
Postuar më parë nga
toni77_toni
Besimi apo mosbesimi i dkujt nuk mund ta mohoj te verteten hyjnore!
Per hirë të informimit të drejtë të lexuesve, per hirë të së vertetes së Krishtit qe mos të lejohet të perhapet huti nga njerezit e errësuar nga budallaku dhe ferri, dua të postoj disa rreshta ku deshmojnë se Korpi dhe Gjaku i Krishtit nuk janë per humore por JETË e DHURUAR ku vet ZOTI na DHUROHET; “Merrni dhe hani te gjithe prej tij, ky eshte Korpi im qe do te flijohet per ju”. Poashtu pas darkes mori edhe goten plot me vere dhe tha: “Merrni dhe pini te gjithe prej tij: ky eshte kelku i Gjakut tim, i Beselidhjes se Re e te amshuar qe do te derdhet per ju dhe per te gjithe njerezit”.
Kisha e quan Eukaristia!
Cka eshte kungimi apo Eukaristia?
Kungimin rregullisht e percaktojme si nje prej shtate sakramenteve qe i themeloi Jezu Krishti, ne te cilin ne trajten e bukes dhe te veres e marrim Korpin dhe Gjakun e Krishtit ne shpirterat tane.
Krishti e themeloi kungimin ne Darken e mbrame kur mori buken, e theu dhe ua dha apostujve te vet duke thene ato fjale qe perseriten ne cdo meshe: “Merrni dhe hani te gjithe prej tij, ky eshte Korpi im qe do te flijohet per ju”. Poashtu pas darkes mori edhe goten plot me vere dhe tha: “Merrni dhe pini te gjithe prej tij: ky eshte kelku i Gjakut tim, i Beselidhjes se Re e te amshuar qe do te derdhet per ju dhe per te gjithe njerezit”. Dhe vazhdoi: “Beni kete ne perkujtimin tim”. Jezus Krishti Urdheroi pra, qe te hame te gjithe dhe te pime te githe. Nderesa pse duhet te hame dhe te pime, na tregoi pasi i ushqeu 5000 vete me pese buke dhe dy peshq:
“Une jam buka e gjalle qe zbriti prej qiellit: nese ndokush e ha kete buke, do te jetoje per amshim. E buka qe une do ta jap eshte korpi im per jeten e botes... Nese nuk e hani korpin e Birit te njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jete ne vetvete. Kush ushqehet me korpin tim dhe e pi gjakun tim, ka jeten e pasosur. Une do ta ringjalli ne diten e fundit” (Gjn 6, 51.53-54). [/i]
Ajo qe më bënë pershtypje është se edhe atëher, armiqt e Krishtit, kur Krishti foli kështu, u rrevoltuan dhe njëkohsisht e perqeshen Jezusin lidhur me ato qe Ai thotë, e njëta ndodhë edhe sot me armiqt e perbetuar te Krishtit qe janë te ashtuquajturit deshmitarët e Jehovait. Edhe këta kan te njetin qendrim sikurse mund ta lexoni edhe ne kete artikull, njëjtë siq e paten judenjët te cilet e perndjeken Krishtin, Të lexojmë me kujdes:
Sipas Ungjillit te shkruar nga Gjoni 6; 51- 52. Krishti u tha judenjëve:
"Unë jam buka e gjallë që zbriti prej qiellit: nëse ndokush ha këtë bukë, do të jetojë për amshim. E buka që unë do ta jap është trupi im ‑ për jetën e botës.”
Çka than Judenjët? Çfar qendrimi paten? Identik sikurse sot qe e kan perndjeksit e Zotit te ashtuquajturit deshmitarët e Jehovait, lexojeni ne kete artikull te anëtarit "coptic" i cili thotë: "Ne Krishtin besoj, por se ku ta gjej mishin e Krishtit nuk e dij as gjakun. Te kerkoj ne ndonje mishtore dhe spital?"!!!!! Te njëten e tha edhe Judenjët-perndjeksit e atëhershem te Krishtit, t/ lexojmë në vijim:
"Atëherë judenjtë filluan të grinden me shoqi‑shoqin e thoshin: “Si mundet ky të na japë trupin (e vet) për ushqim?”
Pos asaj, pasi Krishti foli kështu, pati edhe nga nxënësit dhe shumë nxënës menduan se ky mësim është i pakuptueshem dhe u larguan prej tij, kjo në disa raste dhe bashkësi te ndryshme ndodhë edhe sot, s'ka edhe aq rendesi te e fundit se çka dikush mendon, por e rendesishme është se sikurse atëher dhe as sot Krishti nuk nderroi vendimin: kush beson ne te, ai edhe do te jetoje prej tij.
Secili duhet ta ketë të çartë se Kisha seriozisht e kupton dhe vazhdimisht e zbaton kete urdher. Cdo besimtar e kupton këtë realitet dhe rendesinë e Korpit të Krishtit në Eukaristi, beson dhe e jeton praninë reale të Zotit;"ky eshte Korpi im" "ky eshte kelku i Gjakut tim" "Nese nuk e hani korpin e Birit te njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jete ne vetvete.." Kjo është e thënun nga ZOTI dhe e shkruar në Bebel dhe Kisha katolike e beson dhe e jeton praninë e ZOTIT në këtë Sakrament - Eukaristi.
Eukaristia është pra në themel një mister bashkimi me Krishtin Jezus. Shën Pali shkruan:
“Kelku i bekimit që ne e marrim nuk është vallë bashkim me gjakun e Krishtit? Dhe buka që ne ndajmë nuk është vallë bashkim me korpin e Krishtit?” .
“Pasi është një bukë e vetme, ne, edhe pse shumë, jemi një trup i vetëm: pse të gjithë jemi pjesëtarë të një buke të vetme”. (1 Kor 10, 16-17)
Eukaristi-a si fjalë vjen nga gjuha greqishte dhe do të thotë «Falenderim». Me «Falenderim» nënkuptohet këtu dhurimi mbi Kryq i Jezusit ndaj Atit PËR NE, PËR BOTËN.
Eukaristia është zemra dhe kulmi i jetës së Krishterë dhe i vetë kishës pasi në atë pranojmë vetë Krishtin si sakrificën e vërtetë në të cilën Jezu Krishti i afroi Atit njëherë e përgjithmonë në kryq. Më ndërmjetësinë e kësaj sakritice apo flije Jezusi shpraz hiret e shpëtimit mbi trupin e vet mistik që quhet kishë.
Eukaristia është përkujtim i Pashkëve të Krishtit të veprës së shëlbimit, e përbërë nga jeta, vdekja dhe ringjallja e Krishtit është vepra që bëhet prezente nga liturgjija, flija e Kryqit apo e Eukaristisë. Qartë duhet të thuhet se Krishti vetveten ia paraqiti Atit si fli shenjte e cila i përqeu që ashtu të përmirësojë gabimet, fajet tona.«Ai na deshti e për ne Ai flijoj vetveten. Hyjit porsi kusht e fli që jep erë të mirë.» (Ef 5, 2).
Eukaristia është vendi i takimit dhe i njësimit mes Hyjnores dhe njerëzores, mes qiellit dhe tokës.
Eukaristia është Prania e vazhdueshme e Hyjit në dinamicitetin e historisë së njeriut.
ZOTI thotë:
"Kush ushqehet me korpin tim dhe e pi gjakun tim ka jeten e pasosur"
LEXO mik se çka thotë KRISHTI:
53 Prandaj Jezusi u tha: “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: nëse nuk e hani trupin e Birit të njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetë në vetvete!
54 Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim ka jetën e pasosur. Unë atë do ta ringjall në ditën e fundit.
55 Sepse trupi im është ushqim i vërtetë e gjaku im është pije e vërtetë.
56 Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim ai mbetet në mua dhe unë në të.
57 Sikurse mua më dërgoi Ati i gjallë dhe unë jetoj për Atin, po ashtu edhe ai që më ha mua do të jetojë për mua.
58 Kjo është buka që zbriti prej qiellit, jo porsi ajo që hëngrën etërit e vdiqën: kush ushqehet me këtë bukë do të jetojë në amshim.”
59 Këtë mësim Jezusi e dha në sinagogën e Kafarnaumit.(Gjn 6; 53-59)
Ti qe mohon te verteten e ZOTIT në shkrimet e shenjta, kujdes, nëse të paraqitet ndonji problem dhe pakënaqesi, ke punë me autorin qe thotë kështu-me PERENDINË e jo me mua, Atij kerkoj llogari se jo nxënësve te cilet e degjojnë ZOTIN dhe i binden.
Krijoni Kontakt