Close
Faqja 25 prej 98 FillimFillim ... 1523242526273575 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 979
  1. #241
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Rrëfehet Nafi Çegrani, Maqedonia çerdhe e spiunëve

    Ristovski në dosjet e UDB-së ishte i njohur me nofkën "FOLKLORISTI" dhe spiunonte akademikët dhe intelektualët e tjerë ndërsa raportet e tij shkonin shpesh direkt në Beograd, thotë për "Lajm", shqiptari me funksion më të lartë në ish UDB-në e Maqedonisë, Nafi Çegrani, i cili ka pasur qasje në të gjitha dosjet e krijuara nga UDB-ja e ish Jugosllavisë














    Bllazhe Ristovski ka qenë bashkëpunëtorë i UDB-së, shef i tij ishte Nikolla Ilievski i cili atëkohë ishte krye shef i sektorit të dytë në UDB.

    Ristovski në dosjet e UDB-së ishte i njohur me nofkën "FOLKLORISTI" dhe spiunonte akademikët dhe intelektualët e tjerë ndërsa raportet e tij shkonin shpesh direkt në Beograd, thotë për "Lajm", shqiptari me funksion më të lartë në ish UDB-në e Maqedonisë, Nafi Çegrani, i cili ka pasur qasje në të gjitha dosjet e krijuara nga UDB-ja e ish Jugosllavisë, falë pozicionit të tij "Operativ në sektorin për ndjekje dhe përcjellje të diplomatëve të huaj dhe atasheve ushtarak në ambasada" dhe më pas si "Analist në sektorin e 4 për çështjen e emigracionit shqiptar".

    Ai thotë se Bllazhe Ristovski me nofkën Folkloristi ishte bashkëpunëtor profesional prandaj edhe ka aftësi për gjëra të tilla si Enciklopedia, gjë që dëshmon lidhjet e Ristovskit me Jugosllavinë. "Unë mund t’ju siguroj shumë dokumente për të dhe të tjerët, nëse ai i demanton këta dhe dëshiron të ballafaqohet me faktet", thotë Nafi Çegrani i cili flet dhe për procesin e lustrimit, rangimin e bashkëpunëtorëve të UDB-së, arkivat e ish Jugosllavisë dhe mënyrën se si punonte UDB-ja.

    Ai vlerëson se lustrimi është një proces shumë specifik për një shtet demokratik, por edhe dyshon se e gjithë kjo mund të jetë vetëm një politikë. "Unë kam lista që di, jo vetëm për shqiptarët por edhe për maqedonasit që ka pas në vëzhgime e përndjekje. Vetëm për shqiptarët ka pas 600 mijë dosje në arkivat sekrete të shërbimit të sigurimit shtetëror", thotë Çegrani. Ai sqaron se në atë kohë 5 vagonë me dosje pas kohës së Rankoviçit janë mbështjellë, janë shoshit dhe janë djeg te hekurana e Shkupit ku një ndër anëtarët e komisionit për vëzhgim ka qenë dhe vetë ai.

    "Po sa kanë djegë dosje, kanë djeg ndoshta materiale të parëndësishme, por besoj ata që janë relevante dhe me interes, shumë të tjera i ka marrë me kohë Beogradi. Unë e kam marrë dosjen time të cilën e kisha lexuar gjersa kam qenë zyrtar, por tani ishte fare e shoshitur dhe thuajse s’kishte asgjë relevante", tha Nafi Çegrani, ish zyrtarë i UDB-së. Për atë se ku janë sot dosjet dhe sa mund që ata të fshihen, Çegrani shpjegon sistemin e krijimit të dosjeve dhe sistematizimin e tyre, e në bazë të kësaj ai beson se ata mund të gjenden lehtë.

    "Sipas normave, marrëveshjeve interne të shërbimeve sekrete të asaj kohe, një raport që ka qenë relevant dhe me shumë interes zyrtarë, ai është transferuar edhe tek sekretariatit federal, për shkak se aj shërbim ka vepruar në mënyrë vertikale. Ato që kanë qenë për Maqedoni kanë qenë në Shkup dhe nga një kopje është dërguar në Beograd", thotë Çegrani, duke shtuar se edhe Moska është një arkiv potencial, ku gjenden jo vetëm dosjet e Maqedonisë por dosjet e të gjithë popujve të Ballkanit.

    "Për arsye të vetë veprimtarisë specifike të shërbimeve sekrete, UDB-ja, sigurimi në Shqipëri, apo Securitate janë krejt filiale që kanë punuar sipas shablloneve dhe metodave të KGB-së ruse. . kemi shumë kuadro që shkollimet ushtarake policore i kanë kryer në Moskë, si kuadro të kominternës. Në Jugosllavi në vitin 1948 ke një ordi njerëzish që kanë shkuar në Goliotok pse kanë qenë pro rus.

    Sigurisht që ka Moska një arkiv të madh jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë popujt e Ballkanit", thotë Çegrani duke propozuar që komisioni për lustrim të gjurmoj në Rusi. Por, një problem tjetër sipas tij është kualifikimi i dosjeve dhe emërtimi i bashkëpunëtorëve të UDB-së.

    "Njerëzit thonë ky është spiun, ky bashkëpunëtor, ky informator, thotë edhe për atë që ka qenë zyrtarë se është spiun, por këto janë kategori të ndryshme. Nëse thuhet spiun ajo është një kategori tjetër, nëse thuhet informatorë, kodosh të gjitha janë këto kategori të ndryshme, varet kush me cilin status ka qenë si burim për dhënie të atij shërbimi. Për lustrimin, nuk e di cilat dosje do të hapen se ke disa kategori dosjesh.

    Ke njeri që ka qenë i përndjekur ndërkohë shërbimi e ka bërë për veti, dhe ai i ka shërbyer edhe si informatorë, tani këtu ka shumë dallime", sqaron ish zyrtari i UDB-së. Sipas tij vetë natyra e atyre kohërave të ka detyruar të bëhesh bashkëpunëtor. "Për shembull nëpër redaksitë e ndryshme ka pasur shumë informatorë, në Flakë dhe në radio i di në gishta kush kanë qenë", thotë Nafi Çegrani, i cili më tej shton se shumë funksionarë të asaj kohe kanë qenë bashkëpunëtor të UDB-së, një pjesë e tyre edhe sot i mbajnë detyrat e ngjashme duke u bërë kush deputetë, kush ministër e kush funksionar i natyrës tjetër.



    Petkovski dhe Andov bashkëpunëtor të UDB-së

    "Këta që janë gjenerata e vjetër, për shembull Tito Petkovski dhe disa të tjerë që kanë qenë njerëz të Komitetit Qendror, të cilët me UDB-në kanë qenë në bashkëpunim intern. Do të përmend edhe Stojan Andovin, si propozues i këtij ligji, por Andovi e di mirë se kush ka qenë në Jugopsllavi, një personalitet në shërbimet informative diplomatike të diplomatëve, të ambasadave jugosllave dhe tani si mendon njeriu që Stojan Andovi nuk ka tre dengje dosje në shërbimet sekrete. Ai ka kryer detyrë për shërbimet sekrete, ka qenë zyrtarë që vepronte në shërbimin sekret", thotë Nafi Çegrani.



    Krye shefi i UDB-së në ambasadën e Serbisë në Shkup

    Ish zyrtari i UDB-së, Nafi Çegrani thotë se në ambasadën e Serbisë në Shkup është një personalitet i rëndësishëm, i cili deri dje ka qenë krye shef i UDB-së në Beograd dhe një nga kapot e klanit të Zemunit.

    Hoxhallarët dhe gratë ishin spiunë

    "Shumë hoxhallarë dhe priftërinj të asaj kohe kanë qenë bashkëpunëtor të UDB-së, që fatkeqësisht ligji për lustrim nuk po i kap këtu në Maqedoni, përkundër praktikës së shumë vendeve të tjera evropianë të dala nga komunizmi", thotë Çegrani. Ai sqaron se ka pasur dhe raste kur gruaja e spiunonte burrin. "Nuk do ta saktësoj për kë flitet, por ishte person me autoritet të cilin e spiunonte gruaja e tij. E paralajmërova dhe në fillim nuk më besoi por dikur u bind", thotë Çegrani

  2. #242
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Litari këputet prej së holli, zullumi prej së trashi

    Shpëtim POLLOZHANI
    I madhi Kadare në veprën e vetë "Kronikë në gur" përshkruan rastin kur andartët grekë bënin masakra në rrethin e Gjirokastrës në kohën e luftërave ballkanike. Për të tërhequr vëmendjen e popullatës shqiptare nga dhuna dhe terrori i ushtrive të huaja, grekët përhapën lajmin se në një sterë (sterë është rezervuar uji, ku grumbullohet uji i shiut) është paraqitur një vajze me pamje monstrumi. E gjithë popullata e rrethit fliste për këtë vajzë. Flitej se dikush e ka hedhur dobicin e vetë aty. Me kalimin e kohës, kopili u rrit dhe tani vajza monstrum doli nga stera. Populli e hëngri këtë çorbë. Te gjithë flisnin kush e lindi, kush e hodhi dhe kush e ushqeu derisa u rrit…
    Ne këtë shtet qe i thonë Maqedoni, 20 vjet me radhë po realizohet po ky skenar. Projekti i zhbërjes se shqiptareve nga këto troje. Qe të realizohet ky projekt duhet të bindet opinion i brendshëm dhe ai i jashtëm se shqiptarët i kanë populluar këto territore me dhunë dhe mund të përdoret edhe dhunë për t'i përzënë. KopjE e thjeshtë e Akademisë së Shkencave Serbe të fillimit të viteve të '80-a dhe të kohës së Millosheviqit. Serbia dhe ky shtet që i thonë Maqedoni janë akorduar si dy telat e çiftelisë në realizimin e projektit të Garashaninit, Çubrillovicit, Gligorovit, Cërvenkovskit e më në fund të Gruevskit.
    Qeveria e Gruevskit dhe ato të tjerat që për gjithë veprimet e veta kanë pasur mbulesë pjesëmarrjen e shqiptarëve në qeveri. Edhe kjo paçavure enciklopedi u bë edhe me paratë e shqiptarëve. U blenë 20 helikopterë ushtarak dhe 200 autoblinda BTR me kalibër 30 mm. Këto armë nuk janë blerë për të gjuajtur rosa ose derra të egër. Kjo punë i ngjan vitit 2000 kur Lubço Georgievski bleu 100 tanke B34 të prodhimit rus. Përse Gruevskit i nevojiten helikopterë sulmues dhe autoblinda? Ai, gjoja gjithë ditën vajton NATO dhe BE. Ai e din se me hyrjen në NATO të gjitha këto armatime do shkojnë te tanket e Lupços pasi nuk i plotësojnë standardet e NATO-s. Ky e ka një qëllim dhe thotë ishallah bëhet. Njëlloj si Nastradin Hoxha kur mbërrini në Strugë.
    Sa mbërrini Nastradini në Strugë e pa liqenin shumë të madh para vetes. Aty për aty i lindi ideja ta bëjë liqenin kos. Çdo ditë hidhte nga një gotë me kos për ta nxënë liqenin. Dhe kur njerëzit i thonin o Nastradin nuk bëhet liqeni kos. Nastradini ua kthente, edhe unë e di se nuk bëhet, po në u bëftë ama. Edhe maqedonasit e dinë se janë 800 000 përballë 8 milion, por duan të provojnë ta bëjnë çorbë liqenin.
    Në çdo periudhe kur në vend rritet kriza sociale, dhe kur shqiptarët fillojnë ta intensifikojnë luftën për të qenë njerëz, qeveria pjell një Ladorisht dhe fillon procedura. Popullata merret me rastin. Maqedonasit rrisin krenarinë. Qeveria formon komision anketues. Raport përfundimtar nuk u dha asnjëherë. Kaloi ky rast, sulmohet Universiteti i Tetovës. Vritet njëri. Përsëri komision anketues. S'ka raport përfundimtar. Në radhë vjen masakra e Gostivarit. Vriten dhe torturohen njerëz te pafajshëm. Branko Cërvenkovski fërkon Duart dhe shpërblen me revole Kolt forcat policore. Përsëri shqiptarët merren me vetveten. Përsëri faji hidhet andej nga e orientuan shërbimet sekrete, në të cilat nuk ka asnjë shqiptar. Edhe këtë çorbë e hëngri shqiptarziu. A ish fajtor kryetari i atëhershëm i Gostivarit? A ish PDSH ose PPD? Edhe në rastin e Gostivarit u bë një komision anketues. Edhe ky komision kryetar e kish një shqiptar. Edhe ky nuk dha asnjë raport përfundimtar. Edhe ne Gostivar u vranë njerëz të pafajshëm. Mandej pason masakra e Bit e pazarit ku Fërçko "demokrati" dhe "pedagogu" ishte ministër i Punëve të Brendshme të këtij shteti që i thonë Maqedoni. Shqiptarët në lagjen e Çairit gjuheshin si lepujt që gjuhen kur hapet sezoni për gjueti. Këtë mund t'ua tregojnë më mirë anëtarët e familjes Morina, Hoxha dhe shumë të tjerë. Edhe me këtë rast ne u morëm disa muaj dhe si gjithnjë raport nuk ka, asnjë përgjegjës e përgjegjësi nuk ka.
    Pas konfliktit të vitit 2001 dhe pasi gjenerali shqiptar dorëzoi armët e UÇK-së, Branko Cërvenkovski deklaroi, nuk do të lëmë gurë mbi gurë derisa të likuidojmë të gjithë terroristët që i kemi në listë. E të dashur shqiptarët e mi, hidhni një sy prapa dhe do të shihni se Branko e mban fjalën. Inskenimi i rastit të Sopotit është çorbe nga kuzhina BIA (shërbimet inteligjente serbe) dhe trashëgimtarët e UDB-së këtu në vend. Rastin e Brodecit Gruevski e realizoi për ta varrosur PDSH-në. Aksioni u krye derisa funksionarët e PDSH-së flinin, mirëpo të nesërmen u kish dal gjumi që ta lexojnë komunikatën e shkruar nga Ministria e Punëve te Brendshme, se atje u vranë terroriste nga policia mutietnike. Mos valle ndonjë budalla mendon se puna e Nerëzit ishte pune tifozësh. Jo more vëllezër edhe Nata e Kristaltë e shqiptarëve të Manastirit në vitin 2001, edhe Luboteni e Nerezi, të gjithë janë çorba të gatuara nga BIA dhe mbeturinat e UDB-së të servuara me garnir të partive shqiptare në pushtet. Gruevski para se të paraqitet në skenën politike në Maqedoni, ishte këshilltar në Qeverinë e ish kryeministrit të vrarë serb, Zoran Gjingjiq. Merreni me mend Serbia paska nevojë për një 25 vjeçar t'i bëhet këshilltar. Edhe sot e kësaj dite Gruevski është mik i ngushtë me zëvendëskryeministrin serb Xheliç. Në vitin 2001 Lupco Georgievski kërkoi nga Arkani që në Maqedoni të formojë njësi paramilitare dhe parapolicore. I njëjti shabllon si në Bosnjë dhe Kroaci. Mirëpo pasi e hëngri shkopin nga ndërkombëtarët, ndërroi mendje.
    Me ngjarjet qe po zhvillohen pas vitit 2001 duket se me BIA i bëjnë punët tinëz, pa shumë publicitet. Qeveritë ndërrohen edhe në Serbi edhe në Maqedoni, por projekti vazhdon me ndërrim taktikash.
    Edhe qenit më të egër i hedhin në oborr një bushtër, e cila ndërsehet dhe qeni merret me bushtrën, humb vëmendjen për territorialitet. Të gjithë në këtë moment merren me bushtrën- Enciklopedinë. Kush është duke folur këto ditë për Komisionin e lustrimit, për shkurtimin e mjeteve të UT-së, për vjedhjen e inventarit të UT dhe transportim në Universitetin e Shtipit. Kush flet për nëpunësit e ngratë shtetëror, që nuk kanë as karrige e as zyra. Nuk kanë as njërën, as tjetrën, se vendet e tyre të punës nuk janë paraparë me rregulloret përkatëse për sistematizimin e vendeve të punës. Kush flet për gjimnazin e Strugës që Gruevski me vëllezërit e vetë shqiptarzinjë e hodhi ne Veleshtë. Një milion euro ndau brenda natës. Projekti është gati. E gjithë kjo ndodh se ndonjë mjeran do ta fitojë tenderin për ndërtim, ndonjë tjetër do hap ndonjë divan ose ndonjë kioskë në oborrin e shkollës. Kush flet për gërmimet nën xhaminë e Manastirit të cilët mund ta shembin objektin 500 vjet te vjetër. Kush flet për xhaminë e djegur të Prilepit, e cila është monument kulture dhe nuk u meremetua as 10 vjet pas djegies. Edhe kisha e Leshkës në Tetovë u dogj në vitin 2001, por u ndërtua për 6 muaj. Faktori ndërkombëtar për ndërtimin e kësaj kishe ishte shumë aktiv. Kush flet për vuajtjet e shqiptarëve- nxënësve të Manastirit, ata të shkollave të mesme të Shkupit, për nxënësit shqiptar të Velesit, për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të vitit 2001. Edhe kësaj radhe ne e hëngrëm çorbën e gatuar nga BIA dhe shërbimet sekrete të vendit. Në vitin 2005 në Palestinë, Intifada ishte në kulmin e vetë dhe shteti Izraelit e kishte pisk. Mirëpo në këtë moment shumë delikat për Izraelin, një parti doli nga koalicioni për arsye se nuk po e realizonte programin e vete. Pas kësaj ra qeveria e Izraelit, dhe mu në këtë zjarr Izraeli organizoi zgjedhje të reja. Ne këtë aspekt, të gjitha partitë shqiptare që kanë qenë në pushtet me moskërcënimin dhe mosprishjen e koalicionin kur vriten dhe dhunohen shqiptaret, ia kanë shkruar tallkinin vetvetes. PPD ngeli me një deputet. PDSH me pesë. BDI do ngele me tre. Enciklopedia- bushtra do t'ia hajë kokën kësaj të fundit. Dhe për fund, një konstatim dhe dy anekdota. Kau është i fortë sa 15 meshkuj, mirëpo një fëmijë ia vë kërpeshin. Kau ka forcë, s'ka mend. Mali i ankohej sëpatës, përse po më pret. Sëpata ia priti, unë pa bishtin që ma ke dhënë ti jam vetëm një copë hekur. Filozofisë popullore duhet vëne veshin, e ajo thotë: litari këputet prej së holli, zullumi këputet prej se trashi.

  3. #243
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    KOMUNISTËT NDEROJNË INSPEKTORËT E UBD-s Serbe

    Nga Urim GJATA

    Gjatë një mbrëmje diplomatike pak ditë më parë në Selanik të Greqisë Konsulli serb në bisedë të lirë i thotë një diplomatit shqiptar se Kosova është një qime hunde e Serbisë. Diplomati shqiptare nuk i përgjigjet, por me buzëqeshje ironike e injoron Konsullin serb. Duke qenë dëshmitar i kësaj ngjarje dhe i shumë ngjarjeve të tjera të tjera që lidhen me Kosovën dhe trevat e tjera shqiptare në Ish-Jugosllavinë më ngacmojë të sjellë disa ngjarje që vërtetë dora e gjatë serbe vazhdon të ruaj agjentët e saj që punojnë në dëm të kombin shqiptar.
    Disa shqiptar që dikur i kanë shërbyer sistemit diktatorial komunist në Shqipëri ruajnë sot me fanatizëm lidhjet e ngushta me agjentët dhe inspektorët e lartë UDB. Duke i nderuar edhe me medalje apo mirënjohje për kontributin që kanë dhënë duke i shërbyer Serbisë. Para disa vitesh kryetari i PS Edvin Rama i dhuroji çelësin Artë të Bashkisë së Kryeqytetit këngëtarit serb Gjukanoviçit që i ka kënduar këngë trimërie ushtarëve serbë që bënë masakrat në Bosnjë dhe Kroaci mbi popullsisë e pambrojtur. Në ato vite nuk e mendova thellë këtë vlerësim, por kur sot mësojmë se edhe anëtarë të lartë të Partisë Socialiste që veprojnë në Greqi u ndajnë Mirënjohje Inspektorëve të UDB, këto gjëra nuk duhet të kalojnë në heshtje.
    Rasti më ekstrem ka ndodhur vetëm pak muaj më parë kur shoqata “Balkan Politica Forum” nderoji me Mirënjohje profesorin dhe deputetin z.Servet Pëllumbin në një aktivitet që organizoji në Korçë. Deri këtu nuk ka asnjë gjë të keqe kur nderohet një figurë e lartë si z.Servet Pëllumbi, por kur deputeti shqiptar merr të njëjtën Mirënjohje me një Inspektorë të UDB-s diçka nuk është mirë me drejtuesit e Partisë Socialiste. Sepse pas pak kohe po ky FORUM vrapon në Maqedoni dhe nderon me MIRËNJOHJE KOMBËTARE Inspektorin e Lartë të UDB Nafi Çegrani. I cili nga marsi i vitit 1969 deri 1980 ka punuar në Sektorin II të Shërbimin Sekret të Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në Shkup. Ai ka burgosur me mijëra shqiptar të atyre trevave. Shqiptarët e atjeshëm e njohin mirë këtë UBD-ash. Të njëjtët nderuar me MIRËNJOHJE edhe kryetarin e Komunës së Strugës z.Ramiz Merkon. Patriotizmi i FORUMIT bëri vlerësime të politikanëve shqiptar me inspektorët e UDB-. I bukur krahasim dhe vlerësim. Këtë FORUM e kanë themeluar ish-ushtaraku i lartë i sigurimit të sistemit diktatorial Guri Pejo nga qyteti i Korçës, i cili në vitin 1997 ishte Kryetar i Komitetit të Shpëtimit. Me 2007 Guri Pejo u ndalua dhe u arrestua nga policia shqiptare në Kapshticë sepse u kap duke kaluar një vajze të panjohur me pasaportën e vajzës se tij. Atë vit u akuzua për trafik qeniesh njerëzore dhe bëri pak kohë burg. Një tjetër drejtues i FORUMIT është edhe ish-ushtaraku tjetër me origjinë greke Kosta Panajoti i cili ka


    Ish-Inspektori i UDB Nafi Cegrani
    shërbyer edhe ky në Korçë. “Balkan Politica Forum” është legalizuar në Gjykatën e Selanikut dhe ka një veprimtari të gjerë të dyshimtë për vetë faktet se drejtohet nga njerëz të ish-sigurimit të shtetit. Drejtuesit e “Balkan Politica Forum” e shtrinë veprimtarinë e tyre edhe në Tetovë ku bënë anëtarë të saj një ish-profesor i UT. Por ata nuk u ndalën me kaq duke shkuar deri në Bullgari për ti propozuar ish presidentit të Bulgarisë z.Zhelevit të bëhet anëtar Nderi. Ai pranoji me kënaqësi në fillim, por pasi mori informatat e duhura e refuzoji nderimin nga ky FORUM I me prapavija të dyshimta. Këta ish Sigurimsa të Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë arritën me anë të mashtrimeve të afrohen edhe me drejtuesit e “Balkan Political Club” që ka qendrën në Selanik, por Kryetari i këtij KLUBI POLITIKANËSH të nderuar i larguan me të mësuar se kush janë në të vërtetë drejtuesit e “Balkan Politica Forum”. Së fundi ish-sigurimsat Guri Pejo Kosta Panajoti u kanë shkruar letra kryeministrit të Greqisë Kosta Karamalisit, Dora Bakojanit, Kryeministrit Sali Berishës etj., politikanë në Europë që ti nderojnë me MIRËNJOHJE. Por një gjë është e qartë se politikanët demokrat nuk mund të pranojnë MIRËNJOHJE nga një FORUMI që ua ka dhënë Mirënjohje edhe Inspektorëve të UDB-s të cilët kanë torturuar dhe vrarë njerëzit që kërkonin lirinë dhe demokracinë. Siç duket drejtuesit e Partisë Socialiste nuk e kanë të lehtë të shkëputen nga ish-sigurimësat që ruajnë me fanatizëm lidhjet me Inspektorët e Lartë të UDB-s. Ndoshta një ditë do tu duhen për ta ridjegur edhe një herë Shqipërisë si në vitin 1997, ku roli i ish-sigurimësave ka qenë vendimtarë për ta rrëzuar demokracinë që sapo kishte lindur në Shqipëri pas 50 vitesh diktaturë të egër komuniste. Prandaj sot intelektualët e vërtetë Socialist duhet ti thërresin mendjes dhe të shkëpusin lidhjet me ish-sigurimësat dhe inspektorët e UDB, duhet të distancohen nga veprimtarët e tillë që kanë qëllime të errëta nga Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në botë.

  4. #244
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    per me shkie gjithmon do te kemi akuza kunder tyre se na kan shume borgje i kemi armik dhe kurr nuk do ti harrojm
    nese une publikoje sene te kqija te cilat na i kan ber shkiet nuk besoi se po bej ndonje mekat.
    Kete e di o burre dhe te jape te drejte per shkie...Po mbase po me duket nga shkrimet qe po lezoj ne ketu ne neper forum...Me shume ne shqiptaret po merremi me njeri tjetrin dhe kunder njeri tjetrit...Se vertet me serbin...!Pikrishte kjo na bene qe te jemi me larg problemit real qe kemi...!Neve shqiptareve na duhet nje polik me fleksibile me teper mirekuptim,tolerante nder mjet veti...Perndryshe kjo mund te na kethehet ne te kunderten e asaj qe jane sunimet tona...!Kete qe e thashe, nuk jame duke e thene konkretishte per ty... Por ne pergjithsi ,edhe per veten time...!

  5. #245
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Faktet historike nuk harrohen dot...

    KUSH ESHTE HYSEN GEGA…?




    Hysen Gega,ka lindur në fshatin Sallagrazhdë më 1950.Për shkak të kushteve të rënda ekonomike në vitet e 70-ta emigron në Gjermani dhe përveç punës është marrë edhe me aktivitete kombëtare.Pas ardhjes së Jusuf Gërvallës në Gjermani ,Hyseni do të bëhet njëri nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt.Në ndrrimin e motmoteve të vitit 1980/81 arretsohet dhe burgoset nga UBD-a në fshatin e tij të lindjes.Ai njihet midis të burgosurve politik si“legjend e burgjeve jugosllave“për shkak të qëndrimit të tij të paepur dhe përherë kryengritës.
    Për të mësuar më gjerësisht për përjetimet e tij gjatë hetuesisë,nga udbashët,në vijim po publikojmë një intervistë të botuar në shkurt 1983 në gazetën“Zëri i Kosovës“.

  6. #246
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Kete e di o burre dhe te jape te drejte per shkie...Po mbase po me duket nga shkrimet qe po lezoj ne ketu ne neper forum...Me shume ne shqiptaret po merremi me njeri tjetrin dhe kunder njeri tjetrit...Se vertet me serbin...!Pikrishte kjo na bene qe te jemi me larg problemit real qe kemi...!Neve shqiptareve na duhet nje polik me fleksibile me teper mirekuptim,tolerante nder mjet veti...Perndryshe kjo mund te na kethehet ne te kunderten e asaj qe jane sunimet tona...!Kete qe e thashe, nuk jame duke e thene konkretishte per ty... Por ne pergjithsi ,edhe per veten time...!
    ASGJË NUK HARROHET....!!!!

  7. #247
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Cilët intelektualë ndiqeshin nga UDB-ja

    04/12/2009 11:31:06


    Nga Nafi Çegrani/INA

    Po kësisoj trajtimi kishin edhe disa dhjetra të tjerë intelektual maqedonas, të cilët i di me emër dhe mbiemër, e lista e të cilëve është mjaft e gjatë. E të mos flasim për ndjekjet e shqiptarëve veçmas në relacionet për zbulim dhe kundërzbulim ndaj Shqipërisë, të cilët në këto lista përfshiheshin me qindra personalitete dhe linja vazhdonte deri në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe mjaft profesorë dhe intelektualë të tjerë (sidomos ata të cilët venin e vinin në Universitetin e Prishtinës për të mbajtur ligjerata, por edhe të tjerë si gjuhëtarë e historian, si albanolog dhe shkencëtarë, emrat e të cilëve i mbaj në listë, por sa për hir të vërtetës dhe lexuesit si shembull do të përmendi vetëm ca nga këta: Aleks Budën si shembull, dosja e të cilit u plotësua dhe u bë mjaft voluminoze ( identike me ate të cilën në sirtarët e saj i`a mbante sigurimi i shtetit në Tiranë me urdhër të kahershëm të Enverit, të nënshkruar nga Ramiz Alia, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Aparati dhe kryeshefat e UDB-së federative të Beogradit, sepse edhe Prishtina e Beogradi (UDB) mbanin njëkohësisht hapur dosje të veçanta për Selman Rizën si tepër të “rrezikshëm” për Jugosllavinë, ngase ai tërë një jetë dhe me tërë shpirt ka dashur që Kosova të mos mbetej nën regjimin jugosllav, por të jetë me të gjitha trojet tjera shqiptare e bashkuar me Shqipërinë. Për çka kundër kësaj ishte edhe vetë Enveri. Por, UDB jugosllave sistematikisht dhe përmes rrjetit të saj të dendur agjenturor dhe të spiunazhit në disa vende ballkanike, e sidomos në Shqipëri,dosjet e veçanta të cilat nuk dij për çfarë arsyeje paralelisht me Sigurimin në Tiranë i mbanin dhe i plotësonin për shumë intelektual jo vetem për:

    Selman Rizën, Aleks Budën, Eqrem Çabejn, Pajazit Nushin, Rexhep Ismajlin,Teki Dervishin..etj nga Kosova dhe Shkupi, por edhe nga rradhët e emigracionit shqiptar siç ishin Arshi Pipa, Namik Resuli, Athanas Gegaj, Fuad Myftiu etj. Por UDB mbante në vëzhgim dhe grumbullonte materiale operative dhe referate të sistemuara mirë për analiza dhe plane të veta interne edhe për shumë të tjerë (si për të birin e Selman Rizës, Eminin). Madje edhe për disa intelektualë të tjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë si:

    dr. Bexhet Reson, Rexhep Qosen, Hasan Kaleshin, Reiz Ali Hoxhën, Beqir Sinën, Martin Camajn, Adriatik Kallullin, Abaz Dojaken, Andromaqi Gjergjin, Piro Thomo, Petro Markon, Abdi Baletën, Sabri Godon, Rexhep Mejdanin, Ramadan Sokolin, Emil Lafen, Ismail Kadarene, Ali Muka, Dilaver Kurti, Fahri Balliun, Dritëro Agolli, Zamir Mati,Gjergj Titani, Kurt Kola, Fatmit Gjata, Fatos Kongoli, Dhimiter Xhuvani, Llazar Siliqi, Dalan Shapllo, Myslim Shyri, Hysen Kordha, Zija Xholi, Xhevat Lloshi, Jakov Xoxa, Jup Kastrati, Zija Çela, Hasan Luci, Thimo Bare, Rahman Parllakun, Petrit Dumen, Beqir Balluku, Kadri Hazbiun, Hysni Kapon, Haxhi Lleshin, Stafe e Aqif Lleshin, Hekuran Hisain, Spartak Ngjelën, Fadil Paçramin, Todi Lubonjën, Shaban Braha, Mark Dodoni, Uran Butka,Gazmend Shpuza, Arben Puto, Luan Rama, Shefki Hyseni, Jakup Mato, Zihni Sako, Shaban Muratin, Kasëm Trebeshinën, Hysen Peja, Qazim Radoniqi, Xhemal Prizreni, Fehim Ibrahimi, përsëri Emil Lafe që nga viti l972 kur bën fjalë mbi Kongresin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Fatmir Gjata, Andon Kuqali, Sokrat Plakajn, Alfred Uci, Ylli Popa, Alfred Mojsiu, Ramazan Bogdani, Anastas Kondo, Spiro Dede, perseri Sabri Godo, Ali Ymeri, Abdi Baleta, Peçi Dado, Spiro Comora, Tomor Osmani, Irakli Koçollari, Elmaz Leci, Luan Qafzezi, Ndue Ukcamaj, Asim Aliko, Xhezair Abazi, Vasil Tabaku, Luan Qafzezi, Lirim Deda, Ferid Hudhri, Adem Istrefi, Nexhat Ibrahimi dhe shumë të tjerë, për të cilët do të bëjmë fjalë më gjërësisht një rradhë tjetër.

    Por listat e gjata të këtij formati me emra personash dhe personalitetesh nga fusha te ndryshme, studjues, analistë, diplomatë, shkencëtarë, gjuhtarë, historian, albanologë e profesorë dhe njerëz të thjeshtë, nxënës e studentë, hoxhallarë e arsimtarë etj, qofshin nga Kosova ose troje të tjera shqiptare nën Jugosllavi, e të cilët i vëzhgonte, përcjellte dhe survejonte UDB dhe KOS, ua kishte sajuar dosjet personale, duke i gjurmuar në mënyrë permanente dhe sistematike me mjete dhe metoda konspirative, sikur të ishin spiunë të cilët vepronin kundër sistemit titist dhe Jugosllavisë dhe kështu në rradhë. Të jap këtu vetëm ca emra si shembull:

    dr.Idriz Ajetin, Anton Çetën, Rexhep Qosjen, Ali Hadrin, Muhedin Hadrin, Gjon Sereçin, Adem Demaçin, Ramiz Kelmendi, Daut Demakun, Ibrahim Kadriun, Luan Starovën, Xhelaludin Gjurën, Ali Sutaj, Mahmud Hysën, Mehmedali Hoxhën, Xhevat Gegën, Remzi Nesimin, Adnan Agajn, Xhevat Selimin, Sali Ramadanin, Abdyl Bunjakun, Rrustem Berishën, Beqir Berishën, Anton Berishën,Sali Bajrën, Kadri Osmanin, Skender Kastratin, Ahmet Peren, Sali Lisin, Hashim Toplicën, Bajram Dobërdollin, Shemo Merkon, Qail Cegrani, Azir Tenovën, Emin Polisin, Bajram Golën, Irfan Bilalin, Shemsedin Musa, Dr.Fehim Reçanin, Dr.Jusuf Rexhepin, Zuhdi Bilallin, dhe qindra të tjerë…

    Por lista më e gjatë me emra dhe mbiemra, me kode të veçanta e dosje të hapura dhe të cilat i përpunonte dhe vëzhgonte për dekada me rradhë ishte ajo nga radhet e emigracionit shqiptar në perendim, në Francë, Gjermani, Belgjikë, Danimarkë, Austri, Itali dhe disa vende të Skandinavisë dhe në SHBA andej Oqeanit, emrat e të cilëve nuk ka nevojë këtu t’i shënojmë, për shkak se ata do të përmenden gjatë shtjellimeve dhe atje ku bëj fjalë mbi mërgatën shqiptare dhe veç e veç për organizatat e këtij emigracioni, ndaj të cilëve UDB-ja zhvillonte një luftë rigoroze të fshehtë dhe të pamëshirshme, duke përdorur metoda dhe kurthe perfide e në kontinuitet dhe vazhdimësi duke përdorur metodën e përçarjes dhe të grindjeve mes shqiptarëve gjetiu ,të njohurën “Divide et Impera”.

    Këto metoda dhe kurthe tinzare ndaj shqiptarëve janë bërë në kohën e Rankoviçit, Mitja Krajgerit, Svetisllav Stefanoviçit-Ceca, Pavle Pekiçit, Spasoje Gjakoviçit e Mehmet Maliqit – Cukulut të Prizrenit (babai i analistit të sotëm Shkëlzen Maliqi), i cili ishte një ndër organizatorët për likuidimin e Gjon Sereçit, Ibrahim Lutfiut, Skender Kosovës dhe Hasan Remnikut me shokë në pritat e tmerrit.

    Ky terror zgjati me vite edhe me ardhjen në krye të UDB-së dhe KOS-it të Petar Graçaninit, Stane Dolancit, Selim Broshës, Muharrem Danës dhe disa të tjerë nga Shkupi e Beogradi siç ishin: Zdravko Mustaçin, Borçe Samonikovin, Jezdimir Bogdanski, Nikolla Ilievski, Gjorgji Varoshlija, Dushko Zgonjanin, Sveto Mitrevski, Dushko Trajkovski, Srgjan Andreeviç dhe shumë Spasiqa të tjerë, të cilët kishin krijuar rrjet të gjërë agjenturor në mesin e shqiptarëve-informatorë. Për të gjitha këto ka detaje të spikatura që zbardhin të vërtetën dhe një histori të sigurimit, duke nxitur kërshërin e lexuesit.

    Burimi i informacionit INA - ONLINE
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovelli : 11-01-2010 më 13:04

  8. #248
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kosova, për Serbinë vazhdon të jetë tregu më profitabil si në aspektin politik, poashtu

    edhe ekonomik. Përmes Kosovës, Serbia mbijeton politikisht dhe ekonomikisht.




    SHTETI DHE SHËRBIMI INTELIGJENT



    Rezoluta 1244, me vakumin e saj, u krijoi mundësi qendrave të ndryshme të spiunazhit botëror të gjejnë teren të përshtatshëm në Kosovë për të mbledhur informacione të ndryshme dhe për të ndikuar në formë direkte apo indirekte në proceset zhvillimore të Kosovës.



    Shkruan: Naim Balidemaj - 03. 08. 2009

    _________________________________

    Institucioni i pavarur shetëror - Institucioni më vital i një shteti, Shërbimi Inteligjent, është jo vetëm pararojë, por faktorë ndikues në integrimin e tërësisë teritoriale dhe fizionomisë së përcaktuar kombëtare dhe politike të një shoqërie, me mision të qartë dhe parësor në mbrojtjen e qytetarëve dhe shtetasve. Një shtet i ri çfarë është Kosova, doemos duhet ta forcojë pa rezervë Shërbimin Inteligjent, sepse është i rrezikuar nga destabilizimet e mundshme të imponuara kryesisht nga Serbia me veprime të njohura siç janë;

    · jo siguria,

    · frika,

    · paniku dhe përçarja,

    e që fatkeqësisht të gjitha këto forma të veprimit, janë prezente në Kosovë.

    · Kosova për Serbinë vazhdon të jetë edhe më tutje burim i të ardhurave financiare dhe të mirave materiale duke thelluar kështu korrupcionin dhe kontrabandën.

    · Kosova, për Serbinë vazhdon të jetë trampolinë për të përfituar nga bashkësia ndërkombëtare, përmes fabrikimeve të gënjeshtrave nga më të ulëtat deri te më të sofistikuarat.

    · Kosova, për Serbinë vazhdon të jetë tregu më profitabil si në aspektin politik, poashtu edhe ekonomik. Përmes Kosovës, Serbia mbijeton politikisht dhe ekonomikisht.

    · Përmes Kosovës, Serba i imponohet bashkësisë ndërkombëtare për të përfituar në integrimet europiane dhe në zonën e shengenit.



    Me funkcionalizimin e mirëfilltë të Shërbimit Inteligjent të Kosovës dhe me mbledhjen e informacioneve përkatëse, të deponuara pranë bashkësisë ndërkombëtare, Serbisë jo që do ti vonohej integrimi europian, por do ti pamundësohej ky integrim, sepse ka fakte e fakte që dëshmojnë për destruktivitetin serb në të gjitha sferat. Serbia si trashëgimtare e UDB’së dhe Jugosllavisë është e njohur si eksportuesja më e madhe e drogave dhe kontrabanduesja më e madhe e armëve jo vetëm në rajon por edhe më gjërë. Vetëm nëse shikohet nga prizmi diplomatik, Serbia mban lidhje të ngushta me të gjitha ato vende

    - ku diktatura dominon mbi demokracinë,

    - ku dhuna dominon mbi ligjin,

    - ku pushteti absolut dominon mbi arsyen.



    Edhe mëtutje aleatët e Serbisë janë Libia, Venecuela, Kuba, Korea Veriore, grupet terroriste të Al Kaidës, (lideri i së cilës frekuentonte mëparë shpesh në Beograd) dhe Lëvizja e të painkuadruarve-pjellë e konjukturave ndërkombëtare gjatë luftës së ftohtë, liderë të së cilës ishin kriminelët dhe diktatorët e tipit të Titos, Idi Aminit, Sadam Huseinit, Kastros, Naserit, Nehrusë, e shumë të tjerëve të këtij soji. Tek kjo fundërrinë e politikës gjen mbështetje Serbia për të parandaluar njohjen e pavarësisë së Kosovës.



    Rezoluta 1244, me vakumin e saj, u krijoi mundësi qendrave të ndryshme të spiunazhit botëror të gjejnë teren të përshtatshëm në Kosovë për të mbledhur informacione të ndryshme dhe për të ndikuar në formë direkte apo indirekte në proceset zhvillimore të Kosovës. Jo të gjitha kanë pasur dhe kanë qëndrime pozitive ndaj shtet formimit të Kosovës. Brenda këtyre shërbimeve nën maskën e organizatave humanitare vepronin dhe veprojnë dy pole kontradiktore të dy mendësive kontradiktore;

    - ajo e Lindjes që përfaqëson krahun rus dhe

    - ajo e përëndimit që përfaqëson krahun euro-amerikan.



    Një polarizimi tillë u vërejtë edhe në dy shërbimet informative të Kosovës, njëri që ishte nën kontrollin e liderit të ndjerë të LDK’së dhe i përkiste kryekëput shkollës putiniane dhe stanishiqiane, dhe tjetri i formuar dhe dalur nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me orientim të qartë pro-amerikan dhe pro shqiptar. Rolin e tyre në procesin e përshpejtimit apo vonimit të pavarësisë së Kosovës do ta gjykoj koha.



    Deklaratat zyrtare serbe, “se Kosovën do ta mbrojmë jo ushtarakisht por me të gjitha mjetet politike”, është indikatori më i qartë se në cilat pika synon Serbia të ushtroj presion. Si trashëgimtare e UDB’së dhe KOS’it në hapësirat e ish Jugosllavisë, Serbia pas tërhjekjes nga Kosova, la pas vetes një numër të madh bashkëpuntorësh të rekrutuar që nga kohërat e shkuara e deri më sot, të cilët fatkeqësisht dominimin politik, moral dhe shoqërore e konsiderojnë trashëgimi.



    Kushtimisht, Kosova është e përkrahur nga SHBA’të dhe demokracitë botërore, por Kosova duhet të jetë e përkrahur, mbrojtur dhe respektuar nga vetë shtetasit. Pavarësisht nga standardet e imponuara, Kosova mund të realizojë objektivat e veta në qëndrueshmërinë shtetformuese, atëherë kur mekanizmat vital të shtetit funkcionojnë në harmoni të plotë duke përfshirë këtu, institucionin bazë, Shërbimin Inteligjent.



    · Kush e krijon dhe kush e mbanë Shërbimin Inteligjent?

    Funkcionalizimi vertikal i një shteti varet nga organizimi i brendshëm, në radhë të parë nga mbledhja e informacioneve deri te analiza e tyre e thuktë dhe kjo bëhet në sektorë të veçantë të Shërbimit Inteligjent me premisën kryesore, faktorin shtetas, i cili ka detyrë dhe obligim ndaj vetes në veçanti dhe shtetit në përgjithësi të ruaj dhe mbrojë ligjërisht aktin më të lartë shtetëror - Kushtetutën. Dikur kur nuk e kishim shtetin tonë, bashkëpuntorët dhe informatorët e shtetit okupator, të quajtur Jugosllavi e më vonë Serbi, me gjuhën e popullit quheshin SPIUNË dhe veprimtaria e tyre ishte subverzive dhe anti kombëtare. Në shtetet me kulturë kombëtare dhe shtetërore, një qytetar i cili nuk e paralajmëron ndonjë rrezik apo te keqe që i kanoset vendit, dënohet me ligj madje edhe më rëndë se ai i cili ndërmerr nisiativa të tilla. Fatkeqësisht, sot në Kosovën e pas luftës, në Kosovën shtet të pavarur, këta kameleonë, leva të Serbisë i hasim kudo, në çdo pore të shoqërisë kosovare, duke filluar nga

    - mediat,

    - OJQ’të,

    - drejtësia,

    - gjyqësori,

    - administrata publike,

    - diplomacia, ...

    dhe kryeneçësia e tyre është e neveritshme. Përveç importimit të

    - korrupsionit,

    - krimit,

    - trafikimit të armëve,

    - narko-dilerizmit,

    - tregëtisë me qenje njerëzore,

    importojnë krizë, për të cilën kemi më së paku nevojë.



    Dhuna, terrori, krimi i organizuar dhe korrupcioni janë dukuri parësore të cilat i hulumton dhe analizon Shërbimi Inteligjent i çdo vendi. Importimi i sekteve të ndryshme fetare që propagandojnë dhunë, fushëveprimi i krimit të organizuar deri në përmasa të destabilizimit të vendit, vrasjet dhe dhunimet e ndryshme që ndodhen në Kosovë, kanë zanafillën në Beograd. Të gjitha ngjarjet e pa pëlqyera që ndodhen në Kosovë kanë qenë direkt apo indirekt të fabrikuara nga Serbia.



    Shërbimi Inteligjent, si institucion i pavarur shtetëror e ka për detyrë ti zbuloj këto dukuri dhe tua deponoj institucioneve përkatëse si policisë, prokurorisë dhe drejtësisë. Këtë mund ta bëj në formë efikase atëherë kur vetëdija qytetare arrinë shkallën e lartë të emancipimit kombëtar.



    Spiunim është kur denoncon kombin tënd te armiku, patriotizëm është kur mbron shtetin tënd nga armiku. Fatkeqësisht kemi pasë shumë spiunë, sot është koha të kemi atdhetarë. Në shërbim të atdheut janë produktiv të gjithë qytetarët që nga instancat më të larta shkencore, intelektuale, krijuese e deri te veprimtarët e rëndomtë.



    U bëj apel të gjithë spiunëve të Kosovës, të sistemuar nëpër media dhe OJQ, të vetëdijësohen dhe ti shërbejnë Kosovës përmes Shërbimit Inteligjent, sepse qytetarë të Kosovës, nëse e luftojmë të keqen sot, të ardhmen e kemi më të ndritur.

  9. #249
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    ASGJË NUK HARROHET....!!!!
    E vertet kjo qe thua...!Por energjite dhe diturite tona duhet veme ne ate qe eshte
    frytdhense ne te miren e pergjithshme kombetare...!

  10. #250
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    SHËRBIMIMET E BIA-së SERBE NË KOSOVË


    Tërësisht duke filluar nga e kaluara deri më sot, shërbimet sekrete serbe, kanë pasë një qasje dhe veprimtari të veçantë në relacion me Kosovën. Kuptohet ato e kanë pasë fjalën kryesore gjatë pushtimit gati njëshekullor serb, gjë që në korelacione të ndryshme kohore dhe historike, Kosovës i kushtoi shtrenjtë, duke qenë gjithherë një laborator i eksperimenteve të tmerrshme që përjetoi populli ynë.

    Për këtë arsye, nga këndvështrimi im në këtë fejton jam përpjekur të bëj një analizë të këtyre shërbimeve, gjithnjë duke u bazuar në shtypin tonë ditor dhe peroidik, çasjes në internet, të dhënave të botuara në shtypin serb e malazez por edhe në shtypin evropian.

    Në këtë kuadër, shërbimet sekrete serbe pasi e humbën luftën në Kosovë, organizuan disa vrasje të fshehta brenda shërbimit sekret serb, konkretisht mbi elitën që kishin marrë përgjegjësinë e krimeve mbi popullatën e pafajshme civile në Bosnjë e Kosovë.

    Edhe pas luftës në Kosovë, është bërë kouptimi i agjenturave serbe në shumë segmente të jetës politike, ekonomike, por edhe strategjike. Në Kosovë shërbimi serb ka instaluar dhe ka bërë për vete një rrjet të fuqishëm të rrjetit elektronik të spiunimit të mediave elektronike. Për gjurmimin, zbulimin dhe marrjen e masave ndaj tyre nuk kanë kompetenca as policia e UNMIK-ut, as SHPK-ja.

    Shërbimet serbe janë duke punuar më të madhe edhe për zbehjen e imazhit të kosovarëve në sytë e ndërkombëtarëve, duke tentuar që gradualisht Kosova nga të qenurit viktimë të merr tiparet e viktimizuesit, sepse ato shërbime në bashkëpunim me forcat e errëta që veprojnë në Kosovë, krijojnë një varg diverzionesh, vrasjesh, pakënaqësish e të tjera të cilat e luhatin çështjen e sigurisë në Kosovë.

    Shërbimet serbe të kundërzbulimit në mediat e vendit por edhe në nivelet ndërkombëtare kanë arritur të krijojnë përshtypjen duke falsifikuar emra e duke montuar fotografi rreth prezencës së shqiptarëve të Kosovës në luftën e zhvilluar në Kosovën Lindore dhe në Maqedoni si „grupe ekstremiste“, apo siç i quajnë shërbimet serbe „grupe terroriste“.

    E tërë veprimtaria e tyre është e adresuar në drejtim të rivënies së Kosovës nën kontrollin serb. Për një gjë të tillë flet edhe paralajmërimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, në shtator të këtij viti.

    Grupet ekstremiste serbe që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, shumica prej tyre janë të lidhur më shërbimin sekret të MUP-it serb prej të cilit edhe i marrin direktivat.

    Serbët në Kosovë kanë të ndërtuar rrjetin e radiolidhjeve dhe të përgjimit, në bazë të një strukture të fshehtë organizative (gjysmë legale) me qëllim të organizimit të akteve të ndryshme diverzive, duke tentuar të gjejnë „fajtorë“ në mesin e shqiptarëve vetëm për të bërë një balancim mes forcave serbe dhe atyre shqiptare.

    Shërbimet sekrete serbe kanë organizuar një varg aktesh terroriste kundër civilëve, vendbanimeve e automjeteve të serbëve me qëllim që fajin t`ua hedhin shqiptarëve.

    Në të gjitha enklavat serbe në Kosovë ekziston një ndërlidhje mes tyre që ka dhe mban formën e pushtetit paralel në Kosovë. Nëpër këto baza ka sistem të mirëfilltë të radiolidhjeve, radioamaterëve e sisteme tjera komunikimi. Ekziston një hierarki e pushtetit dhe mbrojtjes (kuptohet e mbrojtjes së dyfishtë: nga KFOR-i si të rrezikuar dhe nga forcat e brendshme serbe si lëvizje politike dhe ushtarake, kuptohet ilegale).

    Në kuadër të këtij organizimi forcat serbe në Kosovë kanë organizuar një varg shantazhesh. Po e zëmë paramilitarët serbë kanë bllokuar disa herë aksin rrugor Prishtinë-Gjilan. Janë sulmuar herë pas here veturat e udhëheqësve shqiptarë dhe kalimtarëve të rastit që udhëtonin për në Gjilan dhe anasjelltas.

    Pastaj problemet në Mitrovicë, tashmë të njohura për të gjithë dhe një varg vrasjesh e problematikash të rënda që kanë ndodhur në Kosovë, e që nuk janë zbuluar ende. Autorësia e gjithë kësaj qëndron në faktin se prapa të gjitha këtyre akteve qëndrojnë forcat sekrete serbe dhe ato speciale, të cilat kanë kryer trajnime të posaçme për veprime të tilla.

    Sipas burimeve gjysmëzyrtare, Millosheviqi kishte urdhëruar të futen ilegalisht në Kosovë forca të zgjedhura të njësive ushtarake, të specializuara për veprime të veçanta, me qëllim që të shkaktojnë incidente në mes serbëve dhe shqiptarëve. (Shih Ilegalët serbë veprojnë pas linjave të armikut në Kosovë, BCR-Nr-103-17 dhjetor 1999).

    Orkestrimi i dhunës në Mitrovicë, që nga qershori i vitit 1999 si dhe ikja nga burgu i kriminelëve serbë, mosdënimi i kriminelëve serbë të luftës nga gjykatat nën mbikëqyrjen ndërkombëtare në Kosovë, të akuzuar për krime të shumëfishta kundër popullatës civile në Kosovë, janë plane të përgatitura nga forcat elite të policisë serbe. Po ashtu, këto forca janë të përfshira drejtpërsëdrejti në trazirat në Mitrovicën veriore por edhe të enklavave tjera, ku në sulme, shpërthime, vrasje etj., ka pasë të vdekur shqiptarë dhe serbë. Të gjitha këto veprime të organizimit sekret të policisë dhe KOS-it ushtarak serb bëhen për ta bojkotuar dhe amortizuar bashkësinë ndërkombëtare në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Njëkohësisht këto shërbime kanë përgatitur strategjinë që serbët e Kosovës t’i paraqesin si viktima të pambrojtura të agresionit shqiptar.

    Në fshatin Bërzeçe në Serbinë Jugore pranë kufirit me Kosovën, një kohë të shkurtër ishte e vendosur një qendër policore e cila është përdorur si bazë për infiltrimin e forcave serbe në Kosovë, të cilët të veshur me rroba civile, kanë hyrë në thellësi të Kosovës, kuptohet duke i koordinuar veprimet edhe me njerëzit e tyre brenda (serbë, romë, shqiptarë, etj). Këta ishin të pajisur me dokumente të falsifikuara udhëtimi.

    Shërbimet e MUP-it serb kanë biseduar me njerëzit e tyre, u kanë bërë presion por edhe u kanë premtuar para të majme që disa nga serbët të kthehen në Kosovë.

    Lidhur me format e punës së shërbimeve serbe, se ato i përdorin të gjitha mjetet dhe mundësitë për të arritur qëllimin tregojnë një varg faktesh, p.sh.: Agjensia e Lajmeve „Beta“, më 5 mars 2001, si dhe e përditshmja beogradase „Politika Ekspres“ deklaruan se shtëpia e modës „Nish“ një muaj ka prodhuar uniforma të NATO-s. Lidhur me këtë punëtorët e shërbimit doganor të Serbisë kishin konfiskuar 3.500 uniforma ushtarake të gatshme, në të cilat ishin emblemat e NATO-s.

    Influenca e Beogradit dhe tutorizmi serb është prezent edhe më tutje në jetën politike dhe shoqërore. Njëra ndër qëllimet e Beogradit ka qenë t’i ndalojë serbët e Kosovës që të mos marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë. Pastaj, kanë bërë presion që serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet, kanë bërë presione të vazhdueshme për ta tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve, ekstremistët serbë shpesh bënin veprime të hapta, si duke hedhur bomba në qerdhet e fëmijëve, pastaj në institucione të tjera. Në Shterpcë, në qershor të vitit 2000 serbët e atij fshati ia vunë zjarrin ndërtesës së UNMIK-ut, pastaj kanë djegur pyje në zona të ndryshme të Kosovës, kanë vrarë një numër jo të vogël të shqiptarëve duke organizuar edhe vrasjet me motive politike. Shërbimet sekrete serbe kanë tentuar të ringjallin vëllavrasjen mes shqiptarëve, duke tentuar ta ngritin në shkallën e dukurisë.

    Zakonisht agjentët serbë veprojnë brenda komunitetit serb në Kosovë, ku sipas shumë statistikave jetojnë afër 100 mijë serbë. Qëllim tjetër i klanit të Millosheviqit dhe i nacionalistëve të tjerë është edhe pengimi i përpjekjeve të KB-së për rindërtimin e Kosovës së djegur e të shkatërruar nga lufta. Shpesh, serbët e Kosovës kanë organizuar protesta kundër mungesës së kujdesit të mjaftueshëm të policisë së UNMIK-ut. Shërbimet serbe të linjave sekrete i mbajnë me doza premtimesh bashkëpunëtorët e vet lidhur me modalitetet e disa njësive ushtarake serbe në Kosovë, e që nga këto forca, ky problem ka arritur të shqyrtohet në tryeza të bisedimeve.

    Mirëpo, nga ndërkombëtarët është vërtetuar se një veprim i tillë është krejtësisht i panevojshëm. Sepse në Rezolutën 1244 të 10 qershorit të vitit 1999, nuk përdoren termi për rikthimin e ushtrisë. Pra, ka të bëjë me disa parametra diplomatikë dhe politikë.

    Në nëntor të vitit 1999, zëvendësministri i jashtëm rus Avdejev në Komisionin e Ministrave të Këshillit të Europës kishte hedhur tezën shumë të rrezikshme për të ashtuquajturin KORDON OMBELIKAL midis Serbisë dhe Kosovës. Një tezë e tillë ishte provokim direkt i diplomacisë shqiptare, sepse agjenturat prosllave kishin organizuar një sulm propagandistik përmes linjave të shërbimeve diplomatike serbe e proserbe. Mirëpo, ky problem u tejkalua pa ndonjë eskalim të situatës.

    Në mars të vitit 2001, Koshtunica hedhë tezën në emër të Qeverisë së Serbisë për dërgimin e një numri të kufizuar të pjesëtarëve të UJ-së për kontrollimin e kufirit administrativ dhe për ruajtjen e manastireve serbe në Kosovë. Këtë e arsyetoi me faktin se kishte kërcënime për ndarjen e Malit të Zi, dhe për ta ndaluar zgjerimin e fushatës së forcave kryengritëse në Luginën e Preshevës. Për këtë arsye, Koshtunica dëshironte që forcat e UJ-së t’i dërgon „për kontrollin e kufirit administrativ dhe për ruajtjen e manastireve“.

    Të gjitha këto presione bëjnë pjesë në përbërjen e politikës diskriminuese dhe përpjekjet për kthimin e forcave serbe me çdo kusht në Kosovë, në saje të intrigave, komploteve, shantazheve e diskriminimeve tjera që i kanë bërë e po i bëjnë shërbimet sekrete të ushtrisë dhe policisë serbe, për të krijuar parakushte sa më të volitshme, për realizimin e objektivave të Serbisë në relacion me Kosovën.

    Ekzistimi i grupeve paramilitare serbe që posedojnë paisje komunikimi, strategji dhe platformë pune në veriun e Mitrovicës, si dhe sulmet e njëpasnjëshme që i kanë bërë KFOR-it dhe policisë së UNMIK-ut e të SHPK-së, nuk janë asgjë tjetër veçse një privilegjim i ekstremizmit serb nga linjat e diplomacisë evropiane, përkrahësve të ndikimit të shtrirjes dhe zbatimit të politikës serbomadhe në Kosovë.

    Grupet ekstremiste serbe me veprim në Kosovë vazhdimisht i kanë përdorur të gjitha llojet e materialit propagandistik për punë agjenturore duke u bazuar në gjysmë të pavërteta, në lansime të ndryshme - në përsëritje të gënjeshtrave, në përdorim të internetit duke bërë faqe të veçanta kundër UÇK-së, TMK-së etj., nga njerëz autoritativ si Sava Janjiq, prijës i fesë ortodokse, i njohur për përcaktimet skajshmërisht antishqiptare. Këta i kanë përdorur të gjitha lidhjet logjistike me shërbimet sekrete serbe duke krijuar një filtër të strategjisë afatgjatë të veprimit në Kosovë.

Faqja 25 prej 98 FillimFillim ... 1523242526273575 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •