Close
Faqja 53 prej 55 FillimFillim ... 3435152535455 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 530 prej 548
  1. #521
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Coptic, përderisa ti e pranon se gjaku është jetë, përse refuzoni t'i jepni gjak dikujt që ka nevojë për të? Kaq mëkat qënka të ndihmosh dikë të jetojë duke dhënë gjak për të?
    Une pranoj qe gjaku eshte jete, fale Bibles, keshtu qe edhe kur eshte fjala per perdorim perseri i drejtohem Bibles, dhe ajo thote qe i vetmi perdorim i drejte i cfaredo gjaku te nje gjallese, duhet derdhur perdhe.

    coptic
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  2. #522
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga Luani33 Lexo Postimin
    Po cfar shkrimesh do ti mor zoteri akoma ? Po te jesh i verber?
    Ty te kjo teme te jane trasmetuar kaq shume shkrime sa askujt tjeter!
    Problemi eshte se ti je realisht,bir i atit tend ... I cili e njeh Perendine dhe dridhet ndaj Tij.Prandaj ju porosit ta adhuroni.
    Sfida e vertete e tij eshte me Krishtin .Perpjekja per te zbehur driten e Tij...Dhe per te larguar te zgjedhurit nga Rruga e Vertete.
    Adami e humbi betejen me te pikerisht,se nuk degjoi Perendine per te ngrene Pemen e Jetes(Krishtin),por pemen e njohjes se Mires dhe te Keqes.(nga e cila ngopeni ju edhe sot)
    Po edhe sot, zoti qe adhuroni ju, porosit : mos e hani ushqimin qe jep Jete te Perjeteshme!

    Mos hani Buken(trupin e Krishtit)

    Mos pini Veren(gjakun e Krishtit)Krishti thote : Kush ha mishin tim,dhe pi gjakun tim ka Jete te Perjeteshme

    Gjithsesi kjo eshte zgjedhja juaj(si bij te atit tuaj).
    Une thjesht te keshillova mos e ndyeni me gojen dhe frymerat tuaja, Emrin e Zotit Krisht! mbase lehtesoheni ndopak ne diten e fundit........
    Nese une qenkam Biri i Satanait ateher perse ti si sherbetor i Perendise ke frike nga ato qe zbulohen? Sepse nuk kujtoj qe nje sherbetor i Perendise se Vertete ka nevoje te fshihet pas fjaleve dhe pallavrave te plakave.

    Sa i perket Adamit, me mire te mos e permendesh sepse nuk e ke idene se per cfare flet Bibla me duket. Adami nuk duhej te hante, i dashur, nga pema e njohjes se te mires dhe te keqes. Por se hengri nga kjo peme ishte gabimi, jo se nuk hengri nga pema e jetes, prandaj mos i ngaterro gjerat. Lere Biblen te te drejtoje, jo emocionet. Ate dite po presim me padurim, kur e verteta do te shkelqeje mbi gjithcka.

    coptic
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  3. #523
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    Une pranoj qe gjaku eshte jete, fale Bibles, keshtu qe edhe kur eshte fjala per perdorim perseri i drejtohem Bibles, dhe ajo thote qe i vetmi perdorim i drejte i cfaredo gjaku te nje gjallese, duhet derdhur perdhe.

    coptic
    Hmmm, më vjen keq Coptic që ta them por nga përgjigja që më dhe dukesh se je shumë i indoktrinuar dhe kjo gjë nuk të lë të shohësh qartë.

    Ashtu siç i the Luanit se Zoti nuk i tha Adamit që të hajë nga Pema e Jetës, por që të mos hajë nga Pema e njohjes, po kështu të them edhe unë ty, Perëndia nuk tha të mos i japësh gjak atij që ka nevojë.

    Pra një urdhër të tillë nuk ekziston në Bibël.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #524
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Copitic, në Bibel shkruan se në Darken e Pashkës (fundit), Kur u bë natë, Jezusi u ul në tryezë bashkë me të Dymbëdhjetët dhe ndërsa po hanin, Jezusi mori bukën, i dha lavdi Hyjit, e theu, ua dha nxënësve të vet e tha:

    “Merrni, hani: ky është trupi im!”

    Pastaj mori kelkun, u falënderua, ua dha e tha:

    Pini prej tij të gjithë, sepse ky është gjaku im ‑ gjaku i Besëlidhjes ‑ që do të derdhet për të gjithë në shpërblim të mëkateve" (Mt 26; 26-29).

    Krishti tha "merrni, hani, ky është trupi im", më thuaj, çka hëngren nxënësit?

    Krishti u tha; "Pini prej tij të gjithë, sepse ky është gjaku im.."! Çka pinë nxënësit?

    Si e shpjegoni-besoni ju këtë? Ishte simbolike kjo qe thotë Zoti? Apo ishte magji qe ushtronte Zoti mbi apostuj kjo? apo, çka sipas te ashtquajturve deshmitarëve te Jehovait?

    Apo kjo qe thuhet këtu, si shpjegohet nga D.J?:

    Jezusi u tha shërbyesve:

    “Mbushni enët me ujë!” Ata i mbushën deri në grykë.

    “Merrini tani ‑ u tha atëherë ‑ e çojani kryetarit të tryezës.”

    Ata ia çuan. Kur kryetari i tryezës e kërkoi ujin e kthyer në verë ‑ e nuk e dinte nga vinte ‑ shërbyesit, që e kishin mbushur ujin, e dinin ‑ kryetari i tryezës e thirri dhëndrin dhe i tha:

    “Çdo njeri më parë vë në tryezë verën e mirë e, kur t’i nxehë pija, sjell verë më të keqe. Ti e paske ruajtur verën e mirë deri tani!”

    Kjo qe mrekullia e parë e Jezusit, të cilën e bëri në Kanë të Galilesë; e dëftoi lavdinë e vet dhe nxënësit e tij besuan në të. (Gjn 2; 7-11)



    Thuaj me pak fjalë se kur Krishti tha "merrni, hani, ky është trupi im dhe pini prej tij të gjithë, sepse ky është gjaku im.."! Çka pinë dhe çka hëngren nxënësit??
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 12-02-2010 më 12:48
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #525
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga coptic
    I dashur, ata liderat e mi, qe nuk e ke idene per ke flet jane lart, dhe jane dy: Jehovai - Ati i Shenjti, dhe Biri i Tij - Jezui. Dhe fale Fjales se Atit, une kam arritur te njoh te verteten qe te ben te lire. Nuk kam frike nga gjaku i askujt, por kam ate qendrim qe Shkrimet me udhezojne te kem. Nuk ka kurrefar dallimi i substances, por vetem i qellimit. Gjaku mbetet i shenjte, jo i thjesht sic e konsideron ti nje lloj. Gjaku eshte shpirti sipas shkrimeve, vete jeta. Jeta eshte e shenjte sepse buron nga Lart. Prandaj kur flasim per gjakun, ai nuk ka kategori 1, 2 e 3, por ka nje JO te madhe ne shkrime, qe madje ka te beje jo vetem me perdorimin, por edhe pikepamjen qe duhet te kemi per te.

    Une pranoj qe buka pa maja (simbol i trupit pa mekat) dhe vera (simbol i gjakut) jane simbole perkujtimi, jo te shijes, por te aktit me te larte te bere nga nje Person.

    Prandaj, ajo qe besoj, nuk eshte nga emocionet, por nga nje studim i kujdesshem i Shkrimeve, sepse jetojme ne nje kohe kur sic profetizoi Danieli, njohuria per gjerat e thella po perhapet shume, madje me bollek. Kjo njohuri vjen nga studimi i sinqerte i Shkrimve.

    coptic
    Shume mire coptic.
    Ky eshte besimi yt dhe ne te respektojme (ashtu sic mund te respektojme dhe nje pagan, musliman, apo ateist).Kuptohet qe ky respekt eshte per ty si njeri, si person i krijuar ne shembelltyren e Perendise, sepse per doktrinat qe beson ti, natyrisht nuk i respektojme dhe i konsiderojme demoniake.

    Thjesht jam kurioz te di se a e festojne DJ Darken e Zotit dhe si e festojne.
    A ha ti nga buka dhe vera ne perkujtim te sakrifices se Jezuit per ty?

    (Une kam degjuar se DJ nuk hane nga buka dhe vera, por vetem e prekin me dore, ndersa ata qe mendohet se do bejne pjese ne 144,000 personat qe do shkojne ne qiell, vetem ata mund te hane. Eshte e vertete kjo?)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 12-02-2010 më 18:39
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #526
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    Te pakten per ato qe beson eshte mire te kemi baze te forte biblike. Nuk kam asgje kunder teje, por perderisa ato pohime nuk kane shkrimet si mbeshtetje mbeten vetem kanun i disa njerezve qe e krijuan ne shek. III te e.s.

    coptic
    Coptic,

    Po mesoj gjera shume "interesante" e me baze "shume te forte biblike" nga kjo mikja ime qe i ka shpetuar kthetrave te doktrines se DJ-ve .

    Rrofte Krishti Mbret!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  7. #527
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    Nese une qenkam Biri i Satanait ateher perse ti si sherbetor i Perendise ke frike nga ato qe zbulohen? Sepse nuk kujtoj qe nje sherbetor i Perendise se Vertete ka nevoje te fshihet pas fjaleve dhe pallavrave te plakave.

    Sa i perket Adamit, me mire te mos e permendesh sepse nuk e ke idene se per cfare flet Bibla me duket. Adami nuk duhej te hante, i dashur, nga pema e njohjes se te mires dhe te keqes. Por se hengri nga kjo peme ishte gabimi, jo se nuk hengri nga pema e jetes, prandaj mos i ngaterro gjerat. Lere Biblen te te drejtoje, jo emocionet. Ate dite po presim me padurim, kur e verteta do te shkelqeje mbi gjithcka.

    coptic
    coptic

    Ti,i sillesh rrotull Bibles .Sepse lexon, i udhehequr jo nga Fryma e Krishtit, por nga libri tjeter qe i eshte hequr ajo pjese qe jep Jete??

    Kuptoj qe,Adamin e adhuroni. Per ju, ngrenja e pemes se njohjes eshte thjesh nje Gabim.Si femija qe hap dollapin dhe merr nje cokollate pa lejen e mamase!
    Adami i mjere, e futi gjithe krijimin ne rremuje gjigande.
    zoti juaj e ka per zemer Adamin : se qenja e pare u bind,dhe i dhuroi pushtetin ne kete krijim,perkohesisht!
    zoti juaj sigurisht nuk e ka per zemer Krishtin(Adamin e dyte,) sepse nga Ai humbi pushtetin perjetesisht!
    mesimi i tij eshte si te largohemi nga rruga qe te afron Krishtin!
    Si?- duke hequr Ushqimin qe jep Ai!

    Madheshtine e Birit si Perendi,ne Mbreterine e Atit, engjelli i rene i njeh, sepse kishte qene me pare, dhe zbuar ...
    Gjate tundimit engjelli i rene e provokoi Jezusin : ...ne se je biri i Perendise..? Luka4,3

    Alarmi i tij ishte se nuk po perballej me, me Perendine ne Mbreterine nga ishte perzene, por ketu ne toke,ne pronen dhe pushtetin qe dikur e kishte fituar ndaj nje njeriu
    Tani,po berballej me Birin e Perendise njeri!

    : Njeriu nuk rron vetem me buke,por me cdo fjale te Perendise...Luka4,4.
    degjoi ai i befasuar nga Jezusi.

    Ky njeri qe kishte perballe, po pergjigjej me gojen e vete Perendise!!
    Perendia i Gjalle, po jepte vehten si ushqim ,dhe kush do qe do te besonte ne Te, te rifitonte Jeten e perjeteshme, ate qe humbi nga mos bindja e Adamit.
    Zanafilla2,9
    ....ne mes te kopeshtit gjendeshin edhe Pema e jetes dhe Pema e njohjes te se mires dhe se keqes.
    Zanafilla3,22
    .....nuk duhet t'i lejohet te shtrije doren e tij per te marre edhe nga Pema e jetes keshtu qe ,duke ngrene nga kjo, te jetoje perjetesisht.
    Pra kuptohet qe Adami kishte te drejte te hante nga pema e Jetes ne mes te kopeshtit, por qe e humbi mbas renjes....
    Nuk besoj se rreshtat jane fjale plakash? apo jo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Luani33 : 12-02-2010 më 21:57

  8. #528
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Shume mire coptic.
    Ky eshte besimi yt dhe ne te respektojme (ashtu sic mund te respektojme dhe nje pagan, musliman, apo ateist).Kuptohet qe ky respekt eshte per ty si njeri, si person i krijuar ne shembelltyren e Perendise, sepse per doktrinat qe beson ti, natyrisht nuk i respektojme dhe i konsiderojme demoniake.

    Thjesht jam kurioz te di se a e festojne DJ Darken e Zotit dhe si e festojne.
    A ha ti nga buka dhe vera ne perkujtim te sakrifices se Jezuit per ty?

    (Une kam degjuar se DJ nuk hane nga buka dhe vera, por vetem e prekin me dore, ndersa ata qe mendohet se do bejne pjese ne 144,000 personat qe do shkojne ne qiell, vetem ata mund te hane. Eshte e vertete kjo?)
    Coptic, me te vertete ndodh kjo apo jane thashetheme?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #529
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Dielli_ime Lexo Postimin
    Coptic,

    Po mesoj gjera shume "interesante" e me baze "shume te forte biblike" nga kjo mikja ime qe i ka shpetuar kthetrave te doktrines se DJ-ve .

    Rrofte Krishti Mbret!
    Pse nuk i ndan edhe me ne keto gjera shume interesante?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #530
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Ja le t'ia nisim me te paren, Marcus .

    Coptic, pse nuk e lusni lutjen Ati Yne?

    QLJK!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare
    Nga GiSHteZa në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  2. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  3. Dëshmitarët e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  4. Deshmitarja e Jehovait vret veten ?
    Nga Arrnubi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 22:26
  5. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •