Close
Faqja 50 prej 107 FillimFillim ... 40484950515260100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 491 deri 500 prej 1066
  1. #491
    Citim Postuar më parë nga morrison Lexo Postimin
    Per: Shigjeta, leci, il santo... etj me radhe.

    KRIZE EKONOMIKE QUHET KUR TE ARDHURAT E NJE SHTETI JANE ME TE ULTA NGA SHPENZIMET E TIJ. (nuk eshte nevoja qe te talleni me intuiten e njerzve, eshte shume e thjesht)

    Se cfar jane te ardhurat dhe cfar jane shpenzimet, besoj se e dini taksat, rrogat, infrastruktura etj.., nuk eshte nevoja qe te thellohem, se po pertoj shume qe ta coj mundin kot.

    Kurse faktoret qe e cojne vendin ne krize jane te ndryshem, mund te jene te jashtem, mund te jene dhe te brendshem. Po permend vetem Greqine sa per shembull, e cila u fut ne krize duke filluar nga kriza boterore (te cilen per mendimin tim e provokoi amerikani) dhe u thellua duke u zhytur totalish ne krize per shkak te korrupsionit (ku kane fluturuar miliarda nga tenderat fantazma) dhe numrit te madh te administrates shteterore qe kane dhe rroga te medhaja dhe siguracione te renda.

    Tani, qe ti Leci lodhesh kot per t'i mbushur mendjen Shigjetes besoj se e ke kuptuar, dhe ti Santo po ashtu.

    Tipat si puna e Shigjetes, apo e Brarit me shoke punojne thjesht per te shtremberuar opinionin publik ne kte forum sado i parendesishem qofte ky per masat, ata bejne punen e tyre. Ose nese une i akuzoj kot atehere kta jetojne ne boten e cudirave dhe nuk jane ne gjendje koshience.

    Nuk ehste krize mbijetese per jet a vdekje sepse jetojme ne shkullin e 21-te, por eshte krize ekonomike, krize mirqenjeje.

    Ps: Shpesh here me vjen per te vjedh kur lexoj disa antare ketu qe jane komplet tellall politik... do benit mire te na linit te qete ne lirin tone sepse vetem interneti na ka ngeleur qe te shprehemi lirisht dhe te informohemi drejt, pa propaganden e gazetave dhe te televizioneve. Mundesisht te shporreni fare qe ktu....
    Per te mbajtur faktet drejt, sic pretendoni qe po beni, ajo qe keni pershkruar nuk eshte perkufizimi i 'krizes ekonomike', por cfare perkufizohet si 'deficit ekonomik'. Me deficit ekonomik ka shume vende ne bote qe nuk konsiderohen 'ekonomi ne krize'. Deficiti ekonomik nuk eshte dicka pozitive, por nuk eshte baraz me krize ekonomike. Lexo pak me shume nga ekonomia, qe mos t'ju vij per te vjelle kur lexoni faktet.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #492
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Per te mbajtur faktet drejt, sic pretendoni qe po beni, ajo qe keni pershkruar nuk eshte perkufizimi i 'krizes ekonomike', por cfare perkufizohet si 'deficit ekonomik'. Me deficit ekonomik ka shume vende ne bote qe nuk konsiderohen 'ekonomi ne krize'. Deficiti ekonomik nuk eshte dicka pozitive, por nuk eshte baraz me krize ekonomike. Lexo pak me shume nga ekonomia, qe mos t'ju vij per te vjelle kur lexoni faktet.
    Ne cfare parametrash apo te dhenash e bazon kete statement qe Shqiperia nuk eshte ne krize ekonomike? Po ta bej kete pyetje sepse para disa diteve po shikoja nje edicion te TOP STORY ku flitej pikerisht per kete gje dhe per faktin qe Ministria e Financave dhe institucionet perkatese nuk po i nxjerrin te dhenat e plota qe te vertetohet nese Shqiperia eshte vertet ne krize ekonomike apo jo.

  3. #493
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ki Kadareja spo ndihet akoma.
    as ne 97 nuk u ndje.

    ahere ishte shahini me caushet.. sic qe qosja.
    tani ki toci fatmir eshte bere mbledhes caushesh.
    edvinua beri nje vizit sekrete kto dit ne paris.
    mos valle vate te kullundrise ndonje loje me kadarene?

    nje hile eshte ketu.

    nejse.

    ja cthot blendua nga Golemi




    Si zgjidhet kriza?


    08/05/2010 - 08:06



    • Blendi Fevziu

    A ka një zgjidhje për t’i dhënë fund grevës së urisë së deputetëve dhe mbështetësve socialistë që janë ngujuar në bulevard ...përpara selisë së Kryeministrisë? Kësaj pyetjeje, përgjigja e së cilës vlen sa jeta e 200 personave të ngujuar aty, do t’i përgjigjesha personalisht me të kundërtën, dmth atë që nuk është zgjidhje. Më pas do të tentoj të rendis një seri mundësish që duket se ende nuk janë konsumuar dhe në qëmtimin e së cilave mund të gjendet edhe një zgjidhje racionale.
    Nuk është zgjidhje për krizën takimi Berisha–Rama. Çdo takim i tillë, përveçse jo produktiv, nuk i shërben një zgjidhjeje afatgjatë të problemit. Nëse Shqipëria ndodhet në një stad të tillë, ndodhet sepse shumica e problemeve dhe krizave të prodhuara këto 20 vjet, nuk janë zgjidhur as në mënyrë institucionale dhe as ligjore, por mbi bazën e marrëveshjeve. Marrëveshje të negociuara pas një presioni të fortë politik, që jo rrallë ka degjeneruar në përplasje të dhunshme dhe me një kosto fatale për vendin. Në fakt, këto 20 vjet, të gjithë ne i kemi përshëndetur marrëveshje të tilla, shtrëngime duarsh mes burrash të fortë që pasi i kanë treguar vendin njëri–tjetrit për muaj të tërë, pasi kanë rreshtuar ushtritë e militantëve dhe fanatikëve të tyre, kanë dëshmuar se dinë të merren vesh. Një gjë e tillë, normale për një vend si Shqipëria e viteve 1990–2000, nuk është aspak normale për një vend ku demokracia garantohet nga ligji, respektimi i tij dhe çdo krizë vjen përmes zgjidhjes institucionale. Një takim Berisha–Rama, vetëm sa do ta rëndojë këtë klimë dhe do ta shtyjë krizën afatgjatë, duke mos i dhënë asaj një zgjidhje reale. Berisha dhe Rama mund të pinë kafe mes tyre; mund të institucionalizojnë një takim permanent dhe periodik për të diskutuar zhvillimet e vendit me përgjegjësinë që ju jep vota e mbështetësve të tyre, por Berisha dhe Rama nuk janë Muji me Halilin dhe koha e eposit të kreshnikëve ka kaluar.
    Nuk është zgjidhje imponimi politik dhe asnjë lloj forme presioni nuk mund të zëvendësojë strukturat legjitime. Kryeministri nuk mund të ikë me grevë urie dhe as me ndonjë formë tjetër presioni jashtë sistemit. Çdo mendim i tillë është naiv dhe aventuresk. Më 1998, kur të gjitha institucionet e shtetit ranë dhe Kryeministri u largua në Maqedoni, krerët e opozitës së atëhershme thërrisnin në telefonon OSBE, që të merrte TVSH dhe tanket që i kishin marrë protestuesit. Asgjë nga ato që kishin fituar s’ju hynte në punë dhe që nga ai moment, në Shqipëri e kanë kuptuar të gjithë që ka vetëm një mundësi për të ardhur në pushtet, me zgjedhje! Zgjedhjet janë kryer dhe zgjedhjet e reja, në bazë të Kushtetutës janë në vitin 2013, ose më herët nëse kjo maxhorancë humb mbështetjen e 71 deputetëve. Greva e urisë mund të vijojë me muaj dhe nuk mund të imponojë asgjë politikisht.
    Nga ana tjetër, Kryeministri nuk duhet dhe as mund të ndërmarrë asnjë akt force për t’i larguar grevistët që aty. Leja dhe lirimi i bulevardit, janë shumë më pak të rëndësishme se sa e drejta e tyre për të protestuar, qoftë edhe me një mënyrë ekstreme. Ata mund të qëndrojnë aty për sa kohë duan, për sa kohë besojnë se i shërbejnë sensibilizimit të opinionit për transparencën dhe Qeveria duhet të marrë të gjitha masat që shërbimi shëndetësor, siguria dhe higjiena e tyre të jetë e garantuar dhe në cilësinë më të lartë të mundshme.
    Nuk është zgjidhje beteja e deklaratave dhe mitingjeve të të dyja palëve. E gjitha kjo është një shpenzim energjie dhe financash, që vetëm sa e rëndojnë edhe më shumë vendin në këtë moment, kur situata është edhe vetë e ngarkuar.
    Po a ka një zgjidhje? Padyshim që po. A duhet një zgjidhje? Padyshim që po! Një zgjidhje në radhë të parë për vendin dhe imazhin e tij.
    Një zgjidhje në radhë të dytë për ata 200 të ngujuar që janë duke kryer një sakrificë ekstreme, që nuk i duhet uruar askujt dhe që duhet hequr nga fjalori dhe shprehitë e politikës shqiptare.
    Cila mund të ishte zgjidhja? Nuk dua të bëj Kasandrën sepse një zgjidhje në një situatë të tillë është e vështirë. Duke përjashtuar ato institucionale, pra rrugën përmes Prokurorisë, Gjykatës Kushtetuese apo Komisionit të Venecias, që opozita i ka përjashtuar tashmë, zgjidhja më e mirë do të ishte krijimi i një klime bashkëpunimi dhe infrastrukture për të garantuar transparencën maksimale dhe rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe të përgjithshme. Opozita është shprehur se objektivi i saj final është krijimi i një standardi transparence dhe sigurie, që do ta garantojë atë për zgjedhjet e ardhshme. Ky standard mund të vendoset duke garantuar zgjedhjet e ardhshme dhe jo duke u kthyer pas tek ato që kaluan. Kjo mund të bëhet përmes një marrëveshjeje mes dy palëve, në prani të Presidentit dhe komunitetit Ndërkombëtar, konform një platforme ligjore të menduar mirë. Në këtë rast, zgjidhje ka shumë: ndërtimi i një Kodi të ri ku të reflektohen gjithë rekomandimet e OSBE – ODHIR; përfshirja e ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë për të; përjashtimi i numëruesve militantë në qendrat e votimit dhe zëvendësimi i tyre me numërimin elektronik apo me gjykatës dhe prokurorë; përfshirja e penaliteteve shumë të ashpra për ata që falsifikojnë votën, përfshi burgimin; hapja e kutive pa kushtëzim deri në momentin që jepet rezultati final i KQZ–së, nëse kjo gjë kërkohet nga një prej forcave politike; garantimi i votave të partive të vogla dhe shumë të tjera që s’më vijnë ndër mend.
    E gjitha kjo paketë duhet të jetë transparente për gjithë shoqërinë. Mund dhe duhet të hidhet për diskutim publik, për të reflektuar vërejtjet e politologëve, juristëve, konstitucionalistëve, gazetarëve apo edhe qytetarëve të thjeshtë. Një Kod i tillë, ose rregulla të tilla loje, mund të garantojnë një transparencë të padiskutueshme dhe mund të sjellin një standard për të cilin kemi nevojë. Kjo zgjidhje, që ngjan më e mundshmja, mund të negociohet paraprakisht dhe më pas të dërgohet te Presidenti që të ndërhyjë për t’i ulur palët bashkë me një dokument konkret.
    Çdo zgjidhje tjetër, që shkon në favor të një grushti radikalësh të mbetur jashtë Parlamentit, që s’kanë as vota dhe as përgjegjësi për vendin, por që penalizon fort ata deputetë dhe mbështetës që janë ngujuar prej tetë ditësh në grevë, nuk mund të jetë zgjidhje. Opozita duhet të jetë e lumtur që çështjen e votave dhe transparencës së tyre e bëri moto të saj dhe pas këtij sensibilizimi publik të bashkëpunojë, për të ngritur një infrastrukturë që do të jetë një garante afatgjatë. Çdo zgjidhje tjetër është aventurë, edhe pse, duket se sensi aventuresk i këtij populli është reduktuar ndjeshëm vitet e fundit dhe zgjedhjet janë bërë gjithnjë e më shumë të logjikshme dhe racionale.

    panorama


    --
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 09-05-2010 më 03:08

  4. #494
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Ne cfare parametrash apo te dhenash e bazon kete statement qe Shqiperia nuk eshte ne krize ekonomike? Po ta bej kete pyetje sepse para disa diteve po shikoja nje edicion te TOP STORY ku flitej pikerisht per kete gje dhe per faktin qe Ministria e Financave dhe institucionet perkatese nuk po i nxjerrin te dhenat e plota qe te vertetohet nese Shqiperia eshte vertet ne krize ekonomike apo jo.
    Nga parametrat e BB, FMN, CIA Factbook etj. Ti ke ndonje burim tjeter pervec TCH?!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #495
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Nga parametrat e BB, FMN, CIA Factbook etj. Ti ke ndonje burim tjeter pervec TCH?!
    Se pari, meso te pergjigjesh pa ironi sepse pyetja t'u drejtua pa ironi. Besoj u kuptuam deri ketu!

    Se dyti, si mund t'i kete BB, FMN, apo CIA Factbook keto te dhena te tanishme kur institucionet shqiptare nuk i kane nxjerre akoma?

    Se treti, mqs i paske gjetur keto te dhena te reja, mos perto dhe na i sill pak ketu qe ne qe marrim pak vesh nga ekonomia t'i analizojme pak.

    Faleminderit paraprakisht dhe kur debaton perpiqu te lesh idealet e partise menjane sepse po flasim per gjendjen ekonomike pa me interesuar shume ajo politike.

  6. #496
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Ki Kadareja spo ndihet akoma.
    as ne 97 nuk u ndje.

    edvinua beri nje vizit sekrete kto dit ne paris.
    mos valle vate te kullundrise ndonje loje me kadarene?

    nje hile eshte ketu.

    nejse.

    --
    koha do ta tregoje .....
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #497
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Mos kini frik cuna se nuk na del Kadareja kundr. Ka token e viles per te legalizuar ai ndaj sbesoj se ben me traplliqe si ne 97ten. Nuk ka njerez pa cene nder te ashtuquajturit te pavarur ndaj kete betej e kemi vetem me Edi Ramen dhe njerezit e tij. te pavarurit o do heshtin o do jene me ne

  8. #498
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Tani do hyne te djathtet ne greve per trasprencen e Greves dhe qe te hapen Cadrat e grevisteve sepse Miu i madh Brace po merr furnizim konservash nga toka.
    "Shoku Mjekesise"

  9. #499
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Shqiptarët e Amerikës nuk janë me Edi Ramën, janë kundër komunizmit
    BEQIR SINA, New York

    Ashtu siç edhe pritej, ka dështuar një tentativë (më shumë mediatike, e hapur tre ditë më parë nga gazeta e grevës Shekulli, faqja e saj oneline) se në "Nju Jork, 22 shqiptarë paralajmërojnë grevë urie para selisë së OKB-së." "Greva" e paralajmëruar nga disa prej fëmijëve, të ish-oficerëve të sigurimit të shtetit, ish-nënpunës dhe kuadra të vjetër të profileve të larta gjatë regjimit komunistë në Shqipëri, ish ushtarakë, të gjithë këta që kanë fituar një farë statusi ose ka edhe nga ata që janë pa status(ilegal), që për të tretën herë me radhë hedhin "trakte".

    Burime të sigurta nga Nju Jorku, thonë se në SHBA-së, nga Tirana, kanë mbërritur një grup militantësh të Partisë Socialiste, aktivistë të saj - që siç thuhet me direktivat e marra nga kryetari i tyre Edi Rama, në Tiranë. Madje disa prej tyre kanë bërë telefona anonim duke kërcënuar anëtarët e familjeve, të cilat nuk i bashkohen thirrjes së tyre. Duke parë këtë zhvillim, që është i paprecedent në komunitetin shqiptarë në SHBA-së, mbasi është e para herë që prej regjimit të komunizmit, fëmijët e tyre këtu dhe prindërit e tyre kërkojnë të ngrihen të motivuar nga bindjet e tyre komuniste - majtise e marksit - leniniste.

    Por çfarë është ajo që po shqetëson komunitetin shqiptar në Nju Jork rreth këtij provokimi me anë të lajmeve që ka nxjerrë gazeta Shekulli, bazuar në e- maile të dërguara nga Hamdi Dega dhe i biri i tij Alban Dega që është “degë” e ish sigurimit të diktaturës komuniste, ish punonjës i sigurimit në ambasadat shqiptare ne Amerikën e Jugut, një i akuzuar nga komuniteti se gjatë kohës që ka marrë azilin politik, ka mashtruar disa herë azilkërkues me dokumente të azilit , ku ai është paraqitur si avokat duke i rrjepur shqiptarët me mashtrime pasi ai nuk ka dhe nuk ka pasur liçencën. Meqenëse është "frika e përplasjeve dhe përçarjes së komunitetit, me ngacmimet e këtilla, disa mendojnë se qëllimi i këtyre njerëzve, për të ngacmuar komunitetin, mendohet, se është parolla "oburra të bëjmë sherr dhe konfrontim si në Shqipëri edhe këtu në Amerikë". Ky veprim shihet si tipik dhe i skenarëve të protestave dhe demonstratave gjatë regjimit komunistë, po në të njëjtin shesh ku u paralajmërua se "22 shqiptarë do të fillojnë grevën e urisë para OKB-së".

    Shakaja e radhës e këtyre njerëzve, që pretendojnë se janë pa parti dhe as të majtë e as të djathtë, është se këta fëmijë dhe prindërit e tyre, e konfirmojnë edhe në e-mailet e tyre, se "këta nuk përfaqësojnë asnjë parti, as të majtën apo te djathtën" , Në të njëjtën kohë që pranojnë se po hidhen në grevë urie në mbështetje të 200 socialistëve në Tiranë e cila shihet qartë se ajo është një protestë, e orkestruar nga Edi Rama. Ajo është një grevë me sfond të majtë, dhe e stilit komunistë. Grevë, ku janë lëshuar deklarata të tilla tejet ekstreme, që janë hedhur edhe gjatë fjalimeve, dhe gjatë këtyre ditëve si ato të ngjashme me partizanët gjatë Luftës së Dytë Botërore "Ja Vdekje - Ja Liri" -.Dhe janë dëgjuar edhe thirrje të këtilla se "është koha për revolucion". Grevistët dhe militantët mbajnë shirita të kuq në krah dhe shirita të kuq në ballë, duke emituar kështu protestat revolucionare të Che Guevara, i njohur se simboli i revolucionit kubanez. Thirrja e këtyre njerëzve që janë grupuar në Amerikë, për protestë dhe grevë urie nga shqiptarët e Amerikës, nuk është gjë tjetër përveçse një publikimi banal i dëshirës së një gazete që mund të quhet "Gazeta e Edi Ramës", dhe një skenar i ish veglave të mbetura të Sigurimit të Shtetit, për të përçarë dhe konfrontuar komunitetin shqiptarë.

    Shqiptarët e Amerikës janë distancuar nga këto zhvillime që sipas tyre nuk i shërbejnë aspak Shqipërisë, dhe mbi të gjitha çështjes shqiptare si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Kosovën Lindore, çështjes së Çamërisë. Kjo ka si qëllim të shpërnguljes së vëmendjes së komunitetit ndërkombëtarë, nga kriza dhe protestat e dhunshme në Greqi në Tiranë. Gjatë këtyre 20 vjetëve, kemi parë disa përpjekje të komunistëve dhe ish anëtarëve të bllokut e bijve të nomenklaturës, që sa herë që Kosova dhe çështje e tyre ishte në sy të botës, komunistët e dogjën dhe shkatërruan dhe e dogjën shtetin shqiptarë, si në vitin 1997.

    Thirrja e këtyre njerëzve që janë grupuar në Amerikë, për protestë dhe grevë urie nga shqiptarët e Amerikës, nuk është gjë tjetër përveçse një publikimi banal i dëshirës së një gazete që mund të quhet "Gazeta e Edi Ramës", dhe një skenar i ish veglave të mbetura të Sigurimit të Shteitit, për të përçarë dhe konfrontuar komunitetin shqiptarë.

  10. #500
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    kjo gjithcka mund te jete por jo greve urie ...... te uriturit e greves 13 diteshe bejne gare kush te kapi mikrofonin dhe kush te bertasi me teper .... nderkohe qe dime shume mire se pas 13 dite greve atyre as zeri nuk duhet ti dali nga goja ....


    edhe nje gje tjeter .....

    me ra ne sy ne miting qe flamujt a..rikane jane shume me teper se flamujt e Ps ..... tani se kush eshte grevisti i vertete ne kete histori nuk po merret vesh .....
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 09-05-2010 më 06:00
    "They will not control us, We will be victorious"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •