Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 59 prej 59
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga djaliepirotas Lexo Postimin
    Dajo Isufi, a se kupton se kemi te bejme me nje tek kote se koti? Pse ndenji e ndenji Edi Rama dhe pastaj u kujtua per te kundershtuar. Dhe Jooo thote, sdua te ndryshoj rezultatin por thjeshte per studime qe ta kemi parasysh ne te arthmen, thote. Ska zgjedhje te perkryera, ka zgjedhje me te mira se..ose me te dobeta se...
    Sala mund te jete i semur, por dhe me i semure eshte Edi dhe me ujk qimendritur eshte Gramozi qe qendron ne prapaskene.
    O Dajo, ti e di mire si benen zgjedhjet atje ne USA dhe se si mbyllin gojen ata qe shkojne dhe lene Qeverine e re te punoje. Ti e di mire po ashtu si benen demonstratat dhe grevat atje ne USA : me perfaqesi, ne vende te caktuara ku nuk bllokohet as trafiku dhe natyrisht me regull, pastaj shkojne ne shtepi pa pritur te rrezonet patjater qeveria.
    Po me Qeverin.. ckane?
    Eh mor Dajo, ka ikur koha koha jone kur dilnin zgjedhjet 99.99 % , kur nuk mbyllej qendra e votimimit se ishte edhe njeri tuj ardh me autobuz.
    Ne Shqiperi votohej me 99.99% Enver Hoxha.
    Sot votohet Sali Berisha,i biri i tij me 99,99% te votave ne krye te partise.
    Pastaj i bashkon edhe data e lindjes

    Daku po flitet per Albanistan ketu e jo USA
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Papergjshmëria historike e një individi

    Nga Lulzim Basha


    Por a e keni ardhur këtu sonte për një zgjidhje? Kjo është një pyetje, të cilës unë në këtë moment nuk mund t’i përgjigjem, sepse folës pas folësi përfaqësuesit e opozitës vazhdojnë të insistojnë për atë që e quajnë krim elektoral.


    Kemi kaluar mbi 5 orë e gjysmë në këtë debat dhe mendoj se kemi ardhur në pikën e përsëritjes, ripërsëritjes, monotonisë, mërzisë dhe shterimit të plotë të ideve. Ndaj dua të shtroj një pyetje në vend të një fjalimi përsëritës. Për çfarë jemi këtu sot? Vërtet keni ardhur me vullnetin e sinqertë për të gjetur një zgjidhje apo keni ardhur për të gjetur alibinë e radhës, sepse nuk i japim një zgjidhje këtij problemi? Nëse keni ardhur për zgjidhje, baza e konsensusit tashmë është dhënë që në shtator nga mazhoranca, nëpërmjet Kryeministrit Berisha, i cili i ofroi opozitës shumicën në komisionin hetimor. Është konfirmuar edhe nga Komiteti Presidencial i Këshillit të Evropës, ku ju varët shumë shpresa. Ejani, pra, në qoftë se me të vërtetë vini për një zgjidhje, duke pranuar lëshimin e mazhorancës ose të paktën duke propozuar ato amendime, të cilat sanksionohen edhe nga propozimet e KE-së.



    Por a e keni ardhur këtu sonte për një zgjidhje? Kjo është një pyetje, të cilës unë në këtë moment nuk mund t’i përgjigjem, sepse folës pas folësi përfaqësuesit e opozitës vazhdojnë të insistojnë për atë që e quajnë krim elektoral.



    Cili është krimi elektoral?

    Sa herë të flisni për krimin elektoral edhe ne nuk do të lodhemi t’ju përsërisim faktet kokëforte që sot i di e gjithë bota.

    Ku qëndron mungesa e transparencës? Te 20 mijë komisionerët tuaj, ku asnjëri prej të cilëve nuk firmosi asnjë vërejtje të vetme në procesverbalin e 28 qershorit?

    Te 30 mijë vëzhguesit tuaj, ku asnjëri prej të cilëve nuk depozitoi asnjë ankesë apo te 140 kandidatët tuaj, që ashtu sikundër kandidatët tanë e gdhinë dhe e ngrysën pranë qendrave të votimit?

    Ku qëndron krimi elektoral? Si mundet që OSBE-ODIHR-i e sanksionoi këtë “krim elektoral” si zgjedhje demokratike që plotësuan angazhimet kryesore të Shqipërisë përballë OSBE-ODIHR-it?

    Si mundet që përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e OSBE-së të përgëzonte qytetarët shqiptarë dhe qeverinë shqiptare për këtë arritje?

    Si mundet që kjo të sanksionohej nga të gjitha organizmat ndërkombëtarë, euroatlantike, ndërkohë që përbënte një krim elektoral, sipas jush?

    Në qoftë se është krim, ku janë provat?

    Doli kryetari i grupit tuaj këtu dhe paraqiti karta identiteti që pretendoi se ishin false. E ftova dhe e sfidova t’i çonte në prokurori, por nuk i çoi. Tani do të jetë i detyruar t’i çojë dhe të japë llogari se si i mori, kush i prodhoi? Janë me të vërtetë apo jo false?



    Ju thoni se keni prova për krim elektoral, kur e vetmja tentativë për krim, natën e zgjedhjeve dhe natën pas saj, ishte tentativa e turpshme e dirigjuar nga deputetët e sapobetuar që si hezbollah mundoheshin të eksitonin turmat në Fier për të linçuar dy zonja të nderuara.

    Keni ardhur për zgjidhje apo për alibi? Nëse keni ardhur për zgjidhje, ne ju kemi dhënë gjithçka që mazhoranca mund t’ju ofrojë, shumicën dhe vullnetin për të sanksionuar me votën e mazhorancës çdo amendim tuajin që kalon sitën e organizatave ndërkombëtare, që ju vetë i thirrët si arbitër, por i përzutë, pasi nuk pranuat asnjë prej sugjerimeve të tyre.

    Frika ime dhe dyshimi im i madh është se sot ju nuk keni ardhur këtu për zgjidhje. E thatë dje, për herë të fundit, por e keni thënë edhe më parë, nuk ka kompromis, nuk ka negociata me këtë qeveri, nuk ka negociata pa hapur kutitë.

    Por ju doni diçka që ne nuk e kemi, diçka që ne nuk mund t’jua japim. Nuk mund t’jua japim edhe po të duam t’jua japim, sepse s’na përket neve dhe që t’jua japim ne duhet t’ia bashkëvjedhim me ju sovranit, duke shkelur kështu mbi dokumentin themeltar të shtetit.



    Në këtë mënyrë ju po na ftoni sot që ne së bashku të kryejmë një krim kushtetues. Nëse ky Parlament e bën këtë hap, nëse kjo mazhorancë e pranon këtë propozim, atëherë ky Parlament nuk ka të drejtë të ekzistojë më as edhe një sekondë të vetme, sepse në këtë mënyrë ky Parlament kthehet në kërcënimin më madhor për demokracinë dhe rendin kushtetues të këtij vendi. E meriton të shpërndahet përpara se ta bëjë këtë, përndryshe gjithçka që ky vend ka njohur në këta 20 vjet qëndron përpara një humnere të thellë.



    Mënyrat për të arritur zgjidhjen që ju pretendoni se doni të arrini tashmë, janë mbi tavolinë të sanksionuara nga mazhoranca, të sanksionuara nga Këshilli i Evropës, qoftë kjo nëpërmjet ligjit, me amendimet përkatëse, qoftë nëpërmjet ofertës sonë për të çuar në prokurori çdo fakt tjetër që ju dispononi, pra thelbi, dyshoj, kam frikë, jam i bindur, është se ju nuk keni interes në këtë ofertë, se ju nuk kërkoni kompromis, se ju nuk kërkoni zgjidhje të këtij problemi.



    Duke vënë një kusht, të cilin ju e dini se ne nuk mund ta realizojmë pa u bërë bashkëfajtorë në një krim kushtetues, duke e ditur këtë dhe këtë e keni ditur gjithmonë, ju keni ardhur këtu për një alibi tjetër. Ju ndodheni këtu rastësisht dhe pa dëshirën tuaj, sepse e vetmja arsye për të qenë sot në parlament është konsekuencë e prezencës suaj për të mos djegur mandatin tuaj kushtetues.



    Kam frikë, kam bindjen se ju tashmë e keni marrë një vendim dhe vendimi është duke qenë përballë vendimit të një mazhorance për të respektuar Kushtetutën, të bëni gjithçka është e mundur për të shpëtuar Edi Ramën nga katastrofa e zgjedhjeve lokale, katastrofë që e pret në mënyrë të sigurt për shkak të papërgjegjshmërisë së tij politike dhe për shkak të matematikës elektorale që ne dimë ta bëjmë dhe ju dini ta bëni dhe e keni bërë, ndaj kjo farsë e sotme politike, këtu në këtë Parlament, nuk është gjë tjetër veçse një harxhim kohe, një provë e nënshtrimit total tuajit dhe papërgjegjshmërisë historike të një individi që ju mban peng.

    Qofsha i gabuar për çfarë kam thënë!

    Më provofshi të gabuar!

    E uroj këtë me gjithë zemër.



    *Fjala e mbajtur në seancën e djeshme plenare

  3. #53
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    *Fjala e mbajtur në seancën e djeshme plenare
    Kur bie hartime te gardelinave te Saliut dhe i boton ketu, (te pergezoj per vullnetin), te pakten hiqja ate fjaline qe tregon se i ka kaluar data dhe tashme eshte bere bajate.

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Gazetari "i famshem"Mero Baze nuk dallon Sllovenine prej Sllovakise.
    Per kryesusin e delegacionit europjan ne lidhje me heqjen e vizave Eduard Kukan ne Faktor Plus shprehet si ish ministri i jashtem slloven.
    Ndryshuar për herë të fundit nga tias : 22-03-2010 më 14:43

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon tha dje se Tirana zyrtare i ka plotësuar të gjitha kushtet e përcaktuara në Udhërrëfyesin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave. Në një prononcim për mediat pas vizitës dy ditore në Shqipëri ajo theksoi se “ne kemi vizituar Shqipërinë kohët e fundit dhe mbetëm goxha të kënaqur me progresin teknik në Tiranë. Unë do të thosha, nëse Shqipëria plotëson kushtet, atëherë s’ka arsye për shtyrje të procesit të heqjes së vizave”. Sipas deputetes së Parlamentit Evropian procesi teknik për heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Evropian nuk duhet të përzihet në asnjë moment me procesin politik. “Unë do të thosha se përmbushja e kritereve të udhërrëfyesit për heqjen e vizave është një proces teknik. Janë më shumë se 100 kritere teknike, që një vend duhet t’ju përgjigjet për të kualifikuar. Pjesa teknike është më e rëndësishmja dhe unë nuk do të shtoja asnjë kriter politik në këtë udhërrëfyes. Duhet të jetë një proces rreptësisht i ndarë me atë politik”, vijoi më tej Fajon. Ndërsa deputetja e grupit të të gjelbërve, Marije Cornelissen, tha se “jam mbështetëse shumë e fortë e heqjes së vizave për Shqipërinë. Progresi që pashe ishte shumë impresionues, kështu që do t’i rekomandoj nga grupit tim që të votojë në favor të heqjes së vizave”.

    Panorama

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    pse PS-n qekan tu e prit ? Po jo re lale, sepse su behet vone per PS-n ata thjesht kan qellime tjera nkokat e veta, sic dhe PS qe ka tjera. Po nuk priten PS-n per vizat ateher i japin i goditje shume te forte vet PS-s.

  7. #57
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    skema te reja, loja e vjeter ... ja ni tjater "zog i zi" ne tirane ...

    SHEKULLI, 27/03/2010

    Metodat e Berishës për të hequr vëmendjen nga kriza politike
    MERO BAZE

    Pas tërheqjes nga dy nismat parlamentare të javës së shkuar ku Berishës iu desh të tërhiqet nga investimi i tij për të kontrolluar SHISH-in kundër rekomandimeve të NATO-s dhe të ngrejë një Komision Hetimor Parlamentar, për të shpërdoruar iniciativën ligjore të opozitës, sot Berisha është rishfaqur në sheshin "Skënderbej" për një lojë të re luftash me opozitën. Teknikë të një kompanie të prokuruar nga qeveria, janë shfaqur në shesh për të piketuar asfaltimin e saj pas urdhrit verbal të kryeministrit në mbledhje të qeverisë. Shfaqja publike e teknikëve, në të vërtetë është një gjest që synon të ngrejë një zhurmë të re rreth një çështjeje tërësisht të qartë nga ana ligjore, ku Berisha e ka të ndaluar të përzihet.

    Projekti për sheshin qendrorë të Tiranës, është miratuar dy vjet më parë nga një konkurs ndërkombëtar dhe qeveria e Kuvajtit ka dhuruar 5 milionë dollarë, sipas Bashkisë, dhe dhjetë, sipas Berishës, për ta ndërtuar. Kryetari i Bashkisë ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që qeveria të shpronësojë pronarët e ndërtesës së INSIG-ut, ku duhet të kalojë "Unaza e Vogël" e parashikuar në projekt, por kjo nuk ka ndodhur. Atëherë, Bashkia vendosi javën e shkuar të nisë në mënyrë të pjesshme zbatimin e projektit. Kaq u desh që Berisha të prodhonte një kundër betejë, duke bërë sikur nuk e kishte dëgjuar projektin e Bashkisë. E gjithë beteja synon të tërheqë vëmendjen nga kriza reale politike në vend dhe të prodhojë një betejë për shantazh, tashmë ndaj kundërshtarit të vet politik, për ta detyruar atë të sillet para shqiptarëve si Kryetar Bashkie dhe jo si Lider Opozite.

    Megjithëse është e qartë se një muaj më pas kjo betejë nuk do të ekzistojë më, dhe se ata që bëjnë gati piketa apo makina asfalti, do të bëjnë sikur kanë harruar ç'kanë thënë, sërish problemi mbetet tek keqpërdorimi që Berisha po i bën grupit parlamentar të PD-së, parlamentit dhe tashmë dhe parave të qeverisë, për interesa të ngushta politike të tij. Të poshtërosh siç ka bërë zoti Berisha javën e shkuar gjithë grupin parlamentar, vetëm për një tekë të tij, të bësh të votojnë kokulur dhjetëra ministra dhe deputetë që e dinë fare mirë që votat e tyre do të hidhen në koshin e parë të plehrave që i del para kryeministrit, dhe t'i detyrosh ata të heshtin para këtij poshtërimi, është e rëndë. Por, më e rëndë për shqiptarët është skena e sotme, ku Berisha po angazhon fonde shtetërore dhe para nga taksapaguesit shqiptarë, për të realizuar një tekë të re politike të tij, që synon po ashtu të fusë në spiralen e një beteje banale liderin e opozitës.

    Dy nismat e tij të para parlamentare gjetën rezistencë të ashpër te bashkësia ndërkombëtare, e cila nuk ra në kurthin që ai deshi t'i fuste, për t'u marrë me probleme të reja, nga problemi kryesor, ai i krizës. Shpresoj që as opozita të mos bjerë në këtë lojë të re banale, tashmë me paratë e qytetarëve shqiptarë, të cilat nuk i dhimbsen kur përdoren për të ruajtur pushtetin

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    artikulli i meros eshte shpifje..

    dollaret e kuvajtit nuk jan dhene per projektet e edvin rames qe i ben me ca te ashtuquajtur konkurse nderkombetare..

    ato miliona dallersa i jan dhene shtetit shqiptar per tu perdorur per tiranen.. dhe arsye pse i ka dhen kuvajti ato jane relacionet e mira qe ka krijuar berish-lul-bash -topalli me qeverine kuvajtiane..

    pra edvin rama ska ndonji merite ne ato miliona..
    ai vetem don ti gllaberoje..
    kushedi se cfar marifeti po pergatit ai dobic miliarder hajdut dhe khmer rruzh.. per ti kullufitur ato miliona ne xhepat e tij..

    kuvajti ja ka dhene kryeqytetit e jo edvin hajdutit..

    merua e zhyti veten ne halene ed ruciste e sdel dot me prej andej..pra jan te pritshme pallavrat e tij .

    dujruc..i kini mprehur hanxharet mo..

    kokat tuaja hengshit kte radhe.. o vampire..

  9. #59
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    GAZETA SHQIP

    Raporti i KLSH-së për 2009-n: Shtetit iu vodhën 7.3 miliardë lekë
    27/03/2010

    Nuk ka të ndalur abuzimi që administrata publike i bën buxhetit të shtetit. Duket se kursimet e Kryeministrit përmes vendimeve për reduktime shpenzimesh firojnë në anë të tjera, duke dëmtuar akoma e më rëndë arkën e shtetit. Përmes raportit vjetor të dorëzuar dje në Kuvendin e Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se dëmi total i shkaktuar gjatë kontrollove në 2009-n rezultoi rreth 7.3 miliardë lekë.

    Dëmi më i madh u shkaktua gjatë procesit të shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, në rreth 3.1 miliardë lekë, si pasojë e mosrespektimit të ligjit. KLSH deklaron se gjatë vitit 2009 ka ushtruar 150 kontrolle në institucione qendrore dhe vendore, nga ku ka konstatuar shkelje të rënda në buxhetin e shtetit gjatë periudhave 2007-2008 dhe 9-mujorit të 2009-s.

    Pas pronave, janë taksat sektori me më shumë shkelje, afërsisht 2.5 miliardë lekë, kryesisht si efekt i arkëtimeve, llogaritjeve të TVSH dhe kontributeve shoqërore.

    Edhe tenderët nuk mbeten pas, me 431 milionë lekë abuzime, kryesisht në rrugë dhe projekte të huaja. KLSH vë në dukje faktin e abuzimit përmes postit sa u takon shpërblimeve dhe dietave. Në këtë kategori, administrata publike i ka “dhuruar vetes” 866 milionë lekë, gati 8 milionë dollarë, ku vetëm 234 milionë lekë ishin shpërblimet.

    Vend të veçantë në raportin vjetor zë edhe administrata doganore, e cila me “manovrat e dyshimta” i ka shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 300 milionë lekësh. Raporti i dorëzuar dje në Kuvend do të diskutohet në fillim të javës që vjen nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë, ku pritet të jetë i pranishëm vetë kryetari i KLSH-së, Robert Çeku.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •