TEMA ËSHTË: JEZU KRISHTI ËSHTË ZOT.
PERSONI I JEZU KRISHTIT NË BIBLËN. KËTU POHOJMË SE NË BIBLËN JEZUSI SHPALLET SI HYJ.
PËR TË KUPTUAR MIRË BIBLËN KUR FLET PËR JEZUSIN, BIRIN E NJERIUT, DO TË SHTUDIOJMË KËTË FJALË.
BIRI I NJERIUT.
Në Ungjijtë Jezusi i jep vetes zakonisht titullin e Birit të Njeriut, shprehje enigmatike kjo që sugjeronte edhe pse e mbuluar me vel, aspektin më trashendent të fizionomisë së vet.
Për të kuptuar rëndësinë e saj, duhet t’u referohemi përdorimeve të saj në BV e në judaizëm.
I) Gjuha e zakonshme e Biblës.
Shprehja hebraike dhe aramaike “Bir njeriu” (ben-adam; bar enas) shumë shpesh del si sinonim i njeriut. Ajo tregon një anëtar të racës njerëzore.
Duke pasur parasysh që ai është Ati i gjithë racës dhe mban emrin e saj, mund të përkthehet “bir i Adamit”.
Përdorimi i shprehjes nënvizon gjendjen e pasigurt të njeriut
[Is 51,12: “Unë, unë jam Ngushëlluesi juaj!
Kush je ti që të trembesh nga njeriu i vdekshëm,
nga biri i njeriut që është si bari?”;
Job 25,6: “Deri hëna para tij s’bën dritë, para tij as yjet të pastër s’janë,
aq më pak njeriu kalbësirë, i njeriut bami - ky krimb”!],
vogëlsinë e tij përpara Zotit
[Ps 11,4: "Zoti është në Tempullin e vet të shenjtë,
Zoti fronin e ka në qiell.
Sytë e tij vëzhgojnë të vobektin,
qerpikët e tij shqyrtojnë bijtë e njerëzve].
Nganjëherë gjendjen e tij mëkatare
[Ps 14,2v: "Prej qiellit Zoti vëren
drejt bijve të njerëzve
që të shohë në ka ndonjë njeri të mençëm,
ndonjë që e kërkon Hyjin.
Të gjithë e lanë rrugën,
të gjithë së bashku u prishën,
s’kanë mbetur nga ata që bëjnë mirë,
‑ s’mbeti asnjë!
A thua s’do të zënë mend ata që bëjnë keq,
ata që përpijnë popullin tim siç e hanë bukën?
Nuk e thërrasin në ndihmë Emrin e Zotit"
Ps31,20: "Oh, sa e madhe është mirësia jote, o Zot,
të cilën e ruan për ata që të druajnë,
e ke përgatitur për ata që shpresojnë në ty
në sy të bijve të Adamit],
që është caktuar për të vdekur
[Ps 89,48: "Të të bjerë në mend sa e shkurtër është jeta ime!
Vallë, thua kot i krijove njerëzit?
Ps 90,3: "Ti e kthen njeriun në pluhur
duke thënë: “Kthehuni, bijtë e Adamit!”]
Kur Ezekieli, njeri i adhurimit të heshtur, i përmbysur para lavdisë hyjnore, thirret prej Jahveut si “bir njeriu”
[Ez 2,1.3...: “Më tha: “Biri i njeriut, ngrihu se dua të të flas!”;
Ai më tha: “Biri i njeriut, unë po të dërgoj te bijtë e Izraelit,
te një popull kryengritësish që kanë çuar kokë kundër meje.
Ata dhe etërit e tyre kanë mëkatuar kundër meje deri në ditën e sotme”].
Fjala tregon largësia dhe i kujton profetit gjendjen e tij të vdekshme.Mirësia e Zotit për për “bijtë e Adamit” është më se admirueshme:
Ai shumëfishon për ata mrekullitë e veta (Ps 107,8) dhe Urtisë së tij i pëlqen të nanojë me ta (Fu 8,31).
Është për t’u habitur sesi një qenje kaq e dobët të jetë kurorëzuar prej Tij si mbreti i gjithë krijimit: “Çka është atëherë njeriu që ta kujtosh,
biri i Adamit që të përkujdesesh për të?” (Ps 8,5).
E gjithë antropologjia fetare e BV qëndron këtu: përpara Zotit, njeriu s’është veçse një frymë dhe mëgjithatë Perëndia e ka mbushur me dhumtitë e veta.
Torrkerry
Krijoni Kontakt