Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Eshte interesant te lexosh komentet e shqiptareve qe nuk njohin abc-ne e politikes. Politikan nuk te ben emri apo kostumi, apo sa para ke ne banke, apo sa i zgjuar je, apo sa gjuhe te huaja di. Politikan te ben vota e shqiptareve qe te japin ne diten e mbajtjes se zgjedhjeve. Pra politikan te ben votebesimi i elektoratit jo vetem per personin tend publik, por edhe per politikat dhe programet qe u ofron elektoratit. Pare nga ky kendveshtrim, Ilir Meta dhe partia qe ai drejton, LSI jane forca e trete me e madhe politike ne vend, pasi ne diten e zgjedhjeve mori me shume vota se 100 partite e tjera te vogla. Dhe per ne nje vend si Shqiperia ku dominojne dy parti politike, PD dhe PS, dalja ne skene e LSI dhe arritja e marrjes se nje perqindje te konsiderueshme votash e mandatesh ne dy zgjedhjet e fundit te mbajtura ne vend, mund te themi qe LSI eshte i vetmi formacion politik ne vend qe meriton vemendje si nje alternative e trete. Persa i perket personit te liderit te kesaj partie, Ilir Metes, ai ka te drejte qe te dali para te gjithe deputeteve te parlamentit shqiptar dhe tu thote me plot goje: nese ju jeni sot deputete fale mbeshtetjes se liderve te dy partive me te medha ne vend, PD dhe PS, Berisha e Rama, une jam sot deputet fale mbeshtetjes se marre nga elektorati im. Ilir Meta nuk ia ka borxh mandatin apo kapitalin politik te fituar ne zgjedhje, as Berishes e as Rames, as PD-se e as PS-se. Asnje prej atyre deputeteve te tjere ne salle nuk mund te thote te njejten gje.

    Suksesi i dyte i Ilir Metes eshte sigurimi i pushtetit, hyrja ne koalicion qeverises me PD, diktuar nga rezultati i zgjedhjeve dhe ajo qe ndodhi para, gjate dhe pas zgjedhjeve. Arsyet perse Ilir Meta hyri ne koalicion me Berishen jane dy:

    1. Rezultati i zgjedhjeve e diktonte koalicionin pasi asnje koalicion nuk mori shumicen absolute per te krijuar qeverine vete.
    2. Menyra se si PS dhe lideri i saj Rama u soll para zgjedhjeve, gjate zgjedhjeve, dhe pas zgjedhjeve ndaj partive te vogla te majta, dhe ne menyre te vecante LSI.

    Rezultati i ngushte i zgjedhjeve te qershorit 2009, diktonte hyrjen e LSI ne koalicion qeverises, per te arritur numrin e duhur te votave ne parlament, per te mbeshtetur qeverine e re. Kete nuk e zgjodhi Berisha apo Meta, te cilet para zgjedhjeve as nuk e mendonin qe nje koalicion i tille te ishte i mundur, kete e diktoi vota e shqiptareve. Ishte sovrani popull ai qe votoi ne menyren se si votoi, duke e bere te qarte qe nese Shqiperia do te kishte nje qeveri te re te qendrueshme, kjo do te realizohej vetem nese koalicioni i djathte i Berishes, do te merrte edhe mbeshtetjen e nje partie te majte si LSI.

    Kryetari i LSI, Ilir Meta, hyri ne koalicion me Berishen duke i bere nje nder te madh vendit. Nese Meta nuk do te kish hyre ne parlament, vendi do te humbiste stabilitetin politik, cdo qeveri qe do te krijohej do te ishte e paqendrueshme, dhe aspiratat e vendit per integrimin evropian do te demtoheshin ndjeshem. Bashkimi Evropian nuk mund te pranoje ne gjirin e tij nje shtet qe nuk gezon stabilitetin e duhur politik. Kurse hyrja e nje partie te majte si LSI ne koalicion me PD duke krijuar "qeverine e integrimit evropian", deshmon per opinionin publik vendas dhe te huaj se politika shqiptare ka arritur pjekurine e duhur: dy liderat e dy grupimeve politike ne opozite me njera-tjetren, e gjejne gjuhen e perbashket e krijojne nje koalicion qeverises per hir te stabilitetit te vendit dhe per hir te rruges se nisur te integrimit te plote evropian.

    Arsyeja tjeter qe e shtyu Ilir Meten ne krahet e Berishes eshte sjellja e PS dhe liderit Rama ndaj tij dhe LSI. Shume nga pseudo-analistet e shtypit shqiptar harrojne qe Berisha ia la ne dore kundershtarit te tij politik Edvin Rama, perpilimin e ligjit te ri zgjedhor. Berisha e beri kete sakrifice pasi nuk deshironte qe PS te bojkonte zgjedhjet, duke mos marre pjese fare ne te. Mbajtja e zgjedhjeve te lira e te ndershme ishte parakushti evropian per integrimin, dhe kjo ishte sakrifica politike qe Berisha beri si kreu i mazhorances. Edvin Rama e shkruajti vete ligjin elektoral, ashtu sic e pa te udhes vete dhe sipas interesave te tij dhe partise se tij politike. Nje nga risite e ketij ligji te ri elektoral ishte rritja e pragut elektoral per perfaqesim ne Kuvend, qe kish per qellim qe te minimizonte mandatet e partive te vogla si LSI. LSI dhe shume parti te tjera te vogla politike ne Shqiperi e denoncuan hapur kete ligj elektoral qe Rama shkruajti, pasi binte ndesh me interesat e tyre politike. Minimizonte voten e elektoratit te tyre. Rama dhe Berisha e kalojne ligjin e ri elektoral ne parlament me votat e te dyja paleve, por me protesten e hapur te deputeteve te partive te vogla. Goditja tjeter e atij ligji kishte te bente me transparencen e zgjedhjeve, duke i mohuar partive te vogla perfaqesimin me komisionere ne qendrat e votimeve. Vetem komisioneret e PD dhe PS mund te ishin prezent ne qendrat e votimeve, duke i hequr te drejten kushtetuese partive te vogla politike te perfaqesimit ne keto komisione.

    Por a ishte kodi i ri elektoral goditja e vetme qe socialistet i dhane LSI dhe Rames? Shantazhi ndaj kandidateve te LSI ndaj fushates u rrit ndjeshem, aqsa ne nje moment gjate fushates, vete Rama i hoqi dorashkat e tha hapur se: "Nje vote per Meten dhe per LSI eshte nje vote per Berishen". Duke e polarizuar jashte mase elektoratin e majte socialist dhe lsi-st. Por ajo qe i vuri kupen maskarades socialiste ndaj LSI dhe kandidateve te saj ishte ajo qe ndodhi gjate procesit te numerimit te votave. Komisioneret socialiste, kishin marre urdher nga eproret e tyre qe te benin cdo perpjekje per te numeruar votat e hedhura per partite e vogla te majta, si LSI, si vota per PS. Kjo u duk hapur ne zona tradicionale te majta si qyteti i Fierit, ku LSI gezon edhe mbeshtetjen me te madhe. Kandidati i LSI ne kete zone, Dritan Prifti, ishte i pari qe denoncoi kete skenar te socialisteve pasi votat e hedhura per te komisioneret socialiste po i numeronin si vota per PS. Por duke qene se LSI nuk kish komisionere ne keto qendra, te vetmit qe mund te nderhynin per te ruajtur integritetin e votes ishin komisioneret e PD. Prifti e Meta kontaktojne direkt me kreun e PD qe te ndihmoje e garantoje me ane te komisionereve te vete ne Fier, qe votat e hedhur per LSI te shkojne per kete parti e jo per PS. Berisha iu pergjigj pozitivish kerkeses legjitime te krereve te LSI.

    LSI nuk ishte e vetmia parti e vogel qe doli me akuza vjedhje votash ndaj PS. Te gjitha partite e majta apo ne koalicion me PS bene te njejtat akuza publike ndaj PS dhe lidershipit te saj. Per here te pare ne historine e pluralizmit shqiptar, akuzat per vjedhje votash ne diten e zgjedhjeve nuk behen ndaj partise ne pushtet, por behen ndaj partise ne opozite! Dhe me e bukura ishte se partite qe humben me shume vota e mandate nga kjo vjedhje e paturpshme e votave, ishin partite e vogla te majta.


    - Si ka ndikuar hyrja e LSI ne koalicion qeverises ne politiken shqiptare?


    Se pari, hyrja e LSI ne qeveri me Berishen ka institucionalizuar divorcin brenda te majtes. PS dhe LSI nuk jane me parti-si-motra, jane parti ne opozite me njera-tjetren per votat e elektoratit te majte. Berisha mori nje risk te madh politik duke i lejuar PS te shkruaje ligjin elektoral sipas qejfit, dhe kjo u reflektua ne rezultatin e zgjedhjeve. Por nga ana tjeter, duke i lene ne dore Rames te shkruaje ate ligj elektoral, Rama e perdori kete mundesi jo per te bashkuar te majten e fragmentizuar, por e perdori per te shkaterruar Ilir Meten dhe LSI. Pra ata njerez qe bejne me faj Ilir Meten per ndarjen e se majtes, gishtin e fajit duhet ta drejtojne ndaj PS dhe liderit te saj Rama.

    Avantazhi i dyte i madh i Metes tani qe ai eshte ne pushtet eshte se ai ka kuptuar qe partia politike qe ai drejton eshte guri vendimtar balancues i peshores politike ne vend. PD dhe PS nuk mund te qeverisin dot pa votat e LSI, pasi asnje parti politike nuk gezon shumicen absolute te votave te shqiptareve. Kjo i jep LSI dhe Metes nje status te vecante: ata do te jene pjese e cdo qeverie pavaresisht nese PD apo PS fiton shumicen e mandateve te kuvendit te Shqiperise.

    Avantazhi i trete i Metes krahasimisht me PS eshte se cdo sukses i qeverise se integrimit, eshte edhe sukses i LSI perpara elektoratit te majte. Maskarada qe Rama dhe PS po bejne prej nje viti ne Shqiperi, vetem sa po e zgjeron elektoratin e majte qe eshte zhgenjyer nga Rama dhe lidershipi i tij. Ne zgjedhjet e ardhmshme, keta do te jene me te prirur per te votojne per Ramen dhe jo per Ramen. Dhe duke qene se Rama ka larguar nga lidershipi i PS nje numer te madh intelektualesh te nderuar qe kane dhene kontribut ne kete parti ne dekada, heret apo vone keta do te gjejne nje strehe te re politike ne LSI: Edvin Rama u ofron politiken e rruges, Ilir Meta u ofron politiken institucionale qe garanton edhe pushtetin.

    Ilir Meta nuk e tradhetoi te majten shqiptare, perkundrazi, aktualisht ai eshte i vetmi politikan i majte me maturine e duhur politike per tu marre seriozisht, si nga elektorati i majte ne vend, edhe nga faktori nderkombetar. Armiku me i madh i se majtes eshte njeriu qe ata kane ne krye te kesaj partie qe beri te mundur edhe futjen e Metes ne koalicionin qeverises se Berishes.

    Albo

  2. #22
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ilir Meta nuk e tradhetoi te majten shqiptare, perkundrazi, aktualisht ai eshte i vetmi politikan i majte me maturine e duhur politike per tu marre seriozisht, si nga elektorati i majte ne vend, edhe nga faktori nderkombetar. Armiku me i madh i se majtes eshte njeriu qe ata kane ne krye te kesaj partie qe beri te mundur edhe futjen e Metes ne koalicionin qeverises se Berishes.

    Albo
    Ilir Meta tradhetoi veten dhe elektoratin e tij pasi beri koalicion me nje njeri te cilin gjate fushates e cilesoi si kriminel.Te gjithe i kemi te fresketa ne memorien tone akuzat e dala nga goja e tij ne adrese te liderit te PD-se.Eshte e pamundur per nje logjike normale qe Sali Gerdeci te shnderrohet brenda 24 oreve ne engjellin Sali!Politika nuk mund te jete kaq paturpesisht e shkeputur nga morali..Si mund ta quajme ndryshe premtimin e Metes ndaj elektoratit te tij,se vota jone do te sherbente per te larguar Berishen nga pushteti,pervecse mashtrim te paster?
    Bota i njeh te tilla koalicione por jo te krijuara me metoda kaq banale.Ish kryeministri i Anglise,dicka pas kuintave tha,dhe humbi jashtezakonisht shume nga popullariteti i tij,duke humbur edhe zgjedhjet,jo me te genjente kaq hapur elektoratin qe e kishin perzene,jo nga politika,por nga ishulli me ceremoni...

  3. #23
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Ilir Meta nuk e tradhetoi te majten shqiptare, perkundrazi, aktualisht ai eshte i vetmi politikan i majte me maturine e duhur politike per tu marre seriozisht, si nga elektorati i majte ne vend, edhe nga faktori nderkombetar. Armiku me i madh i se majtes eshte njeriu qe ata kane ne krye te kesaj partie qe beri te mundur edhe futjen e Metes ne koalicionin qeverises se Berishes.

    Albo
    Kete kam degjuar te thote edhe Sali Berisha per LSI, per Saliun e vetmja e majte eshte LSI (endra jane, ben vaki edhe dalin)
    Se sa pesh ka LSI ne elektoratin shqiptar kete do ta shohim ne zgjedhjet e ardheshme.
    Mereni veten me te mire edhe per ca kohe.

  4. #24
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Avantazhi i dyte i madh i Metes tani qe ai eshte ne pushtet eshte se ai ka kuptuar qe partia politike qe ai drejton eshte guri vendimtar balancues i peshores politike ne vend. PD dhe PS nuk mund te qeverisin dot pa votat e LSI, pasi asnje parti politike nuk gezon shumicen absolute te votave te shqiptareve. Kjo i jep LSI dhe Metes nje status te vecante: ata do te jene pjese e cdo qeverie pavaresisht nese PD apo PS fiton shumicen e mandateve te kuvendit te Shqiperise.
    Nuk mendon se keshtu mund te shnderrohet ne nje parti parazitare sepse i bie qe te jete gjithmone ne pushtet dhe kjo nuk eshte e shendetshme per nje parti politike?Per me teper do te duhej te kishte edhe nje elektorat stabel...elektoratin e saj e humbi dhe nuk besoj se Berisha do te tregohet aq dashamires sa t'i fale pjese nga elektorati i tij..vetem nese eshte dashuri shume e zjarrte kjo mes tyre qe t'i fale aq shume por nuk ma do mendja se Berisha e ka per zakon t'i haje partneret politike,njesoj si vejusha e zeze...

  5. #25
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    LSI, një antemortem


    Replikë me shkrimin "Fati i (pa)shkruar i LSI" të Arben Rrozhanit

    Në shkrimin e tij "Fati i (pa)shkruar i LSI" të botuar para disa ditësh, Z. Rrozhani tentonte të hidhte poshtë disa nga argumentet dhe pretendimet e mia të shprehura në shkrimin "Cili Është Roli dhe Fati i Ilir Metës?".


    Edhe pse shkrimet kanë disa pika të përbashkëta, në thelb ata janë të kundërt nga njëri-tjetrin. Qëllimi i këtij shkrimi është që të vërtetojë se argumentet e paraqitura nga Rrozhani për të kundërshtuar pikëpamjet e mia mbështeten mbi premisa false, duke e bërë edhe përfundimin të papranueshëm.


    Si fillim, në shkrimin "Cili Është Roli dhe Fati i Ilir Metës?", unë pretendojë se opozita socialiste duhet të presojë dhe sulmojë Ilir Metën dhe LSI për dy arsye kryesore: (1) presioni dhe sulmet kundër Metës mund ta detyrojnë Metën që të ushtrojë presion mbi Sali Berishën për të zgjidhur krizën, përmes se cilës opozita do të fitonte të drejtat e saj; dhe


    (2) nëse Meta nuk do të reagonte, atëherë opozita socialiste do të arrinte ta portretizonte Metën si sozi të Berishës, duke bërë të mundur konsolidimin dhe rreshtimin e elektoratit të majtë dhe të pavarur (por që janë kundër Berishës) rreth PS në zgjedhjet e ardhshme. Në vazhdim, unë paraqes tre strategji kryesore që mund të ndjekë Ilir Meta:


    (1) të marrë rolin e protagonistit, nëse do të pranohej nga Berisha ose Rama, për të zgjidhur krizën, me qëllim që të lartësonte profilin dhe impaktin politik të LSI në elektorat,


    (2) të bashkëpunonte me opozitën socialiste, me qëllim që të evitonte "mbytjen" në të njëjtën "varkë" me Berishën dhe të rikuperonte terren politik në popull, sidomos në elektoratin e majtë, dhe (3) të qëndronte asnjanës duke pritur fundin e përplasjes Berisha-Rama, nga ku një fitore e Ramës do ta shndërronte Metën në kadavër politike kurse një fitore e Berishës do ta shndërronte atë në një sozi të tij (edhe barazimi mes Ramës dhe Berishës do të ishte humbje për Metën).


    Siç duket qartë, ky shkrim nuk ka pasur për qëllim që të apelojë në ndërgjegjen apo "të prekë në sedër" Ilir Metën, si pretendon Rrozhani.


    Gjithashtu, ky shkrim nuk orvatet të paraqesë LSI thjesht si "shpëtimtare" të opozitës, por si një shpëtimtare të vetvetes. Ky shkrim paraqet një analizë që bazohet në zgjedhjet racionale të aktorëve politikë.


    Situata e ka sjellë që interesat e opozitës socialiste dhe ato të LSI të konvergojnë. Do të ishte absurde të pretendohej që LSI nuk do të ndiqte një strategji fitimprurëse me pretendimin se përmes kësaj strategjie do të përfitonte edhe opozita.


    Që në fillim të artikullit të tij, Rrozhani tenton të hedh poshtë argumentin tim, i cili thekson se Meta është "i fshehur, i pafokusuar, dhe i paanalizuar nga media dhe politika" në këtë situatë të rëndë politike.


    Por në vend që të hedh poshtë argumentin tim, Rrozhani e përforcon atë kur deklaron se gjatë gjithë kësaj kohe Meta ka qenë aktiv duke përgatitur në prapaskenë një marrëveshje të fshehtë me PE dhe BE, e cila nuk u pranua nga Berisha.


    Kjo orvatje nuk bën gjë tjetër, por mbështet hipotezën time (strategjia "1") që thekson se Meta duhet të marrë rolin e protagonistit. Por siç u pa qartë, Berisha, nuk e pranoi protagonizmin e Metës, pasi humbiste prej tij.


    Të njëjtën gjë do të bënte edhe Rama nëse do të dilte humbës nga marrëveshja dhe protagonizmi i Metës. Në vazhdim të kësaj pike, do të ishte qesharake nëse do të konsideronim Metën "të kudondodhur", "të fokusuar", dhe "të analizuar" nga media dhe politika në një kohë kur deklaratat e tij bëheshin "njëherë në hënëz", dhe duke mos thënë asgjë tjetër ndryshe nga të tjerët (duke përsëritur shprehjen "duhet dialog").


    Në vazhdim, Rrozhani pretendon se të punuarit me Metën deri tre vjet më parë e ka bërë atë të kuptojë se qenia e Metës kryetar i LSI është "një vlerë më shumë" për vendin dhe se ai arriti që për pak vite ta bëjë LSI një forcë të tretë politike. Pretendimi i parë nuk mbart në vetvete asgjë konkrete, por është një vlerësim personal dhe afektiv. Kurse pretendimi i dytë mbart shumë variable që Rrozhani i ka injoruar.


    Ai injoron faktin se ishin politikat e gabuara dhe të korruptuara të Nanos ato që jo vetëm mundësuan krijimin e LSI si alternativë e besueshme socialiste, por edhe riciklimin e Sali Berishës në politikë. Fatos Nano ua hoqi Shqiptarëve mendjen nga "dhimjet e kokës" (diktatura) dhe ua fokusoi atë tek "dhimbja e trupit" (korrupsioni).


    Po ashtu, si e shpjegon Rrozhani, largimin nga LSI të themeluesve të saj si Sabit Brokaj, Fatos Klosi, Pëllumb Xhufi, Ndre Legisi, Musfafa Muçi, etc? A mos vallë LSI-ja e Metës po i shëmbëllen PD-së së Berishës?


    Më surprizuese është insinuata e Rrozhanit se të qëndruarit e LSI për më se pesë vjet në opozitë e detyroi Metën të futej në pazare me Berishën. Së pari, LSI nuk ka qenë në opozitë të mirëfilltë, pasi mbështetësit dhe bizneset e mbështetësve të LSI lulëzuan gjatë qeverisjes Berisha. Bile ka indikacione të forta që Berisha e ka financuar LSI për të shkaktuar humbjen e dytë të së majtës.


    Pazari i 4 korrikut e bëri edhe më të besueshëm skenarin se LSI është fryt i një marrëveshje të fshehtë Berisha-Meta për të larguar Nanon në 2005-ën dhe Edi Ramën në 2009-ën. Ndryshe, si ka mundësi që në zgjedhjet e 2009-ës, LSI shquhej për një fushatë me shumë shpenzime? Ku u gjetën gjithë ato lekë?


    Gjithashtu, fajësimi që unë i bëj Metës në lidhje me krizën politike nuk ka të bëjë me aftësinë e Berishës për të blerë deputetë. Mbase Rrozhani insinuon përsëri për një kalim të mundshëm të Dritan Priftit në radhët e PD-së, pasi ky i fundit ka debatuar dhe nuk ka më kontakte aktualisht me Metën. Impakti që do të kishte largimi i Metës nga qeveria Berisha nuk do të ishte thjesht numerik, por edhe politik.


    Largimi i Metës do të delegjitimonte përfundimisht qeverinë Berisha në sytë e popullit dhe të ndërkombëtarëve. Aftësia e Berishës për të blerë deputetë nuk mund të kondiciononte lëvizjet e Metës dhe as nuk mund të justifikohej me faktin se Fatos Nano qeverisi me zëvendësministra.


    Ajo është komplet jashtë kontekstit të situatës së sotme politike.
    Për më shumë, Rrozhani deklaron se drejtimi i suksesshëm i LSI nga Meta bëri të mundur që LSI të përfitojë politikisht përmes pazareve. Por, si shpjegohet që LSI u katandis me 3(tre) deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit, pasi biem dakord që mandati i Metës mund të jetë antiligjor dhe i pavlefshëm politikisht?


    Si mund ta shpjegoj dështimi i 28 qershorit pretendimin e Rrozhanit se "Ilir Meta e njeh mirë partinë që ka ngritur"? A mund të ngrinte Ilir Meta një parti pa mbështetjen e Sabit Brokajt, Fatos Klosit, Pëllumb Xhufit, Ndre Legisit, Musfafa Muçit, e të tjerëve? A do të mundet LSI të jetë e njëjta në të ardhmen edhe pa themeluesit e saj që janë larguar tashmë? Cili është trendi i LSI në zgjedhjet e mëvonshme?


    Në kundërshtim me pretendimin tim, Rrozhani pretendon se fuqia politike e Metës dhe LSI në të ardhme do të ngelet e njëjtë për shkak se ata zotërojnë "asete të (pa)çmuara" dhe sepse posedojnë njerëz besnik të "duhur, në vendet e duhura dhe në kohën e duhur". Nuk mund të kuptohet se si Rrozhani ka dalë në përfundimin "e duhur", nëse mund të quhet i tillë.


    Për çka më sipër, ai i përmbledh të gjitha tek parimi "qeveria bën partinë". Ky parim presupozon se të pasurit e pushtetit do të thotë punësim për anëtarët e partisë dhe familjarëve të tyre, të cilët në shkëmbim do të japin votat dhe mbështetjen e tyre për riciklimin e pushtetit.


    Por, a funksionon ky parim? Mos vallë Rrozhani ka lënë jashtë analize një sërë faktorësh të tjerë? A mundet të ketë sukses politik një parti pa identitet dhe që mbështetet vetëm nga të punësuarit e saj?


    Si mundet të mbështetet një parti tek të punësuarit në shtet në një kohë kur punët e shtetit sa do vijnë dhe do të pakësohen, si rrjedhojë e privatizimeve dhe nevojës për të reduktuar shpenzimet në sektorin shtetëror? Si do t'i bëhet me përplasjet që do të ndodhin midis militantëve të LSI-së që do të pretendojnë për vende pune?


    Nëse LSI ka 20 militantë dhe ofron 5(pesë) vende pune, në të vërtetë ajo nuk ka përfituar pesë mbështetës, por ka krijuar 15 kundërshtarë. Si do t'i bëhet me përplasjet midis militantëve të PD-së dhe të LSI-së që do të pretendojnë për vende pune?


    Përfundimi përsëri do të jetë i njëjtë si me rastin pak më lart. Ju siguroj së të pakënaqurit e gjithë kësaj meseleje do t'i bashkohen Partisë Socialiste ose do të bëhen kundërshtarë të pushtetit.


    Unë jam shumë dakord me Rrozhanin që strategjia për të ndjekur parimin "qeveria bën partinë" është në mendjen e shumë eksponentëve të LSI. Bile, besoj fuqimisht se përdorimi i teserave të partisë për vende pune është sugjeruar dhe aplikuar më shumë nga LSI sesa nga PD. Ishte LSI që kërkoi 20%-shin e pushtetit dhe administrimin e tij, sipas preferencave partiake.


    Kjo gjë është kryekëput gabim dhe ka për t'i kushtuar LSI shtrenjtë në elektorat. Njerëzit nuk mund të konsiderohen thjesht si "homoeconomicus" apo qenie pa ndjenja dhe besim. Elektorati gjithashtu ka doza të forta humanizmi që i bën atë "homopoliticus".


    Janë qindra e mijëra punëtorë të administratës së shtetit, të cilët janë qenie të pavarura dhe do ta hedhin në fshehtësi votën e tyre kundër pushtetit. Njeriut nga natyra i pëlqen egoizmi, liria dhe rebelimi. Kushdo që do të përpiqet (ose do të mendojë) të ndryshojë këtë natyrë do të dështojë.


    Veprimi dhe kundërveprimi janë të pandashëm në këtë botë. Është ky bashkëveprim që vë në lëvizje gjithë botën tonë. Nëse LSI do ta injorojë këtë fakt dhe do të vazhdojë të ndjek rrugën e ndjekur deri më tani, atëherë ky shkrim do të duhet të konsiderohet një "antemortem" për LSI-në.

    Bledar H.Prifti/Shekulli

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Roli i Ilir Metes!.
    Patjeter rol politik:Permiresimi i gjendjes shpirterore te popullit Shqiptar.

  7. #27
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    me cilin i ndan paret shtangisti ?!?

    a ka kontroll-revizion shoqja monika?!?

    po ateliene a e ka vizituar ndonji here ...

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •