Close
Faqja 8 prej 20 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 192
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTI NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA E NJALLJES SË TIJ, NË BIBLËN.


    Tema e njalljes në BESËLIDHJEN E RE.


    1. JEZUSI,I PARËLINDURI NË MES TË VDEKURVE.
    a) Preludet.

    Jezusi nuk beson vetëm në ngjalljen e të drejtëve në ditën e fundit.
    Ai e di se misteri i ngjalljes duhet të përurohet nga ai, të cilit Perëndia i ka dhënë sundimin e jetës e të vdekjes.
    Ai e shfaq këtë fuqi që ka marrë nga Ati duke sjellë në jetë disa të vdekur për të cilët i ishin përgjëruar: bijën e Jairit (Mk 5,21-42), birin e vëjushës së Nainit (Lk 7,11-17), Lazrin, mikun e vet (Gjn 11).
    Këto ngjallje që kujtojnë mrekullitë profetike, janë tashmë lajmërimin e ngjalljes së tij të mbuluar me vel, që do të jetë në rendi tërësisht të ndryshëm.

    Ai shton aty parashikime të qarta: Biri i Njeriut duhet të vdes e të ngjallet ditën e tretë
    [Mk 8,31: Atëherë filloi t’u shpjegojë se Birit të njeriut i duhet të pësojë shumë; se pleqtë, kryepriftërinjtë e skribët do ta përbuzin; se do të vritet dhe se do të ngjallet pas tri ditesh;

    Mk 9,31: U thoshte: “Biri i Njeriut do t’u dorëzohet njerëzve e ata do ta vrasin, por kur ta kenë vrarë, ai do të ngjallet pas tri ditësh”;

    Mk 10,34: e filloi t’u tregojë se çka do t’i ndodhë: “Qe se po ngjitemi në Jeruzalem e Biri i Njeriut do t’u dorëzohet kryepriftërinjve e skribëve. Ata do ta dënojnë me vdekje e do ta lëshojnë në duar të paganëve. Do ta vënë në lojë, do ta pështyjnë,do ta frushkullojnë e do ta vrasin. Por ai, pas tri ditësh, do të ngjallet”].

    Sipas Mateut kjo është “shenja e Jonasit”: Biri i njeriut do të jetë tri ditë e tri netë në gjirin e tokës

    [Mt 12,40: Ai u përgjigj:
    Breznia e prapë dhe lavire shenjë kërkon! Shenjë tjetër s’do t’i jepet përveç shenjës së Jonës profet. Sikurse Jona qe në barkun e përbindëshit të detit tri ditë e tri net, ashtu edhe Biri i njeriut do të jetë në zemrën e tokës tri ditë e tri net].

    Kjo është shenja e Tempullit: “Rrënjojeni këtë tempull dhe unë do ta ngre për tri ditë...”; por ai fliste për tempullin e trupit të vet” (Gjn 2,19vv).

    Ky lajm për një ngjallje të të vdekurve mbetet i pakuptueshëm për vetë Dymbëdhjetët

    [Mk 9,10: ndërsa po zbrisnin nga mali, Jezusi u urdhëroi që të mos i tregojnë askujt çka panë deri që Biri i njeriut të mos ngjallet prej së vdekuri. Ata e mbajtën porosinë, por njëri-tjetrin e pyesnin çka do të thotë ajo fjalë: të ngjallet prej se vdekuri?],

    e aq më tepër për armiqtë e Jezusit që gjejnë shkak për të ruajtur varrin e tij

    [Mt 27,63v: I thanë Pilatit: Zotëri, na ra në mend se ai gënjeshtar, sa ishte ende i gjallë, tha: “Pas tri ditësh do të ngjallem” Prandaj urdhëro të ruhet varri deri të tretën ditë, që të mos vijnë nxënësit e tij, ta vjedhin e t’i thonë popullit: U ngjall së vdekuri. E do të jetë gënjeshtra e fundit më e zezë se e para”].

    Torrkerry

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e dragon+++
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    144
    Citim Postuar më parë nga buja_20 Lexo Postimin
    o ti qi pi fshin këto postime ki me u gjykua shum a maje mend...
    Po ti qa don qi fut hunden te kjo tem !!!
    DRAGON+++

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTI NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA E NJALLJES SË TIJ, NË BIBLËN.


    Tema e njalljes në BESËLIDHJEN E RE.


    2. I PARËLINDURI NË MES TË VDEKURVE.

    b) PËRVOJA E PASHËS (pjesa e parë).

    Pra të 12 nuk e kishin kuptuar se lajmi i ngjalljes në Shkrimet i përkiste në radhë të parë vetë Jezusit

    [Gjn 20,9: Në të vërtetëende nuk e kishin kuptuar Shkrimin Shenjt: se duhej që Ai të ngjallej së vdekuri].

    E për këtë vdekja e varrimi i tij i kishin hidhëruar


    [Mk 16,14:Në fund u dëftua të 11.ve ndërkohë që po ndodheshin në tryezë.
    I qortoi për pabesimin e tyre dhe për ngurësinë e zemrës, sepse s’u besuan atyre që e kishin parë të ngjallur prej së vdekuri;

    Lk 24,21-24.37: Në shpresonim se ai do ta çlironte Izraelin. E, përmbi të gjitha këto – sot është e treta ditë me që ndodhen këto ngjarje. Madje edhe disa gra prej tanëve na habitën...
    Të tmerruar dhe të frikësuar, mendonin se po shihnin ndonjë shpirt;

    Gjn 20,19: Në mbrëmje po të asaj dite – të parën ditë të javës – ndërsa dyert e shtëpisë, ku banonin nxënësit, ishin të mbyllura prej frikës së Judenjve, erdhi Jezusi...].

    Për t’i nxitur të besojnë nuk duhet më pak se përvoja e Pashës.
    Ajo e varrit që u gjet i boshatisur, nuk mjafton t’i bindë, sepse do të mund të shpjegohej me një grabitje të kufomës


    [Lk 24,11v: Por apostujt këto fjalë i morën për trillime e nuk u besuan. Megjithatë Pjetri u çua, shkoi vrap te varri, u përkul dhe pa vetëm pëlhurat. U kthye në shtëpi i çuditur për krejt çka kishtë ndodhur;

    Gjn 20,2: Atëherë erdhi me vrap te Simon-Pjetri dhe tek ai nxënësi tjetër, të cilin Jezusi e donte dhe u tha: “E kanë marrë Zotërinë prej varrit e nuk dimë se ku e kanë vënë];

    Vetëm Gjoni beson menjëherë
    [Gjn 20,8: Atëherë hyri edhe ai nxënësi tjetër, që mberriti i pari te varri, pa e besoi].

    Torrkerry

  4. #74
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Si mundet njeriu me kan ZOT ? epa mundun ZOTI nuk vdes

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TEMA ËSHTË:
    JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT. PERSONI I JEZU KRISHTI NË BIBLËN. LIDHUR ME KËTË MË DUKET SHUMË INTERESANTE EDHE TEMA E NJALLJES SË TIJ, NË BIBLËN.


    Tema e njalljes në BESËLIDHJEN E RE.


    1. I PARËLINDURI NË MES TË VDEKURVE.

    b) PËRVOJA E PASHËS (pjesa e dytë).

    Por pastaj fillojnë shfaqjet e të ngjallurit.
    Lista e mbledhur nga Pali (1 Kor 15,5vv) dhe ajo e ungjilltarëve nuk përkojnë plotësisht, por numri i saktë nuk ka rëndësi, Jezusi shfaqet “gjatë shumë ditëve”

    [Vap 13,31: Jezusi iu dëftua igjallë për shumë ditë atyre që bashkë me të qenë ngjitur prej Galilesë në Jeruzalem, të cilët tani janë dëshmitarët e tij para popullit];

    Përpos kësaj saktësohet gjetke “gjatë 40 ditëve”

    [Vap 1,3: Ai pas mundimit e vet,me shumë prova ua vërtetoi apostuive se ishte i gjallë duke u shfaqur për dyzet ditë para tyre dhe duke u folur për Mbretërinë e Hyjit],

    deri te skena kuptimplotë e Ngjitjes.

    Tregimet nënvizojnë karakterin konkret të këtyre shfaqjeve: ai duket është vërtet Jezusi i Nazaretit;
    Apostyujt e njohin, e shohin dhe e prekin (Lk 24,36-40;
    Gjn 20,19-29), hanë me të (Lk 24,29v.41v; Gjn 21, 9-13; Vap 10,41).

    Ai është i pranishëm jo si një fantazmë, por me trupin e vet (Mt 28,9; Lk 24,37vv; Gjn 20, 20.27vv).

    Megjithatë ky trup u shmanget gjendjeve të zakonshme të jetës tokësore (Gjn 20,19).

    Jezusi i përsërit gjestet që i kryente gjatë jetës së vet publike dhe kjo gjë bën që të njihet (Lk 24,30v; Gjn 21,6.12); por tani është në gjendjen e lavdisë që përshkruanin apokalipset çifute.

    Torrkerry

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    Si mundet njeriu me kan ZOT ? epa mundun ZOTI nuk vdes

    Faleminderit per vemendjen tende dhe edhe per pyetjen.
    Te lutem, lexo çka kam shkruar me pare.
    Nuk eshte njeriu qe u be Zoti, por Zoti qe u be njeri.

    Zoti nuk vdes. Njeriu vdes. Ai vdiq si njeri, sepse si Zot nuk mundte as te vuante as te vdiste.
    Me fal, tani kam nje pune;kerko vete postimin ne te cilin kam shpjeguar kete.Zoti nuk vdiq. Vdiq njeriu.



    Torrkerry

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e dragon+++
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    144
    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    Si mundet njeriu me kan ZOT ? epa mundun ZOTI nuk vdes
    JEZU KRISHTI esht e njejta gje per ne ashtu si esht allahu per ju . vetem se ne besojm ne krishterim e ne shqiptarizem se andej e kemi prejarlljen . kurse ju siq ta kam than ma perpara jeni si biqim bastarllesh te lan mrapa . tash qe ke marr vesh te verteten qa jeni mos u perzi me keshtu temash ......
    DRAGON+++

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga buja_20 Lexo Postimin
    Numbers 23-19 Perëndia nuk është një njeri, as edhe bir njeriu
    Num 23,19: Nuk eshte Hyji porsi njeriu qe te rreje,
    porsi biri i Adamit qe te nderroje!

    Perkthimi i Atit Filipaj.

    "Dio non e' un uomo da potersi smentire,
    non e' un figlio dell'uomo da potersi pentire".


    Nga La Bibbia di Gerusalemme.

    Ketu nuk flitet per natyren e tij, por per "sjelljen" morale, apo per moralitetin e sjelljes se tij. Njeriu mekaton, Huji nuk mekaton. Eshte nje probleme tjeter.


    Ti nuk e ke kopiuar mire rreshtin Num 23,19, ne Dhjaten e Re: mungojne disa fjale, qe e nderrojne krejt kuptimin e tekstit:

    "Perëndia nuk është një njeri, qe mund te genjeje, as edhe bir njeriu, qe mund te pendohet.
    Kuptimi eshte ndryshem.

    Bibla flet per Jezu Krishtin Zot dhe njekohesisht njeri ne Beselidhjen e re. Kontrollo postimet e mia.

    Eshte qarte qe Zoti nuk eshte njeri, dhe njeriu nuk eshte Zot: por kam thene me shume se 100 here se natyra hyjnore dhe natyra njerezore bashkohen ne personin e Krisht, duke vazhduar te jene dy, si jane dy ne çdo njeri trupi dhe shpirti.

    Me respekt.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 18-03-2009 më 04:30

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga buja_20 Lexo Postimin
    [B]
    B]

    Ne postime te meparshem, kam thene disa here se Jezusi flet si njeri, veçanerisht me njerez qe nuk besonin ne te. Disa here flet me autoritetin e
    Zotit-njeriut duke folur edhe per personin e vet hyjnore e duke i perforcuar fjalet e tij me vepra.
    Vetem si nje shembull, ndodh si ne nje njeri qe e di mire se disa vepra te tij jane "trupore" dhe disa tjetra "shpirterore" edhe pse kupton mire se te dy ndodhin ne te njejtin realitet qe quhet Njeri person.

    Nje arsyetim i tille mund te behet edhe per lutjen e Jezusit.

    Hyji eshte ne qiell, ne toke, gjithkund. Hyji i misheruar ne Jezu Krishtin ishte ne qiell, ne toke, gjithkund. Por sigurisht pervoja dhe marredenie te Zotit-njeriut ishin kufizuar nga zhgjedhje te meparshme te Zotit. Edhe kete e kam shpjeguar ne nje postim.


    Me respekt.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 18-03-2009 më 18:52

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e dragon+++
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    144
    bujo un kurr nuk kam then se jam prift ose shkoj ne kish gjdo te diel, ne qoft se kerkon keshtu shpjegimesh duhet me fol me na nji tjeter,por i perkas fes katolike , e nuk te le te thush se feja jote esht mekat e feja ime esht parajs, un shikoj lexoj qfar behet neper bot e shikoj vendet islamike vrasje urrejtje fukarallek injoranc pisllek e shikoj vendet europiane(dmth vendet krishtere)ecin para jetojn ashtu si duhet te jetoj njerzimi . pastaj vjen ti e flet budadhadheqe e ke qef te besojn te tjeret sma merr mendja se punojn keshtu gjerat......
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 18-03-2009 më 18:57
    DRAGON+++

Faqja 8 prej 20 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Krishti, përmbledhja e gjithçkaje frymore.
    Nga marcus1 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ka qënë Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  5. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •