Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 80
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Naser Aliu | 13/03/2010 |Shekulli

    Me çdo shkrim që shkruaj paraprakisht e di se dikush mund të mos pajtohet me mënyrën se si mendoj, si gjykoj, si i shoh apo shqyrtoj dukuritë dhe shfaqjet në shoqëri. Për këtë qëndrim herë pas herë më dërgohen email dhe me kërcënohen. Më shajnë dhe me dërgojnë propagandë fetare, duke sharë një fe dhe duke ngritur tjetrën! Sa herë që më shajnë dhe kërcënohen, unë kuptoj se qëndrimi im është i drejte. Këtë ma bëjnë të qartë disa shkrues me mënyrën se si artikulohen.

    Ofendimet nuk vijnë nga opionist apo intelektual të mëdhenj shqiptarë( unë mendoj si ata apo ata pajtohen me vështrimet e mia); sharjet dhe kërcënime vijnë nga njerëz, që nuk i njoh as për nga veprimtaria kombëtare, as për veprimtari intelektuale.

    Unë mendoj ndryshe nga këta të fundit.

    Ky jam unë, i mirë apo i keq, dhe lexoj me kënaqësi mendimin, qe është ndryshe nga i imi. Dua vazhdimisht të mësojë dhe t´i korrigjoj mendimet dhe nëse më janë shndërruar në ide fikse pa dijen time, pranoj faktet e reja, vetëm faktet dhe ndryshoj gabimet eventuale. Mjafton t´i përmbahen rregullave të mirësjelljes dhe të polemizohet.

    Sa i përket Turqisë, nuk mendoj se populli turk është i egër, por mendoj se është ndryshe nga ne dhe në aspektin e qytetarisë jemi disa dekada para tyre, kurse Qeveria e sotme turke, në kohën e fundit po përpiqet vetëm në bazë të një njësojshmërie, t´i fshijë 99 dallime tjera. Dallimet na bëjnë neve komb me identitet. Nëse jemi shqiptarë nuk jemi vëllezër me ta. Nëse jemi vëllezër, nuk jemi shqiptarë, por turq.

    Vëllazëria ekziston vetëm në bazë të gjakut, por jo në bazë të bindjeve: ideologjike, partiake, të profesionit apo të adhurimit të një klubi sportiv. Historia dhe e tashmja dëshmon se feja mund të ndryshohet apo braktiset, por me vëllanë nuk mund të procedohet kështu. Kur një i madh të konsideron vëlla, duhet te bëhesh si ai. Si vëllai i madh! Gjermania nuk e konsideron vëlla popullin austriak! Edhe pse ka më shumë arsye se sa Turqia me ne!

    Shqiptaret e djeshëm e kane luftuar pikërisht këtë dhe rezultoi me krijimin e një shteti të vogël shqiptar.

    Unë nuk dua te bëhem vëlla i turqve, nuk dua ta gënjej veten me vëllazëri imagjinare, mirëpo nuk mund t´ia ndaloj askujt te transformohet në vëlla, por kam të drejte në këtë rend të sotëm ta them mendimin tim: se disa vëllezër të mi po dezertojnë kombëtarisht!

    Unë nuk do të bëhem vëlla as me pushtuesin e djeshëm serb, as me të pardjeshmin turk, respektivisht me asnjë pushtues tonin. Mirëpo refuzimi i vëllazërisë, nuk nënkupton kundërshtimin e bashkëpunimit, ku kemi dobi të dy popujt! Politikisht për popujt është vetëvrasëse nëse jetojnë me bindje të djeshme dhe përjashtojnë rrethanat e reja dhe interesat e reja, të sotshme! Duke u bazuar në interesin reciprok.

    Kritika ime kundër qëndrimit të Qeverise se sotme turke është preventive. Nëse, unë, sot hesht kur simpatizohet pushtuesi i para 100 viteve, nuk mund të kritikoj edhe një shqiptar, që përkrah Qeverinë e djeshme apo të sotshme serbe. Ne pyetje është parimësia dhe integriteti vetjak.

    (2) Ekziston rreziku i madh që bashkëpunëtoret shqiptarë të Millosheviçit të ngritën në piedestal!! Kjo është rruga që po na sugjestionojnë!

    Nëse përqafojmë pushtimin turk, duhet ta përkëdhelim edhe pushtimin serb dhe të bëhemi gazi i botës, se nuk dallojmë pushtuesin nga miku! Dallime në synime dhe egërsi nuk kanë pasur, njëri ka zgjatur më shumë, tjetri më pak. Më pak se na nxorën nga balta perëndimorët.

    Këtu paraqitet rreziku tjetër.

    (3) Nëse Perëndimi për shkak të fesë do t´i kishte konsideruar vëllezër serbet ( nëse ju keni të drejtë ndërtim vëllazërie në bazë të bindjeve vetjake , këtë të drejtë do ta kenë edhe ata), atëherë shqiptarët e Kosovës do t´ishin edhe sot nëpër çadra diku nëpër fushat e malet e Shqipërisë, të shpërndarë si palestinezet.

    Ja çfarë tragjedie do te kishte prodhuar vëllazëria fetare. Vëllazërisë fetare mund t´i referohen kombet tjera, që kanë përfituar nga kjo vëllazëri religjioze, por ne shqiptarët kemi fituar pikërisht, sepse nuk u respektua kjo vëllazëri, që po trumbetohet sot nga disa shqiptarë dhe Sali Berisha.

    (4) Kjo vëllazëri fetare që propagandohet sot, bën apel edhe te krishterët ta krijojnë vëllazërinë e tyre në mes vete.

    Çka domethënë kjo? Kjo do të krijonte një rezultat të ri dhe një anulim të pavarësisë: është kjo dëshira jonë? Vërtetë jemi aq të verbër sa të mos shohim se daullet po bien për shkatërrim, e jo për një vëllazëri infantile?!

    Aleancat në mes popujve garantojnë ekzistencën e disa shteteve. Jo aleancat fetare. Këtë e dëshmon Palestina, Çeçenia etj...ku Turqia me vëllazërinë e vet, mund të ndikonte pozitivisht, nëse qenka fuqia e tetë ushtarake në botë, siç thuhet me krenari nëpër shkrime të disa shqiptarëve...Me këtë dua të them se Turqia mund t´i bëjë vëllezër ata që kane nevojë, e jo ata që u çliruan!!! Miq në kohe të mira është e lehtë të gjinden, por "miku i mirë shihet në ditë të vështire", thotë populli! Turqia nuk mund të përfshihet këtu! Deri në mars të vitit 2010, jo! As në të ardhmen, jo. Ajo po përpiqet të krijojë zona të reja ndikim për dëshmuar rëndësinë e vet në botë. Turqia dëshmon miqësi, nëse respekton identitetin shqiptar, jo duke shkatërruar atë!

    Nuk ka pushtues të mirë apo pak më të mirë se tjetri. Ka vetëm pushtues, interesa të tyre dhe ndikime. Askush, kurrë në jetë, nuk futet në shtëpi të një tjetri me shpatë apo me pushkë, për t´u konsideruar apo imponuar si MIK!

    Para se të konsiderohet populli turk vëlla, ai duhej së paku të kërkonte ndjesë, së paku formalisht, se na imponuan me dhunë gati 500 vite vendnumërim, edhe pse librat te ne, kishin nisur të shkruhen pak vite pas librave në Gjermani.

    Në Gjermani ka shumë turq dhe shumë shqiptarë: akoma nuk kam takuar të miqësuar shqiptarë me turq. Në anën tjetër, janë mijëra shqiptarë, që punojnë të italianët apo kanë restorante italiane, nuk hapin restorante turke, shoqërohen me italian dhe flasin edhe italishten. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse shqiptari më mirë e ndjen veten pranë një italiani, se sa pranë një turku. Pra në shtëpi ndjehet në Europë, jo në Azi! Edhe diaspora dhe emigrimi e dëshmon këtë. Shqiptari në rrezik nuk ikën drejt Lindjes, por drejt Perëndimit. Kjo ndoshta është arsyeja e distancës në miqësi me turqit. Ndoshta kjo nuk është e drejtë, por ky është realiteti! Dhe, njeriu ka të drejtë t´i zgjedhë miqtë, por nuk ka mundësi t´i zgjedhë pushtuesit dhe armiqtë. Ata thjesht me armë na futen në shtëpi! Dhe meqë jemi kombi i vogël, kapitullojmë, por kemi dëshmuar se kemi fuqi rikrijuese dhe ri-orientuese! Rezultatet pozitive erdhën pikërisht nga ky korrigjim.

    Një tjetër për ta rritur vlerën e Turqisë artificialisht tha se Turqia sot mbron Shqipërinë nga Greqia. Greqia është në BEE dhe nuk mund të pushtojë një vend fqinj. Të na pushtojë jo, por Qeveria jonë tentoi t´i falë një pjesë të detit shqiptar. Tradhtia është e mundur, pra, por jo pushtimi. Në kohën e Enverit Shqipëria ishte pa Turqinë, por Greqia nuk e pushtoi. Shkurt e shqip vetëm bashkimi jonë rreth një identiteti dhe orientimi të drejtë mbron shtetet tona. Shtetet tona sot i mbron Perëndimi, kryesisht SHBA. Sa për Turqinë brenda pak ditësh do të pushtohej tërë Kosova, sepse për ta qetësuar Turqinë, do të kujdesej Rusia.

    Ja, kaq e thjeshtë është rënia e shteteve! Nëse krijohen vëllazëri krishtere sipas modeleve fetare vëllazërore myslimane, atëherë brenda natës shtetet tona do të shuhen! Shtete nuk janë ngrehina të përjetshme, ato rrëzohen sa herë devijojnë popujt.

    (5) Neve po na mbajnë leksione dhe po na mësojnë si ta rrezikojmë shtetësinë tonë! Si ta humbim më shpejt!

    (6) Populli shqiptar ka vetëm një orientim të drejtë: aleanca me SHBA-të dhe integrimi në BEE! Nëse e synon këtë edhe Turqia, atëherë duhet t´i pranoje vlerat qytetare të Perëndimit dhe mund të takohemi aty si partner, por jo si vëllezër! Siç jemi takuar në NATO! Si partnerë, jo si vëllezër!

    Në një komb tjetër të qytetëruar, do t´ishte krejt e palogjikshme të diskutohet a është mik apo vëlla pushtuesi i djeshëm! Te ne po ka nevojë edhe pas 100 viteve të merremi me atë, që është e qartë.

    (7).Vëllazëria me Turqinë do të na linte edhe pa histori, sepse rezistenca jonë kundër tyre do të quhej Rezistence Tradhtare, që paska luftuar vëllanë! Kjo prek muret e brendshme të spitalit psikiatrik, sepse flet për dobësinë e një përkufizimi të drejtë dhe të thjeshtë: dallimin mes të mirës dhe të keqes!
    E drejt esht qe njeriu te shprehu mendimet e tija pore nji gje dua te them se sote nuk kemi rrezik as nga turku as nga shkau po esht thjesht nji opinjon i imi se armiqte nuk i klasifikojm .Ne kemi armiq e me pak armiq ket nuk esht duke e kuptu nji pjes e njerzve tane.Ne mund veqe te supozojm se si do na vlersojn gjeneratat qe vin pore Kombi yne duhet ta kuptoi se as greku as turku as shkau as italiani nuk na duhen ta kemi zot shtepije.Se kure qesin pica dikush i do italiane dikush edhe si ha hiq e ta quaj armik te italis ska logjik ore tipi ka ngren fli vendore don me pelcit ju e akuzoni se esht pro turk ,kjo po ben te qalojm si komb.Une jom qe mardhenjet me fqinjet te krijohen ne reciprocitet e jo ne ti marim me lajka ne u afrohemi ata na ikin .Lete zemrohet kush te doj ti e ki perkrahjen time po ate gjykojm sipas as a is po edhe ne kem dinjitet ore .Kom edhe une te drejt sa nji grek te flas per memen Shqipri e disa jo jo thon ty te ka mare nena ne pyll ti mose fol gje.Pra edhe nji her hasani mund te shkoj me stojanin po ska logjik ai te thot se srbija eshte e mir kure mua lere stojani po edhe millka e millani po ma shajn nenenShqipri per dit ateher kushe i jap veti te drejt qe une te pakte te shp[allem njeri nongrata ne tepelemn e mallakaster qe jua shava slloben po kjo sesht normale o njeri.kjo ishte veq si shembull imagjinates.Kure skemi akademi te na i zgjedhin miqt ne jua rrefejm per mijt.kjo do ishte permbyllja me e mir e kesaj teme naten e mir.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Turqit kan mik veten e vet se pari ne fe e ne punet, pastaj tjeret, ne na esht natrru ca menja, metem t u vra menjen me gjet mik…si nxensi debil qe shpreson ti fusi mik prifesorit…..po ku e kush o prifesori se ….thohet se Lenini nuk ishte aq I eger, pse si fali
    ke vorri ktij shoku I her se mos keni dobi? Se mos kemi nej perfitim ne ne t popllit…si qafira t rregj qe jeni….

  3. #23
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    te them te drejten, me afer jemi me serbet se me turqit, si gjenetikisht, ashtu dhe nga kultura....
    Pse sna habit ky shkrim neve nga Kosova

    Prej tani kem me organizu nje referendum vllaznim-bashkimi me serbet , se po na takojka

    Prej ciles date oo Edvine ne jem sllav??

  4. #24
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Pse sna habit ky shkrim neve nga Kosova

    Prej tani kem me organizu nje referendum vllaznim-bashkimi me serbet , se po na takojka

    Prej ciles date oo Edvine ne jem sllav??
    Une po thoja, qe te dy na kane vra e pre, por gjenetikisht ne jemi me afer me sllavet sesa me turqit. Turqit jane popullsi mongolo-altaike, dhe gjuha e tyre nuk asnje lidhje me tonen, ndersa gjuha sllave eshte gjuhe indoeuropiane, e njejta familje ku jemi dhe ne. Sidoqofte, nese doni te dhena gjenetike, lexoni studimet dhe e shihni se pse ne ngjasojme ne pamje me sllavet, italiane, gjermanet, dhe jo me turqit, kazaket e mongolet.

  5. #25
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin

    Nese nuk ke kunderargumet per ate cfar thash, per ty mbetet kushtetutë dhe ligj


    Referenc per ate cfar thash: Lexoje librin univerzitar "Mbrojta nderkombetare e te drejtave te njeriut" autor prof.dr Z.Gruda (shfletoj kapitujt: gjenocidi, apartaidi, tregtia me rober te zij, roberit e luftes dhe refugjatet neper botë)
    Ti fshin fjalet e tua, dhe fjale tjera mundohet te hedhesh hi; ti dhe qe Suedia dhe BE nuk e kane njohur masakren e Srebrenices, ky eshte nje pohim i rreme.

  6. #26
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Une po thoja, qe te dy na kane vra e pre, por gjenetikisht ne jemi me afer me sllavet sesa me turqit. Turqit jane popullsi mongolo-altaike, dhe gjuha e tyre nuk asnje lidhje me tonen, ndersa gjuha sllave eshte gjuhe indoeuropiane, e njejta familje ku jemi dhe ne. Sidoqofte, nese doni te dhena gjenetike, lexoni studimet dhe e shihni se pse ne ngjasojme ne pamje me sllavet, italiane, gjermanet, dhe jo me turqit, kazaket e mongolet.
    Cudi per her te pare po lexoj qe pellazgo-iliret-shqiptaret qenkan gjenetikishte te afert me sllavet , po dufka mi ndrru gjithe librat qe kam lexu e mi marr keto te rejat .

    Si thojn syri te gabon , ndoshta eshte edhe e vertet , por une serbet qe i shof dallojne shum nga shqiptaret(tipare te jashtme) se ADN-ne sja kam pare

    Nuk thash qe jem vllezer me turqit se edhe ata qasi bagle jone .

  7. #27
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ti fshin fjalet e tua, dhe fjale tjera mundohet te hedhesh hi; ti dhe qe Suedia dhe BE nuk e kane njohur masakren e Srebrenices, ky eshte nje pohim i rreme.
    Masakra dhe Gjenocidi nuk jan terme juridikisht te njejta - Kete mos e harro.

    Bosnja para disa viteve e kishte paditur serbin per Gjenocid te kryer ne srebrenic, mirpo Gjykata nderkombetare e "drejtesis", refuzoj kete padi dhe nuk e fajsoj serbin per Gjenocid ne srebrenic.

    Tash ne kete gjykate, kjo suedia dhe e gjithe evropa i kan anetaret e tyre te cilet kan vendosur per kete refuzim te kesaj padie te bosnjes.

    Ku eshte drejtesia ne kete rast!!!???
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #28
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Cudi per her te pare po lexoj qe pellazgo-iliret-shqiptaret qenkan gjenetikishte te afert me sllavet , po dufka mi ndrru gjithe librat qe kam lexu e mi marr keto te rejat .

    Si thojn syri te gabon , ndoshta eshte edhe e vertet , por une serbet qe i shof dallojne shum nga shqiptaret(tipare te jashtme) se ADN-ne sja kam pare

    Nuk thash qe jem vllezer me turqit se edhe ata qasi bagle jone .
    Nuk e di cfare librash ke lexu, por une i referohem studimeve gjenetike qe jane bere duke marre materiale gjenetike nga njesi studimi te popullatave. Teorite jane nje gje, e faktet jane gjera tjera. Ne me turqit nuk na lidh asgje, pervec vuajtjeve 500 vjecare...

  9. #29
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Nuk e di cfare librash ke lexu, por une i referohem studimeve gjenetike qe jane bere duke marre materiale gjenetike nga njesi studimi te popullatave. Teorite jane nje gje, e faktet jane gjera tjera. Ne me turqit nuk na lidh asgje, pervec vuajtjeve 500 vjecare...
    Fjalen e ke per racën e bardh qe e kemi te njejt me serbin dhe qe sipas kesaj ti po na lidh gjenetikisht me serbet.

    Ateher ne baze te kesaj, gjenetikisht jemi te lidhur edhe me australianet, amerikanet, finlandezet etj.. vetem sepse jemi race e bardh!!!?

    Ky eshte fakti ytë qe na lidh gjenetikisht me serbet a??

    Fundi i fundit sipas ketij faktit tend gjenetik, pajtohem edhe une, sepse si ne ashtu edhe serbet jemi njerez dhe kemi dy kemb dhe dy duar.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #30
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Nuk e di cfare librash ke lexu, por une i referohem studimeve gjenetike qe jane bere duke marre materiale gjenetike nga njesi studimi te popullatave. Teorite jane nje gje, e faktet jane gjera tjera. Ne me turqit nuk na lidh asgje, pervec vuajtjeve 500 vjecare...
    Kush te tha qe jem me te afert me turqit ??

    Mundesh ti me na sjell keto fakte

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •