Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 90
  1. #61
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Akuza ndaj Edi Ramës: Po përçan Partinë Socialiste
    ...
    Gazeta Shqiptare
    duket qarte se edveri po e perqan partine socialiste ...

    une i propozonj shokit ramiz e shoqes nexhmije qe te praktikojne ate rrokaden e merimeve qe benin kur ishin hapur ne pusht-et ...

    ndaj, ne vend te rrokades te partive, ka erdhur koha qe te benet rrokada e drejtuesve te partive ...

    konkretikisht, propozonj qe shoki salis te vihet ne krie te partis socialiste, dhe te qendroje atje derisa te shendoshe ate parti te semure rende ... edveri mjaft e ka kryetarllekun e bashkise se Tiranes ... do ia gjejne dermanin ne zgjedhjet e ardhshme lokale ...

    per te mos krijuar ndonje konfuzion apo keq-kuptim per rolin dhe vendin e udheheqesit te perjetshem mugabo-gadafist, vendi i krietarit te partis demokratike te lihet vakant, ne varesi te kohes se rekuperimit te partis socialiste ...

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne shqiperi nuk ka parti socialiste.. ne kuptimin .. e ngjashme me ndonje parti socialiste europiane..

    sikur te kishte nje te tille isha antarsuar une me kohe..

    as ne horizont nuk duket ndonji intelektual ne tirane qe te kete vizione te tilla te socializmit europian modern..

    kjo qe quhet PS eshte pjesa me e felliqur e sojeve puniste enveriste..
    AJo pjese e Ish antaresise se PPSH-se qe kishte njerzillek e fisnikeri.. e atdhetarizem.. nuk i eshte bashkuar fare kesaj dobices me nick PS.. po shikon hallin e vet ne kto koh te veshtira te ktyre 20 viteve.. pluralizem..


    saliu ndoj her jep ndoj shenj se ka nji fare vizioni.. per te trajtu ceshtjet sociale.. mirpo nuk eshte i afte ti jape si doktrine apo si nje projekt afat shkurter apo afat mesem..
    ndoshta rrethanat financiare te shtetit nuk ja lejojne lukse te tilla..

    kurse keta kulisheria satelite e selis roze gjinusha milo e ndoket e compani keta jan zhapiker qe skan lidhje me socializmin europian..

    ndoshta qe te kete arsye per lindjen e nje partie te tille do duhej qe te kishim dhe nji shtet te fuqishem ta merrte ne dore shqiperin e varfer e te prapambetur..

    18 fraktura vetem ne fytyre e rreth gojes.. i kish thene nje mikut tim nje freshisto edvinist i ka shkaktuar.. rudines se bukur e te embel.. ky i ashtu quajturi krye socialist i selise roze..

    kurse koordinatori i bandave hakmarrja e bandave dondollakoiste zhapiku erion bracja permende shpesh Blerin.. gjoja se atje kullosin kta te selise roze per te marre kinse mesime social demokratike..lol..
    cfar sharlatanesh..

    Une pres nga ky brezi Lul bash e bukuroshja fisnike majlind breg etj.. ndonje.. nisme ne te ardhmen per ta social-demokratizuar pake kte PD-ne..partine me te mire qe kemi sot per sot..

    po ta linin rehat te punonte Berishen keta krokodilet stalinoiste te selise roze.. do ishin bere pun te mira ne drejtim te reformave sociale..
    Psh Saliu e ka deshiren e zjarrte te rrise rrogat puntorve fshatareve mesuesve ushtarakve e personelit te mjekesise e nepunsave te mesem e te vegjel..

    edhe Jozi e ka vullnetin per permirsimin e jeteses se Gruas shqiptare..

    ..

    kjo eshte shenj e mire..

    Sa per kte qe quhet PS.. do ta quaja feste kombetare diten kur kjo falange do pushonte se ekzistuari.. politikishto-djallezisht ..

    Shqiperia do te fitonte shume po te mbyllej vullnetarisht kjo peshkaqene e terbuar.. me nick selime rozja..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 06-03-2010 më 16:21

  3. #63
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Rrofte shkerdhatokracia,brar!
    Ke nje menyre interesante te pasqyrimit te realitetit politiko-ekonomik ne vend,na i rrefen ne forme perralle

    Une pres nga ky brezi Lul bash e bukuroshja fisnike majlind breg etj.. ndonje.. nisme ne te ardhmen per ta social-demokratizuar pake kte PD-ne..partine me te mire qe kemi sot per sot..
    Ne momentin kur Lul Basha do te lejohet te kandidoje per kreun e PD-se dhe kur rezultatet e votimit te kongresmeneve te jene dicka me pak se 99.9%(si ndodh rendom ne kongreset respektive PS-PD),edhe une do mendoj seriozisht per t'u antaresuar ne kete parti...uroj qe deri athere te mos kem filluar pune aksidentalisht ne administrate sepse ne nje rast te tille, tesera e partise meret paralel me librezen e punes...

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    o shoku tanku futja njehere ksaji rames se na cau koken
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tanku..

    shum po i ngaterroni ti e shum te tjere ca gjera..

    nuk e kini kuptuar mire pluralizmin..
    e shikoni si nje zevendesim te ppsh-se me pd-ne ose ps-ne..

    nuk eshte ashtu o tanku..

    gjerat jan te thjeshta.. po sic duket doni kohe te pastroni skorjet kur thosh enveri..

    degjo djal .. po dhe ju tjeret..

    sot votimi ne shifra e perqindje ne gjirin e nje partie nuk tregon se ka demokraci a diktature ne shqiperi..
    kjo tregon vetem se sa autoritet ka x lider ne parti te vet.. asgje tjeter..

    ne se ne pd behen votime e del psh se saliu merr 99, 9999999999% te votave.. kjo nuk tregon se na qenka saliu ENVER..
    aspak..

    sic duket nuk kini idene e epokes enveriste..
    pyesni e ju a shpjegojme ate kohe.. or shoka e shoqe sifiliza te rinj te pluralizmit..

    ne se nje person hyn ne Pd e atje don te behet kryetar mirpo votimet perfundojne 99,9999999% per nji person tjeter.. ky personi qe nuk morri vote ska te drejte e arsye te thote.. dale mo cbenet.. na e bete si ne koh te enverit..

    jo mor shoqa jo...

    ky personi qe nuk morri vote ka 700 alternativa tjera..

    po them vetem 3 alternativa.. nga 700..e qe te 700 nuk te cojne ne internim apo spaco belsh-imo burrelo gulagim..


    1- ti thote atij qe mori 99,999999 % he me te lumte o shoku apo zoti thanas.. ose sali.. u gezova qe more kaq shum vota.. pra na udhehiq tani.. se te kemi strateg..
    2- ti thote partise.. ku desh te benej kryetar po nuk e votuan.. cbenet mo keshtu.. pse nuku me zgodhet mua se jam me i mire.. se ai qe fitoj.. po nejse une do rri antar i thjeshte po ama do e kritikoj kte qe u zgodh neper gazeta..
    3- uaaa mund te thote pasi shpallen rezultatet e votimit.. si mo nuku me dhate fare vota.. po paski qene m.uter mo.. dhe nxjerr ate karten e partise nga zhaqeta e ja dorzon sekretares se partise e i thote..se qe nga sote une filani..i bej m.unë kesaj partie..

    dhe.. ose vete hyn ne nje tjater parti..ose i thot ca miqve.. o po eja formojme nje parti tjater..

    ja kjo eshte o tankist..

    pse i ngaterroni gjerat..



    ju ka ryre dogmatizmi thelle e nuku u shqitet.. ose beni sikur ashtu e kuptoni..
    po nejse.. mund te lexoni brarin e kthjelloheni nga skorjet.. ne se e kini nga injoranca.. ate.. kapjen mbas shifrave..

    ose lakrat..

    pra mo e permend me se sa shum % merr x kryetar partie se ska asnji vlere.. qe te gjykosh cilesine e demokracise ne nji vend..
    jan tjera gjera ato.. o tanku qe vulosin cilesite e nje shoqerie..

    nje shembull..

    i beri ngjelo taku m.unë pd-se..
    puna e tije..

    vate beri nje parti urgjent..
    puna e tij dhe kjo..

    naturisht se kur e beri urgjent.. dhe antar nuku gjeti shume..dhe kur ka propozuar kryetarin..e ksaj urgjent-partise..patjater qe ai vet ka marre 99,999999 te votave te 17 apo 37 antareve te partise..

    kjo nuk do te thote fare se taku eshte diktator ne kte parti e se na qenka shqiperia diktature..
    joo aspak..

    kjo tregon se ne x parti te takut.. shoket e tij mendojne se.. le te jet taku kryetar..
    kaq..asgje me shume..

    eshte qendrimi qe do mbaj taku me kte parti ne politike... ajo qe tregon se cfar malli eshte taku apo partia e tije.. edhe ne se taku do merrte vetem 50,1 % te votave ne kte parti..

    pra as 99,9999% e as 50.01 % nuk tregojne .. cilesine e takut apo te partise..

    besoj me kupton tani o shoki tank..

    kjo qe thashe vlen dhe tek partia e edvnit..
    pra ne se atje ai merr 99, 99999999 te votave.. nuk tregon kurgje per Shqiperine se e ka mire demokracine ose jo..
    tregon vetem se ne Ps e duan edvinin..

    kush nuk e do..mund te ike..
    kjo eshte pra pluralizmi..

    kuptojini gjerat..

    me vjen shum keq qe ne 2010 detyrohem te shpjegoj abc te pluralizmit..



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 06-03-2010 më 19:10

  6. #66
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po ate propozimin tem nuk po e quani pjese te plluri-partit-ti-zmit???

    vetem nje person si shoki salis mund ta shendoshe gjendjen ne partin socialiste ...

    eshte pimp i mire me pimpa shume ... aq me teper qe eshte pimp i berluskonit ...

    edhe shpresat e tos buzukut tek shoki sali mbeshteten, qe udheheqesi historik i korrupsionit socialist te na zgjidhet president ...

    nje rruge e di pune ...

  7. #67
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    edhe shpresat e tos buzukut tek shoki sali mbeshteten, qe udheheqesi historik i korrupsionit socialist te na zgjidhet president ...

    nje rruge e di pune ...
    sa tru shkulur qe jeni
    tos buzuku e la politiken me turp
    ai ishte ne burg per vjedhje, shperdorim detyre, ai e beri shqiperine kampione te korrupsionit
    te tille idhuj kini ju simpatizantet e rucit dhe te edi pederastit

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rama me Ruçin si Enveri me Mehmetin


    Basir Çollaku


    Unë nuk e di se si ka ndodhur ndoshta e ka bërë Mehmeti në kokë të vet, …se Enveri për besë nuk di gjë…. Kështu thuhej gjithnjë shpesh pasi Enver diktatori e kishte marrë uratën shëndetësore e nuk qeveriste pa shqisat jetësore të dëmtuara rëndë në mendjen e tij problematike, por vetëm përpëliste diku ndonjë të thënë që zgjaste aq sa mbaronte.

    Duke lexuar lajmet më të fundit që sjellin zhvillime në brendësi të Partisë Socialiste për rrjedhojë në politikën shqiptare diçka e së shkuarës doli si prurje aspak shijemirë e vitit 2010 që vlen të merret në diskutim si ngjarje sepse do të ndikojë në të ardhmen, ndonëse si marrje vendimi nuk ka vend për t`u përfolur. Fakti është se sjell përsëritje të historisë së trashëgimisë së kësaj partie, pikërisht për nga origjina e rrjedhjes së përfaqësisë së Bllokut, Byrosë, që ka lënë sakat grupimin politik më të madh të opozitës, Partinë Socialiste. Pas orvatjeve rrotull, komanda e Partisë Socialiste po shkon tek ai që e ka në të vërtetë e që përfaqëson të fortin fizik e shpirtëror të strukturave në bazë e tashmë dhe në Kuvend, tek radikali protestave të dhunshme të Fierit në qershorin e vitit 2009, duke bërë që rregullat të marrin trajtën që u ka veshur ish-ministri i fundit i Sigurimit të Shtetit, që në vend të bastit të Ruzhdies duhej të kishte bërë bastin e dosjeve të Sigurimit e të kishte tregu madhësinë e mëkateve. Shikohet se Rama në këtë marrëveshje është gjendur pa rrugëdalje dhe kjo nuk ka qenë vepër e hedhur për diskutim. Kandidatura e Ruçit ishte e vetme unike, paçka se të rinjtë të sjellë me mbi 50 përqind në grupin parlamentar do të kenë ideator veprimesh kryetarin e mëparshëm të Asamblesë, duke e rikthyer në të njëjtën detyrë atë pas pesë vitesh me 55 vota deputetësh të partisë. Kjo është çështje krejt partiake, por si dëshmi publike është tregues i rrallë i Politikës së Re të shumëpërfolur në vite nga kryebashkiaku që po tenton të lahet politikisht me atë që e bëri kryetar partie në vitin 2005, që e mbajti pas humbjes në të njëjtin post 2009, e që tani nuk mundet të sillet jashtë formulës së kryetarit real të partisë. Ka një ndërrim teknik të gabuar rolesh mes socialistëve ku kryetari i selisë Rama del e flet për protesta të shpejta e të shumta, megjithë premtimin për institucionalizim të komunikimit politik. Rama merr përsipër atë që janë prodhime më të shumta të Ruçit, protestat, që janë nismuar prej tij në tërë arkivin socialist ku ka dalluar trazira dhe dhuna. Ndërsa Ruçi pjesëmerret në tryeza për politikë të re, atë që premtonte ta bënte Rama nëpër dialogët e shumta pa produkt. Kjo përfshirje e paqartë është e vështirë të ketë bilanc optimist për partitë që të shkohet në ekuilibër të punës së parlamentit dhe bërje reformash. Po deputetë të rinj e burra të vjetër kanë nisur të jenë shumë agresivë që të futen në bahçen e Ramës e të Ruçit, për ta plotësuar tablonë e së shkuarës së Enverit e Mehmetit, pa hyrë në datat e viteve 81 e 85. Turri pas protestave teksa prokuroria e gjykata po publikojnë përgjegjësinë penale të komisionerëve socialistë në zgjedhjeve, lë pa përgjigje dhe pyetjen nëse këto komisionerë do të marrin pjesë në protesta ku i ftojnë kryetarët që i lanë rrugëve të hetimit? Drejtësia ka masën e saj dhe nuk kursen bakshishet politike.

    Rregullorja e Grupit

    Çfarë e bën ndryshe formatin e ri, rregullat e reja, prurjen më të madhe në numër, por më të pakët në ide të socialistëve? Ajo që është mësuar nga përditshmëria e lajmeve ka të bëjë me rregulloren e re që do të jetë udha e të vepruarit të kryetarit Ruçi. Bie në sy mungesa e nëntë deputetëve, për arsye të ndryshme të paktën e katër prej tyre, por pesë të deklaruar si votë kundër. Duke iu referuar asaj që kemi parë deri më tani themi se pritshmëria ka folur që në vendimin e parë të grupit parlamentar me atë që Lëvizja për Mendim Ndryshe mund të jetë në binarët e përjashtimit. Ata që ishin në shënjestrën e Enverit politik tani mund të jenë në atë të Mehmetit politik. Ruçi shumë shpejt do të përballet me përplasjen e vjetër për nevojën e reagimit si drejtues ndaj Blushit, Malajt, Bellos, Islamit, Harasanit. Në pikën gjashtë të "Rregullores" së re thuhet se "Mbetet e pandryshuar pika sipas së cilës do të përjashtohen nga grupi parlamentar ata deputetë që votojnë kundër vendimit politik të grupit. Çdo votim është pjesë e vendimmarrjes së grupit" e vendimi për grupin, duke i shtuar dhe shkeljen e pikës së parë që nuk lejohen mungesa as në seancat plenare as në mbledhjet e grupit parlamentar kanë shënuar krisjen që do të vijë duke u thelluar drejt një ndarje të fortë me efekte të konsiderueshme për Partinë Socialiste. Një tjetër rrethim për të pestët që mendojnë ndryshe është dhe liria e fjalës, komunikimi mediatik që Rama e ka menduar hollë si njohës e përdorues i fortë i shtypit. Në pikat dy e tre të Rregullores së re është përcaktuar detyrimisht se kush do të flasë, kush do të mbajë qëndrim në shtyp, kush do të replikojë në parlament, e kështu karantina politike në PS ka nisur të përcjellë ashpërsinë e saj. Pesë deputetët ndër më të pranishmit në media prej shtatë muajsh, tani do të jenë në krize komunikimi zyrtar si përfaqësi e Partisë Socialiste, në intervista e debate. Kjo sepse QLNM, Qendra e Lejes e Ndalimit Mediatik është në duart e Ruçit dhe Ramës. Afërmendsh që ata nuk do të duartrokasin kritikat e Blushit e të tjerëve që kërkojnë demokraci e frymëmarrje brenda partisë, apo së paku dhe një sy nga platforma e kandidatit të shkuar Maqo Lakrori. Kështu që fraksioni do të shërbejë ngjashëm e ngadalë si "grupi armiqësor i naftës", apo kokat e festivalit 11 që sollën erë perëndimi, pasi paliria e fjalës është ajo që u premtohet atyre që nuk thonë të njëjtën gjë.

    Krisja e fundit

    Krisja dhe shëndeti i cunguar i Partisë Socialiste do vijë duke rënë deri në zgjedhjet lokale ku do të jetë prova e zjarrit për qëndrimin e Ramës në kuota minimale. Aty ka shumë pyetje të vjetra që presin një përgjigje të re. Janë pyetje të ngjashme me ato që vijojnë si :

    Kush do të marrë bekimin dhe firmën për të shpërndarë ca pushtet e mirëqenie në Tiranë në metropolin e vetëm ku firmosen sipërmarrje të rëndësishme?

    A do të pranojnë biznesmenët më të shumtë ndërtues, që kanë rrethuar Ramën, që dorën e fundit emrit të përzgjedhur t`ia japë Gramoz Ruçi?

    A do të mundet Erion Veliaj të jetë ngjitur me PS tani që Ruçi është më vendimmarrës në parti, të ndjekë iluzionin e shtrydhur nga Rama se ai do të jetë kandidat për kryetar bashkie i socialistëve?

    Kush do t`ia dalë të jetë kandidati për kryetar të ri në Bashkinë e kryeqytetit në vitin 2011, për opozitën?

    Do të jenë në takimet që nuk ka tubime koalicionesh për të "djathtët" e marrë borxh si aleatë, apo Milo e Gjinushi këshilltarët që janë mes Ramës e Ruçit. Çdo të ndodhë me ekstraparlamentarët dikur demokratë, apo këshilltarët dikur të djathtë, apo aleatët jashtë Kuvendit që kanë lakmi zgjedhje me çdo kusht?

    A do të besojnë të rinjtë e Ramës që Ruçi do t`i mbështesë në rifreskimin e listës së re të zgjedhjeve parlamentare?

    A do mundet Ruçi ndonëse me shumë poste e pushtet në parti të qëndrojë me votën e të ardhurve nga Bashkia në parlament t`i rezistojë një votëbesimi, që numerikisht e bën humbës ndoshta në kohën shtesë e në prag votimesh?

    Do të mundet Ruçi që të rikthehet te të vjetrit që të rimarrë aksionet që do të lëshojë rrugës?

    Do të munden Rama e Ruçi të përballen dhe me ndonjë iniciative të Nanos për t`u bërë kryebashkiak, apo të zërave që janë shtuar në PS që mirëpresin kthimin e ish-kryetarit,e kështu bëhen shumë kryetarë?

    Do të jetë kryetari i Grupit parlamentar ai që do të marrë vendime kundër pesë "plëngprishësve" në mos më tepër nesër që nuk kanë artikuluar mendime kundër tij por që nëse do votohej për gjëra delikatë do ishin edhe kundër tij e Ramës?

    Do të jenë Rama e Ruçi ndëshkuesit e të majtëve, që nga Nano, Meta, e të pestët, duke krijuar modelin shpërbërës edhe për elektoratin e stimuluar ndoshta një tjetër parti të majtë për zgjedhjet e ardhshme?

    Do të kenë Rama e Ruçi kolonë zanore të fushatës Mero Bazen në përpjekjen e tyre për të fituar ndaj mazhorancës, ndërkohë që arkivi i lajmeve është mbushur me shkrime të këtij të fundit që thonë të 99-ta për dy kryetarët e PS?

    Do të përdorë Ruçi informacionin e punës së fshehtë si mjet presioni ndaj Ramës nëse marrëdhëniet e tyre do të lëkunden për mos sukses të garave të afërta elektorale?

    Do të mundet Rama që ta "shesë" dhe Ruçin si politikë e vjetër kur ta shohë si kërcënim për humbjen e postit të kryetarit të Partisë Socialiste, apo ky i fundit do të jetë dominuesi?

    Do t`ia dalë Mehmeti të kapërcejë Enverin, të bëjë me kokën e vet, atë që ai se di, që ky i fundit të mos shkatërrojë Partinë???

    Le të shohim rrugës. Zgjedhjet lokale janë afër, zëre se kanë filluar, ky është akti që do e kenë zili jo pak politologë. Skena është e njëjtë dhe historia nuk merr leje asnjëherë ndër njerëz kur përsëritet. Zbulesa do të ndriçojë ardhmërinë politike të asaj që po thërrmohet si opozitë, por që ka gjasa fort të shërbejë për themelimin e një opozite të shëndetshme prej asaj që del nga përplasja e të vërtetave të shumta. Këto e shumë të tjera pyetje janë përpara Partisë Socialiste që qëndron jashtë parlamentit sepse Enveri dhe Mehmeti fatkeqësisht nuk kanë kohë të hyjnë brenda.





    rd

  9. #69
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    GAZETA SHQIPTARE, 06/03/2010

    Intelektualët përballë regjimit të Tiranës
    Besnik Gjongecaj

    Një sy i vëmendshëm, i cili arrin të vendosë brenda fokusit të tij krejt Shqipërinë në ekzistencën e saj që pas viteve ‘90, dallon ekzaktësisht atë që një sy sateliti prodhon si imazh kur e vështron planetin nga hapësira: turbulenca, përplasje rrymash, pështjellim, një anarki ngjyrash, lëvizjesh, pluskimesh. Ata që e komandojnë satelitin kanë komfortin e arritur me mundim prej vitesh të shpjegojnë logjikisht të gjithë këtë pikturë surrealiste.

    Banorët dhe zotërit e këtij vendi, pra shqiptarët, megjithëse kanë të bëjnë me një vend fare të vogël dhe të thjeshtë në krahasim me gjithë këtë planet dhe shoqëritë që ai mbart, akoma edhe sot nuk munden të shpjegojnë se ç’po ndodh në Shqipëri. Sa më shumë që përpiqen për ta gjetur këtë, aq më shumë po kuptojnë se ka një arsye substanciale që i privon ata nga shpjegimi realist i asaj që ndodh në pjesën e vogël të planetit që zotërojnë. Ajo që i privon është në fakt shkaku më i thjeshtë i botës: shqiptarët nuk kanë mjetet për të bërë këtë shpjegim. Shqiptarët nuk munden të shpjegojnë se ç’po ndodh me fatin e tyre sepse ai është në duart e të tjerëve; nuk munden të shpjegojnë se ç’po ndodh me lirinë në këtë vend, sepse ajo thjesht nuk është më brenda tyre, por në syndyqet e vjetruara të qeverisësve dhe në deklaratat e të huajve; nuk munden të shpjegojnë se ç’po ndodh me sistemin ku ata jetojnë, sepse atë e kurdisin herë si demokratik dhe herë e ç’kurdisin si regjim, sipas rastit dhe gjithmonë të tjerët; nuk munden të shpjegojnë se ç’po ndodh me pasurinë e tyre, me pronën, sepse atë e japin dhe e marrin të tjerët…

    Dhe kur nuk i ke mjetet për të shpjeguar atë që rrethon universin e vendit tënd të vogël, tenton t’i afrohesh të paktën fizikisht atij, ta prekësh atë, duke hapur sytë sa mundesh për të futur brenda shikimit tënd sa më shumë të panjohura, fakte. Ajo që ka njëzet vjet që ndodh është se edhe kur tenton ta bësh këtë gjë, pra kur tenton t’i prekësh vetë gjërat me dorë, të afrohesh aq sa ta pësosh në lëkurën tënde atë që ndodh në Shqipëri, në vend të kthjellohesh, hutohesh më shumë dhe gjithmonë e më shumë kupton se thelbi i asaj që ndodh realisht është i pashpjegueshëm, absurd, bosh, s’ka pse të ndodhë, pra është pa arsye brenda dhe pikërisht për këtë, në vend që e vërteta të afrohet, ajo largohet sa më afër saj pretendon se shkon. Ç’është, pra, ajo që ka pothuajse njëzet vjet që na shohin sytë në këtë vend dhe që e bën vendin e shqiptarëve fatalisht të ndryshëm nga pjesët e tjera të këtij planeti? Ç’është, pra, ajo gjendje në të cilën ekzistenca të duket gjithmonë dhe pambarim si një përpjekje sizifiane për të dalë nga rrënimi? Dhe pyetja më esenciale e këtij shkrimi: ku janë intelektualët, ata që do të duhet t’i ndihmonin shqiptarët për të dalë nga ky ferr ku i kanë zhytur?

    . . .

    Nuk ka gjë më sinjifikative se fati i intelektualit për të shpjeguar natyrën e shoqërisë në të cilën jetojmë. Fati i tij, në thelb, mund të përdoret si një “lakmus test” për të identifikuar sistemet, veçanërisht mund të përdoret si një vijë demarkacioni midis një sistemi totalitarist, pra, një regjimi dhe një sistemi demokratik. Në kundërshtim me sistemet realë demokratikë, një regjim është gjithmonë i interesuar të jetë hermetik, i padepërtueshëm dhe për këtë ai nulifikon transparencën në funksionimin e tij. Kjo është vetëm gjysma e asaj që bën regjimi dhe vetëm gjysma pasive e tij. Regjimi është pamëshirshëm agresiv ndaj të gjithë atyre që mundohen të depërtojnë koracën e tij dhe meqenëse të parët që e kanë në natyrën e tyre ta çajnë këtë koracë janë intelektualët, regjimi i përkushtohet rrënimit të tyre, lufton për t’i zhbërë ata, për t’i deheroizuar dhe kjo është edhe gjysma tjetër e regjimit, ajo aktivja, më çnjerëzorja.

    Qeverisja e PD nuk është qeverisje që përputhet me një sistem demokratik, sepse, përveç të tjerash, intelektualët e këtij vendi kanë vite që zhbëhen nën peshën e saj. Qeverisja e PD, prandaj, mbetet të jetë qeverisje e një regjimi. Akoma më esencialisht: nuk është dhe nuk ka qenë ekzistenca e një regjimi që prodhoi qeverisjen që kanë sot shqiptarët, përkundrazi, qeverisja ekzistuese bëri ç’është e mundur në krejt kohën e dhënë dhe së fundmi ia arriti qëllimit të krijojë një sistem që në rastin më të mirë, për t’i shpëtuar termit regjim, e karakterizojnë si demokraci hibride. Menjëherë sapo ballafaqohet me fatin jo rrallë poshtërues që i rezervohet intelektualëve në Shqipëri, ky karakterizim ngjan shumë i butë, mbi të gjitha jo realist. Kur mbledh faktet dhe i hedh të gjitha mbi tavolinë, ashtu siç janë dhe pa zbukurime, e kupton përfundimisht se në Shqipëri kemi të bëjmë thjesht dhe tërësisht me një regjim. Por, edhe këtu, tragjikomikisht, jemi të veçantë. Regjimi në të cilin ndodhet Shqipëria dhe intelektualët brenda saj nuk është regjim fashist, as komunist, as monarkist, as autokratik, as… Ai është pak nga të gjitha, një amalgamë, i veçantë, i papërsëritshëm si i tillë: ai është thjesht regjimi i Tiranës.

    . . .

    E gjithë reforma ligjore e ndërmarrë në fushën e arsimit dhe të shkencës nga regjimi i Tiranës, jashtë çdo hezitimi, synoi të godasë pjesën më të ndritshme të intelektualëve shqiptarë dhe zëvendësimin e tyre me mediokrit, të paaftët, pra me konformistët, me qeniet që sot vënë në lëvizje regjimin pa pyetur se sa i drejtë është ai. Çdo gjë filloi me të ashtuquajturën reformim të Akademisë së Shkencave, si me një hakmarrje të vjetër. Ishte që në fillim një nisje e gabuar e qeverisë së mëparshme të PD-së, e cila u korrigjua nga profesorët që u thirrën prej saj për të skicuar këtë reformim. Ekipi i profesorëve arriti të bindë qeverinë se nuk mund ketë dhe nuk do të ketë reformim të Akademisë së Shkencave, por të krejt sistemit kërkimor në Shqipëri, ku do të përfshiheshin edhe universitetet dhe institutet kërkimore. Ky ekip kishte si synim jo vetëm të krijonte një strukturë të re kërkimore në Shqipëri, por mbi të gjitha, të institucionalizonte të gjithë ato mekanizma që do të nxirrnin në krye të aftët dhe do t’ia shndërronin të paaftëve në ferr “tokën e universiteteve dhe shkencës”. Ajo që ndodhi ishte një gjë që nuk pritej.

    Ekipi i profesorëve u përdor nga kryeministri vetëm për të krijuar përshtypjen se reformimi i universiteteve dhe shkencës ishte produkt i vetë komunitetit, studiuesve. Menjëherë pas kësaj, qeveria e zhveshi reformën nga përmbajtja dhe e zbatoi atë në mënyrë të tillë që ajo të mos njihej më, madje edhe nga ata që kishin punuar për të. E masakroi përfundimisht kur e kombinoi atë me zgjedhjet në universitete, duke e shndërruar në terrenin më pjellor për “shumëzimin” e të paaftëve, të njerëzve të ardhur nga rruga, arrogantëve, servilëve, llumit intelektual në përgjithësi. Intelektualët e vërtetë pothuajse nuk futeshin dot në këtë skemë gjasme ligjore, sepse ata nuk bëjnë dot dy gjëra esenciale për t’u përfshirë në të: nuk shndërrohen dot në “yesmen” e para, dhe e dyta, nuk kanë mundur kurrë të rekrutojnë grupe mbështetësish (p.sh, votuesish në rastin e zgjedhjeve në universitete) mbi kritere të pandershme. Është kjo arsyeja thelbësore pse reforma ligjore apo dhe reformat e dimensioneve të tjera që gjasme u kryen ekzaktësisht në atë pjesë të trupit të shoqërisë që është përgjegjëse për riprodhimin e trurit në Shqipëri dështuan në pjesën esenciale të misionit të tyre: në nxjerrjen në ballë të shoqërisë të të aftëve, dhe mbi të gjitha, në sigurimin e hapësirave që ata do t’i përdornin për të shpjeguar shoqërinë, problemet që has ajo, zgjidhjet. Pasojat kanë kohë që kanë filluar të ndihen dhe për një gjë jam i sigurt: ato janë vërtet katastrofike.

    “Yesmen”-ët e rinj, ky produkt i përçudnuar i reformave, qoftë si individë, qoftë në emër të strukturave të institucioneve ku presupozohet të gjallojnë intelektualët dhe të ushtrojnë në përputhje me ligjin një aktivitet të pavarur nga qeveria, tani hapin gojën si peshku, domethënë jo për të folur, por për të pritur thërrimet që do t’u hedhë qeveria. Me dhjetëra e dhjetëra akte nënligjore të destinuara të përcaktojnë punën dhe fatin e punëtorëve të mendjes, megjithëse janë në kundërshtim me ligjin, qarkullojnë sot në “eterin” e regjimit të Tiranës. Pra, në këtë vend, dhe ky është një tregues shumë sinjifikativ i ekzistencës së këtij regjimi, është krijuar një “nënshtresë” rregullash, urdhrash, vendimesh, plotësisht në konflikt me “shtresën” ligjore mbi të dhe akoma më shumë, në kundërshtim edhe me Kushtetutën e vendit. “Peshqit”, produkt dhe sinonim i reformave, ushqehen me këto urdhra dhe i shërbejnë qeverisë me hapjen dhe mbylljen e gojës memece prej peshku. Në këtë pikëpamje, megjithëse gjysmak, krejt legjislacioni që rregullon veprimtarinë e intelektualëve në çfarëdo roli që ata kanë, si studiues, universitar, shkencëtar, është praktikisht i pazbatueshëm, dhe krejt hapësira ligjore që rregullon jetën e tyre është zëvendësuar tërësisht nga urdhrat që dalin nga qeverisja e regjimit të Tiranës.

    Ligji është zëvendësuar përfundimisht nga urdhri, ekzaktësisht siç ndodh në një regjim. Kjo gjë vetëm se e bën akoma më sundues regjimin, më të pranishëm, më mbytës, më të pakthyeshëm. Qendrat e ripërtëritjes së intelektualëve, pra qendrat e vlerësimit të studiuesve të rinj, nuk i ngjajnë më qendrave të vitalizimit të dijes dhe njerëzve që i mbartin ato. Si ato brenda universiteteve, ashtu dhe jashtë tyre, këto qendra, pra, këto struktura ku përfshihet edhe Komisioni për Vlerësimin e Titujve Akademikë, një strukturë jashtë universiteteve dhe gabimisht nën drejtimin e ministrit të arsimit, mbështetin krejt veprimtarinë e tyre jashtë respektimit të atyre pak kritereve të vendosura, mbi urdhra, akoma më zi, mbi kompromise banale dhe të dyshimta, gjë që ka krijuar një sistem të tërë fals, shumë larg substancës së vlerësimit të kredencialeve të studiuesve të vërtetë. Kjo po krijon një klasë intelektualësh plotësisht në shërbim të këtij regjimi, apo të një regjimi tjetër që pritet të vijë.

    . . .

    Regjimi i Tiranës në thelbin e tij ka tjetërsimin e intelektualit, veçimin e tij nga përmbajtja që do ta bënte atë të pavarur, shndërrimin e tij në konformist dhe në shërbim të regjimit, duke e zvogëluar sa më shumë, në të njëjtën kohë duke e bërë sa më pak të dobishëm, në sy të publikut. Për të arritur këtë synim, në Shqipëri është ngritur në këmbë një sistem i tërë, herë miklues, por më së shumti një sistem që kërcënon. Në çfarëdo pozicioni që ndodhet, intelektualit i duhet të luftojë kundër denatyrimit të vetvetes, proces që regjimi ia imponon vazhdimisht. Në rastin më “të mirë” për të, por edhe për regjimin, intelektuali shndërrohet në një qenie me guackë duke vrarë në fillim komunikimin, dhe pastaj duke kultivuar brenda tij autocensurën. Ky është dhe intelektuali shqiptar më i përhapur sot, por edhe intelektuali më i pëlqyeshëm për regjimin.

    Intelektuali tjetër është ai që nuk e pranon regjimin, nuk i nënshtrohet as miklimeve dhe as kërcënimit të tij. Në rastin më të mirë ky intelektual izolohet, atij i priten të gjitha urat me shoqërinë, projektet, konferencat, takimet, shpesh edhe marrëdhëniet e punës. Ky intelektual, pra i vërteti, fillon dhe “zerohet” gradualisht, ndërsa “peshqit” e regjimit hapin e mbyllin gojën nga gëzimi prej peshku se nuk janë vetëm ata që nuk flasin e nuk dëgjohen në këtë botë, por ka edhe të tjerë, madje edhe nga ata që dinë.

    Në të gjitha rastet, gjithsesi, një gjë mbetet thellësisht e vërtetë: intelektualët nuk janë aty për të shpjeguar se ç’po ndodh me Shqipërinë, për t’i ndihmuar shqiptarët si të shkëputen nga regjimi që i sundon. Regjimi i Tiranës, përkohësisht, ka fituar mbi intelektualët shqiptarë.

  10. #70
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ne shqiperi nuk ka parti socialiste.. ne kuptimin .. e ngjashme me ndonje parti socialiste europiane..

    sikur te kishte nje te tille isha antarsuar une me kohe..

    as ne horizont nuk duket ndonji intelektual ne tirane qe te kete vizione te tilla te socializmit europian modern..





    ..
    edhe une

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •