Close
Faqja 20 prej 26 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 256
  1. #191
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    cfare lidhje ka kjo kenge o gjergj...nuk u pergjigje perse e dergon motren dhe vajzen tende ne shkolle kur aty ka profesora ashtu siq aludon ti dhe ai studenti fisnik..kjo tregon amoralitetin tuaj ku ne nje ane protestoni per shamija e tash na nxjerrni profesora qe q...vajza ne shkolla..futjani por.dhes tash...ju pame sa e doni arsimimin dhe sa e doni shamine...populli nuk jua ka futur as nuk do jua fute kurre..eshte popull fisnik populli shqiptare dhe ju ka lene ne minorance apo minoritet ...

    fali o zot se nuk e dine cka bejne..
    A di qysh po ja bënë ti ? Si keshtu: Kur je i semur pse shkon tek doktorri??

    Malsor arsimimi dhe shkollimi behen per shum arsye, mirpo ato kryesoret jan:

    1. Obligim ligjor eshte te shkollohet nxenesi deri ne shkollen e mesme.

    2. Obligim personal ndaj vetevetes (sepse deshiron te ngritet intelektualisht)

    3. Obligim shoqeror (sepse deshiron te mos ndjehet inferior ndaj te tjereve, thjesht nuk deshiron te jet analfabet)

    4. Shkollohet sepse deshiron nje kualifikim per te ardhmen qe te punesohet me leht.


    Ndersa per sigurin e vajzave tona ne shkoll, ne si prinder, axhë, vlla apo kusherir nuk vendosim por vendos ministria dhe drejtori i asaj shkolle.

    Ndersa kur na drejtohesh per amoralitet neve, ateher me intereson se cfar kupton ti me amoralitet??

    Permenda maskarallaqet qe ndodhin neper shkolla per faktin se duhet te parandalohen, pezullohen, perjashtohen, ndeshkohen dhe eliminohen keto raste perverze qe ne cdo kend konsiderohen gjera negative, para se te ndermerret nje rast i till ku ndeshkohet nje vajz e ndershme e cila deshiron te arsimohet dhe te vazhdoj shkollen ne menyre te moralshme duke mbajtur shamin ne shkoll.


    Po e perseris Shamia eshte pjes integrale historikisht e popullit ton shqiptar, ndersa minifundet jo, te cilat perpos qe lejohen edhe perkrahen
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #192
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin

    Shamia në krishterim nuk është fe apo obligim, është traditë. feja - besimi është në Jezusin dhe në Krishtin njeriu e ka Jeten se jo në shamia.
    Cfar kupton me kete : Shamia ne krishterim eshte Traditë??

    Propozoj ta hapim nje teme ne vete per Shamin ne Krishterizem, pasi qe kam shum paqartesira ne kete aspekt, sepse shpesh ne kete rastin e shamis, shum te krishter sjellen sikur ateista!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 07-05-2010 më 11:20
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #193
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    cila shami...

    ka shume kohe qe muslimane te thekur dhe arsimdashes te medhenj bejne zhurme poshte e perpjete pse nje x nxenese ne tirane , ne prishtine a ne ferizaj u perjashtua nga shkolla pse ajo mbajka shami ne koke..nje pjese e mire shamine e lidhin me traditen tone shekullore te mbajtjes se saj nga nenat dhe motrat tona...ketu poshte do paraqes 5 fotografi te sjella ne kete forum nga une , gimce , adem gashi...do ju lutesha te gjitheve te diskutoni ketu kush eshte shamia jone e tradites kombetare brez pas brezi..te disktutojme edhe lidhjet e shamive te tjera me kulturen tone shqiptare...une solla 5 foto por ju nese keni foto te tjera qe i perkasin tradites sone sillini te diskutojme ketu...ju ftoj te gjitheve ne diskutim por sidomos mbrojtesit e flakte te shamise ....
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #194
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    dy tjerat..

    nuk e di pse nuk arrita ti fys ne te njejtin shkrim..nese administratoret kane mundesi ti fusin edhe kete foton..kurse fotoja e 5 eshte tek shkrimi i gimce mbi lejimin e shamive ne spanje ..mua nuk ma pranon me e sjelle ne kete shkrim..i lutem administratorit ti sistemoje te 5 fotot...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #195
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    684

    Populli foli,

    Protestë në përkrahje të nxënëses së përjashtuar



    E premte 7 Maj 2010 17:47


    Në shenjë revolte dhe kundërshtimi ndaj vendimit të drejtorit të shkollës së mesme teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, për përjashtimin e nxënëses Arlinda Zeka për shkak të bartjes së mbulesës islame, sot në Prishtinë u mbajt një protestë paqësore.
    Protesta, e organizuar nga OJQ “Alternativa Rinore” nga Ferizaj dhe e përkrahur nga të rinj dhe studentë tjerë, që filloi nga ora 14:00 në sheshin kryesor të kryeqytetit, vazhdoi përgjatë sheshit deri te parlamenti, dhe më pas duke u ndalur para objektit të ri të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
    Brohoritjet e masës së përbërë nga shumë nxënës, studentë dhe qytetarë të tjerë, përgjatë tërë rrjedhës së protestës, si dhe parullat e ngritura, përmbanin mbishkrime si: “Të kthehet Arlinda në shkollë”, “Në vitin 1999 ka mbaruar përjashtimi nga shkolla”, “Ka mbaruar koha e komunizmit”, etj.
    Në emër të organizatorit foli edhe kryetari OJQ-së “Alternativa Rinore” i cili mbrojti parimin e të drejtës për shkollim pa dallim, mbështetur në konventat ndërkombëtare.
    Kështu përfundoi edhe kjo protestë, që ishte edhe një thirrje kundër diskriminimit, jo vetëm të Arlinda Zekës gjatë këtyre ditëve, por edhe të sa e sa nxënëseve tjera të përjashtuara nga shkolla veç pse bartin shaminë.

    Raporton: Blerim Halili, Prishtinë



  6. #196
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    pasi kaq shum ju pengon shamia pse kurr nuk shkruni per mini funda nga erdhen ata apo jan tadit shqiptare

    malsori a jetojm ne liri apo ne robri

    nese jetojm ne liri ather jemi te lir te vishemi ashtu siq deshirojm dhe askush ska te drejt te na ndaloj

    malsori nese nje dit del ne nje qytet shqiptar ather do vresh se me shum i pergjajm perendimit sesa lindjes dhe tradites shqiptare
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  7. #197
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    A di qysh po ja bënë ti ? Si keshtu: Kur je i semur pse shkon tek doktorri??

    Malsor arsimimi dhe shkollimi behen per shum arsye, mirpo ato kryesoret jan:

    1. Obligim ligjor eshte te shkollohet nxenesi deri ne shkollen e mesme.

    2. Obligim personal ndaj vetevetes (sepse deshiron te ngritet intelektualisht)

    3. Obligim shoqeror (sepse deshiron te mos ndjehet inferior ndaj te tjereve, thjesht nuk deshiron te jet analfabet)

    4. Shkollohet sepse deshiron nje kualifikim per te ardhmen qe te punesohet me leht.


    Ndersa per sigurin e vajzave tona ne shkoll, ne si prinder, axhë, vlla apo kusherir nuk vendosim por vendos ministria dhe drejtori i asaj shkolle.
    Ndersa kur na drejtohesh per amoralitet neve, ateher me intereson se cfar kupton ti me amoralitet??

    Permenda maskarallaqet qe ndodhin neper shkolla per faktin se duhet te parandalohen, pezullohen, perjashtohen, ndeshkohen dhe eliminohen keto raste perverze qe ne cdo kend konsiderohen gjera negative, para se te ndermerret nje rast i till ku ndeshkohet nje vajz e ndershme e cila deshiron te arsimohet dhe te vazhdoj shkollen ne menyre te moralshme duke mbajtur shamin ne shkoll.


    Po e perseris Shamia eshte pjes integrale historikisht e popullit ton shqiptar, ndersa minifundet jo, te cilat perpos qe lejohen edhe perkrahen
    valla kur me thua se ta ruan nderin ministri po me cudit i dashur student fisnik..nejse pune per ju...

    amoraliteti ka dy kuptime...percakton njerezit me moral te dyshimte por edhe njerezit qe mundohen te na tregojne te kujt jane dhe cka kane bere..njerez qe nuk kan nje karrige ku ulen por perdorin 100 te tilla..sa ne nje dege ne tjetren...une e thash ne kete aspektin e dyte..

    shume maskaralleqe na ndodhkan neper shkolla tona student fisnik...po bej qudi sa shume qenkan...por qudia me e madhe po eshte se asnje njeri nuk u denoncua per keto maskaralleqe qe po na ndodhkan neper shkollat tona..dhe qudia edhe me e madhe po eshte tek ju qe i dini keto maskaralleqe dhe ne vend qe te denonconi dhe ti demaskoni ato qe i bejne keto maskaralleqe denonconi e protestoni per nje shami qe qenka perjashtuar nga nje shkolle...a do ishte me e moralshme qe te drejtoheshit te organet pergjegjese dhe aty tu thoni se profesor filani ka q...filan vajze...a do ishte me e moralshme qe sot protesta te behej per nje apo 100 profesora qe na q...vajzat tona neper shkolla..dhe jo te abuzohej me nje vajze te shkrete qe as sja ka idene perse po e perdorni ju..ky eshte amoraliteti i dashur fisnik..akuzoni shkollen dhe e beni ate bordello...dhe njekohesisht i dergoni arlinden dhe te tjera neper keto bordello...apo ja mbron nderin arlindes shamija qe ka vene ne koke...pervoja njerezore ka ttreguar se pikerisht keta qe kan mbuluar koken kur ju eshte kruajtur kane zbuluar by.then...

    e dime te gjithe se shamia eshte pjese perberese e historise se kombit shqiptar...po cila shami i dashur ..se na e keni bere lemsh kete histori..ne kemi nje shami tradite kombetare dhe jo 100 shamija qe na i sjellin vajzat neper shkolla...por ne kemi edhe nje tradite tjeter i dashur student fisnik..traditen qe edhe pse e kemi pase den baba den kete shami nuk e kemi pranuar neper shkolla..dhe dolet sot ju te dijshmit e po doni me na e imponuar ta fusin neper shkolla lloj-lloj shamiash te ardhura nga pertej bota...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #198
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    pasi kaq shum ju pengon shamia pse kurr nuk shkruni per mini funda nga erdhen ata apo jan tadit shqiptare

    malsori a jetojm ne liri apo ne robri

    nese jetojm ne liri ather jemi te lir te vishemi ashtu siq deshirojm dhe askush ska te drejt te na ndaloj

    malsori nese nje dit del ne nje qytet shqiptar ather do vresh se me shum i pergjajm perendimit sesa lindjes dhe tradites shqiptare
    cila eshte shamia jone..kjo ishte pyetja...vishu si te duash...del edhe me by.the jashte..deri tek dera e shkolles..brenda saj ske cka lyp po nuk te pelqeu..

    mos ju largo temes ...se e keni qejf qe aty ku nuk ju pelqen ta devijoni temen
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #199
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,341
    Postimet në Bllog
    22
    nuk eshte krim i dashur perjashtimi i nje vajze nga shkolla per cdo arsye...nuk po ze ne goje shamine..por po marr rastin me klasik...perjashtim per cdo arsye..nese eshte dhene nje arsye e cila eshte e bazuar ne ligj atehere nuk cilesohet krim...kete nocion jep fjalori i gjuhes se sotme shqipe..'' Veprim që kryhet në kundërshtim me ligjet në fuqi, që ka pasoja të dëmshme e të rrezikshme për shtetin, për shoqërinë a për ndonjërin nga pjesëtarët e saj dhe që dënohet në bazë të kodit penal''..ky eshte krimi..ketu pash nje veprim te bazuar ne ligj..mos u ben edhe ti si ai jazikgjiu qe e quante krim vendosjen e nje emri me prapavije fetare katolike kesaj shkolle sepse ne kete shkolle dikure do te studionte ne kete shkolle nje vajze muslimane...keto jane idiotizma..si do ta quaje ti perjashtimin nga shkolla te nje vajze qe vjen e veshur si murgeshe..si do ta quaje ti perjashtimin nga shkolla te nje mesuesi qe vjen ne shkolle ne pantallona te shkurtera...si do ta quaje ti perjashtimin nga proqesi mesimor nje mesuese qe i ka cicat perjashta apo nje djale qe ka te veshur ate petkun karakteristik te priftit qe me duket quhet '' raso ''...ja pra albo problemi duhet trajtuar ne aspektin global e jo veq e veq...njera eshte e njerkes e njera eshte e nenes....
    Eshte nje gje te perjashtosh nje nxenes nga shkolla pasi shkeli regulloren, eshte tjeter gje te perjashtosh dike nga shkolla pasi mban nje simbol fetar. Te perjashtosh nje nxenes nga shkolla per shamine e kokes, eshte njesoj si te perjashtosh nje nxenes qe mban nje kryq ne qafe, apo se e ka emrin e nje shenjtori apo profeti. Pra eshte forma me militante e shekullarizmit qe ka per qellim te indoktrinoje femijet qe te mos praktikojne lirine e besimit ne Zot dhe praktikimin e besimit te tyre.

    Femija nuk e merr moralin ne bankat e shkolles, e mor nga prinderit, nga familja. Nuk eshte detyra e drejtorit te shkolles apo mesuesve qe tu diktojne femijeve se si te vishen, cfare te besojne, si te mendojne, si te sillen. Detyra e mesuesit eshte vetem mesimdhenia, qe femija te pervetesoje dijen e lendes perkatese. Kaq.

    Rasti ne fjale per mua eshte nje forme e keqe indoktrinimi te forcuar qe shkel me te dyja kembet lirite kushtetuese te shtetasve dhe normat e shoqerise, te drejtat e prindit. E imagjinon dot te jesh prind i nje femije qe perjashtohet nga shkolla per shamine e kokes, kryqin qe mban ne qafe, apo per faktin se mban nje emer shenjtori apo profeti?!

    kush ja mohon mesuesit qe te shkoje ne shkolle ne kanotjere....kush ja mohon mesueses te shkoje ne shkolle ne rroba te tejdukshme.apo minifund me te shkurter se breket..ndryshe eshte ne shkolle e ndryshe eshte ne rruge..a ke pare diku ne trojet shqiptare ti mohohen keto qe ti permend dikujt...a ke pare diku ne trojet shqiptare qe dikujt ti jete thene se perjashtohesh nga shkolla apo ndonje institucion tjeter arsimor pse ti je musliman/e dhe duhet te jesh katolik/e apo ortodoks/e..pse e lidh te drejten tende per ato gjera qe jane te sanksionuara ne karten e te drejtave te njeriut me perjashtimin nga shkolla.
    Ajo qe shkolla ka te drejte te beje, eshte vendosja e nje uniforme ne regulloren e shkolles per te gjithe nxenesit pa perjashtim. Dhe ne rast se nxenesit nuk vijne ne shkolle me ate uniforme, drejtoi ka te drejte ti pezulloje nga shkolla. Por edhe ne kete rast, ajo qe une po te them eshte se asnje uniforme, asnje drejtor, e asnje regullore nuk mund ti detyroje femijet qe te zhvishen nga simbolet fetare. Vajza myslimane mund ta veshi uniformen si gjithe te tjeret dhe te mbaje edhe shamine ne koke. Nxenesi i krishtere mund ta veshi uniformen dhe mbaje edhe kryqin ne qafe. Cdo regullore e tille eshte ANTIKUSHTETUESE, prek lirine e cdo njeriu per te besuar dhe praktikuar besimin e tij. Dhe te gjitha shkollat publike jane te detyruara me ligj qe te akomodojne te gjithe shtetasit e besimeve te ndryshme ne vend.

    Kur vjen fjala tek shkollat private, te ngritura me fondet e vete komuniteteve fetare apo prinderve, ligji lejon kritere te tjera si pjese e mbrojtjes se drejtes se levrimit te besimit perkates. Ne keto shkolla private, shkojne vetem femijet e atyre prinderve qe i perkasin atij besimi.

    shume te paska shqetesuar perjashtimi i kesaj vajze te vogel nga shkolla dhe shkollimi..mire e ke albo..por te lutem perpara se sa te te shqetesoje ky veprim e ketij ( dhe neve te tjereve ''perparimtare '') drejtori duhej te te shqetesonte nje veprim tjeter i dashur..veprimi i mbulimit te kesaj vajze...e di qe do me thuash se eshte e drejta e saj si vishet...ama te lutem pranoje se kjo vajze as nuk e ka idene se pse e ka vendosur kete shami ne koke...pranoje se jane me djetra e qindra vajza qe akoma nuk jane bere te ndergjegjshme per veprimet e tyre qe me dhunen e prinderve jane te detyruara te mbulohen...sa i bindur je i dashur albi se kjo vajza dhe qindra vajza te tjera jane te ndergjegjshme per vendosjen e shamise ne koke...sa jane prej tyre qe e kuptojne veprimin klasik te mbulimit..me duket i dashur qe asnjera prej tyre...ose e shumta nje pjese shume e vogel prej tyre...gjithcka ato dine eshte se ju ka thene nena apo babai se keshtu duhet pasi ju jeni femra muslimane dhe duhet te mbuloni koken..ne te shumten e rasteve prinderit e tyre marrin edhe para per keto veprime..ja pra i dashur albo para se te te irritonte veprimi i drejtorit duhet te te irritonte veprimi i prinderve te keture vajzave qe dhunojne te drejtat e femijeve te tyre...ky eshte veprimi qe duhet te irritoje gjithkend dhe jo veprimi i drejtorit...
    Mua nuk me shqeteson "shamia", shamia te shqeteson ty dhe atyre qe mendojne si ty. Mua me shqeteson shkelja me te dyja kembet e lirive kushtetuese. Me shqetesojne paragjykimet qe ti dhe shume si ti keni per te gjithe ata shqiptare qe zgjedhin te praktikojne besimin e tyre.

    Mua nuk me shqeteson shamia e asaj myslimanes, ashtu sic nuk me shqeteson as kryqi i atyre femijeve orthodhokse apo katolike. Sot eshte nje myslimane qe perjashtohet nga shkolla, neser do te jete femija i nje te krishteri qe perjashtohet nga shkolla vetem se mban nje kryq ne qafe.

    Dhe per njerez si puna ime qe femijerine e tyre e kaluan nen rregjimin komunist e ateist te Hoxhes e Alise, keto akte vetem sa me kujtojne militantizmin luftarak te ateizmit e komunizmit me lirine e shqiptareve. Bota shpirterore e shqiptareve eshte kalaja e vetme qe rregjimi me ateist i botes nuk e mposhti dot ne 35 vjet. Dhe ajo qe ju nuk arrini te kuptoni eshte se ky ateizem luftarak dhe kjo propagande e pafre indoktrinimi, nuk ka se si te barazohet me "atdhedashuri" dhe "emancipim". Liria eshte forca me e forte emancipuese ne nje shoqeri, dhe lavdi Zotit te gjithe shqiptaret sot jane te lire te jetojne jeten e tyre.

    Lerini shqiptaret ta konsumojne lirine ashtu sic duan, e boll u munduat te krijoni steriotipe e konformizma te paqena per shoqerine shqiptare.

    Albo

  10. #200
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    jo po me pengon sepse po ju pengon shum kjo shami dhe ne qdo tem po e permendni

    i nderuar shkollat nuk naj ka maru shkau por i ka ndertu populli dhe ne keto shkolla nuk ka te drejt askush te perjashtoj nga shkolla vajzen qe ka shami sepse duhet me mendu njeher sepse ndoshta babai apo gjyshi i saj ka kontribu qe te ndertohet dhe te mbijetoj shkolla

    ne vendin ku une jetoj para 15 viteve eshte ndertu shkolla jo nga pushteti po nga vet banoret me pare dhe njers te banorve dhe si do ket ftyr qe neser nje profesor te perjashtoj nje nxens kur ndoshta babai i saj ka dhan mbi 1000 euro per mu ndertu ajo shkoll
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

Faqja 20 prej 26 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •