Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 107

Tema: Autoqefalia

  1. #81
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Gjithmone e me shume po bindem per vertetesine e fjaleve te nje murgu te Shenjte, i cili na meson te mos merremi me heretiket...per te cilet nuk ka asgje te shenjte vec vetes se tyre..

    nga ky moment mbyll cdo lloj shkembimi mendimesh me ta...., si dhe me gjithe kundershtaret e Kishes Orthodhokse.

    Do te bej c`eshte e mundur qe asnje prej tyre te mos hyje ne forumin Orthodhoks.... edhe po te hyni atje s`keni pune me mua
    Pėrse ke frikė nga e vėrteta Ilia spiro? Unė jam i hapur ndaj teje sikur tė mė sjellėsh fakte qė tregojnė tė kundėrtėn e asaj qė them unė. Apo, sa herė qė nuk di tė pėrgjigjesh, hap luftė kundėr "heretikėve"?

    Ja edhe materiali nė greqisht:

    "Οποιος χριστιανός , άνδρας η γυναίκα , υπόσχεται μέσα εις τι σπίτι να μην κουβεντιάζει Αρβανίτικα, ας σηκωθή επάνω να μου ειπη και να πάρω όλα του τα αμαρτήματα εις τον λαιμόν μου απο τον καιρόν οπου εγεννήθηκε, έως τώρα, και να βάλω τους χριστιανούς να τον συγχωρέσουν...".
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Nė ka burrė a
    grua tė krishterė qė do tė mė japė fjalėn se nuk do tė
    flasė mė shqip nė shtėpinė e tij, tė ngrihet e tė ma thotė,
    sepse unė do t'ia fal tė gjitha mėkatet qė ka bėrė qė nga
    dita e lindjes"
    "Οποιος χριστιανός , άνδρας η γυναίκα , υπόσχεται μέσα εις τι σπίτι να μην κουβεντιάζει Αρβανίτικα, ας σηκωθή επάνω να μου ειπη και να πάρω όλα του τα αμαρτήματα εις τον λαιμόν μου απο τον καιρόν οπου εγεννήθηκε, έως τώρα, και να βάλω τους χριστιανούς να τον συγχωρέσουν...".
    Nuk i kisha lexuar mė parė nė greqisht kėto thėnje tė kėtij shenjti. Tani qė po e lexoj edhe nė greqisht, mė duhet tė pranoj se pėrkthimi nė shqip ka qenė shumė i rėndė.

    P.sh. mua mė bėnte pėrshtypjen se si njė njeri, sado i shenjtė tė jetė, mund tė falte tė gjitha mėkatet e njė njeriu. Por nė greqisht, nuk thuhet tamam ashtu. Nė greqisht thuhet se do t'i merrte mbi veten e tij tė gjitha mėkatet. Pra, kėtu ka tė bėjė mė shumė me njė shprehje pėr tė theksuar rėndėsinė e tė folurit nė greqisht, sesa me faljen e mėkateve.

    Nga ana tjetėr, do doja tė dija se kujt i drejtohet shėn Kozmai nė kėtė rast? Arvanitėsve qė banonin nė Greqi apo shqiptarėve nė trojat e tyre? Nėse u ėshtė drejtuar arvanitėsve qė banonin nė greqi, pėrsėri e rėndė ėshtė, por mė e lehtė se sa t'u jetė drejtuar shqiptareve nė trojat shqiptare.

    Do doja informacion nga dikush qė ka mė shumė njohuri mbi kėtė ēėshtje.

    marcus
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #83
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Mė sill ti informacionet e sakta dhe unė me gjithė qef do t'i lexoj dhe do t'
    Lexo librin "Albanian National Awakening" te prof. dr. Stavro Skendi, eshte perkthyer edhe ne shqip ne Shqiperi pas renies se komunizmit. Lexo edhe botimet e vete KOASH:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=51455
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=45326

    "Mėsojini fėmijėt tuaj tė flasin gjuhėn greke, pasi
    edhe kisha jonė dhe kombi ynė janė grek…. Nė ka burrė a
    grua tė krishterė qė do tė mė japė fjalėn se nuk do tė
    flasė mė shqip nė shtėpinė e tij, tė ngrihet e tė ma thotė,
    sepse unė do t'ia fal tė gjitha mėkatet qė ka bėrė qė nga
    dita e lindjes". Dhe pėrfundon: "Mė mirė tė keni njė
    shkollė greke nė fshatin tuaj, se sa tė keni pėrrenj e
    lumenj"
    Keto fjale te Shenjtorit Shen Kozma, te martirizuar ne Shqiperi, jane fjale profetike per ata shqiptare qe kane dy fara mend ne koke. Shen Kozma jetoi ne kohen e Ali Pashe Tepelenes, 50 vjet para se te themelohej shteti i pavarur grek, dhe 150 vjet para se te themelohej shteti pavarur shqiptar. Ai i tha ato fjale dhe ishte ne mision qe te mbante te pashuar flaken e Orthodhoksise ne popujt orthodhokse te Ballkanit, qe ne ate shekull e ne ato vite po ktheheshin me hir e pahir ne myslimane. Mesimi i gjuhes greke ishte menyra e vetme qe keta njerez ti shpetonin asimilimit osman dhe menyra e vetme per te mesuar mbi besimin orthodhoks, pasi ekzistonin plot materiale kishtare ne gjuhen greke, por jo ne shqip.

    Dhe profecia e tij u be realitet nje shekull me vone. Gjithe rilindasit tane kombetare, qe nga vellezerit Frasheri, Jani Vreto, Ismail Vlora e plot te tjere, shkollimin e tyre e bene ne gjuhen greke ne gjimnazin e Janines, "Zosimea". Ishte ne kete gjimnaz ku ata mesuan per historine e vertete te te pareve te tyre, per historine e Gjergj Kastriotit e shqiptareve te mesjes, per flamurin tone kombetar bizantin. Per gati 4 shekuj, Sulltani u mundua t'ua fshinte nga memoria historike shqiptareve historine e te pareve te tyre qe e priten me lufte si anje popull tjeter ne Ballkan. Domethenese eshte nje citat i nje orthodhoksi nga Postenani, rilindasi Jani Vreto, i cili pati thene: "Vetem kur shkova ne Zosimea skoli fillova te mesoj per historine e te pareve tane." Ky citat vlen per te kuptuar se sa e forte ka qene presioni i Portes se Larte e Sulltanit mbi shqiptaret, jo vetem mbi myslimanet por edhe mbi orthodhokset, qe te harrojne historine e tyre.

    Kjo eshte vetem nje nder shume profeci i Shen Kozmait qe koha i beri realitet, e vazhdon ti beje realitet. Meso me shume mbi jeten dhe profecite e Shen Kozmait me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=39920

    Alb
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-01-2010 mė 10:41

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Lexo librin "Albanian National Awakening" te prof. dr. Stavro Skendi, eshte perkthyer edhe ne shqip ne Shqiperi pas renies se komunizmit. Lexo edhe botimet e vete KOASH:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=51455
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=45326



    Keto fjale te Shenjtorit Shen Kozma, te martirizuar ne Shqiperi, jane fjale profetike per ata shqiptare qe kane dy fara mend ne koke. Shen Kozma jetoi ne kohen e Ali Pashe Tepelenes, 50 vjet para se te themelohej shteti i pavarur grek, dhe 150 vjet para se te themelohej shteti pavarur shqiptar. Ai i tha ato fjale dhe ishte ne mision qe te mbante te pashuar flaken e Orthodhoksise ne popujt orthodhokse te Ballkanit, qe ne ate shekull e ne ato vite po ktheheshin me hir e pahir ne myslimane. Mesimi i gjuhes greke ishte menyra e vetme qe keta njerez ti shpetonin asimilimit osman dhe menyra e vetme per te mesuar mbi besimin orthodhoks, pasi ekzistonin plot materiale kishtare ne gjuhen greke, por jo ne shqip.

    Dhe profecia e tij u be realitet nje shekull me vone. Gjithe rilindasit tane kombetare, qe nga vellezerit Frasheri, Jani Vreto, Ismail Vlora e plot te tjere, shkollimin e tyre e bene ne gjuhen greke ne gjimnazin e Janines, "Zosimea". Ishte ne kete gjimnaz ku ata mesuan per historine e vertete te te pareve te tyre, per historine e Gjergj Kastriotit e shqiptareve te mesjes, per flamurin tone kombetar bizantin. Per gati 4 shekuj, Sulltani u mundua t'ua fshinte nga memoria historike shqiptareve historine e te pareve te tyre qe e priten me lufte si anje popull tjeter ne Ballkan. Domethenese eshte nje citat i nje orthodhoksi nga Postenani, rilindasi Jani Vreto, i cili pati thene: "Vetem kur shkova ne Zosimea skoli fillova te mesoj per historine e te pareve tane." Ky citat vlen per te kuptuar se sa e forte ka qene presioni i Portes se Larte e Sulltanit mbi shqiptaret, jo vetem mbi myslimanet por edhe mbi orthodhokset, qe te harrojne historine e tyre.

    Kjo eshte vetem nje nder shume profeci i Shen Kozmait qe koha i beri realitet, e vazhdon ti beje realitet. Meso me shume mbi jeten dhe profecite e Shen Kozmait me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=39920

    Alb
    Nga Sherif Delvina

    Patrikana Ekumenike e dėrgoi nė Shqipėri Kozma Etolianin (1714-1779), pasi ai kishte kryer studimet nė Malin e Shenjtė, Athos. Klerikėt grekė, para se tė vinin nė vendin tonė, shpesh mėsonin si t’i kryenin shėrbesat fetare nė manastiret e kėtij mali.Misioni i Shėn Kozmait ishte sa delikat, aq edhe i rėndėsishėm pėr interesat greke. Prifti i ri, nė atė kohė vinte nė Shqipėrinė e Jugut pėr tė helenizuar tė krishterėt ortodoksė shqiptarė. Kozma Etoliani predikoi nė Shqipėrinė e Jugut ose Epiri, siē e quajti ai, Thesali dhe Maqedoni. Ndėr kėrkesat kryesore tė tij gjatė predikimeve nė Shqipėrinė e Jugut, ishte tė pėrbuzej dhe tė braktisej shqipja dhe, nė vend tė saj, tė flitej e tė shkruhej vetėm greqisht. Tomadakis, profesor nė Universitetin e Athinės, thekson: “Misionari i madh Kozma Etoliani punoi pėr fuqizimin e fesė krishtere dhe pėrparimin e arsimit nė territorin e Vorio-Epirit dhe ra martir pėr epirotėt e veriut dhe pėr kombin tonė”. Ėshtė pėr tė vėnė nė dukje se historiani K. Amantos, anėtar i Akademisė sė Athinės dhe profesor i universitetit, pohon: “Legjendari Kozma Etoliani punoi mė shumė se kushdo pėr krishtėrimin dhe shkollat …Ai qe ndėr dėshmorėt e parė qė ra pėr helenizimin krishter tė Epirit tė Veriut”. Nė librin “Vendet greke nė histori, Epirus, analizė dhe histori greke”, me botues tė pėrgjithshėm anėtarin e Akademisė sė Athinės M.B.Sakelariou, Athinė 1997, fq. 317, shkruhet: “Pėrmes punės sė tij, Kozma Etoliani e dėshmoi veten se ishte zėri mė autentik i kombit grek gjatė periudhės sė pushtimit osman”. Kėtė shenjtor, akademiku nė fjalė e quan martir tė kauzės sė kombit tė tij grek, njė nga figurat mė tė ndritura, i cili punoi me tė gjitha forcat pėr pėrgatitjen e rilindjes sė kombit grek.Vasil Krapsiti nė “Historia e Paramithisė”, kapitulli III, flet pėr veprimtarinė e Shėn Kozmait. Ky historian grek i ditėve tona, nė faqen 37 tė kėtij libri, Shėn Kozmanė e quan “shpėtimtar tė etnisė greke nė hapėsirėn e Thesprotisė”. Ndėrmjet tė tjerash, ai thotė: “Ky apostull i krishtėrimit, kudo qė shkonte nė Epir, vendoste kryqe. Ishte luftėtar i flaktė i fesė sė krishterė dhe i helenizmit”. Sipas kėtij autori, merita mė e madhe e tij ishte hapja e shkollave greke. Kėshtu, Shėn Kozma Etoliani “zgjonte ndėrgjegjen etnike tė helenėve tė skllavėruar, duke ngritur shkėmbinj rezistence pėr grekėt”. Po ky autor, nė faqen 38 tė kėtij libri, shkruan: “Ai ngrinte shkolla greke, duke u thėnė njerėzve qė tė jenė tė bindur ndaj Perandorisė Osmane. Pėr kėtė arsye, ai kishte marrė leje tė qarkullonte dhe tė bėnte punė sqaruese lirisht nė tė gjithė hapėsirėn e Paramithisė”.Po citojmė pėr kėtė autorin, i cili na pėrmend fjalėt e Shėn Kozmait, tė thėna nė mbledhjen e Shėn Donatos: “Le t’i shmangemi, vėllezėrit e mi, mendjemadhėsisė, qė ėshtė krijesa e parė e shejtanit dhe qė ėshtė rruga qė tė ēon nė katastrofė, prandaj duhet tė jeni kokulur, kokultėsia ėshtė rruga e engjėjve, ajo tė ēon nė Parajsė”.Suliotėt u tronditėn kur dėgjuan fjalėt e tij. Disa u egėrsuan. Atėherė Kozmai u tha: “Mė vjen keq pėr ju, pėr kryelartėsinė qė keni”. Dhe duke shkundur kėpucėt, vazhdoi me kėto fjalė tė ashpra: “Kėmba ime kėtu nuk do tė shkelė herė tjetėr. Nėse nuk i lini kėto qė bėni, do tė shpėrbėheni”. Mė vonė, duke parė armėt e suliotėve tė varura nėpėr pemė, Kozma Etoliani u tha atyre me mllef e cinizėm: “Kjo kokėfortėsi qė keni, do t’ju marrė nė qafė. Nė ato degė qė ju sot varni jataganėt, do tė vijė njė ditė qė jevgjit do tė varin sazet e tyre”.Autori i “Historisė sė Paramithisė” shkruan: “Puna e Shėn Kozmait me Sulin ishte njė detyrė e pastėr dhe etnike. Ai u pėrpoq t’i bindte suliotėt qė tė largoheshin nga ēdo veprim i armatosur”.Mirėpo suliotėt nuk e dėgjuan Kozmain. Ata luftuan e nuk i braktisėn traditat e tyre, ndaj dhe fituan pavdekėsinė. Ja ē’na thotė pėr ta Bajroni: “E kush ėshtė aq trim sa sulioti zeshkan, me fustane tė bardhė, tė zi tallagan? Ia la tufėn shqiponjės e bishės e zbret, poshtė fushės me sulm si rrufeja nė det…”Suliotėt ishin ashtu siē janė dhe sot, shqiptarė. Hobhausi thotė se “suliotėt i zhvillonin luftėrat sipas mėnyrės shqiptare”. Po kėshtu edhe Liku e quante Sulin vend shqiptar, ndėrsa Pukėvili, ndarjen e suliotėve nė fara e quante zakon mbarė shqiptar. “Nė Sul, ēėshtjet gjyqėsore, thotė Liku, rregulloheshin nė atė mėnyrė si nė tė gjithė Shqipėrinė”. Suliotėt ishin tė krishterė. Dihet se Foto Xhavella qe vėllam me Ismail Pronjėn e Paramithisė, kurse Marko Boēari shkroi njė fjalor, me qėllim qė shqiptarėt tė mėsonin greqisht. Dhe Napoleon Bonaparti u detyrua t’i heqė komandantin grek regjimentit shqiptar nė shėrbim tė Francės, nė tė cilin pjesa dėrrmuese e efektivit ishin suliotė. Ata nuk pranonin tė kishin nė krye tė tyre njė komandant grek.Shėn Kozmai kėrkoi qė suliotėt t’i nėnshtroheshin sulltanit dhe hapi shkolla greke nė Paramithi, pranė kishės sė Shėn Kollit, nė Zallong. Lind pyetja: Cili ėshtė krishtėrimi i Shėn Kozmait? Mė sė pari do tė bėjmė tė ditur kuptimin e fjalės “i shenjtė”. I shenjtė ėshtė besniku i kishės ortodokse, qė ka vdekur dhe mė pas ėshtė shpallur i shenjtė (i kanonizuar i shenjtė) nga Patrikana e Konstandinopojės, i denjė pėr nderim. Format e kultit lejohen pėr atė qė shpallet i shenjtė. Shenjtorit i kujtohet emri nė lutjet, me emrin e tij mund tė emėrohen kisha, mund t’i ekspozohet trupi nė altar, gjithashtu ai mund tė deklarohet zot i njė shteti, i njė qyteti ose njė urdhri fetar. Shėn Kozmai predikoi nė shumė vende tė Shqipėrisė, qė nga Suli e gjer nė Krujė. Mė poshtė po botojmė tekstin e marrė nga dorėshkrimet e tij dhe botuar nga Georges Freris. “Pasqyrė historike e letėrsisė”, revista “Agora”, Janinė, 1984, fq.20 (A.Konstantokopulos, Ellenike glosa sta Balkania, Janinė 1988, fq.35).“Dėrgoni fėmijėt tuaj tė mėsojnė greqisht, pėr arsye se kisha jonė ėshtė greke. Dhe ti, vėllai im, po nuk mėsove greqisht, nuk mund tė kuptosh ato qė thotė kisha jonė. Mė mirė, vėllai im, tė kesh shkollė greke nė vendin tėnd, sesa tė kesh burime dhe lumenj. Cilido i krisherė, burrė apo grua, qė mė premton se brenda nė shtėpi nuk do flasė shqip, tė ngrihet nė kėmbė dhe tė ma thotė kėtu. Unė do t’i marr atij tė gjitha mėkatet nė qafėn time, qė nga dita e lindjes sė tij deri mė sot, do t’i porosit tė gjithė tė krishterėt qė t’i flasin dhe do t’i shlyej tė gjitha mėkatet. Ai nuk do ta gjente kėtė rast sikur tė jepte para me mijėra” (Predika 1 drejtuar shqiptarėve tė Epirit).Citojmė versionin e shpikur nga Arsakejo e Tiranės, kolegji greko-shqiptar, fondacioni “Filepkedhetiqi”ė mirė tė kesh nė vendin tėnd shkolla…, sesa tė kesh burime dhe lumenj, sepse burimi ujit trupin tėnd, shkolla ujit shpirtin tėnd. (Kozma Etoliani)Kėtu shihet qartė se Shėn Kozmai i ftonte shqiptarėt dhe sidomos fėmijėt shqiptarė, tė krishterė dhe tė rinj ortodoksė, qė tė mėsonin greqisht, sepse kisha ortodokse, sipas tij, ėshtė greke dhe ajo nuk mund tė bėhej kurrė shqiptare.Shėn Kozmai thotė se “raca shqiptare ėshtė greke”. Antropologu me famė botėrore, Pitardi, nė librin e tij “Historia e racave njerėzore”, kur flet pėr shqiptarėt, thotė: “Ėshtė e vėshtirė tė gjesh njė popull, ku tiparet antropologjike tė jenė mė tė qarta”, ndėrkohė qė pėr Greqinė ai pohon nė kėtė libėr, se “ajo ėshtė pasqyrė e popujve tė Ballkanit”. Kėtė gjykim tė Pitardit mbi racėn shqiptare e pranojnė dhe antropologė tė tjerė, qė kanė bėrė matje mbi tė gjallė e mbi tė vdekur nė Greqi e Shqipėri.Shėn Kozmai theksonte me tė madhe: “Atė shqiptar qė nuk do tė fliste shqip nė Shqipėrinė e Jugut, do ta bėnte tė lumtur sa tė ishte zot i mijėra parave”. Ai i kėshillon tė krishterėt qė tė mos preferojnė pazaret e ēifutėve. Shpeshherė Kozma Etoliani na bėn tė qeshim me fjalėt e tij. Po japim njė nga thėniet: “Mos pini raki tė prodhuar nė fabrikat e Evropės, sepse me atė raki ēifutėt lajnė tė vdekurit e tyre, qė t’ju ndotin juve. Ēifutėt janė pogromet e antikrishtit. Mos blini te ēifutėt”. Parrulla tė tilla tė ēmendura antisemite do tė konkurronin edhe Gjermaninė e Hitlerit tė viteve ’30, kur nė vitrinat e dyqaneve tė ēifutėve, skuadrat e SS-ve shkruanin “Kauft nicht bei Juden” (Mos blini te ēifutėt). Por “i shenjti” Kozma nuk u ndal kėtu nė antisemitizmin e tij. Ai ėshtė i vetmi prift, qė nė mėnyrė tė hapur ka nxitur pogromet antiēifute. Mė 22 gusht 1777, ai vizitoi Beratin. Atje kėshilloi beratasit qė tė bėjnė pazar tė shtunėn (pse ēifutėt atė ditė e kanė pushim) dhe askush prej tyre tė mos bėjė pazar tė dielėn te ēifutėt. Kėshtu qė Shėn Kozmai, pėr shkak tė urrejtjes ndaj ēifutėve, arriti t’u ndėrrojė beratasve dhe ditėn e pazarit.Nė Samarinė, pjesa mė e madhe e popullsisė ishte vllehe. Ai u fliste vllehėve kundėr gjuhės sė tyre. U thoshte se Perėndia e konsideronte veten tė fyer kur dėgjonte lutje ose lavde nė gjuhėn vllehe. “Qė Perėndia tė dėgjojė lutjen e besimtarėve ortodoksė, ata duhet t’i bėjnė ato nė greqisht”.Absurditete tė tilla njihen plot te Shėn Kozmai. Njerėzit vdesin, eksperienca e marrė nė shkollė ruhet e transmetohet brez pas brezi. Shėn Kozmai kėrkonte qė tė transmetoheshin brez pas brezi vetėm mėsimet e marra nė shkollat greke. Shqiptari i Shqipėrisė jugore duhej ta ndjente veten grek. Njė nga historianėt mė me zė tė Greqisė sė sotme, Dr.Vakalopullos, nė “Historinė e helenizmit tė ri”, vėllimi 4, fq.442, shprehet kėshtu pėr Kozma Etolianin: “Ai ktheu rrymėn e ngjarjeve dhe vulosi me kristianizmin e tij dukuritė shoqėrore dhe kombėtare, (greke - Sh.D.), veēanėrisht nė Shqipėrinė jugore dhe Epirin”. Me tė drejtė rilindasit tanė lėshuan thirrjen patetike: “Jashtė gjuha greke nga shkollat tona, nga kishat tona”. Revista “La nazione albanese”, viti 1897, nr.9, fq.4, shkruan pėr priftin kėto fjalė. “Prifti duhet tė jetė sjellėsi i vėrtetė i qytetėrimit dhe i progresit me ligjin e tij tė dashurisė. Kėtu, nė Shqipėri, nė shumicėn e rasteve, ai i shėrben prindvrasjes, ai ėshtė despot, mė tiran se vetė pushtuesi. Ai, me armėt e fuqishme tė fesė, nė vend qė tė ndriēojė masat me gjuhėn e shenjtė dhe me dashuri pėr atdheun, ėshtė kthyer nė njė skllav qė i shėrben injorancės dhe paragjykimeve. Ai ėshtė bėrė njė instrument i verbėr i njė politike antipatriotike. Prifti ėshtė njė dhelpėr greke. Emrin e atdheut e ka zėvendėsuar me atė tė Greqisė. Prifti imponohet dhe sundon. Edhe pushkėt vrasėse kanė zėnė vend nė kishė, kėshtu qė ėshtė reformuar kulti i Jezu Krishtit”. Nė predikėn e parė, Shėn Kozmai thekson: “Tė gjitha fetė e botės janė mashtruese, vetėm feja ortodokse ėshtė pa tė meta dhe e shenjtė”. Tė vjen keq kur merr vesh se kryepeshkopi Janullatos ėshtė anėtar nderi i shoqatės “Miqtė e Shėn Kozmait” dhe se ky “shenjtor” bėn pjesė nė kalendarin e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Vlen tė pėrmendet shprehja e antishqiptarit tė tėrbuar Sebastianos, ish-mitropolit drinopolit, i cili e quan Shėn Kozmain “dishepull tė vėrtetė tė Krishtit”. Pėr Vasil Krapsitin, Shėn Kozmai ishte luftėtar i helenizmit. Po kėshtu dhe pėr historianėt e tjerė grekė, qė kanė nostalgji dhe kėrkojnė tė rikthejnė Perandorinė Bizantine. Nėse shenjtorėt janė simbole tė dashurisė e tė humanizmit, Kozma Etolianin nuk e lidh asgjė me ta. Ky klerik grek ishte thjesht njė emisar politik, qė erdhi nė Shqipėri pėr tė mbjellė pėrēarjen dhe urrejtjen midis shqiptarėve dhe pėr tė helenizuar kėshtu ortodoksėt shqiptarė. Pėr shenjtėrinė e Shėn Kozmait, me tė drejtė prof. Pėllumb Xhufi shkruan: “Me gjithė meritat e tij tė padyshimta nė favor tė “helenizmit”, kisha greke u kujtua mjaft vonė pėr shenjtėrimin e Kozma Etolianit, gjė qė ndodhi nė fund tė viteve ’20 tė shekullit XX. Pasi kishin dėshtuar pėr ta marrė tė ashtuquajturin “Vorio-Epir”, me luftė apo me marifete politike, qarqet nacional-klerike greke vendosėn tė shpallin “luftėn e shenjtė” pėr Vorio-Epirin, nėn flamurin e Shėn Kozmait”. Pėr manastirin e Shėn Kozmait nė Kolkondas, historiani Pėllumb Xhufi ėshtė i mendimit se “manastiri nė Kolkondas, i njė antishqiptari, u ndėrtua nga Ali Pashė Tepelena”. Po kėshtu, prof. Xhufi na bėn tė ditur: “Mjafton qė rajatė tė rrinin urtė dhe t’u paguanin detyrimet feudalėve, Shėn Kozmai nuk ua kursente ndihmėn me predikimet e tij. Nga njė logjikė e tillė dritėshkurtėr nuk shpėtoi dot as Ali Pashė Tepelena”.Data e Publikimit: 24/08/2004

    Gazeta Ballkan
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  5. #85
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    cool_shqype, pacauret e minoritareve turq ne toke shqiptare si Sherif Delvina, shko e tregoja ndonje si vetja e jo mua. Sherif Delvina eshte "perkthyesi" i regjistrave te Portes se Larte ne shqip, nga turqishtja, qe e ka gjuhe te nenes e te babes. Ai eshte nje pinjoll i Sulejman Delvines, ish ministrin e jashtem te Turqise qe ishte ne pushtet kur turqit kryen nje nga genocidet me te medha qe ka pare njerezimi, genocidin ndaj popullit fqinj armen. Me vone u be edhe kryeminister i Shqiperise, dhe per te cilen Faik Konica nga Amerika do te thosh "Sulejman Delvina nuk eshte nga tanet", qe linte te kuptonte qe ishte minoritar turk ne Shqiperi.

    Shen Kozmai nuk ka "kryer studimet ne Malin e Shenjte", Shen Kozmai ishte murg ne Malin e Shenjte. Dhe nuk e caktoi me mision Patriarkana, por shkoi vete tek Patriku per ti kerkuar bekimin dhe lejen e tij qe te predikonte ne popujt orthodhokse te Ballkanit. Dhe perpara se te behej murg, Shen Kozmai ka qene edhe mesues ne profesion, prej nga buronte edhe deshira e madhe per mesimin e gjuhes greke si nje dritare per te fituar dije.

    Nuk ka ngelur historia e Kishes dhe shenjtoreve te shkruhet nga pinjollet e turqve dhe te atyre qe i moren jeten Shenjtorit.

    Albo

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Keto fjale te Shenjtorit Shen Kozma, te martirizuar ne Shqiperi, jane fjale profetike per ata shqiptare qe kane dy fara mend ne koke. Shen Kozma jetoi ne kohen e Ali Pashe Tepelenes, 50 vjet para se te themelohej shteti i pavarur grek, dhe 150 vjet para se te themelohej shteti pavarur shqiptar. Ai i tha ato fjale dhe ishte ne mision qe te mbante te pashuar flaken e Orthodhoksise ne popujt orthodhokse te Ballkanit, qe ne ate shekull e ne ato vite po ktheheshin me hir e pahir ne myslimane. Mesimi i gjuhes greke ishte menyra e vetme qe keta njerez ti shpetonin asimilimit osman dhe menyra e vetme per te mesuar mbi besimin orthodhoks, pasi ekzistonin plot materiale kishtare ne gjuhen greke, por jo ne shqip.

    Dhe profecia e tij u be realitet nje shekull me vone. Gjithe rilindasit tane kombetare, qe nga vellezerit Frasheri, Jani Vreto, Ismail Vlora e plot te tjere, shkollimin e tyre e bene ne gjuhen greke ne gjimnazin e Janines, "Zosimea". Ishte ne kete gjimnaz ku ata mesuan per historine e vertete te te pareve te tyre, per historine e Gjergj Kastriotit e shqiptareve te mesjes, per flamurin tone kombetar bizantin. Per gati 4 shekuj, Sulltani u mundua t'ua fshinte nga memoria historike shqiptareve historine e te pareve te tyre qe e priten me lufte si anje popull tjeter ne Ballkan. Domethenese eshte nje citat i nje orthodhoksi nga Postenani, rilindasi Jani Vreto, i cili pati thene: "Vetem kur shkova ne Zosimea skoli fillova te mesoj per historine e te pareve tane." Ky citat vlen per te kuptuar se sa e forte ka qene presioni i Portes se Larte e Sulltanit mbi shqiptaret, jo vetem mbi myslimanet por edhe mbi orthodhokset, qe te harrojne historine e tyre.

    Kjo eshte vetem nje nder shume profeci i Shen Kozmait qe koha i beri realitet, e vazhdon ti beje realitet. Meso me shume mbi jeten dhe profecite e Shen Kozmait me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=39920

    Alb
    shėn Kozmai besonte se greqishtja e ngjiste shqiptarin nė qiell
    shėn Kozmai, nje fytyre qe nuk qeshte kurre por ai qeshi vetėm njė herė, kur mori fermanin nga Sulltani pėr tė predikuar nė Epir.
    Shenjtori Shen Kozma grek, lėēiti e lėvroi kryq e tėrthor nė rajon, me bėma e ēudira tė mėdha. Herė-herė, njerėzorja i ngriti krye mbi hyjnoren, aq sa e fryu tė prishė edhe tempuj, pėr t’i shndėrruar nė shkolla tė kulturės greke – nė trevat shqipfolėse tė Perandorisė Otomane, tė cilat treva herė fqinjėsonin e herė ishin bėrė njėsh me simotrat greqishtfolėse; tė sė njėjtės perandori tė hyjmbrojtur. Pėrse shėn Kozmai kishte guximin pėr tė prishur tempuj. A ishin motive tė kthjellėta politike motivet e tij???????
    Shėn Kozmai ėshtė aq i rrėnjosur nė Shqipėri. Misionari grek ėshtė kthyer nė njė nga simbolet e mitologjisė shqiptare, njė mit i ngurtė bashkekzistues, i cili u mbijetoi tė gjitha miteve rajonale, si dhe ēmitizimeve tė ideologjive tona.
    Luajtja e kėtij miti, nuk ėshtė lojė e lehtė. Pėrse vallė?
    Kozma Etolosi ėshtė bėrė njėsh me tokėn tonė, pikėrisht se veprimtaria e tij nė Shqipėri ishte njė mision i nxitur dhe i bekuar institucionalisht nga myslimanėt, tė cilėt jo vetėm qė ia bėnė tė mundur nė praktikė atė mision perandorak me pasoja afatgjata nėpėr shekuj, por i ndėrtuan madje edhe kisha mbasi e vranė, para se t’ia bėnin vetė grekėt! Sundimtarėt vendorė (shqiptarėt myslimanė) i detyruan atėherė tė krishterėt shqiptarė tė punonin falas nė ndėrtime, e tė dhuronin tė holla pėr tė ndėrtuar kishat e para me emrin e Shėn Kozmait. Dhe kjo u pėrftua me dhunė!

    Kujtoni dekretin e Ali Pashės: “Ata [kaurė] qė nuk do tė japin me dėshirė, do tė japin dyfish me forcė”.

    Le tė kujtojmė pastaj se nė predikimin e tij shėn Kozmai iu lėēiste tė krishterėve se pushteti i turqve ishte dėrguar si bekim nga Perėndia pėr tė shpėtuar ortodoksėt nga Perėndimi dhe Papa, “tė cilin duhet ta mallkoni”. Kujtoni pastaj se si pushtetarėt myslimanė (shqiptarė) e thėrrisnin atė nė tė gjallė “hyjnor Kozmai”, shumė mė parė se t’ia njihin shenjtėrinė vetė grekėt! Sot myslimanėt mashtrojnė se Ali Pasha e quante shėn Kozmain “xhaxha”, duke luajtur me tė njėjtėn fjalė greqisht (θείος), e cila ka dy pėrkthime sot, sė pari “hyjnor”, dhe sė dyti “xhaxha”. Dhe populli e therriste Ali Pashen "ALI PAPA'S"

    Mos valle edhe Aliu ka mbaruar "Zosimean" mos valle edhe Bushatllinjte ?????

    Me hapur e me tranparente se asimilimi shpirteror, fizik e gjuhesor qe beri ky i "shenjte" me "Mėsojini fėmijėt tuaj tė flasin gjuhėn greke, pasi edhe kisha jonė dhe kombi ynė janė grek" i beri dhe vazhdon ti beje me shperthimet mbrojtes-perulese qe disa vazhdojne ti bejne ketij armiku te gjuhes Shqipe

    QE TE KTHEHEMI TEK TEMA DHE TI JAPIM NJE RINGJYRIM IDESE SE I NDRITURI THEOFAN STILIANOS NOLI VERTETE QE NUK KA NDONJE PERSOSMERI SI FIGURE POR AI ASHTE AQ LART SA PERPJEKIET E TIJ JANE ME VLERE QE TI JAPIN SHQIPETAREVE NJE BESIM NE GJUHEN DHE ZOTERIMIN E TYRE, QE TI FLASIN ZOTIT NE GJUHEN E TYRE E JO ME NJE GJUHE TE IMPONUAR PREJ GREKEVE DHE OTOMANEVE PER 5 SHEKUJ ME RRALLE QE EDHE TI "ALBO", TI FLASESH ZOTIT NE GJUHEN TENDE DHE KETE E KUPTON C'DOKUSH QE KA MEND NE KOKE, DRITE NE SHIKIM DHE BESIM NE ZEMER
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    cool_shqype, pacauret e minoritareve turq ne toke shqiptare si Sherif Delvina, shko e tregoja ndonje si vetja e jo mua. Sherif Delvina eshte "perkthyesi" i regjistrave te Portes se Larte ne shqip, nga turqishtja, qe e ka gjuhe te nenes e te babes. Ai eshte nje pinjoll i Sulejman Delvines, ish ministrin e jashtem te Turqise qe ishte ne pushtet kur turqit kryen nje nga genocidet me te medha qe ka pare njerezimi, genocidin ndaj popullit fqinj armen. Me vone u be edhe kryeminister i Shqiperise, dhe per te cilen Faik Konica nga Amerika do te thosh "Sulejman Delvina nuk eshte nga tanet", qe linte te kuptonte qe ishte minoritar turk ne Shqiperi.

    Shen Kozmai nuk ka "kryer studimet ne Malin e Shenjte", Shen Kozmai ishte murg ne Malin e Shenjte. Dhe nuk e caktoi me mision Patriarkana, por shkoi vete tek Patriku per ti kerkuar bekimin dhe lejen e tij qe te predikonte ne popujt orthodhokse te Ballkanit. Dhe perpara se te behej murg, Shen Kozmai ka qene edhe mesues ne profesion, prej nga buronte edhe deshira e madhe per mesimin e gjuhes greke si nje dritare per te fituar dije.

    Nuk ka ngelur historia e Kishes dhe shenjtoreve te shkruhet nga pinjollet e turqve dhe te atyre qe i moren jeten Shenjtorit.

    Albo
    arsyetimi qe thate eshte nje freski injorance qe ndofta zemerimi dhe inati erresuan "dhe nuk eshte hera e pare" llogjiken foshnjore dhe nuk i lane kohe mendjes per llogjike praktike????
    1-ne shkrimin e tij ai ka me dhjetra informacione te faktuara por kjo nuk i leverdis qenies tende
    2-nuk i leverdis qenies tende edhe se murgjerit ne "agios oros" "studiojne" apo merren me politike????
    3-mos shaj dhe thuaj dicka per nje njeri te cilin e di mire se nuk mund te te pergjigjet ??????
    4-lexo dhe meso c'ka kam shkruar me siper ne postim qe te shohesh qe pinjollet e turqeve e mbajten gjalle dhe e bene shenjtor perpare se pinjollet e grekerve ti lepijne ikonen
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    coole_ shqype
    E mjera ShQIPERI!!
    vine hiqen e komentojne si te krishtere, por nuk jane te tille,por vec te shitur tek Greket!
    vine si myslimane, e nuk jane tjeter,vec te shitur( arsenal dinamiti)per Arabet!
    te perbashket kane : -S' kane at-dhe e meme-dhe
    - Flasin por Zot, e dashuri jo!
    -Jane shqipfoles, po t'ju jepet mundesia per te shitur, shesin gjith Shqiperine e me kenaqesi!
    - Prostituta fetare e politike, gati t'i ulen cdo te huaji ne preher,vetem t'iu perkedhelin pak kurrizin(imagjino t'ju japin dhe ca para),dhe pastaj jane gati t'ju perkulen deri ne toke.

    Vi nga familje patriote te Gjirokastres, dhe e di mire cdo te thote fjala "Grek"per gjirokastritet nder vite....

    Dy vellezer te gjyshes time, jane ndjekur ashper nga greket brenda ne Gjirokaster sepse kishin studjuar ne Austri(jo Stamboll) per Drejtesi dhe Mjekesi ,dhe ishin kunder ndikimit te shtetit dhe kishes greke.

    Perfundimi : te dy u helmuan ne pabesi me shqiptare te paguar....!

    Kjo eshte fatkeqesia e kesaj toke qe pjell shume shqipfoles,shume spiune, e vegla te te huajve!

    Por : Pak shume pak...Shqiperi dashes!

    NA MBROFTE KRISHTI ! BEFTE AI QE KY VEND E KY POPULL TA GJEJ STREHEN E VERTETE TEK AI!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Luani33 : 28-01-2010 mė 14:57

  9. #89
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    shėn Kozmai besonte se greqishtja e ngjiste shqiptarin nė qiell
    Kush e ka thene kete, cool_shqype apo Sherif Delvina, se shenjtori asnjehere nuk ka thene nje gje te tille. Ai predikonte mes shqiptareve: "Kur te shihni ne rruge nje gjykates dhe nje prift, mos nxitoni te shkoni e nderoni gjykatesin, por priftin. Gjykatesi ka pushtet qe t'iu denoje, por priftit Perendia i ka dhene pushtet qe te lidhi e zgjidhi shpirtrat e njerezve. Ato shpirtra qe prifti lidh ne kete bote, jane te lidhur edhe ne ate bote, dhe ato shpirtra qe prifti zgjidh ne kete bote, jane te zgjidhur edhe ne ate bote."

    Pra shenjtori nuk predikonte gjuhen greke por predikonte besimin orthodhoks qe te ben te shenjte e te jep jete te ameshuar. Gjuha greke ishte vetem menyra se si shqiptaret e kohes mund te mesonin me shume per besimin e tyre orthodhoks dhe per historine e te pareve te tyre para pushtimit turk.

    shėn Kozmai, nje fytyre qe nuk qeshte kurre por ai qeshi vetėm njė herė, kur mori fermanin nga Sulltani pėr tė predikuar nė Epir.
    Shenjtori Shen Kozma grek, lėēiti e lėvroi kryq e tėrthor nė rajon, me bėma e ēudira tė mėdha. Herė-herė, njerėzorja i ngriti krye mbi hyjnoren, aq sa e fryu tė prishė edhe tempuj, pėr t’i shndėrruar nė shkolla tė kulturės greke – nė trevat shqipfolėse tė Perandorisė Otomane, tė cilat treva herė fqinjėsonin e herė ishin bėrė njėsh me simotrat greqishtfolėse; tė sė njėjtės perandori tė hyjmbrojtur. Pėrse shėn Kozmai kishte guximin pėr tė prishur tempuj. A ishin motive tė kthjellėta politike motivet e tij???????
    Murret e kishave nuk do tu mesonin besimtareve orthodhokse per besimin e tyre. Mesimi i gjuhes greke do t'i mesonte qe jo vetem te mesonin predikimet e priftit e liturgjise qe mbahej ne gjuhen greke, por do t'i mundesonte qe edhe te lexonin vete ungjillin jashte Kishes ne greqisht. Sic ta shpjegova edhe me lart, misioni i tij ishte mbajtja gjalle e besimit orthodhoks tek epirotet e varfer orthodhokse, qe po e braktisnin besimin e tyre fale injorances ne te cilen i kish lene pushtimi osman.

    Shėn Kozmai ėshtė aq i rrėnjosur nė Shqipėri. Misionari grek ėshtė kthyer nė njė nga simbolet e mitologjisė shqiptare, njė mit i ngurtė bashkekzistues, i cili u mbijetoi tė gjitha miteve rajonale, si dhe ēmitizimeve tė ideologjive tona.
    Luajtja e kėtij miti, nuk ėshtė lojė e lehtė. Pėrse vallė?
    Ben mire qe pyet se duke pyetur meson. Besimtaret orthodhokse shqiptare kane patur, kane e do te kene nje nderim te vecante per shenjtorin Shen Kozma, apo sic njihet ndryshe "Apostullin e te Varferve", pasi ai predikoi dhe u martirizua per besimin e tij ne toke shqiptare. Lipsani i tij ruhet edhe sot e kesaj dite ne Tirane nga Kisha Orthodhokse dhe kisha e Shen Kozmait ne Kolkondas te Fierit, afer me vendin ku ai u martirizua nga njerezit e pashait te Beratit, u ngrit per nder te shenjtorit nga Ali Pashai i Tepelenes. Dhe kjo nuk ishte kisha e vetme orthodhokse qe Ali Pashai ngriti per nder te shenjtorit. Ishte ky shenjtor qe profetizoi ngritjen dhe fundin e pashallekut te Ali Pashait.

    Dhe shenjtoret e Kishes nuk i nderon vetem Kisha e besimtaret, i nderon e lumnizon vete Perendia pas vdekjes, duke u dhene ate lavdi e nderim te perjetshem qe nuk e kishin sa ishin gjalle.

    Kozma Etolosi ėshtė bėrė njėsh me tokėn tonė, pikėrisht se veprimtaria e tij nė Shqipėri ishte njė mision i nxitur dhe i bekuar institucionalisht nga myslimanėt, tė cilėt jo vetėm qė ia bėnė tė mundur nė praktikė atė mision perandorak me pasoja afatgjata nėpėr shekuj, por i ndėrtuan madje edhe kisha mbasi e vranė, para se t’ia bėnin vetė grekėt! Sundimtarėt vendorė (shqiptarėt myslimanė) i detyruan atėherė tė krishterėt shqiptarė tė punonin falas nė ndėrtime, e tė dhuronin tė holla pėr tė ndėrtuar kishat e para me emrin e Shėn Kozmait. Dhe kjo u pėrftua me dhunė!
    O njeri i panxene qe nuk di dhe as nuk do te mesosh. Shen Kozmai nuk ishte i derguar i Sulltanit e as njeriu i pashallareve te kohes. Ai ishte murg orthodhoks i Malit te Shenjte, qe me vete kishte vetem nje robe trupi, nje ungjill, nje fron te vogel mbi te cilin hipte se ishte i shkurter ne trup, dhe ripin e tij te lutjeve. Hante e flinte atje ku e zinte nata mes popullit te thjeshte e te varfer orthodhoks.

    Qe te mesosh dhe ca gjera qe nuk i di, arsyeja perse Pashai i Beratit dergoi njerez per ta vrare, duke e mbytur e duke ia hedhur trupin ne lume, kish te bente me profecine e Shen Kozmait per Ali Pashain. Profecia e tij per Ali Pashane ishte se ky do te behej i plotfuqishem e do te shtrinte pushtetin e tij ne gjithe vendin, duke shtene nen kontroll edhe pasurine e tokat e pashait te Beratit. E duke qene se nderimi qe populli i bente shenjtorit dhe buja e profecive te tij arriti deri tek Pashai i Beratit, ky futi njerezit e tij per ta vrare. Dhe Shen Kozmai ishte i pergatitur per martirizimin e tij. Kush e humb jeten ne kete bote per hir te besimit te tij, Perendia ka per t'i dhene jete te ameshuar.

    Le tė kujtojmė pastaj se nė predikimin e tij shėn Kozmai iu lėēiste tė krishterėve se pushteti i turqve ishte dėrguar si bekim nga Perėndia pėr tė shpėtuar ortodoksėt nga Perėndimi dhe Papa, “tė cilin duhet ta mallkoni”. Kujtoni pastaj se si pushtetarėt myslimanė (shqiptarė) e thėrrisnin atė nė tė gjallė “hyjnor Kozmai”, shumė mė parė se t’ia njihin shenjtėrinė vetė grekėt! Sot myslimanėt mashtrojnė se Ali Pasha e quante shėn Kozmain “xhaxha”, duke luajtur me tė njėjtėn fjalė greqisht (θείος), e cila ka dy pėrkthime sot, sė pari “hyjnor”, dhe sė dyti “xhaxha”. Dhe populli e therriste Ali Pashen "ALI PAPA'S"
    Nuk do te beje me mire te pyesje qe te mesoje se cfare ka dashur te thote shenjtori me ato fjale? Shenjtori vertet ka thene qe "Renia e Konstandinopojes ne duart e turqve ishte nje bekim i Perendise pasi po te kish rene ne duart e latineve (ashtu sic ra per 60 vjet gjate kryqezates se kartert - shenimi im ky), nuk do te kishim humbur vetem lirine, por do te kishim humbur dhe ate te shenjtin, besimin orthodhoks. Turqit vertet na mbajne nen zgjedhe e te shtypur, por nuk e perziejne besimin e tyre me besimin tone orthodhoks."

    Po ta kishin marre Konstandinopojen latinet, popujt orthodhokse nuk do te humbin lirine, do te humbin besimin e tyre orthodhoks, qe do te perzihej me mesimet heretike te romano-katolikeve e nuk do te ishte me nje besim orthodhoks.

    Me hapur e me tranparente se asimilimi shpirteror, fizik e gjuhesor qe beri ky i "shenjte" me "Mėsojini fėmijėt tuaj tė flasin gjuhėn greke, pasi edhe kisha jonė dhe kombi ynė janė grek" i beri dhe vazhdon ti beje me shperthimet mbrojtes-perulese qe disa vazhdojne ti bejne ketij armiku te gjuhes Shqipe
    Ne kohen e Shen Kozmait nuk kish "komb", as ne Greqi, as ne Shqiperi. Kish Perandori Otomane e Sulltan. Shenjtori ka thene qe Kisha jone eshte greke, pasi ungjijte dhe jeta liturgjike e Kishes ka qene ne greqisht.

    Sa per dijeni, Shen Kozmai profetizoi edhe njeriun qe do te behej kryeministri i pare i shtetit grek 50 vjet me vone. Femija qe i rinte prane e degjonte me te madhe kur predikonte, Shen Kozmai i tha se "Perendia te ka bekuar e do te vije nje dite qe ti te behesh i pari i ketij vendi". 50 vjet para se Greqia te fitonte pavaresine e saj.

    Shen Kozmai profetizoi edhe luften italo-greke kur i tha fshatareve te nje fshati ne Greqi: "Diten qe dega e rrapit ne krye te fshatit te keputet, ka per t'iu treguar se nga do t'iu vije lufta". 170 vjet me vone dega u keput e ra me drejtim nga veriu, Shqiperia.

    Shen Kozmai ka profetizuar edhe per te ardhmen e shtetit shqiptar: "Ketij vendi po i erdhi lufta nga jugu, lum ai qe do te mbetet gjalle. Po i erdhi lufta nga veriu, lum ai qe do te rroje se me luge te florinjte ka per te ngrene."

    QE TE KTHEHEMI TEK TEMA DHE TI JAPIM NJE RINGJYRIM IDESE SE I NDRITURI THEOFAN STILIANOS NOLI VERTETE QE NUK KA NDONJE PERSOSMERI SI FIGURE POR AI ASHTE AQ LART SA PERPJEKIET E TIJ JANE ME VLERE QE TI JAPIN SHQIPETAREVE NJE BESIM NE GJUHEN DHE ZOTERIMIN E TYRE, QE TI FLASIN ZOTIT NE GJUHEN E TYRE E JO ME NJE GJUHE TE IMPONUAR PREJ GREKEVE DHE OTOMANEVE PER 5 SHEKUJ ME RRALLE QE EDHE TI "ALBO", TI FLASESH ZOTIT NE GJUHEN TENDE DHE KETE E KUPTON C'DOKUSH QE KA MEND NE KOKE, DRITE NE SHIKIM DHE BESIM NE ZEMER
    Diten qe do te vdesim, Perendia nuk ka per te na gjykuar se sa mire e njohim shqipen apo greqishtjen. Perendia do te na gjykoje se sa mire i kemi mbajtur besen orthodhokse ne jeten tone. Dhe sic te thashe edhe me lart, asnje komunitet tjeter fetar ne Shqiperi nuk i vjen afer kultures se komunitetit orthodhoks. Perendia eshte me ne.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-01-2010 mė 15:33

  10. #90
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ne fakt familjet e pararojes otomane-muslimane ne Gjirokaster nuk kane te drejte te flasin per autoqefaline.
    Keto familje eshte e drejte qe qe nga Apostazia qe kryen ndaj krishterimit diku ne shek.16, filluan te kalojne nga HEREZIA ne HEREZI. Fillimisht u bene muslimane. Pastaj, kur su doli gje, se turku po binte, u bene iluminista muslimane me ndikim perendimor. Nipat e tyre vazhdojne traditen e apostazise fetare dhe bejne martesen: familje me tradite muslimane e ndikim peredimor ateist behen evangjeliste. Nje martese e perkryer..! Evangjelizmi eshte tamam feja e te pafeve te tille.
    Fetarisht po lind problemi tjeter me kete dukuri. Se keta muslimane-ateiste te bere evangjeliste, argumentojne kundra krishterimit tradicional ne Shqiperi me te njejten URREJTJE, argumenta blasfemues si atehere kur u bene muslimane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 28-01-2010 mė 16:49

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •