Close
Faqja 53 prej 98 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 530 prej 979
  1. #521
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    UDB vendos bombë në librarinë e Beatit

    Raport i datës 05.01.1985
    “... Më 01.12.1984 viti, në Llozanë është mbajtur manifestimi për nder të
    28 Nëntorit - ditës së pavarësisë së Shqipërisë, ku kanë marrë pjesë rreth
    600-700 njerëz. Këtu kanë qenë të pranishëm vëllezërit Adem dhe Hajdar
    Sadria, Rrustem Mahmutaj, Faik Caka nga Doganajt, KK Kaçanik e të
    tjerë. Edhe në këtë takim si në të tjerët që i organizon LPRSHJ janë
    brohoritur parulla armiqësore. Pas përfundimit të këtij tubimi Hajdar
    Sadria ka shitur kaseta magnetofoni me këngë armiqësore të ardhura nga
    Shqipëria. Hajdari merret me shitjen e këtyre kasetave ndërsa paratë e
    fituara i jep për nevojat e LPRSHJ-së. Me këtë punë merret edhe i vëllai i
    tij Ademi, por ai ato vetëm i shpërndan... Në një bisedë që kam bërë me
    Hajdar Sadrinë më ka thënë: “Edhe nëse Kosova e fiton statusin e
    Republikës nuk do të mund të kthehem atje deri atëherë sa të mos
    bashkohemi me Shqipërinë...” Gjithashtu tha se i ka dalë afati i
    pasaportës dhe atë e ka çuar me postë në ambasadën tonë në Zvicër.
    Vetë nuk ka shkuar sepse është frikësuar se mund ta vrasin ose burgosin
    e pastaj ta kthejnë në Jugosllavi...
    ... Banesa e Rrustem Mahmutajt shërben si Klub i LPRSHJ-së dhe aty
    takohen shpesh Shaqa N. nga Ferizaj, Hajdar Sadria me vëllain e tij
    Ademin dhe disa njerëz të tjerë. Rrustem Mahmutaj është i martuar me
    18
    një nënshtetase ruse. Në muret e banesës së tij ka varur shumë parulla
    në të cilat mburret Enver Hoxha dhe Shqipëria... Në adresën e tij vijnë
    letra dhe literaturë propagandistike me origjinë nga Shqipëria. Për
    shpërndarjen e tyre Rrustemi m’i çon rregullisht nga 20 copë të ‘Zërit të
    Popullit’ të cilat unë i zhduk. Në një rast iu kam afruar Rrustemit për
    kinse futjen e materialeve në Jugosllavi, për ç'gjë ai më ka thënë: “Së
    pari duhet ta siguroj një lidhje të fortë në Universitetin e Kosovës në
    Prishtinë. Kjo praktikohet edhe me të tjerët të cilët çojnë material atje.

  2. #522
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    “Për tri orë shpërndahet materiali për të mos rënë në dorë të
    UDB-së”


    Ata në afat prej 3 orësh e shpërndajnë materialin e ardhur dhe pastaj e
    zhdukin me qëllim që të mos bien në duar të UDB-së...
    ...Kam mësuar, edhe për këtë ka shkruar edhe shtypi zviceran se në
    librarinë e BEATIT është montuar një bombë. Në këtë rast Beat ka
    deklaruar se bomba është vendosur nga ana e UDB-së, si dhe se ajo e ka
    parë njeriun i cili e ka vendosur bombën por nuk ka arritur që ta
    identifikojë... Lidhje e ngushtë e Beatit është një kushëri i Nuhi Berishës,
    ish-student nga Prishtina dhe figurë e rëndësishme në “Lëvizje” i cili së
    bashku me të shet material propagandistik të ardhur nga Shqipëria...
    ...Sipas bindjes sime dhe të shumë atyre që punojnë në Zvicër, ndër më
    aktivët e “Lëvizjes” janë Xhafer Shatri me pseudonimin “shpati”, Shaqa N.
    –”Lulëkuqja”, Hasan Mala - “Mixha” etj...
    ...Avdi Leku tash asgjë nuk përfaqëson, sepse shumica e anëtarëve të
    “Lëvizjes” e kanë humbur besimin tek ai. Po e konsiderojnë si agjent të
    UDB-së edhe kjo veçanërisht pas ardhjes së babait të tij Isës, i cili në
    Zvicër ka qëndruar rreth 6 muaj. Për Avdiun po edhe për Isën po flitet se
    kanë ardhur me detyrë që t'i zbulojnë njerëzit... Nga ai askush nuk merr
    material propagandistik, nga frika se mund t'i zbulojë. Kohët e fundit
    Avdiu nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim...”

  3. #523
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    “Detyrë parësore, orientimi i popullit në luftë ose demonstrata të
    reja...”


    Raport i datës 07.01.1985
    “...Para disa ditësh në Gjenevë jam takuar me Kadri Abdullahun nga
    Gjilani dhe Sadri Mulajn nga Kaliqani KK Pejë. Gjatë bisedës që e kemi
    zhvilluar në një restorant, Kadri Abdullahu më ka thënë, “duke e
    vlerësuar gjendjen në Kosovë e cila është e rëndë, ne si anëtarë të
    LPRSHJ-së e që jemi përfaqësues të popullit, duhet t'i mobilizojmë të
    gjitha forcat dhe të dëshmohemi se mund ta godasim armikun në kokë.
    Është detyrë e çdo shqiptari e edhe e jona, që sa më shumë ta
    shpërndajmë “Zërin e Kosovës” brenda në Kosovë. Ne shokët, duhet të
    19
    lidhemi ngushtë që popullin e Kosovës ta pajisim me literaturë sa më të
    mirë në gjuhen shqipe, në të gjitha mjediset, me qëllim që t'i
    kundërvihemi regjimit serbomadh të Beogradit... Duhet t'i forcojmë
    radhët tona dhe konspiracionin... na mbetet për detyrë që ta orientojmë
    besimin e popullit në luftë ose demonstrata të reja... që të angazhohemi
    në shpërndarjen e trakteve në organizatat punuese, që të organizohen
    grupe në fabrika dhe jashtë tyre, me qëllim që ta zgjidhim çështjen e
    Kosovës. Duhet të jemi aktiv në organizimin e demonstratave për ta
    njoftuar botën dhe Organizatën e KB që shqiptarëve iu takon Republika...
    ...Sadri Mula është pjesëmarrës në disa demonstrata antijugosllave në
    Zvicër-Bernë, dhe është simpatizanti i madh i Enver Hoxhës ...

  4. #524
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    LPRSHJ organizon protestë në Shtutgart të Gjermanisë

    Raport i datës 22.01.1985
    “...më datë 26.02.1985 në Shtutgart/Gjermani do të mbahet një marshim
    protestues të cilin e organizon LPRSHJ, dhe për këtë qëllim janë
    shpërndarë ftesat, nga të cilat duket se vendi i grumbullimit është
    “SCHLASTLPLATZ” duke filluar nga ora 11,30 minuta, dhe që nga këtu do
    të vazhdohet drejt varreve të vëllezërve Gërvalla...
    Në bazë të materialeve të cilat i ka dërguar bashkëpunëtori ynë
    nëpërmjet postës, janë shkruar 26 raporte, të cilat kanë të bëjnë
    kryesisht për materialet e shkruara propagandistike të veprimtarisë së
    Shërbimit të Zbulimit Shqiptar, LPRSHJ si dhe shpërndarjes së literaturës
    propagandistike antijugosllave me origjinë nga Shqipëria.

  5. #525
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Rrugët e Gjenevës gumëzhinin nga brohoritjet dhe altoparlantët e
    shqiptarëve


    Raport i datës 26.03.1985
    “...më 25.03.1985 i kam marrë rreth 30 ftesa për t'i shpërndarë në mesin
    e bashkëmendimtarëve të LPRSHJ-së, në të cilat thuhet se më
    30.03.1985 në Gjenevë do të mbahet tubim protestues me rastin e 4
    vjetorit të demonstratave kundërrevolucionare në Kosovë. Ky tubim do të
    mbahet në një nga klubet e LPRSHJ-së në Gjenevë me fillim në orën
    19,30 minuta...”
    Parullat, transparentet e brohoritjet kishin këtë përmbajtje: “Kosova
    Republikë”, “Freiyheit Fur Kosovo”, “Regjimi fashist”. “Jugosllav”. “Rofshin
    patriotët shqiptarë”, “Poshtë trathtorët”, “Poshtë armiqtë e vendit”,
    “Poshtë spiunët”, “Rroftë Kosova Republikë”. Demonstruesit kanë
    shpërndarë pamflete qytetarëve zviceranë të cilët e kanë përcjellë këtë
    demonstratë. Në afërsi të Ambasadës sonë, nga një veturë në të cilën
    ishin montuar altoparlantët, me mikrofon kolonën e udhëhiqnin Xhafer
    20
    Shatri dhe vëllai i Rexhep Malës, të cilin anëtarët e “Lëvizjes” e kanë
    pagëzuar me emrin “Mixha”. Pas tyre menjëherë vinte Rrustem Mahmutaj
    nga rrethi i Pejës e pastaj vinin kujdestarët të cilët kujdeseshin për
    disiplinën, si Salih Basha, Hajdar dhe Adem Sadria nga Ponosheci, KK
    Gjakovë, dhe disa studentë nga Kosova. Në këto demonstrata ka qene
    edhe vëllai i Ibrahim Kelmendit, i cili kishte ardhur nga Gjermania. Në
    demonstrate ka pasur studentë nga Kosova, gra, fëmijë dhe një student
    nga Nikaragua, i cili studion në Gjenevë, me emër Karlos Mayorga.
    Para Ambasadës ka folur Xhafer Shatri, i cili foli për gjendjen në Kosovë,
    duke përmendur se tani atje janë burgosur e dënuar mbi 70 shqiptarë etj.
    Xhaferi foli edhe në gjuhën serbokroate duke iu drejtuar Ambasadës. Në
    këto demonstrata kanë marrë pjesë Selim Hazeri nga rrethi i Prishtinës,
    Kadri Istogu nga Mitrovica e Titos etj.
    Pas mbarimit të demonstratave diku rreth orës 13.00, demonstruesit
    kanë vazhduar rrugën dhe kanë shkuar në restorant të hotelit “Daren
    zuguhagases 9 Bernë”, në katin e dytë, ku kanë vazhduar me program.
    Në këtë program nuk kam shkuar pasi që më është dashur të punoj prej
    orës 14.00. Kam dëgjuar nga të tjerët se në këtë restorant atë ditë janë
    shpërndarë mbi 200 copë “Zëri i Kosovës”.
    - Xhafer Shatri, i njohur nga shërbimi
    - Hasan Mala “Mixha”, vëllai i Rexhep Malës, i njohur nga shërbimi.
    - Salih Basha, aktivist i dalluar i LRSHJ-së.
    - Rrustem Mahmutaj, nga fshati Lubenik, KK Pejë, i njohur nga
    shërbimi.
    - Hajdar Sadria, nga fsh. Ponoshec, KK Gjakovë, i njohur nga
    shërbimi LPO
    - Adem Sadria, nga fsh. Ponoshec, KK Gjakovë, i njohur nga shërbimi
    LPO
    - N. Kelmendi, vëllai i Ibrahim Kelmendit, i punësuar në Gjermani
    - Selim Haziri, nga rrethi i Prishtinës.
    - Kadri Istogu, nga Mitrovica e Titos, për të cilin edhe më parë është
    shkruar.

  6. #526
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    ‘Kobra’ lajmëron për ‘Dasmën e madhe në Bernë’

    IV

    Vërejtjet e punëtorit operativ:

    Bashkëpunëtori ‘KOBRA’ edhe pse është angazhuar në bazë të materialit
    komprometues dhe në punë me ne është relativisht një kohë të shkurtë,
    ka dhënë shënime interesante dhe të sakta. Me të dëgjuar për
    organizimin e demonstratave, ‘KOBRA’ me anë të telegramit, sipas
    marrëveshjes, lajmëron Shërbimin për “dasmën e madhe në Bernë” me
    ç'gjë jeni njoftuar edhe me depeshen tonë nr. 152 të dt. 13.07.1984. Në
    21
    takimin e ardhëm do të sqarohen disa të dhëna të korrespodencës së tij
    me ne lidhur me punën e klubit të LRSHJ-së në Bernë, takimi iu është
    caktuar më 10.08.1984. Me anë të korrespodencës bashkë, ka dërguar
    “Zëri Popullit”, një pjesë të gazetës në gjuhën gjermane mbi
    demonstratat e organizuara në Zvicër si dhe një fletë nga “Zëri i Kosovës”
    që do të jenë pjesë përbërëse e këtij raporti:
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit,
    Dërgohet
    2 x SHSSH SKPB
    1 x Evidencës
    1 x Në lëndë të bashkë. “HILLTON”
    1 x punëtorit të vijës II.
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu.
    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, sektori II
    punt.op. Sejfullah Sahatçiu
    MË 24.07.1984

  7. #527
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Raporti i bashkëpunëtorit

    I

    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë më shpërndarjen e materialit propagandistik nga
    ana e organizatës armiqësore “LRSSHJ” në Zvicër.
    Materiali është dërguar me postë dhe mban vulën në pliko të dt.
    2.07.1984 nga Berna.
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit e sipas marrëveshjes
    Shpenzime nuk ka pasur
    Më 24.07.1984
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë e LRSSHJ-së në Zvicër/Bernë

  8. #528
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dërgimi i materialit propagandistik

    III

    a/ Nëpërmjet postës bashkëpunëtori ka dërguar në adresën time librin
    “Asim Vokshi” e botuar në Tiranë në vitin 1982 pastaj disa insert…. Të
    22
    disa heronjve kombëtarë dhe inserti mbi “70 vjetorin e Lidhjes së
    Prizrenit” si dhe adresën ku shiten librat.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ,
    Bashkëpunëtori vazhdimisht na dërgon material të ndryshëm
    propagandistik. Me ardhjen e tij në vendlindje do të bisedohet përsëri e
    sidomos rreth demonstratave të organizuara në Bernë më 14.07.1984,
    pasi i njëjti në këtë qytet edhe punon.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit,
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    2 x Këtij Drejtorati
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu
    Drejtorati i SHSSH-së, Gjakovë
    Telegrami nr. 152
    13.07.1984
    SHSSH-SKPB-SKSAK
    SEKTORI II
    PRISHTINË
    Sot më 13.07.1984, nga një pozicion operativ i ynë kam marrë
    telegramin me këtë përmbajtje: “më 14. në ora 9 fillon dasma në Banhof
    deri në...” në vazhdim thuhet: “dasma do të bëhet e madhe”
    Kjo do të thotë se më datën dhe orën e caktuar do të organizohen në
    Bernë demonstrata, për ç'gjë ju keni lajmëruar edhe më parë me
    shënime dhe telegram .
    Mk/mk
    Kryeshefi
    Fehmi Macula

  9. #529
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Detyra e ‘Kobrës’, fokusimi i veprimtarëve të LRSHJ-së

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Më 14.05.1984
    23
    Shënim Zyrtar
    Më dt.11.05.1984 nga ana e bashkëpunëtorit ‘Kobra’ nëpërmes të
    korrespodencës më kanë arritur broshura me titull ‘Fjala para zgjedhjeve
    për legjislaturën e 10 të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë, të
    mbajtur në zonën elektorale të Tiranës në nëntor të vitit 1982.
    Bashkëpunëtori nuk shkruan se ku apo nga kush ka marrë këtë broshurë.
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    2 x këtij Drejtorati
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu.
    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, sektori II
    punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu
    Raporti i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me letrën në të cilën shihet data 23.05.1984
    ndërsa ne e kimi marrë nga SHSSH SKPB më datë 2.06.1984.
    Në iniciativën e bashkëpunëtorit sipas marrëveshjes
    Shpenzime nuk ka pasur
    II
    Bashkëpunëtori para se të shkojë në Zvicër pas pushimit ka për detyrë që
    të interesohet për veprimtarin e LRSHJ.
    III
    Bashkëpunëtori “KOBRA” përmes korrespodencës dërgon librin e Jusuf
    Gërvallës “Bekimi i nënës” e botuar në Tiranë, në vitin 1982. dhe një fletë
    në të cilën shihet fotografit e Jusuf e Bardh Gërvallës e të Kadri Zekës e
    në të shihet edhe parulla armiqësore “Kosova Republikë”. Përveç këtyre
    bashkëpunëtori “KOBRA” ndër tjera shkruan: “Hasan Mala i cili tani
    gjendet në burg ka marrë pjesë në çdo demonstratë që është organizuar
    në shtetet e Perëndimit. Ka punuar një kohë të gjatë pa dokument
    përkatës në Zvicër. Tepër është aktiv në veprimtarin armiqësore dhe e
    mban besa se përndryshe nuk kishte mundur të sillet ashtu. Hasani
    merret me shpërndarjen e pamfleteve të ndryshme, ka qenë shok i
    24
    pandarë i Zija Shemsiut, bile para se të kthehet Zija Shemsiu për në
    Jugosllavi veturën e vetë ia ka lënë Hasanit. Përveç Hasanit më ka ra të
    dij edhe për Taib Zekën i cili më par kishte punuar si konduktor në Gjilan
    apo Tetovë përndryshe vëllai i Kadri Zekës i cili është vrarë. Gjithashtu
    flitet se është pjesëmarrës i të gjitha demonstratave. Më parë gabimisht
    ju kam njoftuar për Kathrin Asal se gjoja është e martuar për Kadri
    Istogun e në të vërtetë Kathrin Asal kishte qenë gruaja e Kadri Zekës e
    cila shet edhe sot e kësaj dite libra në bibliotekën Buchandalung
    35.BIEL.( shiko raportin e bashkëpunëtorit “Kobra” të dt.19.04.1984. vr.e
    pun.operativ.

  10. #530
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Raportimet e Kobrës rreth veprimtarisë së Zija Shemsiut

    Për klubin “Tefik Qanga” në Bernë dihet mirë se Zijah Shemsiu ka qenë
    organizator për formimin e tij si dhe disa shokë të tij si Hysen Fetahu nga
    fshati Gajre, KK Tetotovë, i cili ka qenë i pandarë nga Zijaja. Gjithashtu
    Zijau ka qenë shokë tejet i mirë me Hajdarin dhe vëllain e tij (sigurisht
    bëhet fjalë për Hajdar dhe Adem Sadriun nga Ponosheci, KK Gjakovë,
    pasi Hajdari edhe jeton në Bernë, vërejtje e punëtorit operativ). Pas
    burgosjes së Zijah Shemsiut, klubi në fjalë nuk është duke funksionuar
    dhe se aktiviteti i tij është rënë në tërësi. Para dy muajsh Rrustem
    Mahmutaj nga fshati Lybeniq, KK Pejë ka ranë në kontakt me një shef të
    restorantit (me siguri bëhet fjalë për restorantin “Zolli-Kofen” ve.e
    pun.op) i cili ia ka mundësuar sallën. Kështu më 14.04.1984 jemi
    mbledhë disa punëtorë tanë që punojnë në Bernë, pasi që më parë ua
    kishte lajmëruar Rrustemi se po këtë ditë vijnë disa shokë të “Lëvizje” për
    të formuar klubin në Bernë, Në këtë takim erdhi Hajdar Sadrija, Salih
    Basha si dhe dy studentë nga Berna dhe Rrustem Mahmutaj i cili
    paraqitej si kryetar. Fjalën kryesore e mbajti Salih Basha dhe një student
    nga Prishtina. Në fjalët e veta, qëllimi kryesor ishte që ne të organizohem
    sa më mirë të zhvillojmë aktivitetin e klubit duke shikuar dhe çfarë filma
    të ndryshëm të shpërndajmë “Zërin e Kosovës” etj. Në këtë tubim erdhi si
    vendim që sallën e këtij restoranti ta marrim me qira për dy muaj, të
    paguhen 200 copë “Zërin e Kosovës” ndërsa nga ana e “Lëvizjes” ata u
    zotuan se do të na furnizojnë me materiale tjera. Menjëherë Rrustem
    Mahmutaj i shpërndau thirrjet dhe kështu më dt. 22.04.1984 luajti filmi
    “Flaka e Maleve” e që në këtë shfaqje për mua recituan dy vjersha nga
    “Këngët e Lirisë”. Gjithashtu më 29.04.1984 ka luajtur filmi “Shota dhe
    Azem Galica” e të cilin film e kanë përcjellë një numër mjaft i madh i
    shikuesve e pastaj janë shpërndarë afro 30 copë “Zëri i Kosovës” pastaj
    disa revista tjera. Gjithashtu janë shpërndarë edhe disa pamflete me
    qëllim që të organizojnë demonstratat për festën e NJË MAJIT.
    Salih Basha ka qenë shokë i ngushtë i Zija Shemsiut, është ndër
    aktivistët e dalluar në qytetin Bazell”
    25
    - Hasan Mala, punëtor në Zvicër
    - Zija Shemsiu, tani i dënuar politik
    - Taib Zeka, punëtor në Zvicër, vëllai i Kadri Zekës
    - Kathrin Asal, pranë bibliotekës ku shitet materiali propagandistik dhe ai
    më prejardhje nga RPSSH, shtetas Zvicerane jeton në Biellë.
    - Hysen Fetahu, punëtor në Zvicër, përndryshe nga fshati Gajre, KK
    Tetovë.
    - Hajdar Sadrija, nga Ponosheci, KK Gjakovë, punëtor në Zvicër/Bernë, i
    martuar me shtetasen Zvicerane. Për veprimtari armiqësore të tij DSHSH
    Gjakovë e mban nën tretmanin si (PO)
    - Rrustem Mahmutaj, nga fshati Lubeniq LL Pejë punëtor në Zvicër për të
    cilin kemi shkruar edhe më parë.
    - Adem Sadrija nga fshati i dalluar në veprimtarinë armiqësore ndaj
    sistemit të RSFJ-së, tani jeton në Zvicër/Bazel..
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ
    Shënimet e prezantuara janë të vërtetuara edhe nga burimet tjera. Me
    ardhjen e “Kobrës” në vend do të detajohen edhe disa momente tjera. Së
    bashku me raportin ju dërgojmë edhe poezitë e Jusuf Gërvallës, “Bekimi i
    nënës dhe fotokopjen e Lajmërimit”.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet
    2 x SHSSH SKPB
    1 x në lëndë të bashk. “KOBRA”
    1 x punëtori të vijës II
    1 x evidencës
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu

Faqja 53 prej 98 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •