Close
Faqja 94 prej 110 FillimFillim ... 44849293949596104 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 931 deri 940 prej 1091
  1. #931
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Abuzimi me femijet eshte shkandull, nga kushdo u befte. E kur jemi te fjala 'kushdo', atehere ketu hyjne te gjithe.

    Pse nuk ngrihen njerezit kunder divorcit, kunder abortit, kunder marredhenieve paramartesore, kunder perdorimit te pilulave qe perdoren kunder shtatzanise, kunder operacioneve plastike estetike te gjirit (qe ndikojne negativisht te femija ose i detyron nenat qe te mos lindin me se u prishet bukuria)??? A nuk jane keto te gjitha te denueshme?

    Nuk jam ketu per te mbrojtur prifterinjte qe kane rene ne mekat. E pershendes per se tepermi vendimin e Papa Benediktit XVI per denimin e atyre qe abuzojne me femijet. Por, prifti, ne nje bashkesi te madhe apo te vogel, eshte vetem 1 njeri. Cfare do te thoshim per mekatet e krejt bashkesise? Apo shihet me lehte lemishta ne syrin e tjetrit, sesa trau ne syrin tone??? Gjithmone jam e mendimit se sa me e shenjte te jete bashkesia, aq me i shenjte eshte edhe prifti. Eshte shume me e lehte qe nje bashkesi e tere ta beje meshtarin e mire, sesa nje meshtar i vetem ta beje bashkesine e mire. Sa prej nesh luten per meshtaret e vet? Me shume e kemi zakon t'i vendosim ne lupe per imtesira, sesa t'i kujtojme ata ne lutje. Sa me lart te jemi ne thirrje prane Zotit, aq me shume punon i ligu me ne. Te mos e harrojme asnjehere kete!

    E sa per heqjen e celibatit, ajo te mos i shkoje ne mend askujt. Vete Krishti e ka thene ne Ungjill se ka te atille qe nuk martohen per dashuri te Mbreterise qiellore. E nuk mund te cvleresohet celibati per disa qe nuk jane te denje dhe bien ne te tille mekat. Gjithsesi duhet te kemi meshire dhe te lutemi sa me shume per keta meshtare qe te bejne paqe me Zotin dhe me veten, e ta kuptojne gabimin e bere. Tek e fundit, te gjithe ne gabojme. E mekatet tona nuk jane me pak te renda se ato te kujtdo prifti. Shpifja dhe rrena e vrasin shpirtin me keqazi se plumbi trupin. E tek e fundit, te gjitha keto ndodhin sepse neve na pelqen me shume rrena se e verteta, na pelqen me shume te heshtim, sesa te flasim (aty ku duhet folur, se ashtu kuturu flasim gjithe diten), na pelqen me shume te drejtojme gishtin, sesa te lutemi (keshtu e zeme vendin e Zotit e behemi gjykates).

    Paqja qofte me ne!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  2. #932
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Matrix , Dielli_ime , faleminderit per pergjigjet , un e thash se shkaku per keto abuzime duhet te jet celibati , por pajtohem me ju se ato persona kan vepru ne kundershtim me mesimet fetare dhe ato veprime jan dobesi e tyre dhe cka esht kryesorja askush me zor si ka ber prifterinj por me vetdije kan pranu ket mision fetar , perfshi ketu edhe "ndalesen" per tu martuar .

    Ne pergjithsi besimet fetare po kalojn ne periudh shum te veshtir , konkretisht pasi qe jemi tek besimi katolik , sipas statistikave dukshem ka ren numri i priftave dhe i murgjeshave . Ka disa te tjer qe i bashkangjiten kishave krishtere liberale , te cilat pranojn edhe homoseksualet per prifta dhe bejn edhe kurorzimin e tyre , ndersa para disa muajve nje prift i njohur katolik ne SHBA kaloi tek protestantet , sepse me heret u zbulua se ai kishte dashnore.

    Celibati do te ishte mir te hiqej , por nese keni argumente se sduhet te hiqet , ateher ashtu le te qendroj sepse per qejfin e njeriut nuk ndryshohet feja. ( feja Islame esht kunder mos marteses- murgjeris).
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #933
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Renea,

    Te falenderoj per respektin qe e tregon ndaj kesaj ceshtjeje.

    Dua te shtoj se abuzimi seksual me femijet nuk eshte dukuri vetem e prifterinjve. Ka me shume me teper abuzues te tille jashte Kishes Katolike, saqe ata qe jane brenda saj duken si pika uji ne oqean perpara numrit te atyre qe jane jashte saj. E per me teper keta qe jane jashte Kishes nuk e kane bere betimin e celibatit. Per me teper, ka edhe shume abuzues brenda familjes (rasti i incestit).

    Pastaj, te mos flasim per rastet e dhunimeve fizike dhe psikologjike te femijeve brenda familjes, si ne Perendim, ashtu edhe ne Lindje (kudo qofshin ne boten arabe, aziatike). Ne te paren femijet perjetojne ndarjen e prinderve dhe e ndjejne veten te tepert duke shkuar si top ping-pongu nga njeri te tjetri. E cfare mund te themi pastaj per abortin!!! Ne Lindje kemi martesat ne vegjeli, futjen ne pune pa mbushur moshen, braktisjen e shkolles, apo futjen ne prostitucion nga vete prinderit e tyre per disa qindarka. Rastet me ekstreme pastaj te dhunimit te femijeve, sidomos te vajzave, e gjejme ne Afrike, ku ne disa shtete jane vete nenat qe ushtrojne mutilacion gjenital ne vajzat e tyre per te ruajtur virgjerine e tyre!!! E kjo ndodh ne moshe fare te re.

    E tash, me gjithe keto cfare shkrova me lart, serish prifterinjte arrijne te zene vendin e pare, pasi media eshte gjithmone ne gjueti pas tyre. Dhe harrojne se ky eshte thjesht nje mekat i ndyre qe behet njesoj si nga te pamartuarit, ashtu edhe nga te martuarit, si nga te kushtuarit, ashtu edhe nga te pakushtuarit, si nga burrat, ashtu edhe nga grate, si nga te rinjte, ashtu edhe nga te vjetrit, si nga te krishteret, ashtu edhe nga myslimanet, judenjte, budistet, ateistet, si nga te bardhet, ashtu edhe nga te verdhet, te kuqte, te zinjte, etj.

    Pra, celibati nuk ka asnjelloj lidhje me abuzimet! Thjesht, abuzimi me femijet, i cdo lloj forme, nuk ka pasaporte. Njesoj si kanceri, e kap kedo!!! Ilaci i vetem ne kete rast eshte LUTJA!

    Edhe ti mund te lutesh per prifterinjte, dhe te jesh i sigurt se Zoti e degjon lutjen e kujtdo qe lutet me zemer .

    Paqja me ne!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  4. #934
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga Dielli_ime Lexo Postimin
    Pra, celibati nuk ka asnjelloj lidhje me abuzimet! Thjesht, abuzimi me femijet, i cdo lloj forme, nuk ka pasaporte. Njesoj si kanceri, e kap kedo!!! Ilaci i vetem ne kete rast eshte LUTJA!

    Edhe ti mund te lutesh per prifterinjte, dhe te jesh i sigurt se Zoti e degjon lutjen e kujtdo qe lutet me zemer .

    Paqja me ne!

    Ne fakt, celibati, sikurse cdo forme tjeter e jetes shpirterore, mund te kete lidhje me abuzimet dhe frustrimet seksuale, gjithnje nqs keto forma devocioni shpirteror perjetohen ne menyre false, hipokrite. Keta njerez, djalli i perdor.


    Nuk eshte e rastesishme qe shpesh njerez me tendenca gay-e kane nje mani te behen klerike, sidomos te pamartuar.


    Por, te thuash qe duhet hequr celibati, si rrugezgjidhje per parandalimin e abuzimeve, eshte njesoj si te thuash qe duhet zhdukur asketizmi ankorit (qendrimi per nje kohe te gjate ne vetmi e lutje), meqe ka raste qe disa qe e ushtruan ate luajten mendsh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 21-03-2010 më 08:48

  5. #935
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Ne fakt, celibati, sikurse cdo forme tjeter e jetes shpirterore, mund te kete lidhje me abuzimet dhe frustrimet seksuale, gjithnje nqs keto forma devocioni shpirteror perjetohen ne menyre false, hipokrite. Keta njerez, djalli i perdor.


    Nuk eshte e rastesishme qe shpesh njerez me tendenca gay-e kane nje mani te behen klerike, sidomos te pamartuar.


    Por, te thuash qe duhet hequr celibati, si rrugezgjidhje per parandalimin e abuzimeve, eshte njesoj si te thuash qe duhet zhdukur asketizmi ankorit (qendrimi per nje kohe te gjate ne vetmi e lutje), meqe ka raste qe disa qe e ushtruan ate luajten mendsh.

    Po vëlla, sakt dhe e ke vra shenjen. Edhe unë e kam vërejtur këtë dhe është mëse e mëse e vertetë!! Kjo është njëra nder arsyet më të mëdha edhe se pse ndodhin shumë skandalle, vertetë ky është një problem i madh!!!
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #936
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po e postoj jo pa qellim ne kete teme, ku te krishteret u kthejne pergjigje muslimaneve e te tjereve. Hasa nje kuptim q eme behet mua ne forumin protestant:

    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Amen Dëshumes! Shumë i goditur shkrimi yt.

    Të besosh se Kisha lindi Krishtin, është kryekëput herezi!

    Citim Postuar më parë nga Postuar më parë nga deshmuesi
    Asnjeher kisha nuk lind Krishtin, per perkundrazi, eshte kisha ajo qe perbehet nga te LINDURIT ne Krishtin.
    Eshte Perendia Ai qe krijoi dhe formoi Kishen e tij, dhe kisha jene Besimtaret. Pra eshte Krishti Ai qe e RILIND kishen. Tek gjon:1:13. Gjoni thote se "BIJTE" ( kisha) jane te lindur nga Perendia.

    Nje tjeter gje ku ju gaboni, dhe ketu ndahemi, eshte pikerisht menyra se si ju periqeni ta quani kishen e Krishtit.

    Psh ju e quani kishen e Krishtit si NENEN e besimtareve, por Jezusi thote fare qarte se kisha eshte NUSJA ime, te cilen Ai e pastroi nga cdo mekat, permes gjakut te Tij te paster dhe te pamekate. .


    Perderisa e pranoni se Kisha eshte Nusja e Krishtit, dhe se Krishti lind besimtaret, atehere JU JENI DUKE PRANUAR qe Nusja e Krishtit eshte Nena e bijve te Krishtit. Se lindja e te krishtereve nuk eshte e jashteligjshme, ku tjeter qenka Nusja e Krishtit e tjeter Nena e femijeve te Tij.

    Funskioni i Kishes pra eshte i SHUMEFISHTE. Ajo lind prej Krishtit. Ajo eshte edhe TRUPI i Krishtit. Ajo perbehet nga bashkesia e besimtareve, por edhe i ben besimtaret.


    Vete Ungjilloret, kur i reforohen Zbuleses 12, ku flitet per Virgjereshen qe mban nje foshnje (Krishtin) ne krah, per te mohuar se ka te beje me Marine, thone qe ajo grua simbolizon KISHEN. Apo jo?
    Edhe ne biem dakord me kete, pa mohuar njekohesisht se Maria eshte shembulli par-excellent i Kishes EDHE Izraelit.

    Eshte nje deduksion logjik krejt i natyrshem.

    Se dyti, perderisa Marcus1 e quan Herezi te qenit e Kishes Nena e te krishtereve, si mund te prese Marcus1, qe te mos e konsiderojme heretik ate vete..?


    Ne mund te kemi nje respekt thjeshte njerezor per njeri tjetrin, por kjo ska te beje me te qenit apo jo heretik.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 09-04-2010 më 06:10

  7. #937
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Seminarist nje pyetje kisha une.Cfare domethenie kane vezet e kuqe kur dihet se pula ska menstruacione?Apo lyhen me te kuqe si sakrifice e pules per njeriun.Nga vjen ky rit eshte rit hebre apo pagan?Ka ndonje llogjike fetare lyerja e vezeve me te kuqe dhe pse pikerisht vezet.Kam disa dite qe e mendoj por spo i jap dot nje pergjigje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga _Mersin_ : 09-04-2010 më 09:17
    "Shoku Mjekesise"

  8. #938
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

  9. #939
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    tek kjo faqa thuhej

    Vezë ishte një simbol i rilindjes së tokës në festimet e pranverës dhe është miratuar nga krishterët e hershëm si një simbol i ringjalljes së Jezusit. [1]

    Clidhje ka veza me rilinjdne e tokes te ishte lule hajde me.Pse nuk shperndajne lule per pashke por veze te kuqe?Me kujton diten e veres qe nga nje feste pagane mori permasa populiste dhe komerciale ne tirane.

    Dmth ska asnje tradite biblike per vezet eshte shpikje e mevonshme ?

    Eh moj pule, Jezusin njeri e ben Zot, dhe ty ta ndryshuan vezen!
    "Shoku Mjekesise"

  10. #940
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kjo eshte si te thuash, he moj Kabe edhe moj Hene, dikur te silleshin rrotull paganet, sot po thone se je shtepi e Zotit...!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •