Close

Rezultati i Sondazhit: A do t'i ndihmonit Shqiptarëve Musliman të Maqedonisë>

Votues
84. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    55 65.48%
  • Jo

    19 22.62%
  • Nuk kam qendrim

    4 4.76%
  • Ndoshta

    6 7.14%
Faqja 9 prej 38 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 378
  1. #81
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Më vjen keq kur kjo pyetje devijon dhe keqinterpretohet, unë me anë të ketij sondazhi deshta ta dij se a jeni në gjendje që për Shqiptarët e Maqedonisë të cilët janë Musliman, janë "Turq" "Arab" apo çka doni thuani (sipas jush), a jeni në gjendje ta thyeni akullin?
    Pse e bëra këtë pyetje?, ku ishte qëllimi?
    Shumë faktor duke u nisur nga: Shqiptarët e Maqedonisë na ndihmuan gjatë luftës në Kosovë duke strehuar shumë familje, Shqiptarët e Maqedonisë na ndihmuan në rastin e Shkodres, Shqiptarët e Maqedonisë festuan me neve Pavarsinë, Shqiptarët e Maqedonisë ishin arsyeja që Maqedonia e pranoj Kosovën si shtet, Shqiptarët e Maqedonisë ishin ata që ndikuan edhe në ndërtimin e marrëdhenieve diplomatika Prishtinë-Shkup, Ne ketu në forum kemi mendime të kundërta ideologjike, partiake apo shoqërore mirpo a do të ishin në gjendje që prapë ti thyejmë keto qendrime vetëm e vetëm për hir të përkatësisë tonë Kombëtare dhe për hir të Bashkimit Kombëtar që është ideal i Shqiptarëve.
    Pra nuk kam pas qellim ndarje fetare të sjell ketu, e ceka fenë sepse diskriminimi është në vija etnike dhe fetare dhe skemi se si të mos e cekim sepse nuk bëhët fjal vetëm për fenë Islame por edhe për atë Krishtere (Katolike) bëhët fjal për shtëpinë e Nënë Terezes, ku planifikohet që ajo shtepi të shëndrrohet në Kishë Ortodokse dhe themelet kulturore Shqiptare të zhduken.
    Nese thuani se jemi ekstremistë ta them të drejten më pelqen ky që jam, jam ekstremistë kur shoh se po shkelen vëllezërit e mi, si ata Musliman në Maqedoni, Katolik+Musliman në Shkoder e kudo në botë, jam ekstremistë sepse luftoj për të drejtat e mia dhe për lirinë time dhe të Kombit tim, luftoj për të mos u shuajt kultura ime Fetare dhe Kombtare andaj sa është e drejtë të quhemi ne Shqiptarët ekstremistë? Maqedonët të cilët nuk po lënë metodë pa i luftuar Shqiptarët nuk janë ekstremistë????!!!!!
    Ju kisha lutur të keni vëmendje sepse Beogradi para 1 dekade i quajti UÇK ushtri terroriste dhe fundamentalista dhe ato duke propaganduar nëpër mediat Serbe se Serbet vetëm se po mbrohen askënd nuk po e sulmojnë, ndërsa realisht ishin pikërisht Serbet ata që synonin ta shpopullsonin popullaten Shqiptare të Kosovës dhe të bënin "s'pastrim etnik", kurse ne ishim ekstremistë!!!
    Nese realisht kjo që kerkojmë ne është ekstremizëm atëherë unë publikisht e pranoj se jam ekstremistë dhe mburrem me këtë që jam, por ju kisha lut juve që të mos bjeni pre e ketyre gjërave dhe të mendoni kundër Shqiptarëve ashtu siç menduan Serbet dhe të propagandoni siç propaganduan mediat Serbe po them keshtu ngase pashë postime të tmerrshme dhe mos ju mshoni vul fjalëve të tyre duke i quajtur vëllezërit tuaj ekstremistë vetëm pse ata mbajnë një X fe, madje edhe votimi i sondazhit flet të veten 6 - 23.08% janë kundër

    Bashkimi bënë fuqi!

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Une nga shumica e shqiptareve te Maqedonise qe kam njohur kam vene re qe ne vend te pare vene fene e arabise se sa rrenjet e Shqiptarise .

    Prandaj do ndihmoja vetem nje pakice shqiptare , kurse per ata qe frymezimin e gjejne ne meke nuk do ndihmoja se u del e u mjafton allahu .

    Edhe ky qe ka hapur temen , na thote se u dashkan ndihmuar kjo rryme vehabiste qe kerkon xhamia e jo shkolla , universitete , gjuhe dhe kulture shqipe .

    Keta shtepine e Nene Terezes e qajne vetem qe nuk po behet xhami por po e ben sllavi kishe ortodokse .
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 06-02-2010 më 07:12
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  3. #83
    Me vjen keq per shqiptaret e Maqedonise qe nuk arrine te kuptojne se ku deshtojne ne perpjekjet e tyre per te pasur te drejta dhe simbole brenda shtetit maqedonas. Nese ne mes te Shkupit do te ndertohet nje Kishe e madhe, nuk eshte aspak produktive per çeshtjen shqiptare qe nga ana e shqiptareve te kerkohet ndertimi i nje Xhamije. Islamizimi i çeshtjes shqiptare eshte fundi i shqiptareve, ashtu si: ndodhi me çeshtjen Came. Nese shqiptaret ne Maqedoni do te "luftojne" per fe pra per islam, e kane te humbur luften pa e filluar ende ate. Nese shqiptaret ne Maqedoni do te luftojne per flamur, per shqiptari, per te drejtat e shkollim ne gjuhen shqipe, per te drejten e punsimit, atehere shume beteja do te fitoheshin dhe ndoshta edhe krejt lufta.
    Me kujtohet para luftes ne Kosove, kur Vuk Drashkoviçi shkonte ne Paris per vizite zyrtare, me duket se ishe ministri i jashtem i Jugosllavise qe perbehej nga Serbia dhe Mali i Zi. Gjate nje konference shtypi pyetjes se, ne Kosove ka shkelje te te drejtave te njeriut ai ju pergjigj ne kyte menyre: "Ne ne Kosove shqiptareve jua kemi lejuar te gjitha te drejtat, i kane kerkuar Xhamite e tyre dhe i kane, askush nuk eshte duke i ndaluar qe te pratikojne islamin". Pra Drashkoviçi me hipokrizine e tije te djallezuar, tentonte qe luften e shqiptareve per liri, t'a shenderronte ne nje lufte fetare, sikur shqiptaret ne Kosove ishin duke luftuar si musliman per Xhami, dhe jo si shqiptar per liri. Dhe ky ishte sekreti i luftes ne Kosove, sepse nuk u paraqit dhe nuk ishte nje lufte fetare, sepse po te ishte nje gje e tille, Kosova do te kishte pasur fundin e Ceçenise. Me vjen e keq qe ne Maqedoni shqiptaret nuk arrijne t'a kuptojne nje gje te tille, islamizimi i çeshtjes kombetare, eshte fundi i kesaje çeshtje.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Projekti “Shkupi 2014” pa asnjë element shqiptar
    Kjo është bërë me vetë vullnetin e shqiptarëve dhe subjekteve të tyre politike,kulturore,sportive,arsimore etj,që Shkupi të zhvishet nga "elementet" shqiptare.
    Pse?
    Shqiptarët "luftuan" që vetë të jenë popull periferik në Maqedoni,kur të dy Universitetet,të paktën njëri është dashur të hapej dhe të funkiononte në Shkup,e jo të dy Universitetet në Tetovë,pasi që Tetova ashtu-k'shtu njihej si qytet me "elemente" shqiptare.
    Për dallim prej Shkupit,Tetova as nuk kishte e as nuk ka infrastrukturë për mbajtjen e dy Universiteteve me ato mijëra studentë,kuadro arsimor,konvikte,salla sportive,biblioteka e infrastrukturë për zhvillimin e praktikave të studiusëve të dy Universiteteve...etj
    Në Tetovë,për dallim prej Shkupit,nuk janë të vendosura as institucionet më të larta shtetërore si:
    Qeveria
    Kuvendi (Parlamaneti)
    Presidenca
    Ambasadat e huaja
    Kori diplomatik
    Shtabet e ushtrisë dhe policisë
    Spitalet
    Aeroporti
    Biblioteka qendrore
    Asnjë nga ministritë
    Banka qendrore
    etj,etj

    Bile në Shkup nuk janë as selit e partive politike të cilat herë njëra e herë tjetra qeverisin Maqedoninë së bashku me partit maqedonase.Pra k'to parti qeverisin nga Tetova periferike e jo nga Shkupi si kryeqytet.
    Mandej pozita gjeografike e Shkupit ishte shumë më e përshtatshme se sa ajo e Tetovës për lidhjet e saja me Kosovën.

    Nga Shkupi egzistojnë lidhjet ajrore,hekurudhore dhe automobilistike,për dallim prej Tetovës që lidhet diku me një cep të rrugës (vetëm vija automobilistike) me pikën shumë pak të frekuentuar në kufi me Kosovën (Glloboqicë),ku gjatë dimrit kjo rrugë më shumë rrinë e mbyllyr se e hapur.

    Ne Shkup gjatë dekadës së fundit janë vendosur si banor të përhershëm të Shkupit me mijëra kuadro maqedonase si,ekonomistë,juristë,mjek,profesorë,politikolog,s portisë etj etj për dallim që kuadrot shqiptare të k'tyre profileve qofshin ato të Shkupit,Kumanovës,Dibrës etj vendosen në periferi të Maqedonisë përkatësisht në Tetovë.

    Derisa elita intelektuale shqiptare janë grumbulluar diku atje në periferi të Maqedonisë (Tetovë),kryeqendra e Maqedonisë,Shkupi,gjithnjë emë shumë frymon maqedonisht,kuptohet me ndihmën e vetë shqiptarëve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 06-02-2010 më 08:57
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  5. #85
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    Une nga shumica e shqiptareve te Maqedonise qe kam njohur kam vene re qe ne vend te pare vene fene e arabise se sa rrenjet e Shqiptarise .

    Prandaj do ndihmoja vetem nje pakice shqiptare , kurse per ata qe frymezimin e gjejne ne meke nuk do ndihmoja se u del e u mjafton allahu .

    Edhe ky qe ka hapur temen , na thote se u dashkan ndihmuar kjo rryme vehabiste qe kerkon xhamia e jo shkolla , universitete , gjuhe dhe kulture shqipe .

    Keta shtepine e Nene Terezes e qajne vetem qe nuk po behet xhami por po e ben sllavi kishe ortodokse .
    Gabim je zotëri , nuk i dinë mirë gjërat , e mos u ngut ..
    Pra , ku fillon të ndërtohet kisha mu aty është shtëpia e N.Terezës këtu e shef kah mesi i videos është :

    ...pastaj Xhamia që kërkohet të ndërtohet është pjesa tjetër ku ishte 500 vite Xhami e shundrua në zyre sllavesh në kohën e Jug ..
    Mos ja futni kot , se edhe ashtu fundi i fundit e bëjmë luftën vet , sikurse e kemi bërë gjdo herë ..
    P.S. mos mi fshini komentet pa arsye!

  6. #86
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Leme mor Kushtrim shulin. Shuli , shul mbetet.

    GV_USA
    Oo ky as shul nuk oshte ....sdi qka i thot njeri kti
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Naten e mire, mdoket jeni qu ne krahe te majte sot SHpresoj qe neser do te zgjoheni ne krah te djathte.
    .......
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Po normal qe nuk e dojm Terezen sepse ajo nuk ka bere asgje per shqiptaret.
    Thuaj nuk e dua dhe jo nuk e dojm

  7. #87
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Në qendër të Shkupit u organizua protesta kundër propozimit të Qeverisë për ndërtimin e një kishe në lokacionin ku më parë ka qenë shtëpia e nobelistes shqiptare Nëna Terezë.


    Protesta u organizua nga lëvizja “Zgjohu”, ndërsa ajo u mbështet nga partitë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, Bashkimi Demokratik Shqiptar dhe partitë e shoqatat joqeveritare shqiptare.

    Kryetari i lëvizjes "Zgjohu", Artan Grubi deklaroi se nuk mund të ndërtohet një kishë mbi themelet e shtëpisë së nobelistes shqiptare.

    “Ne kërkojmë që të ndërtohet shtëpia memoriale e nobelistes shqiptare Nënë Terezë ne sheshin qëndror të Shkupit si një objekt, i cili do të ishte me leverdi të jashtëzakonshme për qytetin e Shkupit në vend të ndërtimit të xhamive dhe kishave me para të taksapaguesve të shtetit të Maqedonisë, sepse taksapaguesit u përkasin feve të ndryshme këtu në vendin tonë", theksoi Grubi.

    Kundër iniciativës janë shprehur edhe intelektualë shqiptarë dhe maqedonas, por edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Trifun Kostovski.

    Agjencia e lajmeve Iliria
    Mos ja futni kot .

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Oo ky as shul nuk oshte ....sdi qka i thot njeri kti

    .......


    Thuaj nuk e dua dhe jo nuk e dojm
    Ok me fal vllacko,ti e don ate?
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  9. #89
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Zgjohu dënon ashpër projektin "Shkupi 2014

    http://www.mesazhi.com/modules/news/...sh%20shkup.JPG

    Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!”, e mbështetur nga mbi 20 OJQ tjera shqiptare, dënon ashpër dhe e cilëson si të papranueshëm projektin "Shkupi 2014" të prezentuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë nëpërmjet Komunës Qendër.

    “Pas 3 viteve me paralajmërime të njëpasnjëshme konstruktive dhe dashamirëse rreth rreziqeve që ndërtimi i kishës ortodokse në shesh do të nxis, Lëvizja ZGJOHU! konsideron që e gjithë përgjegjësia për përkeqësimin dhe radikalizimin e situatës do t'i takojë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komunës Qendër e cila me kokëfortësi vazhdon të provokojë shqiptarët dhe komunitetet tjera. Proekti "Shkupi 2014" ka për qëllim të nxitë urrejtje dhe ngjason me skenarin dhe temën e filmit 2012 të përkthyer në rrethana vendore”, thuhet në reagimin e lëvizjes “Zgjohu”.

    ZGJOHU! i është drejtuar me një kërkesë konkrete të gjitha Ambasadave dhe organizatave ndërkombëetare në Maqedoni për përkrahjen e tyre në shmangjen nga një situatë e tillë pasi që do të ketë pasoja dhe komplikime të paparashikueshme për këtë vend në kohën më të rëndësishme për të ardhmën e vet.

    “Ky proekt i marrë që kushton miliona Euro nga buxheti shtetëror, do të nxisë tensione të paparashikueshme ndëretnike dhe ndërfetare, të pakrahasueshme me ato që i përjetuam për Enckilopedinë dhe imponimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë fillore”, thuhet në reagim

    Në rast se Qeveria nuk tërhiqet nga ky proekt, Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” do të ftojë Bashkësinë Fetare Islame dhe atë Katolike që të ngrejnë zërin lartë në shenjë proteste dhe të bojkotojnë konferencën botërore ndërfetare që do të mbahet ne Maj si dhe të na bashkangjiten në protesta masovike në Ohër gjatë kohëzgjatjes së konferencës për të demaskuar djallëzinë e Qeverisë.

    Lëvizja ZGJOHU! konsideron që ky proekt është pika që ka derdhur kupën e diskriminimit dhe do të fillon konsultime me të gjitha OJQtë dhe partitë politike shqiptare rreth mundësisë që bashkarisht t'i ftojmë qytetarët në protesta si dhe të shqyrtojmë hapa tjerë për të penguar këtë proekt monoetnik dhe monofetar që nxit urrejtje.

    “Ky proekt nuk përmban asnjë element tjetër shtetndërtues të këtij vendi multietnik dhe multikonfensional përveq se atij maqedonas dhe përcjell porosinë "Një Maqedoni sa më Maqedonase" që është doktrina e vetme që udhëheq Qeverinë në 4 vitet e fundit. Kjo doktrinë nuk është në përputhje me realitetin, kushtetutën si dhe përcaktimet e deklaruara shtetërore për një shoqëri tolerante, multietnike dhe multikonfensionale që pretendon të anëtarësohet në BE dhe NATO”, thuhet më tej në reagim. (INA)

  10. #90
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Ok me fal vllacko,ti e don ate?
    Po , dhe per 3 arsye .

    Eshte krijese e Zotit .
    Eshte Shqiptare dhe
    Eshte figuraqe na ka tregu si popull me zemergjersi te jashtezakonshme

Faqja 9 prej 38 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •