drejtat dhe liritë e njeriut IHH, ka blerë tre anije nga Kuvajti vetëm për këtë qëllim, por ka paguar vetëm njërën e të tjerat i janë dhënë gratis për shkak të misionit për të cilin do të përdoren.
Anije janë nisur edhe nga Greqia, Irlanda, Suedia dhe të gjitha të mbushura me lloj lloj ndihmash humanitare.
Në anijen civile duhet të ketë 500 udhëtarë nga 32 vende të botës.
Secila anije ka nënshkrimin se është anije humanitare dhe sipas konventës së Gjenevës janë të mbrojtur dhe nuk guxon të sulmohen. Nëse kjo flotë ka sukses, shpresojmë të mos jetë e nevojshme që ndihmat të çohen nëpërmjet tuneleve të ndryshme dhe rrugëve ilegale.
Flota është në rrugë për në Palestinë.
Në Gaza vazhdojnë përleshjet dhe keqtrajtimet e dipërditshme nga ushtria jehude.
"Fëmijët palestinez, çdo ditë dalin përskaj bregut për të pritur anijet me ndihma për të cilat kanë ndëgjuar se do të arrijnë së shpejti." Këtë e ka thënë reporteri nga Gaza në press mbledhjen që është mbajtur ditën e nisjes.
Të lutemi Zotit që të mos kthehen të zhgënjyer në shtëpitë e tyre.
Të mos i harrojmë në duatë tona këta njerëz të guximshëm dhe t'i përkrahim me zemër që të bëhemi pjesë e kësaj ngjarjeje emocionuese.
Allahu ua lehtësoftë rrugën.
Krijoni Kontakt