Close
Faqja 52 prej 55 FillimFillim ... 2425051525354 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 548
  1. #511
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga Luani33 Lexo Postimin
    Eh! e cfare mund te te them une...
    Nga cfar flitet me siper,
    Ti nuk ke kuptuar asgje....
    Dhe s'keni per te kuptuar asnjehere,sepse realisht "zotit" qe adhuroni ju,i eshte fshehur kjo gje nga plani i Perendise !
    Keshtu ju bijte e tij nuk mund ta dini....
    Ate dite qe Zoti jone(jo, i juaj)tha : -"e munda boten"!
    "zoti"juaj s'kuptoi asgje,ai mendoi se ne kryq, fitoi betejen ndaj Marangozit ...

    Tashme , i bindur 100%qe ju besoni dhe adhuroni me shume serjozitet ,dhe perkushtim nje zoti, qe i luteni dhe qe ai ju mbron dhe ju qendron prane dhe ju mbeshtet ,do te vazhdoni ta beni me bindje,dhe te njejten perkushtim deri ne fund.
    Ai e ka zoteruar trurin dhe zemren tuaj....Ju,nga denimi trembni shume njerzit qe ju ndjekin,dhe po aq trembeni edhe vete! E pra vetem nga kjo gje nuk ju shpeton dot "zoti" juaj.
    Ate dite edhe ju do te jeni bashke me te....!
    Do te kerkoja, qe te mos e permendesh emrin e Zotit Tone Jezus Krishtit! dhe Frymen e Tij te Shenjte.
    Sepse nuk e njeh fare,dhe e ndot,me frymerat e tua,dhe keshtu lehteson vehten.
    Pastaj,ti nuk kupton asgje nga c'shkruaj une,ne fakt as une s'kuptova asgje nga ato qe shkruaje ti.
    Kerkoja "zotit" tend te te sqaroje me shume!Sepse kjo eshte ne fakt sfida e Krishtit me te...
    ca shkrime te lute, e jo pallavra plakash!
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  2. #512
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin

    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Besimi apo mosbesimi i dkujt nuk mund ta mohoj te verteten hyjnore!

    Per hirë të informimit të drejtë të lexuesve, per hirë të së vertetes së Krishtit qe mos të lejohet të perhapet huti nga njerezit e errësuar nga budallaku dhe ferri, dua të postoj disa rreshta ku deshmojnë se Korpi dhe Gjaku i Krishtit nuk janë per humore por JETË e DHURUAR ku vet ZOTI na DHUROHET; “Merrni dhe hani te gjithe prej tij, ky eshte Korpi im qe do te flijohet per ju”. Poashtu pas darkes mori edhe goten plot me vere dhe tha: “Merrni dhe pini te gjithe prej tij: ky eshte kelku i Gjakut tim, i Beselidhjes se Re e te amshuar qe do te derdhet per ju dhe per te gjithe njerezit”.

    Kisha e quan Eukaristia!

    Cka eshte kungimi apo Eukaristia?

    Kungimin rregullisht e percaktojme si nje prej shtate sakramenteve qe i themeloi Jezu Krishti, ne te cilin ne trajten e bukes dhe te veres e marrim Korpin dhe Gjakun e Krishtit ne shpirterat tane.

    Krishti e themeloi kungimin ne Darken e mbrame kur mori buken, e theu dhe ua dha apostujve te vet duke thene ato fjale qe perseriten ne cdo meshe: “Merrni dhe hani te gjithe prej tij, ky eshte Korpi im qe do te flijohet per ju”. Poashtu pas darkes mori edhe goten plot me vere dhe tha: “Merrni dhe pini te gjithe prej tij: ky eshte kelku i Gjakut tim, i Beselidhjes se Re e te amshuar qe do te derdhet per ju dhe per te gjithe njerezit”. Dhe vazhdoi: “Beni kete ne perkujtimin tim”. Jezus Krishti Urdheroi pra, qe te hame te gjithe dhe te pime te githe. Nderesa pse duhet te hame dhe te pime, na tregoi pasi i ushqeu 5000 vete me pese buke dhe dy peshq:
    “Une jam buka e gjalle qe zbriti prej qiellit: nese ndokush e ha kete buke, do te jetoje per amshim. E buka qe une do ta jap eshte korpi im per jeten e botes... Nese nuk e hani korpin e Birit te njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jete ne vetvete. Kush ushqehet me korpin tim dhe e pi gjakun tim, ka jeten e pasosur. Une do ta ringjalli ne diten e fundit” (Gjn 6, 51.53-54). [/i]

    Ajo qe më bënë pershtypje është se edhe atëher, armiqt e Krishtit, kur Krishti foli kështu, u rrevoltuan dhe njëkohsisht e perqeshen Jezusin lidhur me ato qe Ai thotë, e njëta ndodhë edhe sot me armiqt e perbetuar te Krishtit qe janë te ashtuquajturit deshmitarët e Jehovait. Edhe këta kan te njetin qendrim sikurse mund ta lexoni edhe ne kete artikull, njëjtë siq e paten judenjët te cilet e perndjeken Krishtin, Të lexojmë me kujdes:

    Sipas Ungjillit te shkruar nga Gjoni 6; 51- 52. Krishti u tha judenjëve:
    "Unë jam buka e gjallë që zbriti prej qiellit: nëse ndokush ha këtë bukë, do të jetojë për amshim. E buka që unë do ta jap është trupi im ‑ për jetën e botës.”

    Çka than Judenjët? Çfar qendrimi paten? Identik sikurse sot qe e kan perndjeksit e Zotit te ashtuquajturit deshmitarët e Jehovait, lexojeni ne kete artikull te anëtarit "coptic" i cili thotë: "Ne Krishtin besoj, por se ku ta gjej mishin e Krishtit nuk e dij as gjakun. Te kerkoj ne ndonje mishtore dhe spital?"!!!!! Te njëten e tha edhe Judenjët-perndjeksit e atëhershem te Krishtit, t/ lexojmë në vijim:
    "Atëherë judenjtë filluan të grinden me shoqi‑shoqin e thoshin: “Si mundet ky të na japë trupin (e vet) për ushqim?”

    Pos asaj, pasi Krishti foli kështu, pati edhe nga nxënësit dhe shumë nxënës menduan se ky mësim është i pakuptueshem dhe u larguan prej tij, kjo në disa raste dhe bashkësi te ndryshme ndodhë edhe sot, s'ka edhe aq rendesi te e fundit se çka dikush mendon, por e rendesishme është se sikurse atëher dhe as sot Krishti nuk nderroi vendimin: kush beson ne te, ai edhe do te jetoje prej tij.

    Secili duhet ta ketë të çartë se Kisha seriozisht e kupton dhe vazhdimisht e zbaton kete urdher. Cdo besimtar e kupton këtë realitet dhe rendesinë e Korpit të Krishtit në Eukaristi, beson dhe e jeton praninë reale të Zotit;"ky eshte Korpi im" "ky eshte kelku i Gjakut tim" "Nese nuk e hani korpin e Birit te njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jete ne vetvete.." Kjo është e thënun nga ZOTI dhe e shkruar në Bebel dhe Kisha katolike e beson dhe e jeton praninë e ZOTIT në këtë Sakrament - Eukaristi.

    Eukaristia është pra në themel një mister bashkimi me Krishtin Jezus. Shën Pali shkruan:
    “Kelku i bekimit që ne e marrim nuk është vallë bashkim me gjakun e Krishtit? Dhe buka që ne ndajmë nuk është vallë bashkim me korpin e Krishtit?” .
    “Pasi është një bukë e vetme, ne, edhe pse shumë, jemi një trup i vetëm: pse të gjithë jemi pjesëtarë të një buke të vetme”. (1 Kor 10, 16-17)

    Eukaristi-a si fjalë vjen nga gjuha greqishte dhe do të thotë «Falenderim». Me «Falenderim» nënkuptohet këtu dhurimi mbi Kryq i Jezusit ndaj Atit PËR NE, PËR BOTËN.

    Eukaristia është zemra dhe kulmi i jetës së Krishterë dhe i vetë kishës pasi në atë pranojmë vetë Krishtin si sakrificën e vërtetë në të cilën Jezu Krishti i afroi Atit njëherë e përgjithmonë në kryq. Më ndërmjetësinë e kësaj sakritice apo flije Jezusi shpraz hiret e shpëtimit mbi trupin e vet mistik që quhet kishë.

    Eukaristia është përkujtim i Pashkëve të Krishtit të veprës së shëlbimit, e përbërë nga jeta, vdekja dhe ringjallja e Krishtit është vepra që bëhet prezente nga liturgjija, flija e Kryqit apo e Eukaristisë. Qartë duhet të thuhet se Krishti vetveten ia paraqiti Atit si fli shenjte e cila i përqeu që ashtu të përmirësojë gabimet, fajet tona.«Ai na deshti e për ne Ai flijoj vetveten. Hyjit porsi kusht e fli që jep erë të mirë.» (Ef 5, 2).

    Eukaristia është vendi i takimit dhe i njësimit mes Hyjnores dhe njerëzores, mes qiellit dhe tokës.

    Eukaristia është Prania e vazhdueshme e Hyjit në dinamicitetin e historisë së njeriut.

    ZOTI thotë:
    "Kush ushqehet me korpin tim dhe e pi gjakun tim ka jeten e pasosur"

    LEXO mik se çka thotë KRISHTI:

    53 Prandaj Jezusi u tha: “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: nëse nuk e hani trupin e Birit të njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetë në vetvete!

    54 Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim ka jetën e pasosur. Unë atë do ta ringjall në ditën e fundit.

    55 Sepse trupi im është ushqim i vërtetë e gjaku im është pije e vërtetë.

    56 Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim ai mbetet në mua dhe unë në të.

    57 Sikurse mua më dërgoi Ati i gjallë dhe unë jetoj për Atin, po ashtu edhe ai që më ha mua do të jetojë për mua.

    58 Kjo është buka që zbriti prej qiellit, jo porsi ajo që hëngrën etërit e vdiqën: kush ushqehet me këtë bukë do të jetojë në amshim.”

    59 Këtë mësim Jezusi e dha në sinagogën e Kafarnaumit.(Gjn 6; 53-59)

    Ti qe mohon te verteten e ZOTIT në shkrimet e shenjta, kujdes, nëse të paraqitet ndonji problem dhe pakënaqesi, ke punë me autorin qe thotë kështu-me PERENDINË e jo me mua, Atij kerkoj llogari se jo nxënësve te cilet e degjojnë ZOTIN dhe i binden.

    Per hir te informimit te sakte thua, por pastaj ja fut me genjeshtrat pagane te kishes. Tani Bibla thote te qendrojme large gjakut (e lere me te hame) ndersa ti shkon dhe e ben vete Krishtin, kreun e kongregacionit kanibal? Kjo eshte dashuria jote per Krishtin? Kjo eshte dashuria e kongregacionit tend per te verteten? Kur nuk arrini te kuptoni gjerat e thjeshta, si do t'i kuptoni ato me te medha? Prandaj nuk ju eshte zbuluar asgje, sepse nuk kisha nuk tregoi respekt per kreun e saj, ai i braktisi dhe i la ne llumin e maskaralleqeve pagane, te diejve te pamposhtur e kanibalizmit asirian. Eshte mbushur sic thote Bibla per te me lloj-lloj ndyresie, dhe kjo te duket e vertete, si nuk arsyeton kur i thua vetes i arsyeshem? Ato qe ti deshiron t'i vertetosh i gjen te shkruara tashme ne kanunet kaldease e asiriane, nuk eshte nevoja te mundohesh, prifterinjte e tyre i kane arsyetuar para 3 mije vjetesh. Kisha ka mbetur reprize e tyre. Per pak kohe.

    coptic
    Vertetë e keni frikë Gjakun!!

    Pse????!!!

    Kohë të gjatë nuk kam mundur ta kuptoj se pse te ashtuquajturit deshmitarët e Jehovait e kan merzi gjakun! Aq larg I rrini gjakut sa lejojnë qe të vdes njeriu dhe nuk lejoni transformimin egjakut per ta shpetuar jeten e njeriut!
    Në biseda apo dabate me ta e pshtjellin se as dreqi nuk e kupton dhe vetem sa dalin her ne një cep her ne një breg, realisht aeseyja qenka krejt dikund tjeter se shumë pak, dhe hiq, nuk e folin.!!!

    Vau vau, Zot, mu zbulua se pse? Pse?!!

    Coptic, e kuptova se pse! Pikërisht se qellimi I juaj është qe të largoni njerezit nga JETA, të iritoni nga Gjaku duke i frikësue dhe duke i mashtruar me qellim per ti larguar nga gjaku i Krishtit pasiqe gjaku I Krishtit është pastrimi-shpetimi-shperblimi I njeriut, prandaj, ju nuk u lejoni njerzve të preken me gjakun e Krishtit! Mik, kjo është një metodë e djallit të mallkuar dhe mos i sherbe të lutem, djalli nuk lejon njerëzve të zbulojnë-besojnë se Gjaku i Krishtit e pastron dhe e liron nga mëkati i vdekjes.

    E pra ky na qenka edhe qellimi se pse ju I kushtoni rendesi shumë të madhe ikjes nga gjaku. BINDU SE KJO ËSHTË NGA DJALLI. AI E KA FRIKË GJAKUN E KRISHTIT. Ai lufton çdoher qe njeriun ta mbaj në pushtetin e vdekjes. “kush pi gjakun tim ka jetën e pasosur” thotë ZOTI.

    Çka permbanë apo çka na thotë Bibla per gjaukun, çfar rendesie ka gjaku në Bibel?

    Gjaku në Bibel ka rrol shumë të rendesishem, unë dua të flas vetem per dy shenime qe permbanë Bibla - raste per të cilat janë metë rendesishme në historinë e Shelbimit:

    1. “Atëherë Moisiu e mori gjakun dhe e stërpiku popullin e tha: “Ky është gjaku i Besëlidhjes që Zoti e lidhi me ju..”

    “Moisiu mori gjysmën e gjakut dhe e qiti në disa enë, kurse gjysmën tjetër e derdhi mbi lter.
    Atëherë mori Librin e Besëlidhjes dhe ia lexoi me zë të lartë popullit e populli u përgjigj: “Gjithçka tha Zoti do të zbatojmë e do të jemi të dëgjueshëm”.
    Atëherë Moisiu e mori gjakun dhe e stërpiku popullin e tha: “Ky është gjaku i Besëlidhjes që Zoti e lidhi me ju në mbështetje të të gjitha këtyre fjalëve”. (Dalja 24; 6-8)

    2. “Pini prej tij të gjithë, sepse ky është gjaku im gjaku i Besëlidhjes që do të derdhet për të gjithë në shpërblim të mëkateve”.

    Pastaj mori gotën, u falënderua e ua dha. Të gjithë pinë prej saj. U tha:
    “Ky është gjaku im, gjaku i Besëlidhjes, që derdhet për të gjithë.

    Pastaj mori bukën, u falënderua, e theu, ua dha e tha:
    “Ky është trupi im [që flijohet për ju. Bëni këtë në përkujtimin tim!”
    E mori gjithashtu edhe kelkun, pasi u krye darka, e tha:
    “Ky kelk është Besëlidhja e Re në gjakun tim që derdhet për ju. ”]

    “Merrni, hani: ky është trupi im!”
    Pastaj mori kelkun, u falënderua, ua dha e tha:
    Pini prej tij të gjithë, sepse ky është gjaku im gjaku i Besëlidhjes që do të derdhet për të gjithë në shpërblim të mëkateve. (Mt 26; 26-27. Mk 14, 22 26; Lk 22; 19-20)

    Prap Jezusi tha;
    “ gjaku im është pije e vërtetë”
    “nëse nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetë në vetvete”
    “kush pi gjakun tim ka jetën e pasosur”

    53 Prandaj Jezusi u tha:“Përnjëmend, përnjëmend po ju them: nëse nuk e hani trupin e Birit të njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetë në vetvete!

    54 Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim ka jetën e pasosur. Unë atë do ta ringjall në ditën e fundit.

    55 Sepse trupi im është ushqim i vërtetë e gjaku im është pije e vërtetë.

    56 Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim ai mbetet në mua dhe unë në të. .(Gjn 6; 53-59)

    Kështu po thotë Bibla!

    Të ndihmoftë Zoti ty.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 11-02-2010 më 21:17
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #513

    Je komplet jashte Bibles, me duket qe nuk i ke rene fund e kry asnjehere me keto qe flet. Por nuk do te merrem me ty, sepse ka kohe qe vazhdon te mbrosh traditat e konstandinit me shume se te verteten e Bibles. Nuk debatoj me ty, sepse ajo qe eshte e vertete eshte ne Bibel, dhe ti nuk e respekton.

    Nese mendon se ne momentin qe Jezui thote qe ky eshte trupi im dhe ky eshte gjaku im, vera e buka shnderrohen ateher si i komenton keto shkrime:

    Gjoni 8:12
    Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: "Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës"
    A u shnderru ne menyre te mrekullueshme ne drite? Apo ishte simbolike?

    Apo perseri
    Gjoni 10:7
    Prandaj Jezusi u tha atyre përsëri: "Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: unë jam dera e deleve."
    A mos u shnderrua verte ne dere? Jo! Eshte mjeti i vetem i shpetimit, sikur nje porte per ne jeten e vertete!

    Tani akoma me ngjashem asaj qe citon ti
    Gjoni 15:1
    Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është vreshtari.
    Vazhdo lexo kontekstin te tregon se ne cfare kuptimi eshte hardhia, dhe si jep frytin e saj, veren.

    Nese Jezui do te kishte folur ne menyre te drejtperdrejte, fjale per fjale per te ngrene mishin e pire gjakun, ai po nxiste te thyenin Ligjin e Perendise dhene permes Moisiut, per te mos ngrene gjak.

    Levitiku 17:10-12
    10 Në rast se dikush nga shtëpia e Izraelit apo nga të huajt që banojnë midis jush ha çfarëdo lloj gjaku, unë do ta kthej fytyrën time kundër atij që ha gjak dhe do ta shfaros në mes të popullit të tij.

    11 Sepse jeta e mishit është në gjak. Prandaj ju kam urdhëruar ta vini mbi altar për të bërë shlyerjen për jetën tuaj, sepse është gjaku që bën shlyerjen e fajit për jetën.

    12 Prandaj u kam thënë bijve të Izraelit: asnjëri prej jush nuk ka për të ngrënë gjak; as i huaji që banon midis jush nuk ka për të ngrënë gjak".

    Kjo pastaj bie ne kundershtim me deklaraten e vete Jezuit:

    Mateu 5:17-19
    17 Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar.

    18 Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka.

    19 Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t`u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t`i vërë në praktikë dhe do t`ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.

    Edhe shkrime te tjera biblike, deklarata te vete Krishtit, tregojne se ai po fliste ne menyre simbolike. Ja disa:

    Gjoni 4:14
    por kush pi nga uji që do t`i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do t`i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme``. (Askush nuk dyshon qe Jezui nuk po fliste per ujin e vertete qe pijme cdo dite)

    Gjoni 6:35, 40
    35 Dhe Jezusi u tha atyre: ``Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje.

    40 Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit``.

    Prandaj kur Krishti thote qe kush ha dhe pi nga une, eshte duke folur per besimin qe duhet te shfaqim ne sakrificen e trupit te tij te persosur (ekuivalent me adamin) dhe vleren shlyese te gjakut te tij. Jo per kanibalizem.

    coptic
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  4. #514
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    Nese mendon se ne momentin qe Jezui thote qe ky eshte trupi im dhe ky eshte gjaku im, vera e buka shnderrohen ateher si i komenton keto shkrime:

    Gjoni 8:12
    Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: "Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës"
    A u shnderru ne menyre te mrekullueshme ne drite? Apo ishte simbolike?
    Eheeeee, Sfidë është Bibla. Krishti na ka mësuar qe djallit, të mallkuarit dhe frymes së tij gjithmonë ti pergjigjemi me Shkrimin e Shenjtë, edhe Ai ashtu veproj në shkretëtirë.

    Ja ku e ke DRITEN-KRISHTIN në mënyrë të dukshme dhe të merkullueshme!

    Nuk ka deshmi me të mirë se sa takimi i Palit me DRITEN-KRISHTIN. Kthimi i tij në mënyrë te mrekullueshme ndodhi vetem pasi qe Pali e pau DRITEN; ai eci me DRITEN-KRISHT. KJo qe Krishti kishte thënë apostujve në Gjn 8; 12; "Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: "Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës" U plotësua dhe na bënë të besojmë se KRISHTI nuk është simbolik dhe tragime të pa kuptimta sikurse thonë armiqt e Tij-bijt e djallit, por, Krishti është DRITË e VERTETË. Dhe, secili qe ecë me DRITEN i perngjanë kthimit të Palit dhe jetes së tij per ZOTIN - KRISHT.

    Lexoje mik, ty Zoti te bekoftë."

    3 Kur, duke udhëtuar, iu afrua Damaskut, papritmas e shndriti një dritë prej qiellit. U rrëzua për tokë dhe dëgjoi një zë që i tha:

    “Saul, Saul, pse po më salvon?”

    Ai pyeti: “Kush je ti, Zotëri?”

    E Ai: “Unë jam Jezusi që ti e salvon! Më mirë ngrihu e hyr në qytet dhe atje do të të tregohet se çka duhet të bësh!” (Vap 9; 3-5)

    Ja DRITA në mënyrë te mrekullueshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 12-02-2010 më 07:06
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #515
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga coptic
    Nese Jezui do te kishte folur ne menyre te drejtperdrejte, fjale per fjale per te ngrene mishin e pire gjakun, ai po nxiste te thyenin Ligjin e Perendise dhene permes Moisiut, per te mos ngrene gjak.

    Levitiku 17:10-12
    10 Në rast se dikush nga shtëpia e Izraelit apo nga të huajt që banojnë midis jush ha çfarëdo lloj gjaku, unë do ta kthej fytyrën time kundër atij që ha gjak dhe do ta shfaros në mes të popullit të tij.

    11 Sepse jeta e mishit është në gjak. Prandaj ju kam urdhëruar ta vini mbi altar për të bërë shlyerjen për jetën tuaj, sepse është gjaku që bën shlyerjen e fajit për jetën.

    12 Prandaj u kam thënë bijve të Izraelit: asnjëri prej jush nuk ka për të ngrënë gjak; as i huaji që banon midis jush nuk ka për të ngrënë gjak".
    Coptic,
    Ti e barazon Gjakun e Krishtit me "cfaredo lloj gjaku"?
    Kaq pak vlere ka per ty ai gjak qe u derdh per shpetimin tend?

    Por, akoma me teper, ngrenia e MIshit dhe Gjakut te Krishtit, eshte nje ngrenie sakramentale, permes Bukes dhe Veres, jo nje ngrenie natyrale. Po te ishte ngrenie natyrale, Krishti do kishte prere duart dhe do u kishte dhene dishepujve gjakun e vet fizikisht!

    Ai u lartesua ne Kryq, vdiq, u varros, u ringjall dhe u lavderua. Nqs nuk do kishin ndodhur keto, ne nuk do mundeshim te hanim Mishin dhe Gjakun e Tij! Ne hame sot Ate permes Darkes se Zotit qe festohet nga te gjitha Kishat! Eshte feste coptic, eshte festa e clirimit tone permes Gjakut te Qengjit. Ashtu sikurse izraelitet hengren qengjin qe i mbrojti nga denimi me gjakun e vet, ashtu dhe ne e hame sot Qengjin e Vertete qe na mbron nga denimi me Gjakun e Vet!

    Por ju as nuk e festoni fare kete darke, sepse liderat tuaj as nuk ju lejojne ta merrni ate Gjak,qofte dhe ne menyre simbolike, por vetem ta prekni me duar!

    Megjithate, duhen dalluar disa ngrenie gjaku:

    1-) Ngrenie Sakramentale -> Permes Transubstacionit, pra permes ndryshimit te substances por jo formes (buka dhe vera nuk ndryshojne formen por esencen)
    2-) Ngrenie simbolike -> Thjesht perkujtim permes bukes dhe veres.
    3-) Ngrenie natyrale -> Pirje e gjakut ne menyre natyrale sic benin paganet

    Ne Bibel ndalohet vetem e treta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 12-02-2010 më 08:15
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #516
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Eheeeee, Sfidë është Bibla. Krishti na ka mësuar qe djallit, të mallkuarit dhe frymes së tij gjithmonë ti pergjigjemi me Shkrimin e Shenjtë, edhe Ai ashtu veproj në shkretëtirë.

    Ja ku e ke DRITEN-KRISHTIN në mënyrë të dukshme dhe të merkullueshme!

    Nuk ka deshmi me të mirë se sa takimi i Palit me DRITEN-KRISHTIN. Kthimi i tij në mënyrë te mrekullueshme ndodhi vetem pasi qe Pali e pau DRITEN; ai eci me DRITEN-KRISHT. KJo qe Krishti kishte thënë apostujve në Gjn 8; 12; "Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: "Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës" U plotësua dhe na bënë të besojmë se KRISHTI nuk është simbolik dhe tragime të pa kuptimta sikurse thonë armiqt e Tij-bijt e djallit, por, Krishti është DRITË e VERTETË. Dhe, secili qe ecë me DRITEN i perngjanë kthimit të Palit dhe jetes së tij per ZOTIN - KRISHT.

    Lexoje mik, ty Zoti te bekoftë."

    3 Kur, duke udhëtuar, iu afrua Damaskut, papritmas e shndriti një dritë prej qiellit. U rrëzua për tokë dhe dëgjoi një zë që i tha:

    “Saul, Saul, pse po më salvon?”

    Ai pyeti: “Kush je ti, Zotëri?”

    E Ai: “Unë jam Jezusi që ti e salvon! Më mirë ngrihu e hyr në qytet dhe atje do të të tregohet se çka duhet të bësh!” (Vap 9; 3-5)

    Ja DRITA në mënyrë te mrekullueshme.
    E more, ateher sipas llogjikes sate perderisa te gjithe engjejt shfaqen ne drite te gjithe jane Krishti? Por si eshte e mundur qe ai eshte e vetmja drite qe duhet te ndjekim? A e ndoqi Pavli driten, apo te verteten qe zbuloi? Kuptohet qe drita qe pa Pavli ishte nje veper hyjnore, por nuk ishte ajo "drite" per te cilen foli Krishti, sepse ajo qendroi per pak aty, dhe Pavli me nuk e pa. Por ajo drite qe pa eshte e verteta, sepse kush ecen sipas se vertetes i ka hapat larg erresire frymore te perhapur dikur nga farizenjte e saducenjte tani nga krishterimi apostat.

    Prandaj, me kete ke treguar edhe nje here qe nuk i studion shkrimet, por i lexon si roman duke mos kuptuar cfare jane figurat letrare. Kur te studiosh vertet Biblen flasim.

    coptic
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  7. #517
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    Nese Jezui do te kishte folur ne menyre te drejtperdrejte, fjale per fjale per te ngrene mishin e pire gjakun, ai po nxiste te thyenin Ligjin e Perendise dhene permes Moisiut, per te mos ngrene gjak.
    Sikurse edhe të kam terhjekur verejtjen edhe më pare; nëse ke problem me shkrimet e shenjta-mësimet dhe urdhërat eJezusit, atëher të takon qe me Zotin të ballafaqohesh e jo me mua, unë nuk kam shkruar as nuk kam thënë ashtu por Perendia në Shkrimine Shenjt. Unë vetem lutna dhe provoj të zbatoj – në Shpirtin e Shenjt atë qe Krishti më ka thënë duke u bazuar në Shkrimin e Shenjt.

    Kjo qe thuhet nga ZOTI, as nuk mund të kuptohet fizkisht as llogjikisht por vetem në FRYMË sikurse as nuk mund të mirret si ushqim pos se në FRYMË, prandaj, nëse dikush nuk e ka FRYMEN, sigurisht se nuk mundet as ta kuptoj as ta jetoj kete te VERTETË – BUKA – JETA e PASOSUR.

    Per ndryshe, Krishti tekstualisht thot kështu, i pelqe apo nuk i pelqej dikujt. Edhe kur Krishti tha kështu; armiqt e tij murmuriten por Krishti nuk e ndryshoj deklaraten dhe vetem sa e perforcoj në Darken e fundit. Tash, ti more burr I dheut besoj Krishtit, unë nuk të kam faj ty, ti pranoje Krishtin si Zot dhe Shpetar tëndin se Ai sigurisht, në Frymë, do të zbuloj edhe shkrimet edhe të verteten dhe, në saje të Krishtit-ZOT do të njohesh të VERTETEN, keshtu qe ti do të lirohesh nga robëria e djallit qe vepron nepermes kulles së rojes dhe të ka robëruar. Thirri Perendisë duke i besuar në Krishtin qe ta zbret mbi ty SHPIRTIN e SHENJT dhe do ta njohesh te VERTETEN-KRISHTIN-PERENDI.

    Gjithsesi, jemi ende te ata rreshta qe thotë Krishti në Bibel. Mik të siguroj se ata rreshta qe kam postuar dhe po i perseris prap, nuk janë siç thua ti; “traditat e konstandinit” por tekstualisht kështu është e shkruar në Bibel, tash, ose ti ose unë po gënjejmë ne këtë rast.

    Lexoje vet ti dhe lexuesit dhe mund ta vertetojnë se kush po gënjenë.

    Lexoje se çka thotë Krishti:

    Merrni, hani: ky është trupi im që flijohet për ju. Bëni këtë në përkujtimin tim!”
    Pini prej tij të gjithë, sepse ky është gjaku im gjaku i Besëlidhjes që do të derdhet për të gjithë në shpërblim të mëkateve”.

    Pastaj mori gotën, u falënderua e ua dha. Të gjithë pinë prej saj. U tha:
    Ky është gjaku im, gjaku i Besëlidhjes, që derdhet për të gjithë.

    Pastaj mori bukën, u falënderua, e theu, ua dha e tha:
    Ky është trupi im që flijohet për ju. Bëni këtë në përkujtimin tim!”
    E mori gjithashtu edhe kelkun, pasi u krye darka, e tha:
    “Ky kelk është Besëlidhja e Re në gjakun tim që derdhet për ju. ”

    “Merrni, hani: ky është trupi im!”
    Pastaj mori kelkun, u falënderua, ua dha e tha:
    Pini prej tij të gjithë, sepse ky është gjaku im gjaku i Besëlidhjes që do të derdhet për të gjithë në shpërblim të mëkateve. (Mt 26; 26-27. Mk 14, 22 26; Lk 22; 19-20)

    Prap Jezusi tha;
    gjaku im është pije e vërtetë”
    nëse nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetë në vetvete”
    kush pi gjakun tim ka jetën e pasosur”

    53 Prandaj Jezusi u tha:“Përnjëmend, përnjëmend po ju them: nëse nuk e hani trupin e Birit të njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetë në vetvete!

    54 Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim ka jetën e pasosur. Unë atë do ta ringjall në ditën e fundit.

    55 Sepse trupi im është ushqim i vërtetë e gjaku im është pije e vërtetë.

    56 Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim ai mbetet në mua dhe unë në të. .(Gjn 6; 53-59)

    Ndersa lidhur me shkrimin “Levitiku 17;10-12” kjo sht e veret dhe asesi nuk duhet të kushtojm gjak as fli idhujve. Kjo është e shkruar edhe në Beslidhjen e Re. Bile Shen Pali apostull, flet hapur dhe kerkon qe të dallojmë pijen nga Zoti dhe nga djalli; “Nuk dua ta pini gotën e Zotit dhe gotën e djajve” (1 e Kor 10; 21).

    Shkrimi I Shenjt gjatë gjitha kohrave na terhjekë verejtjen qe të ikim nga idhujtaria, Sh. Pali terhek verejtjen duke na thënë se;

    14 Prandaj, o të dashurit e mi, ikni nga idhujtaria!
    15 Flas me ju si me njerëz të arsyeshëm: gjykoni vetë çka po them:
    16 Gota e bekimit, të cilën ne e bekojmë, a nuk është bashkim me Gjakun e Krishtit? Po edhe buka të cilën ne e ndajmë, a nuk është bashkim me Trupin e Krishtit?

    Këto shkrime kuptohen vetem në DRITEN – SHPIRTIN E SHENJT dhe ata qe nuk e kan DRITEN nuk mund të kuptojnë se çka na thotë Shkrimi. Nuk dua të ndalemi tash në duele se kush e ka dhe kush nuke ka por dua te vazhdoj në vijim ku Pali vazhdon duke thënë:

    “Prandaj, kushdo ha bukën ose pi kelkun e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i Trupit e i Gjakut të Zotit. Për këtë arsye secili më së pari ta shqyrtojë mirë veten e veç atëherë të hajë prej kësaj Buke e të pijë prej këtij Kelku. Sepse, kushdo ha e pi në qoftë se nuk e dallon Trupin e Zotit prej ushqimeve të tjera ha e pi dënimin e vet.”

    Do të thotë se; Shkrimi I Shenjt nuk na thotë qe mos të festojmë Darkene Shenjt duke ngrënë buken e VERTETË - JETË, jo, per-kunder asajna; Shklrimi na flet qe ne të ushqehemi me buken dhe të pijmë kelkun e Krishtit, Kujdes; duke na terhek verejtjen se kushdo ha bukën ose pi kelkun e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i Trupit e i Gjakut të Zotit.

    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    Levitiku 17:10-12
    10 Në rast se dikush nga shtëpia e Izraelit apo nga të huajt që banojnë midis jush ha çfarëdo lloj gjaku, unë do ta kthej fytyrën time kundër atij që ha gjak dhe do ta shfaros në mes të popullit të tij.

    11 Sepse jeta e mishit është në gjak. Prandaj ju kam urdhëruar ta vini mbi altar për të bërë shlyerjen për jetën tuaj, sepse është gjaku që bën shlyerjen e fajit për jetën.

    12 Prandaj u kam thënë bijve të Izraelit: asnjëri prej jush nuk ka për të ngrënë gjak; as i huaji që banon midis jush nuk ka për të ngrënë gjak".
    Nëse të them se me vjen çudi per këtë qe ethua, sigurisht se nuk flas te verteten. Nuk çuditna sepse kjo qe thua ti; të e barazon Gjakun e Krishtit me cfaredo lloj gjaku qoftë edhe të idhujve, kjo nuk është e natyres hyjnore por pjellë e djallit, he medet per ty dhe per ata qe mësojnë dhe shpjegojnë sikurse ty!!! E, ju, bindu se jeni pjellë e tij.

    Shkrimi I Shenjt kerkon qe të dallojmë goten eZotit me gotten e djallit:

    Prandaj, o të dashurit e mi, ikni nga idhujtaria! Flas me ju si me njerëz të arsyeshëm: gjykoni vetë çka po them:

    Gota e bekimit, të cilën ne e bekojmë, a nuk është bashkim me Gjakun e Krishtit? Po edhe buka të cilën ne e ndajmë, a nuk është bashkim me Trupin e Krishtit?

    Pasi është një bukë e vetme, ne, edhe pse shumë, jemi një trup i vetëm: pse të gjithë jemi pjesëtarë të një buke.

    Shikoni Izraelin thjesht si popull: ata që hanë nga flitë a thua nuk janë pjesëmarrës të lterit?

    Çka, pra, dua të them: se flia kushtuar idhullit është diçka? Ose idhulli është diçka? Mu të kundërtën! Porse [paganët] u flijojnë djajve e jo Hyjit; e unë nuk dua të bëheni pjesëtarë të djajve. Nuk dua ta pini gotën e Zotit dhe gotën e djajve. Nuk mund të jeni pjesëtarë të tryezës së Hyjit dhe të tryezës së djajve. A mos mendojmë ta nxisim xhelozinë e Zotit? A mos jemi më të zotët se Ai? (1 e Kor; 10-22)

    Mos I perziej - ngatërro tjeter Shkrimin e shenjt me perralla te kulles së rojes .
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #518
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Coptic,
    Ti e barazon Gjakun e Krishtit me "cfaredo lloj gjaku"?
    Kaq pak vlere ka per ty ai gjak qe u derdh per shpetimin tend?

    Por, akoma me teper, ngrenia e MIshit dhe Gjakut te Krishtit, eshte nje ngrenie sakramentale, permes Bukes dhe Veres, jo nje ngrenie natyrale. Po te ishte ngrenie natyrale, Krishti do kishte prere duart dhe do u kishte dhene dishepujve gjakun e vet fizikisht!

    Ai u lartesua ne Kryq, vdiq, u varros, u ringjall dhe u lavderua. Nqs nuk do kishin ndodhur keto, ne nuk do mundeshim te hanim Mishin dhe Gjakun e Tij! Ne hame sot Ate permes Darkes se Zotit qe festohet nga te gjitha Kishat! Eshte feste coptic, eshte festa e clirimit tone permes Gjakut te Qengjit. Ashtu sikurse izraelitet hengren qengjin qe i mbrojti nga denimi me gjakun e vet, ashtu dhe ne e hame sot Qengjin e Vertete qe na mbron nga denimi me Gjakun e Vet!

    Por ju as nuk e festoni fare kete darke, sepse liderat tuaj as nuk ju lejojne ta merrni ate Gjak,qofte dhe ne menyre simbolike, por vetem ta prekni me duar!

    Megjithate, duhen dalluar disa ngrenie gjaku:

    1-) Ngrenie Sakramentale -> Permes Transubstacionit, pra permes ndryshimit te substances por jo formes (buka dhe vera nuk ndryshojne formen por esencen)
    2-) Ngrenie simbolike -> Thjesht perkujtim permes bukes dhe veres.
    3-) Ngrenie natyrale -> Pirje e gjakut ne menyre natyrale sic benin paganet

    Ne Bibel ndalohet vetem e treta.
    I dashur, ata liderat e mi, qe nuk e ke idene per ke flet jane lart, dhe jane dy: Jehovai - Ati i Shenjti, dhe Biri i Tij - Jezui. Dhe fale Fjales se Atit, une kam arritur te njoh te verteten qe te ben te lire. Nuk kam frike nga gjaku i askujt, por kam ate qendrim qe Shkrimet me udhezojne te kem. Nuk ka kurrefar dallimi i substances, por vetem i qellimit. Gjaku mbetet i shenjte, jo i thjesht sic e konsideron ti nje lloj. Gjaku eshte shpirti sipas shkrimeve, vete jeta. Jeta eshte e shenjte sepse buron nga Lart. Prandaj kur flasim per gjakun, ai nuk ka kategori 1, 2 e 3, por ka nje JO te madhe ne shkrime, qe madje ka te beje jo vetem me perdorimin, por edhe pikepamjen qe duhet te kemi per te.

    Une pranoj qe buka pa maja (simbol i trupit pa mekat) dhe vera (simbol i gjakut) jane simbole perkujtimi, jo te shijes, por te aktit me te larte te bere nga nje Person.

    Prandaj, ajo qe besoj, nuk eshte nga emocionet, por nga nje studim i kujdesshem i Shkrimeve, sepse jetojme ne nje kohe kur sic profetizoi Danieli, njohuria per gjerat e thella po perhapet shume, madje me bollek. Kjo njohuri vjen nga studimi i sinqerte i Shkrimve.

    coptic
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  9. #519
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Coptic
    Gjaku mbetet i shenjte, jo i thjesht sic e konsideron ti nje lloj. Gjaku eshte shpirti sipas shkrimeve, vete jeta. Jeta eshte e shenjte sepse buron nga Lart. Prandaj kur flasim per gjakun, ai nuk ka kategori 1, 2 e 3, por ka nje JO te madhe ne shkrime, qe madje ka te beje jo vetem me perdorimin, por edhe pikepamjen qe duhet te kemi per te.
    Coptic, përderisa ti e pranon se gjaku është jetë, përse refuzoni t'i jepni gjak dikujt që ka nevojë për të? Kaq mëkat qënka të ndihmosh dikë të jetojë duke dhënë gjak për të?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #520
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    ca shkrime te lute, e jo pallavra plakash!
    Po cfar shkrimesh do ti mor zoteri akoma ? Po te jesh i verber?
    Ty te kjo teme te jane trasmetuar kaq shume shkrime sa askujt tjeter!
    Problemi eshte se ti je realisht,bir i atit tend ... I cili e njeh Perendine dhe dridhet ndaj Tij.Prandaj ju porosit ta adhuroni.
    Sfida e vertete e tij eshte me Krishtin .Perpjekja per te zbehur driten e Tij...Dhe per te larguar te zgjedhurit nga Rruga e Vertete.
    Adami e humbi betejen me te pikerisht,se nuk degjoi Perendine per te ngrene Pemen e Jetes(Krishtin),por pemen e njohjes se Mires dhe te Keqes.(nga e cila ngopeni ju edhe sot)
    Po edhe sot, zoti qe adhuroni ju, porosit : mos e hani ushqimin qe jep Jete te Perjeteshme!

    Mos hani Buken(trupin e Krishtit)

    Mos pini Veren(gjakun e Krishtit)Krishti thote : Kush ha mishin tim,dhe pi gjakun tim ka Jete te Perjeteshme

    Gjithsesi kjo eshte zgjedhja juaj(si bij te atit tuaj).
    Une thjesht te keshillova mos e ndyeni me gojen dhe frymerat tuaja, Emrin e Zotit Krisht! mbase lehtesoheni ndopak ne diten e fundit........
    Ndryshuar për herë të fundit nga Luani33 : 12-02-2010 më 10:27

Faqja 52 prej 55 FillimFillim ... 2425051525354 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare
    Nga GiSHteZa në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  2. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  3. Dëshmitarët e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  4. Deshmitarja e Jehovait vret veten ?
    Nga Arrnubi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 22:26
  5. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •