Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 100
  1. #51
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Lohan i dorėzon pyetsorin:

    Opozita tė kthehet nė Kuvend



    Tiranė - Ambasadori i Komisionit Evropian nė Tiranė, Helmut Lohan i ka dorėzuar rreth 11:00 kryeministrit Sali Berisha, pyetsorin e BE-sė pėr Shqipėrinė me rreth 2880 pyetje.

    Gjatė konferencės pėr shtyp, Lohan theksoi edhe njė herė se ėshtė e rėndėsishme qė pėr integrimin, duhet tė ketė dialog midis klasės politike shqiptare.

    “Ecuria e mėtejshme kėrkon reforma tė vėshtira. Kėto reforma duhet tė bazohen nė konsensusin mė tė gjerė tė mundshėm. Pėr kėtė arsye, ne e themi edhe njė herė qė vendi pėr debatin politik ėshtė nė Parlament. Pėr ta thėnė nė fjalėt e kėshillit tė Bashkimit Evropian: BE i bėn thirrje politikės nė Shqipėri qė tė ndjekė njė dialog konstruktiv brenda parlamentit”, u shpreh Lohan. Pėr sa i pėrket pyetsorit, Lohan theksoi se KE-ja do tė shikojė nė hollėsi pėrgjigjet e dhėna nga pala shqiptare.

    Pėr sa i pėrket pyetsorit, Lohan theksoi se KE-ja do tė shikojė nė hollėsi pėrgjigjet e dhėna nga pala shqiptare. “Pyetsori ėshtė njė moment i rėndėsishėm nė marrėdhėniet Shqipėri-BE. Ky ėshtė njė tregues qė Komisioni Evropian do tė pėrpiqet tė kuptojė nė mėnyrė tė gjithėsishme pėr sa i pėrket pėrgatisjes sė Shqipėrisė”, vijoi ai.

    Lohan shtoi se “Komisioni Evropian do t’i analizojė pėrgjigjet qė janė dhėnė. Po ashtu KE do tė pėrpiqet tė bėjė njė vlerėsim pėr ecuritė e prekshme nė kėto fusha dhe sigurisht bėhet fjalė pėr ato aspekte qė kanė tė bėjnė me shtetin e sė drejtės, luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar”.

    Ndėrsa kryeministri Sali Berisha tha se ky ėshtė njė moment i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė, duke ftuar drejtuesin e opozitės, Edi Rama qė ta pėrshėndes kėtė moment. Duke folur pėr pyetsorin, kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare do t’i pėrgjigjet me pėrgjegjėsi, duke shtuar se pėrgjigjet do tė jepen brenda kėtij viti.


    2009-12-16 11:37
    Start,16.12.2009
    ashtu siē nuk mund ti thote pozites drejtperdrejt qe te siguroje kushtet per opoziten te futet ne parlament, ne te njejten menyre Lohan nuk mundet ti thote opozites te futet ne parlament pa u marre parasysh pretendimet apo kushtet e saja ... eshte diplomat ai, nuk ia ka enda te behet pale ne sherret e bemat e politikaneve Shqiptare ... ne kete situate, Lohan ia "rrit" vlerat vetes, duke ua bere te ditur shefave te vet ne Bruksel se me ēfare brumi politikanesh, shteti e pushteti ka te beje ... sigurisht qe do te marre nje post te rendeshem pas mbarimit te turit te tij diplomatik ne Tirane ...

    procesi i pranimit te Shqiperise ne BE nuk eshte seanca pyetje-pergjigje, as edhe pyetje spontane, ndaj angazhimi i salis per ti dhene pergjigje pyetėsorit te pėrbėrė nga 2280 pyetje nė 384 faqe brenda ketij viti (!) eshte jo vetem aspak realist, por tregon mos-seriozitetin dhe mos-angazhimin e qeverise sime (desha te them te tij) ...

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Lohan i jep Berishės pyetėsorin e BE-sė: Tejkaloni ngėrēin politik

    Lohan i jep Berishės pyetėsorin e BE-sė: Tejkaloni ngėrēin politik

    Ambasadori i KE-sė nė Tiranė, Helmut Lohan i ka dorėzuar kryeministrit, Sali Berisha pyetėsorin e BE-sė dhe ka vlerėsuar si shumė tė rėndėsishėm pėr integrimin nė familjen evropiane dialogun politik me partive nė Shqipėri.
    "KE uron me forcė qė ngėrēi nė Shqipėri tė tejkalohet para ose nė fillim tė vitit qė vjen, nė mėnyrė qė Shqipėria tė vazhdojė pėrpara ashtu si e meriton"- i ėshtė drejtuar Lohan Berishės, duke i ftuar partitė tė gjejnė konsensusin dhe tė zhvillojnė debatin brenda parlamentit.
    Sipas Lohan, pyetėsori ėshtė njė hap historik dhe moment i rėndėsishėm nė marrėdhėniet Shqipėri-BE. Ai pėrmban 2280 pyetje tė shėnuara nė 384 faqe, qė sipas ambasadorit Lohan ėshtė tregues i seriozitetit me tė cilin KE po pėrpiqet tė pėrftojė informacionin pėr pėrgatitjen e Shqipėrisė pėr anėtarėsimin nė BE.
    Lohan ka theksuar se tregues shumė tė rėndėsishėm nė kėtė fazė tė re janė; funksionimi i demokracisė dhe institucioneve demokratike, ligji dhe pushteti i sė drejtės, respekti pėr tė drejtat e minoriteteve dhe pakicave.
    Ai ka garantuar se KE-ja do t'i analizojė pėrgjigjet me kujdesin mė tė madh, po ashtu do vlerėsoj ecurinė e prekshme qė do tė jetė bėrė nė kėto fusha, kryesisht nė luftėn kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar shtetit tė sė drejtės.
    "Ecuria drejt BE kėrkon reforma tė mėtejshme, tė vėshtira. Nė integrimin nė BE kėto reforma duhet tė bazohen nė konsensusin mė tė gjerė tė mundshėm. Pėr kėtė arsye e themi edhe njėherė qė vendi pėr debatin politik ėshtė brenda nė parlament. Bashkimi Europian i bėn thirrje partive politike nė Shqipėri tė ndjekin dialog politik konstruktiv, brenda parlamentit"- tha ai.
    Nėrkohė Berisha e vleresoi kete si nje ngjarje historike, si kartolinen e urimit qe u ka ardhur shqiptareve per festa dhe premtoi ne emer te qeverise se do te punohet me perkushtim dhe seriozitet ne plotesimin e tij.
    Gjate fjales pershendetese, Berisha ftoi kreun e Partise Socialiste, Edi Rama qe te pershendesin bashkarisht ne nje konference shtypi kete moment historik, si nje deshmi e vullnetit te perbashket te forcave politike per te kontribuar ne procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian.
    Mė 16 nėntor Kėshilli i Ministrave tė BE miratoi kėrkesėn e Shqipėrisė, e cila ishte dorėzuar qė nė fund tė muajit prill. Autoritetet shqiptare kanė deklaruar prej kohėsh se ata kanė kryer tė gjitha pėrgatitjet pėr tė nisur menjėherė nga puna me pyetėsorin.
    Kjo fazė e procesit zgjat pėrgjithėsisht deri nė 18 muaj, por qeveria shqiptare ka deklaruar se shpreson ta pėrmbyllė dhe tė marrė statusin e vendit kandidat brenda vitit tė ardhshėm.
    Kriza politike, BE tjetėr apel Shqipėrisė: Gjeni dialogun
    BRUKSEL- Duke e cilėsuar situatėn e krijuar nga mungesa e dialogut si tė pakėnaqshme, Bashkimi Europain i ėshtė drejtuar me njė tjetėr kėrkesė Shqipėrisė.
    Apeli kėtė radhė vjen nga ministri i jashtėm i Suedisė qė ka presidencėn e radhės tė BE-sė, Karl Bildt i cili i bėn thirrje udhėheqėsve politikė tė Shqipėrisė qė tė ulen dhe tė bien dakord ta ēojnė vendin pėrpara.
    "Pėr sa i pėrket gjendjes sė dialogut politik nė Shqipėri, pėr momentin ėshtė e pakėnaqshme. Unė do t'i bėj apel udhėheqėsve shqiptarė qė tė njohin se pėr tė ēuar vendin e tyre pėrpara, ata duhet te ulen dhe tė bien dakord qė tė mos bien dakord nė disa raste, por edhe tė bien dakord ta ēojnė vendin pėrpara. Ky ėshtė mesazhi qė mund tė gjeni nė kėto pėrfundime. Ky ėshtė mesazhi qė i vjen Brukselit se ata duan te jenė pjesė e Evropės. Nė Evropė ne kemi dialogun midis udhėheqėsve politikė edhe kur disa herė nuk jemi dakord pėr disa ēėshtje. Ne shpresojmė se Shqipėria do t'i bashkohet kėsaj tradite sa mė shpejt qė tė jetė e mundur"- tha ai.
    Deklarata ėshtė bėrė pas njė konference nė Bruksel, ku Bild u pyet se ēfarė mendon BE pėr situatėn nė Shqipėri.
    *******


    Situata politike, Bosch: Dialog mes palėve dhe gjuhė mė e butė
    TIRANĖ- Kreu i prezencės sė OSBE-sė nė vendin tonė, Robert Bosch i ka bėrė apel politikės pėr vendosjen e njė dialogu tė qėndrueshėm.
    Nė pėrgjigje tė interesimit tė medias pėr situatėn politike tė krijuar nė vend, kur opozita nuk mori pėrgjigje pėr kėrkesėn e saj pėr hapjen e kutive edhe pas skadimit tė afatit tė pėrcaktuar pėr reflektim dhe mazhoranca nė kėmbim ka ashpėrsuar gjuhėn e akuzave, Bosch ka pranuar se dialogu mes palėve duhet tė nisė nė Kuvend.
    Sipas tij, ka ardhur koha e njė dialogu tė qėndrueshėm mes palėve qė duhet tė zhvillohet nė sallėn e kuvendit dhe pėrpos kėsaj, palėt duhet tė pėrdorin njė gjuhė mė tė butė.
    Nė seminarin e zhvilluar sot ka qenė e pranishme kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka ēmuar rolin e teknologjisė nė transparencėn parlamentare.
    "Shqipėria dixhitale ėshtė njė prioritet i qartė, ndaj dhe fondet pėr kėtė janė 5-fishuar. Kėto teknologji kanė filluar tė zėnė vend fort nė jetėn politike, pasi kėshtu u sigurohet qytetarėve nė informacion dhe transparenca pėrbėn njė nga shtyllat e demokracisė"- tha Topalli.

    marr nga shekulli//16/12/2009
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  3. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Shefi i delegacionit tė BE-sė nė Shqipėri, z. Helmuth Lohan i dorėzoi Kryeministrit Berisha pyetėsorin e KE-sė

    - Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria dhe autoritetet shqiptare do tė punojnė me pėrkushtim tė madh, me njė gjithpėrfshirje tė spektrit politik, tė shoqėrisė civile dhe tė grupeve tė interesit, nė mėnyrė qė pėrgjigjet qė do tė dėrgohen nė Komisionin Evropian tė jenė mė tė vėrtetat e tė vėrtetave

    - Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria mbetet shumė e hapur pėr tė dėgjuar zėrin e opozitės, ekspertėve tė saj nė tė gjithė problematikėn e madhe qė trajton pyetėsori

    Shefi i delegacionit tė Bashkimit Evropian nė Shqipėri, ambasadori Helmuth Lohan i dorėzoi sot Kryeministrit Berisha pyetėsorin, i cili nevojitet pėr tė vlerėsuar pėrgatitjen e vendit pėr tė pėrmbushur detyrimet e anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian.

    Pas takimit, Kryeministri Berisha dhe ambasadori Lohan dhanė deklaratė pėr mediat. Nė deklaratėn e tij, Kryeministri Berisha e cilėsoi marrjen e pyetėsorit si njė moment historik pėr vendin dhe shprehu angazhimin se rreth 800 punonjės tė administratės shqiptare do tė angazhohen me njė intensitet tė madh nė studimin dhe plotėsimin e tij, si dhe Komiteti Ndėrministror i Integrimit do tė shqyrtojė ēdo javė ecurinė e kėtij procesi.

    Kryeministri Berisha shfrytėzoi kėtė rast pėr tė ftuar kryetarin e Partisė Socialiste qė sė bashku t’a pėrshėndesin nė njė konferencė shtypi kėtė moment historik pėr tė gjithė shqiptarėt, si njė dėshmi e vullnetit tė pėrbashkėt tė forcave politike pėr tė kontribuar nė procesin e integrimit tė vendit nė Bashkimin Evropian.

    Po sot, nė prani tė mediave, Kryeministri Berisha i dorėzoi pyetėsorin ministres sė Integrimit znj. Majlinda Bregu. “Para jush dėshiroj t’i dorėzoj pyetėsorin ministres sė Integrimit znj. Majlinda Bregu me besimin e madh se me pėrkushtim do tė pėrmbushim detyrimet tona madhore para qytetarėve shqiptarė, para partnerėve evropian dhe para Komisionit Evropian dhe me garancinė e plotė se Kryeministri do t’i japė tė gjithė mbėshtetjen kėtij procesi, i cili ėshtė mė i rėndėsishmi, ėshtė 1-shi i tė gjitha proceseve dhe tė gjitha reformave qė ne kemi”, u shpreh Kryeministri Berisha.

    Mė poshtė vijon e plotė deklarata e Kryeministrit Berisha dhe deklarata e Ambasdorit Lohan:

    Kryeministri Berisha: Sot ėshtė njė moment historik nė marrėdhėniet zyrtare ndėrmjet Shqipėrisė dhe Bashkimit Evropian. Njė muaj pas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave tė Bashkimit Evropian pėr tė pranuar kėrkesėn e Shqipėrisė pėr statusin e vendit kandidat, ambasadori i Bashkimit Evropian z. Helmuth Lohan mė dorėzoi, nė emėr tė Komisionit, pyetėsorin me mbi 2260 pyetje nė 384 faqe, i cili duhet tė plotėsohet nga autoritetet shqiptare dhe t’i dorėzohet Komisionit pas plotėsimit tė tij.

    Nė kėtė rast, sė pari, unė dua tė shpreh mirėnjohje ndaj Komisionit, i cili brenda njė kohė tė shkurtėr, njė mujore, i’a doli tė formulojė pyetėsorin voluminoz pėr Shqipėrinė. Dua t’a garantoj se qeveria ime dhe autoritetet shqiptare do tė punojnė me pėrkushtim tė madh, me njė gjithpėrfshirje tė spektrit politik, tė shoqėrisė civile dhe tė grupeve tė interesit, nė mėnyrė qė pėrgjigjet qė do tė dėrgohen nė Komisionin Evropian tė jenė mė tė vėrtetat e tė vėrtetave.

    Gjithashtu, unė shfrytėzoj kėtė rast pėr tė ftuar kryetarin e Partisė Socialiste qė sė bashku t’a pėrshėndesim nė njė konferencė shtypi kėtė moment historik pėr tė gjithė shqiptarėt, si njė dėshmi e vullnetit tė pėrbashkėt tė forcave politike pėr tė kontribuar nė procesin e integrimit tė vendit nė Bashkimin Evropian. E siguroj se qeveria mbetet shumė e hapur pėr tė dėgjuar zėrin e opozitės, ekspertėve tė saj nė tė gjithė problematikėn e madhe qė trajton pyetėsori.

    Siguroj ambasadorin Lohan dhe Komisionin Evropian se rreth 800 punonjės tė administratės shqiptare do tė angazhohen me njė intensitet tė madh nė studimin dhe plotėsimin e tij dhe se Komiteti Ndėrministror i Integrimit do tė shqyrtojė ēdo javė ecurinė e kėtij procesi.

    Zonja dhe zotėrinj,

    Duke e mbyllur kėtė fjalė dėshiroj t’i shpreh ambasadorit Lohan, stafit tė delegacionit tė Komisionit Evropian nė Tiranė, Komisionit Evropian nė Bruksel, urimet mė tė mira pėr Krishtlindjet dhe Vitin e Ri dhe dėshiroj t’u shpreh mirėnjohjen mė tė thellė pėr kartolinėn historike qė u sollėn shqiptarėve pėr festat e mėdha tė fundvitit.

    Faleminderit!”

    Deklarata e ambasadorit Helmuth Lohan: Faleminderit shumė, Zoti Kryeministėr! Faleminderit pėr urimet pėr festat e fundvitit. Gjithashtu, edhe unė dėshiroj t’ju pėrcjell ju urimet tona pėr festat e fundvitit. Dėshiroj tė pėrcjell urimet tona edhe pėr punėn qė ėshtė bėrė nė Shqipėri nga Kėshilli i Ministrave, pėr familjet tuaja, si dhe urimet mė tė mira pėr atė punė apo progres shume tė madh qė ne shpresojmė se do tė kemi nė tė ardhmen pėr procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė BE gjatė vitit qė vjen.

    Kam pasur nderin qė t’i dorėzoja sot z. Kryeministėr pyetėsorin e Komisionit Evropian dhe po ashtu pata mundėsinė qė personalisht t’i pėrcillja atij urimet personale tė Komisionerit pėr Zgjerimin z. Oli Rehn. Pyetėsori ėshtė vėrtet njė hap i ri historik, njė moment i rėndėsishėm nė marrėdhėniet Shqipėri-Bashkimi Evropian. Pyetėsori ka 2280 pyetje tė shėnuara 384 faqe. Pra, ky ėshtė njė tregues i seriozitetit me anė tė tė cilit Komisioni Evropian po pėrpiqet qė tė kuptojė nė mėnyrė gjithėpėrfshirėse informacionin pėr sa i pėrket pėrgatitjeve tė Shqipėrisė dhe hapave qė po ndėrmerren pėr anėtarėsimin dhe sidomos pėr kriteret e Kopenhagenit.

    Nė kėtė kontekst, unė do tė dėshiroja qė tė theksoja edhe njė herė rėndėsinė tepėr tė madhe tė atyre qė quhen kriteret politike, funksionimin e demokracisė dhe institucioneve demokratike, sundimin e ligjeve apo shtetit tė sė drejtės, respektin e tė drejtave pėr minoritetet. Komisioni Evropian do t’i analizojė me kujdesin mė tė madh pėrgjigjet qė do tė jepen. Po ashtu, Komisioni Evropian do tė pėrpiqet qė tė bėjė njė vlerėsim tė ecurisė sė prekshme qė do tė jetė bėrė pikėrisht nė kėto fusha. Sigurisht, bėhet fjalė pėr ato aspekte qė kanė tė bėjnė me sundimin e ligjit apo me shtetin e sė drejtės, me luftėn kundėr korrupsionit dhe luftėn kundėr krimit tė organizuar.

    Ecuria apo progresi i mėtejshėm drejt Bashkimit Evropian kėrkon reforma tė mėtejshme, reforma tė vėshtira. Nė procesin e integrimit nė Bashkimin Evropian kėto reforma tė vėshtira duhet tė bazohen nė konsensusin mė tė gjerė tė mundshėm. Pėr ketė arsye, ne e themi dhe njė herė se vendi pėr debatin politik ėshtė nė Parlament. Dhe pėr t’a thėnė atė me fjalėt e Kėshillit tė Ēėshtjeve tė Pėrgjithshme tė BE-sė, nė konkluzionet apo pėrfundimet qė ky kėshill ka nxjerrė: Bashkimi Evropian u bėn thirrje tė gjithė partive politike nė Shqipėri qė tė ndjekin njė dialog politik konstruktiv duke u pėrfshirė nė Parlament. Unė e mbajta shėnim thirrjen qė u bė nga Kryeministri pėr tė hapur kėtė dialog.

    Zoti Kryeministėr,

    Unė e nisa fjalėn time duke ju uruar dhe duke ju pėrcjellė urimet mė tė mira pėr Vitin e Ri, ndėrkohė qė dėshiroj tė jap disa urime tė tjera. Ne, Komisioni Evropian, me tė gjithė forcėn tonė tė mundshme urojmė qė ky ngėrē nė situatėn politike nė Shqipėri tė tejkalohet pėrpara ose nė fillim tė vitit qė vjen, nė mėnyrė qė Shqipėria tė vazhdojė pėrpara ashtu siē dėshirojnė dhe siē e meritojnė tė gjithė qytetarėt shqiptarė.

    Faleminderit!”


    Kryeministria
    16/12/2009

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Bregu: “Mė 31 mars do ti kthejmė pėrgjigje pyetėsorit tė BE-sė”

    Pas marrjes sė pyetėsorit nga ambasadori Lohan, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, prezantoi dokumentin nėpunėsve tė administratės sė Ministrisė qė ajo drejton. Gjatė fjalės sė saj Bregu bėri tė ditur se qeveria shqiptare ka marrė tė gjitha masat qė pėrgjigjet e pyetėsorit t’i kthehen BE-sė mė 31 mars tė vitit tė ardhshėm, pra brenda njė periudhe rekord prej 4 muajsh. Ministria e Integrimit bėri tė ditur se pyetėsori prej 384 faqesh pėrmban gjithsej 2280 pyetje pėr fusha tė ndryshe tė zhvillimit tė vendit. Bregu e cilėsoi kėtė njė moment historik pėr vendin dhe shtoi se administrata shtetėrore do ta pėrmbushė kėtė detyrė jo vetėm institucionale, por edhe kombėtare. Mė tej ajo bėri tė ditur se ėshtė alokuar buxheti i nevojshėm pėr trupėn e pėrkthyesve. Ndėrkohė qė pėr tė plotėsuar pėrgjigjet e pyetėsorit do tė angazhohen 45 institucione shtetėrore, 800 nėpunės civilė, 58 pėrkthyes, 35 grupe pune tė ngritura pranė institucioneve shtetėrore. “31 marsi 2010 ėshtė data e pėrfundimit tė pėrgjigjeve. Motoja jonė do tė jetė cilėsia dhe vėrtetėsia, por edhe njė proces qė tė ketė ritėm, pa vonesa”, - ėshtė shprehur Bregu.

    Albania
    17 Dhjetor 2009

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Fqinjėt, pa viza nė BE. PS: Berisha t'u kėrkojė ndjesė shqiptarėve

    Ditėn kur fqinjėt tanė, maqedonas, serbė dhe malazezė lėvizin lirisht pa viza nė Europė, Partia Socialiste kėrkon nga kryeministri Sali Berisha njė ndjesė tė madhe pėr gjithė shqiptarėt qė mbetėn tė fundit nė kėtė proces.
    Gjatė njė komunikimi me mediat, deputeti Ditmir Bushati deklaroi se vendi ynė mbeti i fundit nė procesin e liberalizimit tė vizave pėr shkak tė dėshtimit tė pėrmbushjes sė kritereve tė pėrcaktuara nga Bashkimi Europian, kritere kėto tė njėjta pėr 5 vendet tė rajonit.
    "Ėshtė koha qė Sali Berisha t'i kėrkojė ndjesė shqiptarėve pėr dėshtimin e qeverisė sė tij dhe pėr izolimin qė sot pėrjetojmė nė dallim nga fqinjėt tanė. Bashkė me ndjesėn pėr shqiptarėt, Berisha nuk duhet tė na vonojė mė nė procesin e liberalizimit tė vizave, por tė dorėzojė para drejtėsisė imunitarėt e inkriminuar, sikurse kėrkon Progres Raporti i Komisionit Europian dhe raportet e vlerėsimit tė ekspertėve tė Bashkimit Europian mbi pėrmbushjen e standardeve pėr heqjen e regjimit tė vizave"- tha ai.
    Sipas tij, bashkė me ndjesėn pėr shqiptarėt qė i la tė fundit nė rajon, Berisha duhet tė heqė dorė nga lufta me opozitėn dhe tė pėrqendrohet nė luftėn kundėr krimit tė organizuar e trafiqeve, tė reformojė urgjentisht sistemin e menaxhimit tė integruar tė kufijve dhe tė garantojė funksionimit e policisė sė shtetit brenda hullinjve tė ligjit.
    "Bashkė me ndjesėn pėr shqiptarėt, Sali Berisha duhet tė pranojė kėrkesėn legjitime tė opozitės pėr hapjen e kutive tė 28 qershorit, si e vetmja rrugė pėr fillimin e njė dialogu politik dhe mos ta vonojė mė kėtė vend drejt integrimit Europian dhe lėvizjen pa viza nė hapėsirėn Shengen"- pėrfundoi ai.



    Qytetarėt e Maqedonisė, Malit te Zi dhe Serbisė, pa viza nė BE
    UPDATE - Sot qytetarėt e Maqedonisė, Malit te Zi dhe Serbise, mund tė levizin lirisht nėpėr Europe. Ne prag te festave te medha te fundit, vjen edhe dhurata e shumėpritur per vendet e rajonit. Pa dhurate, Bashkimi Europian la Shqiperinė, Bosnjėn dhe Kosovėn nė rajonin e Ballkanit Perendimor.
    I nėnshkruar pak javė mė parė nė Bruksel, vendimi sot bėhet zyrtar duke u lejuar qytetarėve tė kėtyre tre vendeve tė Ballkanit Perėndimor lėvizje tė lirė nė zonėn e Shengenit, qė pėrfshin 25 vende anėtare tė Bashkimit Evropian dhe 3 vende jashtė tij si Islanda, Norvegjia dhe Zvicra.
    Ndėrkaq, ata nuk do tė kenė tė drejtė tė shkojnė nė dy vendet e Bashkimit qė nuk pėrfshihen nė Shengen, Britani dhe Irlandė.
    Ky akt do tė festohet me aktivitete dhe koncerte nė tre vendet e Ballkanit Perėndimor, madje qeveritė nė Beograd, Podgoricė dhe Shkup kanė organizuar fluturime falas pėr nxėnės dhe studentė tė talentuar, tė cilėt nuk kanė qenė asnjėherė nė ndonjė nga vendet e BE-sė.

    ***
    Korrespondentėt thonė se nė Sheshin e Shkupit mijėra qytetarė kanė festuar kėtė "ditė tė bardhė - pa viza pėr Maqedoninė", megjithėse ka pasur mospajtim tė kėngėtarėve shqiptarė pse nuk janė lejuar qė nė manifetsimin e mbajtur me kėtė tė kėndojnė nė gjuhėn e tyre.
    Pėr tė shėnuar solemnisht ditėn e parė tė hyrjes nė fuqi tė liberalizimit tė regjimit tė vizave, nė Paris do tė qėndrojnė 100 qytetarė nga Maqedonia, kurse nė Bruksel kanė mbėrritur dhjetėra qytetarė serbė.
    Shekulli//21/12/2009
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Shqipėria nė BE jo mė pėrpara se nė 2025 ?

    UPDATE / ARTIKULLI I PLOTE: Shqipėria mund tė futet nė BE jo mė pėrpara se nė 2025 me Bosnjen dhe Kosovėn. Serbia, qė nė fillim tė 2014-s - thotė Die Welt
    Nga Christoph B. Schiltz / Die Welt 23 dhjetor


    Evropa gjendet para njė raundi tė ri tė zgjerimit. Pas hyrjes sė 12 shteteve nė vitet 2004 dhe 2007, nė vitet e ardhshme do tė hyjnė vendet e Ballkanit Perėndimor me 25 milion banorė. BE ua pat premtuar aderimin vendeve tė Ballkanit nė Selanik qė nė vitin 2003. Tani ballkanasit ngulin kėmbė nė mbajtjen e premtimit. Serbia parashtroi kėtė dhjetor kėrkesėn zyrtare pėr pranim nė BE.
    Boris Tadiē ia dorėzoi kėrkesėn nė Stokholm kryetarit tė radhės Frederik Reinfeldt. Tadiēi foli pėr njė "pikė kthimi" dhe pėr njė periudhė ku nė Serbi, sipas tij, "do tė pasojnė reforma tė thella dhe nganjėherė tė dhimbshme". Kėrkesa pėr aderim bėhet 9 vite pas rrėzimit tė Sllobodan Millosheviēit.
    Qarqet e larta tė BE -sė presin qė Serbia t“i bashkėngjitet Unionit nė fillim tė vitit 2014. Njė proces i gjatė aderimi me plot barriera (si nė rastin e Turqisė), pėrjashtohet nė rastin e Serbisė. Pse? Sepse, ky vend, i cili gjendet nė "portat e BE-sė" - sipas mendimit tė evropianėve, ėshtė "shumė i rėndėsishėm pėr stabilitetin e Ballkanit".
    Por disa vende evropiane, si pėr shembull Holanda apo Belgjika kanė shumė dyshime. Raportuesi i Parlamentit Evropian pėr Serbinė, Jelko Kacin, tėrhoqi vėrejtjen se aderimi nuk duhet tė ndodh kaq herėt. Ata qė ngurrojnė, pėrmendin para sė gjithash, se serbėt, akoma nuk kanė arrestuar dy tė kėrkuarit si kriminelė tė luftės; shefin e armatės serbe tė Bosnjės Ratko Mladiē dhe udhėheqėsin e dikurshėm tė serbeve tė Kroacisė, Goran Haxhiē.
    Dhe veē kėsaj, e ashtuquajtura Marrėveshje pėr Stabilitet dhe Asocim, qė ėshtė e domosdoshme pėr bisedimet e aderimit, akoma nuk ėshtė ratifikuar plotėsisht.
    Por me gjithė ngurrimet e mėsipėrme, shumė qeveri tė BE-sė, (pėrfshirė kreun e radhės Suedinė dhe mbi tė gjitha Spanja, e cila do ta udhėheq BE nė gjashtė muajt e ardhshėm), insistojnė qė pėr Serbinė, procesi tė pėrshpejtohet. Edhe Italia ka tė njėjtin qėndrim. Ishin kėto vende qė inkurajuan qeverinė e Beogradit ta bėjė tani kėrkesėn pėr aderim. MPJ i Spanjės Miguel Angel Moratinos u shpreh hapur se "do tė bėjė ēdo gjė qė ėshtė e mundur qė Serbia ta fitojė statusin e kandidatit". Gjithsesi njė vend bėhet kandidat vetėm atėherė, kur vendosin 27 shtete tė BE-sė plus njė pyetėsor shumė i gjatė. Kjo mund tė zgjasė shumė. Mali i Zi, pėr shembull e ka bėrė kėrkesėn nė vitin 2008 dhe nuk ėshtė akoma kandidat.
    Edhe Shqipėria duhet tė presė ende. Qeveria e Tiranės nė prill tė kėtij viti ka bėrė kėrkesė aderimi. Para disa javėve Komisioni i BE-sė i ka dorėzuar kėtij vendi 2280 pyetje, pėr tė cilat duhet tė pėrgjigjen. Fjala ėshtė pėr pyetjet nė ekonomi dhe sistemin gjyqėsor.
    Kandidat aktual veē Turqisė, janė Maqedonia dhe Kroacia. Kroacia edhe pse ka problem tani me Slloveninė pėr shkak tė kufirit nė Adriatik, pritet tė anėtarėsohet nė janar tė vitit 2011. Nė 17 prej 35 fushave politike, bisedimet e aderimit kanė pėrfunduar, ndėrsa 11 tė tjerat janė nė bisedim e sipėr. Hyrja e Kroacisė do ta rriste shumė presionin e vendeve tė Ballkanit Perėndimor mbi BE-nė pėr t“u pranuar mė shpejt. Dhe kjo mund t“i jap vėrtet impulse procesit tė hyrjes tė Serbisė, Malit tė Zi dhe Maqedonisė. BE gjendet para debateve tė nxehta.
    Vendet tepėr tė varfra dhe tė dominuar nga korrupsioni si Shqipėria, Bosnja Hercegovina dhe Kosova nė rastin mė tė shpejt do tė jenė tė gatshme pėr hyrje nė BE nė vitin 2025.
    Nga ana tjetėr, nė Ballkanin Perėndimor mund tė krijohet njė shoqėri dy klasore, gjė tė cilėn e theksojnė shumė anėtarė tė BE-sė. Kjo mund tė behet e rrezikshme dhe tė ēojė nė destabilizimi tė ri tė zonės. Kėtė nuk e dėshiron askush nė Bruksel.

    *Botuar nė 23 dhjetor nė gazetėn e njohur gjermane "Die Welt". Titulli nė origjinal: "Serbia premton reforma tė dhimbshme. Tadiē bėri kėrkesėn e vendit tė tij nė BE, krimineli serb i luftės Mladic, akoma nė liri".
    Pėrktheu nga gjermanishtja:
    Naser Aliu
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Pavaresisht se poltika shqiptare ka luajtur dhe luan barbarisht me te drejten natyrore te shqiptareve per integrim ne Europe dhe liberalizimin e vizave, ne gjendjen qe ndodhet shteti yne.
    Ku prona ska shkuar te i zoti.
    Ku drejtesia i sherben shtetit e jo qytetarit
    Ku zbatohen 6% e ligjeve dhe jeta sociale seshte vecse xhungel
    Ku ekonomia eshte e tera klienteliste dhe mafioze.
    Ku nuk ka zgjedhje demokratike

    Do ta quaja te logjikshem artikullin me lart.
    Jemi shume larg parametrave dhe vecse me mik mund te na fusin ne Europe
    Albania Uber Alles

  8. #58
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    [B]Shqipėria nė BE jo mė pėrpara se nė 2025 ?/B]

    Nuk eshte budalla Sala qe deklaron se do drejtoje Shqiperine deri ne 2024

  9. #59
    Artikulli na ofron gjendjen reale te te gjitha shteteve, por kjo nuk do te thote se Shqiperia do te hyje ne 2025. Normalisht qe Shqiperia nuk do te jete gati para vitit 2025 ndoshta edhe me vone, por te jeshe gati dhe te hyshe jane dy gjera qe jo gjithmone varen nga njera - tjetra. As Rumania dhe Bullgaria nuk ishin gati per t'u antarsuar, dhe po te pritej deri sa te ishin gati, as ne vitin 2015 nuk do te ishin antarsuar. Nga ana tjeter na jep te kuptojme se si e mendojne europianet per vendet e Ballkanit. Qe problemet jane me komplekse. Se besimi i shqiptareve eshte shqetesimi i fundit per europianet.

  10. #60
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    E vetmja menyre per tu antaresuar me shpejt ne BE eshte nese Shqiperia fillon qysh tani te sillet indiferente ndaj antaresimit ne kete organizem dhe nese ne sondazhe del se 75% e shqiptarve jane kunder antaresimit ne BE. Vetem ateher ky mekanizem do te filloj te bej leshime. Duhet te mesojme nga vendet tjera se qfar qendrimi duhet te mbajme karshi ketyre mekanizmave, e jo ti konsiderojme si Zotra.

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •