Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 90
  1. #71
    Kartat, Prokuroria mbyll dosjet e PS
    » Vendosur: 07/03/2010 - 13:19


    Trazhgim Sokolaj

    Prokuroria ka mbyllur hetimin e tri padive të bëra nga Partia Socialiste për kartat e identitetit para zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.Kallëzimet penale u dorëzuan në Prokurorinë e Tiranës me 4 qershor 2009 nga Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste Fatmir Xhafaj. Prokuroria i shqyrtoi ato dhe në shtator 2009, konfirmoi se kishte vendosur regjistrimin e procedimit penal në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë ditët e fundit, burime të prokurorisë, kanë pohuar jo zyrtarisht se hetimi për tri kallëzimet e Partisë Socialiste, për abuzime me prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit, është pushuar. Sipas këtyre burimeve, vendimi i organit të akuzës për regjistrimin e procedimit penal kishte ardhur pasi ishte vlerësuar se kallëzimet e Partisë Socialiste ishin të argumentuara dhe bënin fjalë për elementë të veprës penale që duheshin verifikuar. Mbi bazën e akuzave që bëheshin në tri kallëzimet që u bashkuan në një dosje të vetme, prokuroria filloi hetimin duke kërkuar dokumente dhe informacione edhe në Ministrinë e Brendshme dhe Zyrën e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në Tiranë.
    Mbyllja e hetimit
    Prokuroria tha se mbyllja e hetimeve për dosjen e cila përmbante tri kallëzimet, është bërë për shkak të mungesës së provave. Pasi ka kaluar afati i parë hetimor prej tre muajsh, organi i akuzës e ka mbajtur dosjen në hetim edhe për një tremujor të dytë me qëllim kryerjen e verifikimeve të nevojshme në përfundim të të cilave është arritur të vlerësohet se nuk kishte prova për kryerjen e veprës penale në faktet objekt i padive. Nga tri paditë, vetëm njëra prej tyre, sipas prokurorisë, kishte të bënte me mundësinë e falsifikimit të dokumentit elektronik. Padia tjetër lidhej me pretendimet e Partisë Socialiste se një zyrtar lokal i Partisë Demokratike kishte shpërndarë kuponët e pajisjes me karta (që duhej të bliheshin nga qytetarët), kundrejt premtimit për vota në 28 qershor. Padia e tretë e Partisë Socialiste kishte të bënte me letërkëmbimin e Ministrisë së Brendshme me zyrtarët e PS-së, të cilët kërkuan në mënyrë periodike para zgjedhjeve, informacione për ecurinë e procesit të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. Partia Socialiste akuzoi në kallëzimin e saj se Ministria kishte falsifikuar informacionet e dërguara me anë të kompaktdisqeve (CD) pasi ato nuk pasqyronin realitetin.
    Falsifikimi
    Nga tri kallëzimet penale që u bënë në Prokurorinë e Tiranës në datën 4 qershor 2009, vetëm njëra prej tyre kishte të bënte me falsifikimin e mundshëm të kartës së identitetit. Personi në fjalë ishte banues në Korçë dhe sipas hetimit, kishte deklaruar se kishte humbur kartën e parë të identitetit duke u paraqitur për tërheqjen e një dokumenti të dytë. Edhe në këtë rast, sipas prokurorisë nuk janë gjetur prova për falsifikim ndaj dosja penale është vendosur të pushohet për mungesë faktesh. Hetimi i këtij rasti verifikoi se personi nuk zotëronte dy karta identiteti pasi policia e kishte verifikuar këtë rast dhe kishte marrë masat për të mos lejuar dublimin e dokumentit.
    Hetimi
    Prokuroria tha se gjatë hetimit, një pjesë e provave u paraqitën nga vetë Ministria e Brendshme me vullnetin e saj duke i dorëzuar ato tek grupi i hetimit. Pjesë e dokumenteve që u sekuestruan nga organi i akuzës, ishin listat e personave me dhe pa kartë identiteti, pasi Partia Socialiste kishte pretenduar për pasaktësi pikërisht në evidencën e personave që nuk ishin pajisur me karta. Organi i akuzës e filloi verifikimin nga kallëzimi për falsifikimin e të dhënave nga qytetari gjatë pajisjes me kartë identiteti, më pas u hetuan pretendimet për shpërndarjen e kuponëve falas për qytetarët dhe në fund, ajo që ka kërkuar më tepër kohë ka qenë procedura e verifikimit të listave të personave të pajisur me letërnjoftim dhe atyre që nuk ishin pajisur me një dokument të tillë.

    Platforma

    Kallëzimi i parë

    Një person në qytetin e Korçës kishte përdorur të dhëna të rreme për falsifikimin e një karte identiteti. PS e denoncoi këtë fakt ndërsa hetimi zbuloi se qytetari e kishte humbur dokumentin e parë, kishte aplikuar për dokumentin e dytë dhe i pari ishte fshirë nga sistemi.

    Kallëzimi i dytë

    Padia e dytë e bërë nga Partia Socialiste e cila pretendonte se një pushtetar lokal i Partisë Demokratike po shpërndante falas kuponët e nevojshëm për aplikimin e pajisjes me karta identiteti. Kuponë të tillë ishin në shitje në zyrat e aplikimit


    Kallëzimi i tretë

    Partia Socialiste e akuzoi Ministrinë e Brendshme për falsifikime në listën e zgjedhësve si dhe në tabelën emërore të personave me dhe pa pasaportë, Prokuroria thotë se nuk janë gjetur prova për ndërhyrje në sistem

    panorama

  2. #72
    Manjani: Kritiket, Rama po hakmerret

    Anetari i Asamblese Kombetare ne Partine Socialiste, Ylli Manjani, deklaroi ne nje prononcim per televizionin "Klan", se kreu i selise roze Edi Rama, nuk ka asnje qellim te beje transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Madje qellimi i tij i vetem eshte per t'u hakmarre ndaj mendimit ndryshe ne PS. Per te forcuar kete deklarim, Manjani thote se Rama nuk perdori qellimisht mekanizma ligjore, te cilet cojne tek ky objektiv. Logjike, qe sipas tij, te sjell ne arsyetimin se kryetari i PS nuk eshte aspak i interesuar te hape kutite e votimit pavaresisht depozitimit te kerkeses per kete qellim ne Kuvend. "Sipas Kushtetutes, vlefshmeria e zgjedhjeve gjykohet nga Gjykata Kushtetuese. Kete nuk ka nevoje te na e thote, askush, por e thote Kushtetuta e Shqiperise. Zoti Rama nuk e parazgjodhi kete", u shpreh Manjani. Duke vijuar me tej, ai tha se kryesocialisti insistoi tek kazusi i kutive jo per te hetuar zgjedhjet, por per te krijuar nje ndjesi publike, nje perceptim publik qe dicka e madhe ka ndodhur. Sipas tij, "hetimi i zgjedhjeve ka shume aspekte qe nuk lidhen me kutite, por qe jane shume me te rendesishme se sa kutite, te cilat zoti Rama nuk pati asnjehere vullnetin minimal per t'i trajtuar keto ceshtje". "Te gjitha keto sebashku, per kedo qe mendon, te cojne tek konkluzioni qe ky zoteri nuk ka dashur te hetoje zgjedhje. Nuk do qe zoti Rama te hapen kutite, ta themi ndryshe, se po te donte, i kishte te gjithe instrumentet ne dore, por nuk i perdori", u shpreh zyrtari socialist. Keshtu qe nga kjo pikepamje, vlereson Manjani, "kjo duket si nje loje qe perpiqet me shume ta mbaj peng stabilitetin politik ne vend, se sa te percjelle te verteten". Ai mendon se Partia Socialiste pati te gjithe instrumentet e nevojshem, perfshire edhe 22 mije komisioneret ne te gjithe Shqiperine, jo thjesht per transparence, por per te bllokuar procesin nese do te ishte e nevojshme. Sipas tij, problemi eshte se gjate procesit nuk pati ashtu, sic u bllokua ceshtja e shumeperfolur e fshatit Ruzhdie, ama flet institucioni dhe flet shume mire. "Ka folur Prokuroria e Pergjithshme, ka folur Prokuroria shqiptare, institucionet shteterore, e kane marre kete ceshtje dhe e po e bejne model. Karikatura politike qe shfaqet ne Parlament ne emer te Ruzhdies eshte e papranueshme", vleresoi nder te tjera juristi socialist. Per Manjanin edhe me shqetesuese duket situata e krijuar ne PS. Ai akuzoi Ramen se po hakmerret politikisht ndaj atyre qe mendojne ndryshe. Sipas anetarit te Asamblese roze, e vetmja rruge per te forcuar Partine Socialiste dhe per t'i shpetuar disfates se radhes elektorale, eshte largimi i Edi Rames nga drejtimi i PS. Qendrimi: Edi Rama ka marre flamurin e se keqes ne vend Anetari i Asamblese Kombetare te PS, Ylli Manjani, vleresoi se sot flamurin e te keqes ne politiken shqiptare e ka marre zoti Rama, per fatin e keq. "Do te donim shume qe te ishte zoti Berisha, qe ka qene deri me sot flamuri i te keqes. Nuk eshte se zoti Berisha nuk ka nje flamur te keqes, ai ka flamurin e te keqes se tij sigurisht", u shpreh Manjani. Por, sipas tij, rruga per te marre qeverisjen dhe per te mposhtur zotin Berisha, eshte forcimi i PS dhe jo dobesimi i PS. Pra, vijoi ai, PS dobesohet vetem duke larguar zotin Rama, nuk ka rruge te tjeter. Manjani akuzon Ramen per mungese strategjie politike, per fund te palavdishem te politikes se re, sikunder dhe strategjise se bojkotit.

    koha jone

  3. #73

    PS po humbet demokracinë e brendshme!

    Islami: Rama po kërkon t’u mbyllë gojën deputetëve me integritet dhe reputacion në publik

    Prof. Dr. Kastriot Islami, thotë në një intervistë për “SOT” se PS po humbet demokracinë e brendshme

    Deputeti i PS Kastriot Islami, gjatë një interviste për “SOT”, komenton zhvillimet më të fundit politike brenda së majtës. Sipas tij kryetari i PS Rama po sulmon të gjithë deputet e mendimit ndryshe për të vetmin mëkat se nuk ndajnë mendime të njëjta me të. Ndëshkimi ka filluar që me ndarjen e delegacioneve parlamentare ku deputet e mendimit ndryshe megjithëse deputet karrierë dhe me kontribut të madh në PS nuk janë pyetur dhe nuk janë caktuar si pjesë e këtyre delegacioneve. Por Islami ka theksuar se për deputetët e mendimit ndryshe “hakmarrja” e Edi Ramës nuk ka qenë një veprim i pa pritur për ta. Sipas Islamit “ky veprim është fatkeqësisht shprehje e qartë e një hakmarrjeje të paralajmëruar të Ramës. Kjo për mua ka qenë dhe është ende e pabesueshme sesi në demokraci dhe aq më tepër në PS të arrihet të goditen ata që mendojnë ndryshe dhe të ndërpritet për këtë arsye karriera. Rama ka goditur tiparin më të fortë të PS, demokracinë e brendshme pa të cilën Rama nuk do të vinte kurrë në PS jo në krye të saj. Vetëm nga ky aspekt partia e Ramës nuk është më PS e bashkëjetesës së mendimit zyrtar dhe e mendimit ndryshe. Kjo vjen nga që Rama po aplikon një fryme tejet autoritare në parti. Synimi kryesor i Ramës në këto momente është mbyllja e gojës kujtdo që ka integritet, mendim të ndryshëm dhe reputacion publik”. Duke kritikuar mënyrën e të drejtuarit të PS nga Rama, deputeti Islami gjatë kësaj interviste ka theksuar se PS është gjithnjë e më pak demokratike dhe gjithnjë e më pak socialiste; elita e saj po kthehet në një “elitë kaviar” që ka lidhje me Ramën dhe nuk përfaqësojnë siç duhet elektoratit e majtë dhe me lidhje të dobëta me PS. PS është futur në një krize identiteti dhe të mungesës ekstreme të solidaritetit. E majta mbetet prej tetë vitesh e përçare dhe me shanse të ulta për sukses në ballafaqimet e ardhshme elektorale. Gjithashtu ai ka mohuar zërat e largimit nga PS duke theksuar se deputet e mendimit ndryshe do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre pranë PS.

    -A jeni pyetur paraprakisht për heqjen nga delegacionet e Kuvendit në institucionet ndërkombëtare?

    Ky veprim është bërë në fshehtësi të plotë për të gjithë deputetët e Lëvizjes se Mendimit Ndryshe. Asnjë nga ne as është pyetur dhe as është konsultuar apo marrë opinioni ndërkohë, që Rama është takuar dhe është konsultuar me të gjithë deputetët e tjerë. Për më tepër në mbledhjen e grupit parlamentar kur u kërkua shpjegim përse është vepruar në këtë mënyrë dhe cilat janë arsyet e këtyre lëvizjeve as Rama dhe kryetari i grupit Ruci me mospërfillje nuk dhanë asnjë përgjigje. Duhet theksuar se pas 18 vjetësh demokraci kjo është hera e parë që një situatë e tillë ndodh në PS dhe pa frikë kjo është situata më e rëndë që ka ndodhur në PS.

    - Si e vlerësoni qëndrimin e Ramës për të hequr deputetet e LMN nga të gjithë delegacionet e Kuvendit në institucionet ndërkombëtare?

    Se pari i gjithë ky formatim është bërë nga vetë Rama në mungesë të plotë transparence, pa asnjë konsultim paraprak dhe duke mos respektuar asnjë nga kriteret e meritës, kontributit dhe aftësive. Së dyti për rastin e deputeteve që kanë shprehur mendimin ndryshe për i) humbjen e zgjedhjeve nga PS, ii) për respektimin e statutit nga Rama në rast te humbjes së zgjedhjeve nga PS, iii) që kanë qenë vazhdimisht kundër bojkotit dhe iii) kanë qenë kritik ndaj veprimeve radikale të Ramës, ky veprim për përjashtimin e deputetëve të LMN nga delegacionet në institucionet ndërkombëtare mund të cilësohet pa asnjë hezitim një qëndrim përjashtues dhe denigrues i Ramës.

    -Nga cilat delegacione janë hequr konkretisht deputetët e LMN?

    Jam hequr unë, 6 here deputet, ish ministër i jashtëm dhe aktualisht reporter i APKE për Gjeorgjinë pa asnjë argument nga Komisioni i Politikës së Jashtme dhe nga delegacioni i Kuvendit në APKE. Është hequr Ben Blushi, 3 here deputet e disa herë ish Ministër nga delegacioni i BEP (Bashkimi European Perendimor). Është hequr Marko Bello, 3 here deputet dhe ish ambasador e ish Ministër i Integrimit nga delegacioni i Parlamentit Europian dhe e Nismës së Detit te Zi. Është hequr Andis Harasani, 2 here deputet, sekretar për Programin e PSSH nga delegacioni i Unionit Ndërparlamentar.

    -Mundet kjo të cilësohet një “hakmarrje” e Edi Ramës ndaj jush dhe cilat mund të ishin pasojat? A ju trajtojnë ju si armiq të brendshëm në PS?

    Ky veprim është fatkeqësisht shprehje e qartë e një hakmarrjeje të paralajmëruar të Ramës. Kjo për mua ka qenë dhe është ende e pabesueshme sesi në demokraci dhe aq më tepër në PS të arrihet të goditen ata që mendojnë ndryshe dhe të ndërpritet për këtë arsye karriera. Rama ka goditur tiparin më të fortë të PS, demokracinë e brendshme pa të cilën Rama nuk do të vinte kurrë në PS jo në krye të saj. Vetëm nga ky aspekt partia e Ramës nuk është më PS e bashkëjetesës së mendimit zyrtar dhe e mendimit ndryshe. Kjo vjen nga që Rama po aplikon një fryme tejet autoritare në parti. Synimi kryesor i Ramës në këto momente është mbyllja e gojës kujtdo që ka integritet, mendim të ndryshëm dhe reputacion publik. Fryma e përjashtimit dhe margjinalizimit të të gjithë kundërshtarëve përbën një vijë sjelljeje të Ramës që po bëhet dominuese në PS. Çdo ditë e më shumë po zë vend praktika “ose me mua ose kundër meje” dhe “ose në rresht pas meje ose largohuni” dhe “ose kështu siç them unë ose jeni të sponsorizuar nga Berisha”, të gjitha këto mendime dhe praktika të vjetra komuniste.

    - Flitet që po përgatitet nga Fatmir Xhafaj me porosi të Ramës një rregullore për ti mbyllur gojën LMN, si është e vërteta për këtë çështje ?

    Flitet se në ditët në vijim do të miratohet një rregullore e funksionimit të grupit parlamentar dhe një libër i rregullave etike. Nga bisedat e personave afër Ramës del se synohet të ngushtohen hapësirat e komunikimit publik të deputeteve dhe penalitete të ashpra për këdo që shpreh në publik mendim të ndryshëm nga ai i Ramës.

    -Dhe si “justifikohet” veprimi përjashtues nga delegacionet i deputeteve të LMN ?

    Veprimi i fundit justifikohet nga njerëzit pranë Ramës me argumentin se këta “deputetë janë takuar më eurodeputetë dhe janë shprehur kundër vendimit të PS për bojkotit”. Kjo është shprehje e një mentaliteti të tejkaluar dhe përbën një remineshencë nga e kaluara kur “armiqtë e brendshëm nuk lejoheshin të takoheshin me zyrtarë në Perëndim apo armiqtë e jashtëm”. Të jesh kundër bojkotit po ashtu si deputetët evropianë dhe të takohesh në Europë me funksionarë e deputetë europianë dhe kjo të quhet tradhti kjo nuk ka veçse emrin marrëzi. Nëse PS vazhdon në këtë rrugë ajo do të rrudhet e ndoshta edhe të përçahet.

    - Si do ta cilësonit të gjithë këtë veprim ndaj figurave me eksperiencë të PS dhe të politikës shqiptare që japin kontribut që nga viti 1991 e në vijim?

    Gjykoj se kjo është një humbje e madhe e vlerave dhe e personave me eksperience për PS dhe për rrjedhojë edhe për vendin. Kjo e bën PS më pak efikase dhe më antiperëndimore. Deputetë me formim perendimor dhe eksperiencë të gjatë politike e profesionale nuk mund dhe nuk duhet të eliminohen në të njëjtën mënyrë siç ndodhte në periudhën komuniste me armiqtë e lidhur me perëndimin apo poliagjentët. Ky është një mesazh shumë negativ për cilindo intelektual që përpiqet të qëndrojë në Shqipëri dhe të japë kontributin e tij për të mirën e vendit.

    - A është PS më demokratike së më parë? A është ajo më përfaqësuese e votuesve të majtë?

    PS ngadalë është gjithnjë e më pak demokratike dhe gjithnjë e më pak socialiste; elita e saj po kthehet në një “elitë kaviar” që ka lidhje me Ramën dhe nuk përfaqësojnë siç duhet elektoratit e majtë dhe me lidhje të dobëta me PS. PS është futur në një krize identiteti dhe të mungesës ekstreme të solidaritetit. E majta mbetet prej tetë vitesh e përçare dhe me shanse të ulta për sukses në ballafaqimet e ardhshme elektorale.

    - Çfarë do të bënin deputetët e mendimit ndryshe në këto kushte?

    Pavarësisht klime së rënduar, e një presioni të vazhdueshëm për përjashtim e margjenalizim dhe të provokimeve të vazhdueshme për situata konfliktuale, deputetët e mendimit ndryshe do të vazhdojnë të japin kontributin brenda PS për të nxjerrë PS nga kjo mënyrë sjelljeje, nga veprimet bojkotuese e radikale dhe bashkuar të majtën me synimin për të rritur shanset e fitores në zgjedhjet e ardhshme vendore.

    - Sa i besueshëm është Rama në këto kushte kur nga njëra anë përjashton deputetët e mendimit ndryshe dhe nga ana tjetër flet për “transparencë dhe votën e lirë”?

    Së fundi do të shtoj se kjo sjellje e Ramës ndaj të gjithë atyre që kanë artikuluar një vlerësim e qëndrim në rezonancë më atë të faktorit ndërkombëtar e veçanërisht atij evropian gjykoj se zhvlerëson dhe kthen tërësisht në demagogji “kauzën për votën e lirë”. Kërkesat e Ramës për “transparencën e zgjedhjeve” do të bëhen të pabesueshme përballë veprimeve të tij autoritare e aplikimit të frymës përjashtuese ndaj të gjithë atyre që kanë mendim ndryshe në parti.

    Eva Gjura

    sot

  4. #74
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    me vjen shum keq qe ne 2010 detyrohem te shpjegoj abc te pluralizmit..
    ..
    Ben mire qe se pari kete abc t'ia shpjegosh kreut te PD-se dhe strukturave drejtuese te kesaj partie..do bente mire qe te pakten ne menyre te siperfaqshme,te gjente nje rival te tipit Maqo Lakrori ose pse jo,edhe me teper se nje te tille.Do bente mire qe gjate kongresit te bente nje analize te hollesishme per gjendjen reale ne te cilen ndodhet PD-ja,cfare mund te bente per te permirsuar vazhdimsine e kesaj partie,dhe jo thjesht te trumpetonte sukseset e arritura.Duhej t'i bente keto,qofte edhe per t'i treguar sa per sy e faqe elektoratit te tij dhe atyre "demokrateve te vertete" se ne kete parti zbatohen parimet demokratike..se ne kete parti eshte vertet shumica ajo qe drejton dhe jo nje grusht njerezish ne krye te cilet interesa te vetme,kane konsolidimin e pozitave te tyre,krijimin e nje forme te re byroje,dhe cimentimin e lidershipit ne krye te partise,njesoj si dulla nje here motit..Do bente mire qe te pranonte kritika nga zerat ndryshe dhe jo t'i shtypte keta zera dhunshem duke i quajtur jo thjesht te pavlefshem por edhe duke denigruar figurat qe kane tentuar te kundershtojne.
    Sipas llogjikes tende,brar,figurat me te spikatura te PD-se si Eduard Selami,Shinasi Rama,Aleksander Meksi,Dashamir Shehi,Spartak Ngjela,Gramoz Pashko,Besnik Mustafai,Prec Zogaj,Aleksander Biberaj,e shume e shume te tjere,kishin nevoje te mesonin abc-ne e pluuralizmit perpara se te nxitoheshin duke i dale kunder babait te pluuralizmit,Sali Berisha!
    Nje figure e larte si Spartak Ngjela me ate shpirt disidence i doli perballe Enver Hoxhes,brar,dhe beri burg per hir te mendimit te lire.Me c'llogjike mund ti nenshtrohej nje figure te dyshimte e oportuniste si Sali Berisha,i cili per hir te se vertetes,ne ate kohe ka qene mjaft i privilegjuar dhe per cudi,u vendos si me dore ne krye te ndryshimeve te pluuralizmit.Spartak Ngjela dhe te gjithe te denuarit politike qe realisht kane vuajtur nga ai sistem,duhet t'i kerkojne llogari Sali Berishes se perse xhelatet e tyre u denuan ne nje gjyq qesharak kafesh ne nje kohe qe mijera te ekzekutuarve,edhe sot e kesaj dite nuk u dihet varri!
    Duke ju pergjigjur te tilla pyetjeve dhe duke mare persiper pergjegjesi jo vetem per te mirat,por edhe per te keqijat qe i kane shkaktuar ketij vendi.Vetem ne kete menyre mund te cojne ne nje rruge te mbare drejt liberalizmit Europian,politikanet tane Shqiperine.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gjongeci.. po i fryn burise se selise roze e cila gjithmone eshte perpjekur ta quaje berishen satrap diktator kabile sadam e cti vije per mbare.. dhe qeverisjet berishiane ti quaje "regjime" .. per ti dhene era regjim stalinist apo enverist.. etj etj..

    kjo pune ka filluar qe ne mbremjen kur berisha foli..
    pra qe ate nate qe berisha tha ca gjera qe ishin te pathene ne sallat e mbledhjeve ne epoken e zymte enveroiste.. pra ato llafet qe berisha i tha ne ate mbledhjen e famshme te ramizit me intelektualet e tiranes..
    qe ate nate filloj industria shpifse per berishen..
    bej hesap une nje dit pas asaj mbledhjeje ndodhesha ne vlore per nji pune.. e qe ne mengjez degjova mu te kafja te sheshi flamurit.. sharje e turfullime kunder borizanit te pluralizmit..pra saliut.. pra kishte ardhur peshpeshja nga tirana.. per tere naten me gazin e zp-se.. me nje shporte mbushur me karavidhe.. aq urgjent.. pra me shpifje per doktorin qe coc kish molloisur kundra partise ne mbledhjen me ramiz..

    dhe vazhdon kjo peshpeshe nat e dite.. derisa ta ekzekutojne fizikisht apo politikish perfundimisht te ngratin sali per krimin e rende se ..duall anti-parti.. pra se i desh shqiptaret telire e me dyqane plot buke mish e qumesht..

    ki gjongeci cdo dite e shoh qe shkruan kunder saliut kto 2 vitet e fundit..

    e pra.. derisa shkruan neper gazeta do te thote se intelektuali gjongec nuku ka perfunduar ne ndonje biruc..ku zakonisht perfundojne intelektualet anti-regjime.. per nje llaf goje se per shkrime te tera nuku i lene regjimet..

    lol

    nejse vazhdo o gjongec e bej qaramanin..

    keta ose luajn teater ose kan lindur pas 90-tes..

    mirpo ki gjongeci me duket e ka jetuar kohen e dulles.. pra luan thejatro malsori inë.. besnik gjongec.. si ai m.uti tjater..aktori petrit malaj a si e ka..

    cjan keta mor aman ..qe po nuku i vure ministra behen me ruc-në brenda nates..
    na i paska larguar akademiket saliu..

    po c'akademik o gjongec agranomi..

    njesit gueril ishte akademija i selime rozjes..
    kujton se nuk e dime mo..
    dhe ashtu jan akoma..


    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 07-03-2010 më 10:07

  6. #76
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga davidd Lexo Postimin
    Një javë pasi sfidoi Kryeministrin për kutinë e Ruzhdies, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, nxori para deputetëve karta identiteti të falsifikuara dhe të përdorura në zgjedhjet e 28 qershorit. Ruçi nxori disa karta dhe sipas tij janë të njëjtat fytyra në disa të tilla të falsifikuara. “Shikoni këtu keni dy karta identiteti false, nga Tropoja, të përdoruar në zgjedhje me kartat tuaja të identitetit.
    Po mirë, ky surrati i nxorri këto në foltoren e parlamentit pasi e ka deponuar si çështje në prokurori apo është foltorja vendi i parë ku denoncohet pisllëqet zgjedhore?

    ç'a injoranti
    Elegance is an attitude.

  7. #77
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Edhe pse nuk e percjelli jeten politike ne shqiperi, nje gje dihet qe ne momentin kur Edi Rama pajtohet te zhvilloj nje loje normale politike ne shqiperi sipas rregullave atehere aty eshte fundi i tij si kryetar i PS-se

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [QUOTE=shoku_tanku;2628441]Ben mire qe se pari kete abc t'ia shpjegosh kreut te PD-se dhe strukturave drejtuese te kesaj partie..do bente mire qe te pakten ne menyre te siperfaqshme,te gjente nje rival te tipit Maqo Lakrori ose pse jo,edhe me teper se nje te tille.Do bente mire qe gjate kongresit te bente nje analize te hollesishme per gjendjen reale ne te cilen ndodhet PD-ja,cfare mund te bente per te permirsuar vazhdimsine e kesaj partie,dhe jo thjesht te trumpetonte sukseset e arritura.Duhej t'i bente keto,qofte edhe per t'i treguar sa per sy e faqe elektoratit te tij dhe atyre "demokrateve te vertete" se ne kete parti zbatohen parimet demokratike..se ne kete parti eshte vertet shumica ajo qe drejton dhe jo nje grusht njerezish ne krye te cilet interesa te vetme,kane konsolidimin e pozitave te tyre,krijimin e nje forme te re byroje,dhe cimentimin e lidershipit ne krye te partise,njesoj si dulla nje here motit
    ..Do bente mire qe te pranonte kritika nga zerat ndryshe dhe jo t'i shtypte keta zera dhunshem duke i quajtur jo thjesht te pavlefshem por edhe duke denigruar figurat qe kane tentuar te kundershtojne.
    Te gjithe ato qe e kane kundershtuar jane larguar nga PD, kane krijuar dhe partine e tyre, here si popozite me PD dhe here si aleance ku e pe ti denigrimin?Sot kush desh eshte kthyer e kjo s'ka nevoje per te vrare mendjen por shiko ministrat dhe zevendes ministrat , shumica e tyre jane te penduarit .Eduart Selamin e pashe ne nje intervite kur u kthye per nje vizite private ne shqiperi, me erdhi keq kishte mbete si nje kasete e vjeteruar eviteve 90, skishte asnje progres ne formimine tij intelektual e politik.Nuk vlente!


    Sipas llogjikes tende,brar,figurat me te spikatura te PD-se si Eduard Selami,Shinasi Rama,Aleksander Meksi,Dashamir Shehi,Spartak Ngjela,Gramoz Pashko,Besnik Mustafai,Prec Zogaj,Aleksander Biberaj
    ,
    E. selami -E perneda me lart.
    A.Meksi, deshtoi ne 97 dhe nuk pranoi me te integrohej ne politike, preferoi bisnesin e tij privat.Nese ka deshire per oponence Rama mezi po i pret keundershtart e Berishes, le te dale dhe te shprehet,se ai me siguri i mbeshtet.
    Dashamir Shehi-Ne politike ishte ne politike eshte, cfare detyre ka kujt i sherben, kerkush nuk e mori vesht, por si te gjithe na hiqet populist.A mjafton kjo?Jo.Me siguri kerkon te jete pjese e grupimit masonik.
    Spartak Ngjela-Po ky derr derri te gjitha partite i provoi dhe perfundimisht u be ideologu i varrmihesit te tij e te familjes se tij.Cfar the ti i ka dale Enverit perpara?Paske lute mensh me duket, kush ti ka thene keto rrena?25 vjet ne bllok kane qene, por babai i tij vidhi dhe prandaj e hangri.Me pas dihet qe do te kishin te gjithe pasoja.Sa per Ngjelen, studjoi per juridik, punoi disa vjet si hetues (merre me mend me kete pasion qe ka ai), prokuror, dhe me pas si specialist juridik ne akademi per ti dhene kuptim juridik pushkatimeve qe ishin bere ne emer te popullit gjate luftes dhe pas saj, pra per te pastruar krimet e Enverit ne librat historik, letrare dhe politike, ashtu sic ka dhe sot tendenca e menyra per te pastruar parate e pista.Pra ky deri ne diten qe u arrestua punoi me pasion si nje lavatrice e krimit komunist.A ka bere disidence ne burg.Sorry, por ketu e din dhe Qazim Mulleti qe ashtu do te ndodhe.
    Gramoz Pashko?U vu nga Ramiz Alia dhe hengri kokrratderi sa nderroi jetesi specialist sa majtas dhe djathtas.
    Besnik mustafai-E tha Ismail Kadare qe keni gabuar me te dukee zgjedhe minister te jashtem, perse?Kerkush nuke tha te verteten as per dorheqjen , por nese dhe ai vete nuk i shpreh hapur arsyet do te thote se fai eshte me te.
    Preci i zogajve?-Po i shoh qendrimin e tij pas largimit dhe po habitem se si Berisha paska mbajte ne gji, per aq gjete njerez te tille.
    A>Biberaj-Po ky cfar pat?as e nga kush shkoi dhe u perplas me ikonen e PD Jozin.Besoj se faji nuk eshte tek ikona por tek ai.Masonik.

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Nje figure e larte si Spartak Ngjela me ate shpirt disidence i doli perballe Enver Hoxhes,brar,dhe beri burg per hir te mendimit te lire.
    Ngjela ben pjese ne ate grup personash, per fat mire te vogel, qe dolen nga burgu me komunista se c'kane qene. dhe ja shikoje se me ke eshte bere aleat. Me gjinushin, me milon, me noken, me rucin, me edverin etj etj ....

    Ngjela pasi deshtoi me themelimin e partise KIS ne 91 shkoj te Pd, pastaj te Aleanca demokratike, pastaj u kthye perseri te PD, pastaj iku me ceremoni dhe tani ka perfundu aleat "i kremit" te politikes shqiptare.

    ja kush eshte njeriu i mendimit te lire qe akoma deri sot nuk ka fituar nje gjyq per ta merituar titullin qe disa media te majta i japin atij si avokat.
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Haha kur ishte brenda bandes Sali Baba me 40 hajdute Ngjela promovohej si super avokat.
    Nano ishte shef i mafjas e super padrino
    Ilir Muta super bos mafioz
    Genc Pollo kolone e peste
    Arben Imami nje nga kapot e revolucionit komunist
    ...............
    Pd nje histori e pafund kurverie poltike te cilen do ta kishte zili edhe kurva me e madhe.

    Kush eshte me banden Sali Baba me 40 hajdute eshte i mire
    Kush bertet Hapu Sezam eshte me i ligu

    Ja ku jane katandisur salistet pa piken e njerzillekut dhe moralit.
    Albania Uber Alles

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •