Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 75 prej 75
  1. #71
    Ishin hap disa tema ne kete forum rreth kesaj ngjarje dhe sinqerisht cdo teme qe klikon, vetem budallalliqe lexon. Se dija qe kemi aq shume zionista shqiptare qe jane perkrahes te dhunes dhe padrejtesise.
    Ne shqiptaret vete kemi vuajt si popull prandaj me len pershtypje kur lexoj se dikush perkrah Izraelin dhe sjell edhe himnen e tyre ne forum.
    E gjith bota e gjykon kete sulm e paskan mbet ca shqiptare te bejne tifozllek sikur behet fjale per kampion fudbolli dhe jo viktima njerzore.


    Sidoqofte, lus moderatoret se paku ne kete nenrubrike te na kursehen disa shkrime dhe ta aktivizojne fshesen e tyre.

    Selam

  2. #72
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga shalja1 Lexo Postimin
    shakagji inkuizitor qenke hahahaaaaaaaa
    Ty te pakten te dogji, se ka edhe te tjere qe u duket ide shume serioze.
    -

  3. #73

  4. #74
    Vullnetarët pro-Palestinë s rrëfejnë për momentet e tmerrshme gjatë sulmit izraelit
    Dëshmitarët okularë pohojnë se "ushtarët izraelitë kanë qëlluar në kokë disa prej udhëtarëve dhe njerëzit janë vrarë qëllimisht".

    Postuar më 03.06.2010 11:02:06 UTC
    Përditësuar më 03.06.2010 11:10:10 UTC



    Pas reagimeve që erdhën nga opinioni publik ndërkombëtar për sulmin kundër vullnetarëve në anijet që dërgonin ndihma humanitare në Gaza, Izraeli u detyrua të lërë të lirë aktivistët dhe vullnetarët.



    Vullnetarët e liruar kthehen në vendet e tyre në grupe.



    Ndërkohë vazhdon kurimi i dy personave që janë lënë në Izrael nën mbikëqyrjen e doktorëve për shkak të plagëve të mëdha që kanë marrë dhe nuk kishin mundësi të udhëtonin me avion.



    Dëshmitarët okularë pohojnë se "ushtarët izraelitë kanë qëlluar në kokë disa prej udhëtarëve dhe njerëzit janë vrarë qëllimisht".



    Pas vullnetarëve turq janë kthyer në vendin e tyre edhe aktivistët grekë, të cilin ndodheshin në anijet e sulmuara nga Izraeli dhe që transportonin ndihma për Gazën.



    35 vullnetarë u sollën me avion ushtarak në aeroportin ushtarak pranë kryeqytetit të vendit, Athinë.



    Vullnetarët u pritën me entuziazëm në aeroport dhe mësohet se 31 prej tyre ishin grekë, 3 francezë dhe 1 shtetas amerikan.



    Amerikani 64-vjeçar, Paul Larudee (Paul Larudi) tha se ushtarët izraelitë kishin ushtrua dhunë ndaj tyre dhe i kishin rrahur për egërsisht.



    Janë kthyer në vendin e tyre edhe 2 gazetarë bullgarë të liruar dje.



    Një prej gazetarëve bullgarë, Svetoslav Ivanov, tha se autoritetet izraelite i kishin lënë pa ngrënë për dy ditë, u kishin marrë të gjitha sendet private dhe kishin përjetuar një "tmerr të vërtetë".



    Ali Buhamd, një nga vullnetarët kuvajtianë që u lirua dje nga Izrali në prononcimin për AFP-në bëri deklarata rrëqethëse.



    "Pashë me sytë e mi se si ushtarët izraelitë goditën në kokë dhe vranë një turk. Ushtarët izraelitë braktisën në vdekje edhe një të plagosur tjetër turk, i cili po humbiste shumë gjak dhe kërkonte ndihmë",- u shpreh Buhamd.




    Kurse regjisori brazilian, Iara Lee de, që ndodhej në anijen "Mavi Marmara" tha: "Ne prisnim që të qëllonin në ajër ose ti godisnin njerëzit nga këmbët, por ata disa i qëlluan për vdekje në kokë".

  5. #75
    Reagime të forta nga parlamentarët gjermanë në anijen Marmaraja Blu
    Parlamentarët gjermanë të gjendur në anijen Marmaraja Blu, e cila u sulmua nga ana e Izraelit, u kthyen në vendin e tyre.

    Postuar më 03.06.2010 10:20:24 UTC
    Përditësuar më 03.06.2010 10:20:24 UTC

    Parlamentarët gjermanë të gjendur në anijen Marmaraja Blu, e cila u sulmua nga ana e Izraelit, u kthyen në vendin e tyre.

    Parlamentarët gjermanë e dënuan sulmin dhe folën për TRT-në në lidhje me përjetimet e tyre.

    2 nga parlamentarët gjermanë, Annette Groth dhe Inge Höger, ende nën tronditjen e atyre që përjetuan, deklaruan se u bënë pre e sjelljeve dhe praktikave çnjerëzore.

    Parlamentarët gjermanë tha se ushtarët izraelitë nuk u plotësuan as nevojat më minimale njerëzore.

    Parlamentarët gjermanë e quajtën sulmin e Izraelit, si një skandal dhe piratari ndërkombëtare dhe thanë gjithashtu se ndjenin një "ofendim dhe zemëratë të thellë ndaj Izraelit".

    Parlamentarët gjermanë tërhoqën gjithashtu vëmendjen edhe në blokadën e Gazës dhe bënë të ditur se duke e hequr këtë bllokadë, atje duhet që të sigurohet dërgimi i ndihmave humanitare.

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •