Close
Faqja 0 prej 55 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 548
  1. #1
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275

    A janë Dëshmitarët e Jehovait një sekt ose kult?

    A janë Dëshmitarët e Jehovait një sekt ose kult?

    Disa e përkufizojnë sektin si një grup që është shkëputur nga një fe tradicionale. Të tjerë e përdorin këtë term për një grup që ndjek një udhëheqës ose mësues njerëzor. Zakonisht ky term përdoret me përçmim. Dëshmitarët e Jehovait nuk janë degë e ndonjë feje, por përfshijnë njerëz të të gjitha shtresave shoqërore dhe me prejardhje të ndryshme fetare. Udhëheqësi i tyre nuk është ndonjë njeri, por, përkundrazi, Jezu Krishti.

    Një kult është një fe që thuhet se është jokonvencionale ose që vë theksin te përkushtimi sipas një rituali të caktuar. Shumë kulte ndjekin një udhëheqës njerëzor të gjallë dhe shpesh anëtarët e tyre jetojnë në grupe të ndara nga shoqëria. Megjithatë, standardi për të përcaktuar diçka si konvencionale, është Fjala e Perëndisë, dhe Dëshmitarët e Jehovait i përmbahen ngushtësisht Biblës. Adhurimi i tyre është një mënyrë jetese, dhe jo një përkushtim ritual. Ata as ndjekin një njeri e as veçohen nga shoqëria, por jetojnë dhe punojnë në mes njerëzve.

    Pse përndiqen Dëshmitarët e Jehovait dhe pse flasin kundër tyre?


    Jezui tha: «Nëse bota ju urren, ju e dini se para se t'ju urrente ju, më urreu mua. Po të ishit pjesë e botës, bota do të tregonte përzemërsi për atë që është e veta. Ngaqë nuk jeni pjesë e botës, por unë ju kam zgjedhur nga bota, bota ju urren.» (Gjoni 15:18,19; shih edhe 1 Pjetrit 4:3, 4.) Bibla tregon se e gjithë bota dergjet nën kontrollin e Satanait; ai është shkaktari kryesor i përndjekjes.—1 Gjon. 5:19; Zbul. 12:17.
    Gjithashtu Jezui u tha dishepujve: «Të gjithë do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim.» (Mar. 13:13) Këtu fjala 'emër' ka kuptimin e asaj që është zyrtarisht Jezui, pra Mbret Mesianik. Përndjekja vjen ngaqë Dëshmitarët e Jehovait i vënë urdhrat e tij përpara atyre të çdo sundimtari tokësor.

    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Mjafton te shohesh Partite Politike ne gjith boten.

    Gjithmone behet fjale per dy parti ne garen per pushtet sic kemi edhe rastin ne shqiperi PD-PS, ne kte rast "myslimanizem/katolicizem"

    Kurse kta deshmitaret e Jehovait, jan si G99 e Erjon Velise, qe fusin hundet ku su takon, edhe ikin me bisht ndershale se aq fuqi kan.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    Fitore Partia Demokratike Maska e amela1
    Anëtarësuar
    03-07-2008
    Vendndodhja
    tra la la world
    Postime
    172
    Faktikisht parimet qe kane keta te Jehovait jane njecik ekstremiste dhe qendrojne skeptik ne parimet e tyre.........per mua eshte nje Fe qe nuk ka ze por qe vepron ,,ka perhapje!

  4. #4
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga amela1 Lexo Postimin
    Faktikisht parimet qe kane keta te Jehovait jane njecik ekstremiste dhe qendrojne skeptik ne parimet e tyre.........per mua eshte nje Fe qe nuk ka ze por qe vepron ,,ka perhapje!
    Te te vijne ne shtepi ne oren 8 te mengjesit cdo dite, sdiskutohet qe do kete perhapje. Ka nga ata qe skan me se e nisin diten, edhe hajt pijne kafe turke me kta te Jehovait.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    [FONT="Georgia"][SIZE="3"]
    A janë Dëshmitarët e Jehovait një sekt ose kult?

    Disa e përkufizojnë sektin si një grup që është shkëputur nga një fe tradicionale. Të tjerë e përdorin këtë term për një grup që ndjek një udhëheqës ose mësues njerëzor. Zakonisht ky term përdoret me përçmim. Dëshmitarët e Jehovait nuk janë degë e ndonjë feje, por përfshijnë njerëz të të gjitha shtresave shoqërore dhe me prejardhje të ndryshme fetare. Udhëheqësi i tyre nuk është ndonjë njeri, por, përkundrazi, Jezu Krishti.
    Nje nga faktoret qe e dallon nje sekt, nje nga faktoret me domethenes dhe me te thjeshte per tu dalluar, eshte mosha e ketyre grupimeve dhe organizatave. Deshmitaret e Jehovait kane lindur ne shekujt e fundit. Krishterimi lindi 2000 vjet me pare me ardhjen, vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit. Po te vendosesh perballe jetegjatesine e Kishes Orthodhokse me jetegjatesine e nje sekti si Deshmitaret e Jehovait, e kupton se Kisha Orthodhokse eshte nje ulli me trung 2000 vjecar, kurse Deshmitaret e Jehovait eshte nje kercell i njome 100 vjecar.

    Një kult është një fe që thuhet se është jokonvencionale ose që vë theksin te përkushtimi sipas një rituali të caktuar. Shumë kulte ndjekin një udhëheqës njerëzor të gjallë dhe shpesh anëtarët e tyre jetojnë në grupe të ndara nga shoqëria. Megjithatë, standardi për të përcaktuar diçka si konvencionale, është Fjala e Perëndisë, dhe Dëshmitarët e Jehovait i përmbahen ngushtësisht Biblës. Adhurimi i tyre është një mënyrë jetese, dhe jo një përkushtim ritual. Ata as ndjekin një njeri e as veçohen nga shoqëria, por jetojnë dhe punojnë në mes njerëzve.
    Nuk duhet detyrimisht qe te ndjekesh nje "njeri" apo nje "filozofi jete" te caktuar qe te themelosh nje kult. Kult eshte besimi ne nje Zot te paqene, te rreme, qe nuk ekziston. Kult eshte edhe rituali jetesor i pafrymezuar nga vete Perendia. Ka plot njerez ne bote qe nuk jane te krishtere, nuk besojne ne Krisht, por bejne nje jete dhe kane nje moral qe mund te quhet "i pelqyeshem" ne syte e te krishtereve. Kjo nuk do te thote se keta njerez jane te krishtere apo te pranueshem ne syte e Perendise.

    Pse përndiqen Dëshmitarët e Jehovait dhe pse flasin kundër tyre?


    Sepse ky sekt apo kult eshte fara e qoftelargut, qe ashtu sic mori jeten e Jude Iskariotit 2000 vjet me pare duke e shtyre qe te vari veten, ashtu ka marre edhe jetet e shume te rinjve shqiptare ne keto vite. Perendia i te Krishtereve eshte nje Perendi Jetedhenes e jo jetemarres.

    Dhe meqenese ju deshmitareve ju pelqen te citoni Biblen, po ai Krishti qe ti ze ne goje na keshillon qe "...te hapim syte se ne fund te kohes shume profete te rreme do te dalin e predikojne ne emrin Tim..". Keshilla e Krishtit eshte e dyfishte:

    "Mos i vini veshin profeteve te rreme qe do te dalin si kerpudhat ne fund te kohes, por verini veshit Kishes se Shenjte dhe Apostolike themelet e se ciles Une Vete hodha me Trupin dhe Gjakun Tim 2000 vjet me pare!"

    Albo

  6. #6
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    A janë Dëshmitarët e Jehovait një sekt ose kult?

    JO.

    ATA JANË VEÇSE MASHTRIMI DJALLËZOR I RRADHËS. <--- Link
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  7. #7
    εὐαγγέλιον - Ἰησοῦς Χριστ Maska e lamb-of-god
    Anëtarësuar
    21-05-2009
    Vendndodhja
    Heaven
    Postime
    115
    Mbas myslimaneve jan edhe deshmitaret e jehovait mashtrues. Por bbesoj se kta jane ma te mir sepse keta e shikojn vetem Zoti me emrin Jahve e deshmojne dhe e besojne

  8. #8
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nje nga faktoret qe e dallon nje sekt, nje nga faktoret me domethenes dhe me te thjeshte per tu dalluar, eshte mosha e ketyre grupimeve dhe organizatave. Deshmitaret e Jehovait kane lindur ne shekujt e fundit. Krishterimi lindi 2000 vjet me pare me ardhjen, vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit. Po te vendosesh perballe jetegjatesine e Kishes Orthodhokse me jetegjatesine e nje sekti si Deshmitaret e Jehovait, e kupton se Kisha Orthodhokse eshte nje ulli me trung 2000 vjecar, kurse Deshmitaret e Jehovait eshte nje kercell i njome 100 vjecar.



    Nuk duhet detyrimisht qe te ndjekesh nje "njeri" apo nje "filozofi jete" te caktuar qe te themelosh nje kult. Kult eshte besimi ne nje Zot te paqene, te rreme, qe nuk ekziston. Kult eshte edhe rituali jetesor i pafrymezuar nga vete Perendia. Ka plot njerez ne bote qe nuk jane te krishtere, nuk besojne ne Krisht, por bejne nje jete dhe kane nje moral qe mund te quhet "i pelqyeshem" ne syte e te krishtereve. Kjo nuk do te thote se keta njerez jane te krishtere apo te pranueshem ne syte e Perendise.

    Pse përndiqen Dëshmitarët e Jehovait dhe pse flasin kundër tyre?


    Sepse ky sekt apo kult eshte fara e qoftelargut, qe ashtu sic mori jeten e Jude Iskariotit 2000 vjet me pare duke e shtyre qe te vari veten, ashtu ka marre edhe jetet e shume te rinjve shqiptare ne keto vite. Perendia i te Krishtereve eshte nje Perendi Jetedhenes e jo jetemarres.

    Dhe meqenese ju deshmitareve ju pelqen te citoni Biblen, po ai Krishti qe ti ze ne goje na keshillon qe "...te hapim syte se ne fund te kohes shume profete te rreme do te dalin e predikojne ne emrin Tim..". Keshilla e Krishtit eshte e dyfishte:

    "Mos i vini veshin profeteve te rreme qe do te dalin si kerpudhat ne fund te kohes, por verini veshit Kishes se Shenjte dhe Apostolike themelet e se ciles Une Vete hodha me Trupin dhe Gjakun Tim 2000 vjet me pare!"

    Albo
    Paske mendime kontradiktore me vete ate qe beson bota. Tani nuk perpiqem te te mesoj se cfare eshte nje sekt apo kult. Ato qe kam shkruar jane marre nga fjalore se si percaktohet.

    Sa per vjetersine, te te kujtoj edhe nje gje: Nuk eshte mosha qe e ben nje genjeshter te vertete dhe as nje te vertet - genjeshter.

    Edhe ne shekullin e pare kur u formua kongregacioni (apo kisha) e pare e krishtere, judenjte kishin nje tradite akoma me te vjeter se ajo sot e kishave orthodokse apo katolike, kishin nje tradite mbi 3500 vjecare. Dhe per kete arsye e quanin sekt grupin e apostujve dhe dishepujve te hershem.

    Keshtu qe si organizate jane vertete 130 vjecar Deshmitaret e Jehovait ne ditet moderne, por ne Apokalips tregohet deshmitari i pare dhe i vertet i Jehovait - Kush tjeter pos Krishtit te Tij.

    Edhe nje gje per ty zoteri, nese mendon se 2000 vjetet e bejne te vertet nje fe ateher c'thua, akoma me te verteta se ty cenkan ato kineze e indiane?

    Vertet mendime interesante, faleminderit.


    C0PT1C
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  9. #9
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga Peniel Lexo Postimin
    A janë Dëshmitarët e Jehovait një sekt ose kult?

    JO.

    ATA JANË VEÇSE MASHTRIMI DJALLËZOR I RRADHËS. <--- Link
    O more Peniel, prap ti?! Me habit se si jep linkun e atij "thread" ku ke fshire shumicen e mesazheve qe nuk dije t'u pergjigjeshe dhe ne fund kur po dilje me gishta ne goje e mbylle teme sepse doje me cdo kusht te mbetej fjala e jote.

    Nuk e besoj qe nje sjellje e tille eshte per nje te krishtere, as ju nuk mendoj se e konceptoni si te tille.

    C0PT1C
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  10. #10
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga amela1 Lexo Postimin
    Faktikisht parimet qe kane keta te Jehovait jane njecik ekstremiste dhe qendrojne skeptik ne parimet e tyre.........per mua eshte nje Fe qe nuk ka ze por qe vepron ,,ka perhapje!
    Deshmitaret e Jehovait nuk jane nje fe ekstremiste. As edhe nje person (as edhe nje i vetem) ne bote nuk mund te thote qe i kane vrare dike Deshmitaret e Jehovait. Per cilen fe mund te thuhet nje gje e tille. Sa njerez vranin apostujt e Jezuit, apo dishepujt e tij ne kohet e hershme (shek. I-III) - ASNJE! Vete enciklopedia katolike e thote qe dishepujt e hershem te krishter te Krishtit nuk merrnin pjese ne politike dhe perqarjet e asaj kohe, nuk pranonin te luftonin e adhuronin mbretin dhe as qe ju interesonte se kush fitonte zgjedhjet. Kush ju duket se u ngjan atyre?

    Prandaj flas me lirshmeri fjale, sepse edhe nese e kam gabim hapur e pranoj edhe nese e kam te drejte perseri hapur e tregoj. Do te sakrifikoja cdo gje per te ndihmuar dike, jo per te shkaterruar sepse beson apo shpreson ne nje gje tjeter nga ajo imja.

    C0PT1C
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

Faqja 0 prej 55 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare
    Nga GiSHteZa në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  2. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  3. Dëshmitarët e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  4. Deshmitarja e Jehovait vret veten ?
    Nga Arrnubi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 22:26
  5. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •