Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 59
  1. #11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    [QUOTE=shigjeta;2631974]Demokracia eshte te zbatosh ligjin. Rama cdo gje mund te kete ne mendje, por jo transparencen e zgjedhjeve. Se po ta kishte, qe diten e pare qe vuri re shkeljet do i kishte paraqitur bashke me provat ne prokurori per hetime, sic bejne ne cdo vend demokratik.
    ...
    QUOTE]

    shigeta, edhe "demokracia" komuniste ka qene te zbatosh ligjin ... nuk eshte ligji thelbi i demokracise ...

    dakord per ate qe thua per edverin ... po e njejta gje eshte e vertete edhe per salis ...

    salis nuk impresionon kerkend me punen e ligjit apo gjykatave - ai eshte anti-ligj dhe anti-gjykate e pavarur ...

    vetem te mendosh se sa vendime te gjykates kushtetuese nuk jane perfillur nga salis per punen aq pa profesionalizem e pa kompetence te qeverise ... se tij ...

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Demokracia eshte te zbatosh ligjin. Rama cdo gje mund te kete ne mendje, por jo transparencen e zgjedhjeve. Se po ta kishte, qe diten e pare qe vuri re shkeljet do i kishte paraqitur bashke me provat ne prokurori per hetime, sic bejne ne cdo vend demokratik.
    Nuk e kuptova, eshte me mire te mos liberalizohen vizat per Shqiperine?
    Ne republikat e bananeve ligjin e ben Maliqi.
    Kush eshte Maliqi ne Albanistan?

    Provat jane ne prokurori,dhe pritet vendimi i gjykates.
    Vejme bast qe do skadojne afatet per marrjen e vendimit?

    Shkruajta qe per disa shqiptare liberalizimi i vizave do te ishte tragjedi sepse kusherinjte e dy ministrave,fitojne 4.000 euro per nje vize.Nese mund te kesh nevoje per nje vize..no problem.
    Pastaj une nuk permenda gjekundi emrin e Rames,e nuk kuptoj perse ja bashkangjit shkrimit tim
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    Grupimi më i madh politik në legjislativin europian deklaron se PS po nxin imazhin e vendit


    Reagon Europa: Nuk presim PS për të vendosur për vizat

    Kryetari i Partisë Popullore në PPE, Joseph Daule i bëri dje thirrje opozitës shqiptare të heqë dorë nga lojërat me tempullin e demokracisë dhe të zërë vendet e saj në Kuvend. Duke iu referuar hyrje-daljeve të opozitës nga Kuvendi, përfaqësuesi i grupimit më të madh politik në Parlamentin Europian e vuri theksin në rëndësinë që ka demokracia funksionale. Zyrtari i lartë europian i kujton opozitës në Shqipëri se demokracia është debat, i cili nuk mund të bëhet me karrige bosh në sallën e Parlamentit. Ai theksoi se me këtë sjellje opozita po përcjell një imazh negativ për çdo shqiptar. "Demokracia duhet të funksionojë dhe nga ajo duhet përfituar. Por demokracia nuk është lojë, duke u futur dhe dalë nga Parlamenti. Jo, demokracia është një debat dhe ky debat nuk mund të ngjallet me karrige bosh. Aq më tepër imazhi që përcillet nga kjo sjellje këtu në Parlamentin Evropian tek kryetarët e grupeve politike është: Ah, shiptarët s'janë të përgatitur, atëherë le të presin!", është shprehur kreu i Partive Popullore Europiane. Duke u ndalur në proceset e rëndësishme përmes të cilave po kalon Shqipëria, Daule tha se nuk është koha për të bojkotuar Parlamentin, por për të bashkëpunuar për heqjen e shpejtë të vizave dhe për integrimin evropian. Ai vuri në dukje se populli shqiptar nuk duhet të presë më për të lëvizur në zonën Shengen dhe Partia Socialiste duhet të mbajë përgjegjësi për pengesat që po krijon. Kreu i Grupit parlamentar të PPE-së në Parlamentin Europian theksoi se, politikat bëhet gjithnjë e më të avancuara kur debati zhvillohet në Parlament. "Mendoj, se populli shqiptar s'ka pse të presë. Ne do të marrim raportin e Komisionit Europian për heqjen e vizave dhe me këtë imazh që po na përcillet nga Shqipëria, ky raport nuk mund të përmirësohet. Ajo që duhet është që demokracia të funksionojë brenda Parlamentit. Si them gjithnjë, Evropa është krijuar kështu. Në Strasburg, ne kemi debatuar, madje ka patur përplasje të ashpra midis nesh në gjirin e Parlamentit, por kjo është demokracia e vërtetë dhe jo ajo e karriges bosh. Për Europën, kompromisi është i shenjtë. Këtu jetohet me kompromis. Unë që kur çohem në mëngjes mendoj se si dhe me cilin duhet të punoj për të gjetur një kompromis të gjerë për të avancuar me politikat evropiane. Mua më duhet të gjej gjithashtu një kompromis për t'i thënë Shqipërisë, që vendi mund të integrohet në BE, që duhet të zbatojë demokracinë si vendet e tjera të BE dhe duhet të punojë si të gjitha demokracitë e tjera evropiane, ndaj ne nuk kemi kohë për të humbur. Shpresoj sinqerisht, që para se çështja e vizave të vijë në Parlamentin Evropian, ngërçi politik t'i përkasë së kaluarës", u shpreh Daule. Ndërkohë, vetëm katër ditë më parë ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian i bënë thirrje Partisë Socialiste në Shqipëri të njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Në një takim të organizuar në Romë nga ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini dhe 12 ministrat e Jashtëm europianë, anëtarë të Partive Popullore Europiane dolën me një deklaratë të përbashkët në të cilën shprehet shqetësimi për situatën e krijuar pas bojkotit të opozitës. Krerët e diplomacisë europiane i kërkojnë Partisë Socialiste të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të çertifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë. Përmes kësaj deklarate, ata e konsiderojnë të papranueshëm bojkotin e opozitës shqiptare si dhe kërkesën e saj për të rihapur kutitë e votimit. Ministrat e PPE shprehin shqetësimin se bojkoti i opozitës pengon konsolidimin e reformave në vend si në aspektin e integrimit ashtu edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik.

    RD
    Kjo eshte pergjigja tjeter e Europes:

    Transparenca e zgjedhjeve dhe liberalizimi i menjëhershëm i vizave më kanë sjellë në Parlamentin Europian”, theksoi Rama. “Është shumë e rëndësishme që Evropa të mbështesë procesin e transparencës elektorale, dhe ti japë fund izolimit të shqiptarëve. Evropa të mbështesë kalimin nga një e shkuar tek një e ardhme. Unë pata nderin ti drejtohem grupit socialist evropian ashtu si pata nderin që ti drejtohem përfaqësisë së lartë të këtij parlamenti duke i kërkuar mbështetje për transparencën e zgjedhjeve, për t'u ndarë nga një e shkuar dramatike zgjedhjesh të deformuara dhe të konstestuara, ashtu sikurse kërkova mbështetje nga Europa për liberalizimin e vizave të shqiptarëve”.

    Kërkesave të PS Shqiptare, Partia Socialiste Evropiane e Parlamentit Europian (PSE) iu përgjigj me një deklaratë. Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane në Parlamentin Evropian, njëkohësisht zëvendëspresident i Internacionales Socialiste, Martin Shulc deklaroi se nevojitet transparencë e plotë për zgjedhjet e 28 Qershorit në Shqipëri. “Hapja e kutive eshte pjesë e hetimit për të mos lejuar manipulimin” tha Shulc.
    Sipas Presidentit të Partisë Socialiste Evropiane në Parlamentin Evropian, rasti në Ruzhdije të Fierit ishte i patolerueshëm.

    Edhe nënkryetari i grupit socialist në Parlamentin Evropian, Hanes Svoboda iu bashkua të njëjtit mendim të Shulc duke dekalruar se rasti në Ruzhdije të Fierit ishte vërtet shqetësues. Për Svoboda, hetimi i zgjedhjeve është bazë e re për dialogun politik në Shqipëri.

    Edhe Shulc dhe Svoboda theksuan se PSE e mbështet kërkesën e Ramës për liberalizim të vizave për shqiptarët.


    Ateher per te luftuar injorancen:
    PPE nuk eshte Europa por ajo qe mbledh partite e djathta,dhe duke qene se jane aleate,PD me qellim gabon duke e quajtur deklaraten e PPE si deklarate e Europes.
    PPE dhe PSE jane perfaqesues te rrymave politike ne Keshillin e Bashkimit Europian.
    Ndryshuar për herë të fundit nga leci : 10-03-2010 më 14:49
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Strasburg, Rama: Mbështetje për Transparencë dhe Vizat

    Gjatë një interviste për mediat në Strasburg Kryetari i PS Edi Rama ka nënvizuar se në takimet e zhvilluara apo në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist dhe Demokrat në PE ka theksuar se transparenca e zgjedhjeve të shkuara për të mos lejuar që të ardhmet t'ju ngjajnë të shkuarave dhe njëkohësisht liberalizimi i menjëhershëm i vizave për të gjithë shqiptarët.

    Dy janë çështjet e mëdha që na kanë sjellë këtë herë këtu në Parlamentin Europian; transparenca e zgjedhjeve të shkuara për të mos lejuar që të ardhmet t'ju ngjajnë të shkuarave dhe njëkohësisht liberalizimi i menjëhershëm i vizave për të gjithë shqiptarët.
    Është shumë e rëndësishme që Europa ta mbështesë procesin e transparences; Europa ta mbështesë betejën me korrupsionin elektoral; Europa ta mbështesë problemin madhor të ndarjes nga një e shkuar dramatike zgjedhjesh të deformuara e të konstetuara. Ashtu sikundër është shumë e rëndësishme që Europa e gjitha ta mbështesë lëvizjen e lirë të shqiptarëve, sepse shqiptarët nuk kanë asnjë arsye të paguajnë më për një politikë të vjetër dhe të verbër, që i mban ende mbyllur, i mban ende të izoluar në mes të një Ballkani që është çliruar përfundimisht, ku të gjithë lëvizin lirisht. Dhe unë pata nderin t’i drejtohem Grupit Socialist Europian, duke i kërkuar mbështetje për këto çështje themelore, ashtu sikundër pata nderin të komunikoj me përfaqësues të lartë të këtij grupi, por edhe të këtij parlamenti për të shpjeguar sesa e rëndësishme, sesa jetike, sesa e domosdoshme është për Shqipërinë e nesërme europiane transparenca e sotme e zgjedhjeve përmes hapjes së kutive, ku e vërteta rënqethëse e Ruzhdies duhet të dalë në dritë në të gjitha Ruzhdiet e tjera anembanë Shqipërisë dhe ku Shqipëria duhet të ndahet njëherë e mirë nga kjo praktikë e shëmtuar dhe e patolerueshme. E përsëris, Shqipëria duhet njëkohësisht t’i bashkangjitet të gjithë vendeve të tjera që lëvizin sot lirisht nëpër Europë.
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edruci po ben te 999 tat ta hedhe shqiperine ne gremine mirpo si dobic i regjur qe eshte del dhe ben dhe thejatro..

    e njohim kelishin e komitetqendrorit e njohim..
    e hoqi masken fare tani kur vuri shefin e kexhibise ramizo-enveriste.. shef te grupit parlamentar..

    ju a prishi dhe juve pseudo euroatllantistave ate lojen.. se gjoja nuk e doni saliun se eshte enverist e se e doni ed rucin se ju duket gjoja.. perendimoreodemokratik..

    keshtu me mire djema..
    cfaquni sic jini.. kulish kanibalesh.. qe e kini urryer saliun sojerisht qe ate nate kur ai foli ne tirane ketu e 20 vjet me pare.. perball cakejve te ramizit te enverit..

    ..






    ..

  6. #16
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    [shigjeta]Demokracia eshte te zbatosh ligjin. Rama cdo gje mund te kete ne mendje, por jo transparencen e zgjedhjeve. Se po ta kishte, qe diten e pare qe vuri re shkeljet do i kishte paraqitur bashke me provat ne prokurori per hetime, sic bejne ne cdo vend demokratik.
    ...
    QUOTE]

    shigeta, edhe "demokracia" komuniste ka qene te zbatosh ligjin ... nuk eshte ligji thelbi i demokracise ...

    dakord per ate qe thua per edverin ... po e njejta gje eshte e vertete edhe per salis ...

    salis nuk impresionon kerkend me punen e ligjit apo gjykatave - ai eshte anti-ligj dhe anti-gjykate e pavarur ...

    vetem te mendosh se sa vendime te gjykates kushtetuese nuk jane perfillur nga salis per punen aq pa profesionalizem e pa kompetence te qeverise ... se tij ...
    Berishes mund t'i diskutosh shume, por e ka eklipsuar Rama me kerkesa te paligjshme, qe s'te le rastin te diskutohet gje tjeter.
    Ligje ka ne cdo forme qeverisjeje edhe ne diktature te majte, te djathte apo demokraci, por cilat ligje aprovohen, kujt i sherbejne dhe si zbatohen perben ndryshimin. Rama e krijoi projektligjin, e miratoi dhe tani do ta shtremberoj per interesin e tij.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #17
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Ne republikat e bananeve ligjin e ben Maliqi.
    Kush eshte Maliqi ne Albanistan?

    Provat jane ne prokurori,dhe pritet vendimi i gjykates.
    Vejme bast qe do skadojne afatet per marrjen e vendimit?

    Shkruajta qe per disa shqiptare liberalizimi i vizave do te ishte tragjedi sepse kusherinjte e dy ministrave,fitojne 4.000 euro per nje vize.Nese mund te kesh nevoje per nje vize..no problem.
    Pastaj une nuk permenda gjekundi emrin e Rames,e nuk kuptoj perse ja bashkangjit shkrimit tim
    Per kete po flasim, qe ligji te jete mbi "Maliqet" duhet te mos shkelet.
    E drejte, nuk permende emra permende vjedhje votash, dhe une permenda dike qe flet per ''transparence'' zgjedhjesh, por nuk ka si qellim diçka te tille.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #18
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    kot sa lodheni qe mereni me keto po hajd mo..shpresa ka hikur fare per vizat pysni ne shqiperi kur te qedhen vicat thojn do hiqen vizat...
    edhe politikanet te lujt menc jan nuk ja vle fare me u lodh per ket gje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tironcja_BLN : 11-03-2010 më 05:45
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Talking Mbështesim liberalizimin e vizave

    Fjala e deputetes Arta Dade në kuvend, e mbajtur në emër të Grupit Parlamentar të PS

    Të nderuar kolege dhe kolegë deputetë,

    Një projektrezolutë që lidhet me shprehjen e vullnetit për integrimin e Shqipërisë në Familjen Europiane, sjell gjithmonë me vete frymën e konsensusit në parlamentin e këtij vendi.

    Ndryshe nga tërësia e çështjeve të tjera që natyrshëm kanë shkaktuar e do të shkaktojnë kundërshti mes palëve, edhe pse shumë më tepër mund të kishim bërë për kulturën tonë ende primitive politike, çështja e integrimit të vendit në familjen e demokracive funksionale ka gjetur dhe do të gjejë gjithmonë gadishmërinë tonë, për të kontribuar pa asnjë rezervë, me zemrën e mendjen pranë qytetarëve që e aspirojnë këtë integrim tanimë prej njëzet vjetësh.

    Partia Socialiste e ka parë kurdoherë me sytë e të gjithë shqiptarëve pa dallim ëndrrën e madhe të integrimit europian të vendit dhe është angazhuar përgjatë këtyre dy dekadave, në qeveri apo në opozitë, si bartëse dhe promotore e vullnetit të palëkundur mbarëkombëtar për Shqipërinë në NATO e në Bashkimin Europian.

    Historia e dëshmon këtë pa asnjë ekuivok. Edhe prania jonë sot në këtë Kuvend, me të cilin kemi ende një problem madhor të pazgjidhur pikërisht në lidhje me nevojën e patjetërsueshme për standarde europiane në themelin e jetës demokratike, e provon këtë pa asnjë fije dyshimi.

    Sot është dita për ta përfaqësuar njëzëri ëndrrën e vjetër të të gjithë shqiptarëve, pavarësisht përkatësive të tyre partiake, për të lëvizur më në fund lirisht në Europën e mrekullive të kulturës, dijes dhe lirive të njeriut. Partia Socialiste është këtu për ta bërë këtë.

    Sot është dita për ta shprehur njëzëri dëshirën e madhe të të rejave e të rinjve të Shqipërisë për të shëtitur pa asnjë pengesë në Europën e bukurive të rralla të artit, e zbulimeve të magjishme të shkencës, e kryqëzimit të mahnitshëm të kulturave. Partia Socialiste është këtu për ta bërë këtë.

    Sot është dita për ta kërkuar njëzëri të drejtën e shumëprivuar të qindramijëra prindërve, motrave, vëllezërve e fëmijëve, për të kapërcyer lirisht kufirin që i ndan prej njëzet vjetësh nga njerëzit e tyre të zemrës në emigracion, duke shkuar e ardhur në Greqi, Itali e gjetkë, po aq lehtësisht sa brenda për brenda Shqipërisë. Partia Socialiste është këtu për ta bërë këtë.

    Sot është dita për të thënë të gjithë bashkë se Shqipërisë duhet t’i hiqen vizat, përpara verës, dhe se pavarësisht të gjitha problemeve të mëdha të demokracisë dhe mangësive funksionale të shtetit tonë, shqiptarët, njerëzit e thjeshtë e të ndershëm të këtij vendi, nuk duhet të lihen më në rradhë përpara dyerve të mbyllura të Europës për një vizë. Vizat duhet të hiqen edhe për ta, njësoj si për gjithë të tjerët në rajon, pa pritur të kalojë edhe ky vit, madje pa pritur të kalojë as edhe kjo verë. Partia Socialiste është këtu për ta bërë këtë.

    Jemi këtu për të bërë gjënë e duhur për vendin, për interesat e njerëzve tanë, për vlerat e parimet e forcës sonë politike. E cila sot ka ardhur të shprehë të njëjtin vullnet të pandryshuar që ka karakterizuar çdo qëndrim tonin kur ka qenë fjala për aspiratën e madhe të integrimit.


    Pa asnjë lëkundje e pa asnjë kompleks, kemi qenë gjithnjë në anën e duhur të historisë në këto dy dekada lirie dhe në këtë anë do të jemi gjithnjë të gatshëm.

    Të gatshëm siç ishim kur i propozuam Kuvendit të mëparshëm Rezolutën për anëtarësimin në NATO apo kur ndërmorëm reformat përkatëse duke marrë duartrokitjet e forta edhe të partnerëve ndërkombëtar.

    Të gatshëm siç kemi qenë qysh në fillesat e këtij procesi, kur kemi propozuar e votuar si maxhorancë masat që çuan në Marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit dhe hapën rrugën drejt statusit të vendit kandidat, i cili fatkeqësisht po vonon për shkak të keqqeverisjes. Të gatshëm siç kemi qenë më pas edhe si opozitë kur kemi dhënë konsensus për të gjithë bazën ligjore të domosdoshme për hapin e liberalizimit të vizave, i cili fatkeqësisht është vonuar jashtë çdo mase përsëri për shkak të keqqeverisjes.

    Kolege dhe kolegë të grupit tjetër parlamentar,

    E quaj të udhës t’ju them shkoqur në emër të opozitës se ne kemi ardhur këtu për gjithë sa thashë më lart dhe aspak për të ngritur automatikisht dorën për një projekt-rezolutë, ku në thelb Partia Demokratike lavdëron punën e Partisë Demokratike dhe i kërkon Partisë Demokratike që ta çojë më tej punën e Partisë Demokratike për të mirën e vendit.

    E mira e vendit e do sot që ne të jemi shumë seriozë përballë sfidës aspak të lehtë të liberalizimit të vizave përpara kësaj vere dhe të mos biem nën nivelin që kërkon kjo sfidë.

    Lojrat politike të ditës nuk duhet të hyjnë në këtë fushë të aspiratës së madhe e të përbashkët të të gjithë bashkëqytetarëve tanë. Problemi i liberalizimit të vizave nuk mund të kthehet në një prej lojrave politike me shqiptarët, të cilëve as duhet t’u tregoni si gjithë këto kohë gënjeshtrën e turpshme për opozitën që pengoka heqjen e vizave dhe as duhet t’u ofroni sot shfaqjen jodinjitoze të rradhës për të larë gojën me shqiptarët në prag të një tjetër dështimi të mundshëm. Prandaj le të biem dakord që sot të mos luajmë as me njerëzit e as me interesin e përbashkët të liberalizimit të vizave dhe të heqim nga projekt-rezoluta e propozuar prej jush elementët e propagandës suaj partiake, të cilat as e përshpejtojnë heqjen e vizave dhe as e bëjnë konsensual një dokument që vlerën e vetme ka pikërisht konsensusin.

    Në rast se futja e kësaj projekt-rezolute në rendin e ditës nuk është pjesë e lojës politike të ditës, por thjesht një lëvizje taktike për ta patur opozitën në Kuvend edhe jashtë axhendës sonë të vetme parlamentare që është hetimi i zgjedhjeve apo, në të kundërt, për të vazhduar sulmin ndaj opozitës si pengesë për liberalizimin e vizave, atëherë tregojeni këtë duke pranuar vërejtjet tona. Të cilat nuk e cënojnë, po e forcojnë përmbajtjen e dokumentit në raport me çështjen e interesit të përbashkët që është liberalizimi i vizave dhe natyrisht garantojnë konsensusin e parlamentit në votimin e rezolutës, duke i dhënë kështu këtij dokumenti vlerën simbolike që i nevojitet në sytë e shqiptarëve e të gjithë komunitetit ndërkombëtar.

    Ashtu siç nuk pranojmë që rezoluta të jetë një fletë lavdërimi për qeverinë, ashtu nuk kërkojmë që në rezolutë të futen kritikat tona për qeverinë.

    Qëllimi i kësaj rezolute nuk ka të bëjë as me njërën as me tjetrën anë të debatit tonë për këtë proces, ku sipas jush qeveria ka bërë mrekullira, ndërsa sipas nesh kjo qeveri është fajtorja e vetme pse shqiptarët sot nuk lëvizin pa viza si maqedonasit, malazezët apo serbët. Prandaj le ta ndajmë qartë përmbajtjen e rezolutës nga opinionet tona të papajtueshme për mënyrën sesi është qeverisur procesi drejt liberalizimit të vizave. Kjo rezolutë mund dhe duhet të jetë vetëm shprehje e asaj përmbajtjeje aspiratash e interesash që na bashkojnë në këtë proces si përfaqësues të një populli që në çështjen e integrimit nuk ka asnjë dasi prej njëzet vjetësh.

    Për këtë ka ardhur sot në sallë opozita dhe këtë kërkojnë sot shqiptarët prej nesh. Prandaj në emër të grupit tonë parlamentar ju kërkoj që këtë t’u japim shqiptarëve sot me konsensus në dokumentin e rezolutës.

    Dhe po në emër të grupit dua të shpreh me këtë rast disa konsiderata të rëndësishme për vonesën e pajustifikueshme të Shqipërisë në këtë proces, që ju, nga kjo foltore e jo vetëm, e keni justifikuar në mënyrën më jodinjitoze të mundshme, duke sharë opozitën, duke shpifur për të e për liderin e opozitës, duke trilluar shkaqe sa të paqena aq edhe qesharake.

    E kam dëgjuar vazhdimisht zotin Berisha t’ju thotë shqiptarëve, edhe seancën e kaluar në këtë foltore, plot nga këto shkaqe të trilluara që zotëria i nxjerr nga thesi i tij i madh i gënjeshtrave, duke i lidhur si gjithnjë dështimet e tij me faje që u’a sajon e vë në kurriz socialistëve.

    Po a nuk e premtoi zoti Berisha me tam-tamet e zhurmshme të fushatës së tij të fundit elektorale liberalizimin e vizave qysh në korrikun e vitit 2009? Çfarë e pengoi Europën t’ia jepte Shqipërisë në korrik atë që zotëria e premtoi në qershor vetëm e vetëm për t’u marrë votat duke gënjyer si gjithnjë me të gjitha mjetet? Po vendimi i BE-së i fundvitit 2009 pse nuk e përfshiu Shqipërinë në listën e vendeve përfituese nga heqja e regjimit të vizave ku hynë Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia? Duke u tallur me shqiptarët zoti Berisha e lidhi edhe këtë dështim të qeverisë së tij me socialistët e me kryetarin e partisë sonë, ndërkohë që e vërteta është e thjeshtë. Bashkimi Europian është një organizëm serioz i nivelit më të lartë dhe merret me kritere të trupëzuara në Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave, shoqëruar këto me një proces rigoroz me objektiva dhe afate, dhe jo me shpifje, sharje e thashetheme që konsumohen në debatin politik shqiptar nga qeveria që e la Shqipërinë të fundit në këtë proces të lidhur drejtëpërdrejt me keqqeverisjen.

    Standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave kanë të bëjnë me zbatimin e reformave më të rëndësishme në fusha të tilla siç është forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe emigracionit të paligjshëm, forcimi i kapaciteteve administrative në kontrollin kufitar dhe sigurinë e dokumenteve.

    Është dështimi në mënyrë të përsëritur i qeverive të zotit Berisha në kryerjen e reformave në fushat e sipërpërmendura që i ka lënë shqiptarët ende në rradhë pas dyerve të konsullatave, jo opozita shqiptare që ka dhënë konsensus e vetëm konsensus për gjithë bazën ligjore të integrimit.

    Presidenca Suedeze e BE-së ka rikonfirmuar në disa raste se, po e citoj “Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës u janë dhënë të njëjtat kritere kryesore, i njëjti Udhërrëfyes, sikurse edhe Serbisë, Malit të Zi dhe të tjerëve. Këto vende do të duhej të bënin këto reforma dhe ekspertët e Komisionit ishin atje dhe ata nuk i kishin kryer”.

    Flitet për reformat e për kriteret që duhet të zbatojë qeveria, jo për llafe rrugësh që kryetari i qeverisë i bie deri në foltoren e parlamentit për të justifikuar dështimin e pajustifikueshëm në këtë proces.

    Në kontrast me fqinjët tanë, të cilët e filluan pas nesh këtë proces, shqiptarët që nga 2005 vetëm kanë dëgjuar zotin Berisha t’u premtojë heqjen e vizave brenda 6 muajve të ardhshëm dhe megjithëse kanë kaluar plot gjashtëmujorë ja ku jemi, pas gjithë të tjerëve, në 6 mujorin e radhës.

    Por sot me sytë nga BE-ja, jo më nga qeveria e shqipërisë. Dhe ne socialistët e shprehim sot me forcë që BE-ja nuk duhet ta lërë më Shqipërinë prapa dyerve të konsullatave të saj. Vizat duhet të hiqen, përpara verës.

    Opozita socialiste nuk mund të akuzohet sot për asnjërën nga përgjegjësitë e qeverisë në vonesën e dukshme që ka Shqipëria në procesin e integrimit europian dhe liberalizimit të vizave. Por as populli shqiptar nuk mund të lihet më në rradhën njëzetvjeçare për vizë që të mund të lëvizë lirisht në Europë.

    Nuk është faji i opozitës dhe aq më pak i njerëzve të thjeshtë të këtij vendi në zemër të Europës, që qeveria e zotit Berisha na ka lënë në fundin e listës së pritjes së pafundme, kur të tjera vende rreth nesh, përfshirë edhe ato që dikur shkaktonin luftra dhe tragjedi në këtë rajon, sot i gëzohen lëvizjes së lirë dhe bëhen gati të gëzojnë statusin e tyre të ri në tryezën e Brukselit.

    Në një kor të dëshpëruar pala që qeveris sot vendin mbi kutitë e mbyllura të Ruzhdijeve të shumta të 28 qershorit, ka bërë dhe bën këta muajt e fundit një përpjekje të dëshpëruar dhe të dështuar për të lidhur qendrimin parimor të opozitës së bashkuar lidhur me transparencën e zgjedhjeve me vonesat e papranueshme në procesin e integrimit europian.

    Sa keq që shqiptarëve u ofrohet gënjeshtra si forcë qeverisëse dhe u fshihet e vërteta e krizës së procesit të integrimit, njësoj siç u fshihet edhe e vërteta e një krize ekonomike që po ha përditë themelet e stabilitetit social të vendit.

    Sa keq që shqiptarëve u jepen me pahir përmes një makinerie mediatike të vajisur përditë me paratë e klientelizmit, arsye për t’u ndarë e urryer, duke e treguar përditë me gisht opozitën siç tregohej dikur, në regjimin e vjetër komunist, armiku i brendshëm.

    Sa keq që nuk e kuptoni të dashur kundërshtarë dhe jo armiq, se nxitja e dasisë dhe urrejtjes për opozitën jo vetëm nuk është një vlerë integruese, po nuk është as një mënyrë për të na zmbrapsur nga lufta jonë për një vlerë të madhe integruese siç është transparenca e zgjedhjeve.

    Opozita ka qenë dhe mbetet e angazhuar për çdo hap që e çon vendin realisht drejt Europës, por ashtu si deri më sot do na keni përballë, të vendosur, për çdo devijim antidemokratik e abuzim me detyrën madhore të qeverisjes së vendit për interesat tuaja aspak të mëdha. Të tilla devijime e abuzime, për fat të keq, keni bërë dhe po bëni çdo ditë e më shumë. Gënjeshtra nuk do t’ju mbajë edhe shumë kohë në këmbë. Këmbanat po bien përditë e më fort në veshët e shqiptarëve.

    Raportet e Departamentit amerikan të shtetit, përfshirë edhe sot, këtë mbasdite, Transparency International, Raporti i fundit i Komisionit Europian dhe agjenci të tjera me emër dhe reputacion të padiskutueshëm, kanë konstatuar se jetojmë në një demokraci të korruptuar, në një stabilitet të brishtë dhe jashtë standardeve të njohura demokratike. Këto raporte pasqyrojnë njëkohësisht edhe perceptimin popullor e qytetar përditë e më të gjerë. Shprehja e hapur pakënaqësisë popullore për një qeverisje klienteliste, të politizuar dhe të përfshirë nga korrupsioni e tarafet, nuk mund të pengohet gjatë as me propagandën e ekraneve e gazetave të ushqyera me paratë e klientelizmit korruptiv dhe as me kërcënimet mafioze të pushtetit ndaj shtypit që nuk rreshtohet në anën e qeverisë.

    Nuk është faji i opozitës që qeveria e zotit Berisha rrënjosi kulturën e pandëshkueshmërisë (sipas Progres Raportit 2009) dhe zgjodhi të integrojë brenda vetes aktorët dhe faktorët e të gjitha krimeve të bujshme shtetërore, që nga tragjedia e Gërdecit, korrupsioni në rrugën Durrës-Kukës, shembja e tunelit të Kalimashit, përmbytjet katastrofale në Shkodër, pa numëruar dot këtu padrejtësitë e paudhësitë e përditshme të një pushteti që e uli Shqipërinë poshtë Ruandës e Ugandës në listën e vendeve më të korruptuara të planetit.

    Nuk është faji i opozitës që qeveria ndjek politika pa asnjë lidhje me standardin europian; duke hedhur në rrugë prej vitesh ekspertët dhe afruar në administrate hyzmeqarët e oborrit qeveritar; duke shpërfillur hapur ligjet e shërbimit civil që ka krijuar një qeverisje ngastrash, ku partitë zhvasin shtetin me përqindje dhe bëjnë tendera për çdo vend pune. Po bëhet gojëdhanë kombëtare zhvatja e organizuar që një partizë e vogël e koalicionit të korrupsionit e të rryshfetit qeveritar po kryen në ngastrën e vet.

    Nuk është faji i opozitës që Gjykata Kushtetuese e ka gjetur këtë shumicë parlamentare të sajuar më shumë se 20 herë në kundërshtim me kushtetutën, ndërkohë që ne s’kemi pasur kohë fizike e mundësi t’i denoncojmë në atë gjykatë të gjitha shkeljet tuaja që kanë kaluar numrin 30. Në 4 shkurt 2010, pra vetëm para shumë pak kohësh, ju keni kryer një tjetër akt në kundërvënie të Kushtetutës dhe në kundërshtim me çdo standard europian. Keni bekuar aktin normativ nr. 10 të Këshillit të Ministrave për Buxhetin e Shtetit 2009, 35 ditë pasi kishte mbaruar viti financiar. Janë tuajat këto breshëri antikushtetuese jo të opozitës zotërinj të pushtetit dhe opozita jo vetëm nuk gabon, po e ka për detyrë t’ju thotë se po vjen dita që do të mbyteni në atë që vetë keni gatuar.

    Nuk është faji ynë që ethet e pushtetit kanë denatyruar logjikën e qeverisjes, revanshi e babëzia kanë zënë vendin e arsyes së shëndoshë, lista e nevojave të klientelave partiake kanë dalë mbi listën e kërkesave të partnerëve europianë për një shtet ligjor në shërbim të qytetarit.

    Nuk është aspak faji i opozitës që ju sot po uzurponi të gjitha institucionet e shtetit, që nga shërbimet sekrete, entet e komunikacionit, televizionin kombëtar e deri tek institucionet e drejtësisë, mbi të cilat bëmat e kësaj qeverie janë traumatike dhe të kritikuara në mënyrë të përsëritur nga organzimat ndërkombëtare. Dhe nuk do të jetë faji i opozitës nëse populli nuk do t’ua falë të gjitha këto në rast se ju nuk do të hiqni dorë nga fshehja e gjurmëve të krimit elektoral të 28 qershorit, nga fshehja e shifrave të rrënimit ekonomik që i pret shqiptarët, nga kapja e shërbimit sekret për të kthyer kohën e zezë të viteve të sundimit të Saliut të Parë.

    Nuk është faji i opozitës që kutitë e Ruzhdieve nëpër Shqipëri, mbajnë brenda vota njerëzish që ditën e votimit kanë qenë qindra dhe mijëra kilometra larg fshatit të tyre, ashtu siç mbajnë të paktën 70 mijë indentitete të rreme votuesish që pa qenë fare u janë shkruar numra të gënjeshtërt të kartave të identitetit e të pasaportave dhe u janë ngjitur pas emrit nënshkrime të bëra nga duart e përfaqësuesve të korrupsionit elektoral.

    Nuk është faji i opozitës që e vetmja kuti e hapur deri më sot nga 4700 të tilla në rang vendi, e cila ka habitur e revoltuar opinionin publik, mban gjurmën e thellë të një krimi të kryer nga njerëz të pushtetit që vazhdojnë të përdorin dhunë të hapur edhe sot, nëntë muaj pas zgjedhjeve, mbi ata banorë që guxojnë të tregojnë hapur përjetimin e keq të ditës së votimit.

    Opozita ka deklaruar hapur dhe pa asnjë mëdyshje se do t’i përmbahet parimit të saj se pa transparencën e zgjedhjeve dhe ushtrimin e të drejtës së hetimit të tyre nga parlamenti, ky parlament nuk ka legjitimitetin që i duhet për të bërë ligje për shqiptarët dhe qeveria e dalë prej tij duhet të largohet nëse këmbëngul në shkeljen forcërisht të së drejtës së popullit për transparencë bashkë me të drejtën e opozitës për hetim parlamentar.

    Paketa që kemi propozuar për zgjidhjen e kësaj krize që do të votohet javën e ardhshme, është një kontribut i drejtpëdrejtë për kauzën e zgjedhjeve të ndershme në Shqipëri, por edhe për afrimin konkret të vendit me Bashkimin Europian, përmes përmbushjes së standardeve, me të cilat BE-ja na ka gjykuar dhe na gjykon.

    Edhe sot ju kërkojmë reflektim dhe lëvizje nga qëndrimi i shprehur në Komisionin e Ligjeve. Mos bëni gabimin të mendoni se do të rrini mbi kutitë e Ruzhdieve dhe do ta keqqeverisni këtë vend edhe për shumë kohë nëse nuk lejoni zbardhjen e krimit që ju mban në pushtet.

    Ne ju kemi ofruar tri herë kompromis megjithëse ju zgjedhjet nuk i fituat në popull po në kutitë e mbushura si në Ruzhdie dhe në tryezën e numërimit keq dhe shumë keq të një të tretës së votave. Kemi njohur rezultatin e zgjedhjeve, kemi deklaruar se nuk do kërkojmë ndryshimin e tij edhe sikur hetimi të tregojë se ju nuk i keni votat për të qeverisur dhe jemi kthyer në Parlament në funksion të zgjidhjes së krizës me mjete parlamentare.

    Kurse ju asgjë, asgjë veç kokëfortësisë për të mbajtur mbuluar atë që s’keni kurajo ta shihni në dritën e diellit, të vërtetën e kutive ku rri mbyllur një nga veprat më të rënda korruptive që janë bërë në këtë vend.

    Ne urojmë që ju bonsensin tonë të mos e lexoni gabim duke e marrë si dobësi dhe të gjeni forcën për të treguar se doni një zgjidhje të qëndrueshme jo një paqëndrueshmëri pa zgjidhje. Është në të mirën e vendit ta bëni, është në të mirën tuaj ta bëni, është në logjikën e gjërave ta bëni.

    Zoti Berisha duhet ta ketë mësuar nga eksperienca e tij e dikurshme si President se kokëfortësia në kundërshtim me të drejtën e popullit Sovran ka kosto të lartë. Ashtu siç duhet të ketë mësuar edhe nga eksperienca e tij e dikurshme si kryeopozitar se opozita është kauz e jo numra. Ne vërtet urojmë që kauzën tonë ta bëni tuajën dhe që të bëhemi dy gjysma që punojnë për të njëjtin qëllim duke e bërë transparencën jo për pushtetin e njëri-tjetrit sot, po për të mirën e Shqipërisë e të shqiptarëve nesër.

    Dje Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Catherine Ashton, u shpreh se BE-ja duhet të kërkojë implemetimin dhe realizimin e plotë të reformave për liberalizimin e vizave me këto vende. Pra edhe me Shqipërinë, të cilën Bashkimi Europian e vlerëson padyshim edhe nga mënyra se si ne zgjidhim problemet tona.

    Ne jemi këtu sot për të bërë në mënyrë europiane një hap drejt Europës, duke votuar një rezolutë që nuk na ndan po na bashkon në qëllimin e përbashkët të të gjithë shqiptarëve, liberalizimin e vizave.

    Një rezolutë në emër të të gjithë shqiptarëve, pa notat tuaja vetëlavdëruese dhe pa notat tona kritike për keqqeverisjen tuaj.

    Një dokument konsensual që i’a drejtojmë Europës ku duam të lëvizim lirisht një orë e më parë dhe jo njëri-tjetrit.

    Prandaj ne e votojmë këtë projekt-rezolutë siç është duke hequr në krye të preambulës së saj pjesën ku thuhet se “si përfaqësues të zgjedhur me dëshirën dhe vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë” si edhe duke hequr paragrafin e dytë ku flitet për arritje e suksese të qeverisë, me të cilat ne nuk biem dakord dhe pa të cilat nuk cënohet aspak përmbajtja e rezolutës.

    Po ashtu sugjerojmë që për hir të seriozitetit të parlamentit e të korrektesës ndaj partnerëve europianë të riformulohet pika 4, pasi Kuvendi nuk ka tagër t’i kërkojë Komisionit Europian respektimin e një kalendari kohor. Komisioni Europian është përgjegjës vetëm përpara Parlamentit Europian.

    Kolege dhe kolegë deputetë,

    Ne bëmë më të mirën, presim ta bëni edhe ju që sot rezoluta të miratohet si rezolutë e gjithë shqiptarëve për lëvizjen e lirë në Europë dhe jo si rezolutë e një partie që nuk lëviz nga qëndrimi i saj edhe kur asgjë e mirë nuk vjen nga kjo.

    Faleminderit.
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  10. #20
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Berishes mund t'i diskutosh shume, por e ka eklipsuar Rama me kerkesa te paligjshme, qe s'te le rastin te diskutohet gje tjeter.
    Ligje ka ne cdo forme qeverisjeje edhe ne diktature te majte, te djathte apo demokraci, por cilat ligje aprovohen, kujt i sherbejne dhe si zbatohen perben ndryshimin. Rama e krijoi projektligjin, e miratoi dhe tani do ta shtremberoj per interesin e tij.
    E po me te vertet qe kjo me duket e tepert.
    Te thuash qe Saliu zbaton ligjin kjo eshte vertet per te qeshur
    Nuk eshte nevoja te kujtoj se sa ligje qe jane ne kundershtim me Kushtetuten i ka rrezuar Gjykata Kushtetuese (apo do me thuash se eshte gjykate komuniste)
    Projektligji qe ka paraqitur PS ne Parlament behet jo se nuk ka ligj por duan te formojne nje ligj qe te mos kete ekuivok dhe te leri shteg per dredhje b.... nga Saliu siç po ben tani.
    Nje njeri qe flet ter diten per zbatim ligji dhe asnjeher nuk e zbaton ligjin eshte vetem Sali Berisha, per kete eshte unik ne Bote, asnje nuk ja kalon.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •