Close
Faqja 24 prej 72 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 716
  1. #231
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Do jua skuqim sumen edhe ktyne Mancsave sa per inot te Darwinit
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  2. #232
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Robben: Nuk kemi frikë nga United

    Arjen Robben thotë se Bayern Munich nuk ka përse të ketë frikë nga Wayne Rooney ose Manchester United.

    Bayern u caktua të përballet me United në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe ish-mesfushori i Chelseat mbetet optimist se ekipi gjerman mund t’i bëjë ballë kampionit të Anglisë.

    “Njerëzit flasin për Rooneyn, por United nuk është vetëm ai. Në Chelsea, kam shënuar fitore të rëndësishme kundër United. Do të jetë si një finale. Bayern ka ngritur fuqinë e vet në Evropë, ky sezon mund të jetë sensacional”, ka thënë Robben për The Sun./Telegrafi/


    Bayerni dëshiron Robin van Persien

    Bayern Munichu në fund të këtij sezoni do të mundohet të angazhojë Robin van Persien.

    Sipas L’Equipe holandezi Robin van Persie sezonin e ardhshëm do të mund të luajë për Bayern Munichun, si zëvendësim për Miroslav Klose që pritet të largohet në fund të sezonit.

    Spekulimet e tilla vijnë pasi drejtori sportiv i bavarezëve, Christian Nerlinger, së fundi pohoi se ata do të përpiqen të sjellin disa lojtarë kualitativ në Allianz Arena pas fundit të sezonit, me qëllim që të krijojnë një ekip konkurrues në Ligën e Kampionëve.

    Gazeta franceze shkruan se Louis van Gaal planifikon ta zgjerojë koloninë holandeze në Munchen dhe Van Persie do t’u bashkohet tashmë dy bashkë-vendasve të tij Mark van Bommel dhe Arijen Robben.

    Por është vështirë të besohet se Van Persie do të pranohet të largohet nga Emirates, pasi së fundi e rinovoi marrëveshjen me topçinjtë deri në vitin 2014./Telegrafi/

    Do te na bahet ekipi Bayern van München
    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 20-03-2010 më 07:26
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #233
    Medical Student Maska e Edmond.S
    Anëtarësuar
    10-09-2008
    Vendndodhja
    nightingale's Dorf
    Postime
    734
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Sa për Milanon atë e mposhti Inter 4:0 (dhe në ndeshjen tjetër 2:0), e mposhtëm edhe ne 4:1, kështuqe mos prisni rezultate të tilla
    Patjetër se do të shohim lojë të mirë dhe spektakël, ajo që më pengon më së shumti është se nëpër mediume më shumë po flitet për duelin Arsenal - Barcelona se sa për ndeshjen Bayern - Manchester, unë personalisht konsideroj se derbi i çerekfinaleve është ndeshja Bayern - Manchester, finale para finales, përveç kësaj kur kihet parasysh historia e ketyre dy skuadrave mjafton.
    Kur shikohen përballjet e ndërsjella si ajo e 1999 dhe 2001 (e cila ishte bash çerekfinale ku pas së cilës Bayern fitoj Ligën e Kampionëve) të jep me kuptu se kjo është edhe më derbi se sa ndeshja Arsenal - Barcelona, pastaj edhe me trofe keto dy skuadra janë më lartë, Bayern Munchen ka 4 troge të Ligës së Kampionëve, Manchester United 3, ndërsa në anën tjetër Arsenal nuk e ka asnjë trofe, ndërsa Barcelona 3 por prapë nuk e arrin shkallën e derbit sikurse ndeshja Bayern - Manchester

    Çdo të mirë
    Ke te drejte,por keta 'analistet' kishe po din dicka.Ato 2 ekipe luajn loje te njejte,andaj cilesohet si nje ballafaqim i forte.Me rendesi qe ne ndermjet veti do shofim loje te bukur.me i miri te shkoj tutje !


  4. #234
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Të lumtë Luis Van Gaal prapë fute në lojë David Alaban, sepse vetë me lojtar të tillë ne mund ta mposhtim Schalken dhe Manchesterin.
    Uroj nga zemra që të fitojnë Bayer Leverkusen dhe Schalke, në menyrë që Luis Van Gaal të mbledh mend sa ma shumë se lojtarët si Alaba nuk futen as në ndeshje miqësore.
    Ky lojtar për mendimin tim meriton ose transferim në ndonjë skuader të vendeve Arabe (ku ligat janë inferiore) ose të futet në Bundesliga 3 me Bayern Munchen II (ekipin amator të Bayernit)

    Turp! Turp! Turp!
    Sa u bëra gati për t'ju uruar fitoren sepse kishin mbetur vetëm edhe 4 minuta, David Alaba doli përpara urimit tim dhe nuk më lejoj t'ju uroj.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #235
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o gimche dhe une jam merzit shume
    per pjesen e dyte e ndoqa ne radio
    skuadra sipas komentatorit a thua nuk ekzistonte fare
    u pa dhe me freiburgun se ky bayern ka fat prandaj doli ne krye
    sikurse dhe kete jve leverkusen ne dortmund
    e schalke ne hamburg kane dy sfida qe shpresoj ti humbin
    sbesoj se do kete shenjen 2 asnjera nga keto
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #236
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Edhe një lajm i "mirë" për Bayernin, lëndohet Daniel Van Buyten, ashtu keshut kemi shum mbrojtës madje disa janë tepricë keshtu që mjafton të mungoj edhe ky pas Martin Demichelis sepse tani krahas David Alabas do ta fusim Diego Contenton dhe keshtu do ta bëjmë skuadren e Bayernin skuadër Juniore (mos të them sikurse Arsenali).

    Van Buyten verletzt
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  7. #237
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    o gimche dhe une jam merzit shume
    per pjesen e dyte e ndoqa ne radio
    skuadra sipas komentatorit a thua nuk ekzistonte fare
    u pa dhe me freiburgun se ky bayern ka fat prandaj doli ne krye
    sikurse dhe kete jve leverkusen ne dortmund
    e schalke ne hamburg kane dy sfida qe shpresoj ti humbin
    sbesoj se do kete shenjen 2 asnjera nga keto
    Për to mjafton barazimi sa për t'ju afruar Bayernit, unë kisha shpresen se keto dy javë do të bënim diç në shkëputje mirpo nuk na lejoj David Alaba i cili ende ka puqrra puberteti.
    Po ta kam lakmi që e ke ndëgju në radio e nuk e ke shikuar ndeshjen, David Alaba (lojtar i Bayernit) asistoj për golin e barazimit, ndër në golin e dytë (që poashtu erdhi nga krahu i tij) lojtarin vetëm e shikonte ani pse ai ishte futur brenda zones se 16 metershit, thuajse ai lojtar nuk do të shënon dhe nuk meriton t'i mirret topi, epo më e keqja ndodhi që pikërisht ai shenoj nga një pozitë gjysmë e vdekur për të shënuar
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  8. #238
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    javes qe vjen leverkusen ndeshet me schalken e do ja hane koken njera tjetres
    ne me sutgartin mendoj sdo kemi probleme
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #239
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    javes qe vjen leverkusen ndeshet me schalken e do ja hane koken njera tjetres
    ne me sutgartin mendoj sdo kemi probleme
    Para se të ndeshemi me Stuttgartin, e kemi ndeshjen me Schalken si mysafir në kuadër të kupës së Gjermanisë.
    Ndeshja me Stuttgartin do të jetë e vështirë pasi që Stuttgart ka pësuar vetëm 2 humbje me këtë trajnerin e ri, ndërsa ne duhet t'i ruajmë lojtarët për ndeshjen me Manchester Unitedin.
    Vërtetë mu dhimbësen lojtarët e Bayernit e sidomos: Robben, Butt, Klose, Pranjiç, Van Buyten etj. se si një lojtar amator si David Alaba ua pshurri djersen atyre (e them në menyre figurative)
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #240
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Pas kësaj te sotmes s'do çuditem sikur Bayern te del ne fund te sezonit duar bosh!

    Me sonte Bundesliga u rrezikua, DFB Pokal është tepër vështire. ne CHL ashtu se ashtu jemi te humbur!
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

Faqja 24 prej 72 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •