Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Eksploziv banesës së avokatit, Policia: U përdor 1/2 kg tritol

    Ora 11:00-Disa ore pas ngjarjes, policia zbardh detaje rreth shpërthimit të eksplozivit në banesën e një avokati, ngjarje që tronditi qytetin e Shkodrës në mesnatë. Pas hetimeve paraprake, policia vërteton se eksplozivi që u përdor për shpërthim ishte i llojit tritol dhe i sasisë rreth 400-500 gramë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në lagjen “Qemal Stafa”, ndërsa tritoli ishte vendosur në shkallët e banesës. Burimet pohojnë se pas shpërthimit banesa u dëmtua plotësisht. Fatmirësisht sic pohojnë efektivët blu nuk pati dëme në njerëz, por ngjarja mbetet ende pa autor. Policia e Shkodrës ka ngritur grup hetimi për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje që mudn të ishte kthyer në një tragjedi për familjen Lepuri.

    Shkodër, shpërthen tritoli në banesën e një avokati

    Ora 07:00-Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në orët e mesnatës pranë banesës së shtetasit Gjon Lepuri, me profesion avokat në qytetin e Shkodrës.

    Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa” në banesën e 48 vjeçarit Lepuri ndërsa anëtarët e familjes ndodheshin ë gjumë. Sipas njoftimeve të para, shpërthimi i lëndës plasëse që dyshohet se ishte e llojit tritol, që ishte vendosur pranë derës së banesës, nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, ndërsa konstatohen dëme të shumta materiale. Anëtarët e familjes Lepuri jane zgjuar te tmerruar, ndersa momentalisht jane në gjendje të shokuar pas ngjarjes.

    Është e paqartë sasia e tritolit të vendosur, por ekspertët dyshojnë se bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme pasi është shkatërruar komplet banesa e avokatit. Grupet hetimore të policisë dhe Prokurorisë së Shkodrës janë në vendngjarje duke bërë ekspertizën për këtë ngjarje, për të cilën akoma nuk dihen autorët dhe motivet.

    (d.b/BalkanWeb)
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    cka po ndodh me shkodren tone a dihet gja
    per dy dite dy vrasje
    e tmerrshme po me vjen keq per pronarin e klubit te kalase
    ngushellime familjes se tij

    a ka shtet a ska kund
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Goldo,

    ki Ljepuri, o shkodran nga Puka m'duket....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    qenka bere shkodra si bagdadi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    cka po ndodh me shkodren tone a dihet gja
    per dy dite dy vrasje
    e tmerrshme po me vjen keq per pronarin e klubit te kalase
    ngushellime familjes se tij

    a ka shtet a ska kund
    po m'vjen keq edhe mu boll per ate se ka ken djale arit.

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Goldo,

    ki Ljepuri, o shkodran nga Puka m'duket....

    shkodran me mbiemer lepuri nuk ka, e sigurt

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    po m'vjen keq edhe mu boll per ate se ka ken djale arit.



    shkodran me mbiemer lepuri nuk ka, e sigurt
    sikuro fare,...lol

    1,50 burre o...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •