Respekt. Perkulem para veprave qe ka bere SHIK-u. Ju lumte Kadri Veseli. Populli do ta kuptoje qe keni punuar per te miren e vendit.
Respekt. Perkulem para veprave qe ka bere SHIK-u. Ju lumte Kadri Veseli. Populli do ta kuptoje qe keni punuar per te miren e vendit.
Të hapen dosjet, të dihen gjakpirësit e shqiptarëve!
Shkruan: Hajrullah Gorani * - Prishtinë, 13. 01. 2009
_________________________
Pejë. 17 prill 1941. Armata gjermane hyn në qytet. Kureshtja e papërmbajtur më shtynë rrugës së Podgorsokakut, për ta parë „ushtrinë e Allamanit“. Në sheshin e vogël të Shushtermahallës dikush nxjerr një pëlhurë të kuqe me shqiponjë të zezë në të. Flamuri, thoshin. Nuk vonoi, krisi pushka. Disa fqinjë tanë, serbë e malazias, qëllojnë me pushkë mbi turmën. Vriten 13 të rinj, të gjithë të paarmatosur. Mes tyre edhe kushëriri im, Avdushi. Ishte 20-vjeç. As atë ditë, as më vonë, askush nuk kërkoi vrasësit. Madje, as nazistët dhe Gestapoja e tyre. Ata u amnistuan, në mjegullën e frikës dhe harresës. Në verën e po atij viti hapen kurset për nxënës të shkollës fillore, për fëmijët shqiptarë: të mësojnë se si shkruhet „shqipja shqip“. Meritë të madhe për këto kishte Ernest Koliqi - më vonë i përndjekur dhe i akuzuar si ministër i shkollave fashiste. Flitet se kishte deklaruar njëherë: “E kuptoj urrejtjen e komunistëve të Shqipnisë për mua, por çuditem pse këtyre në Kosovë u pengon hapja e shkollave në gjuhën shqipe.”
Tutje, nuk kam parë ndonjëherë që historianët këndej e andej kufirit t’i kenë shënuar demonstratat përkrahëse për Italinë fashiste që u organizuan në Pejë nga fqinjët serbë dhe malazias. Ende mbaj mend brohoritjet: “Rroftë Italia, Rroftë Perandori dhe Mbreti Víktor Emanuel - dhëndri ynë!”
Më 1943, mësa mbaj mend, vritet Federali i Federatës fashiste. Të nesërmen i vihet zjarri qytetit. Digjet xhamia e Shushtermahallës në mes të sheshit, me gjithë dyqanet e zanatlinjve e bakallhanet; digjet i tërë sheshi me vlerë të paçmueshme historike. U zhdukën dyqanet poshtë „te kujunxhitë”, te „potoku i Serovisë“. Zjarrvënësit, italianë, shoqëroheshin nga miqtë (duke qenë tashmë dhëndër malazias) që plaçkitnin dyqanet para se t’u futnin flakën. Kush nuk bëzajti për këtë. Me sa mbaj mend, kjo u cilësua hakmarrje kundër shqiptarëve për vrasjen e Federalit fashist. Nuk kam parë gjëkundi që kjo tragjedi të jetë ndriçuar ndonjëherë nga historianët tanë. Madje, as komunistët shqiptarë të Kosovës nuk e përmendën ndonjëherë. Përkundrazi. Sa për ta, populli shqiptar i Kosovës në përgjithësi kishte kolaboruar me okupatorin italian e gjerman. Më vonë, e gjithë kjo do t’i shërbente akademikut serb Çubriloviq për ta hartuar elaboratin e tij më 1945 ku akuzon shqiptarët e Kosovës si aleat të okupatorit nazifashist dhe kërkon trajtim të njëjtë për ta si për folksdojçerët e Vojvodinës.
Narodna Vlast
Pejë. 17 nëntor, 1944. Partizanët komunistë hyjnë në qytet. Populli i mbledhur në shesh nuk e din nëse duhet të gëzohet apo të tmerrohet. Po thonë se erdhi Liria. Vërtetë, me ta janë edhe partizanët e Shqipërisë (Brigada e Tretë dhe e Pestë). Ata na thanë se s’ka kthim prapa; se liria kishte ardhur për të gjithë. Na thanë këtë dhe vajtën t’i çlirojnë “pjesët e tjera të Jugosllavisë së okupuar” - për të mos shkuar më larg se Tivari. Mbaj mend mitingjet e atyre ditëve të „pasçlirimit“ kundër okupatorit fashist i cili tashmë kishte braktisur Ballkanin; kundër bashkëpunëtorëve dhe hyzmeqarëve të tij. Nuk më dukej se e kuptonim krejtësisht se për çfarë bëhej fjalë. Por, nuk vonoi shumë.
Në një miting të tillë ku ishin mbledhur i madh e i vogël, te ‘Vorret e Gata’, tashmë fushë sporti socialist, flet Shoku Fadil Hoxha. Edhe sot më tingëllojnë fjalët e tij: “Do t’i biem satër në krye bashkëpunëtorëve të fashizmit!” Fliste të vërtetën. Po atë natë i mblodhën disa tregtarë, zanatlinj e nëpunës për t’i dërguar në shtëpinë e Xhevat Begut ku ishte vendosur selia e OZNA-s (serbisht: Organ Zastite Naroda, pararendëse e UDB’ës ).
Me ditë të tëra, familjarët e tyre i luteshin partizanëve nëse mund të dërgojnë ushqim e veshmbathje për të burgosurit. Patjetër, u përgjigjeshin. Dhe, derisa vinin pitet dhe çorapet e leshta, baballarët dhe kushërinjt e tyre “hanin dhé mbas Tabjeve”, sintagmë pejane për pushkatimet e të burgosurve të OZNA-s gjatë viteve të ‘pasçlirimit’.
Kush ishin ata që vendosnin për pushkatime? Ishin të ashtuquajturit komunistë jugosllavë: ishin serbë e shqiptarë. A thua u dihen emrat? Me pak mundim, po. Ose, ta përdori një shprehje të politikës ditore me pedigre komuniste: me pak vullnet politik. Por, ja që ky vullnet politik mungon tash e 65 vjet - pa marrë parasysh se kush u bë pushtet, president, ministër e kryeministër në Kosovë.
Kulla e Sheremetit dhe Mulla Sejfa
Më 1947, me sa më kujtohet, thyhet Kulla e Sheremetit, burgut famëkeq. Në pikë të ditës. Fqinjëve tanë serbë e malaziasë rastësisht u gjenden në dorë pushkët të cilat, rastësisht, i përdorën si ndihmë UDB-ës për t’i vrarë, rastësisht, të gjithë të burgosurit. Qoftë ata që kishin tentuar të ikin, qoftë ata që ndodheshin brenda. Masakër e vërtetë në pikë të ditës. Nga pijeteti do ta përmendi vetëm një viktimë: Xhelal Preveza, një administrator i urtë që kishte ardhur për ta mbarështruar administatën e qytetit.
Përsëri, asgjë. Komunistët shqiptarë në Kosovë as që e zunë ngojë ndonjëherë këtë cikërrim. Tashmë ishin në vlug të luftës kundër bashkëpunëtorëve të okupatorit.
Edhe një rast nuk mund ta lë pa e përmendur, meqë e kam amanet. Në vjeshtën e vitit 1962 shkova me të shoqen në Gjilan, ku deri para një viti kisha punuar profesor në shkollën ekonomike. Shkas ishte lindja e djalit të një kolegu me të cilin u bëmë miq: Muharrem Latifit. Një profesor i aftë dhe burrë i ndershëm. Kur në bisedë na zuri mesi i natës, Muharremi më tregoi një amanet prej babait të tij, Mulla Sejfës.
Mulla Sejfa kishte qenë pjesëtar i njësiteve partizane gjatë luftës, në krye të një njësiti të vogël. Me t’u kthyer me të pas luftimeve, shkon ta përshëndet Komandantin e ushtrisë partizane në Kosovë, shokun Fadil Hoxha, në zyrën e tij në Prishtinë. Kishte shkuar për t’i raportuar për aktivitetin e njësitit. Duke dalë nga ndërtesa kishte harruar torbën ushtarake në zyrë. Kur kthehet për ta marrë, nga dera gjysëm e hapur e zyrës dëgjon bisedën e komandantit në telefon. Me shpinë kah dera, në serbishte, Fadil Hoxha jepte instruksione: “Keni kujdes, Mulla Sejfa i armatosur dhe me ushtarë po kthehet në Gjilan dhe do t’i bie kësaj rruge. i dilni në pritë”. Mulla Sejfa, megjithatë, i kishte ra tjetërkah. Deri në braktisje të vendit. Babai im, më rrëfeu atë natë Muharremi, ma tha këtë para vdekjes. “Mua ma la amanet, e unë po ta lë ty se nuk dihet qysh do të bëhet, jemi bijtë e dekës.” Sot Muharremi ka ndërrue jetë, e unë me këtë po e dërgoj amanetin në vend.
Shi n’kollomoq?
Viti 1956. Dimër i madh. Mbledhja e armëve. Kudo tmerr në Kosovë. Komunistët, në ballë të aksionit. Rrahje, vrasje, dhunime në të katër anët. Komunistët shqiptarë kishin detyrë të veçantë: gjithkush le ta pastrojë oborrin e vet. Këtë, ata e bënin me përkushtim të madh: me fshisë të hekurt. Ishte kjo koha e jetësimit të Marrëveshjes Xhentëllmene mes J.B. Titos dhe autoriteteve turke; për shpënguljen masive të shqiptarëve në Turqi.
Një dekadë më vonë, konflikti i klaneve komuniste - të gjitha pa dallim bartëse të terrorit shtetëror - shkakton Plenumin e Brioneve më 1966. Aty, për arsye pragmatike vendoset se aksioni i mbledhjes së armëve paskësh qenë një gabim. Porse, kjo nuk guxonte të nënkuptonte se “armiqëve të popullit dhe bijëve tyre do t’i bie shi në kollomoq.”
Vërtetësimi i këtij sllogani famëkeq nga arsenali i LKJ nuk vonoi shumë: u shfaq me terrorin ndaj studentëve në demonstratat e vitit 1968. Në skenë tashmë ishte një eshalon i ri i komunistëve kosovarë: bijtë e bijat, familjet e ngushta dhe të gjëra të tyre, që të gjithë të mobilizuar në luftë kundër nacionalizmit dhe irrendentizmit shqiptar. Egërsohet edhe për një hallkë terrori i denoncimeve, arrestimeve, propagandës. Komunistët shqiptarë të Kosovës dhe familjet e tyre mobilizojnë intelektualë e pseudointelektualë që të shkruajnë, të denoncojnë me emër e mbiemër njerëz që kualifikohen për armiq të Socializmit Vetëqeverisës. Nëpër shkolla, fakultete, e më vonë në Universitet e Akademi të Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Të gjithë në luftë kundër nacionalizmit e irrendentizmit shqiptar. Në skenë del një formë më e sofistikuar e denoncimit: ”E dimë ne kush je ti; e dimë ne se i biri apo e bija e kujt je!” Masivizohen burgosjet. Çmenduria shkon larg: posa të hetohet se një nxënës ka shkruar inicialet “KR” në fletore, do të denuncohet dhe burgoset. Parreshtur vazhdon rekrutimi i denuncuesve: mes nxënësve, studentëve e mësuesve. ‘Diferencimi ideo-politik’ bëhet temë kryesore për Rilindje, Radio e më vonë edhe Televizion të Prishtinës. Bartës kryesorë të këtyre diferencimeve ishin komunistët: ata me detyrë të pastrimit të oborrit të vet.
Dy fjalë për Ekonominë e Zhvilluar Vetëqeverisëse
Ekonomia kosovare në Jugosllavi kurrë nuk ka qenë në këmbë të veta, por gjithnjë në kolaps. Një kohë ky kolaps nuk hetohej meqë mbulohej nga Fondi për Zhvillim të Rajoneve të Pazhvilluara i cili kurrë nuk u përdor për zhvillim por vetëm për mbulim të humbjeve të ndërmarrjeve të kota. Rritja e konsumit dhe ruajtja e standardit të jetesës bëhej me para të huaja. Komunistët kosovarë, ndonjëherë edhe udhëheqës të këtij fondi, nuk çanin kokën për zhvillim të ekonomisë; vetëm për sigurim të luksit personal dhe kontroll të qetësisë publike.
Më 1985, ekonomia e Kosovës nuk kishte asnjë dinarë në fondin neto-xhirues. E tërë ekonomia financohej nga burimet afatshkurtëra të mjeteve - me normë të lartë të kamatës dhe me afat të shkurtër të kthimit. Natyrisht nga bankat e Beogradit ( për skeptikët, më gjëresisht: Dr Hajrullah Gorani, Analiza Ekonomiko-Financiare e Ndërmarrjeve në Kushtet e i Inflacionit, Prishtinë 1990, Kapitulli Analiza e Situatës Financiare, fq 98.) Ishte kjo një ndër format brutale të eksploatimit që shkonte tutje; mjetet për zhvillimin e Kosovës që grumbulloheshin nga republikat e zhvilluara si Sllovenia, Kroacia, madje edhe krahina e Vojvodinës, përdoreshin për financim të qejfeve të oligarkisë komuniste në Kosovë. Kaq.
Në fund, nuk mund ta lë pa përmendur një anekdotë të errët pas mbledhjes famëkeqe të Kuvendit të Kosovës më 1989, kur u miratuan amandamentet për heqjen e autonomisë.
Të nesërmen e mbledhjes e takoj arkëtarin e Kuvendit të atëhershëm. E pyes nëse ka pasë ndonjë prej deputetëve shqiptarë që kishte marrë edhe mëditje për pjesëmarrje në atë turp.
“- A ka pasë, po më pyet!? - Jo që ka pasë, por kanë pritur në rresht për ta marrë. Madje, i tregonin shaka njëri-tjetrit për t’i kaluar koha deri te pagesa!”
<!--[if !supportLists]-->· <!--[endif]-->Autori është i ish-burgosur politik, profesor universiteti dhe ndër themeluesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
per Ahmet Krsaniqin ti e ke te aferme duhet te interesohesh me te vertet por pisten e hetimve lype ma mire te kabineti kriminal i Bujar Bukoshit
ti e din mire se Zotri Ahmet Krasniqi ka qen ne dorheqje kur eshte vra konfliktet brenda bandes se Bukoshit ende nu i keni publikue edhe pse ato dihen dhe ti i din
por ti si te aferm qe e ke Ahmet Krasniqin lype te vertet mos bo politik me gjakun tende se ata qe kan qen afer ti munde te jen ......
por kush e pat qeverin para dy viteve pse ata nuk ben zbardhjen e vrasjeve politike qe ju gjithmon pretendoni se krahu i luftes i ka krye a e patet presidentin "historik" a pate edhe qeverin me UNMIK edhe sherbim te UDB pse nuk i zbardhet ju.
SHIK-u diqka eshte munduer me ber ne lidhje me zbardhjen e rasteve te vrasjeve politike ato jan ne precedura hetimor ne EULEX dhe une e di qe ju e dini mire se me ato hetime ju shumica qe keni bertit se po na vrasin dhe qe jeni paraqit si viktima ne nje te ardhme te after do te delni ne shehs jo me spektakle jo me zhurma te mediave por me procese te rregullta gjyqesore e hetimore dhe te dyshimtet do te dalin dostat e juve ata do te sqarohen para opinjonit apo edhe do te vdesin pa u saqrue kurr.
mire po rrjeti i juve i krijuar me decenje nga UDB-ja dhe i riparuar nga UNMIK-u po shkatrrohet ky eshte ai zori qe juve po ju mundon dhe nje qe ka kontribuar qe juve si bande dhe rrjet te ju shkatrron esht kontribut i UCK dhe i SHIK-ut te lavdishem
Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 04-01-2010 më 16:10
Janë një shpure qyqesh qe krijojne një kor sa injorant aq edhe fatkeq... Tamam një kor qyqesh qe janë gati te japin edhe jetën për ":nënën parti" . E heqin veten te djathte pa pasur asgjë ne xhep përveç dashurisë për "liderin e pavdekshem" Lehin ditë e nate për antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se "nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist". Me një mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti është "virtyti" me i lartë i tyre... Flasin për demokraci kur shpirti i tyre është prangosur pas një partie dhe lideri qe përveç emrit asgjë nuk kanë te perbashket me demokracine... Perbetohen për liri kur përveç servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijnë te bëjnë pune tjetër. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqësi e vetvetes dhe e Berishës, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tillë qe po ia marrin krejt fytyren... ( !? ) Nëse jeni "vullnetare me zor " te 97-es coni përpara akrepat e orës edhe plot 11 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha Genjeshtrat tuaja i kanë kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o "Skuadronet e Vdekjes" se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrrin e vetzgjedhur "Fatkeqesia Kombëtare...." Genjeshtrat tuaja i kanë kembet shumë me te shkrutera se numri i syzeve tuaja qe u kthen permbys jo vetëm shikimin e botës por edhe te vërtetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shumë e shumë vite pa e shkelur.... Po ..... Po çfarë kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez 28, qe ia permendi deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!? Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjerë !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u sh*t tek tjetri!? Me shqetësojnë seriozisht këto pyetje !? Nuk bëhet fjale për një hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale për një udhëheqës partie politike ne pushtet dhe për Kryeministrin e Republikës se Shqipërisë qe ka ne dorë fatet e vendit ! E di pse?! Së pari, sa here lexoj lajme nga Shqipëria sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 për " perbindeshin e asaj kohe qe "është ka e drejton vendin sikur t'ia këtë inat popullit te vet" Së dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqipërinë qeveria e korruptuar e sotme ... Së treti emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se për Kosovën ne atë kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar - SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokacise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mëse njëherë për shitjen e të gjitha dosjeve tepër sekrete te paraardhesve te tij... Së katërti kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj për makinen serbe te luftës dhe terrorit ne Bosnje, Kosovë, çka perben një shkelje flagrante jo vetëm te ligjeve shqiptare, por edhe të atyre ndërkombëtare!? Së pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjëherë nuk e vizitoi Tiranen. Së gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjerë te rezistences ilegale ne Kosovë ne vitet 94-96 ndërsa takohej me Milloshevicin Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me të gjitha mjetet e rrembysve dhe torturuesve të tyre Sefgjini e kompani nga dretesia shqiptare nene pretekstin me absurd te mundshem " për të mos paguar demshperblime për dënim te gabuar" duke i dhënë evetes edhe rolin e krye-krye gjykatesit te Shqipërisë e duke penguar organin e akuzes shqiptare me ermerimin e tij si Drejtor i Tatimeve te Shqipërisë, burimi kryesor i te ardhurave te shtetit shqiptar Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kundër UÇK-së dhe rezistences se armatosur ne kohe si "organizate terroriste.... markisste- leniniste.... si dorë e zgjatur e Beogradit" ne kulmin e saj për te dekurajuar luftetaret e lirisë. Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 2 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira Se dhjeti, organizimi i Grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998, qe po të mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit do ta kishte futur Shqipërinë ne një katrahure te re... duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare për Luften Clirimtare te Kosoves, Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta për Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese për të mos nenshkruar atë marrëveshje, çka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetëm Beogradit dhe Milloshevicit.... Se 12-ti , është bërë gati një muaj nga deklarata e deputetit Braho ne një forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e as një zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shumë te renda te tij ndaj Berishës Se 13-ti, një akuze gjithnjë quhet e vërtetë përsa kohe ajo nuk është pergenjeshtruar me fakte apo nuk është provuar e kundërta e saj ne gjykaten e drejtesise .....! Përsa i përket cmires sime për Berishen, do ta jepja gjysmen e pasurise sime për të mos patur mbi supe barren e rekordin e tij te zi te shkeljes se te drejtave te njeriut ne raportet tepër kritikë te Departmentit amerikan te Shtetit dhe te dhjetera organizatave ndërkombëtare si Helsinki Watch, Amnesty International..... qysh nga Maji i vitit 1996 e deri sot..... Si Tropojan për Berishen ndjej vetëm keqardhje se u fut ne historinë shqiptare si hero i demokracise e po del prej saj si antihero e dhunues i eger i saj. Katrahura 97 me mbi 10 00 viktima, grushti i shtetit i 14 shtatorit 1998 ku ishte implikuar drejtepersedrejti Arkanji, UDB-ja serbe dhe vete Milloshevici... , Gerdeci 2008 dhe së fundi skenat tragji-komike te Kuvendit Popullor te Shqipërisë do të ishin te mjaftueshme për ta bërë Berishen disa here "President te Bences" apo "Kryeministër te Burrelit" me afat te gjatë.... Kjo është aresyeja qe ai nuk ka fytyre as guxim te shkoje ne vendlindjen e tij, Tropoje, se cilës me politikën e tij ia ka nxire fytyren. Si mjek, si kardiolog qe më ka shpetuar dy here jetën e babait tim te nderuar i perkulem me nderim ne çdo kohe... Shpetoi me mijëra shqiptare si kardiolog e mjek human për ti vrarë dhjetera mijëra me politikën e tij te mbrapsht, me piramidat, me Gazidedet e Arkanjet, me Gerdecet... Ndaj, para se te na jepni leksione demokracie, para se te na bëni moral , para se te na kukatni për komunizmin , ... ju kori i qyqeve dhe "Fatkeqesia Kombëtare" e vetshpallur clirojeni me fakte Kryeministrin e Shqipërisë prej akuzave te renda dhe vetveten prej dares se sherbetorit te tij ! Fakte e jo pallavra ! Zoti e shpetofte kombin shqiptar nga çdo "fatkeqësi kombëtare" me ose pa emër qoftë ajo ! Amen !
Eshte nje "Big Conspiracy" "Komplot i Madh" qe po luhet ne Kosove. Nazim Bllaca eshte nje cirak i manipuluar, nje cironke qesharake me idiotesine e tij. Cka thote ne fjaline para e ben cope e therrime vetem tri fjale mbrapa. Flet shume. Nuk thote asgje te besueshme. Mendoja se nuk do te mund te gjenim nje idiot me te madh ne te gjithe boten shqiptare per nje komplot me te vertete te madh ne keto kohe historike per Kosoven. Po sic do te shohim me poshte ka edhe me keq se ai!
Mos mendoni se ustallaret e vertete te ketij komploti jane dy nga figurat me te vetdemaskuara ne Kosove Adem Salihaj dhe Gani Geci... Ata jane aq te pafytyre sa pafytyresine e thone ashiqare para kamerave. Qeshin, ngazellehen me idiotesirat e Nazim Bllaces qe edhe pamjen e ka te nje pederi tipik serb si Martinovici, kamikazi serb i viteve 90-te qe eshte mirenjohur ne krejt Ballkanin per atentatin kunder vetvetes me shishen e birres ne prapanicen e tij, qe e keqperdori UDB-a gjakatare serbe vetem per te fajesuar e lincuar shqiptaret!
Ciraket dhe ustallaret
Si Geci edhe Salihaj ngazellehen, fryhen, gajasen para kemerave. U duket sikur po rishpallin pavaresine Kosoves kur nga goja e shpirti katran i zi nxjerrin helm te zi kunder lirise dhe pavaresise se Kosoves.
Ashtu si ciraku me i keq qe mund te gjindet ne krejt Kosoven e ndofta nder shqiptaret kudo ne Bote, Nazim Bllaca, ata nuk dine cfare thone.
E heqin veten si zbuluesit e Amerikes kur zbulimi me i madh qe ata vertet bejne eshte lakuriqesia e lojes se kurdisur jo vetem ne zyrat e ish- UDB-es te BIA-s ne Beograd, por edhe ne sarajet e dugajat e korrupsionit ne Prishtine e deri ne Dubai.
Nderkohe ustallaret e tyre ne Beograd ferkojne barkun nga kenaqesia kur shikojne shqiptaret kunder shqiptareve, kur shikojne se si per te nxjerre gurin e tyre te hedhur djallezisht ne lumin e trazuar shqiptar jane versulur qindra mijera shqiptare. Hedh nje i marre nje gur ne lume hidhen njeqint te mencur e se nxjerrin dot! Loja e hershme dhe e perhershme e Beogradit kunder shqiptareve!
Pse !? Sepse historikisht Beogradi ka mbjelle faren e percarjes ndershqiptare. Sepse historikisht Beogradit ka zbatuar kunder shqiptareve taktiken perca e sundo!
Albanus adversus albanus!
Ndersa politika serbe i ka perqendruar te gjitha baterite e saj ne Hage per te fituar me cdo kusht gjyqin absurd e pa asnje vlere zbatuese kunder pavaresise se Kosoves, politikanet, gazetaret, analistet, krejt politika shqiptare duhet te kishin syte, zemrat, shpirtin e mendjet ne Hage e te zienin me argumente pa fund per krimet monstruoze serbe ne Kosove jane perfshire ne katrahuren tragjike shqiptaret kunder shqiptareve, albanues adversus albanus, sic thonin latinet !
Dicka e rastit!? Mos valle vetem tre te marre ne sherbim te Beogradit e bene kete baterdi qe detyron deri edhe Kuvendin e Kosoves te zhvilloje séancen e se shtunes per kete beteje absurde!?
Jo vellezer!? Nuk ka asnje rastesti ne kete mes. Le ti referohemi historise se njeqint vjeteve te fundit ! Beogradi zyrtar, qofte ai monarkist i kraleve , qofte ai i komunisteve me Tito- Rankovicin ne krye, qofte ai i terrorit dhe genocidit masiv antishqiptar te Miloshevic e Stanishicit, qofte ky e demokrateve Tadic- Jeremic, ka zbatuar strategjine e mendjeve me te cmendura e me te terbuara antishqiptare te Serbise qe nga akademiku Cubrilovici e deri tek kryeakademiku i genocidit serb Dobrica Qosiq sot. Barbare ne shpirt, por shume djallezore ne praktike. Brutale ne praktike, por shkencore ne antishkencen e tyre antishqiptare, qe i ka shtrire degezimet deri edhe ne Shkup me enciklopedine e fundit ala serbe te Maqedonise.
Jo vetem me mendesine dhe tezat e tyre qe shkonin deri aty sa vinin ne dyshim aftesite “veteqerisese te shqiptareve“, sipas babait te nacional- shovinizmit serb Cubrilovic.
Provat e medha dhe akrepat e Beogradit
Sapo Kosova dhe shqiptaret atje kaluan me shume sukses proven e trete serioze te aftesive te tyre vetqeverisese pas lirise dhe pavaresise se saj historike, sic ishin zgjedhjet lokale te 15 Nentorit 2009, te organizuara e kurorezuara me sukses te plote nga vete shqiptaret, qe mori notat me te larta dhe vleresimet me te mira edhe te aleateve nderkombetare , ne skenen shqiptare u shfaqen akrepat helmatises te Beogradit: Perca e sundo!
E njejta taktike! Te njejtit regjizore! Te njejtit ustallare te kacafytjeve ndershqiptare. Te njejtit cirake, qe i dhane shenjat e para qe me provokacionin e Decanit kunder deklaruesit te pavaresise se Kosoves. U doli huq skenari atje. Menjehere krijuan vet- atentatin e vet-sajuar te Mitrovices. U plasi bomba ne dore dhe u demaskuan keq. Ciraket nuk ndaluan aty. Qelluan me arme edhe ndertesen e Kuvendit te Gjakoves!
Pa u shuar ende jehona e deshtimit te ketyre akteve ala- paramilitare ne Kosove, u sajua, u keqintepretua dhe u fry tej mase edhe ndonje deklarate foshnjarake pas-mesnates e ndonje lideri te PDK-se, i vet- dehur pa aresye ndofta edhe nga rezultatet e kesaj partie ne zgjedhjet lokale te 15 Nentorit, per zgjerimin e koalicionit qeverises ne Kosove. Pabesise se aleatit te tyre bashkeqeverises LDK-se per aleanca me kundershtaret politike , u jepet pergjigje prej femije inatcor qe fillojne e gjuajne me gure shtepine perbashket per inat te gjyshes sherrxhie.
Vendime pas mesnate klubesh qe u ndreqen sapo celi dita e re dhe u shfaqen rrezet e para te Diellit, natyrisht edhe me ndihmen e aleateve tane te natyrshem perendimore!
Terri pjell terr…. Drita drite!
Ore politikane dhe jo politikane shqiptare kurre mos merrni vendime te rendesishme pasi bie nata! Nuk ka keshilltar me te keq per mendjen njerezore se terri! Kujtoni ate legjenden filozofike shqiptare, qe i shpetoi jeten djalit e bashkeshortes se vet vetem se priti sa te dilte drita e nuk veproi ne terr! Duroi priti driten. Shpetoi nga tragjedia dhe gjeti lumturine … Terri pjell terr! Drita pjell drite!
Ka edhe nje shprehje tjeter te arte populli yne i mencur: “Puna e nates gazi i dites”
Prandaj si LDK-ja dhe PDK-ja duhet te ndjekin shembullin e liderve te tyre ne krye te qeverisjes se Kosoves Fatmir Sejdiu e Hashim Thaci qe aq mire komunikojne e merren vesh me njeri- tjetrin, mesa kam vene re e kam pa me syte e mi disa here edhe ketu ne Nju Jork!
Tamam kur te zotet e ligjshem te shtepise se perbashket Sajdiu- Thaci e moren situaten ne dore dhe i vune gjerat ne vendin e vet, tamam kur politika e Kosoves u perqendrua ne dy detyrat me urgjente, perfaqesimin dinjitoz ne GJND dhe permbylljen me fitore historike te raundit te dyte te zgjedhjeve, parapolitika dhe ciraket e hapur dhe te fshehte te Beogradit ne Kosove shperthyen minat e Bllaces, Gecit dhe Salihajt. Kjo treshe eshte vetem maja e dukshme e asjbergut te komplotit te madh ne Kosove. Pjesa e padukshme eshte Beogradi por edhe Mafia e sarajeve dhe dugajave, venies se gjobave dhe racketingut, larjes se parave dhe qerimit te hesapeve, qe akoma nuk i ka mbyllur hesapet me Hagen!
E diskretituar keq nga incidentet e Decanit, Mitrovices dhe Gjakoves, ajo nxorri ne skalionin e pare tre musketieret mjerane te Beogradit Bllaca, Geci dhe Salihaj nderkohe qe Beogradi zyrtar komandonte fijet e kopmlotit te madh nga prapaskena e parapolitikes kosovare.
Hajduti therret “kapeni hajdutin”!
Askush me shume se kjo Mafie nuk ka shprehur frike e panik, nuk ka sulmuar me egersisht te ashquajturin SHIK te Kosoves, sikur ky SHIK te ishte UDB-a e BIA e Beogradit e jo nje gogol i mendjeve te frikesuara te kryehajdutit qe therret ne kupe te qiellit “Kapeni hajdutin!”.
Pse!? Sepse askush me shume se Beogradi dhe argatet e tij ne Kosove nuk i tremben me shume nje sherbimi sigurie e zbulimi ne Kosove!
Pse!? Sepse askush me shume se nje sherbim sigurie dhe zbulimi i fshehte nuk i njeh fijet e Beogradit dhe lidhjet e tij me parapolitiken e politiken ne Kosove, sidomos pas kapjes prej tij te agjenteve te Beogradit me presh ne duar e dokumente te pakundershtushme komplotuese kunder pavaresise se saj!?
Pse!? Sepse askush me shume se nje zbulim e sherbim i tille nuk i njeh dhe zbulon komplotet dhe lidhjet e nendheshme te Beogradit me mafian e korrupsionit ne Kosove.
Pse !? Sepse korrupsioni, sic e ka deklaruar disa here Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci eshte nje kancer per Kosoven qe duhet luftuar me cdo mjet e pa kompromis!?
Sapo EULEX-i dhe qeveria e Kosoves njoftuan per nje vale arrestimesh te bujshme te kokave te korrupsionit ne Kosove, mafia korrupsionit e komanduar nga Beogradi dhe dora e zgjatur e tij aty shperthyen bomben e cirakeve te tij Bllaca- Geci- Salihaj, tre cironkave, tre sardeleve te tij per te shpetuar dhe dhene kohe peshkaqeneve dhe kapove te kesaj mafieje te rrezikshme ne Kosove!
Ikonat e Kosoves dhe qyqet e Beogradit
Si nje kor qyqesh e korbash qe ndjellin zi ata zgjodhen disa nga figurat me te shquara , disa nga simbolet e luftes per liri te Kosoves me ne krye ish- liderin e UCK-se Azem Syla si objektiv te sulmit te tyre. Me sajime krejt kontradiktore e te arnuara shume keq, me rrena qe bejne mu ne mes te nates e jo me ne mes te dites, me disa CD-turpi te incizuara ne kuzhinat e pista te UDB- BIA-s serbe qe te bejne te vjellish me rrenat e tyre, ata filluan komplotin me te madh te pasluftes ne Kosoven e pavarur!
Shihni vellezer e motra vetem nje fakt shume domethenes: nderkohe qe mbi 90 per qind e shqiptareve brenda e jashte Kosoves perkrahen, vleresuan dhe cmuan lart kontributin e Azem Syles dhe luftetareve te lirise se Kosoves, nje grusht mercenaresh te paguar ose vullnetare dhe gazetat e Beogradit parlajmeronin pardje arrestimin e Azem Syles! Pse !? Ky ishte synimi i tyre: te hidhnin benzine dhe te zgjeronin zjarrin e percarjes e pse deri edhe ne vellavrasjen ndershqiptare. Pike per pike politika e ish- UDB-es, BIA-s se sotme : perca e sundo!
Jo vetem aq por Beogradi zyrtar i vetcorri maskat e fijeve te veta ne Kosove kur doli hapur dhe ekrkoi mbrojtjen e Bllaces dhe musketierve te vet ne Kosove !
A mos valle eshte hera e pare qe ndodhe nje gje te tille!? Shihni historine e ikonave dhe simboleve te luftes per liri ne Kosove qe nga Ali Pashe Gucia e Bajram Curri, Isa Boletini e Hasan Prishtina, Shote e Azem Galica e Shaban Polluzha, Tahir Mehja, Jusf e Bardhos Gervalla, Ukshin Hoti … e deri sot. Ne shumicen dermuese te restave vendimet per vrasjen e tyre jane marre ne Beograd. Dorasi ka qene shqiptar i urdheruar, i armatosur dhe i paguar me dinaret e Beogradit!
Duke pare tek Agjencia e Sigurise se Kosoves, nje institucion krejt i ligjshem i ngritur ne baze te Kushtetues, i miratuar nga Qeveria dhe Kuvendi dhe i dekretuar nga Presidenti legjitim i Kosoves, qe akoma keto qyqe e kukavjka te Beogradit vazhdojne ta quajne SHIK , syrin dhe veshin e Kosoves se pavarur e te lire, nje nga shtyllat kryesore te shtetit sovran te Kosoves, Beogradi zyrtar dhe para-politika kosovare ne sherbim te tij tremben prej tij si shejtani prej temjani!
Me gjeni nje shtet demokratik bashkekohor ne Boten e sotme qe nuk ka sherbimin e tij sekret !? Ndaj vjellin vrere, shpifin, intrigojne, komplotojne me te gjitha mjetet e me te gjithe menyrat duke perdorur ciraket me te keqinj e me te diskretituar si tre mosketieret e siperpermendur, ndersa ruan asat nen menge per goditjen finale.
Perca e sundo!
Qellimi eshte shumefish i mbrapshte: destabilizimi i situates politike ne Kosove, venia ne dyshim e aftesive vetqeverisese te shqiptareve, duke i hedhur ata kunder njeri- tjetrit sipas taktikes perca e sundo !
Jo rastesisht pikerisht keta ustallare jane ne vijen e pare te thirrjeve per percarje te reja , per larje te hesapeve, per vellevrasje te reja ndershqipqtare. Shkurt : perca e sundo!
A nuk ishin pikerisht ky Gani Geci ddhe ky Adem Salihaj te paret qe thyen karriket dhe goditen me kembet e tyre vellezerit e tyre te LDK-se ne Kuvendin e saj pa u mbushur mire viti nga vdekja e kryetarit te saj Ibrahim Rugova!? A nuk ishin pikerisht keta dy mosketire qe ia vune minat dhe e percane ate duke krijuar LDD-ne!?
A nuk eshte po ky Adem Salihaj qe para dy ditesh, tamam kur hapej procesi ne GJND e Hages, doli me thirrje per po ate LDK qe te rishikonte qendrimin e saj dhe te prishte koalicionin me PDK-ne per te sigurar nje karrike per prapanicen e tij e jo per te miren e Kosoves dhe popullit te saj .
A ka ku te shkoje me tej poshtersia dhe dyfytyresia e politkes perca e sundo te Beogradit ne Kosove !?
A nuk ishte po ky Adem Salihaj qe kur pa se i doli krejt kallaji kolegut te tij mjeran Nazim Bllaca perballe reagimit te mencur, atdhetar te pothuajse krejt shqiptareve jo vetem ne Kosovo, por ne mbare Boten, dje me pafytyresi tipike ala serbe deklaroi se “une jam kercenuar “.
Zot ruajna mendte e krese!
Duke ia kaluar edhe Bllaces ne marrezine e tij ai theksoi se “Nuk ka pasur një kërcënim të drejtpërdrejt, por kërcënimi është permanent, sepse dihen arsyet e gjithë kësaj dhe dihen efektet e gjithë këtyre dëshmive. Prandaj jam njëri prej atyre që mund të ndihem i rrezikuar vazhdimisht. Po, jam i rrezikuar prej strukturave të njëjta të SHIK-ut, sepse nuk ka kush tjetër të më rrezikojë”
O zot ruajna mendte e krese, thote populli yne i mencur! “Nuk ka pasur kercenim te drejteperdrejte, por kercenimi eshte permanent “ tha ky mosketier i mjere . Cfare mund te themi per nje qyqar psikopatik si Nazmi Bllaca, kur ish- kryetari i nje komune te Kosoves, kur ish Zevendeskryeministri i Kosoves, kur deputeti i Kuvendit te Kosoves Salihaj flet me kete gjuhe prej …. Zot ruajna mendte e krese !!!
Mu kujtuan fjalet e Presidentit amerikan Barack Obama diten e varrimit te Senatorit Kenedi: “ Askush prej nesh nuk e di se cfare ka shkruajtur Zoti per ne sot “. E kush eshte Adem Salihaj … O Zot ruajna mendte e kokes ! Amen !
Ndaj eshte detyre e Kuvendit, e Presidentit, e Qeverise, e te gjitha institucioneve te ligjshme te Kosoves , eshte detyre e gjithe politikes shqiptare ne Kosove, e mas - medias dhe intelektualeve, ne menyre te vecante e drejtesise se EULEX-it dhe organeve ligjzbatuese ne Kosove te denoncojne dhe te godasin me forcen e ligjit jo vetem cironkat mjerane e te vet- diskretituara te ketij komploti te madh, por ne radhe te pare te peshkaqeneve te tij.
Eshte detyre e tyre e nguteshme te zbulojne dhe godasin me gjithe forcen e ligjit fijet e fshehta dhe politiken e hapur antishqiptare te Beogradit “Perca e sundo” ne Kosove!
Para ligjit te gjithe jane te barabarte! Secili duhet te pergjigjet njesoj e pa asnje dallim para tij!
Nga Hamdi Dega, Nju Jork
“Sovraniteti” i udbashëve shtrihet në të gjitha hallkat pushtetore… në Kosovë!
Kosova, disidentët dhe spiunët e saj të UDB’ës…!
Shkruan: Mon Zhubi - Prishtinë, 11. 01. 2009
______________________
Deshën apo nuk deshën bijtë e shokëve Maliqi, Haxhiu etj., Kuvendi i Kosovës e ka për detyrë që herët a vonë ta miratojë ligjin për hapjen e dosjeve në Kosovë. Ditë më parë, gazetari i të përditshmes kosovare, “Express”, Ilir Mirena, në një shkrim, të cilin e ka botuar edhe gazeta “TemA”, kishte shtruar një problem, me të cilin gjer më sot askush nuk është marrë në Kosovë, çështjen e lustrimit në Kosovë, duke kërkuar përgjigje në pyetjet se
- “A duhen pastruar të gjitha postet publike nga nomenklatura e kaluar apo të përmbyllet në heshtje një periudhë gjysmëshekullore pa asnjë debat?”
Këto dilema në Kosovë nuk janë shtruar kurrë, siç e cek edhe z. Mirena, dhe si rrjedhojë shtrohet pyetja:
- Pse bashkëpunëtorët e UDB’ës dhe OZN’ës famëkeqe jugosllave në Kosovë duhet të jenë të privilegjuar, për dallim nga kolegët e tyre të ish-shteteve komuniste?
Por nuk duhet harruar se kësaj kategorie njerëzish u duhet shtuar edhe një numër i konsiderueshëm i komunistëve shqiptarë në Kosovë, të cilët me devotshmërinë më të madhe i shërbyen “Vëllaznim-Bashkimit” jugosllav, në shumicën e rasteve në dëm të popullit të vet.
Reagimet për këtë problematikë pro dhe kundër nuk vonuan dhe për çudi erdhën kryesisht nga kolegët e z. Mirena, pra, nga gazeta “Express” ku ai punon. Fillimisht kolegu i tij Petrit Selimi, duke kundërshtuar idenë e hapjes së dosjeve, shkrimin e kolegut Ilir Mirena, e konsideron si “çast i lodhjes së z. Mirena nga presionet e ritmit monoton në punën e një të përditshmeje”, e kjo, sipas z. Selimi, na jep me kuptu se z. Mirena, sipas të gjitha gjasave i pavetëdijshëm për problemin, e paska shkruar vetëm për sensacion këtë artikull, një temë e cila, sipas tij, nuk duhet hapur në Kosovë!
Unë e kuptoj z. Selimi, ngaqë për moshën e re që ka me siguri nuk ka paragjykime për ish-nomenklaturën shqiptare të shërbyesve komunistë jugosllavë dhe mirë është që nuk ka, por ama irritohem pa masë, kur rolin mbrojtës të kësaj nomenklature e marrin përsipër bijtë e komunistëve, duke na servirur një varg argumentesh të pavërteta.
Më datën 22 dhjetor të vitit të kaluar gazeta “Express” në faqen 2 dhe 3 kishte dy kolumne të autorëve Shkëlzen Maliqi “Dosja e Komunizmit” dhe e Baton Haxhiut, të cilën e ka botuar edhe e përditshmja “TemA” me titull “Emrat e përveçëm në lustrën kosovare”. Si duket autorët nuk ishin koordinuar mes veti, ngaqë për dosjet e shërbyesve komunistë në Kosovë jepnin fakte kontradiktore.
Z. Maliqi në shkrimin e tij na bëri me dije se “dosjet e shërbimeve sekrete komuniste nuk kanë qenë edhe as sot nuk janë në arkivat e Kosovës, por në Beograd”. Z. Haxhiu ndërkaq thotë se nga arkivat, nuk e saktëson se cilat, “prej vitit 1956 e këtej e gjer në vitin 2008” paska lexuar me mijëra faqe për të parë se “çka kanë qenë shqiptarët e pushtetshëm të kohës së komunizmit”.
Dikush këtu po gënjen, z. Maliqi tha se dosjet janë në Beograd, ndërsa z. Haxhiu deklaron se ka lexuar me mijëra faqe të këtyre dosjeve!
- A mos vallë, ndoshta z. Haxhiu është i vetmi kosovar që ka ekskluzivitetin nga Beogradi për t’i lexuar dosjet e ish-shërbyesve komunistë kosovarë apo ato me të vërtetë janë në Kosovë dhe priten të hapen?
Këto dilema presim të na qartësojnë zotërinjtë e lartpërmendur në të ardhmen e afërt.
Sidoqoftë puna e dosjeve, besoj se koha do ta dëshmojë se cili prej tyre ka thënë të vërtetën, por është kuptimplotë fakti se, si njeri, si tjetri, mundohen të na sjellin fakte dhe argumente të bollshme, me disa prej të cilave ndoshta edhe mund të pajtohem, ku mundoheshin me të gjitha mjetet të arsyetonin veprimet e komunistëve të atëhershëm dhe të sotëm, të cilët, jo në masë të vogël, edhe sot i kanë zënë vendet udhëheqëse në shumë institucione të rëndësishme të Kosovës. E një prej këtyre institucioneve, konkretisht Radiotelevizioni i Kosovës, i udhëhequr nga një ish-komunist, (është fjala për Agim Zatriqin - Sh.B) në mënyrën më të pamoralshme dhe hipokrite në dokumentarin për Rexhai Surroin, një ish-ambasador i Jugosllavisë në Spanjë, i cili vdiq aksidentalisht po në Spanjë, u krahasua me eruditin dhe intelektualin më të madh kosovar Jusuf Gërvalla, të cilin, siç dihet, e vranë bashkëpunëtorët e UDB jugosllave.
Prandaj nuk e kuptoj, pse z. Maliqi dhe z. Haxhiu morën mundimin dhe reaguan kaq shpejt ndaj shkrimit të z. Mirena, kur që të dy këta, në qoftë se jo personalisht, atëherë kanë një hipotekë familjare, ngaqë baballarët e tyre me devotshmëri i shërbyen sistemit komunist jugosllav. Ndoshta edhe këtë radhë vlen fjala e urtë popullore “I djeg atij që e ka mizën në kësulë”.
Ndryshe krejt është me shkrimin “Për Dosjet” e z. Halil Matoshi, po në gazetën “Express”, i cili flet në emër të vet, për, siç e quan, “ hijen e vet” Tahir Veselin, të cilin ai e fal, por distancohet nga kërkesa e z. Haxhiu se duhet të falë të gjithë ata, të cilët në forma të ndryshme kanë kontribuar në burgosjen e qindra-mijëra shqiptarëve në Kosovë dhe masakrimin e mijëra të tjerëve.
Autori i këtyre rreshtave ka qenë anëtar i një familjeje të përndjekur politikisht, e cilësuar nga regjimi i atëhershëm komunist jugosllav si “familje reaksionare nacionaliste”, duke ma burgosur babanë në procesin e të ashtuquajturve të shehlerë në vitin 1954, në Prizren, me 11 vjet heqje lirie.
Nuk dua t’i kujtoj ato vite, të shkuara dhe të kaluara, por e di një gjë se babanë tim (kur ai u burgos, unë isha vetëm 2 vjeç dhe nuk e njihja), e pashë për herë të parë në vitin e tretë të shkollës fillore. Kalvari ynë familjar nuk mbaroi me kaq, ngaqë, për shkak të presioneve të formave të ndryshme, që unë nuk i kuptoja se isha i vogël, u desh të emigronim në Sarajevë.
Dhe sa për dijeninë tuaj z. Maliqi e Haxhiu, presionet nuk na i bënin serbët, por zyrtarët shqiptarë të institucioneve të atëhershme komuniste. Hipokrizia e radhës ndodhi në vitin 1979, kur pasi kisha kryer shërbimin ushtarak të APJ së atëhershme dhe pasi një vit më parë isha diplomuar në fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë, me shumë entuziazëm u ktheva në Kosovë. Për ballafaqimin me realitetin nuk m’u desh shumë kohë, në një konkurs të shpallur për një gazetar në Radio Gjakova, u paraqita edhe unë. Natyrisht që nuk u pranova, edhe pse isha i vetmi i diplomuar dhe i atij profili. Siç mora vesh më vonë nga disa miq, Komiteti i atëhershëm i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë nuk më kishte dhënë dritën e gjelbër për punësim në një institucion shtetëror, siç e quanin ata Radio Gjakovën, me arsyetim, i papërshtatshëm politikisht, “familje reaksionare”, dhe pranuan një student të dështuar të mjekësisë si djalë i një kuadri komunist.
Të njëjtët persona, zotërinj të nderuar, vendosin edhe sot për punësimin tim dhe të fëmijëve të mi, sepse kanë zënë postet udhëheqëse. Prandaj nuk mund të fshihemi nga referenca historike. Dosjet janë hapur në të gjitha shtetet e ish-bllokut, por historia shqiptare nuk ka të ngjarë me popujt që vetëm përkohësisht kanë qenë të okupuar, e jo si shqiptarët, gjithmonë. Kështu që, ata të tjerët mundë t’i klasifikojnë si tradhtarë në varësi të kualiteteve të pushteteve që iu kanë shërbyer.
Krijoni Kontakt