Close
Faqja 102 prej 107 FillimFillim ... 25292100101102103104 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,011 deri 1,020 prej 1066
  1. #1011
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Interesant me Partine Socialiste, dhe ata pak intelektuale qe kane ngelur ne kryesine e saj, asnje prej tyre nuk e ka marre mundimin te pyesi:

    - Cfare kemi arritur me greven e urise apo me bojkotin 1 vjecar te parlamentit?

    Pervec Kastriot Islamit dhe Servet Pellumbit, asnje nga kreret e tjere te se majtes nuk e kane marre mundimin qe te shtrojne kete pyetje e te bejne kete analize te levizjes se tyre politike. Eshte e cuditshme dhe tmerresisht per te ardhur keq, qe edhe pas 20 vjetesh pluralizmi, socialistet vazhdojne te "komandohen nga lart" dhe "te sakrifikojne jeten e tyre per Partine e Shokun Edvin".

    Kutite nuk u hapen.
    Qeveria Berisha nuk u rrezua.
    BE liberalizon vizat me Shqiperine.

    Ajo qe socialistet nen udheheqjen e Rames e Rucit provuan, si per publikun shqiptar edhe per ate te huaj eshte se sa irelevante eshte kthyer PS ne politiken shqiptare. Vendi po qeveriset dhe po ben perpara edhe pa kontributin institucional te PS.

    Albo

  2. #1012
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    PE, Kukan: Zgjidhni krizën, ndryshe nuk ka viza



    Parlamenti Europian nuk do të vendosë mbi propozimin e Komisionit për heqjen e vizave me Shqipërinë, nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhjet


    BRUKSEL - Bashkimi Europian ka përforcuar presionin e tij ndaj klasës politike shqiptare, (kryesisht ndaj mazhorancës) se pa zgjidhur krizën politike, Shqipëria nuk do të përfitojë nga liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian.


    Ky apel erdhi dje nga kreu i delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan. Kukan, i cili ishte edhe pjesë e darkës së Strasburgut me liderët shqiptarë, specifikoi se Parlamenti Europian nuk do të japë aprovimin e tij për heqjen e vizave me Shqipërinë nëse europarlamentarët nuk do të kenë në tavolinën e tyre një marrëveshje të ardhur nga liderët politikë shqiptarë për zgjidhjen e krizës politike.


    Duke iu referuar faktit që Parlamenti Europian do të marrë në vetvete një vendim politik për procesin e liberalizimit të vizave, Kukan vuri në dukje se nëse do të vazhdojë ende kjo situatë politike, atëherë kjo do të ndikonte negativisht tek vendimi i eurodeputetëve për heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë.


    Por, nuk është vetëm procesi i heqjes së vizave ai që rrezikohet nga kriza politike, por edhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një kohë kur Shqipëria ka dorëzuar Pyetësorin pranë Komisionit Europian dhe kur pritet të dorëzojë më 10 qershor përgjigjet e 900 pyetjeve të reja, Kukan nënvizoi se hartimi i opinionit nga ana e Komisionit Europian për marrjen e statusit kandidat nuk mund të quhet i përfunduar pa u plotësuar kriteri politik.


    "Pas udhëtimit të dy liderëve në Strasburg kuptohet që opozita po merr pjesë në Parlament. Por, rezultati i vlerësimit të Komisionit Europian mbi procesin anëtarësues pa llogaritur seriozisht situatën reale politike në Shqipëri nuk mund të quhet i përfunduar.


    Nëse nuk ka marrëveshje, kjo do t'i bënte dëm vendit. Ky mendoj unë se është edhe mesazhi i qartë nga Parlamenti Europian, pasi pa këtë lloj marrëveshjeje gjërat nuk do të ecin përpara. Nuk mund të parashikoj sesi do të votojë Parlamenti Europian nëse propozimi legjislativ i Komisionit për vizat mbërrin, ndërkohë që nuk kemi ende një marrëveshje politike në Shqipëri.


    Por mendimi im është se një gjë e tillë do të ndikonte negativisht tek shumë eurodeputetë nëse nuk do të kishte marrëveshje politike ndërkohë", - tha dje Kukan në një intervistë për Top Channel. Kukan theksoi gjithashtu se faktori ndërkombëtar e ka dhënë ndihmesën e tij, dhe se kriza politike duhet të zgjidhet nga liderët politikë, Rama e Berisha.


    Ndërprerja e grevës së urisë nga ana e opozitës, sipas kreut të delegacionit për Ballkanin në PE, ishte një sinjal pozitiv për të arritur tek dialogu për ta kthyer vendin në normalitet. Sipas Kukan-it, kjo tashmë duhet të arrihet nga krerët e forcave politike shqiptare. "Vendimi u takon atyre të dyve. Ne u kemi thënë gjithçka mendonim për atë çështje që diskutohet.


    Ndërprerja e grevës së urisë ishte një sinjal pozitiv nga opozita si provë që ajo ka vullnet për të biseduar e për të pasur dialog duke shpresuar një marrëveshje që mund ta kthente vendin në normalitet", - u shpreh ai. Më tej, Eduard Kukan nënvizoi se Bashkimi Europian po pret zgjidhjen e krizës politike nga aktorët politikë shqiptarë, pasi, sipas tij, shumë çështje kanë ngrirë.


    Ai tha se iniciativa e përfaqësuesve të Parlamentit Europian për uljen në tryezën e Strasburgut të Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës, Edi Rama, që u pasua edhe me dërgimin e ekspertëve të Bashkimit Europian për të gjetur një zgjidhje të situatës politike nuk mund të dështojë.


    Por, nëse ndodh e kundërta, sipas Kukan-it, nuk mund të merret me mend se çfarë do të ndodhte me Shqipërinë. "Marrëveshja është një dokument që firmoset nga dy apo më shumë palë dhe në këtë sens them se po presim për të reja nga Tirana.


    Shpresojmë sinqerisht se do të kemi ndonjë lajm që marrëveshja u arrit, sepse shumë çështje kanë ngrirë. Fakti që Xhozef Dual dhe Martin Shulz përfshinë prestigjin e tyre personal duke u angazhuar plotësisht me tentativën për gjetjen e një marrëveshjeje, unë mendoj se këto janë prova fort të rënda. Në fakt nuk mund të imagjinoj që kjo iniciativë mund të dështojë. Më pas do të ishte shumë e vështirë të imagjinoje se çfarë mund të vijonte", - nënvizoi Kukan.


    Ai shtoi se periudha e reflektimit nga ana e mazhorancës dhe opozitës shqiptare, që nga darka e Strasburgut, është deri në dy-tre javë, prandaj nuk mund të përcaktohet akoma se kur do të mbahet një takim i dytë midis Ramës dhe Berishës, që mund të shoqërohej edhe nga nënshkrimi i një marrëveshjeje për zgjidhjen e krizës politike.

    Bardhi Quku/Shekulli

  3. #1013
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    ...
    Kutite nuk u hapen.
    Qeveria Berisha nuk u rrezua.
    BE liberalizon vizat me Shqiperine.

    ...
    Albo
    realiteti sikur nuk rezulton i ketille ... perse nuk ve dot dore berisha mbi kutite ...

  4. #1014
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Kriza politike, PE shtyn rezolutën për Shqipërinë

    Eurodeputeti Jelko Kacin paralajmëroi se me situatën politike heqja e vizave bëhet e pamundur për këtë vit


    Kalon provën Bosnje-Hercegovina, mbet në "klasë" Shqipëria. Eurodeputetët nuk pranuan të miratojnë rezolutën

    E ardhmja europiane e vendit tonë dhe lëvizja e lirë e shqiptarëve në vendet e shengenit bëhet edhe më e paqartë. Ajo që ishte paralajmëruar u zyrtarizua dje nga Brukseli zyrtar, i cili i ka dhënë një mesazh të fortë politikës shqiptare për të zgjidhur sa më parë krizën politike, pasi në të kundërt heqja e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë dhe ecuria e procesit integrues do të bëhet e pamundur edhe për disa kohë.


    Bëhet fjalë për vendimin e Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian, i cili nuk ka pranuar të votojë rezolutën mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europianë, ku natyrisht bëhej fjalë edhe për heqjen e vizave për qytetarët shqiptar.


    Komiteti i Jashtëm Europarlamentar, ndërsa votoi raportin mbi Bosnje-Hercegovinën, shtyu për në datën 25-26 qershor miratimin e rezolutës mbi integrimin europian të Shqipërisë. Sipas faqes zyrtare të Parlamentit Europian, shkak për këtë vendim është bërë pikërisht kriza politike që po vuan Shqipëria.


    "Votimi pritet më 22 Qershor në mbledhjen e Kolegjit të Komisionerëve të KE, pasi, tashmë, bisedimet midis shumicës dhe opozitës në parlamentin shqiptar janë në vazhdim e sipër", - citohet në faqen zyrtare të Parlamentit Europian.


    Kjo shtyrje u propozua nga eurodeputeti liberal, Jelko Kacin, i cili i bëri apel partive politike në vend që të lënë mënjanë dallimet e të vijojnë dialogun për t'i treguar popullit dhe partnerëve europianë se demokracia e re shqiptare është e aftë t'i zgjidhë vet krizat.


    Por, ajo që vihet re në deklarimin e tij është fakti se për shkak të kësaj situate politike, ai shprehet skeptik se procesi i heqjes së vizave për shqiptarë do mund të ndodh brenda këtij viti. "Shoqëria shqiptare meriton një përshtypje, imazh dhe raportim më të mirë, për këtë arsye në shpresojmë se në pak javë do të jemi në gjendje që të propozojmë një rezolutë me pozitive e premtuese.


    Së pari, dua të përmend liberalizimin e vizave. Siç duket deri tani, çfarëdolloj gjëje që të thotë Komisioni, ky vit ka humbur. Por, nëse duam të krijojmë kushte më të mira, duhen mesazhe më pozitive nga Shqipëria, për t'iu dhënë shansin qytetarëve shqiptare për të lëvizur lirshëm nga fundi i këtij viti. Por, kjo gjë është jashtë këtij realiteti siç duket deri tani", - tha eurodeputeti, Jelko Kacin.


    Ndërkohë, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nicholaos Chountis, i cili është edhe hartuesi i këtij raporti deklaroi se një vendim i tillë u morë për t'i dhënë mundësinë forcave politike shqiptare që të tregojnë pjekuri dhe të zgjidhin krizën.


    "Për t'i dhënë shansin forcave politike shqiptare që përmes dialogut, diskutimit të arrijnë një marrëveshje për të kapërcyer krizën në vend, kjo ishte arsyeja pse të gjithë ne ramë dakord që ta shtynim këtë votim", - deklaroi Nicholaos Chountis - Raportues për Shqipërinë në PE.


    Ndërkohë, Komiteti i Politikës së Jashtme në PE ka miratuar rezolutën për integrimin e Bosnje-Hercegovinës pavarësisht se edhe për këtë vend europarlamentarët kanë parë shumë mangësi në plotësimin e kritereve.


    Kjo tregon se kriza politike që ekziston në vendin tonë përbënë për parlamentin Europian një shqetësim më të madh edhe se fenomenet negative të korrupsionit, kriminalitetit etj. Para se të paraqesë sërish për votim rezolutën për Shqipërinë, tashmë komiteti i politikës së jashtme pret edhe vlerësimet më të fundit nga të dërguarit e vet në vendin tonë lidhur me situatën politike.


    Ndërkohë, raporteri për Shqipërinë Chountis u shpreh se shqetësimet e evidentuara në draftin e diskutuar një muaj më parë, për ekonominë, korrupsionin, gjyqësorin e median përsëriten edhe tek raporti i fundit që tashmë do të votohet në 22 qershor.

    Shekulli

  5. #1015
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Postime
    6

    Talking

    Citim Postuar më parë nga OO7 Lexo Postimin
    Sapo nisa ta lexoj kte artikull dhe ne reshtin e dyte lexova qe "kriza nuk ekziston" po e lej e spo e lexoj fare.
    Kta plera qe thon se kriza nuk ekziston jan ata qe kan mush xhepat duke vjedhur miliarda me tendera e rruge te tjera dhe vetem per kta normal qe kriza nuk ekziston. Por harojn kta shushunja qe cmimi i energjis elektrike ka aritur kulmin dhe njerzit spaguajn dot sepse nuk i del, harojn kta plera se cmimi i ujit eshte trefishuar dhe njerzit kur marin faturen deshperohen. Sa e sa biznese jan fik e kan falimentu, sa e sa puntor jan heq nga puna per shkak te krizez. Dhe kta mostra thon qe kriza nuk ekziston, sepse u pasuruan me taksat e popullit qe e vjedhin ne mes te dites me lloj lloj menyrash.
    Normal qe ska krize per kta qënër.


    eh edhe mua me duket se ka krize por krize IDENTITETI, besojne se kane vjedh keta qe jane ne pushtet, po ai opozitar qe eshte shtrire ne cader gjoja greve ure dhe ka jo pak por 13 MILARDE EURO ??????? per ate zot ku i beri KAQ shume??

  6. #1016
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Postime
    6

    Cool

    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    realiteti sikur nuk rezulton i ketille ... perse nuk ve dot dore berisha mbi kutite ...

    Pse vet nuk i hap dot!!! apo don bashkefajtor, qe kur ta hame ta hame te dy !

  7. #1017
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Postime
    6
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Do e haje berisha kete radhe se le me kush te na beje Shqiperine katrahure.
    Ai sa po zvarrit ceshtjen se ka dale njeriu qe e tregon me gisht bota jashte e brenda si diktator gjysme komunist gjysem tribal.
    Shikoni ke ka vene dhe deputete pa le mosntra te rinj si vetja. Lul Basha, Astrit Patozi, Gerti Bogdani, Gent Strazimiri, Mesila Dode, Majlinda Bregu - pa perjashtim monstra te vertete me te ligj se shefi.

    He me vjen keq per ty qe je me te vertet kaq i semure, sidomos kur flet per boten, jetoj ne angli dhe te vetmen zhurme qe degjojme nga "tv zhurmat tuaja" megjithate mendimi yne eshte se Z.Berisha eshte duke punu mire ka edhe mangesira.. por habia me e madhe eshte opozita qe me gjith mllefin e eterve te tyre jane ngrit si cmendur me thirrjen "o sot o kurre" se po nuk moren pushtet kete radhe mbaruan pergjithmone..

  8. #1018
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Postime
    6

    Cool

    Citim Postuar më parë nga OO7 Lexo Postimin
    Sapo nisa ta lexoj kte artikull dhe ne reshtin e dyte lexova qe "kriza nuk ekziston" po e lej e spo e lexoj fare.
    Kta plera qe thon se kriza nuk ekziston jan ata qe kan mush xhepat duke vjedhur miliarda me tendera e rruge te tjera dhe vetem per kta normal qe kriza nuk ekziston. Por harojn kta shushunja qe cmimi i energjis elektrike ka aritur kulmin dhe njerzit spaguajn dot sepse nuk i del, harojn kta plera se cmimi i ujit eshte trefishuar dhe njerzit kur marin faturen deshperohen. Sa e sa biznese jan fik e kan falimentu, sa e sa puntor jan heq nga puna per shkak te krizez. Dhe kta mostra thon qe kriza nuk ekziston, sepse u pasuruan me taksat e popullit qe e vjedhin ne mes te dites me lloj lloj menyrash.
    Normal qe ska krize per kta qënër.

    me kujtohet nje shprehje e juaja nese mund tju bashkangjis ate pjese qe ju pelqen me se shumti shprehja: Qente le te lehin kalorsi ecen para...

  9. #1019
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Postime
    6
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Doli fare jasht botes Sala. Doli shum keq dhe se ndihmojne dot as europianet qe ka miq nga e djathta.
    I thane ata ore paske vjedh tamam ti e te paska kapur fort me keto kutite psja.
    Athere hapi i thane dhe po ke vjedhur ik.
    Kjo ka ndodhur qe ska si te beje Saliu se se ndihmon me njeri.
    Po behej gati palacua qe te vidhte dhe zgjedhjet vendore se e di mire qe po u mori dhe qytetet ps e hengri gjithandej ps.
    Priti qe ps te bente lufte e Saliu te dilte me vone ja ma moren pushtetin ps me lufte prandaj se njof pushtetin e ri. Dhe prape me grushte shteti e me sulme me flake sic e ka lojen partia e kokepalareve.
    As kjo su be.
    Besoj se ne te ardhmen do ta humbe emrin demokratike partia e Salise do behet partia agrare se 90% katundare ka edhe ne pd edhe ne elektorat.
    E mbyti katunarija kete parti. Prandaj jane me mentalitet teper te vjeteruar e teper tibale.
    Une besoj se Shqiperia do ti takoje qytetareve dhe pastaj do eci.

    ej e di mos shkruaj me, te pakten per te tjere..ok? shif dhe korigjo veten ndonjehere, ashtu sic ben cdo njeri i zakonshem ne pasqyre, se sa per Partine Demokratike ka kush te kujdeset e ta simpatizoje, dhe te siguroj qe eshte nje histori suksesi e kesaj partie, jo si ajo tjetra qe duket tamam si hija e dikujt qe vetem nxin, vjell e perdhos gjithcka me deshiren e deshperuar qe te kapet pas pushtetit dhe hierarkise, me deshiren e paturpshme te nxije kete popull, dhe kjo vetem per tekat e saj, asnjehere nuk duhet te behemi pjese e mentalitetit te semure ose pjese e dickaje qe "NUK DON AS DRITA E AS UJE VETEM PARTIA MOS TE PERCAHET"..... nje fjale e urte thot inatin e sotem lere per neser..

  10. #1020
    i/e regjistruar Maska e erla07
    Anëtarësuar
    03-12-2009
    Postime
    752
    po greva sikur mbaroj,mos ka nis ndonje tjeter e se kemi marre vesh.....(se nuk rrojme dot pa politike ne)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •