Lexo librin "Albanian National Awakening" te prof. dr. Stavro Skendi, eshte perkthyer edhe ne shqip ne Shqiperi pas renies se komunizmit. Lexo edhe botimet e vete KOASH:
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=51455
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=45326
Keto fjale te Shenjtorit Shen Kozma, te martirizuar ne Shqiperi, jane fjale profetike per ata shqiptare qe kane dy fara mend ne koke. Shen Kozma jetoi ne kohen e Ali Pashe Tepelenes, 50 vjet para se te themelohej shteti i pavarur grek, dhe 150 vjet para se te themelohej shteti pavarur shqiptar. Ai i tha ato fjale dhe ishte ne mision qe te mbante te pashuar flaken e Orthodhoksise ne popujt orthodhokse te Ballkanit, qe ne ate shekull e ne ato vite po ktheheshin me hir e pahir ne myslimane. Mesimi i gjuhes greke ishte menyra e vetme qe keta njerez ti shpetonin asimilimit osman dhe menyra e vetme per te mesuar mbi besimin orthodhoks, pasi ekzistonin plot materiale kishtare ne gjuhen greke, por jo ne shqip.
Dhe profecia e tij u be realitet nje shekull me vone. Gjithe rilindasit tane kombetare, qe nga vellezerit Frasheri, Jani Vreto, Ismail Vlora e plot te tjere, shkollimin e tyre e bene ne gjuhen greke ne gjimnazin e Janines, "Zosimea". Ishte ne kete gjimnaz ku ata mesuan per historine e vertete te te pareve te tyre, per historine e Gjergj Kastriotit e shqiptareve te mesjes, per flamurin tone kombetar bizantin. Per gati 4 shekuj, Sulltani u mundua t'ua fshinte nga memoria historike shqiptareve historine e te pareve te tyre qe e priten me lufte si anje popull tjeter ne Ballkan. Domethenese eshte nje citat i nje orthodhoksi nga Postenani, rilindasi Jani Vreto, i cili pati thene: "Vetem kur shkova ne Zosimea skoli fillova te mesoj per historine e te pareve tane." Ky citat vlen per te kuptuar se sa e forte ka qene presioni i Portes se Larte e Sulltanit mbi shqiptaret, jo vetem mbi myslimanet por edhe mbi orthodhokset, qe te harrojne historine e tyre.
Kjo eshte vetem nje nder shume profeci i Shen Kozmait qe koha i beri realitet, e vazhdon ti beje realitet. Meso me shume mbi jeten dhe profecite e Shen Kozmait me poshte:
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=39920
Alb
Krijoni Kontakt