JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. KËTU POHOJMË SE NË BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.
PËR TË KUPTUAR MIRË BIBLËN KUR FLET PËR JEZUSIN, BIRIN E ZOTIT, DO TË SHTUDIOJMË KËTË SHPREHJE: BIRI I ZOTIT.
BIRI I ZOTIT: NË BESËLIDHJEN E RE.
II. JEZUSI I VETMI BIR I ZOTIT.
2. APOSTUJT:
Më në fund nëpërmjet ngjalljes së Jezusit. Apostujt kanë kuptuar misterine e birërinë së tij hyjnore: ngjallja plotësonte Ps 2,7
[Vap 13,33: “E ne u shpallim Lajmin e Gëzueshëm se premtimin që Hyji ua pati dhënë etërve, na e plotësoi neve, bijve të tyre, duke e ngjallur Jezusin, siç shkruan në Psalmin e dytë:
‘Ti je biri im,
unë sot të linda’];
Ajo vërtetonte pohimin e Jezusit Zot përballë Kaifës e mbi Kryq.
Që të nesërmen e Rrëshajëve, dëshmia e apostujve dhe rrëfimi i fesë së krishterë kanë pra për objekt “Jezusin, Birin e Zotit”
[Vap 8,37: Ky varg nuk ështeë në origjinalin, por qe një shtesë shumë e lashtë e përdorur në liturgjinë pagëzimore. E përkthej nga italishtja: Filipi thotë: nëse beson me gjithë zemër, lejohet. Përgjigji atëherë obortari: Unë besoj se Jezu krishti është biri i Hyjit”;
Vap 9,20: “dhe menjëherë filloi të predikojë në sinagoga se Jezusi është Biri i Hyjit”].
Duke paraqitur fëmijërinë e Jezusit, Mateu dhe Luka nënvizojnë me maturi këtë temë
[Mt 2,15: “Banoi atje derisa vdiq Herodi që të plotësohej fjala e Zotit e thënë me gojë të profetit: “Nga Egjipti e thirra Birin tim”;
Lk 1,35: “Engjëlli iu përgjigj:
“Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë - Biri i Hyjit”].
Te Pali ajo bëhet pikënisja e një mendimi teologjik shumë më të thellë.
Hyji ka dërguar në tokë Birin e vet
[Gal 4,4: “Por, kur erdhi koha e caktuar, Hyji dërgoi Birin e vet,
të lindur prej gruaje, të nënshtruar Ligjit,
që t’i shpërblente të nënshtruarit e Ligjit,
që ne ta fitonim bijësinë në shpirt.
E, ngaqë vërtet jeni bij: Hyji e dërgoi në zemrat tona Shpirtin e Birit të vet,
i cili gërthet: Abba - o Atë!;
Rm 8,3: “Vërtet, çka ishte e pamundur për Ligjin - sepse natyra e njeriut e bënte të paaftë - e bëri Hyji: Ai dërgoi Birin e vet në gjendjen e trupit të mëkatit, si fli për mëkatin dhe e dënoi mëkatin në trup]
që të pajtohemi me vdekjen e tij
[Rm 5,10: “e shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Hyjit u ndikua në zemrat tona me anë të Shpirtit Shenjt që na u dhurua”].
Aktualisht ai e ka vendosur në pushtetin e vet
[ Rm 1,4: “të cilin Hyji e kishte premtuar që më parë me anë të profetëve të vet në Shkrimet e Shenjta mbi Birin e vet, i cili është, për kah trupi,
pasardhës i Davidit, por i dëftuar për Birin e Hyjit
me të gjitha pushtetet me anë të Shpirtit Shenjt
pas ngjalljes prej të vdekurve, mbi Jezu Krishtin, Zotin tonë”]
e na thërret për t’u bashkuar me të
[1Kor 1,9: “Besnik është Hyji që ju thirri në shoqërinë e Birit të vet, Jezu Krishtit, Zotit tonë”],
sepse na ka kaluar në mbretërinë e vet
[Kol 1,13: “Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na kaloi në Mbretërinë e Birit të vet të dashur”].
Jeta e krishterë është një jetë “në fenë e Birit të Zotit, që na ka dashur dhe ka dhënë jetën për ne (Gal 2,20), dhe një pritje e ditës, kur ai do të kthehet prej qiellit “për të na çliruar nga zemërimi” (1Sel 1,10).
Të njëjtat siguri e përshkojnë Letrën Hebrenjve
[Heb 1,2.5.8: “Së fundi, në këto ditë, na foli edhe neve me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtarin e të gjitha gjërave, nëpër të cilin edhe e krijoi gjithësinë. Biri, që është pasqyrimi i Lavdisë dhe vula e qenies së Hyjit;
“Dhe vërtet, cilit prej engjëjve Hyji i tha ndonjëherë:
“Ti je im Bir unë sot të linda?”
Dhe prapë: “Unë do t’i jem Atë dhe ai do të më jetë Bir?”;
“Ndërsa për Birin thotë: Froni yt, o Hyj, në shekuj të shekujve, dhe skeptër drejtësie - skeptri i Mbretërisë sate”].
Torrkerry
Krijoni Kontakt