Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 90
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Se nuk po them ndonjë gjë të re.
    Pse PS-ja nuk i drejtohet gjykatës por Berishës për kutitë?!Apo të thonë pastaj që pse ndërhyn Berisha te institucionet e pavarura!Se një gjë do ta thonë socialistët se është problemi që të rrijë kryetari në detyrë.Nuk e mora vesh dje pasdite.Ikën nga salla apo ndënjën?Mirë do ketë qënë sikur të rrinin.Duhet opozita vëllezër e motra dhe pikë.Do thoni ju...po ashtu siç është ore.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tanku..
    lexo gazetat e sotme ne lidhje me cfar propozojne socialistet .. per ligje e komisione..
    kan dal bllof ..dhe berisha i tha dicka mbreme..

    lexoji me vemendje..

    tanku..

    si elbasanas qe je a ke degjuar per zonen e belshit?
    kishte ca gulage atje ne koh te dulles..

    sot nuk ka me gulage..

    dhe nuk mund tja mohosh se pakez merit per kete ka dhe doktor berisha..
    te ish per ruc akoma do ishin gulaget atje dhe do ti kish shtuar te mjeret ne ato gulage.. e do u a kish dybluar gardhet me tel me gjemba e do ti kish shum fishuar operativat..

  3. #43
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Pikerisht, kerkesa per kutite nuk eshte e mbeshtetur ne ligj, dhe na pelqen apo jo, kjo e justifikon dhe i jep te drejte Berishes te mos i hap.

    Te gjithe e duam transparencen, por ne menyre ligjore dhe per kete dihen rruget qe duhet te ndiqen.
    Kutite jane ne dore te gjykates,Berisha eshte kreu i ekzekutivit...keto te dyja jane pushtete te ndara nga njera tjetra..Ketu qendron "faji" i Berishes ne lidhje me kete ceshtje sepse me sloganet e tij te tipit: kutite nuk hapen" e perfshin veten ne kompetencat e tjeterkujt...Pseudo-kauza e Rames eshte nje kauze reale per popullin Shqiptar pasi ka,jo 20 vjet,por afro 600 vjet qe ne vendin tone nuk vendos vullneti i popullit por invadore e matrapaze...

  4. #44
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    tanku..
    lexo gazetat e sotme ne lidhje me cfar propozojne socialistet .. per ligje e komisione..
    .
    I lexova Brar,por lexova gjithashtu edhe pergjigjen absurde qe i ktheu Topalli,grupit parlamentar te PS-se.

    Ajo tha pak a shume,se propozimet e tyre bien ndesh me kushtetuten,e megjithate ajo do i kalonte per miratim.Akoma me e thjeshtuar,ajo do shkelte ligjin vetem qe PS te mare pjese ne parlament.Dmth,kushtetuta per parlamentaret tane te nderuar eshte thjesht nje manual i bezdisshem,te cilin jo gjithmone e marin ne konsiderate!

    Sa i perket vendlindjes,une jam nga Skrapari,brar...jemi edhe koalicion per me teper.
    LSI-ja beri vetplagosje politike me hapin e hedhur pas 28 qershorit,por nuk u mjaftua me kaq dhe beri vetvrasje politike me kembenguljen e saj per moshapjen e kutive,sepse do ishte ajo e para qe do fitonte nese kutite do hapeshin,madje do perforconte edhe mandatin e kombinatit,qe PS-ja e perflet si te dhuruar nga Berisha.Pra do kishte mundesi te shikonte realisht votat e saj te cilat per hir te se vertetes,pasi u azgjesuan komisioneret e LSI-se,u ndane me marveshje mes komisionereve te PD-se dhe PS-se..Por Meta u mjaftua me therrimet qe i fali Berisha(si duket ka qene shume i uritur) dhe nuk e pa te arsyeshme te kerkonte pjesen qe i dha realisht populli Shqiptar.

    Ai e tradhetoi elektoratin e vet duke e shitur lekuren mjaft lire.
    U tregua nje shtangist kallb pasi pati frike te mbante mbi shpatulla me kater deputete peshen e opozites,duke lene PD&PS te pasonin orgjine e tyre te shemtuar paraelektorale,te quajtur "kod zgjedhor" ne nje kontrate te perkohshme martesore,te quajtur "qeveri teknike"
    dhe tja hidhnin me pas dobicin elektoral,ferres popull"
    Ndryshuar për herë të fundit nga shoku_tanku : 05-03-2010 më 11:45

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    “Votuesit e PD, me karta të falsifikuara”

    Një javë pasi sfidoi Kryeministrin për kutinë e Ruzhdies, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, nxori para deputetëve karta identiteti të falsifikuara dhe të përdorura në zgjedhjet e 28 qershorit. Ruçi nxori disa karta dhe sipas tij janë të njëjtat fytyra në disa të tilla të falsifikuara. “Shikoni këtu keni dy karta identiteti false, nga Tropoja, të përdoruar në zgjedhje me kartat tuaja të identitetit. Për të vajtur tek ky zotëri, urdhëroni këtë zotëri të njëjtë me dy karta në Tiranë. Nuk është vetëm Ruzhdie dhe Tropojë, urdhëroni këtë zotëri me dy karta identiteti në Dibër. Nuk mjaftojnë dy, shikoni këtë zotërinë tjetër me tre, të treja false janë. Shikoni këtë tjetrin me tre. Shikojeni këtë zotërinë tjetër me dy. Shikojeni këtë zonjë me dy. Shikojeni këtë zonjë tjetër me dy. Nuk po vazhdoj atëherë me që e ke merak i dashur, ke qenë zv/ministër i Brendshëm, i njëjti njeri me 4 karta false, dy në Tiranë dhe dy në Korçë”, nënvizoi Ruçi. Sipas tij, nuk ka përmirësim të kodit pa parë se ku janë shkelur dhe mbi të gjitha në këtë vend nuk e kanë fajin rregullat e lojës, por njehsimi i pushtetit dhe shtetin dhe mbi të gjitha shkeljet e rregullave të lojës”, u shpreh Ruçi. Ai insistoi se, kërkohet të mësohet se ku janë bërë shkeljet e rregullave, si dhe ata që i kanë shkelur të vihen para përgjegjësisë. “Ajo që kërkojmë në ligj është që të vendosim një standard. Mos bëni gabimin që bënim ne, që i bënim ligjet sikur të ishim gjithnjë në pushtet. Mendojeni veten në opozitë dhe do gjykoni si ne. Nuk ka rëndësi se kush është në pozitë dhe opozitë, por duhet që pas 20 vitesh të mbyllet kapitulli i zgjedhjeve të manipuluara. Të marrë fund mendimi stalinist se nuk ka rëndësi se kush voton, por ai që numëron”, insistoi Ruçi. Duam shumicën me ligj në komision, u shpreh ai, që edhe ti ta kesh në ligj këtë shumicë dhe jo me dëshira dhe vullnete politike. “Na akuzuat ne, veçanërisht për liberalizimin e vizave, por ju duhet të jepni llogari pse ata sot janë pa viza. Pse Serbisë së dalë nga lufta dhe që vazhdon gjykimin në Hagë i liberalizohen vizat. Pse Maqedonisë iu liberalizuan vizat, pse qytetarëve të Malit të Zi iu liberalizuan vizat dhe shqiptarëve jo? Duhet t’u jepni përgjigje deklaratave të ndërkombëtarëve se nëse nuk zgjidhni krizën të gjitha do të vonohen”, insistoi Ruçi. Ju, vijoi ai, na drejtoni për në prokurori, por ne i drejtuam për në prokurori. “Këtë javë edhe ju e keni zbuluar se kush janë rezultatet e Ruzhdies, në fakt, Ruzhdie është e gjithë Shqipëria. Ato që ju paraqita nuk janë patenta, por karta identiteti dhe ju e dini mirë se kartat dallojnë nga patentat. Unë di të flas me garanci dhe të premtova në emër të PS se tërhiqemi nga kauza jonë për zgjedhjet nëse nuk vërtetohen pretendimet vetëm në Ruzhdie. “Sot kam këto karta dhe i kam vërtetuar kush janë këta qytetarë. Këto që ju thashë dhe këto fytyra që paraqita me tre katër herë votues janë qytetarë të afishuar kudo si votuesit tuaj. Hajde shkojmë në komision dhe t’i vërtetojmë të gjitha këto. Ju bëjmë apel edhe njëherë se kriza është e thellë dhe politike. Domosdoshmërisht ajo duhet zgjidhur”, theksoi Ruçi. Ajo nuk zgjidhet me mllefe, tha Ruçi, e procedura të zvarritura, por me vullnet politik dhe mjete politike. “Përvoja dhe eksperienca nuk ju mungon, por nëse ju mungon vullneti përgjegjësia do të mbesë vetëm mbi ju”, u shpreh Ruçi.
    //marr nga shqip//
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga davidd : 05-03-2010 më 16:14
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  6. #46
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Berisha: Janë pseudofakte, çojini në prokurori ...


    Kryeministri reagon ashpër ndaj kreut të grupit parlamentar socialist. “Po pengoni vizat”

    Kryeministri Sali Berisha i konsideroi dje si pseudofakte kartat që paraqiti përgjatë seancës plenare kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. Duke iu përgjigjur akuzave të Ruçit, se kartat e identitetit janë falsifikuar për t’u lejuar disa personave të votojnë më shumë se njëherë, Kryeministri deklaroi se Parlamenti nuk mund të ishte një vend ku mund të demonstroheshin çfarëdo kartash. Sipas Berishës, opozita duhet t’i çonte të gjitha provat që mund të kishte në prokurori, sepse atje ishte vendi ku mund të vlerësohej vërtetësia e tyre. “Ruçi nxori karta. A ishin patenta apo ishin nga ato kartat e sigurisë kur shkon në konferenca, apo ishin falsifikimeve të kartave të identitetit. E ftoj Ruçin të paraqitet në prokurori dhe jo në Parlament”, ironizoi Kryeministri. Sipas tij, ai kishte marrë sinjal se këto karta të paraqitura nga Ruçi i përkisnin një kazinoje. Por, Kryeministri Berisha theksoi se opozita duhet t’i çonte këto karta në prokurori, sepse në të kundërt ekspozimi i tyre në sallën e Parlamentit mund të ishte edhe një qëllim i mbrapshtë i saj për të penguar procesin e liberalizimit të vizave. “Pseudo-faktet në një kohë kur Shqipëria pret liberalizimin e vizave mund të kenë një qëllim të mbrapshtë, për ta nxirë një sistem identifikimi që është model në Europë”, komentoi Berisha. Sipas tij, është e lehtë ta bësh këtë veprim kur ke pasaportë diplomatike në xhep, por është një ngjarje e rëndë kur shikon që me qindra mijëra shqiptarë e presin me padurim këtë proces. “Ju me të drejtë thoni se pse iu hoqën më shpejt vizat Serbisë apo Maqedonisë. Po zotërinj, iu hoqën sepse në kohën kur atje arrestohej Legia, në Lushnjë bënte ligjin Aldo Bare. Kur atje ndërmerreshin reforma, Nehat Kulla bënte ligjin në gjysmën e Tiranës”, tha Berisha. Nga ana tjetër, ai e akuzoi opozitën se kishte gjashtë muaj që po ngujohej në kuti dhe nuk ishte e sinqertë as përpara elektoratit të vet në lidhje me qëllimet e vërteta të projektligjeve të paraqitura në Parlament. “Ju jeni Parti Socialiste dhe jo e Ruzhdies”, bëri thirrje Berisha. Kreu i qeverisë, në seancën parlamentare theksoi gjithashtu se ai kishte informacion se PS-ja kishte përgatitur skenarë si ai i Ruzhdies edhe në vende të tjera, kur demokratët kishin shumicën e elektoratit. “Skenarë kishit përgatitur për të përsëritur Ruzhdien në Tiranë, por nuk u bindën komisionerët tuaj dhe prandaj ata nuk u zhvilluan”, nënvizoi Kryeministri. Nga ana tjetër, Kryeministri theksoi se ai vazhdonte t’i bënte thirrje opozitës, të përkushtohej në Parlament për projektet që ajo kishte paraqitur, në mënyrë që për ato të arrihej rezultati i duhur. Sipas Berishës, atë nuk e trembnin protestat që po planifikonte opozita, sepse ishte një protestues natyral, i cili mund ta ndante eksperiencën e tij edhe me PS-në. “Më ftoni edhe mua në protestat tuaja, për të kuptuar se si bëhen ato”, u shpreh me ironi Kryeministri. Sipas tij, Parlamenti ishte rruga e vetme që socialistët duhet të ndiqnin për të pasur sukses në kërkesat e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimet demokratike të vendit.


    Gazeta Shqip
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #47
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Po e thjeshtojme akoma me teper
    Konkretisht cili eshte ligji qe lejon hapjen e kutive?
    Perse PS po kerkon te miratohet nje ligj per hapjen e kutive, kur ky ligj ekziston?

    Cfare eshte e qarte, qe ndiqen vendimet e Gjykates Kushtetueses kur na pelqejne, ne te kundert kush do t'ia dij per te?! E qarte eshte...
    Nuk ke se ç'far ti thjeshtosh me teper shigjeta.
    Permbajtja e kutive te votimit nuk eshte sekret shteteror dhe si te tilla duhet ti vihen ne dispozicion nga organet qe i mbajne ne ruajtje (KQZ) kujtdo qe kerkon ti shohe ato (sipas nje procedure te caktuar).
    Me thjesht nga kaq nuk ka se ku te veje.

  8. #48
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Nuk ke se ç'far ti thjeshtosh me teper shigjeta.
    Permbajtja e kutive te votimit nuk eshte sekret shteteror dhe si te tilla duhet ti vihen ne dispozicion nga organet qe i mbajne ne ruajtje (KQZ) kujtdo qe kerkon ti shohe ato (sipas nje procedure te caktuar).
    Me thjesht nga kaq nuk ka se ku te veje.
    Tamam e ke thjeshtuar qe nuk ka asnje ligj per t'i hapur, pervec thirrjeve te Rames
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Akoma vazhdon kjo historia e kutive?
    Jo per gje po eshte bere e bezdisshme, dhe qesharake po e po se ka qene gjithmone.
    Besoj se rama ka bere shume per shqiperine, ka bere te pamunduren per te na ruajtur nga integrimi evropian duke na bere te dukemi akoma nje shtet primitiv ne syte e botes. Te gjithe duhet tia dime per nder.

    Seriozisht, kur vjen puna tek saliu dhe aty kam rezerva, nuk e ve doren ne zjarr,
    po te kerkosh te zevendesosh salen me nje psikopat anarkist dhe anti shqiptar si edi nuk me duket konform llogjikes.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e JACK FOLLA
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    120
    Nuk kemi te bejme me Karta te falsifikuara por me disa Karta ne emer te nje personi.

    Ketu nuk ka asnje Skandal.
    Ne çdo vend te botes mund te nxjerresh nje numer te pafundem Kartash (ne teori), gjithashtu edhe ne Shqiperi.

    Per shembull: Une kam nje Karte, bej gjoja sikur me ka humbur, shkoj ne Polici, bej denoncimin, dhe bej kerkese per nje Karte tjeter, e cila detyrimisht me jepet.
    Pra u bera me 2 Karta.
    Ku eshte Skandali?

    Duhet pare numri i serise se Kartave, nese numri nuk eshte i njejte, ketu nuk ka asnje Skandal.

    Kuptohet qe PS kapet pas idiotesirave duke perfituar qe populli injorant i ha keto gjera, madje edhe Fiks Fare çdo nate ben te njejten propagande, duke e quajtur Skandal faktin qe njeri ka 2 Karta, por nuk flet asnjehere per numrin e serise.

    Pastaj supozojme qe ekzistojne Karta Fallso.
    Ne te gjithe boten ekzistojne te tilla, çlidhje ka kjo me zgjedhje, ky eshte problem i rendit publik, dhe si i tille Ruçi duhet ti denoncoje ne Polici keto persona.
    Ai nuk e denoncon sepse Kartat i ka prodhuar ai sepse nuk ka sesi te shpjegohet fakti qe keta nbjerz shkojne tek Ruçi per ti thene qe kane thyer Ligjin.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •