Shtegtar, se pari te flm per komplimentet.
Se dyti ;
Nuk do t'insistoj me shume ne Muhamed-im, edhe pse e keni gabim, dhe un ju thash qe termët kan qen te modifikuara per x arsye qe vet Vatikani duhet ditur, sikurse eshte rasti me ungjillin e Bernabes, kusheririt te "shen" Palit.
Besimi im nuk eshte qe 1'4oo vite, ky besim daton qe nga Njeriu i parë në tokë, Adami, dhe përmbledhe të gjitha librat qe jan shpallur nga i Lartmadheruari, I vetmi Zotë që eshte Një ! Aty eshte sqaruar e vërteta nga gënjeshtra, kurse bibla 6oo vite me par, paralajmeronte qe E verteta do t'ju vie, dhe ajo do t'ju bej te lire.
Un te ftoj, nese nuk eshte mekat per ju qe ta lexoni Kur'anin dhe ta kuptoni se për cka behet fjala me saktesisht.
Te permenda
Muhamedin a.s. dhe bere mir qe mi kerkove provat. Lexo tek Ligji i Përtërirë, kapitulli 18 :
15. Zoti, Perëndia yt, do të krijojë për ty një profet si unë në mes teje dhe vëllezërve të tu; atë keni për ta dëgjuar,
16. në bazë të gjithë atyre gjërave që i kërkove Zotin, Perëndinë tënd, në Horeb, ditën e asamblesë, kur the: "Të mos dëgjoj më zërin e Zotit, Perëndisë tim, dhe të mos shoh më këtë zjarr të madh, që unë të mos vdes".
17. Dhe Zoti më tha: "Atë që thanë, është mirë;
18. unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t`u thotë atyre të gjitha ato që unë do t`i urdhëroj.
19. Dhe do të ndodhë që në se dikush nuk i dëgjon fjalët e mia që ai thotë në emrin tim, unë do t`i kërkoj llogari.
20. Por profeti që pretendon të thotë në emrin tim një gjë për të cilën unë e kam urdhëruar ta thotë ose që flet në emër të perëndive të tjera, ai profet do të vritet"
Kur ne shqyrtojmë, studiojmë me kujdes fjalët e këtij teksti, shohim se ajo nuk është për Jezusin ashtu siç pretendonin të krishterët. Arsyet për këtë bindje mund ti rezumojm në gjetjet dhe vërejtjet në vijim:
1. Edhe pse Jezusi ishte ndërmjet hebrenjve dhe kishte filluar misionin e tij, ai nuk ishte i njohur si Profeti që fliste profecia e mësipërme tek Ligji i Përtërirë. Por Judenjtë e dalluan nga Pejgamberi i pritur. Këtë pikë ne do ta nxjerrim nga studimi i bërë nga priftërinjtë dhe Levitët, të dërguar nga Judenjtë, të Zhan-Baptistes. Ata kishin, plotbesimin që Gjoni është profet, por megjithate, ata dëshironin që ta identifikonin. Atij i përmendën 3 karaktere: Krishtin, Elia-n dhe Profetin. Por ai tha se asnjëri nga këta tre nuk ishte :
19. Dhe kjo është dëshmia e Gjonit, kur Judenjtë i dërguan nga Jeruzalemi priftërinj dhe levitë për ta pyetur: ``Kush je ti?``.
20. Ai edhe e rrëfeu, edhe nuk e mohoi, dhe rrëfeu: ``Unë nuk jam Krishti``.
21. Atëherë ata e pyetën: ``Kush je, pra? A je Elia?``. Ai tha: ``Nuk jam!``. ``Je ti profeti?``. Dhe ai përgjigjej: ``Jo!``.
22. Atëherë ata i thanë: ``Kush je ti, që t`u japim përgjigje atyre që na dërguan? Ç`thua për veten tënde?``.
23.Ai u përgjigj: ``Unë jam zëri i atij që bërtet në shkretëtirë: drejtoni udhën e Zotit, sikurse tha profeti Isaia``.
24. Dhe ata që qenë dërguar, ishin nga farisenjtë;
25. ata e pyetën dhe i thanë: ``Atëherë pse ti pagëzon, kur nuk je as Krishti, as Elia, as profeti?``. (Gjoni 1)
Nga ky tekst kemi mësuar se jan tri personazhe: "Krishti"që me siguri duhët të jetë Jezusi, "Elia", i cili mund të jetë Gjoni Baptisti (sipas te dhenave gojore, atribuuar Jezusit tek Mateu 11: 7-15) dhe më në fund Pejgamberi/Profeti.
Identifikimi i personazheve na ofron pak për momentin, por çfarë duhët që ne të mësojm nga kjo dëshmi, është numri i tyre dhe në veçanti dallimin midis Krishtit dhe Profetit.
Po kush është ky profet nëse nuk është Muhamedi ?
Cila profeci e Muhamedit a.s., nuk përputhët me përshkrimët e Jezusit a.s. ?
Për ta mbeshtetur kete fakt, dhe për të theksuar dallimin që bërën Judenjtë në atë kohë ndërmjet Krishtit dhe Profetit, ne gjetëm nje tjetër tekst nga Ungjilli i Gjonit, 7 :40-43:
4o. Shumë veta nga turma, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshnin: ``Ky është me të vërtetë Profeti!``.
41. Të tjerë thoshnin: ``Ky është Krishti``. Kurse të tjerë thoshnin: ``Vallë nga Galilea vjen Krishti?
42. A nuk thotë Shkrimi se Krishti vjen nga pasardhja e Davidit dhe nga Bethlehemi, fshati ku jetonte Davidi?``.
43. Kështu pati përçarje në turmë për shkak të tij.
...ps / E vazhdojmë me von, sepse ka shume per te thene, der atehere, shpresoj qe do ta perdoresh logjikën ne vend te krenaris dhe nostalgjis !
Selam !
Krijoni Kontakt