Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 90
  1. #51
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Per ata qe kishin dyshime dhe akoma e mbeshtesnin kafshen e etur per pushtet.
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22
    Rama: Zgjedhjet, jo hetim nga prokuroria

    Rozeta Rapushi

    Partia Socialiste nuk do te ankohet aspak ne prokurori, per falsifikimin qe pretendon ne kartat e identitetit dhe per te depozituar ato, qe kryetari i grupit kuvendor Gramoz Ruci i paraqiti ne seancen e se enjtes si prova te manipulimit te zgjedhjeve te qershorit dhe aq me pak, per hapjen e kutive te votimit. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, tha dje se kerkesa e PS-se, ka te beje me transparencen ne funksion te nje te drejte dhe kerkesa qe kane socialistet per transparencen e zgjedhjeve nuk lidhet aspak me organin e drejtesise apo sistemin gjyqesor. "Ne nuk kemi te bejme me prokurorine. Hetimi i zgjedhjeve qe ne kerkojme permes Parlamentit, ka lidhje me te drejten e kontrollit parlamentar, per te pare se si eshte zbatuar nje ligj i aprovuar nga Parlamenti dhe per te gjykuar se si ka funksionuar administrata. Eshte fare elementare", tha dje Rama, duke bere te qarte keshtu, se selia roze nuk do t'i drejtohet aspak prokurorise. Sipas tij, PS eshte e bindur qe pavaresisht sa e madhe eshte fuqia qe i eshte kundervene transparences, ka detyrim qe ta bejme te mundur transparencen, per t'i dhene fund nje epoke kur pushteti, duke dale nga fuqia e vet manipuluese, jo nga sovrani qe e voton, te bej c'te doje me popullin sovran. Nga ana tjeter, kreu socialist, u shpreh i bindur dhe garantoi se beteja e tij do te vijoje. "Kjo nuk eshte nje beteje ligjore. Kjo eshte nje beteje politike, per nje te vertete qe njera pale e mbron tjetra e mohon. Nuk eshte beteje procedurale juridike, por eshte nje beteje per demokraci. Beteja jone nuk eshte zenke se kujt i takojne sendet, por kutite jane bankat ku eshte investuar besimi i popullit dhe te kthyera ne piramida ato shkaterrojne themelet mbi te cilat qendron demokracia dhe mbi te cilat ngrihet vete sistemi i qeverisjes ne nje sistem demokratik. Ajo qe po del ne drite te diellit nga hapja e kutive te Ruzhdijes eshte simetrike me ate qe do te dale nga kutia e ekonomise shqiptare", theksoi Rama. Ai theksoi se socialistet do te kembengulin ne transparencen zgjedhore, sepse me te eshte e lidhur me ceshtjen e cilesise e qeverisjes, kriza ekonomike qe shkon duke u renduar ne mungese transparence. Sipas tij, shqiptareve u ofrohen shifra te rreme, u ofrohen te dhena te rreme, u ofrohen perspektiva te rreme, ne kushtet kur ekonomia po vazhdon te zhytet ne krize, dhe ne kushtet kur ekonomia jone kercenohet nga nje inerci qe mund ta beje te tatepjeten te pafrenueshme. "Ky eshte realiteti dhe prandaj ato kutite e votimit dhe ajo transparenca e shume kerkuar prej nesh eshte themelore, jo per te ndare kush ka te drejte mes PS e PD, as per te ndare se kujt jane kutite si sende, por per te ndare Shqiperine nga nje epoke e deformimit dhe kontestimit te zgjedhjeve, nga nje epoke e nderhyrjes ne procesin zgjedhor, per te ricikluar pushtetin", theksoi kreu socialist. Sipas tij, nese vendi nuk ndahet nga kjo epoke, do te vazhdojme te zhytet ne batakun e keqqeverisjes. Rama tha se nje qeveri qe grabit votat, nuk mund te qeverise ashtu si duhet ekonomine, e ka te pamundur, dhe nuk eshte ceshtje zotesie qe ketyre zoterinjve u mungon, por ceshtje e shkeljes ne zanafille te nje kontrate varesie te qeverise nga qytetaret.

    KJ

  3. #53
    Ekspertët e ligjit: Shkeljet gjatë zgjedhjeve i heton Prokuroria

    Paraqitja nga kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi të disa kartave të identitetit, sipas tij të falsifikuara, si provë manipulimi të zgjedhjeve, për ekspertët e ligjit nuk konsiderohet kurrësesi një fakt që mund t’i shpëtojë ligjit dhe aq më pak, të zgjidhet me vullnet politik.

    Për Saimir Vishën, kryetar i Dhomës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, paraqitja e kësaj prove vë në lëvizje detyrimisht organin e akuzës. Visha i referohet nenit 186 të Kodit Penal, që e klasifikon këtë rast në çështjet që ndiqen kryesisht nga Prokuroria. Visha heq paralele edhe me rastin e qendrës së votimit në fshatin Ruzhdie të Fierit. Sipas tij, është organi i akuzës, sikurse po ndodh, ai që do të përcaktojë përgjegjësinë penale të komisionerëve, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

    KlanTV
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Rama e partia socialiste,jane per trasparencen per kete,do kerkojne dhe hapjen e dosjeve te komunizmit.......Ne qofte se e ka fjalen per epoken,jo te Ruzhdies.....

  5. #55
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    :D

    Cdo gje mund te prisja nga ty, por qe te lartesosh Dritan Priftin, nje cope karieristi i peshtire si lideri i tij, pa pike principesh si njeri ne radhe te pare dhe jo me si politikan, kete s'e mendoja.

    Nga e njeh Dritan Priftin ti me qafsh, nga Permeti apo Philadelphia? Po te mos ishte per PS-ne, Dritani do vazhdonte te punonte token. Por keshtu eshte kur ke te besh me burrece qe per nje post shesin dhe nenen e tyre e jo me te tjere.

    Berisha nuk ka pse te kerkoj hapjen e kutive ne Fier se e di shume mire se ca do gjej brenda. Berisha nuk ka qene asnjehere i mirepritur ne Fier dhe kete e di shume mire, prandaj dhe dergoi nje cope aktore qe s'po gjen dot me pune ne teater tani dhe vete te haj ca si sahanlepirese e Sal efendiut. :^mos
    Se kush eshte Dritan Prifti, shko e pyete te ta thote, e mua nuk me behet shume vone. Une di qe ai eshte zgjedhur dy here deputet ne qytetin e Fierit, jo si deputet i PS, por si deputet i LSI. Dritan Prifti ishte djaloshi qe u kthye nga studimet nga Amerika, per t'u bere minister i energjise, nder te paket njerez ne PS qe eshte shkolluar ne Perendim e jo ne shkollat kineze e ruse.

    Dhe te denoncosh baloze si Gramoz Ruci e Edvin Rama, per vjedhjet e votave te qytetareve te thjeshte, eshte nder e nuk eshte turp. Mbi te gjitha tregon qytetarine e kurajon e individit. Mbase ti qe je rritur ne familje komuniste ku dollia e pare eshte "te na rroje partia", nuk e vlereson dot kete qytetari te deputetit te majte. Une e vleresoj, edhe pse nuk ndaj me te te njejtat bindje politike.

    Ne demokraci, nuk na rron partia, na rron liria e individit! Sa vlen liria e nje shqiptari te thjeshte, qofte ky demokrat apo socialist, votues i Berishes apo Rames, nuk vlejne "partite" e kreret e tyre.

    Dhe PS ka nevoje per njerez si Dritan Prifti, qe kane kurajon te flasin hapur e ne liri te plote, pa patur friken e raprezaljes se bajlozeve qe po i perezene nje e nga nje edhe ata pak intelektuale qe kane ngelur ne PS, duke e kthyer PS ne fis, ne Partine Komunisteve te viteve 40 qe i shkonte ne plumb e ne burg gjithe kundershtaret e intelektualet.

    Albo

  6. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22
    KQZ, 30 komisionerë në Prokurori

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paditur 30 komisionerë në total si pasojë e shkeljes së ligjit, Kodit Zgjedhor gjatë ushtrimit të detyrës në votimet e 28 qershorit 2009. Që nga 28 qershori sipas KQZ-së ende nuk ka ndonjë vendim nga ana e gjykatave apo dhe përfundim të hetimit të organit të akuzës. Akoma sot dhe kësaj dite nuk ka një vendim përfundimtar në lidhje me kallëzimet penale të bëra nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhësve kundrejt shkelësve të ligjit. Këta 30 komisionerë i përkasin qarqeve Fier, Kukës dhe Shkodër. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani në një prononcim për median theksoi se këtij fenomeni i duhet dhënë fund dhe ndaj të gjithë shkelësve që kanë falsifikuar dokumentet dhe braktisën qendrat e votimit apo të numërimit, këtu duhet të veprojë dora e ligjit. Qëndrimi i Ristanit vjen në një kohë kur Gjykata e Qarkut të Shkodrës, dënoi të martën me gjobë tre komisionerët e PS në qendrën e votimit 0342 në komunën Bushat, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre dhe në një kohë kur Prokuroria e Qarkut Fier ka nisur një hetim në fshatin Ruzhdie, por pa i përfunduar ato, ndonëse kanë kaluar 7 muaj. “Nuk i kemi dhënë zgjidhje fenomenit dhe mund të na përsëritet dhe në zgjedhjet e ardhshme. E vetmja mënyrë ligjore që ka mbetur tashmë është reagimi i fuqishëm nga ana e organeve të drejtësisë. Një nga këto është edhe largimi i njërës palë, duke marrë vulën e komisionit me vete. Kjo është një taktikë e paligjshme, e cila është zhvilluar gjithmonë ku pala tjetër ka pasur historikisht vota në favorin e saj. Ne u përpoqëm ta shmangim këtë fenomen në zgjedhjet në Shijak dhe KQZ-ja pati një vendimmarrje ku u vendos që të vazhdohet votimi dhe me një vulë”, tha Ristani për TV Klan. KQZ-ja bëri kallëzimin penal ndaj komisionerëve të komunës Ruzhdie, 5 komisionëreve dhe sekretarit për marrjen e vulës në ditën e votimit. Ndërsa mësohet se sekretari i komisionit të qendrës së votimit në Ruzhdie, Qazim Aliaj ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit pasi pretendon se në votimin e 28 qershorit 2009 është kërcënuar me armë, ç’ka ka sjellë edhe hetimin nga ky institucion i akuzës. Në një kohë që vetë KQZ-ja ka bërë kallëzim penal ndaj sekretarit Aliaj për QV-në 3052 të KZAZ-së numër 19 në Fier. Në lidhje me këtë çështje, Ristani shprehet se Prokuroria ende nuk është shprehur për kallëzim penal që ka bërë KQZ-ja. “Kemi një vazhdimësi të njërës force politike në një qendër të caktuar. Dhe kjo është taktika elektorale që përdoret rëndom kur forca tjetër e di që rezultati këtu është në këto shifra dhe veprojnë në mënyrë të tillë, duke mos zbatuar ligjin, përkundrazi duke e thyer atë në mënyrë të dukshme. Është bërë lajtmotivi i ditës tashmë fenomeni i Ruzhdies. Kjo është një situatë që duket si e njëanshme, por mbase është shpejt për të folur, do të shikojmë ecurinë e hetimeve”, thekson Ristani. Problemet zgjedhore në ditën e votimit më 28 qershor janë përmendur dhe në raportin vjetor të KQZ-së, i paraqitur për diskutim në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë raport përmenden fenomenet e marrjes së vulës apo të braktisjes së qendrës së votimit vetëm nga komisionerët e majtë. Për sa i përket fenomenit të Ruzhides, raporti i KQZ-së shkruan se “në qendrën e votimit nr. 3052 në ZAZ-në Nr.19, komisionerët e majtë morën vulën e QV-së dhe braktisën detyrën. KQZ-ja nëpërmjet strukturave të saj insistoi që vula të kthehet në qendrën e votimit, por KZAZ-ja me vendim u shpreh që të mos e dërgonte vulën në këtë QV. Anëtarët e djathtë të KQV-së vazhduan procesin e votimit me një vulë. Edhe për këtë rast KQZ ka bërë kallëzim penal”.

    Panorama

  7. #57
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22
    Dy lajme qe kane lidhje me njeri-tjetrin, dhe qe nxjerrin ne drite nje te vertete te madhe:


    - KQZ ka paditur ne Prokurori 30 komisionere gjate zgjedhjeve te qershorit per shkelje te ligjit
    - Kreu i opozites nuk pranon qe te denoncoje ne Prokurori "vjedhjet e votave", sic pretendon opozita


    Lajmi i pare eshte shume pozitiv e teper shpresedhenes. Per here te pare ne historine e zgjedhjeve demokratike shqiptare, faji nuk eshte jetim, abuzimet me zgjedhjet nuk kalojne pa u ndeshkuar. KQZ padit te gjithe ata komisionere qe kane manipuluar procesverbale apo nuk kane bere numerimin sic duhet, apo kane shkelur ligjin zgjedhor. KQZ i padit ne prokurori per shkelje ligjore. Nje shembull i mire ky, qe duhet te kthehet ne tradite zgjedhore, pasi asnje person qe ve dore mbi voten e shqiptareve nuk duhet te shpetoje pa u ndeshkuar nga ligji. Vota eshte e shenjte, dhe shenjterine e votes te gjithe pa paperjashtim duhet ta mbrojme si shtetas se lire, duke filuar qe nga inistitucioni zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Prokuroria duhet te hetoje, padise e ndeshkoje sipas ligjit te gjithe ata komisionereve qe ne diten e votimet urdhrat nuk i kane marre nga ligji zgjedhor, por nga eproret e tyre partiake qe i kane shtyre te manipulojne.

    A do te manipulonin procesverbale zgjedhore komisioneret e zgjedhjeve te ardhshme, nese ata komisionere qe manipuluan ne zgjedhjet e qershorit do te perfundojne pas hekurave te burgut?!

    Lajmi i dyte, eshte nje lajm tejet negativ. Kryetari i opozites, i cili per plot 9 muaj u ka shurdhuar veshet shqiptareve me akuzat per manipulimet e zgjedhjeve nga partia ne pushtet, refuzon qe te ngreje padi penale ne prokurori per zgjedhjet, apo per personat e implikuar ne keto manipulime. Ky eshte nje lajm teper negativ, pasi nese kreu i opozites do te bente te njejten gje qe beri kreu i KQZ, padine ne organin e akuzes, Prokurorine e Pergjithshme, kjo do te sherbente si nje shembull i jashtezakonshem pozitiv per te gjithe shqiptaret:

    - Vota eshte e shenjte dhe duhet mbrojtur me forcen e ligjit
    - Opozita shqiptare respekton ligjin dhe institucionet dhe e kerkon te drejten e saj brenda kornzies kushtetuese

    Me nje paturpesi te paimagjinueshme, kryetari i opozites ne lajmin me siper e thote me plot goje: "Ne do te kerkojme hetimin e parlamentit dhe jo te prokurorise pasi zgjidhja duhet te jete politike". Si mund te jete zgjidhje politike problemi i manipulimit te votave e zgjedhjeve?! Kush e garanton opoziten qe ne zgjedhjet e ardhshme nuk do te behen po te njejtat manipulime qe ajo po denoncon sot?!

    Dhe kjo sjellje anormale e opozites, kjo shperfillje e ligjit dhe institucioneve ne vend, vetem sa e inkriminon ate. Opozita shqiptare nuk eshte e interesuar per ndeshkimin me ligj te manipulimeve ne zgjedhje. Perkundrazi, ajo eshte e interesuar per te mbajtur akoma peng voten e shqiptareve duke thurur plane e intriga manipulimesh edhe ne zgjedhjet e ardhshme.

    Kush nuk e denoncon krimin eshte bashkefajtor ne krim! Opozita nuk duhet te kete frike as nga ligji e as nga Prokuroria!

    Albo

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne se eshte kush ne shqiperi qe i di me mire se kushdo se ckane brenda kutite ai eshte edvin-ruci..

    kte ju te gjithe e dini o shokee shoqe te dashuruar me selime rozen..

    por ju dhe edvin ruci.. kini hall tjater..

    ta verdallosim o shoke mire muhabetin nga te gjitha anet qe ta corientojme shtetin e ta nxisim caush-miletin.. e ta bejme gjullurdi-gazepin.. e keshtu ta rrokullisim pushtetin.. e pastaj te shperthejme 97 qametin.. e pastaj me ne krye enver-edin.. ta bejme ne hyqymetin e te jemi sojet tona.. seli-roz dovletin..
    kjo eshte loja juaj..

    ne fakt po i afroeni asaj pune..

    ja shikoni ne kte ngjarje se kuptohet.. forca juaj o dado rucistat enveriste..
    mileti e ndjen ardhjen tuaj ne pushtet dhe po i dridhen leqet e kembeve se e dine se kur ed-dad-ruci marrin pushtet zoter te vendit jan altin arapo aldo baeret e erion veli zullum,qaret..

    shikoni me vemendje si reflekton qyqari popull i tromaksur ne palce nga sojet tuaja kanibale.. ne 70 vjet rresht..



    --


    ja cthot jo pa qellim balkan webi i edvin bolinos..

    --

    Daja i Artur Dajës “tërheq” dëshminë

    » Dërguar më: 05/03/2010 - 14:23



    Klodiana Lala

    Frika dhe terrori që “ushtarët” e Aldo Bares ngjallnin tek qytetarët lushnjarë, duket se nuk është larguar edhe pse kapoja i bandës famëkeqe ndodhet në qeli prej katër vitesh. Xhavit Çela, daja i Artur Dajës, njeriu që u ekzekutua dhe koka e tij u ‘shëtit’ në gjithë qytetin myzeqar, tejet i frikësuar u shpreh në Gjykatën e Krimeve të Rënda se nuk kishte dijeni nëse djali i motrës së tij jetonte ende apo kishte ndërruar jetë. “Artur Dajën e kam nip, djalin e motrës. Nuk di gjë nëse jeton ende”, - tha Çela. Të gjitha pyetjeve të prokurorit, Xhavit Çela iu është përgjigjur se nuk ka dijeni dhe nuk mbante mend asgjë. Kryesuesi i trupit gjykues i kujtoi disa herë se ishte nën betim dhe duhej të thoshte të vërtetën, si dhe nuk duhet të kishte frikë. Pas kësaj, Çela pranoi se nipërit e tij, Lorenc, Afrim dhe Artur Daja kishin miqësi me Aldo Baren, të akuzuarin si kapo i bandës së Lushnjës. “Aldo Bare më ka qenë në varrimin e babait. Kishte shoqëri me nipërit”, - tha ai. Gjithsesi, dëshmia e tij ka qenë mjaft kontradiktore dhe prokurorët janë detyruar të lexojnë gjithçka kishte thënë para hetuesve në vitin 2006.
    Kontradiktat
    Daja i Artur Dajës, Xhavit Çela, i ndryshoi thuajse të gjitha thëniet që kishte dhënë më parë në prokurori lidhur me ekzekutimin e nipit të tij Artur Daja. Ai tha se nuk ka dijeni nëse nipi i tij Artur Daja ka vdekur apo ishte gjallë, apo çfarë kishte ndodhur vërtet me djalin e motrës së tij. Pas insistimit të prokurorisë, ai pranoi se nipi i tij Artur Daja ishte vrarë, por nuk kishte dijeni se kush ishin vrasësit e tij. “Motra ime ka katër djem. Vajzat i ka të martuara. Pasi i dogjën shtëpinë, mbaj mend pas vitit 1997 e mora unë në shtëpi për një vit e gjysmë. Asnjëherë nuk më ka folur për çfarë kishte ngjarë. Kohët e fundit pati probleme mendore”, - tha Çela. I pyetur nga prokuroria nëse e njihte Aldo Baren, dëshmitari pasi ngurroi disa minuta u përgjigj se ka qenë në shtëpinë e tij, pasi kishte miqësi me nipërit, por nuk foli për ndonjë përplasje mes tyre. Më tej dëshmitari tha se në fshatin e tij lëvizte një furgon i bardhë i blinduar, brenda të cilit ndodheshin njerëz të armatosur, por nuk dinte se çfarë kërkonin, duke iu shmangur pyetjes së prokurorit nëse kishin shkuar në shtëpinë e tij për të kërkuar të nipin, Artur Dajën.
    Dëshmia
    Më 24 janar 2006, Xhavit Çela para hetuesve kishte folur për njohjen e tij me Alfred Shkurtin dhe bisedat që kishte bërë me të motrën për vrasjen e djalit të saj, Artur Dajës e djegien e shtëpisë. “Shkoja shpesh në shtëpinë e motrës në Lushnje. Nipërit Lorenci, Afrimi, Arturi kishin miqësi me Alfred Shkurtin. Madje, Alfred Shkurti më ka ardhur dhe në shtëpi. Pas vrasjes së Arturit nuk kam vajtur më, pasi shtëpia u dogj dhe motra erdhi të jetonte tek unë”, - tha Çela. Ai u kishte thënë hetuesve se e motra akuzonte grupin e Alfred Shkurtit për vrasjen e Arturit. “Gjatë bisedave me motrën më ka thënë se Arturin e kishte vrarë grupi i Fred Shkurtit dhe i ka djegur shtëpinë. Grupi i tij na vrau dhe burrin e mbesës”, - ishte shprehur Çela. E motra, sipas tij ndihej e kërcënuar. “Kishte frikë mos e vrisnin, ndaj vendosi të largohej. Më tha do iki se kishte frikë nga grupi i Fred Shkurtit. Prej atëherë jeton në Greqi”, - u kishte thënë hetuesve Xhavit Çela. Ai kishte deklaruar se grupi i Fred Shkurtit i kishte vajtur katër herë në shtëpi me qëllim për të mësuar vendndodhjen e Artur Dajës, para se ta ekzekutonin dhe të luanin futboll me kokën e tij të prerë. Procesverbali i marrjes në pyetje të Xhavit Çelës u bë pjesë e dosjes gjyqësore.

  9. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22
    Votohet projektvendimi i PS-së për ndryshimet në ligjin “Për komisionet hetimore”

    Pas një debati të ashpër pozitë-opozitë, në përfundim të seancës është miratuar projektvendimi i Partisë Socialiste për ndryshimet në ligjin për funksionimin e komisioneve hetimore. Ky projektvendim do të nisë shqyrtimin në Komisionin Parlamentar të Ligjeve më 8 mars. Ky komision do ta shqyrtojë këtë projektvendim deri më 16 mars dhe më 18 mars do të shqyrtohet në seancë parlamentare bashkë me projektvendimin për ngritjen e komisionit hetimor. Socialistët kërkojnë nëpërmjet këtij projektvendimi që të miratohet në ligj që opozita të ketë shumicën në komisionet hetimore parlamentare dhe mbi bazën e këtyre ndryshimeve më pas të miratohet ngritja e komisionit hetimor për transparencën e procesit zgjedhor. Por pikërisht kjo kërkesa ka nxitur debate mes opozitës dhe maxhorancës për shkak se kjo e fundit kërkonte që të miratohej më parë ngritja e komisionit hetimor mbi bazën e ligjit ekzistues. Ndërkohë që në ligjin aktual për komisionet hetimore parashikohet që maxhoranca ka shumicën dhe jo opozita.

    Debati
    “Javën e kaluar opozita bëri një hap duke dhënë një kontribut konkret për zgjidhjen e krizës politike që nuk e kemi shkaktuar ne. Dhamë një kontribut duke hedhur një hap nëpërmjet depozitimit të dy nismave ligjore. Në një kohë kur të gjithë ne prisnim që edhe maxhoranca të jepet kontributin e saj, për fat të keq po konstatojmë se po e shpërdoroni atë për të mos thënë se edhe nismën tonë po e shpërfillni duke e anatemuar atë edhe sot. Ju vendosët se megjithëse kemi një emergjencë, projektvendimi që kemi paraqitur ta shqyrtoni në komision pas 2 javësh dhe në seancë pas 3 javësh. Ky është një lajm i keq që kjo maxhorancë i jep opinionit publik duke dashur të zvarrisë zgjidhjen e krizës politike në vend”, - është shprehur Ruçi, duke kërkuar afrimin e shqyrtimit të projektvendimit. Në përgjigje të tij ka ardhur reagimi i kryeministrit Berisha, i cili u shpreh se priste një falënderim nga ana e opozitës, e cila, sipas tij, pasi kërkoi 6 muaj hapjen e kutive, u kujtua se nuk kishte ligj për ta bërë këtë.
    “Unë prisja një falënderim për datën 18 mars. Ju keni 6 muaj të ngujuar në kuti duke u thënë shqiptarëve që ‘duam komisionin për të dalë nga kutia’ dhe pas 6 muajsh sillni ligjin për krijimin e këtij komisioni. Ku ishit ju në të vërtetë kur kërkonit komisionin? A ekziston në historinë e botës që të sillet ligji dhe komisioni njëkohësisht?! Disa prej jush janë deputetë që prej ’91-shit dhe e dinë që gjëra të tilla nuk bëhen”, - është shprehur Berisha. Ai i kërkoi opozitës që të mos përdorë gjuhën e forcës për të detyruar PD-në pasi nuk e impresionojnë imponimet. “Një protestuesi natyral të lindur, si Berisha, mos imagjinoni se mund ta impresiononi me protesta. Jua tregoj unë si bëhet protesta. Unë e kam faktuar këtë. Hajde ulemi ta përpunojmë atë ligj dhe ta votojmë”, - është shprehur Berisha. Ndërsa e cilësoi si një lëshim që ndodh për herë të parë në historinë e parlamentarizmit botëror faktin që pakica merr shumicën në një komision hetimor.
    “Ka qenë oferta jonë unike në historinë e një parlamenti, unike në historinë e parlamentarizmit të një vendi të lirë që opozitës t’i ofrohet shumica në komisionin hetimor parlamentar. E kemi bërë këtë si një gjest njerëzie dhe mirëkuptimi ndaj opozitës, e cila humbi zgjedhjet dhe për t’i dëshmuar asaj se nuk do të ishte revanshi i fitimtarit ai që do të karakterizonte qëndrimin tonë”, - është shprehur Berisha, ndërsa e ftoi opozitën që të hartojë ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor. Më pas Ruçi u shpreh se nuk mund të bëhen kurrsesi ndryshime në Kodin Zgjedhor pa u bërë më parë transparenca e zgjedhjeve dhe pa u vënë përpara Drejtësisë përgjegjësit e shtrembërimeve të procesit zgjedhor të 28 qershorit.
    “Ne kërkojmë të bëhet një transparencë dhe mbi bazën e saj të bëhet ajo që ju trumbetoni, që do të thotë përmirësimi i Kodit Elektoral. Nuk ka përmirësim të Kodit pa parë se ku janë defektet dhe shkeljet dhe, mbi të gjitha, në këtë vend nuk e kanë fajin rregullat e lojës, por njehsimi i pushtetit me shtetin dhe shkelja e rregullave të lojës nga lojtarët. Ne duam të dimë se ku janë bërë këto shkelje dhe kush i ka bërë dhe të vihen para përgjegjësisë përgjegjësit. Së dyti, ajo çka kërkojmë nuk është që të bëjmë vetëm një amendament vetëm për zgjedhjet e 2009-s, por të vendosim standarde si sot që jemi ne në opozitë dhe nesër që do të jeni ju në opozitë”, - është shprehur Ruçi.

    Topalli, presion opozitës për të miratuar projektligjin “Për Gjykatën Administrative”

    Gjatë gjithë seancës së djeshme parlamentare, kryetarja e Kuvendit ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që deputetët e opozitës të votojnë projektligjin “Për Gjykatën Administrative”. Ky draft është hartuar në bashkëpunim me opozitën gjatë legjislaturës së kaluar dhe nuk është miratuar në seancë parlamentare vetëm për shkak se kërkon 84 vota. Por, miratimi i këtij projektligji është një kërkesë e shoqatave të biznesit dhe organizatave ndërkombëtare. Ky projektligj ishte i pari në listën e rendit të ditës në seancën e djeshme, por mungesa e opozitës bëri që të shtyhej edhe njëherë. Ndërsa Topalli e cilësoi këtë si një përpjekje të opozitës për të penguar procesin e integrimit të vendit, duke qenë se miratimi i këtij drafti është kusht i BE-së. Edhe Berisha u bëri thirrje dje deputetëve të PS-ë që ta miratojnë këtë projektligj.

    Albania
    5 Mars 2010

  10. #60

    Akuza ndaj Edi Ramës: Po përçan Partinë Socialiste

    Akuza ndaj Edi Ramës: Po përçan Partinë Socialiste

    » Dërguar më: 05/03/2010 - 14:21

    Brikena Shllaku

    Kryetari i PS-së së Shkodrës, Edip Shiroka ka akuzuar dje kryetarin Edi Rama se, është përpjekur të përçajë socialistët e Shkodrës, por edhe PSSH. “Është e vërtetë që Edi Rama është kryetari i Partisë Socialiste, por më e rëndësishme është që ai nuk është socialist. Këtu qëndron dhe shpjegimi pse ai po shkatërron Partinë Socialiste”, - është shprehur dje Shiroka, në një prononcim për median. “Edi Rama asnjëherë nuk i ka njohur strukturat legjitime të Partisë Socialiste në Shkodër. Madje, gjithnjë është përpjekur që të na vendosë shkopinj nën rrota, është përpjekur të na dëmtojë punën”, - deklaroi Shiroka për median. Futjen e deputetëve të Partisë Socialiste në Kuvend, Edip Shiroka e quan një fitore të Shqipërisë dhe disfatë e Edi Ramës. Lëvizja “përtej së majtës dhe të djathtës”, e promovuar nga Rama, për Edip Shirokën është një lëvizje që në Shkodër ka dështuar që para 8 vitesh. “Ne nuk merremi me lëvizje, ne jemi parti dhe veprojmë si parti”, - deklaroi kreu socialist i Shkodrës. Sipas tij, kryetari i PS-së, Rama ka synuar që nëpërmjet kësaj lëvizjeje të përçajë PS-në e Shkodrës. Nga ana tjetër, një prej deputetëve të mendimit ndryshe në PS, Marko Bello tha se tashmë Edi Rama ka uzurpuar të gjitha forumet në parti. I pyetur në një intervistë televizive në lidhje me votimin për kreun e grupit parlamentar, Bello tha se ata nuk kanë marrë pjesë në votim, për shkak të një mosrakordinimi, pasi mbledhja e grupit është njoftuar me vonesë. Sipas tij, ky votim ka qenë një formalitet, pasi tashmë të gjitha forumet janë në funksion të zotit Rama. “Zoti Rama është i barabartë me forumet. Pra, nuk ngrihet askush t’i thotë zotit Rama që mirë që votojnë zotin Ruçi, po nënkryetarët e zotit Ruçi, po kryetarët e komisioneve parlamentare? Dhe, zoti Rama thotë jo, kur të dua unë do bëhet kjo gjë”, - komentoi Bello. “Është një shprehje: çdo popull, çdo forcë politike ka udhëheqësin që meriton, dhe në PS janë lodhur me demokracinë që kanë gëzuar në këto vite, me lirinë dhe debatin e brendshëm të shëndetshëm. Unë mendoj që nuk kemi pse të mërzitemi që shumica do disiplinë ushtarake. Duhet respektuar”, - nënvizoi Bello. Por, shtoi ai, unë nuk do të rresht së theksuari se “PS-ja që të vijë në pushtet nuk mund të vijë si një repart ushtarak, sepse mund të jetë e fortë në dukje, por mund të jetë e rrudhur. Duhet një parti e gjerë, me një lider vizionar, një parti që di të bëjë aleanca të rëndësishme dhe të qenësishme”. Sipas tij, fakti që Ramën e votuan me 93% të votave do të thotë që mesa duket baza mendon se “Berisha mund të mundet me një Berishë të dytë. Këtu është gabimi fatal”. Lidhur me protestat e PS-së, Bello u shpreh se më e favorshme është që protestat të alternohen me një opozitë të rregullt edhe në Parlament.


    Gazeta Shqiptare

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •