Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 75
  1. #11
    luftëtare
    Anëtarësuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    Lajmërim direkt nga anija Mavi Marmara!

    Shkruan përfaqësuesi nga Klubi Studentor, që gjendet në karvanin për në Gaza:


    Përfaqësuesit nga Maqedonia, së bashku me 40 shtete të cilat më vonë iu bashkuan grupit, janë jo larg Qipros duke i pritur anijet nga Irlanda.

    Tre anije kishin defekt, nga të cilët njëra u riparua, ndërsa dy të tjerat janë seriozisht të dëmtuara. Dyshojmë në sabotim nga shërbimet izraelite. Udhëtarët në këto anije janë në destinacion nga Qiproja kah Mavi Marmara, të cilët i presim zemërhapur.

    Në anije ka më shumë se 20 ekipe televizive dhe çdo ditë nga disa herë kanë transmetime direkte në tërë botën. Për këtë shkak i ftojmë mediumet maqedonase që të marrin pjesë dhe të formojnë lidhje satelitore me studion e IHH e cila gjatë 24 orëve jep transmetime direkte nga ngjarjet në anije.

    Përfaqësuesit e Maqedonisë u intervistuan nga secili televizion, dhe sikur për vendet tjera, për Maqedoninë përcjellën këtë porosi:

    “Popujt humanitarë nga Maqedonia, në akcionin e tyre të vitit të kaluar mblodhën 60.000 euro të cilat përmes IHH ishin dërguar në Gaza, një dhuratë-makinë për thyerjen e gurëve në veshka…. Krahas kësaj përkrahjeje, organizatat joqeveritare të cilat e realizuan kampanjën e vjetshme për Gaza, dërguan përfaqësuesin e tyre që t’ua përcjellë përkrahjen morale nga popujt humanitarë nga Maqedonia. Andaj, i ftoj të gjithë banorët e Republikës së Maqedonisë që të deklarohen kundër embargos ilegale dhe johumane të Izraelit ndaj Gazës, dhe ta ftojnë Qeverinë e tyre që haptaz ta gjykojë këtë blokadë të padrejtë ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza.

    Popujt e Ballkanit solidarizohen me vëllezërit dhe motrat nga Gaza shkaku i përvojës së ngjashme gjatë historisë. Një torrturë e këtillë u ndodhi maqedonasve muslimanë në Maqedoninë e Egjeut më 1948, boshnjakëve në Bosnjë prej 1992-95, në Kosovë me 1999 dhe në Maqedoni në vitin 2001. kjo padrejtësi e përjetuar dhe katastrofë humanitare duhet te ndalohet, së paku me gjykim verbal.

    Vallë, a mundet që bota të heshtë për logorin më të madh nën qiellin e hapur të botës – Gazën?

    Kujtimet tona janë të freskëta, e dijmë që është e tepër të kalohet një ditë pa ushqim, ujë apo ilaçe, pa rrymë apo diçka të nevojshme. Prolongimi i përditshëm i këtij karavani është humbje e jetëve!

    Ashtu siç paraardhësit tanë luftuan për tokën e shenjtë palestineze, ashtu edhe ne, tani si pasardhës të tyre krenarë të dërgojmë pak shpresë dhe një pjesë të lirisë sonë, duke i paralajmëruar për fitore dhe liri sa më të afërt!

    Edhe fëmijët në Gaza kanë të drejtë buzëqeshjeje! Pse te jemi shkak që ajo buzëqeshje të mos paraqitet në fytyrat e tyre?

    Unë e mbaj porosinë e përkrahjes së popujve nga Maqedonia, nga të krishterët dhe të gjithë muslimanët, porosinë për dëshirë për paqe dhe dominim të së Drejtës! Shpresoj që edhe Qeveria ta përcjell shembullin e banorëve të saj! Shpresojmë që Qeveria nuk do të turpërohet dhe të lejojë që një tokë e padrejtë t’u kërcënohet banorëve të saj të cilët janë nisur në një mission të tillë të bekuar. Posaçërisht kur UE u deklarua për ndërprerjen e embargos ndaj Gazës.

    Për të gjithë ne, në këtë moment, më me rëndësi është që ndihma të arrijë në kohë, andaj shpresojmë të gjithë të kontribojnë për këtë, ngase të shpëtosh një jetë është sikur ke shpëtuar njerëzimin! Ne bazohemi në këtë sikur popujt tjerë në botë.”

    Sot në det nën qiellin e hapur na u bashkangjitën edhe udhëtarë nga tokat skandinave. Në anije janë prezent edhe aktorë dhe këngëtarë të njohur nga Turqia, parlamentarë nga tokat evropiane dhe muslimaane. Kemi fëmijë, por edhe pleq me mbi 85 vjet.

    Përfaqësuesi i IHH porositi qeverinë izraelite që mos të kërcënohen më kot me arrestime dhe me komandosë, por të mendojnë më me urtësi dhe ta kenë parasysh që nuk do u lejohet hyrja e mysafirëve të paftuar dhe nuk do të lejohet që të ndahet flotida dhe pjesëtarët e të njëjtës.

    Udhëtarët ndihen mirë. Ushqim dhe ujë ka mjaftueshëm. Ditët u janë të mbushura me ligjërata për Palestinën, historinë, vlerën dhe qëllimet e udhëtimit, me këngë në shumë gjuhë, lexim Kur’ani, dhikër, namaz nate dhe lutje!

    Morali është i lartë. Të gjithë dëshirojnë që sa më parë të arrijnë, e as që mendojnë për kërcënimet e pushtetarëve izraelit.

    Ju jeni në lutjet tona, Gaza është në lutjet tona, e tërë bota në lutjet tona!
    Mos i trego Zotit sa i madh është problemi, por tregoi problemit sa i madh është Zoti.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    405
    Esselamu alejkum we rahemtullah

    Moter e dashur Safka, Allahu te shperblefte per keto informacione qe je duke i percjellur, ndare me ne. Jam duke i lexuar me shume vemendje, te njejten kohe emocione e ndjenja te perziera...Dhimbje! Kur kujton gjendjen e atij populli te pafajshem, se si trajtohet nga populli mizor... shkendiza shprese percillen pa e fshehur edhe ankthin duke njohur shkatrrimet e zionisteve qe nuk njohin kufije...

    Allahu ju lehtesofte gjendjen e tyre...

    InshaAllah Allahu ju ben te lehte kete mision qe paskan filluar, Allahu i shperblefte te gjithe...AMIN!

    selame te sinqerta motra ne islam
    selma

  3. #13
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Lajm i fundit nga rrugëtimi për në Gaza.

    Izraeli ka urdhërar nisjen e anijeve ushtarake drejt kufirit detar me Gazen që ti ndalojë Anijet e Lirisë që janë nisur për ndihma humanitare për popullin e Gazes .

    Drejtori Organizativ i anijeve ka thënë se nese Izraelit sulmon anijet kjo nuk do të mbetet me kaq nga ana e Stambollit .

    ...
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  4. #14
    Selam alejkum gjithve

    Sapo me erdh nje email ku morra edhe video me lajme.

    Gjate nates Izraeli ka sulmuar anijet, 2 ose 3 jane te vrare (jane dy lajme te ndryshme se di cila eshte e sakte) dhe rreth 30 te plagosur.






    All-llahu meshirofte te vraret, i shperblefte me xhennet dhe ju ndihmofte te tjereve... Amin.

    Ky eshte nje skandal internacional, te sulmosh anije me civilista te paarmatosur te cilet kan marr rrugen per nje mision humanitar...

    Turqit bejne nje livestream tek linku:

    Kodi:
    http://www.livestream.com/insaniyardim
    Kush e kupton turqishten mund ta shikoje, ndonjehere ka edhe intervista anglisht.

    Selam alejkum
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dritë : 31-05-2010 më 01:39

  5. #15
    UPDATE:


    Israeli forces have attacked the international aid convoy Freedom Flotilla en route to the besieged Gaza Strip, killing at least 10 people and leaving more than 50 injured.

    The attack came on Monday morning after one of the six ships in the convoy was hit by Israeli navy forces before being stormed by commandos descending from helicopters.

    The interception reportedly took place in international waters, more than 150km (90 miles) off the coast of Gaza.

    Israel had earlier deployed warships and threatened to stop the flotilla from reaching the Palestinian territory where the war-ravaged residents were impatiently eying the arrival of the aid convoy.

    Israeli navy forces and helicopters have taken over the ships in the humanitarian aid convoy and are using force against those on board, a Press TV correspondent reported.

    Israeli soldiers have also reportedly detained activists accompanying the convoy.

    In Gaza, Palestine's democratically elected Prime Minister Ismail Haniyeh strongly condemned the attack on the flotilla and called on the international community to protect the aid mission.

    The convoy carries 10,000 tons of supplies and hundreds of politicians, activists and journalists.

    The flotilla was seeking to break Israel's crippling blockade of Gaza and deliver basic necessities to the impoverished Palestinians in the coastal enclave.


    http://www.presstv.ir/detail.aspx?id...onid=351020202

    MRS/MRS

  6. #16
    Te gjithe vellezerit e motrat qe duan ta ndjekin direkt transmetimin e El-Xhezires ne arabisht dhe anglisht, jane te lutur qe te shkarkojne dhe instalojne falas programin Livestation ne adresen : http://www.livestation.com/downloads

  7. #17
    luftëtare
    Anëtarësuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    E lus moderatorin që t'i fshijë komentet e Alex Komnenit se nuk janë fare për t'u lexuar.

    Forcat izraelite e kanë sulmuar Flotën e Lirisë dhe deri më tani ka rreth 16 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur. Flota është sulmuar në ujërat mediteran, rreth 65 km larg bregut të Gazës.
    Njëra nga inçizimet në anijen prijëse të flotës Mavi Marmara, shihet se ushtarë izraelit zbresin në të me helokopter, duke shtirë dhe duke zbrazur municion mbi pasagjerët, pastaj i kanë detyruar anijet që të ndalen në limanin e Haifit.

    Marina izraelite pati sukses të bllokojë flotën prej gjashtë anijesh me 10 mijë ton ndihmë humanitare për Palestinën.

    Allahu u ndihmoftë...
    Mos i trego Zotit sa i madh është problemi, por tregoi problemit sa i madh është Zoti.

  8. #18
    luftëtare
    Anëtarësuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    Në Suedi janë parpara protesta për sot në nëntë qytete.

    Në Stamboll janë duke u majtur protesta që deri para një ore ka mbi 10 mijë protestantë të cilat mundohet t'i kontrollojë policia turke mos bëhet ndonjë problem më serioz.

    Greqia në shenjë proteste i ka ndërprerë ushtrimet ushtarake me Izraelin po edhe vizitat e parapara të përfaqësuesve të lartë të Izraelit. Në anijet e sulmuara ka 34 grek.

    Unioni Evropian kërkon përgjigje të krejt kësaj që po ndodh.


    Vëllezër dhe motra,
    a e shihni se krejt bota live po e ndjek këtë që po ndodh në ujërat e mediteranit,
    bëhet fjalë për gjendjen shumë të rëndë të vëllezërve dhe motrave tona në Islam, jo vetëm të Palestinës të cilët e kanë pritur ndihmën tonë, por kjo është një test për tërë muslimanët e botës, që njëzëri të shprehim përkrahjen për muslimanët dhe gatishmërinë për të ndihmuar së paku edhe me një lutje.
    Palestinezët janë pregatitur me ditë të tëra për arritjen e anijeve, kanë rregulluar limanin, janë pregatitur ushtarakisht për të mbrojtur vëllezërit mysafirë (aq sa kanë pasur mundësi).

    Mos u bëni kaq neglizhentë dhe të painteresuar për diçka që i ka prekur edhe jomuslimanët dhe ua ka zbutur zemrën për Plaestinën, e mos bëjmë fjalë për ne që i kemi vëllezër dhe motra.

    Në anije ka vëllezër nga Maqdonia dhe nga Kosova.
    InshAllah janë shëndoshë e mirë dhe Allahu ua mundësoftë ta plotësojnë misionin për çka janë nisur.
    Mos i trego Zotit sa i madh është problemi, por tregoi problemit sa i madh është Zoti.

  9. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    Allahu n'xhennet keta deshmor !
    Allahu n'xhihad muslimanet sot !

  10. #20
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Kjo mund te konsiderohet nje fitore per Palestinen. Vetem se kjo nuk eshte vetem nje humbje e militarizmit cifut por i hedh me teper benzine ekstremizmit islamik.

    Ushtria izraelite jo vetem ka rideshmuar metodat e saja terroriste, por sapo u ka dhene ne dore fanatikeve nje rast per te kaluar serish ne ekstaze dhe te hedhin serish parrulla idiotizuese te tipit "Allahu kerkon kurban!".
    -

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •