Nga Paul Ferguson
Cili eshte ai vend i cili nuk ka pesuar ndryshime me ndryshimin e sistemeve e per me teper si ky i joni. Cili eshte ai vend perfshi ketu edhe qytetaret perkates, te cilet jetojne akoma si ne vitet 80-te???Shqipëria nuk është më ajo e vitit 1982, kur Irlanda e Veriut luajti për herë të fundit, para miqësores së të mërkurës, në kryeqytetin e këtij vendi ballkanas, që mban emrin Tirana. Nëse asokohe rrugët ishin krejt të lira, me ndonjë motoçikletë apo biçikletë, që ecte sipër tyre; tek tuk edhe ndonjë makinë, pse jo, edhe ndonjë karrocë kuajsh, që shërbente për të transportuar ndonjë mall, papritmas Shqipëria na shfaqet ndryshe nga ç’e kishim menduar.
Ne 3 dite qendrimi jo vetem qe nuk mund te shikosh mjaftueshem per te kuptuar e gjykuar por mbi te gjitha nuk mund te pretendosh te nxjerresh nje shkrim me pershtypje/konkluzione serioze. Keto jane thjesht pershtypje te percipta prej kalimtari te painteresuar.Të paktën në Tiranë, aq sa mundëm të shëtisnim për 3 ditë qëndrimi aty, kuptuam se thuajse çdo familje në këtë qytet e ka një makinë të sajën, apo diçka që i ngjan një makine. Për pasojë, kaosi automobilistik nëpër rrugë është absolut.
Une jam i bindur qe nese zoteria do te analizonte me me kujdes dhe te perjashtonte vleresime te tilla mbi baze pershtypjesh paragjykuese, ndoshta mund te kishte nxjerr ndonje rezultat ndryshe.
Duke krahasuar nivelin e jeteses se qytetareve te Tiranes me ate te Belfast, zoteria te jete plotesisht i bindur se qytetaret e Tiranes kane makina shume here me luksoze e te shtrenjta se ato te qytetareve te Belfast.
E vertet! Zhurma, rruget, jane vertet problematike, edhe pse eshte nderhyre disa here, ka nevoj serisht per permiresime imediate. Me problematike nga te gjitha, ajo qe shkakton edhe nje pershtypje jo te mire te vizitoret, eshte mosrespektimi i rregullave te qarkullimit si nga automjetet ashtu edhe nga kembesoret.E konsideruar si arteria kryesore e Tiranës, rruga që përshkon taksia jonë në mënyrë drejtvizore, që nga hyrja në qytet, deri tek stadiumi ku do të luhet ndeshja miqësore, është plot gropa dhe plasaritje. Dhe të mendosh se në Tiranë qarkullojnë rreth 300 mijë makina në ditë, stërmundimin e dikujt që shkel për herë të parë aty, kuptojeni vetë. Dritat e trafikut ekzistojnë, por injorohen shumë korsi, ndërsa rregullat e atyre që janë në timon, por edhe të kalimtarëve, nuk kanë asnjë rëndësi.
Tek tuk shikon edhe vijat e bardha, ku duhet të kalojnë ata që ecin në këmbë, por askush nuk denjon të kalojë në anën tjetër të rrugës, duke lëvizur vetëm brenda tyre. Kjo do të thotë se nuk ke asnjë shans t’i shpëtosh këtij kaosi automobilistik në Tiranë, zhurmës së pandërprerë të makinave të shumta, edhe nëse përpiqesh t’i biesh përbri këtij qyteti.
Sikunder u shpreha me siper. Ky zoteri ka mendime siperfaqesore ne pjese te caktuara per fenomene te caktuar dhe eshte i prirur te shprehet me gjuhen e paragjykimit.Sepse vetëm për rregulla qarkullimi nuk mund të flitet. Nuk do shumë kohë që kureshtja për të parë një vend, apo qytet, ku shkon për herë të parë, të të shuhet. Sepse Tirana nuk ka asgjë tërheqëse për ta parë. Eshtë një qytet i trishtuar dhe i shëmtuar, që bujtësve të vet do t’u marrë shumë vite, derisa të modernizohet. Burrat janë të zymtë, ndërsa gratë merren më shumë me punë shtëpiake.
Fjalia e fundit e tregon me se miri kete. Ne 3 dite, si arriti ky zoteri te kuptonte, te evidentonte e me pas te dilte ne konkluzionin se meshkujt shqiptare ishin te zymte dhe me e bukura fare, "grate/femrat shqiptare ishin shtepiake". Ketij i ka ngel sahati ne vitet 80-te, mbi baze te asaj qe ka degjuar dhe jo me pare. Ketu ky zoteri eshte totalisht "out" nje analize objektive.
Nuk ka rendesi te vazhdojme me tej. Mjafton me kaq.
Krijoni Kontakt