
Postuar më parë nga
Llapi
Me keqardhje i njoftoi mjekerrcjapat e aganin dhe reketashat e rambos se greva ne te cilen paten dor keta ka perfundue si eshte me mire.
Ndërpritet greva e policëve
Nga Nebih Maxhuni & Dafina Myrtaj më 05.02.2010 në ora 7:49
Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur se policët grevistë janë njoftuar se do të rishikohen dhe korrigjohen të gjitha gabimet që janë shfaqur në sistemin aktual të pagave nga një grup punues, përfshirë edhe kompensimin në mënyrë retroaktive.
Gjithashtu sistemi i pagave do të ri-shikohet dhe do të bëhet implementimi i ngritjes së pagës bruto, sipas së cilës zyrtarët policor patrullues do të marrin 355 euro, plus ndërrimi i natës, zyrtarët policor në administratë do të marrin 320 euro, zyrtarët policorë në hetime do të marrin 395 euro, njësitet speciale operative 395 euro, njësitë e specializuara 415 euro dhe Njësiti special intervenues 430 euro.
Sipas komunikatës të gjithë zyrtarët policor pavarësisht gradës do të marrin rritjen në pagë varësisht nga njësitë ku punojnë.
“Synimi i menaxhmentit të lartë të Policisë së Kosovës është që në kuadër të kornizave ligjore dhe në bashkëpunim me të gjitha Rajonet, Stacionet, Njësitë dhe Departamentet të vazhdohet me përmirësimin e kushteve të punës të zyrtarëve policor”, thuhet në komunikatë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, toger Baki Kelani tha për Kosovapress se tashmë është arritur një marrëveshje mes policëve grevist dhe MPB dhe që nga orët e pasmesnatës të gjitha njësitet e specializuara janë tërhequr nga greva.
“Që pas mesnate policët e kanë ndërprerë grevën, pasi është marrë vendim që të ketë rishikim për një ngritje pagash, por edhe disa rishikime tjera që kanë kërkuar njësitet e specializuara. Detajet tjera do të dihen më vonë”, ka thënë Kelani.
Katër ditë radhazi me kërkesat për ngritje të pagave dhe zbatimin e Ligjit për Policinë, më shumë se 10 njësi të specializuara të policisë e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre përmes grevës, ndërsa kanë kërkuar rritje të pagave dhe ndryshim të kontratave.
Mbrëmë deri vonë pas mesnate kanë që ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti dhe drejtues të lartë qeveritar që kanë negociuar me njësitet e specializuara, të cilat tash e sa ditë kishin hyrë në grevë.
Ndryshe, me kërkesat për ngritje të pagave dhe zbatimin e Ligjit për Policinë, për katër ditë 14 njësi të specializuara të policisë e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre përmes grevës, ndërsa kanë kërkuar edhe rritje të pagave prej 100 për qind dhe ndryshimin e kontratave të punës nga ato të përkohshme në të përhershme. (Kosovapress)
Ndërpritet greva e policëve
Mbrëmë në orët e vonshme është ndërprerë protesta e të gjitha njësive policore të Kosovës, të cilët për tri ditë kishin protestuar në Kishnicë.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani ka konfirmuar për Express ndërprerjen e protestës. “Sot gjithçka është normalizuar dhe të gjithë policët i janë kthyer punës. Është arritur një marrëveshje detajet e së cilës do ti publikojmë gjatë ditës së sotme.
Krijoni Kontakt