Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 90
  1. #31
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Zgjedhjet me te mira te zhvilluara deri tani

    Qe do te thote:
    nese me pare kemi vjedhur ose kane vjedhur votat nen emrin e 1 milion emigranteve,tani kemi vjedhur vetem per 200 mije emra,dhe plus kemi reduktuar edhe numrin e te vdekurve qe kemi perdorur per vota.


    Na bej nje ze kur te krijohet partia jote e zemres,meqe kemi zemra me bollek kendeja
    Dhe kujdes kur te jene eventualisht zgjedhjet.Duhet te jene zgjedhjet me te mira te mundshme
    Qe do te thote
    Hyr ne parlament dhe permireso rregullat dhe ligjet. Diku do nisi deri sa keto shkelje te behen zero (po qe se ndodh ndonje here ne menyre absolute, po ne rradhe te pare duhet te gjejme shtetin e botes ku do zhvillohen ) Deri atehere ti duket e ke gjetur perfaqsuesin ideal e te denje te vertetes dhe transparences, siç eshte Rama lol
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #32
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Pse nuk i drejtohet PS prokurorise ose Gjykates Kushtetuese?
    Ndoshta sepse nuk ka baza ligjore...ndoshta sepse nuk ka kulture juridike per ta bere nje gje te tille...megjithate kjo nuk justifikon qendrimin kokforte te Berishes&CO per moshapjen e kutive pasi kembenguljet e Berishes,jane po aq te pabaza sa edhe te Rames(se pari i bie barra Berishes per te qene garant i transparences)...Berisha bashke me Ramen duhet te gjejne menyren per t'i hapur ato kuti dhe t'i lene menjane skenat teatrale e fjalet boshe nese duan vertet te fitojne pike ne syte e atyre qe ju dhane voten.Megjithese ne piken ne te cilen keta te papergjegjshem,e kane katandisur Shqiperine,zor se mund te fitojne pike!Po,c'them edhe une!...se mos kane nevoje per piket tona ata!Ata kane arritur ne nje stad te tille,qe piket ja japin dhe ja heqin vete-vetes.Ndersa ne si popull,na kane neutralizuar duke na manipuluar qe ne embrion...Jemi i vetmi popull ne bote qe dalim ne shesh vetem kur na therret njera pale politike apo tjetra...

  3. #33
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    pra ajo qe duhet bere eshte qe elektorati demokrat te marre nje hu te mire e tja hyje berishes me shoke qe kurre nuk diti te organizoje nje pd qe te di te ruaje voten e demokratit te ndershem..
    ..
    Do kisha deshire te drejtoja nje pyetje konkrete,brar" pa dashur te personalizoj asgje!"Mos ndoshta duhet t'i konsiderojme keto radhe te tuat,si nje pohim i terthorte,se Berisha nuk perfaqeson realisht interesat e demokrateve te vertete e te ndershem?


    (per te perforcuar idene tende,pa e keqinterpretuar,shpresoj : )


    Berisha thote: -Une e di se gjykata ka mare vendime te cilat ne shume zona kane penalizuar padrejtesisht PD-ne,duke nxjere fituese PS-ne.Por une nuk protestoj sepse e respektoj vendimin e gjykatave,"pavarsisht se ai eshte i padrejte".A nuk te duket paksa kontradiktor ky qendrim?!Si eshte e mundur qe kreu i ekzekutivit te tregohet kaq pasiv,per me teper duke konstatuar te tilla padrejtesi ne dem te tij dhe te elektoratit demokrat?!Nese i hedhim nje sy te shpejte kushtetutes mund te gjejme edhe ndonje nen i cili mund te ndeshkoje kryeministrin per pasivitetin e treguar ne mosdenoncimin e ketij fakti te pretenduar prej tij...A e di kryeministri se edhe mosveprimet ndeshkohen me ligj njesoj si veprimet?
    Aaa,nese keta zoterinj me imunitet,pretendojne se qendrojne mbi ligjin,atehere kerkoj ndjese...
    Ndryshuar për herë të fundit nga shoku_tanku : 03-03-2010 më 11:26

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Gjykata e Shkodrës dënon tre komisionerë të PS-së

    Debati për transparencën e zgjedhjeve mban ende të mbërthyer jetën politike, autoritetet e drejtësisë po nxjerrin dita-ditës fakte për problemet e 28 qershorit dhe po vënë para ligjit fajtorët. Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Shkodrës ka dënuar dje me 90 mijë lekë gjobë komisionerët e Partisë Socialiste në fshatin Juban gjatë zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009, pasi janë larguar, duke braktisur procesin e votimit në momentin që kanë konstatuar 27 fletë votimi më tepër se numri i votuesve. Gjykata ka deklaruar fajtorë të tre komisionerët socialistë të qendrës së votimit nr. 342 të fshatit Juban në Komunën Guri i Zi, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe braktisjes së qendrës së votimit. Vendimi i Shkallës së Parë të Gjyqësorit është marrë dje, ndërsa avokati i çështjes Ardian Hajdari ka shfaqur pretendimin se ky vendim është marrë pa konsultën paraprake me provat e paraqitura nga mbrojtja. Procesi gjyqësor drejtohej nga gjykatësi Aleks Nikolli, i cili ka vendosur gjobitjen e tre komisionerëve të Partisë Socialiste me 90 mijë lekë të reja. Edmond Pjetraj, Pjetër Lazri dhe Aurel Hila ishin anëtarë të komisionit të qendrës së votimit nr. 342 në fshatin Juban, njëri prej të cilëve ishte dhe kryetar i komisionit. Gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, në këtë qendër votimi rezultuan 27 fletë votimi më tepër se numri i zgjedhësve. Ky ka qenë shkaku i ndërprerjes së procesit të votimit për më se dy orë. Pasi kanë njoftuar KZAZ-në për këtë problem, komisionerët e Partisë Socialiste kanë kërkuar mbylljen e procesit, kërkesë e cila nuk u është pranuar. Në këtë moment ata janë larguar nga qendra e votimit, ndërsa procesi ka vijuar dhe 100 fletë votimi në këtë kuti kanë qenë pa vulën e kryetarit të komisionit. Kjo qendër votimi u refuzua të numërohej në QNV nr. 4 të Bushatit dhe me vonë u konsiderua e pavlefshme me vendim të KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor. Pavarësisht vendimeve mbi pavlefshmërinë e procesit, Gjykata e Shkodrës dënoi vetëm tre komisionerët e majtë, ndërsa komisionerët e djathtë u thirrën për të dëshmuar, pa asnjë akuzë në ngarkim të tyre.
    Ndërkohë, në Gjykatën e Fierit është dorëzuar dje dosja gjyqësore e çelur për zgjedhjet në Komunën Ruzhdie. Pesë komisionerë të Partisë Demokratike dhe asaj Republikane, mes të cilëve edhe kryetari, do të përgjigjen për shkeljet e rënda në procesin zgjedhor. Bujar Kararaj, Pëllumb Myrtaj, Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj dhe Shezai Kararaj janë pesë anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimit 3052 të vënë nën akuzë. Tre prej tyre janë përfaqësues të PD-së dhe dy të PR-së. I pandehuri Bujar Kararaj ka qenë kryetar i këtij komisioni, ndërsa Robert Myrtaj nënkryetar. Padia ndaj komisionerëve të Ruzhdies është ngritur nga KQZ pas një ankese të PS-së, ndërkohë që ka pasur padi edhe nga disa banorë të Ruzhdies. Katër veprat penale të ngritura për pesë komisionerët e djathtë janë “shpërdorim me detyrën i kryer në bashkëpunim”, “falsifikim i rezultatit të zgjedhjeve në bashkëpunim”, “votim më shumë se një herë në bashkëpunim” dhe “shkelje e fshehtësisë së votimit”. Për këto vepra penale, ligji parashikon dënimin deri në shtatë vjet burg dhe gjobë.
    //marr nga shqip//
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    ca behet!!!!
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tankist..

    nuk hyn ai neni ketu

    kryeministri realizon logjistiken e zgedhjeve.. pastaj jan tjere qe vendosin e i ven vule gjerave dhe cdo pale pranon vendimin e asaj qe thashe..pra te komisionereve e te atyre qe vijne mbi to..

    eshte si me arbitrin e futbollit..
    traineret kan te drejte para ndeshjes te japin mendime se e duan a jo arbitrimin nga x tresheh referash.. pastaj kur bie bilbili.. mbetet arbitrua ligj beres pra qe vendos ..
    qoft ai qe humb qoft ai qe fiton nuk kan me cfar thone..

    a i perfaqson berisha demokratet thua ti..
    ka dy lloj demokratesh.. or tanku..
    demokrat pa parti e demokrat ..antar te PD-se..

    ata qe jan antar PD-je berishen e kan krye perfaqsues..
    kjo nuk do diskutim besoj..

    sepse sot ste mban kush me zor ne nje parti..

    don.. rrin.. sdon iken..

    ata qe rrin antar ne Pd do te thot se e pranojn ti perfaqsoje berisha.. si kryetar partie..

    si kryeminister ai perfaqson gjith popullin..
    pra kur nxjerr nji projekt ligj.. e nxjerr per te gjithe..pa perkatesi partiake..

    ke pyetje tjeter o tanku..

    ja cthote g55 per rruzhdijen e mjeshter gramozit..

    ---------

    AKTUALITET
    PD zbardh përrallën edviniste për Rushdijen, i kërkon kryesocialistit të pranojë çdo vendim të Kolegjit
    03-03-2010 / Leonard Quku


    Astrit Patozi deklaron se humbja e mandatit të 7-të të saj në Qarkun Fier, me vendim të gjykatave, nuk mund të sillte kontestimin e verdiktit të një prej pushteteve më jetike të sistemit demokratik



    Partia Demokratike i përsërit edhe njëherë thirrjen kryesocialistit në detyrë Edvin Rama, që të pranojë verdiktin e gjykatave, për zgjedhjet e 28 qershorit. Deputeti demokrat dhe kreu i grupit parlamentar, Astrit Patozi, u shpreh se “ashtu siç respektoi vendimin e tyre, për votat e fshatit Ruzhdie, nga ku PS fitoi një mandat të padrejtë, Rama duhet të qëndrojë në të njëjtën linjë, për të pranuar çdo vendim të gjykatave që lidhet me procesin e zgjedhjeve. Kreu i grupit parlamentar në PD, Astrit Patozi, duke reaguar sot ndaj keqinformimeve që Rama po bën ndaj fshatit të famshëm të Ruzhdies, ku ai fitoi një mandat padrejtësisht, deklaroi se komisionerët socialistë braktisën procesin që në orët e para të mëngjesit të 28 qershorit, duke marrë me vete edhe vulën e KQZ-së. Sipas Patozit, vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte që t’i shpallte të pavlefshme votat e Ruzhdies, pasi mungonte njëra nga vulat e përfaqësuesve të dy partive të mëdha politike, pra, duke mos vendosur përsëritjen e zgjedhjeve në këtë komunë. Në këtë kuadër Partia Demokratike humbi mandatin e 7-të të saj në Qarkun Fier, por nuk kontestoi vendimin e gjykatave. Ndaj edhe PD, i bën thirrje kryesocialistit që siç pranoi kutinë e Ruzhdies, të pranojë çdo vendim të gjykatave. “Rama po thërret “fitore” duke përdorur kutinë e Ruzhdies. U bënë disa ditë me radhë që kryetari i Partisë Socialiste, zoti Edi Rama, po thërret EUREKA për njërën prej 4753 kutitë e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, atë të Rushdies së famshme, duke keqpërdorur dhe keqinformuar për këtë mediat e Tiranës. Unë sot jam para jush për të sqaruar një herë e mirë publikun, për sa më poshtë vijon: Në fshatin Rushdie, pasi votimi kishte nisur, tre komisionerë socialistë u larguan nga qendra e tyre, për të mos u kthyer më atje, duke marrë me vete edhe njërën nga vulat. Gjykata e Apelit, apo Kolegji Zgjedhor, pasi mori në shqyrtim rastin, nuk vendosi përsëritjen e votimit në Rushdie, por i deklaroi të pavlefshme 425 votat e gjetura në kuti, që në fakt përbënin 90 përqind të numrit të atyre që kishin votuar në atë fshat. Dhe siç është bërë e njohur tashmë, ky vendim solli për pasojë humbjen e një mandati të Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit. Pas kësaj prokuroria dhe gjykatat e vendit, bazuar në pretendimet e forcave politike, kanë marrë në shqyrtim dhe në ndjekje penale përgjegjësit për probemet e krijuara në atë qendër votimi”, u shpreh Patozi, duke shtuar se Partia Demokratike, e konsideron simetrinë bipartizane në komisionet zgjedhore si kushtin kushtin vendimtar për integritetin e procesit. “Ka mbështetur dhe mbështet organet gjyqësore dhe prokurorinë në nxjerrjen e të gjitha përgjegjësive për Rushdien dhe për çdo rast tjetër, mbi bazë e fakteve dhe provave të paraqitura nga subjektet poltike dhe administrata zgjedhore. Dhe në këtë këndvështrim parimor, e ftojmë zotin Rama, që ashtu siç e pranoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor për Rushdien, nëpërmjet të cilit përfitoi një mandat, të pranojë dhe respektojë edhe çdo vendim tjetër të tij”, deklaroi deputeti demokrat, Astrit Patozi.

    ...

    Komente

    Astrit Patosi gaboj qe nuk tregoj edhe rezultatin e 2007 ne zgjedhjet lokale ku Pd morri 75% Ps 25% Astrit Patosi baboj edhe me rend qe nuk tha qe ne Ruzhdie kur u hapen kutite rezultati ishte 425 Pd dhe 33 PS. Gaboj edhe me rende fare kur nuk tha qe rezultati ishte 88PD dhe 11PS vlete votimi me dy vula para se tja mbathnin komisioneret
    Postuar nga trimi i vlores ne daten 03-03-2010
    --------------------------------------------------------------------------------


    Emri :
    E-mail :
    Komenti :

  7. #37
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    ke pyetje tjeter o tanku..
    Po brari!

    1) C'mendim ke ti personalisht ne lidhje me demokratet pa parti?

    2) A mendon se largimi i tyre nga PD-ja u be konform rregullave qe dikton demokracia?

    3) Perse Berisha deklaronte me ze te larte se kutite nuk hapen?

    Me c'te drejte deklaronte Berisha dicka te tille?

    A nuk te duket se ai bie ne kundershti me veten kur thote se kutite i ka gjykata(pra eshte nje ceshtje qe nuk i perket atij)dhe ne te njejten kohe,deklaron se kutite nuk hapen?
    Gjykata eshte nje institucion i pavarur dhe nuk i lejohet Berishes te flase ne emer te saj per ceshtjen nese hapen apo nuk hapen kutite...!

    A nuk te duket ky,nje presion apriori' qe Berisha i ben gjykates,ne menyre qe,ne momentin kur PS-ja e hallakatur,pas shume mundimesh te gjeje rrugen qe e con perpara dyerve te gjyqesorit,ky i fundit te mos ia hape keto dyer?

    Ne fund te fundit,ligji e percakton qarte: Komisioni hetimor parlamentar,mund te kryeje hetime ne lidhje me zgjedhjet,dhe nese veren parregullsi,mund t'i drejtohet prokurorise!
    Kjo e fundit,'nuk eshte e detyruar te rihape ceshtjen!
    Pra kjo,po e pa te arsyeshme e con,po nuk e pa,nuk e con ceshtjen ne gjykate..

    Ketu te puna e "te parit te arsyeshme e kam une"!

    Mos ndoshta Berisha,me kete shperthimin e tij karakteristik,po ushtron presion ne menyre indirekte mbi prokurorine,ne menyre qe kjo "te mos e shohe te arsyeshme" qe ta coje ceshtjen drejt gjykates,dhe mbi gjykaten gjithashtu,qe nese nuk e degjon prokuroria dhe pranon kerkesen e grupit hetimor,gjykata te rrezoje kerkesen e prokurorise?

    Personalisht,parrullen e Berishes: "kutite nuk hapen"...pervecse presion mbi gjykaten,nuk di si ta komentoj ndryshe!

  8. #38
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Sipas Kodit Zgjedhor te hartuar nga PS dhe aprovuar, KQZ shqyrton kontestimet e paraqitura me prova dhe merr vendim. Ankimimet ndaj vendimeve te KQZ-se apelohen ne Kolegjin Zgjedhor prane Gjykates se Apelit. Vendimet e ketij te fundit jane te formes se prere, si vendimarresi me i larte per zgjedhjet (neni 158 pika 5)
    Nuk ka asnje ligj qe te jep te drejten te hapesh kutite, pas marrjes se vendimit. Kete e verteton edhe njehere, njeri nga draftet qe kerkoi PS diten e pare qe u fut ne parlament per nje projektligj qe do te mundesonte hapjen e kutive. Parlamenti ka te drejten e ngritjes se grupeve parlamentare dhe komisioneve hetimore, por nuk ka te drejten e ndryshimit te vendimit te gjyqsorit. Kjo sipas vendimit te Gjykates Kushtetuese numer 18, ne Maj te 2003.

    Ndoshta me sqaron edhe ti mua nje pyetje : Pse nuk i drejtohet PS prokurorise ose Gjykates Kushtetuese?
    Moj "shigjete" kush te tha se duan te ndryshojne vendimin e gjyqesorit ?
    Vendimi eshte i formes se prere dhe nuk mund te ndryshohet kete e pranojne edhe ata (socialistet).
    Kutite kerkohen te hapen per TRANSPARENCE ta theksova edhe ne shkrimin me pare, dhe ka edhe nje ligj tjeter per transparencen qe thot se "kushdo mund te shikoje dokumenta shteterore (qe nuk jane te klasifikuara si sekret shteteror apo jane ne proces gjyqesor") etj....
    Pra asnje ligj nuk e ndalon hapjen e atyre kutive dhe shikimin e dokumentave qe jane brenda ne to.
    Po qe se Ti me gjen ndonje ligj qe e ndalon kete (po te them se te drejten per transparenc e ka edhe nje qytetar i vetem po qe se e kerkon dhe organet shteterore jane te detyruara tja paraqesin ato brenda nje afati qe percaktohet me ligj), nese di ndonje ligj te till ma thuaj te ndriçohem edhe une.

    P.S. Sa i perket pyetjes qe Ju me drejtoni po te them se nuk kane nevoje ti drejtohen Gjykates Kushtetuese sepse ajo eshte shprehur njehere per kete çeshtje dhe çdo gje eshte e qarte.

  9. #39
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Ndoshta sepse nuk ka baza ligjore...ndoshta sepse nuk ka kulture juridike per ta bere nje gje te tille...megjithate kjo nuk justifikon qendrimin kokforte te Berishes&CO per moshapjen e kutive pasi kembenguljet e Berishes,jane po aq te pabaza sa edhe te Rames(se pari i bie barra Berishes per te qene garant i transparences)...Berisha bashke me Ramen duhet te gjejne menyren per t'i hapur ato kuti dhe t'i lene menjane skenat teatrale e fjalet boshe nese duan vertet te fitojne pike ne syte e atyre qe ju dhane voten.Megjithese ne piken ne te cilen keta te papergjegjshem,e kane katandisur Shqiperine,zor se mund te fitojne pike!Po,c'them edhe une!...se mos kane nevoje per piket tona ata!Ata kane arritur ne nje stad te tille,qe piket ja japin dhe ja heqin vete-vetes.Ndersa ne si popull,na kane neutralizuar duke na manipuluar qe ne embrion...Jemi i vetmi popull ne bote qe dalim ne shesh vetem kur na therret njera pale politike apo tjetra...
    Pikerisht, kerkesa per kutite nuk eshte e mbeshtetur ne ligj, dhe na pelqen apo jo, kjo e justifikon dhe i jep te drejte Berishes te mos i hap. Asnjeri nga ne, besoj, nuk duhet te kerkoj shkeljen e ligjit, nese duam te shohim ndryshime per mire ne vendin tone. Pervec kesaj zbatimi i ligjit do t'i beje te mendohen dy here te gjitha palet qe hartojne ligjet se mund te ndodhen ne opozite. Rama e hartoi vete ligjin zgjedhor, tani ta ndjeki. Kur ligji e "ka thene fjalen e vete" nuk ka pse te kete thirrje per ''tryeza bisedimesh" dhe "kompromise politike'', se per cfare duhen ligjet atehere?!
    Te gjithe e duam transparencen, por ne menyre ligjore dhe per kete dihen rruget qe duhet te ndiqen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 05-03-2010 më 02:41
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #40
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Moj "shigjete" kush te tha se duan te ndryshojne vendimin e gjyqesorit ?
    Vendimi eshte i formes se prere dhe nuk mund te ndryshohet kete e pranojne edhe ata (socialistet).
    Kutite kerkohen te hapen per TRANSPARENCE ta theksova edhe ne shkrimin me pare, dhe ka edhe nje ligj tjeter per transparencen qe thot se "kushdo mund te shikoje dokumenta shteterore (qe nuk jane te klasifikuara si sekret shteteror apo jane ne proces gjyqesor") etj....
    Pra asnje ligj nuk e ndalon hapjen e atyre kutive dhe shikimin e dokumentave qe jane brenda ne to.
    Po qe se Ti me gjen ndonje ligj qe e ndalon kete (po te them se te drejten per transparenc e ka edhe nje qytetar i vetem po qe se e kerkon dhe organet shteterore jane te detyruara tja paraqesin ato brenda nje afati qe percaktohet me ligj), nese di ndonje ligj te till ma thuaj te ndriçohem edhe une.

    P.S. Sa i perket pyetjes qe Ju me drejtoni po te them se nuk kane nevoje ti drejtohen Gjykates Kushtetuese sepse ajo eshte shprehur njehere per kete çeshtje dhe çdo gje eshte e qarte.
    Po e thjeshtojme akoma me teper
    Konkretisht cili eshte ligji qe lejon hapjen e kutive?
    Perse PS po kerkon te miratohet nje ligj per hapjen e kutive, kur ky ligj ekziston?

    Cfare eshte e qarte, qe ndiqen vendimet e Gjykates Kushtetueses kur na pelqejne, ne te kundert kush do t'ia dij per te?! E qarte eshte...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •