Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395

    Cili është roli dhe fati i Ilir Metës?

    Në këtë situatë të tensionuar të politikës Shqiptare, diku i fshehur, i pafokusuar, dhe i paanalizuar nga media dhe politika qëndron zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z. Ilir Meta.


    Duket vërtet e çuditshme që e gjithë media dhe vetë opozita janë fokusuar dhe ngarkojnë me përgjegjësi për zgjidhjen e krizën vetëm Sali Berishën. Po Ilir Meta, ai që e solli dhe e mban në jetë dhe pushtet këtë qeveri dhe këtë krizë politike, përse injorohet dhe anashkalohet si nga media ashtu edhe nga opozita?


    Diku në një shkrim të para disa muajsh titulluar "Berisha-Meta dhe Qeveria Badjava", kam theksuar se "koha do të tregojë se çfarë motivoi Metën për t'iu bashkuar Berishës. Nëse bashkpunimi i tyre është fryt i një pazari të ulët dhe të jashtligjshëm politik, atherë ne nuk duhet të presim asnjë ndryshim midis sjelljes së Metës dhe asaj të Berishës. Ata të dy do të jenë plotësues të njëri tjetrit, dhe derisa populli të arrijë t'i largojë nga pushteti, të dy do të jenë drejtues të një qeverisje badjava.


    Nga ana tjetër, nëse bashkpunimi i Metës me Berishën është thjesht rrezultat i një hakmarrje politike e të parit ndaj Ramës, atherë egzistojnë të gjitha gjasat që Meta t'i largohet Berishës dhe populli të zgjidh krizën aktuale përmes zgjedhjeve të parakohshme. Kjo do të bëhej edhe më e besueshme dhe realiste nëse tensioni politik do të përshkallëzohej në të ardhmen."


    Dhe ja ku jemi në mesin e një krize dhe kaosi politikë ku Ilir Meta nuk ka treguar dhe nuk po tregon asnjë shenjë sado të vogël pavarësie nga Sali Berisha. Bile çdo ditë që kalon e portretizon Metën si një sozi, adjutant, dhe zëdhënës i Berishës.


    Dhe kjo sjellje e Metës verteton dhe na bën të besojm fuqimisht se qeveria "Berisha 2" ishte fryt i një pazari të fshehtë antikushtetues midis Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ky pazar antiligjor konsistonte në dy pika kryesore: (1) Sali Berisha i garantonte Ilir Metës mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës, dhe (2) Ilir Meta i garantonte Sali Berishës mbështetje për një qeveri të re me kryeministër Sali Berishën.


    Për të plotësuar detyrimin e tij për Metën, për t'i dhuruar mandatin, Berisha manipuloi dhe vodhi votat në zonat periferike të qarkut Tiranë. Nga ana tjetër, Meta e plotësoi detyrimin e tij duke deklaruar menjëherë dhe vrullshëm bashkimin e tij me Berishën me qëllim që kjo lëvizje t'i jepte kurajo komisionerëve hajdutë në të gjitha instancat për të manipuluar votat në favor të Metës.


    Ky bashkim i menjëhershëm nxiti gjithashtu Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe Kolegjin Zgjedhor që të ndërmerrnin vendime antiligjore dhe antikushtetuese me besimin se çdogjë do të arkivohej ashtu siç ishte bërë me zgjedhjet e mëparshme. Këtu lindi kriza që po përjeton sot politika Shqiptare.


    Kjo marrveshje është virusi që ka shkaktuar këtë katrahurë dhe krizë politike të paprecedentë. Ndaj përveç Berishës, Ilir Meta duhet të mbahet përgjegjës kryesorë për situatën e krijuar. Ai është po aq fajtor sa edhe Berisha. Bile, është edhe për shkak të frikës së ç'nderimit politik të Metës, dhe rrjedhimisht të qeverisë, që Berisha nuk pranon transparencën dhe hapjen e kutive të zgjedhjeve të 28 Qershorit.


    Berisha, më shumë se çfarëdo gjë tjetër, i friksohet një rinumërimi të votave në qarkun e Tiranës pasi prej aty do të dilte që Meta nuk ka të fituar mandatin. Një Ilir Meta deputet jolegjitim e bën komplet qeverinë "Berisha 2" ilegjitime në sytë e Shqiptarëve.


    A iu kujtohet Ilir Meta që pretendonte se do të merrte 35 deputetë dhe do të bëhej kryeministër? A iu kujtohet Ilir Meta kur doli më 29 Qershor dhe akuzoi qeverinë dhe opozitën për manipulim të zgjedhjeve dhe vjedhje të mandateve të partisë së tij? Atherë përse nuk pranon dhe kërkon Meta që të hapen kutitë me qëllim që të gjejë ata 31 deputetë që i janë vjedhur?


    Nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të ishte idioteske dhe allogjike që Meta të refuzonte apo të ndalonte, siç po bënë aktualisht, transparencën dhe hapjen e kutive të votimit. Përmes hapjes së kutive, Meta do t'ju tregonte Shqiptarëve fuqinë reale të forcës së tij politike dhe do të rehabilitonte profilin e LSI në politikën Shqiptare.


    Nisur nga ky paradoks, reagimi i Metës kundër transparencës dhe mbështetja e pakufijshme që ai po i ofron Berishës tregon dhe vërteton qartë se Metës jo vetëm që nuk i janë vjedhur mandatet, por edhe mandati qe ai mban aktualisht është mandat i vjedhur përmes manipulimit të votave.

    Duke e analizuar profilin politik të Metës në konteksin e ngjarjeve politike që nga zgjedhjet e 28 Qershorit, ne arrijmë të dallojmë qartë përgjegjësinë që Meta mbanë për krijimin e këtij kaosi politik.

    Si i tillë, ai duhet të konsiderohet nga ana e medias dhe opozitës Socialiste i njëjtë me Sali Berishën. Socialistët, gjithashtu, duhet ta kuptojnë qartë që sjellja e Berishës nuk përbën ndonjë çudi për politikën Shqiptare. Deklarimet e tij nuk kanë ndryshim nga deklarimet që ai bënte në vitin 1996-1997.


    Sali Berisha ka dëshmuar se për pushtet është i gatshëm që të vendos Shqiptarin kundër Shqiptarit deri në fatalitet. Ishte ky Sali Berisha që betohej si president i vendit në një kohë kur Shqiptarët vriteshin me njëri tjetrin në vitin 1997. Ndaj mos prisni që po ky Berishë të bëjë transparencë apo të japë dorheqje pa sakrifica apo pa derdhur më parë gjakë Shqiptari.


    As mos pyesni se që nga buron kjo dëshirë e Berishës për ta çuar Shqipërinë në këtë pikë. Ajo është po aq intriguese sa edhe vetë ngjitja e tij e rrufeshme në "parinë" e politikës Shqiptare në fillimet e demokracisë.


    Por opozita duhet që kësaj radhe të mos ia japë Berishës kënaqësinë e të vënit të Shqiptarit kundër Shqiptarit. Opozita dhe media duhet të fokusohen tek Ilir Meta. Opozita duhet ta kërkojë zgjidhjen e situatës tek ai që e formuloi dhe i dha jetë kësaj katrahure politike dhe këtij përbindshi politik të quajtur Sali Berisha.


    Meta është i vetmi përson përgjegjës për zgjimin e kësaj "mumje" shkatërrimtare dhe krijimin e kësaj situate kaotike. Meta gjithashtu është i vetmi aktorë politik që mund ta zgjidh krizën politike pa shkaktuar kosto të larta për vendin.


    Opozita socialiste ka detyrimin politik të vërtetojë nëse Ilir Meta është i gatshëm ose jo, që ashtu si Berisha, të mbajë pushtetin me çdo mjetë, edhe nëse kjo do të kërkonte jetë dhe gjak Shqiptari. Populli, sidomos ai opozitar, ka të drejtën ta dijë këtë gjë pasi kjo do të shërbente si element vlerësimi në të ardhmen.

    Në vijimësi të kësaj analize, deklarata e disa ditëve më parë e ambasadorit të OSBE Robert Bosch rreth bisedimeve të fshehta PD-PS tregon se egzistojnë përpjekjet për të arritur një marveshje, edhe pse zgjidhja duket e largët.


    Një zgjidhje e tillë e ardhur përmes bisedimeve të fshehta PD-PS do të ishtë fatale për fatin politik të Ilir Metës dhe LSI. Meta do të ishte i fundit që do të pranonte një zgjidhje të krizës nga bisedimet e fshehta PD-PS. Në këtë rast, ai do të humbiste protagonizmin politik dhe do të shndërrohej në një fundërinë politike e tejpërdorur që nuk do t'i nevojitej më as Berishës dhe as Ramës.


    Fundi i Metës do të ishte edhe më i turpshëm nëse kjo marveshje do të arrihej pas shumë sakrificash dhe pasi vendi të kishte paguar një kosto të lartë (siç ndodh rëndom kur qeveris Berisha). Në këtë rast, Meta do të konsiderohej jo vetëm "kadavër" politike e pavlerë por ai do të merrte me vete edhe përgjegjësitë për krijimin e kësaj katrahure dhe për papërgjegjshmërinë e tij për ta zgjidhur krizën duke evituar kostot e larta dhe sakrificat.


    I ndodhur përpara kësaj situate, Meta do të konsideronte disa alternativa. Alternativa e parë do të ishte marrja e rolit të protagonistit në marveshje dhe të vendoste kushtet e tij si për Berishën ashtu edhe për Ramën me qëllim që LSI të mos dëmtohej politikisht. Kjo do të ishte e pamundur nëse njëra palë nuk do të pranonte këtë variant.


    Për shembull, nëse PS nuk do të pranonte bisedime trepalëshe (që janë edhe gjasat), atherë ky variant do të bëhej i pamundur. Në vazhdim, Meta do të preferonte një marveshje me Ramën dhe do të ofronte dorheqjen e tij nga qeveria Berisha para se një marveshje PD-PS të kristalizohej dhe implementohej. Ky mund të konsiderohet si varianti më i mundshëm aktualisht.


    Meta do të preferonte bashkpunim me Ramën nëse përfitimi i tij do të ishte më i madh sesa "përfitimi" që do të vinte nga marveshja PD-PS. Nga ana tjetër, Rama ka dy variante nga të cilët do të zgjidhte më të mirin.


    Ai do të preferonte bashkpunimin me Metën nëse përfitimi do të ishte më i madh sesa përfitimi nga marveshja me Berishën. Alternativa e tretë për Metën do të ishte të qëndronte larg bisedimeve duke shpresuar që Berisha do ta zgjidhte situatën sipas "mënyrave të tij". Kjo, ashtu siç u shpjegua më sipër, do të ishte vetvrasje politike për Metën.


    Por pavarësisht alternativës që do të zgjedhi Meta, është e padiskutueshme që ai mban mbi supet e tij përgjegjësi të madhe për kaosin politik që po përjeton Shqipëria. Përgjegjësia e tij është e njëjtë me përgjegjësinë e Berishës pasi Meta është ai që e solli dhe e mbanë në jetë këtë qeveri dhe këtë kryeministër. Mos shkoni shumë larg për të gjetur zgjidhjen.


    Mos e kërkoni zgjidhjet nga Berisha i krizave dhe marrive. Zgjidhja apo përshkallëzimi i krizës qëndron në duart e Ilir Metës. Nëse Meta zgjedh t'i mbajë "ison" Berishës, atherë ai do të dëshmojë në popull që ata nuk janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Opozita socialiste duhet ta testojë Metën në këtë prizëm me qëllim që elektorati i pavarur dhe i majtë të mos ketë në të ardhme hamëndësi rreth profilit politik të Metës në zgjedhjet e ardhshme.


    Kjo do të sillte konsolidim të elektoratit të majtë. Nëse Meta zgjedh rolin e protagonistit dhe i largohet Berishës, atherë Meta ka shanset për të përmirsuar imazhin politik të LSI dhe të ardhmen e tij(saj) politike. Nëse këto shanse nuk egzistojnë si rrjedhoj e pazareve të bëra në fshehtësi dhe rrugë antiligjore me Berishën, atherë Meta do të jetë duke pritur fundin e tij politik tamam si puna e akrepit i rrethuar nga zjarri.

    Bledar H.Prifti\Shekulli

  2. #2
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Ilir Meta me aktin qe kreu shkaktoi vetevrasje, pra I.Meta ka vdekur politikisht.
    Rjedhimisht si i tille (i vdekur) nuk ke se ç'diskuton me per te.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ilir Meta le te kendoje kengen e hereshme shqiptare

    Vare veten me litar O dino
    Bere pleqesi me barbar O dino
    Nuk peshon me ne kandar O dino
    E cnderove ate Skrapar O dino
    Albania Uber Alles

  4. #4
    Te njejtet sharravavites te shkarravines Shekulli, shfaqen dhe ketu ne forum dhe merren me "fatin" e metejshem te Ilir Metes!

    Behuni njerez me serioze o njerez!

    Ilir Meta eshte nje nder politikanet me te vjeter dhe ne kohen kur 99% e atyre qe quhen socialiste fshiheshin skutave ne vitet 1990-1992, ai bashke me disa djelmosha te tjere moren persiper nje barre te rende, per te krijuar eurosocializmin.

    Ishin nje grup nismetaresh, qe paten kurajon, guximin dhe besimin se Shqiperia kishte nevoje per nje te majte te re, per nje majte qe nuk kishte asgje te perbashket me enverizmin dhe per kete ata gjeten nje perkrahje tek te rinjte qe aspironin ide te tilla.

    Meta ne gjithe keto vite eshte rritur si politikan, ka krijuar formatin e tij, gje qe e ka rreshtuar ate ne lideret kryesore te politikes shqiptare.

    Meta per hir te se vertetes, ka ndikuar jo pak per ta afirmuar Ramen gjate kohes qe ai ishte kryeminister dhe ka qene ndihmesa e tij, permes fondeve qe u akorduan nga komuniteti nderkombetar pas luftes ne Kosove, qe Tirana te nderronte fytyre. Me ato donacione te konsiderueshme, shpesh dhe ne kurriz te zonave te tjera qe mbajten nje barre te madhe gjate asaj lufte sic ishte Kukesi dhe qe atij qyteti ju akorduan shume pak fonde ne krahasim me demet qe pesoi ne infrastrukture etj.

    Ne ato vite, Meta punoi bashke me Ramen, duke patur ne mendje nje enderr te tijen per t'u bere pse jo drejtues i PS, mirepo koha tregoi se Rama nuk ishte partner i denje dhe i ndershem, por nje perfitues i paturpshem i gjithe kesaj perkrahje ne emer te egos se vet, ego e mbetur ne tentative qe ne dhjetorin e vitit 1990.

    I fituari i simbiozes politike Meta-Rama eshte pikerisht ky i fundit, qe permes lejeve te ndertimit arriti te gjeje sponsore te denje per t'a pompuar ate si kreun e ardhshem te PS!

    Ketu nis beteja e paskrupullt e Rames dhe e sponsoreve te tij per te lare hesapet me Ilir Meten personalisht me LSI.

    Me para nisen te blihen kryetare te degeve te LSI ne rrethe dhe shkarravina ZP botonte te nesermen me tituj bombastike se kaq e aq anetare te X dege te LSI u anetaresuan ne PS!

    Akordet e viteve 2007-2008 te Rames me Berishen, qene ne te vertete akordet qe synuan varrosjen perfundimtare te Metes dhe te LSI, gje qe nuk rezultoi efektive ne zgjedhjet e 28 Qershorit 2009, kur LSI arriti te mbijetoje dhe ne menyre me se natyrshme te arrije nje koalicion paszgjedhor me PD, ne te mire te stabilitetit dhe te proceseve integruese.

    Ata qe nuk arriten te pushkatonin Meten politikisht dhe mbare LSI, qe pas konfirmimit te koalicionit me PD, nisen betejen e ndyre te mashtrimit te opinionit publik se gjoja Meta qe shkaktari qe ne humbem zgjedhjet!

    Ajo ne fakt ishte beteja e ndyre e Rames, per te shpetuar fundin e tij politik me cdo mjet, gje qe ka arritur perkohesisht ta beje, mirepo zgjedhjet e ardhshme lokale do ti japin vulen perfundimtare te deshtimit te tij te plote si tollumbace e boseve te lejeve te ndertimit dhe njekohesisht do te shenoje dhe fazen perfundimtare te rinovimit te PS.

    I humburi i madh do te jete Edi Rama!

  5. #5
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Meta ne gjithe keto vite eshte rritur si politikan, ka krijuar formatin e tij, gje qe e ka rreshtuar ate ne lideret kryesore te politikes shqiptare.



    Ata qe nuk arriten te pushkatonin Meten politikisht dhe mbare LSI, qe pas konfirmimit te koalicionit me PD, nisen betejen e ndyre te mashtrimit te opinionit publik se gjoja Meta qe shkaktari qe ne humbem zgjedhjet!

    Ajo ne fakt ishte beteja e ndyre e Rames, per te shpetuar fundin e tij politik me cdo mjet, gje qe ka arritur perkohesisht ta beje, mirepo zgjedhjet e ardhshme lokale do ti japin vulen perfundimtare te deshtimit te tij te plote si tollumbace e boseve te lejeve te ndertimit dhe njekohesisht do te shenoje dhe fazen perfundimtare te rinovimit te PS.

    I humburi i madh do te jete Edi Rama!
    Me vjen verte keq qe intuita jote po gabohet rende kesaj here.
    Mbase dikush donte ta "pushkatonte" Meten njeher e nje kohe por kete gje ja kurseu vet Meta me "vete vrasjen" qe beri.
    Meta sot edhe ne Skrapar te kandidoj nuk fiton asnje vote.
    Ky eshte realiteti i dashur DYDRINAS (mbase i hidhur per Ty por ky eshte)

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Me vjen verte keq qe intuita jote po gabohet rende kesaj here.
    Mbase dikush donte ta "pushkatonte" Meten njeher e nje kohe por kete gje ja kurseu vet Meta me "vete vrasjen" qe beri.
    Meta sot edhe ne Skrapar te kandidoj nuk fiton asnje vote.
    Ky eshte realiteti i dashur DYDRINAS (mbase i hidhur per Ty por ky eshte)
    Kjo ishte ne fakt dhe intuita e Rames, qe mendoi se e eleminoi Meten dhe LSI dhe se perfundimi ishte shume i hidhur per te!

    Meta i ka pozitat shume te forta, jo vetem ne Skrapar por anekend, sepse eshte nje politikan qe ka treguar se di te luaje!

    Meta ne kete rrugetim te gjate i la targen LSI PS dhe i hodhi tej edhe ca pengesa karrieristesh e dyfytyresh, qe sot po i perdor PS per marketing por qe neser edhe ajo do ti flake pa meshire ne kosh!

    Do te jete fundi i ketij viti dhe fillimi i vitit te ardhshem, qe do te tregojne forcen e vertete te LSI, force qe do te shporre Ramen dhe te gjithe oktapodin e korrupsionit ne Tirane!
    Do te jete forca e LSI qe do te cliroje PS nga kryetari i emeruar me sponsore!

    Ketu do te jemi e do te shihemi!

    Nuk ndertohet shteti me "elita" virtuale te tipit Rudina Seseri, Bledar Prifti, etj qe i perdor Rama dhe sponsoret e tij si makiazh!

    P.S. Te fala Zef Kallamit, tironsit te vjeter, Bardhi Tolabit e sa sa shkarravitese te shkarravines Shekulli.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 24-05-2010 më 15:25

  7. #7

    Bledar Prifti - anetar i "elites" virtuale te Rames.

    Bledar Prifti: Kryqëzata kundër Edi Ramës

    Të qëndrojë apo të ikë! Kjo është çështja mbi të cilën po përflitet kudo në politikë, media dhe popull, e kjo ka lidhje me qëndrimin apo jo të Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste . Ndërsa Socialistët presin ta zgjidhin këtë dilemë me anë të votës në një të ardhme të afërt, pjesa dërrmuese e klasës politike dhe bashkëpunëtorëve të saj dhe media, e kanë vendosur tashmë që Rama duhet të ikë jo vetëm nga drejtimi i PS-së, por edhe nga politika. Për këtë qëllim, këto grupime janë përfshirë në një fushatë aq të egër, sa i përafrohet një kryqëzate politike. Por ky shkrim nuk ka për qëllim të analizojë këtë kryqëzatë politike në vetvete. Ky shkrim ka për qëllim të analizojë produktin e "kryqëzatës antiRama" dhe se si kompozicioni i grupimit të "politikës së hienave" dhe intensiteti e natyra e sulmeve kundër kreut të PS-së, ndihmoi në krijimin e profilit të një lideri të shumëkërkuar brenda PS-së.
    Me pak fjalë, kryqëzata antiRama ka vetëm një produkt thelbësor: Edi Ramën, si të vetmin fitues dhe si udhëheqës (Lider) tashmë të konsoliduar në krye të PS-së. Për të analizuar këtë fenomen, ne duhet të theksojmë arsyet kryesore se përse kjo kryqëzatë i vuri si qëllim vetes largimin e Ramës jo vetëm nga kreu i PS-së, por edhe nga politika, dhe përse kjo kryqëzatë, në mënyrë të pavetëdijshme, konsolidoi profilin prej politikani lider të Edi Ramës në krye të PS-së.
    Së pari, një largim i mundshëm i Ramës nga kreu i PS-së, do të shkaktonte konfuzion, si brenda PS-së ashtu edhe përbrenda grupit parlamentar të saj. Në një situatë kur mazhoranca qeverisëse është e diskutueshme dhe stabiliteti i saj i pasigurt, konfuzioni brenda grupit parlamentar të PS-së do t'i jepte Berishës mundësi që, përmes pazareve, të blinte deputetë opozitarë. Ky është një fenomen që mund ta quajmë "fenomeni Berisha" i politikës shqiptare. Përmes kësaj strategjie, Berisha kërkon me çdo mjet krijimin e atij që shumë analistë e përkufizojnë si "grupi i gatshëm i Berishës". Përmes këtij "grupi të gatshëm", Berisha mund t'i bënte shantazhe LSI-së dhe pjesëtarëve të tjerë të koalicionit të ri qeverisës. Kjo gjë do t'i jepte Berishës pushtet për të dominuar në pazaret politike, për të përmbushur interesat e tij dhe për të siguruar një qeveri "Berisha" sa më afatgjatë. Padyshim, humbësit më të mëdhenj në një situate të tillë politike do të ishin PS-ja, LSI-ja dhe elektorati i majtë, kurse fituesi i padiskutueshëm do të ishte Berisha dhe e djathta.
    Arsyeja tjetër përse kërkohet largimi i Ramës, ka të bëjë me një strategji të hollësishme për të shkatërruar moralisht dhe politikisht PS-në dhe të majtën shqiptare në përgjithësi. Një largim i Ramës do të krijonte një PS të vitit 2005, e cila do të endej sa andej-këndej në kërkim të një lideri që do t'i sillte asaj besimin dhe fuqinë e duhur për të arritur suksese në përballjet e tjera elektorale. Gjithashtu, largimi i Ramës do të sillte përplasje të fuqishme brenda PS-së, që mund të degjeneronin deri në krijim grupimesh apo ndarje të tyre. Kjo situatë, gjithashtu, mund të fuste të majtën në një apati politike. Së treti, largimi i Ramës do të konsolidonte pozicionin e elitës së vjetër të pushtetit dhe do t'i jepte mundësi kësaj të fundit të promovonte dhe mbronte interesat e saj politike dhe ekonomike.
    Hyrja e fuqishme e Ramës në politike dhe mbështetja popullore që krijoi profilin e tij politik, kërcënoi dukshëm interesat politike dhe ekonomike të elitës së vjetër të pushtetit. Ky kërcënim u bë edhe më evident në përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë të Kuvendit dhe me demografinë që do të karakterizojë Kuvendin e ri. Mbrojtja më e mirë e status quo-së nga ana e elitës së vjetër, do të ishte eliminimi i Ramës, gjë që do të ishte fillimi i një kryqëzate mbi elitën e re dhe të brishtë, produkt i "fenomenit Rama" në të dy krahët e politikës shqiptare.
    Por, për ironi të fatit, kryqëzata antiRama, më shumë se një strategji për të larguar Ramën, ka shërbyer si një instrument për të promovuar dhe konsoliduar profilin e Ramës si një ushëheqës (Lider) absolut dhe i shumëkërkuar nga socialistët dhe e majta. Kryqëzata antiRama krijoi profilin e z. Rama si profilin e politikanit të vetëm që ngjall më shumë shpresë dhe sjell më shumë energji brenda PS-së dhe së majtës. Pavarësisht zërave ndryshe apo kundër brenda PS-së, Edi Rama shihet nga pjesa dërrmuese e socialistëve si udhëheqësi tradicional dhe inspirues që PS-ja ka qenë duke kërkuar, pas disfatës së 2005-ës dhe pas largimit të liderit të saj historik, z. Fatos Nano.
    Përplasjet e Ramës me elitën e vjetër të pushtetit në të dy krahët e politikës dhe mandatimi i tij nga socialistët në mënyrë plebishitare, i dha mundësi Ramës që të formohej jo vetëm si aktor, por edhe si faktor në arenën politike. Një përplasje politike me elitën e vjetër të pushtetit të dy krahëve të politikës dhe rezultati shumë i ngushtë në zgjedhjet e 28 qershorit, krijoi një ndjenjë admirimi për figurën politike të Ramës nga baza socialiste. Gjithashtu, përveç impaktit të kryqëzatës antiRama, duhet përmendur edhe fakti se qëndrimi i liderit historik të PS-së, z. Nano, fizikisht larg PS-së dhe përplasjet e tij me Ramën, ndikuan në promovimin dhe konsolidimin e profilit politik të Ramës në krye të PS-së.
    Si politikan, Rama zotëron të gjitha aftësitë për një retorikë politike aristoteliane. Ai zotëron pathosin, egosin, dhe logosin. Pathosin në atë që të transmetojë në popull një mesazh të qartë; Ethosin në atë që të tregojë një karakter të fortë prej politikani popullor; dhe Logosin në atë për të transmetuar në popull atë që është racionale dhe logjike. Duhet theksuar se mosardhja në pushtet e PS-së dhe së majtës nuk mund të kontradiktojë këto pretendime, pasi mosardhja e këtyre forcave politike në pushtet ishte e kondicionuar nga faktorë të tjerë politikë dhe ligjorë, që nuk janë objekt analize i këtij shkrimi.
    Gjithashtu, deklarimi i Ramës se "nuk jam politikan", do të konceptohej nga shumë studiues dhe psikologë si një thënie e dikujt që në të vërtetë është një politikan i mirëfilltë, veçanërisht në një kohë kur ky koncept sulmohet ose keqinterpretohet në ambientin politik. Nëse do të pretendohej se për shkak se Edi Rama tha që "unë nuk jam politikan", ai nuk është politikan, atëherë i bie që kushdo që të thotë "jam politikan!", të jetë politikan. Për të mbështetur argumentin tim, unë pyes: "A e pëlqen populli ynë politikën dhe klasën politike të këtyre 18 viteve demokraci?" JO dhe vetëm JO. Bile, ky popull e urren këtë politikë dhe këtë klasë politike të korruptuar, të degjeneruar, dhe, mbi të gjitha, të vjetruar. Duhet të kuptojmë se në kushtet ekonomike dhe politike të Shqipërisë sonë të dashur dhe në mes të korrupsionit e skamjes, të thuash "jam politikan" është TURP dhe ndjell neveri.
    Si përfundim, kryqëzata antiRama, në kundërshtim me qëllimin e saj, promovoi dhe konsolidoi profilin politik të z. Edi Rama si lider tradicional dhe i patjetërsueshëm i PS-së. Gjithashtu, posedimi nga ana e z. Rama i elementeve të retorikës politike, natyra e tij ambicioze dhe kureshtare, qëndrimi larg PS-së i ish-liderit historik, z. Nano dhe përplasjet me këtë të fundit, ndihmuan në formimin e profilit të Ramës si lider i PS-së. Parë nga ky këndvështrim, kryqëzata antiRama shërbeu si katalizator dhe promovues i profilit politik të Edi Ramës.


    Master në Shkencat Politike Florida, SHBA

    Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 24-05-2010 më 15:05

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    O dydrinas po mire xhanem qe po lavderoke nje poltikan te majte qe ju sherben komandantit.
    Po a keni izem e burreni e moral burri kur e keni share Ilir Meten per 7 breza dhe ju ka share pa meshire po per 7 breza tani i ferkoni krahet e ndani me te pushtetin?
    Thjesht per kuriozitet e kam.
    Kuptohet pyetja nuk te drejtohet ne menyre explicite po ne pergjithesi.
    Se dhe ta fusni ne pd pas zgjedhjeve te tjera se fusni dot se realisht ju prish pune.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 24-05-2010 më 15:19
    Albania Uber Alles

  9. #9
    leket-shpejt!-leket.. Maska e mi piace
    Anëtarësuar
    01-12-2009
    Vendndodhja
    durres
    Postime
    140
    CA ESHT KJO TEME MER SHOKU.....
    PSE NUK PYET NJERI SE CILI ESHT FATI I shqipetareve..?
    E SHKRUAJTA ME TE VOGLA, SE NDOSHTA BIE NE SY....
    nga frika, u bera trim...!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Fatin e shqiptareve e kane vete ne dore shqiptaret.
    Perderisa nje kokerr diktatori si Sali Berisha i cili disa here e ka djegur Shqiperine akoma ka plot perkrahes tregon qe sa primitiv eshte akoma publiku shqiptar dhe sa larg nga bota e qyteteruar eshte.
    Albania Uber Alles

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •