Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 75
  1. #1
    luftëtare
    Anëtarësuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157

    Aksion i madh humanitar për në Gaza

    Më 27.05.2010 u nis flota detare nga Turqia për në Gaza.

    Qllimi i këtij akcioni të madh humanitar është ndihmë për popullin palestinez nga e gjithë bota.
    Në anijet e shumta të kësaj flote marrin pjesë mbi 500 përfaqësues nga e gjithë bota, po edhe përfaqësues të qeverive të vendeve të ndryshme.

    Pesë ditë më parë, anija Mavi Marmara është nisur nga Stambolli, që të bashkangjitet me të tjerat të cilat janë nisur dje.

    Organizata për të drejtat dhe liritë e njeriut IHH, ka blerë tre anije nga Kuvajti vetëm për këtë qëllim, por ka paguar vetëm njërën e të tjerat i janë dhënë gratis për shkak të misionit për të cilin do të përdoren.

    Anije janë nisur edhe nga Greqia, Irlanda, Suedia dhe të gjitha të mbushura me lloj lloj ndihmash humanitare.

    Në anijen civile duhet të ketë 500 udhëtarë nga 32 vende të botës.
    Secila anije ka nënshkrimin se është anije humanitare dhe sipas konventës së Gjenevës janë të mbrojtur dhe nuk guxon të sulmohen. Nëse kjo flotë ka sukses, shpresojmë të mos jetë e nevojshme që ndihmat të çohen nëpërmjet tuneleve të ndryshme dhe rrugëve ilegale.

    Flota është në rrugë për në Palestinë.
    Në Gaza vazhdojnë përleshjet dhe keqtrajtimet e dipërditshme nga ushtria jehude.
    "Fëmijët palestinez, çdo ditë dalin përskaj bregut për të pritur anijet me ndihma për të cilat kanë ndëgjuar se do të arrijnë së shpejti." Këtë e ka thënë reporteri nga Gaza në press mbledhjen që është mbajtur ditën e nisjes.
    Të lutemi Zotit që të mos kthehen të zhgënjyer në shtëpitë e tyre.

    Të mos i harrojmë në duatë tona këta njerëz të guximshëm dhe t'i përkrahim me zemër që të bëhemi pjesë e kësaj ngjarjeje emocionuese.
    Allahu ua lehtësoftë rrugën.
    Mos i trego Zotit sa i madh është problemi, por tregoi problemit sa i madh është Zoti.

  2. #2
    luftëtare
    Anëtarësuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    Mos i trego Zotit sa i madh është problemi, por tregoi problemit sa i madh është Zoti.

  3. #3
    Po pse a thua do ti pranojn keto ndima palestinezet ?
    Revolution 1848

  4. #4
    luftëtare
    Anëtarësuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    Nuk po të kuptoj.
    Si të mos i pranojnë palestinezët këto ndihma? Ata kanë nevojë për këto ndihma. Bëhet fjalë për barëra, ilaçe, rroba, ushqime, mobilje për spitale, kampe, etj, etj...
    Atje u bë një asakër e vërtetë nga ana e jehudive.

    Ata janë njerëzit më nevojtarë për momentin dhe më në rrezik për jetën.
    Normal se kanë nevojë për ndihmë.
    Vetëm më vjen keq se këtë e ndjek e gjithë bota, por te ne as që ka ndëgjuar dikush se çka është duke ndodhur e mos flasim të organizohet ndonjë ndihmë edhe nga ana jonë.

    Shpresoj se gjithçka do të dalë mirë dhe flota do të arrijë shëndoshë e mirë për të ndihmuar fëmijët, jetimët, të plagosurit, me një fjalë të gjithë nevojtarët në Palestinë.
    Mos i trego Zotit sa i madh është problemi, por tregoi problemit sa i madh është Zoti.

  5. #5
    E kam fjalen , meqe jan ndima nga vende te krishtera, a do i pranojn apo jo. Pastaj pse nuk dergon ndima arabia , dubai, kwaiti etj, por dalin me ndihmetar vendet e krishtera
    Revolution 1848

  6. #6
    luftëtare
    Anëtarësuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    Ndihmat kryesisht janë nga Turqia, Arabia, Kuvajti, kryesisht vendet islame.
    Turqia është organizator kryesor me IHH,

    Nuk ka kuptim të merremi me atë se prej ku janë ndihmat, kryesisht janë të mbledhura nga muslimanët që jetojnë nëpër vende joislame.

    Bëhet fjalë për Palestinën o vëlla,
    a je i informuar me gjendjen atje?
    Nuk kam informata të sakta se a kanë marrë pjesë dhe në çfarë përqindje kanë marrë pjesë jomuslimanët në dhënien e këtyre ndihmave,
    por me gjithë respektin që kam për ty,
    mendoj se aspak nuk është e nevojshme të debatohet në lidhje me këtë gjë.

    Nuk është mirë që në çfarë do lloj aktiviteti e akcioni të shikohet me dyshim dhe mënjëherë t'i jepet një karakter garues se kush është në të drejtë e kush në gabim.
    Mua personalisht nuk do të më pengonte nëse do të ndihmonin edhe bota joislame, kjo don të thotë përkrahje për muslimanët dhe humbje e reputacionit për jehudët.
    Nuk e shohin të gjithë jetën në prizmat e fesë dhe ne nuk kemi të drejtë ta imponojmë.
    Nëse e ke fjalën për atë se sa të sigurta janë ndihmat nga ana e jomuslimanëve, mendoj se ky është një akcion maksimalisht i organizuar, me mijëra njerëz të angazhuar, me organizata shumë serioze dhe mendoj se nuk ka vend për dyshim.

    Unë prisja që dikush të thotë: Allahu i shpërbleftë dhe i mbroftë nga sulmet që mund t'u ndodhin.
    E tregova më shumë që t'u kënaqet zemra edhe juve me këtë lajm se për muslimanët në Gaza, më në fund, haptazi do të ngrejë dikush zërin në çfarëdo mënyre qoftë.
    Mos i trego Zotit sa i madh është problemi, por tregoi problemit sa i madh është Zoti.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Safka Lexo Postimin
    E tregova më shumë që t'u kënaqet zemra edhe juve me këtë lajm se për muslimanët në Gaza, më në fund, haptazi do të ngrejë dikush zërin në çfarëdo mënyre qoftë.
    Jo vlla i dashur , nuk me knaqet zemra hic. Ato po i vrasin dhe po i okupojn territoret cdo dite dhe po ju cojn ndima per me sheru plaget qe te krishteret po i hapin ... Pffff cfar turpi do ishte per vendet muslimane qe pranojn ndima nga keto pushtues dhe kriminela, qe ne sy te botes po justifikohen qe po cojm ndima ne palestine.

    Po cojn ndima ilace per palestinen .......... dhe po cojn miljona dollar per rraketa per izraelin qe ti vrasin
    Revolution 1848

  8. #8
    luftëtare
    Anëtarësuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin

    Ti prapë po rrin në tënden se ndihma është nga ana krishterve, edhepse unë po të them se ndihma është kryesisht nga muslimanët dhe nuk kam të dhëna të sakta për pjesmarrjen e jomuslimanëve.
    Sipas teje duhet të refuzohet ajo flotë?
    Ndërsa puna se a i ndihmojnë dhe e përkrahin Izraelin është politikë e thellë dhe diplomaci e fortë që e udhëheqin të tjerët dhe ajo nuk luftohet duke refuzuar ndihmat për të pafajshmit.
    Kjo çka ka ndodhur(akcioni humanitar) mund të themi se s'ka lidhje me shkaqet e luftës.
    As unë nuk jam e kënaqur me atë çka po ndodh me Palestinën, apo me atë se si sillen vendet arabe ndaj tyre,
    por ndihmat humanitare nuk kanë të bëjnë fare me këtë,
    nuk duhet të përziejmë sende që nuk përzihen.

    P.s
    Unë jam motër,
    jo mashkull.
    Mos i trego Zotit sa i madh është problemi, por tregoi problemit sa i madh është Zoti.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Safka Lexo Postimin
    Më 27.05.2010 u nis flota detare nga Turqia për në Gaza.

    Qllimi i këtij akcioni të madh humanitar është ndihmë për popullin palestinez nga e gjithë bota.
    Në anijet e shumta të kësaj flote marrin pjesë mbi 500 përfaqësues nga e gjithë bota, po edhe përfaqësues të qeverive të vendeve të ndryshme.

    Pesë ditë më parë, anija Mavi Marmara është nisur nga Stambolli, që të bashkangjitet me të tjerat të cilat janë nisur dje.

    Organizata për të drejtat dhe liritë e njeriut IHH, ka blerë tre anije nga Kuvajti vetëm për këtë qëllim, por ka paguar vetëm njërën e të tjerat i janë dhënë gratis për shkak të misionit për të cilin do të përdoren.

    Anije janë nisur edhe nga Greqia, Irlanda, Suedia dhe të gjitha të mbushura me lloj lloj ndihmash humanitare.

    Në anijen civile duhet të ketë 500 udhëtarë nga 32 vende të botës.
    Secila anije ka nënshkrimin se është anije humanitare dhe sipas konventës së Gjenevës janë të mbrojtur dhe nuk guxon të sulmohen. Nëse kjo flotë ka sukses, shpresojmë të mos jetë e nevojshme që ndihmat të çohen nëpërmjet tuneleve të ndryshme dhe rrugëve ilegale.

    Flota është në rrugë për në Palestinë.
    Në Gaza vazhdojnë përleshjet dhe keqtrajtimet e dipërditshme nga ushtria jehude.
    "Fëmijët palestinez, çdo ditë dalin përskaj bregut për të pritur anijet me ndihma për të cilat kanë ndëgjuar se do të arrijnë së shpejti." Këtë e ka thënë reporteri nga Gaza në press mbledhjen që është mbajtur ditën e nisjes.
    Të lutemi Zotit që të mos kthehen të zhgënjyer në shtëpitë e tyre.

    Të mos i harrojmë në duatë tona këta njerëz të guximshëm dhe t'i përkrahim me zemër që të bëhemi pjesë e kësaj ngjarjeje emocionuese.
    Allahu ua lehtësoftë rrugën.
    Besoj qe e kupton pse i kam nenvizu me te kuqe motra ime. Te preshendes dhe te uroje gjith te mirat. Es selamu alejkum ue rahmetullah
    Revolution 1848

  10. #10
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    E kam fjalen , meqe jan ndima nga vende te krishtera, a do i pranojn apo jo. Pastaj pse nuk dergon ndima arabia , dubai, kwaiti etj, por dalin me ndihmetar vendet e krishtera

    Xhorxh Gallovej ky njeri eshte katolik eshte politikan anglez dhe ky ndihmon palestinen shumica e karavaneve qe nisen drejt palestines nga evropa ju prin ky njeri i cili asnjeher nuk ndali perkrahjen dhe ndihmen per palestinen dhe prap premton se do dergoj nje karavan drejt palestines ky eshte shembull per te gjith se si duhet ndihmu nje popull i shkelur

    me kete desha te tregoj se nuk jan vetem muslimanet qe dergojn ndihma per palestinen ndihma per palestinen dergojn njerz te ndryshem nga mbar bota

    zoti i shperbleft te gjith ata qe ndihmojn palestinezet muslimanet dhe mbar njerzit ne mbar boten , te udhezuarit inshalla zoti i fal dhe i shperblen me te gjitha te mirat ndersa te paudhezuarit inshalla zoti i udhezon ne rrugen e drejt dhe i shperblen me te gjitha te mirat ne ket bot dhe ne boten tjeter
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •