Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Popullsia e Tiranes mendohet te jete 4fishuar ne 20 vjet dhe problemi me i madh ne Tirane nuk eshte trafiku, problemi me i madh ne Tirane eshte mbipopullimi. Shkaku i problemit eshte zhvillimi jo i njetrajtshem ekonomik i vendit dhe perqendrimi i ekonomise shqiptare ne qytetet e medha si Tirana e Durresi.

    Tirana eshte edhe qyteti me i korruptuar i Shqiperise, pasi duke qene edhe bashkia me e madhe e Shqiperise, ka marre dhe vazhdon te marri pjesen me te madhe te te ardhurave qe shkojne per pushtetin vendor nga qeveria. Ku kane shkuar gjithe ato miliona euro e dollare ne keto 20 vjet per bashkine Tirane? Ne xhepat e politikaneve te korruptuar.

    Albo

  2. #22
    Për sa kohë drejtuesit e automjeteve penalizohen më tepër nga policia rrugore jo me synim për të disiplinuar drejtuesit sipas rregullave të qarkullimit rrugor por për të mbushur arkën e shtetit e xhepat e tyre, drejtuesit nuk do të zënë mend kurrë. Në vendet e huaja trafiku është më i disiplinuar sepse ka penalizime shumë të rrepta, e merr gjobën aq sa t'a mallkosh atë ditë.
    Unë lëviz me këmbë mesatarisht minimumi 12 km në ditë, gjithandej shoh shkelje të rregullave, por më shumë nga drejtuesit e më pak nga kalimtarët.
    Por shkelësit më të mëdhenj janë policët e rrugores që janë vënë aty për të zbatuar ligjin, moskryerja e detyrave për garantimin e zbatimit të ligjeve është e njëvlefshme me pjesëmarrjen në veprime të paligjshme. (atë këmborë u ka vënë shteti, dhe atë duhet t'a tundin fort!).
    Në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në segmentin nga semafori i urës së madhe e deri tek kryeministria, shumë automjete që vijnë nga qendra kthehen në bulevard për të shmangur rrethrrotullimin tek korpusi, ndërkohë po nga kjo korsi dalin automjete me shpejtësi të madhe duke u futur në korsinë e kundërt për të parakaluar rradhën e gjatë. Imagjinoni pasojat e përplasjes së tyre me ato që kthehen në bulevard (për pak mund të ndodhte sot). Dhe kjo ndodh përditë, çdo 5 minuta në mëngjes kur sulen për në punë.
    Policët e rrugores në këtë orar hajnë qofte e pijnë ndonjë dopio.
    Të kishte edhe 4 herë më tepër rrugë të lira në Tiranë, përsëri do të ishte kjo situatë.
    Më arrogantë e prepotentë në trafik janë drejtuesit e automjeteve qeveritare, atyre luksoze, atyre me targa CD, "fuoristrada-ve" etj.
    Me mijëra drejtues në Tiranë e shohin rrugën si të tyren e vetëm të tyren, për ta nuk ekziston gjë tjetër jashtë dyerve të makinës.

  3. #23
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Trafiku eshte si ne qytetet e medha me problemet qe krijon.Kush ka shkuar ne Paris,Mynih,Madrid,Rome e din shume mire çfare eshte trafiku.
    .
    avash nje çike. si po e krahason me parisin e romen????
    trafiku eshte diçka dhe kaosi eshte diçka tjeter.
    para 2 vitesh kam qene per here te fundit ne tirane dhe shihja njerezit dhe makinat qe as nuk donin t'ia dinin per semaforet. njerezit e prisnin rrugen kudo dhe makinat nuk e respektonin perparesine e kembesoreve qe e prisnin rrugen ne vija te bardha... ligji i xhungles

    kjo nuk ka te beje me trafikun... eshte mungese disipline...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #24
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Popullsia e Tiranes mendohet te jete 4fishuar ne 20 vjet dhe problemi me i madh ne Tirane nuk eshte trafiku, problemi me i madh ne Tirane eshte mbipopullimi.
    Albo
    mbipopullimi??? tirana nuk i ka as 1 milione banore.
    si ja bejne qytetet europiane qe jane shume me te medha se tirana?

    problemi eshte vetem disiplina, rregullat.
    vendos ca gjoba te majme atyre qe nuk rrespektojne rregulat e qarkullimit rrugor dhe e shikon se si nuk ka me kaos...
    kjo vlene per te gjithe shqiperine.
    ne shkoder kam pare nje rruge te tere ku njerezit nisin makinen ne te majte dhe parakalimet i bejne ne te djathte. kjo jo me raste por gjithmone...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  5. #25
    Tironc Maska e William Wallace
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Vendndodhja
    Me shpirt n'Tiron, me trup larg....
    Postime
    20
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    ju tironsit vini era qofte
    pa jugun dhe veriun tirana do ishte vetem nje fshat ku grate vishen me brekushe si ato jevgat e senegalit
    Kurse ju vini erdha dhi
    Na paskan civilizu maloket e Skraparit mer ej

  6. #26
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Trafiku eshte si ne qytetet e medha me problemet qe krijon.Kush ka shkuar ne Paris,Mynih,Madrid,Rome e din shume mire çfare eshte trafiku.
    Trafik, por i disiplinuar dhe duke ju pëmbajtur rregullave të qarkullimit rrugor. Besoj se ndryshimi është tepër i madh. Nuk e di si duket gjëndja andej nga çizmja italiane, po trafiku gjerman është tepër i disiplinuar, Schumacher rrallë gjen
    Elegance is an attitude.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •