Analizë rreth aktivitetit të emigracionit shqiptar
Aktiviteti i Emigracionit Nacionalist Shqiptar në radhë të parë organizatës
irredentiste LRSSH J eskalon edhe më tutje. Mund të konstatohet se
ndikimi i irredentës të qytetarët tanë me punë të përkohshme në vendet
e Evropës Perëndimore është rritur në raport me gjendjen e para 2-3
122
viteve. Kjo flet për atë që këmbëngulja e irredentës në forcimin e
pjesëmarrjes dhe ndikimit të saj ka dhënë më shumë rezultate se
përpjekja jonë për pengimin e aktivitetit irredentist antijugosllav. Në
mesin e punëtorëve tanë me punë dhe qëndrim të përkohshëm në vendet
e Evropës Perëndimore një nga arsyet e cila ka shkuar në favor të
irredentës ka qenë politika e formimit të klubeve nacionale të qytetarëve
tanë. Këto irredenta i shfrytëzoi dhe nën çadrën nacionale formoi klubet
nacionaliste, të cilat ishin forma për tubime të gjëra të qytetarëve tanë
dhe ndikimin e irredentës në mesin e tyre. Në irredentën duhet parë si
grupim armiqësor numër një për nga masoviteti, agresiviteti, organizimi
me ndihmë të hapur dhe mbështetje ALOS (sigurimi shqiptar ) i RPSSH
me pretendime të hapura territoriale ndaj RSFJ-së.
Krijoni Kontakt