Close
Faqja 100 prej 107 FillimFillim ... 50909899100101102 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 991 deri 1,000 prej 1066
  1. #991
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    JA NJE VLESESIM SHUME I ARESYESHEM PERCKA NDODHI KOHET E FUNDIT NE SHQIPERI.


    Vlerat evropiane të betejës së opozitës
    "Faktori Plus"

    Opozita shqiptare arriti të gjunjëzojë kryeministrin Berisha pas një beteje 19 ditore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Si asnjë herë më parë në politikën shqiptare, bilanci i një proteste maratonë ka ndryshuar tërësisht për tri javë qasjen e kryeministrit arrogant ndaj krizës dhe e ka detyruar atë të pranojë ndërmjetës ndërkombëtarë për krizën, sikur vendi të ishte në gjendje lufte. Kjo është hera e dytë pas ndërhyrjes ndërkombëtare në vitin 1997, kur zoti Berisha ka nevojë për ndërhyrje ndërkombëtare për të zgjidhur krizat politike që prodhon me kundërshtarët e vet. Pavarësisht çfarë do dalë nga Marrëveshja e Strasburgut, protesta e opozitës ka arritur suksesin më të madh të mundshëm të saj, pasi ka bërë aleatë në çështjen e opozitës shqiptare personalitet më të larta të Bashkimit Evropian. Ajo arriti ta ngrejë debatin mbi transparencën e zgjedhjeve shqiptare, nga një debat i brendshëm në Partinë Socialiste dhe nga një debat cinik në politikën shqiptare, në një debat serioz të krerëve më të lartë politikë dhe ekzekutivë të Bashkimit Evropian. Një sukses tjetër i rëndësishëm i betejës së opozitës është deinkurajimi i frymës antiopozitare në vend. Për gati një vit kjo betejë provokoi gjithë sëmundjet e fshehura të shoqërisë shqiptare që mbarteshin nga viruset e kohës së komunizmit. Për një vit rresht ne pamë se si kryeministrit Berisha iu ringjallën instinktet e Sekretarit të Partisë Komuniste duke udhëhequr, që nga antimitingjet dhe rreshtimet e intelektualëve mediokër, deri te zëvendësimi i informacionit me propagandë në mediat e kontrolluara prej tij. Për një vit resht ai ka një bilanc të hidhur të përpjekjeve të tij për të izoluar betejën e opozitës dhe për ta denigruar atë. Ai udhëhoqi fushata ta pashembullta shpifjesh dhe fyerjesh personale ndaj gjithë faktorëve opozitarë në vend, udhëhoqi një luftë klasore ndaj medias kritike me të dhe bizneseve të atyre që i konsideron kundërshtarë politikë dhe në fund degradoi në një dordolec që kërkonte të trembte opozitën me antimitingje dhe lista mediokrish të mbetur nga koha e realizmit socialist. Për një vit ai përdori gjithë njerëzit e privuar nga liria personale në këtë vend, në shërbim të kauzës së tij për reduktimin e lirive politike dhe ekonomike në vend. Por më në fund dështoi. Opozita arriti t’i vjetërojë gjithë përpjekjet e tij, të cilat pas betejës ngjajnë edhe më qesharake. Së fundmi, opozita arriti ta kthejë betejën e saj në një betejë për vlerat evropiane të Shqipërisë. Daullet e Sali Berishës, se protestat e opozitës duan të izolojnë Shqipërinë nga Evropa, tani duken qesharake. Beteja e opozitës ringjalli vlerat perëndimore në Shqipëri dhe e bëri çështjen e opozitës çështje të Bashkimit Evropian. Deklarata e djeshme e kryetarëve të grupeve parlamentare evropiane, qartësonte se integrimi i Shqipërisë rrezikonte të bllokohej nëse nuk zgjidhej kriza. Kjo deklaratë është një kambanë alarmi për ata që nuk njohin krizën në këtë vend dhe që duan ta mbajnë atë fshehur nga Evropa. Kjo është një kambanë alarmi për sjelljen politike të Sali Berishës, i cili ka një vit që përpiqet ta injorojë këtë krizë, e cila realisht bllokon demokracinë shqiptare. Gjunjëzimi i Sali Berishës para presionit evropian dhe ulja e tij në tryezë për të zgjidhur krizën me opozitën, është pasaporta e parë evropiane që opozita po u jep shqiptarëve, para proceseve normale teknike dhe politike të liberalizimit të vizave dhe integrimit të Shqipërisë në Evropë. Me këtë betejë, opozita ka qartësuar gjithë pikëpyetjet perëndimore për Shqipërinë, duke detyruar qeverinë shqiptare të riplotësojë gati gjysmën e pyetësorit të gënjeshtërt që dorëzoi disa javë më parë në Bruksel. Nuk është e sigurt nëse Berisha do të ulet sot në Strasburg i dorëzuar para krizës, apo i vendosur për të na çuar në krizë të re, por e sigurt është se opozita shqiptare e ka çuar betejën e saj nga Ruzhdia në Strasburg.

    HAJDE SHKRIM HAJDE ,,,,,,,PO MIRE NUK E MORA VESHT SI I THA AI MIKU,,,,JA FUTA THA,,, SE SA HERE E NXORA UNE KEMBEN NGA RRETHI POR AI NUK ME PA,,,,,
    PASKA FITUAR OPOZITA ,,TE NDODHTE KJO KUSH E DURONTE ERIONIN ME SHOKE NEPER MEDIA ,,,SHIKO SI NUK DEL ME NJERI NEPER ITERVISTA E TELEVIZORE ,,,
    ME E NDERSHME ESHTE PRANO HUMBJEN DERI NE ZGJEDHJET E REJA KJ VATE I THONI MEROS..
    Ndryshuar për herë të fundit nga kthetrat : 22-05-2010 më 03:32

  2. #992
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    S H E K U L LI

    Pellumb Kulla:
    Lidhur me grevën

    Më duhet të them se në ditët e fundit edhe unë u bëra disi, kundër asaj greve. Bashkohesha me synimin, vlerësoja thellësisht çka i shtyu njerëzit drejt saj dhe më dhimsen dëmet fizike dhe shëndetësore që mund të kenë për pasoja grevistët. Dhe, sidomos, nuk ndaj aspak opinionin rrugaç dhe poshtërues, që dyqind veta na ishin ndryrë aty për ambicie liderash.

    Në dramën e J.P.Sartrit "Të vdekur të pakallur", një personazh me emrin Sorbiè kërcen në parvazin e dritares së katit të gjashtë dhe u thotë kolaboracionistëve nazistë që po e torturonin: "Mos m'u afroni! Do të hidhem nga kati i gjashtë po tentuat të vini dorë mbi mua!" Kriminelët u afruan dhe Sorbiè u hodh nga dritarja dhe vdiq! Ai vuri një kusht njerëzor dhe mendonte se kundërshtarët do t'ia respektonin, por dështoi.

    Ju, grevistë të nderuar mos keni përfytyrimet e indianëve të Gandit? Kujtonit ju se kishit përballë fisnikët britanikë dhe mbretëreshën e Anglisë?! Ju duhet të ishit të ndërgjegjshëm dhe duhet ta dinit se po i vinit një kusht njerëzor një njeriu që është larg jush, më larg seç ishin kolaboracionistët hitlerianë me Sorbiènë. Nuk janë grevat e urisë të dala mode, por është ai jashtë standarteve. Ai ju urren dhe ka arsye, se ju me këtë akt madhor flijues, po kërcënonit ekzistencën e tij politike, historike dhe jetësore. Ai ju urren dhe ju duhet ta kishit llogaritur se ai do t'ju linte të hidheshit nga dritarja, pa më të voglën brerje ndërgjegje.

    Qënia e tij në pushtet tashmë është oksigjeni i të sëmurit në reanimacion. Për këtë ekzistencë ai ka shpenzuar dekada, ka lënë të vriten mijëra e mijëra njerëz, të thërmohen ushtri dhe armatime, ka mbjellë konflikte të panumërta pronësie, ka lënë vendin në skaj të bishtit të varganit europian, është angazhuar në krime që me siguri do të zbardhen një ditë, por tani i duhen të jenë të mbyllura. Për këtë ai ka hequr nga statuti i partisë nenin që e kërkon kryetarin të jetë i përkohshëm dhe i zëvëndësueshëm pas dy zgjedhjesh. Është e natyrshme që ai të mund ta justifikojë këtë me dashurinë e madhe që ka partia e tij për të, por ai mund ta gëzonte këtë dashuri edhe pranë kryesisë dhe vendimeve të saj, si këshilltar bile si orientuesi më autoritar i vendimeve të saj.

    Të tillë janë psh presidentët amerikanë, që fare mirë, secili prej tyre mundej të pretendonte se është njeriu më i dashur i këtij kontinenti. Por ata i binden kanunit dyqindecavjeçar amerikan dhe pasi lenë detyrën rreptësisht të kufizuar, sakohë që janë gjallë, nuk janë kurrë të përjashtuar nga kabineti i presidentit në fuqi, pavarësisht republikan apo demokrat. Dashurinë e popujve të tyre do ta pretendonin të gjithë politikëbërësit e tranzicioneve të vendeve lindore, ku nuk gjen asnjë nga figurat e shquara që bënë startin e theqafjeve komuniste.

    Berisha është kapur me thonj e me dhëmbë pas majës së pushtetit, pas kryekulltukut, ku merren vendimet, ku jepen favoret, ku caktohen presidentët, ku urdhërohen gjykatat... Kjo e ka bërë terrenin politik shqiptar të neveritshëm.

    Se le të arsyetojmë kërkesën që mban vendin të mbërthyer në vendnumëro. Dhe për këtë kërkoj vëmendjen e deputetes Bulku dhe miqve të mi elitarë. Nuk është e vërtetë se lëshimi ndaj kërkesave opozitare do të sjellë që kjo përvojë të ndiqet nga përvoja të tilla përsëritëse. Është e pamundur që një vit pas zgjedhjeve të bëhen 65 deputetë të tjerë të vazhdojnë si këtë herë, të shohin me përbuzje sallën e parlamentit. Nuk është kollaj të përsëritet greva e urisë. Në respekt të gjysmës së elektoratit, në respekt të mbarësisë së punëve të vendit, falë kësaj sacrifice të shumëkushtueshme kombëtare, transparenca sot merr jetë dhe do të vihet në shërbim të të gjithëve që mund ta kërkojnë atë. Pa grevë urie. Ajo mund të ishte bërë që para një viti. Nuk lejojnë gjykatat? Ku na qënkan këto gjykata të mbipushtetshme, që rrijnë nëpër llozha dhe shohin përleshjen poshtë në arenë? Sovrani voton dhe i jep jetë parlamentit. Parlamenti pastaj është ai që gjeneron gjithçka: ai cakton Kushtetutën, gjykatat, prokurorët. Ai cakton Presidentin dhe qeverinë. Vendit i ka mbetur veza kryq. Është rasti për një amendament në kushetutë, për një këshillim plebishitar.

    Dhe një pikë arsyetimi më shumë akoma: ashtu siç thuhet, se Partia Demokratike është mjaft e interesuar për zgjidhjen e krizës, përse nuk i drejtohet ajo Gjykatës Kushtetuese, që të japë lejën dhe të hapet Thesi i Shenjtë me sekretet e votimeve më të mira të tëra kohërave?!

    Ne do të fërkonim duart se njëra nga vezët do të thyhej. E nëse vërtet këto do të ishin zgjedhjet më të shkëlqyera qëkurse shqiptari është shqiptar, do të thyhej veza e Ramës dhe ne do të shpëtonim nga ai. Kështu Partia Socialiste do të merrte një plagë të thellë për disa fushata zgjedhjesh rresht dhe gjithëçka do të na vinte mbarë.

    Por, çuditërisht, Rama kërkon hapjen e thesit dhe Berisha nuk e do! Kaq mjafton. Për mua interesi u zhbë. Por mendoj se edhe për shqiptarin më të fundit, nuk mbetet më asnjë dyshim dhe asnjë e fshehtë.

    Kutitë janë tashmë të hapura dhe përmbajtja e tyre është në dritën e diellit! Duke u përpjekur t'i mbajë të mbyllura, Berisha i ka hapur së katrash ato!

  3. #993
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    harrojeni pushtetin ne shqiperi, shqiptaret ua kane nxjere bojen; nuk votojne me per bllokqenet.
    ne do votojme per ata qe mendojne per gjithe shqiperine nga saranda ne tropoje.' jo per ata qe duan te krijojne geto ne tirane ashtu sic ka ndodhe me zezaket ne paris. shqiptaret jane nje rrace, nuk kane nevoje te ndahen ne blloqe dhe ne geto.
    le te perpiqet edi rama, ai kurre se ndal dot hyrjen e shqiperise ne evrope.

  4. #994
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kutite e fleteve duhet te digjen, thote gjuheqeni ...

    se ç'te kujton kjo puna e djegies ... inkuizicionin famekeq .... turren e druve ...

    gjuheqent, bashke me shtangistin, duan te djegin provat materiale te krimit elektoral qe kane bere nga babezia per kleptokratizme, nepotizme, klientelizme ...

    a ka njerezte ndershem dhe me ideal kombetar qe tia bejne nafter sali gjuhqenit dhe edvrit, dhe te kerkojne nje te drejte demokratike te pamohueshme, transparencen e votes ... qe eshte vjedhur ...

    hajdutat, kriminelat, pasi vjedhin e vrasin ... i vene flaken objektit apo mjeteve rrethanore ...

  5. #995
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Minifundi i një maksigreve

    » Vendosur: 23/05/2010 - 12:11



    • Edmond Tupja

    Para tri ditësh, pa pritur e pa kujtuar, seç na përfundoi greva e urisë karnavaleske e socialistëve të Edi Ramës, d.m.th. të atyre që kishin hyrë në të me sugjerimin, vendimin dhe urdhrin e Kryetarit. Për gati tri javë rresht bulevardi "Dëshmorët e Kombit" u bllokua nga kapsllëku i kësaj greve të paparë e të padëgjuar ndonjëherë për mënyrën sesi u stis, u sajua, u zhvillua dhe... përfundoi: na u mbars mali socialist dhe polli një... mi, një mijush më saktë! Oh, mrekullia e shkencës "politike" rameske na la kështu pa gojë! Ku vajti vendosmëria e grevistëve për ta çuar grevën deri në fund? Ku qëndron fitorja e saj? "Ja vdekje, ja liri" qe parulla, deviza, motoja, kryefjala agresivisht e çmendur dhe çmendurisht agresive e Kryetarit! Kjo grevë, për fatin e mirë të pjesëmarrësve në të, nuk përfundoi me vdekje, pra, i bie që të ketë përfunduar me liri! Po ku qenka kjo liri? Liri për kë? Me ç'kushte? Për sa kohë? Deri në grevën tjetër të radhës të të njëjtit lloj e në të njëjtat rrethana, d.m.th. sa herë që Partia Socialiste të humbë zgjedhjet, parlamentare apo vendore qofshin ato?
    Nga ana tjetër, u fol e stërfol që grevistët kanë ngrënë fshehurazi. Por fakte dhe prova bindëse nuk ka deri më sot. Në këtë pikë, miku dhe kolegu im i ri Françesk Armadhi është i mendimit se kur nuk vënë vërtet asgjë prej gjëje në gojë, njerëzit përpiqen ta kompensojnë mungesën e ushqimit duke fjetur; gjatë gjumit, pretendon ai, me siguri që grevistët ramoidë kanë ëndërruar sikur hanin e pinin; dhe ka të drejtë sepse, të paktën sipas Zigmund Frojdit, ëndrra luan një rol të dyfishtë: bën të mundur realizimin e një dëshire, qoftë edhe të nënvetëdijshme, si edhe mbron vazhdimësinë e gjumit; me një fjalë, një rrugë e dy punë, megjithëse, në gjumë, mund të bëhen vetvetiu edhe punë të tjera, madje shtendosëse...
    Mirëpo, një tjetër miku im, me të cilin jam komshi prej shumë vitesh - e kam fjalën për Aqif Qifën - , mendon se kjo lloj greve, përveç të tjerave, mund të jetë ngjitëse. Kështu, ditën kur Partia Demokratike do t'i ketë humbur zgjedhjet, parlamentare apo vendore qofshin ato, ka rrezik që deputetë e militantë të saj të hidhen, edhe ata, pikërisht nën shembullin e homologëve të tyre socialistë, në grevë urie, duke përdorur të njëjtën strategji, të njëjtat taktika e të njëjtën logjistikë. Dhe, me që ra fjala për logjistikë, ai do t'i këshillonte grevistët e nesërm demokratë që, ndryshe nga grevistët e djeshëm socialistë, kur t'i japin fund grevës së tyre, nevojtoret portative të mos i heqin menjëherë, por t'i lënë që t'i shijojnë edhe jogrevistët, pavarësisht shijeve të tyre politike. Por këtë këshillë u hodh dhe e kritikoi flakë për flakë një miku im emigrant në Itali - e kam fjalën për Vangjel Lezetin - i cili është i mendimit se, me gjithë lezetin që të sjell përdorimi i nevojtoreve portative gjatë një greve urie, heqja ose lënia e tyre në skenën e grevës edhe pas mbarimit të saj, varet nga cilësia aromatike e nënprodukteve bio të barqeve pjesëmarrëse në grevën e urisë; sipas tij, Partia Socialiste në këtë grevë qe me fat: shirat që ranë bënë që shëtitorja "Dëshmorët e Kombit" të mos qelbej erë barqesh bosh ose të ushqyer në mënyra klandestine.
    Sidoqoftë, show i grevës së porsapërfunduar ishte pothuajse great, fantastic, wonderful! Them "pothuajse" sepse, mjerisht, kjo maksigrevë pati një minifund. Një minifund që i la asaj zbuluar shalë, vithe dhe ndonjë gjë tjetër, duke u ofruar kështu kur(var)eshtarëve një show aq befasues, provokues e eksitues sa shumëkujt do t'i ketë ardhur të pickonte veten për t'u bindur që nuk ishte në ëndërr. Por nuk po e tjerr më gjatë këtë lloj humori erotik duke qenë i bindur se miqtë e mi humoristë Saitori dhe Dokmiri, këta dy intelektualë të shquar të emisionit Fuks Fare, do të dinë ta zhvillojnë e ta pasurojnë atë në mënyrën më të denjë e më të përsosur në shkallë botërore dhe, pse jo, ndërplanetare.

  6. #996
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Minifundi i një maksigreve

    » Vendosur: 23/05/2010 - 12:11



    • Edmond Tupja

    Para tri ditësh, pa pritur e pa kujtuar, seç na përfundoi greva e urisë karnavaleske e socialistëve të Edi Ramës, d.m.th. të atyre që kishin hyrë në të me sugjerimin, vendimin dhe urdhrin e Kryetarit. Për gati tri javë rresht bulevardi "Dëshmorët e Kombit" u bllokua nga kapsllëku i kësaj greve të paparë e të padëgjuar ndonjëherë për mënyrën sesi u stis, u sajua, u zhvillua dhe... përfundoi: na u mbars mali socialist dhe polli një... mi, një mijush më saktë! Oh, mrekullia e shkencës "politike" rameske na la kështu pa gojë! Ku vajti vendosmëria e grevistëve për ta çuar grevën deri në fund? Ku qëndron fitorja e saj? "Ja vdekje, ja liri" qe parulla, deviza, motoja, kryefjala agresivisht e çmendur dhe çmendurisht agresive e Kryetarit! Kjo grevë, për fatin e mirë të pjesëmarrësve në të, nuk përfundoi me vdekje, pra, i bie që të ketë përfunduar me liri! Po ku qenka kjo liri? Liri për kë? Me ç'kushte? Për sa kohë? Deri në grevën tjetër të radhës të të njëjtit lloj e në të njëjtat rrethana, d.m.th. sa herë që Partia Socialiste të humbë zgjedhjet, parlamentare apo vendore qofshin ato?
    Nga ana tjetër, u fol e stërfol që grevistët kanë ngrënë fshehurazi. Por fakte dhe prova bindëse nuk ka deri më sot. Në këtë pikë, miku dhe kolegu im i ri Françesk Armadhi është i mendimit se kur nuk vënë vërtet asgjë prej gjëje në gojë, njerëzit përpiqen ta kompensojnë mungesën e ushqimit duke fjetur; gjatë gjumit, pretendon ai, me siguri që grevistët ramoidë kanë ëndërruar sikur hanin e pinin; dhe ka të drejtë sepse, të paktën sipas Zigmund Frojdit, ëndrra luan një rol të dyfishtë: bën të mundur realizimin e një dëshire, qoftë edhe të nënvetëdijshme, si edhe mbron vazhdimësinë e gjumit; me një fjalë, një rrugë e dy punë, megjithëse, në gjumë, mund të bëhen vetvetiu edhe punë të tjera, madje shtendosëse...
    Mirëpo, një tjetër miku im, me të cilin jam komshi prej shumë vitesh - e kam fjalën për Aqif Qifën - , mendon se kjo lloj greve, përveç të tjerave, mund të jetë ngjitëse. Kështu, ditën kur Partia Demokratike do t'i ketë humbur zgjedhjet, parlamentare apo vendore qofshin ato, ka rrezik që deputetë e militantë të saj të hidhen, edhe ata, pikërisht nën shembullin e homologëve të tyre socialistë, në grevë urie, duke përdorur të njëjtën strategji, të njëjtat taktika e të njëjtën logjistikë. Dhe, me që ra fjala për logjistikë, ai do t'i këshillonte grevistët e nesërm demokratë që, ndryshe nga grevistët e djeshëm socialistë, kur t'i japin fund grevës së tyre, nevojtoret portative të mos i heqin menjëherë, por t'i lënë që t'i shijojnë edhe jogrevistët, pavarësisht shijeve të tyre politike. Por këtë këshillë u hodh dhe e kritikoi flakë për flakë një miku im emigrant në Itali - e kam fjalën për Vangjel Lezetin - i cili është i mendimit se, me gjithë lezetin që të sjell përdorimi i nevojtoreve portative gjatë një greve urie, heqja ose lënia e tyre në skenën e grevës edhe pas mbarimit të saj, varet nga cilësia aromatike e nënprodukteve bio të barqeve pjesëmarrëse në grevën e urisë; sipas tij, Partia Socialiste në këtë grevë qe me fat: shirat që ranë bënë që shëtitorja "Dëshmorët e Kombit" të mos qelbej erë barqesh bosh ose të ushqyer në mënyra klandestine.
    Sidoqoftë, show i grevës së porsapërfunduar ishte pothuajse great, fantastic, wonderful! Them "pothuajse" sepse, mjerisht, kjo maksigrevë pati një minifund. Një minifund që i la asaj zbuluar shalë, vithe dhe ndonjë gjë tjetër, duke u ofruar kështu kur(var)eshtarëve një show aq befasues, provokues e eksitues sa shumëkujt do t'i ketë ardhur të pickonte veten për t'u bindur që nuk ishte në ëndërr. Por nuk po e tjerr më gjatë këtë lloj humori erotik duke qenë i bindur se miqtë e mi humoristë Saitori dhe Dokmiri, këta dy intelektualë të shquar të emisionit Fuks Fare, do të dinë ta zhvillojnë e ta pasurojnë atë në mënyrën më të denjë e më të përsosur në shkallë botërore dhe, pse jo, ndërplanetare.
    Mire ky Edmond Turpja ka mendimin e evet po te pakten kur flisni per bllokqenet kini miresine ju saliste ta rreshtoni me ta kete te paudhe qe eshte bir partizanesh e komunistesh dhe vete ne kohe te dulles ka qene operator dhe regjisor pa talent dhe bente ato dokumentaret e famshem te idelologjise komuniste , me kooperativat e tipit te larte dhe me trekendeshin revolucionar te rinise mesim pune kalitje, dhe me denimin e armiqve te klases.
    Ja pse jane kaq te zellshem keta njerez se njelloj si Saliu e kane te forte shkollen e komunizmit, shkollen e kameleonit, te spiunimit te shokut, te hilese e te interesit.
    Albania Uber Alles

  7. #997
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Minifundi i një maksigreve

    Edmond Tupja

    Sidoqoftë, show i grevës së porsapërfunduar ishte pothuajse great, fantastic, wonderful! Them "pothuajse" sepse, mjerisht, kjo maksigrevë pati një minifund. Një minifund që i la asaj zbuluar shalë, vithe dhe ndonjë gjë tjetër, duke u ofruar kështu kur(var)eshtarëve një show aq befasues, provokues e eksitues sa shumëkujt do t'i ketë ardhur të pickonte veten për t'u bindur që nuk ishte në ëndërr.

    e forte fare mbyllja ...!!!!!!


    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Minifundi i një maksigreve

    Edmond Tupja

    Por nuk po e tjerr më gjatë këtë lloj humori erotik duke qenë i bindur se miqtë e mi humoristë Saitori dhe Dokmiri, këta dy intelektualë të shquar të emisionit Fuks Fare, do të dinë ta zhvillojnë e ta pasurojnë atë në mënyrën më të denjë e më të përsosur në shkallë botërore dhe, pse jo, ndërplanetare.
    edhe ketyre te dyve ja ka ngopur mire ..... se dihet .... se asgje nuk do bejne
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 24-05-2010 më 05:06
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #998
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Po këtij socialisti të dëshmuar që flet rreth grevës së "urisë"(alias rrojës e leshit), çfarë epiteti do ti ndaj blloku.... i Forumit..?
    --------------

    Islami: Greva e urisë dështim i Ramës, kutitë s’hapen!

    Tiranë – Deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, duke folur rreth grevës së urisë, ka deklaruar se që në fillim ishte kundër saj, pasi sipas tij, ajo ishte një formë ekstreme dhe e papërshtatshme.
    Ai shton se Rama nuk do të arrinte asgjë duke kërkuar sakrificën e të gjithëve, por duke mos sakrifikuar aspak vetë.

    Islami ka sqaruar se qëllimi i Ramës, nuk janë zgjedhjet e parakohshme, por mbajtja lart e tensionit politik deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, ku ai do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës.

    “Z.Rama e dinte shumë mirë se nuk do të kishte rinumërim të fletëve të votimit dhe se kutitë e fletëve të votimit nuk do të hapeshin, por mjaftonte të shpenzonte edhe këtë shkallë të fundit të veprimeve radikale. Nuk do të mund të fitonte asgjë më shumë se sa të “hapte kutitë e materialeve zgjedhore” që ia kam propozuar prej disa muajsh konfidencialisht dhe publikisht. Se kodi elektoral do të zbatohet dhe marrëveshja që do të mbyllet nuk do të jetë as mbi ligjin dhe as kundër ligjit, pra fletët e votimit do të trajtohen sipas neneve të kodit zgjedhor”, tha Islami në një intervistë për të përditshmen “Panorama”.

    Deputeti Islami, u shpreh më tej se kishte heshtur gjatë kohës së grevës, për shkak të sakrificës së grevistëve. “Tani që mbaroi greva dhe për më tepër po shikoj se Rama po tenton ta paraqesë atë si një “veprim heroik dhe mekanizëm suksesi” është e nevojshme të ndriçohen socialistët e thjeshtë përse edhe ky veprim radikal i keqmenduar, përbën dështimin e radhës dhe talljen e radhës me sakrificat e tyre, pjesë e strategjisë së gabuar të Ramës pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Strategji që vazhdon të dobësojë e çajë PS e përçajë të majtën. Për më tepër të largojnë të gjithë ata që mendojnë ndryshe e gjykojnë racionalist”, vijoi ai.

    Për anëtarin e kryesisë së Partisë Socialiste, greva e urisë, përbën rastin e parë kur një vendim për një sakrificë ekstreme nuk është individual por politik e kolektiv. “Ky është një aspekt negativ i kësaj ‘greve politike politikanësh me synime politike të qarta përmes një beteje politike për pushtet’. Në këtë kuptim ky është një mesazh i gabuar për votuesit nga të zgjedhurit e popullit, të cilët në vend që të veprojnë politikisht e në mënyrë konstruktive në Kuvend, i drejtohen radikalizmit e veprimeve ekstreme.

    Ky është po ashtu një rast ekstrem që tregon indirekt se në grupin më të madh opozitar, është instaluar një filozofi autoritare ekstreme dhe vepron rregulli antidemokratik i “mandatit detyrues’ (mandatit imperativ) deri në atë shkallë sa partia vendos, jo vetëm çfarë duhet ‘të thuash dhe ç’duhet të bësh’ me mandatin e deputetit (që nuk është më as në duart e të gjithë votuesve dhe as të vetë individit të zgjedhur siç përcaktohet nga kushtetuta), por me vendim partiak “mund të detyrojnë të futesh deri në grevë urie’; dhe nëse nuk e respekton këtë lloj vendimi, trajtohesh a konsiderohesh “armik apo mikroborgjez’.

    Po ashtu si çdo veprim tjetër radikal, edhe kjo grevë e keqmenduar ishte pa asnjë strategji daljeje; të gjithë grevistët e familjarët e tyre nuk e dinin së çfarë do të sillte greva, si do të arriheshin sloganet e egra revolucionare të folësve të përditshëm, si dhe kur do të mbyllej dhe me çfarë arsyetimi do të dilej prej saj. “Skenari mediatik” krijoi për shumicën e publikut më shumë perceptimin e një “show big brother” sesa të një realiteti.

    Islami tha më tej, se ndërkombëtarët e kanë dënuar grevën e urisë, për të shtuar se suksesi i kësaj greve ishte vetëm një iluzion. “Greva e urisë është dështimi i radhës i Ramës dhe fatkeqësisht edhe i opozitës. Përfaqësuesit e NATO dhe BE e të vendeve të tyre do të qeshnin me të madhe nëse do të dëgjonin se ndërkombëtarët u zmbrapsën dhe u ulën në “darkën e punës” nga presioni i një greve urie që ishte në prag të dështimit me turp dhe organizatorët e saj u deklaronin se “donin ta mbyllnin, por nuk dinin si ta përfundonin duke ruajtur paksa faqen””, vijon.

  9. #999
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    “Krokodili”, sa dramatik!


    Pse arritëm deri tek negociatat me ndërmjetësimin evropian, anipse në formën e një darke luksoze? Dikush mund të thotë se ajo çfarë pamë tek restorant “Krokodili” në zemër të Evropës nuk ishte ndonjë gjësend dramatik sa të meritojë vëmendjen e një analize të së dielës. Por jo, duhet të mendojmë të kundërtën.
    Pavarësisht përpjekjeve të miqve tanë të Bashkimit Evropian për t’i dhënë karakter sa më normal gjithçkaje, në formën e një darke mes miqsh, në një restorant evropian, ajo që ndodhi në fakt nuk ishte normale. I kishte të gjithë elementët e një krize të vështirë, për të cilën duhet ndërmjetësim ndërkombëtar. Të ngjashëm me ndërmjetësimet midis palëve nëpër luftëra civile apo luftëra ndërshtetërore në Afrikë apo gjetiu. Në kësi rastesh, ndërmjetësimi duhet qoftë për të afruar pozicionet e palëve, qoftë për të garantuar marrëveshjen. Por në Evropë kishim kohë pa parë ndërmjetësime të tilla. Siç mund ta mbajë mend shumëkush, prej 2001-it, kur patëm konfliktin në Maqedoni, Evropa nuk ka parë vepra të tilla ndërmjetësimi. Konflikti i Maqedonisë, që kishte karakter ndëretnik, nuk solli madje si nevojë dërgimin e liderëve gjëkundi jashtë vendit. Ndërmjetësimi i Kosovës pati tjetër karakter dhe askush nuk na lejon të bëjmë krahasime me të. Pra, ndërmjetësimi evropian në Bruksel për konfliktin mes palëve politike ndër ne ishte dramatik, sepse prej dhjetë vjetësh nuk ishte parë në rajon. Domethënë i paprecedent në kohërat dhe viset tona.
    Ajo që e bën më dramatik ndërmjetësimin është dhe ajo çfarë luhej, çfarë diskutohej në Bruksel. Ishte diçka që gjetiu mund të zgjidhej lehtësisht, por jo në Shqipërinë tonë. Përtej dokrrave që thuhen, hapja e kutive qoftë me vendim gjykate, qoftë me komision hetimor, është diçka që nuk ndalohet as nga Kushtetuta, as nga ndonjë vendim gjyqësor. Të këmbëngulësh në moshapje është një kokëfortësi që jo vetëm krijon dyshime të thella mbi manipulimin e votave, por edhe mbi iracionalitetin e kokëfortit. Pavarësisht mesazheve pragmatike të perëndimorëve, që nuk duan ta dobësojnë Qeverinë përtej një pike, kjo kokëfortësi me të vërtetë i ka tronditur ata.
    Dikush mund të thotë se më kokëforti ishte kreu i opozitës. Jo, kreu i opozitës praktikisht ka shkuar në pozicionet e propozuara nga Këshilli i Evropës, pra ai është tërhequr nga pozicionet paraprake vazhdimisht. I ka reduktuar kërkesat e tij dhe në fund të fundit ai është në opozitë. Kryeministri Berisha që prej kokëfortësisë së vet mund të shohë të shtyrë liberalizimin e vizave, duhet të tërhiqej. Nëse nuk tërhiqet, ai na thotë se liberalizimi i vizave është diçka më e parëndësishme se hapja e kutive. Prej kutive mund të dalin të palarat e një procesi të manipuluar zgjedhor, ku si zakonisht vidhen votat e emigrantëve dhe të gjithë palët nëpër komisione pranojnë rezultatin. Është një rezultat që mbështetet mbi një numër të fryrë votuesish, përfshirë edhe emigrantët, në një listë që kryekomunarët e të gjitha palëve e pranojnë. E pranojnë, sepse mbi këtë rezultat përfitojnë ndihmat sociale, përfitojnë privilegje në ndarjen territoriale, etj., etj.
    Ndërmjetësimi evropian është dëshmia më e fortë se Shqipëria nuk ka dalë nga tranzicioni. Vetëm vendet në tranzicion nuk kanë kapacitet për t’i zgjidhur krizat vetë. Vendet normale i kalojnë ato nëpërmjet institucioneve ndërmjetësuese, nëpërmjet burimeve të brendshme të sistemit politik. Dhe këtu mbërritëm në arsyen e parë, pse ne shkuam në Bruksel të zgjidhim një krizë të thjeshtë, që në kohëra normale, në një vend normal, duhej zgjidhur lehtësisht.
    Arsyet pse zgjedhim arbitra ndërkombëtarë
    Kryeministri i vendit sistematikisht që nga koha kur merret me politikë nuk ka pranuar asnjëherë askënd si dikushi mbi palët. As ndonjë institucion, as ndonjë individ. Vazhdimisht i ka përfolur egërsisht të gjithë ata që s’mendojnë si ai, Gjykatën Kushtetuese që e ka rrëzuar 23 herë në ndërmarrjet e veta kundër rregullave të lojës, por edhe gjykatat e tjera, Presidentët e Republikës, Avokatin e Popullit, Kryetarin e Kontrollit të Shtetit, Prokurorin e Përgjithshëm. Ish-presidentët, analistët, komentatorët, këdo. Pra, zotni Sali Berisha, praktikisht dhe tërë kohën është njeriu më antisistem në panoramën politike në vend. Pavarësisht se ku është: në opozitë, apo në qeverisje. Ky njeri praktikisht i ka shkatërruar me një retorikë të egër, me makineri propagandistike të paturp, kapacitetet ndërmjetësuese të brendshme, autoritetet morale të vendit, institucionet e pavarura, individët e pavarur. Ky njeri vazhdimisht i ka shërbyer ndarjes së egër të vendit në dy palë armiqësore me njëra-tjetrën. Kjo është me të vërtetë dramatike. Nuk është vend normal ama, ai që nuk ka institucione apo individë të gjithëpranuar si arbitra, si autoritete morale. Mjerisht në ndërmarrjen më të fundit antisistem atë e ndihmoi vetë kreu i opozitës, kur bashkë realizuan ndryshimet kushtetuese. Pra, kur asgjësohen arbitrat e brendshëm, shkohet jashtë. Por kjo s’duhet ta bëjë krenar zotin Berisha, me gjithë batutat karrem për reporterët e etur për “storie”.
    Ne arritëm në Bruksel në një zgjidhje dramatike, pavarësisht zbavitjes së reporterëve tanë, që pasuruan kronikat e tyre të mjera me emra restorantesh perëndimorë, për një arsye tjetër që në fakt lidhet me të parën. Zoti Berisha mendon se takticizmi i tij, pragmatizmi i tij ekstrem, pra interesi i tij për të fituar apo ruajtur pushtetin është diçka që justifikon gjithçka. Dhe që ne, përfshi edhe të huajt, duhet ta pranojmë apriori. Ai asnjëherë nuk ka bërë kompromise kur ka qenë i bindur se do humbte, zvogëlonte pushtet, apo se mund të rrezikonte minimalisht qenien e tij politike. Kush mban mend 1997-ën, vitin e tij më të vështirë politik, kujton se edhe atëherë ai lëkundej shpesh nga pozicioni më i dobët, në atë më të egrin. Kompromiset më të mëdha ky njeri i ka bërë vetëm (shumë vonë ama) kur e ka kuptuar se kanë qenë e vetmja mënyrë për t’u ricikluar, për të ardhur në pushtet, siç ishte rasti i marrëveshjeve me Nanon. Në “Crocodille”, perëndimorët panë në 5 orë pa ndërprerje, transformizmin e liderit tonë në pushtet. Dikush mund të thotë se nëse ai do të arrinte të merrte liberalizimin e vizave si shkëmbim në fund të negociatave, atëherë ai prapë do të dilte fitimtar taktikisht. Pra, do të fitonte diçka për vete dhe ne të gjithë, që përndryshe do vonohet diku nga fundi i vitit, nëse nuk shtyhet më tej, për shkak të ndonjë bëme të re të liderit tonë. Do të fitonte diçka, një lloj prike që mund ta ndihmonte në zgjedhjet e parakohshme. Kjo u kuptua, pasi Berisha ua la zgjidhjen në dorë evropianëve, duke u tallur me shefin e OSBE-së, i cili nuk mund të ishte arbitër, sipas tij. U duk nga shtyrja e vazhdueshme e zgjidhjes, deri në afërsi të kampionatit botëror, kur mund të mendohet se njerëzve do t’u bjerë interesi për ndërmarrjet politike të të gjitha llojeve. Ky takticizëm ekstrem, për të cilin vërtet këtij njeriu i duhet t’i japim një vlerësim si takticieni më i madh i kohërave tona, megjithatë nuk i shpëton fytyrën atij. As vendit. As nuk na shpëton nga problemet e thella.
    Problemet e thella, ato realet, mbeten mes nesh. Kriza nuk zgjidhet kur shtyhet në kohë. As kriza politike, kur institucionet po fillojnë të rrënohen, pasi po bien në një dorë, duke zhdukur çdo shpresë për arbitra të brendshëm, as kriza ekonomike, që shfaqet në formën “më jep Dajtin, të paguaj tunelin”. Përkundrazi, kur krizat shtyhen, kur me buzën në gaz thirren arbitra ndërkombëtarë, zgjatet tranzicioni dhe mbetet në këmbë frika se përsëri do të kemi negocime me ndërkombëtarë në mes. Sepse njeriu i tranzicionit, kampioni i takticizmit, nuk tërhiqet. Krizat që janë reale nuk zgjidhen me takticizëm, që është diçka virtuale.

    Mentor Nazarko/Panorama

  10. #1000
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Do e haje berisha kete radhe se le me kush te na beje Shqiperine katrahure.
    Ai sa po zvarrit ceshtjen se ka dale njeriu qe e tregon me gisht bota jashte e brenda si diktator gjysme komunist gjysem tribal.
    Shikoni ke ka vene dhe deputete pa le mosntra te rinj si vetja. Lul Basha, Astrit Patozi, Gerti Bogdani, Gent Strazimiri, Mesila Dode, Majlinda Bregu - pa perjashtim monstra te vertete me te ligj se shefi.
    Albania Uber Alles

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •