Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295

    Kryeministri ndërton shtëpi në lagje të paurbanizuar

    Publikuar: Sot, më 03 mars 2010

    ishtinë, 3 mars - Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, së shpejti pritet të bëhet me shtëpi të re, të cilën është duke e ndërtuar në periferi të qytetit, saktësisht në zonën industriale në “Veternik”, lagje kjo ende e paurbanizuar.
    Sipas një shkrimi të gjerë, të botuar sot në “Koha Ditore”, përveç që është shtëpia e kryeministrit të Kosovës, objekti në ndërtim e sipër dallohet nga shtëpitë e lagjes edhe për shkak të hapësirës marramendëse prej dy mijë metrash katrorë në oborrin prej tre hektarësh. Shtëpisë së fundi i është vënë pullazi, por ajo nuk do të jetë e gatshme për banim deri në verë. Kjo për faktin se shtëpia kërkon angazhim dhe punë të veçantë, pasi që ajo është pronë e prijësit të Qeverisë, Hashim Thaçi. Kështu të paktën thonë punëtorët që janë duke punuar tash sa muaj në shtëpinë e kryeministrit.
    “Kjo shpi është e madhe edhe i ka nja dy mijë metra katrorë. Na kemi nis me punu verës dhe ndoshta e kryjmë deri verën tjetër. Nuk e dimë sigurt a është kjo shpi e vllaut të kryeministrit a e kryeministrit, edhe pse neve na kanë thanë që është e vllaut të tij. Na kryeministrin nuk e kemi pa ktu kurrë e mundet me kanë edhe e tij, si dihet”, tregon njëri nga punëtorët.
    Ky punëtor thotë se për ndërtimin e shtëpisë dykatëshe të kryeministrit është angazhuar një kompani ndërtimi nga fshati Nekoc i Komunës së Drenasit.
    Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, ka thënë se “ndërtimi i shtëpisë së kryeministrit është çështje e tij personale”. “Është mirë që kryeministri është duke ndërtuar shtëpi”, ka qenë konstatimi i zëdhënësit të Qeverisë. Në formularin për publikimin financiar të kandidatit për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2007, të cilin e ka “Koha Ditore”, Hashim Thaçi pati deklaruar se ka vetëm një xhirollogari bankare në Bankën e Re të Kosovës tash NLB, në të cilën shkruante se i ka vetëm 540 euro. Kurse si paga të përgjithshme vjetore pati deklaruar 7.800 euro si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe 28.421 euro si anëtar i Ekipit të Unitetit. Ndërsa si pasuri të patundshme kishte deklaruar shtëpinë e tij në lagjen “Arbëria” prej 200 metrash katrorë në vlerë prej 150 mijë eurosh, pastaj shtëpinë prej 250 metrash katrorë në fshatin Burojë të Komunës së Skenderajt në vlerë prej 70 mijë eurosh, si dhe shtatë hektarë tokë në vlerë prej 140 mijë eurosh po në fshatin Burojë.
    Por prej fundit të vitit 2007, kur kryetari i PDK-së u bë kryeministër e deri më tash, të ardhurat e kryeministrit duke iu referuar pagës së tij mujore, e cila është rreth dy mijë euro, nuk arrijnë as 50 mijë euro për dy vjet e dy muaj.
    Thaçi është larguar nga shtëpia e tij në lagjen “Arbëria” pas incidentit me Fazli Sejdiun, tashmë i akuzuar për tentativë vrasjeje kundër Thaçit. Aktualisht kryeministri është duke banuar në një banesë kolektive në lagjen “Kodra e Diellit”, në Prishtinë.
    Sikur edhe shumë politikanë të tjerë kosovarë ai ka preferuar të ndërtojë shtëpi në periferi, më saktësisht afër hotel “Gorenje” në “Veternik”. Në këtë pjesë janë ndërtuar shtëpi të shumta pa leje, pasi që Komuna e Prishtinës nuk ka plan urbanistik ende për këtë zonë.
    Pavarësisht kësaj kryeministri Thaçi i ka gjetur mënyrat që të pajiset me leje ndërtimi. Bazë për këtë ai ka pasur planin hapësinor të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, në të cilin janë bazuar edhe zyrtarët komunalë.
    Shtëpitë e fqinjëve të ardhshëm të kryeministrit nuk kanë leje ndërtimi, mirëpo Komuna e Prishtinës i ka gjetur zgjidhje Thaçit. Drejtoria për Urbanizëm i ka lëshuar kryeministrit leje ndërtimi me arsyetimin se ai ka ndërtuar në një hapësirë shumë të gjerë, që sipas zyrtarëve komunalë është një ndër kriteret kryesore për të marrë leje ndërtimi në atë zonë.

    Lejen e dhënë për kryeministrin Thaçi e ka konfirmuar për gazetën edhe prijësi komunal Isa Mustafa.
    “Ai ka kërkuar leje si të gjithë qytetarët e tjerë dhe leja i është dhënë në bazë të Ligjit për planifikim hapësinor”, pati thënë kryetari Mustafa në një intervistë për “Kohën Ditore”. Ndërsa ish-vartësi i tij Spahiu pati deklaruar se me leje të ndërtimit në zonën e paurbanizuar janë pajisur edhe disa pronarë të shtëpive që tashmë janë fqinjë të kryeministrit Hashim Thaçi.

    Shtëpi pa leje sikur këta qytetarë jo shumë larg shtëpisë së kryeministrit ka ndërtuar edhe zëvendësi i tij Ramë Manaj.
    Edhe Manaj ka bërë kërkesë për leje ndërtimi, por Komuna ende nuk ia ka dhënë atë.

    Ku po marrin se,me maru shpija milioneshe
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ca jane keto lajme koti lol
    Edhe thoni se as punetoret nuk e dijne se e kujt eshte shtepia e pastaj vazhdoni lajmin se eshte shtepia e kryeministrit
    Ne komune leja kujt i eshte dhene?
    Kryeministrit apo ndonje familjari te tij?
    Keshtu do e merni vesh se e kujt eshte shtepia

    Na i shpifet duke fabrikuar thashethemet per lajme
    Kur do mesohen keta gazetare te mos hedhin ne publik lajme pa fakte?
    Ika se po me perzihet.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #3
    dikush nga moderatoret ta mbylle kete teme se eshte perseritur.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Ca jane keto lajme koti lol
    Edhe thoni se as punetoret nuk e dijne se e kujt eshte shtepia e pastaj vazhdoni lajmin se eshte shtepia e kryeministrit
    Ne komune leja kujt i eshte dhene?
    Kryeministrit apo ndonje familjari te tij?
    Keshtu do e merni vesh se e kujt eshte shtepia

    Na i shpifet duke fabrikuar thashethemet per lajme
    Kur do mesohen keta gazetare te mos hedhin ne publik lajme pa fakte?
    Ika se po me perzihet.
    ka kohe qe flitet se u zhduk droga nga dhoma e hetimeve te policise se Kosoves,e mendova se mos jane keto paret e kesaj droge.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga toni karlosi Lexo Postimin
    Kryeministri ndërton shtëpi në lagje të paurbanizuar
    Publikuar: Sot, më 03 mars 2010

    ishtinë, 3 mars - Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, së shpejti pritet të bëhet me shtëpi të re, të cilën është duke e ndërtuar në periferi të qytetit, saktësisht në zonën industriale në “Veternik”, lagje kjo ende e paurbanizuar.
    Sipas një shkrimi të gjerë, të botuar sot në “Koha Ditore”, përveç që është shtëpia e kryeministrit të Kosovës, objekti në ndërtim e sipër dallohet nga shtëpitë e lagjes edhe për shkak të hapësirës marramendëse prej dy mijë metrash katrorë në oborrin prej tre hektarësh. Shtëpisë së fundi i është vënë pullazi, por ajo nuk do të jetë e gatshme për banim deri në verë. Kjo për faktin se shtëpia kërkon angazhim dhe punë të veçantë, pasi që ajo është pronë e prijësit të Qeverisë, Hashim Thaçi. Kështu të paktën thonë punëtorët që janë duke punuar tash sa muaj në shtëpinë e kryeministrit.
    “Kjo shpi është e madhe edhe i ka nja dy mijë metra katrorë. Na kemi nis me punu verës dhe ndoshta e kryjmë deri verën tjetër. Nuk e dimë sigurt a është kjo shpi e vllaut të kryeministrit a e kryeministrit, edhe pse neve na kanë thanë që është e vllaut të tij. Na kryeministrin nuk e kemi pa ktu kurrë e mundet me kanë edhe e tij, si dihet”, tregon njëri nga punëtorët.
    Ky punëtor thotë se për ndërtimin e shtëpisë dykatëshe të kryeministrit është angazhuar një kompani ndërtimi nga fshati Nekoc i Komunës së Drenasit.
    Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, ka thënë se “ndërtimi i shtëpisë së kryeministrit është çështje e tij personale”. “Është mirë që kryeministri është duke ndërtuar shtëpi”, ka qenë konstatimi i zëdhënësit të Qeverisë. Në formularin për publikimin financiar të kandidatit për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2007, të cilin e ka “Koha Ditore”, Hashim Thaçi pati deklaruar se ka vetëm një xhirollogari bankare në Bankën e Re të Kosovës tash NLB, në të cilën shkruante se i ka vetëm 540 euro. Kurse si paga të përgjithshme vjetore pati deklaruar 7.800 euro si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe 28.421 euro si anëtar i Ekipit të Unitetit. Ndërsa si pasuri të patundshme kishte deklaruar shtëpinë e tij në lagjen “Arbëria” prej 200 metrash katrorë në vlerë prej 150 mijë eurosh, pastaj shtëpinë prej 250 metrash katrorë në fshatin Burojë të Komunës së Skenderajt në vlerë prej 70 mijë eurosh, si dhe shtatë hektarë tokë në vlerë prej 140 mijë eurosh po në fshatin Burojë.
    Por prej fundit të vitit 2007, kur kryetari i PDK-së u bë kryeministër e deri më tash, të ardhurat e kryeministrit duke iu referuar pagës së tij mujore, e cila është rreth dy mijë euro, nuk arrijnë as 50 mijë euro për dy vjet e dy muaj.
    Thaçi është larguar nga shtëpia e tij në lagjen “Arbëria” pas incidentit me Fazli Sejdiun, tashmë i akuzuar për tentativë vrasjeje kundër Thaçit. Aktualisht kryeministri është duke banuar në një banesë kolektive në lagjen “Kodra e Diellit”, në Prishtinë.
    Sikur edhe shumë politikanë të tjerë kosovarë ai ka preferuar të ndërtojë shtëpi në periferi, më saktësisht afër hotel “Gorenje” në “Veternik”. Në këtë pjesë janë ndërtuar shtëpi të shumta pa leje, pasi që Komuna e Prishtinës nuk ka plan urbanistik ende për këtë zonë.
    Pavarësisht kësaj kryeministri Thaçi i ka gjetur mënyrat që të pajiset me leje ndërtimi. Bazë për këtë ai ka pasur planin hapësinor të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, në të cilin janë bazuar edhe zyrtarët komunalë.
    Shtëpitë e fqinjëve të ardhshëm të kryeministrit nuk kanë leje ndërtimi, mirëpo Komuna e Prishtinës i ka gjetur zgjidhje Thaçit. Drejtoria për Urbanizëm i ka lëshuar kryeministrit leje ndërtimi me arsyetimin se ai ka ndërtuar në një hapësirë shumë të gjerë, që sipas zyrtarëve komunalë është një ndër kriteret kryesore për të marrë leje ndërtimi në atë zonë.

    Lejen e dhënë për kryeministrin Thaçi e ka konfirmuar për gazetën edhe prijësi komunal Isa Mustafa.
    “Ai ka kërkuar leje si të gjithë qytetarët e tjerë dhe leja i është dhënë në bazë të Ligjit për planifikim hapësinor”, pati thënë kryetari Mustafa në një intervistë për “Kohën Ditore”. Ndërsa ish-vartësi i tij Spahiu pati deklaruar se me leje të ndërtimit në zonën e paurbanizuar janë pajisur edhe disa pronarë të shtëpive që tashmë janë fqinjë të kryeministrit Hashim Thaçi.

    Shtëpi pa leje sikur këta qytetarë jo shumë larg shtëpisë së kryeministrit ka ndërtuar edhe zëvendësi i tij Ramë Manaj.
    Edhe Manaj ka bërë kërkesë për leje ndërtimi, por Komuna ende nuk ia ka dhënë atë.

    Ku po marrin se,me maru shpija milioneshe

    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    qa ki o viq a po pall a???.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga toni karlosi Lexo Postimin
    ka kohe qe flitet se u zhduk droga nga dhoma e hetimeve te policise se Kosoves,e mendova se mos jane keto paret e kesaj droge.
    pppffff
    pse ore po te kete ndermend te beje para me droge kryeministri , ua mer mendja se do vjedhe drogen ne zyrat hetimore?
    droge ka sa te dush lum miku gjithandej
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    pppffff
    pse ore po te kete ndermend te beje para me droge kryeministri , ua mer mendja se do vjedhe drogen ne zyrat hetimore?
    droge ka sa te dush lum miku gjithandej

    droge ka gjithandej,po edhe katunar si ti ka shume e sherrin po jau shohim...viqi keq.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Nje antare i keti forumi ashtu si e lexova dhe e kuptova se njehere duhet te dihet vertet e kujet eshte shpija e tani te bisedohet per te ,se ketu sa une e kuptova nje gazetare kishte shkruar per ket se kjo eshte shtepija e kryministrit te kosoves,se edhe keta gazetaret e Kohes ditore dhe vete Gazeta jane ber sikurse borba e bogradite dhe politka une shuem dyshoj se keta vertet e perfaqesojen politken e beogradite ne Kosove,,
    Shikoni edhe KTV,se sa hastret ishte me ngrirjen e raporteve FSK,KFOR kjo te jep me kuptu se edhe ne kete medjum ka diqka si po zihet ,,do me than shume hastret gji per te keq ne kosove ne pergjethsi/

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Po eshte kryeminister vendi mo djemka si te mos kete nje vile ai?Ai te beje per popullin e vet e le te ndertoje jo nje vile po dy edhe per vllaun e vet po deshi vetem te hape syte qe kur te ndertoje ndonje tunel mos i bjere prap se e mallkon populli per taksat qe paguan ose me sakte mos vjedhe floririn e shtetit se e le popullin fukara pastaj !Eh sa ka zanati mor djem...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •