Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Këtej nga anët tona,kur dikush ja fuste kot fare muhabetit,i thoshin:"Po Pasho po"!
    Edhe sot e kësaj dite përdoret.

  2. #12
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Po Edvini a i ka share ndonjehere socialistet.........se mua me kujtohet qe i ka shajt nga para e nga prapa, cfar tju permbante.
    Mos i qani hallin kaloresit , pse i varen kembet.
    akoma ka plot perkrahes tregon qe sa primitiv eshte akoma publiku shqiptar dhe sa larg nga bota e qyteteruar eshte.
    me te vertete per kete i bej edhe une pyetje vetes. Si ka mundesi qe i besojne akoma Edvinit Gramozit Ngjeles etj.

    Ps. Zhuanito kur Gramozi i rucajve ikte me fustane, Iliri shkonte ne Tropoje ne mes te plumbave.

  3. #13
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Iliri eshte tregetar i zoti per Kompanine "LSI SHPK".
    Per politikan dhe aq me keq Minister i Jashtem eshte nje turp mbarekombetar.Nuk mund te kemi Minister te Jashtem nje njeri qe nuk di minimumi 2 gjuhe te Huaja dhe te kete mbaruar minimumi Master. Sepse kemi ministra dhe politikane te ketij kallepi ndaj mbetemi ne vend.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #14
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Iliri qe i pari qe kuptoi fundin e partise socialiste per njezet vjecarin e ardhshem.
    Me ate qe beri pas zgjedhjeve u konfirmua si politikani me i urte dhe i pjekur ne shqiperi.
    LSI do jete gjithmone aleate me te djathten tani.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Fati i Ilir Metes...Mot ne Big Brodher ne vend te Klodit...me nje ndryshim qe me vete te marre edhe floririn e vjedhur...

  6. #16
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    perse qani hallin Metes.?
    ai ja pati mendjen vehtes!
    Meta sot ne qeveri
    Rama shtrir brenda ne kuti!!

    Edi Rama s`esht askushi
    ka mbeshtet koken tek Gjinushi
    ish minister i diktatorit
    bashkpuntor i Xhelil Gjonit!

    Gramoz Rucin ne parlament!
    gjoja si nje derigjent
    ish minister ne diktature
    koha e tyre mos ardhte kurr!

  7. #17
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Fati i (pa)shkruar i LSI




    Ose replikë me shkrimin "Cili është roli dhe fati i Ilir Metës?" të Bledar H. Prifti


    Bledar i dashur! E lexova me shumë ëndje shkrimin tënd një numër më parë në gazetën "Shekulli". Nuk je ti i vetmi që mendon kështu. Si ti mendojnë edhe shumë të tjerë, që edhe pse nuk shkruajë nëpër gazeta si ne, kanë aftësinë dhe dëshirën për tu marrë me hallkën e rëndësishme të zinxhirit të sotëm pushtetar siç është LSI.


    Se çfarë do të bënte kjo parti dhe lideri i saj, pas ngjizjes së qeverisjes aktuale, realisht ditën e votimeve, në 28 qershor 2009, kanë pyetur shpesh, sidomos, deri pak ditë më parë, kur kulmoi protesta e opozitës me futjen në grevë të mbi 200 socialistëve, deputetë e aktivistë të saj.


    Dhe ndërsa të sfilitur nga mosngrënia ata përfundonin njëri pas tjetrit në pavijon, populli opozitar pyeste me zemëratë: "More po ky Ilir Meta çfarë pret xhanëm?", duke besuar naivisht se ai në shenjë proteste për sakrificën pa përgjigje, madje me provokime tallëse të PD-së, do ta flakte portofolin e ministrit të Jashtëm, do braktiste edhe mbledhjen e Organizatës së Konferencës Islamike për tu solidarizuar me grevën e urisë dhe për ta shembur nga brenda pushtetin e kundërshtuar që prej korrikut 2009.


    I nderuar Bledar, duke qenë afër dhe dëshmitar i disa gjërave, nuk jam dakord me ty në disa pika. Madje, që me rreshtin e parë, ku thua se z. Meta gjatë kohës së krizës ka qëndruar i fshehur, i pafokusuar, dhe i paanalizuar nga media dhe politika.

    Sigurisht, ai nuk mund të shkonte te çadra e grevës, por disa herë është prononcuar për formulën e zgjidhjes, me anë të dialogut, duke rekomanduar atë rrugë që mediatorët e PE dhe BE-së u shtruan në tavolinën e "Krokodilit" pak ditë më parë në Strasburg.


    Ai e provoi vetë fiks dy vite më parë, kur bashkë me disa kolegë të LSI-së dhe partive të vogla, protestoi, duke uzurpuar sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në një sakrificë që zgjati nëntë ditë dhe ishte kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, i cili penalizonte partitë e vogla, apo i vinte në të njëjtën pozitë me të mëdhatë.


    Duke bërë pak humor, do të thosha se Metës ende nuk i ka ikur ndjesia e grevës së urisë si mjet opozitar, ndryshe do të nxirrte sërish ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili, për të paralajmëruar ndonjë rrezik tjetër epidemie, siç bëri në nëntor 2009, me tubimin opozitar në sheshin "Skënderbej", kur u tall me rrezikun e epidemisë së gripit të derrit.


    Për ne që kemi punuar deri tre vite më parë me Ilir Metën qenia e tij si kryetar partie në spektrin politik shqiptar është një vlerë më shumë për vendin.

    Të ngresh një parti në 2004 dhe ta renditësh të tretën forcë politike brenda pak viteve nuk është aq e lehtë në politikën bipolare shqiptare. Por, gjithçka falë regjimit politik të zbatohej në seli, duke e konceptuar atë si një forcë të madhe politike, me degë, nëndegë, jo vetëm brenda, por edhe në diasporë, me prezantim të partisë në simotrat e majta europiane e të PSE, apo duke përdorur staturën e ish-kryeministrit në sjelljen me liderët botërorë.


    Duke përdorur fjalën, por edhe spektaklin. Duke punuar edhe me elektoratin, por edhe duke e pompuar atë, si me skenat masive të takimeve të KDK-së, apo tubimet elektorale në pallatin e Kongreseve apo në atë të Sportit, ku gjithçka tentonte te spektakli sesa te alternativë e politikës së re.


    A u shpërblye kjo në vota dhe mandate? Po dhe kjo ndodhi kur pati pazare. Në zgjedhjet vendore të 18 shkurtit 2007, LSI fitoi një pushtet vendor që nuk e kishte parë as në ëndërr.


    Bashki të mëdha, si ajo e Lushnjës apo Lezhës, disa dhjetëra komuna, apo qindra këshilltarë u bënë të LSI-së. Për të arritur aty nuk ishte e lehtë dhe publikisht kjo fitore nuk e kënaqi LSI-në, megjithëse PS-së së Edi Ramës iu desh të lëshonte shumë pushtet, madje të hynte në sherr edhe me aleatët e tjerë që si rëndom duan vetëm të të ndukin.


    Por ishte një trampolinë e fuqishme për më vonë, sfidën tjetër elektorale të zgjedhjeve parlamentare. Sepse duke fituar sa më shumë pushtet, që do të thotë fonde dhe vende pune për partinë dhe njerëzit e saj, ishe më i përgatitur për sfidën elektorale që kërkon, gjithnjë e më shumë fonde, shpenzime për mitingje dhe pse jo edhe për të blerë mbështetjen.


    Imagjino i dashur Bledar se çfarë kishte ndodhur në 28 qershor, kur si thua ti një parti që kishte premtuar 35 deputetë ende nuk kishte një mandat të konfirmuar, ndonëse kishte dalë në fushën e betejës elektorale si parti e madhe dhe që kishte trumbetuar se do të kishte ajo në dorë formimin e qeverisë së ardhshme.


    Dhe duke "shkrirë" gjithë pasurinë për të konkurruar denjësisht dhe me ambicie të pashoqe në një fushatë që nuk kish të ngopur me premtime, harxhime dhe harxhime.
    Para një partie që kishte lindur si opozitë dhe kishte funksionuar si e tillë për 5 vite, do të ishin edhe 4 vite të tjera, po ashtu.


    Në këto kushte u bë ajo që ti Bledar e quan antikushtetuese: konfirmimi i mandatit të Ilir Metës në qarkun e Tiranës dhe në këmbim garantimi i mbështetjes për një qeveri të re me kryeministër Sali Berishën.


    Duke marrë shkas nga zhvillimet e krizës aktuale politike dhe hapja e mundshme e kutive me materiale zgjedhore dhe ndoshta edhe atyre me fletët e votimit, ti i dashur Bledar kërkon të prekësh në sedër kryetarin e LSI-së, duke i kujtuar deklaratën e 29 qershorit kundër qeverisë dhe opozitës për manipulim të zgjedhjeve dhe vjedhje të mandateve të partisë së tij.


    Por, Z. Meta e di më mirë se të gjithë ne se çfarë partie ka ngritur në këto gjashtë vite dhe sa elektorat votues ka. Dhe nuk është e rastit që ai ishte iniciatori i grevës së urisë në prill 2008 kundër Kodit të ri Zgjedhor që ua vinte kufirin te thana partive të vogla, siç dhe e tregoi 28 qershori 2009. Ti thua se Meta është i vetmi person përgjegjës për krijimin e kësaj situate kaotike dhe i vetmi aktor politik që mund ta zgjidhë krizën politike pa shkaktuar kosto të larta për vendin.


    Gabim, i dashur Bledar, kur konkludon se zgjidhja apo përshkallëzimi i krizës qëndron në duart e Ilir Metës. Sepse, pikësëpari, Sali Berisha është bërë aq mjeshtër saqë nuk e ka të vështirë të blejë aq deputetë sa i duhen për të pasur shumicën e thjeshtë të kartonëve në Kuvend.


    Sepse, i dashur, mos harro se edhe Fatos Nano kur ishte kryeministër për herë të fundit, qeverisi si deshi edhe me zëvendësministra. Dhe sepse, dhe më e rëndësishmja: në duart e Ilir Metës është një copë e madhe pushteti që nuk mund të lihet ashtu si thua ti. "..


    Dhe për kë? - do të pyesnin në LSI-në e Metës? Për t'u bërë qejfin milionerëve të PS-së, siç etiketojnë jo pa smirë disa prej pasunarëve që Edi Rama vuri në listën e deputetëve në zgjedhjet e 28 qershorit?..".


    Madje, ky është një shkak më shumë. Për t'i qëndruar sa më afër pushtetit që ua ka lënë në "përdorim" Sali Berisha. Por gjithnjë duke i "markuar" nga afër, sepse mosbesimi është i madh.


    Partia e z. Meta tani, i dashur Bledar, ka në dorë shërbime dhe asete të paçmuara. Ndaj, në krye janë njerëzit më të besuar të partisë. Jo se kanë integritet personal dhe profesional, por sepse janë njerëzit e duhur, në vendet e duhura dhe në kohën e duhur.


    Po të mos ishte kështu, bie fjala Dritan Prifti, i diplomuar për anglisht dhe që ka studiuar në Harvard, po aq sa ne që kemi qenë atje falë fondacionit "Kokkalis", qoftë edhe duke pasur parasysh se në çfarë krize e futi vendin 10 vite më parë kur ishte drejtor i KESH-it, nuk do të guxonte të merrte përsipër një detyrë të lidhur me kilovatë dhe me një akuzë që u tha se përfundoi në zyrën e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Arben Rakipi, 9 vite më parë.


    Z. Meta nuk është i pari që përfiton nga parimi i pashkruar "qeveria bën partinë", madje është ndër të fundit. Gjithkush që ka pasur pushtetin e ka bërë këtë dhe më së miri duke i shndërruar institucionet tona qendrore deri te agjencitë periferike në celula partiake.


    Ndaj dhe duke pasur parasysh këtë dhe duke e njohur paksa LSI-në, i dashur Bledar, jo pa hidhërim të them se profecia jote me akrepin që vret veten i rrethuar nga zjarri, me të cilën mbyllje analizën, nuk do të bëhet realitet.


    Përkundrazi. Z. Meta do t'i mbesin po aq mbështetës sa ka pasur, të punësuar dhe familjarë të të punësuarve në celulat e LSI-së në shtet. Duke i lënë liderit të LSI-së pozitën e atij që para zgjedhjeve të shkuara si "kingmaker".


    Ndoshta jo si ajo e Nick Clegg, kingmaker-it të qeverisë së re britanike, në postin e zëvendëskryeministrit, për të cilin gazeta "Indipendent" thotë: "bën përpjekjen e tij për vend në histori", por si një "kingmaker" shqiptar që bën historinë e vet dhe të njerëzve që e mbështesin.

    Arben Rrozhani/Shekulli

  8. #18
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Jooo,nuk jam dakord me kete etiketim,jo per gje po e kam patriot legenin.Megjithate nje gje e shte e sigurt.Zoti Meta nuk ka me te drejte morale t'i kerkoje voten elektoratit te tij,pavarsisht lajkave te servileve dhe te atyre qe deri dje e shanin ndersa sot e levdojne..Jam i bindur se po punon fort te vere ca leke menjane sepse e di qe nuk do i vije me zogu ne dore.Institucionin e zyres se punes e ka zevendesuar zonja Monika dhe nje vend pune ne administrate varion nga 500-200 mije leke te reja,neper dogana po e njejta gje vetem se mbeshtetesit jane lene pas dore dhe jane zevendesuar me mercenare te cilet dorezojne taksen mujore ne kasat e LSI-se..

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2009
    Postime
    160
    Ilir Meta eshte personifikim i te ardhmes Shqiptare (asaj Politikane)

    Ne 1990 ka qene Student ne Vitin III - pra ishte padyshim i pjekur, i formuar dhe per me teper i paperlyer.

    Shume shpresonin se ishte i drejte dhe Atdhedashes ...

    Me zikzaket e forta politike tregoi se ne Shqiperi nuk ka me qellime te larta, patriotizem, drejtesi, moral politik etj etj

    Feja e Politikaneve tane, eshte .... Karrigia

  10. #20
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Te zvarrise, per te mos u rrezuar!
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •